O Njerez! Degjoni cfare do t’ju them sot, sepse nuk e di nëse mot do t’ju takoj në ketë vend.

O njerez! Kini drojë Zotin dhe respektojeni Ate. Behuni te njerezishem dhe te drejte ndaj vetes dhe ndaj te tjereve.

Jeta dhe pasuria juaj janë të shenjta, gjer dituen kur të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu sic eshte e shenjte kjo dite ne kete muaj dhe ne kete vend. 
Ruajeni, respektojeni dhe nderojeni njeriun. Njeriu eshte veper madheshtore e Zotit dhe mjere ai qe e nencmon nderin dhe dinjitetin e kësaj vepre. 
O besimdrejte! Dijeni dhe jini të bindur se iku koha e padijes dhe traditave të mbrapshta, qe i sollen fatkeqesi te shumta njerezimit. Une jua kam treguar rrugen e shpetimit, neper te cilen duhet te shkoni. Gjakmarrja eshte e ndaluar. Fajdeja dhe kamata jane te ndaluara.

O besimdrejte! Duhet t`ua falni kamatat borxhlinjve. Degjoni keshillen time dhe pasuria juaj do te shtohet. Nese borxhliu juaj eshte ne veshtiresi, shtyjani afatin, ndersa nese jeni ne gjendje qe t`ia falni borxhin, kjo do te ishte edhe me mire per ju. 
O besimdrejte! O njerez! Duajeni dhe degjojeni Zotin!

Respektojini te afermit tuaj! Permbushni detyrat dhe obligimet qe egzistojne ndermjet burrit dhe gruas, ndermjet prinderve dhe femijeve. Femija e fiton xhenetin nen kembet e nenes se tij.

O bashkeshorte! Silluni ndaj grave tuaja me miresi dhe dashuri.

O besimdrejte! Largohuni nga ngaterresat dhe pergojimet! Ata qe shpifin per grate e ndershme, qofshin te mallkuar ne te dy botet.

O njerez! Sot djalli i mallkuar eshte i deshperuar, se e ka humbur shpresën për t’ju mundur. Por ju gjithsesi, jini të kujdesshëm, qe ai i mallkuar te mos ju coje ne lajthitje as per gjerat me te vogla.

O besimdrejte! Kur ta ndani pasurinë, behuni te drejte dhe permbajuni librit te Zotit. Ruajeni pasurine e jetimëve dhe te paaftëve.

O besimdrejte! Dijeni dhe kurrë mos e harroni se te gjithe muslimanet jane vellezer. Ju te gjithe jeni pIotesisht te barabarte ne te drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfare perparesie arabi ndaj jo-arabit, e as jo-arabi ndaj arabit, as i ziu ndaj te kuqit, e as i kuqi ndaj te ziut pervec me devotshmeri. Te gjithe jeni bijtë e Ademit, ndersa Ademi eshte prej dheut. 
O muslimane! Duajeni dhe ndihmojeni njeri tjetrin. Mos e nencmoni njeri-tjetrin, e as mos I bëni padrejtësi. Keto jane mekate te renda. Merrni vetem ate qe ju jepet me vetedeshire.

Mos e shkelni te drejten dhe nderin e tjetrit! Veten, mos e dhunoni. Mos harroni se meshira eshte bazë e Islamit. 
0 njerez! Degjojini këto fjalë dhe mbajini mend mire! Une po ju le librin e Zotit – Kuranin – te cilit nese i permbaheni gjithnje, do t’ju ruaje qe te mos e humbni rrugen e drejte, rrugen e drejtesise dhe se vertetes. 
Para vetes, keni tere jeten time, fjalet dhe veprat e mia. Gjithcka qe kam folur dhe punuar, jam perpjekur qe te jete ne pajtim te plote me urdhrat e All-llahut.

 Për sa kohë t’i ndiqni këto të dyja, do të jeni në udhë të drejtë!

 O besimdrejte! Thoni gjithmonë te verteten e paster. Të mos u shtyjë urretja ti shmangeni drejtësisë. Drejtesia eshte motra e devotshmerise. Kini drojë Zotin! Ai e sheh punen tuaj. 

O njerez! I degjuat porosite e mia, futini ne zemrat tuaja e ne jeten tuaj. Te gjithe ata qe i kane degjuar keto fjale te mia, le t’ua percjellin atyre qe nuk i kane degjuar, sepse prej tyre mund te kete me mbamendes se vete degjuesit. 

Last modified: 01/10/2014
Close