Imam Gazaliu

 

Burimi: Abu Hamid al-Ghazali, Al-Ghazālī on Disciplining the Soul: Kitāb Riyāḍat al-Nafs &  On Breaking the Two Desires (Kitab Kasr al-Shawatayn), trans. T.J.Winter,  (Cambridge: The Islamic Text Society), 117-132 

 

Njē ekspoze e dobive tē urisē dhe tē kēqijave tē ngopjes

 

I Dērguari i Zotit (paqja dhe mēshira e Allahut qofshin mbi atē) ka thēnē: “Luftojini vetet tuaja nēpērmjet urisē dhe ejtjes, pasi kjo sjell shpērblim…”[1]

Tani, ti mund tē pyesēsh: “Ky virtyt i madh qē i bashkangjitet urisē: nga cila gjē buron, dhe çfarē arsyeje ka? Pasi uria nuk konsiston nē asgjē tjetēr pērveç se tē lēnduarit e stomakut dhe tē duruarit e vuajtjeve, dhe nēse ka shpērblim nē gjēra tē tilla, atēherē njeriu duhet tē shpērblehet bujarisht pēr çdo lēndim qē ai pēson, pērfshirē goditjet qē ai drejton kundēr vetvetes, prerjen e mishit tē tij, gēlltitjen e objekteve tē neveritshme, dhe veprime tē ngjashme.” Mirēpo, ti duhet ta dish se fjalē tē tilla i pērngjajnē deklarimit tē njē njeriu i cili merr barna dhe pērfiton nga to, dhe i cili, teksa deklaron se dobia e tyre buron nga tē qenit e tyre tē pakēndshme e tyre dhe nga shija e tyre e hidhur, atēherē zē e gēlltit gjithçka qē ka shije tē pakēndēshme. Kjo ēshtē njē sjellje e gabuar, pasi dobia shtrihet nē njē cilēsi tē veçantē qē ēshtē e pranishme tek barnat, dhe jo nē shijen e tyre tē hidhur. Pikērisht sikurse vetēm mjekēt janē tē ndērgjegjshēm pēr kētē cilēsi, kēshtu, edhe arsyeja pēr natyrēn dobiprurēse tē urisē ēshtē e ditur vetēm nga dijetarēt e mēdhenj. Cilido qē e shtyn veten qē tē ketē uri, mbasi ka besuar tekstet e shpallura qē lēvdojnē urinē, duhet detyrimisht tē nxjerrē dobi, madje edhe nēse ai nuk e di pērse ajo ēshtē dobiprurēse, nē po tē njējtēn mēnyrē tē njē njeriu i cili merr barna, dhe ai pērfiton pa iu thēnē atij se si kēto i sjellin dobi atij. Por pavarēsisht nga kjo, ne kemi pēr ta sqaruar kētē çēshtje pēr t’iu bērē dobiatyre qē dēshirojnē tē ngrihen nga niveli i besimit nē atē tē diturisē, pasi Zoti ka thēnē: Zoti ka pēr t’i lartēsuar ata qē besojnē nē gjirin tuaj, dhe ata qē kanē dije, nē gradē tē larta. [2]

 

Uria ka dhjetē pērfitime:

 

[1] E para nga kēto ēshtē dēlirēsimi i zemrēs, ndriçimi i disponimit natyror dhe mprehja e shquarsisē shpirtērore (basira) tē njeriut.[3]  Sepse ngopja i jep jetē budallallēkut dhe verbērisē nē zemēr, dhe shton avujt e trurit qē prodhojnē njē trajtē tē dehjes, ashtu qē burimet e mendimit ndrydhen dhe zemrēs i duket njē gjē e rēndē qē tē mendojē dhe tē perceptojē gjērat me ndonjē farē shpejtēsie. Njē fēmijē, kur ha tej mase, bēhet i pazoti pēr tē ruajtur gjērat nē kujtesē, dhe mendja e tij korruptohet aq sa ai bēhet i squllēt dhe i mefshtē.

