Allahu ka thënë për dhembshurinë, butësinë dhe mëshirën e profetit Muhamed ndaj gjithë krijesave: Allahu thotë: “E Ne të dërguam ty (Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”

Pjesë e përsosmërisë së tij është fakti se Allahu i tha atij dy nga emrat e Tij duke i thënë: “i mëshirshëm dhe i dhembshur ndaj njerëzve”.

Ibn Shihabi ka thënë: “I dërguari i Allahut, (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me të), shkoi në një sulm (dhe përmendi Hunayn). I dërguari i Allahut i dha Safuan ibn Umajas njëqind deve, pastaj njëqind të tjera, pastaj dhe njëqind të tjera”. Ibn Shihab ka thënë: “Said ibn al-Musajab ka treguar se Safuani tha: “Për Allahun, ai m’i dha të gjitha ato. Ai ishte njeriu më i urryer për mua dhe ai vazhdoi të më jepte derisa u bë njeriu më i dashur për mua”.

Tregohet se një beduin i kërkoi diçka atij. Ai ia dha atë atij dhe i tha: “A jam treguar bujar me ty?”. Beduini u përgjigj: “Jo, nuk je treguar”. Muslimanët u inatosën dhe deshën ta sulmonin. Profeti u tha se duhet të zmbrapseshin. Pastaj profeti u ngrit dhe shkoi në shtëpinë e tij. Pastaj ai kërkoi që t’ia sillnin beduinin dhe i dha dhe diçka tjetër përveç të tjerave dhe i tha: “A jam treguar i bujar me ty?”. Beduini u përgjigj: “Po, Allahu ta shpërbleftë me të mira në familje dhe në fis”. Profeti i tha: “Ajo që the më parë i inatosi shokët e mi. Nëse do mund ta thuash atë që the në praninë time para tyre, në mënyrë që të largosh atë që fshihet në kraharorin e tyre kundër teje”. Ai pranoi dhe u kthye më vonë dhe profeti tha: “Ky beduin tha atë që ju dëgjuat dhe ne i dhamë më shumë. Tani ai thotë që është i kënaqur, apo jo?”. Ai u përgjigj: “Po, Allahu ta shpërbleftë në familjen dhe fisin tënd!”. Profeti tha: “Shembulli i këtij burri dhe meje është si i një burri dhe devesë së tij femër që ikte nga ai. Njerëzit e ndjekin atë, por vetëm e bëjnë të largohet më shumë. Pronari i devesë u thotë t’i rrinë larg atij dhe devesë duke u thënë: “Unë jam më i butë dhe më i mirë për të sesa ju”. Ai shkon para saj, merr një plis plehu dhe e zmbraps derisa ajo ulet në gjunjë. Ai e shalon dhe hip në të. Nëse unë do t’ju kisha lënë të vepronit sipas mendjes tuaj atëherë ju do ta kishit vrarë dhe ai do të kishte hyrë në zjarr”. (Al Bazzar nga Ebu Hurejra)

Tregohet se profeti ka thënë: “Asnjë nga ju nuk duhet të vijë e të më thotë diçka për ndonjërin nga shokët e mi, sepse unë nuk dua të shoqërohem me ju, përveçse duke pasur një zemër të pastër”. (Ebu Davudi dhe at-Tirmidhiu nga Ibn Mesudi).

Një pjesë e dhembshurisë së tij ndaj komunitetit të tij ishte se ai i lehtësonte gjërat për ta. Ai nuk donte t’i bënte disa gjëra, sepse frikësohej se do të bëheshin të detyrueshme për ta.

Ai ka thënë: “Nëse nuk do të kisha qenë i mëshirshëm ndaj komunitetit tim, do t’i urdhëroja të përdornin misvak çdo herë që merrnin abdes”. (Transmetojnë Muslimi dhe Buhariu)

Gjithashtu është edhe tradita për namazin e natës dhe tradita që i ndalon ata të agjërojnë pa ndërprerje si dhe mospëlqimi i tij për hyrjen në Qabe, se mos bëhen të detyrueshme për komunitetin e tij dhe dëshira e tij që Zoti ta kthente mallkimin e tij kundër tyre në mëshirë për ta. Kur dëgjonte një fëmijë që qante, ai e shkurtonte namazin e tij. Një shembull i mëshirës së tij ishte kur ai iu drejtua Zotit dhe bëri një marrëveshje me Të duke thënë: “Nëse ndonjëherë mallkoj ndonjë njeri ose bëj një lutje kundër tij, bëje atë zekat për të dhe mëshirë, lutje, pastrim dhe një akt afrimi, me anë të të cilit ai do të të afrohet ty ditën e ringjalljes”. (Transmetojnë Muslimi, Buhariu dhe Ebu Hurejra)

Kur njerëzit e refuzonin atë, Xhibrili shkonte tek ai dhe i thoshte: “Allahu i ka dëgjuar ato që njerëzit të thonë dhe se si të refuzojnë. Ai i ka urdhëruar engjëjt e maleve të të binden, çfarëdo që t’u thuash”. Engjëlli i maleve e thirri, e përshëndeti dhe i tha: “Me dërgo që të bëj atë që do ti. Nëse ti dëshiron do t’i shtyp ata mes dy maleve të Mekës”. Profeti tha: “Shpresoj që Allahu të lindë nga ata njerëz që do të adhurojnë vetëm Allahun dhe nuk do t’i shoqërojnë atij asgjë”. (Transmetojnë Muslimi dhe Buhariu dhe në “Gjashtë Librat”).

Ibn al-Munkadir ka treguar se Xhibrili i ka thënë profetit: “Allahu i ka urdhëruar qiellin, tokën dhe malet të të binden ty”. Ai tha: “Shtyja afatin popullit tim. Ndoshta Allahu do t’i kthejë në rrugë të drejtë”. (Hadith mursal)

Aishja ka thënë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qofshin me të, kur i jepej mundësia të zgjidhte mes dy gjërave zgjidhte më të lehtën”.

Ibn Mesudi ka thënë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me të, ishte i kujdeshëm kur na këshillonte, sepse kishte frikë mos na lodhte”.

(Transmetojnë Muslimi dhe Buhariu).

Aisha po ngiste një deve të pashtruar që ishte e pabindur dhe filloi ta godiste vazhdimisht. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qofshin me të, tha “Duhet të kesh mëshirë”. (Transmeton Al-Bajhekiu)

Last modified: 19/09/2014
Close