Ahmed Didat Përsa i përket mrekullive të Jezusit (p.q.m.t.), Kurani i Shenjtë nuk përshkruan hollësi rreth Bartimorit ose Llazarit, apo rreth ndonjë mrekullie tjetër, përveç asaj kur ai mbrojti nënën e tij që kur ishte foshnje në krahët e saj. Megjithatë,
O Njerez! Degjoni cfare do t’ju them sot, sepse nuk e di nëse mot do t’ju takoj në ketë vend. O njerez! Kini drojë Zotin dhe respektojeni Ate. Behuni te njerezishem dhe te drejte ndaj vetes dhe ndaj te tjereve. Jeta dhe pasuria juaj janë të shenjta, gjer dituen
Ismail Faruki Tani mund të shtrohet pyetja, që nga e morën myslimanët orientimin për një revolucion të tillë në të shprehurit e realitetit transcendent? Mos vallë qe ky zhvillim i tyre në artet pamore thjesht një rastësi gjeniale? Si mundi t’i shkojë përshtat
Timothy E. O’Connell Fragment i shkëputur nga libri: “Contemporary Catholic Theology: A Reader, edited by Michael A. Hayes & Liam Gearon, (Gracewing Publishing, 1998), f. 389-403. Fëmijët kanë pyetur gjithmonë: ‘Nga kam ardhur unë?’ Ndërsa kanë filluar ta
Atë Raymond Brown Fragment i shkëputur nga libri i Atë Raymond Brown me titull: “An Adult Christ at Christmas”, The Liturgical Press, Collegeville, Minnesota, 1978 Ungjillori rrëfen historinë e magjistarëve dhe ndodhinë e yllit lajmërues pasi ka dhënë të
Muhamed Abdul-Rauf Fragment i shkëputur nga “Trialogue of the Abrahamic Faiths”, edited by Ismail Raji el-Faruqi, El Sadawi Publication, Virginia U.S.A 1991 Tre nivelet të diskutimit Së pari, duke qenë feja më e re dhe në vetkuptimin e saj e përcaktuar për
Bart Ehrman Fragment i shkëputur nga libri i autorit Bart Ehrman me titull: “A Brief Introduction to the New Testament”; Oxford University Press, USA (February 19, 2004) Nuk duket se autorët e ungjijve kanë qenë dëshmitarë okularë të ngjarjeve që
Ismail Faruki Allahu i Lartësuari dhe i Lavdëruari e urdhëroi myslimanin: “Ti thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira” (Kuran 16: 125) Daveti është përmbushja e
Allahu ka thënë për dhembshurinë, butësinë dhe mëshirën e profetit Muhamed ndaj gjithë krijesave: Allahu thotë: “E Ne të dërguam ty (Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat” Pjesë e përsosmërisë së tij është fakti se Allahu i tha atij dy nga
Shkëputur nga ‘Jeta e Muhamedit’ nga Prof. A.H. Sidikui faq. 283-4 Në vitin 630 profeti Muhamed a.s drejtoi një ekspeditë drejt Tebukut. Në Tebuk ai mbajti një hytbe klasike që përmbledh shkurtimisht mesazhin e tij. Pasi e madhëroi dhe falënderoi Allahun e
Kjo faqe është pjesë Qendrës për Studime Fetare “Erasmus” dhe i dedikohet fushës së studimeve teologjike, aspekteve të shkencave sociale që ndërthuren me fenë, si edhe dialogut ndërfetar. Synimi ynë është ngritja e nivelit të artikulimit të diskursit fetar në Shqipëri dhe pajisja e lexuesit me një kornizë konceptuale analitike të nevojshme për të mundësuar një rrokje dhe vlerësim sa më të saktë të pasurisë së mendimit teologjik dhe kuptimit sa më të mirë të temave dhe prespektivave kyçe fetare.
Duke pasur parasysh kontekstin fetar shqiptar faqja fokusohet tek Islami dhe Krishterimi. Një gjë e tillë do të bëjë të mundur sqarimin e shumë keqkuptimeve mbizotëruese në shoqëri në lidhje me fetë, si dhe do të kontribuojë në ngritjen e nje diskursi analitik mbi religjionet mbështetur mbi një bazë solide akademike. Theksi mbi shkencat sociale synon që të krijojë një tablo sa më të thellë dhe më të gjerë të feve duke ndërlidhur temat teologjike me impaktin dhe mënyrën se si ato janë manifestuar në historinë, civilizimet dhe shoqëritë njerëzore. Po ashtu, qasja akademike e faqes është e ngritur edhe mbi një element krahasimor ku tema të përbashkëta të feve analizohen përbri njëra tjetrës duke nxjerrë në pah ndërthurjet dhe dallimet midis tyre. E gjithë kjo synon ta mbruajë lexuesin me një kuptim tri dimensional të diskursit fetar, si dhe të vlerës dhe impaktit të tij në historinë e njerëzimit, sidomos sa i përket raportit me modernitetin.
Në këtë kontekst, derimëtani faqja Erasmus ka sjellë në gjuhën shqipe mëse 320 artikuj studimorë të përkthyer nga burimet më prestigjioze akademike botërore. Temat e trajtuara kanë qenë nga më të larmishmet dhe kanë mbuluar aspekte të rëndësishme të sferave të studimeve teologjike dhe fetare si “raportet mes fesë dhe shkencës”, “feja dhe arti” “ateizmi dhe besimi”, “teologjia dhe filozofia”, “feja dhe sekularizmi”, “marrdhëniet mes fesë dhe shkencave sociale”, “dogma fetare përballë raconalitetit”, “moderniteti dhe besimi” etj... Që prej themelimit, në faqen Erasmus janë sjellë në shqip kontribute nga mëse 180 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për here të parë në gjuhën shqipe. Krahas artikujve, faqja Erasmus i ofron lexuesit edhe libra të plotë studimorë rreth temave të ndryshme të religjiozitetit të cilat të interesuarit do të mund t’i gjejnë tek rubrika “Botimet Erasmus”. Këto libra janë pjesë e përpjekjeve shumë vjeçare të Qendrës Studimore Fetare “Erasmus” për të sjellë në gjuhën shqipe vepra akademike në fushën e studimeve fetare të shkruara nga autorë të mirënjohur. Gjatë dy dekadave të punës së saj, Qendra Studimore “Erasmus” ka botuar 16 libra studimorë, ndërkohë që shumë të tjerë akoma presin dritën e botimit.
Faqja Erasmus ëshë e hapur dhe pret kontributin e çdokujt. Kushdo që është i interesuar mund të na kontaktojë në emailin erasmus.al@gmail.com.