Ka thēnē Ebu Sulejman el-Daraniu: “Bējeni veten tē ketē uri, pasi kjo e ul  nefsin, zbut zemrēn, dhe prodhon dituri qiellore.”

Dhe [Profeti] (paqja dhe mēshira e Allahut qofshin mbi atē) ka thēnē: “Jepnu jetē zemrave tuaja duke qeshur rrallē, dhe dēlirēsojini ato me uri, pasi ato do tē bēhen tē kthjellēta dhe tē buta”.[4]

Dhe thuhet: “Uria ēshtē si vetētimē, kēnaqja me fatin tēnd ēshtē si njē re, dhe urtēsia ēshtē si shiu”.

Dhe Profeti ka thēnē (paqja dhe mēshira e Allahut qofshin mbi atē): “Kur njē njeri e bēn barkun e tij qē tē ketē uri, ai e bēn mendjen e tij qē tē mendoj fuqishēm dhe zemrēn e tij qē t’i rritet mprehtēsia”.[5]

Ka thēnē Ibn Abasi: “Profeti (paqja dhe mēshira e Allahut qofshin mbi tē) njēherē tha: “Cilido qē e mbush barkun plot dhe mandej e zē gjumi, atij zemra ka pēr t’iu bērē mē e ngurtē”. Paskētaj ai deklaroi: “Ka njē zekat pēr gjithçka, dhe zekati i stomakut ēshtē uria”.”[6]

Ka thēnē el-Shibliu: “Kurrē nuk kam patur uri pēr njē ditē tē vetme pa vrojtuar nē zemrēn time njē portē tē hapur tē urtēsisē dhe njē aftēsi pēr tē qortuar veten, tē cilēn kurrē mē parē nuk e kisha vērejtur.”

Ēshtē e qartē se  qēllimi qē kanē aktet e adhurimit ēshtē njē arsyetim [fikr] i cili e shpie njeriun drejt gnozēs [ma’rife] dhe njē percetim i brendshēm nē thellēsinē e realiteteve tē Zotit [el-istibsar bi-haka’ik el-hakk]. Ngopja e pērjashton njē gjē tē tillē, ndērkohē qē uria e hap katērsh portēn e saj. Gnoza ēshtē njē nga portat e Qiellit, dhe ēshtē mēse e drejtē qē uria e vazhdueshme duhet tē pērbējē njē trokitje nē njērēn prej kētyre portave. Ishte pikērisht pēr kētē arsye qē Llukmani i tha tē birit tē tij: O biri im! Kur stomaku ēshtē plot, atēherē intelektin e kaplon gjumi, urtēsia bie nē heshtje dhe pjesēt e trupit janē tejet tē plogēshta pēr tē kryer çdo akt adhurimi.”

Ka thēnē Ebu Jazid el-Bistamiu: “Uria ēshtē njē re; sa herē qē njē rob ēshtē i uritur, zemra e tij derdh urtēsinē si shi.”

Ka thēnē Profeti (paqja dhe mēshira e Allahut qofshin mbi atē): “Drita e urtēsisē vjen nga uria, ndērkohē qē largēsia nga Zoti (i Madhēruar dhe i Lēvduar qoftē Ai) vjen nga ngopja, dhe afērsia me Atē vjen nga dashuria pēr skamnorēt dhe tē qēndruarit afēr atyre. Pēr pasojē, mos hani kurrē deri nē ngimje, pasi nēpērmjet kēsaj ju do tē shuani dritēn e urtēsisē qē ēshtē nē zemrat tuaja. Njeriu i cili e kalon natēn e tij duke u lutur, mbasi ka ngrēnē lehtē, ēshtē i rrethuar gjithē natēn nga Hurijet derisa tē zbardhē drita.”[7]

 

[2] Dobia e dytē ēshtē njē butēsi dhe dēlirēsi e zemrēs, me anē tē sē cilēs ajo pērgatitet qē tē pērftojē kēnaqēsinē e ligjērimit intim me Zotin dhe qē tē preket nga pērkujtimi i Tij. Sa e sa akte pērkujtimi ekzistojnē tē cilat bēhen me gjuhē dhe me njē zemēr tē vēmendshme, ndērkohē qē zemra megjithatē dēshton tē gjejē ndonjē kēnaqēsi nē tē dhe nuk preket prej saj, deri nē atē masē saqē a thua se ekziston njē perde qē ēshtē e pērbērē nga ngurtēsia e zemrēs! Mirēpo, kur ajo zbutet nē sajē tē rrethanave tē caktuara, ajo ka pēr tē qenē e prekur nē mēnyrēn mē tē fuqishme nga pērkujtimi dhe ka pēr tē marrē kēnaqēsi tē madhe nē tē kuvenduarit me Atē. Zakonisht, arsyeja pēr kētē ēshtē njē stomak bosh.

Ka thēnē Ebu Sulejman el-Daraniu: “Adhurimi ēshtē mē i ēmbēl pēr mua kur barku im kapet fort mbas shpinēs sime”.

Ka thēnē el-Xhunejdi: “A mund tē vendosē njē njeri njē masē ushqimi ndērmjet tij dhe kraharorit tē tij, dhe akoma tē shpresojē tē gjejē ēmbēlsinē e kuvendimit intim me Zotin?”

Ka thēnē Ebu Sulejmani: “Kur zemra ēshtē e uritur dhe e etur, ajo bēhet mē e kthjellēt dhe mē e butē, ndērkohē qē kur ēshtē e nginjur, ajo bēhet e verbēr dhe e ashpēr.”

Kēsodore, influenca e ushtruar mbi zemrēn nga kēnaqēsia e kuvendimit intim [munaxhat] lehtēson mendimin dhe pērftimin e gnozēs, duke ofruar rrjedhimisht njē dobi tē dytē.

[3] Dobia e tretē shtrihet nē pēruljen dhe poshtērimin, si dhe nē heqjen e ngazēllimit, argētimit dhe shkapērderdhjes, tē cilat pērbējnē zanafillēn e kryeneçēsisē dhe pavēmendshmērisē ndaj Zotit (i Lartēsuar ēshtē Ai). Sepse vetja (nefsi) nuk pērulet dhe poshtērohet nga asgjē tjetēr mē efikase se sa uria, e cila, kur mbizotēron, e bēn atē t’i japē patrazuar besēn Zotit tē saj dhe frikēsohet nga Ai, dhe tē jetē e vetēdijshme pēr pafuqishmērinē dhe poshtērimin e saj kur ajo dobēsohet dhe bēhet e dēshpēruar pēr kafshatēn e bukēs qē i mungon, ashtu qē e gjithē bota e paraqitet e errēt njē njeriu pēr shkak se njē pirje uji nuk erdhi kur ai e dēshiroi atē. Sepse pēr sa kohē qē ai dēshton tē shohē poshtērsinē dhe pafuqishmērinē e vetvetes sē tij, ai ka pēr tē qenē i pazoti pēr tē parē lavdinē dhe fuqinē e Zotit tē tij: lumturia e tij shpētimtare, pra, shtrihet nē tē parit e vetes pērherē si e ulēt dhe e pafuqishme, dhe nē tē parit e Zotit tē tij si  i Lēvduar, i Fuqishēm dhe i Pushtetshēm. Le tē jetē ai, pra, i uritur pareshtur, i shtrēnguar qē tē kthehet tek Zoti i tij nē mēnyrē tē tillē qē ai tē dēshmojē shtrēngimin e tij nēpērmjet pērvojēs [dheuk]. Pēr kētē arsye, kur Profetit (paqja dhe mēshira e Allahut qofshin mbi atē) iu ofruan bota dhe tē gjitha thesaret e saj, ai tha: “Jo! Unē mē mirē do tē vuaja urie njē ditē po e njē ditē jo, kēshtu qē kur tē kem uri, unē mund tē kem qēndresē tē duruar, dhe kur ta mbush barkun unē tē kem mirēnjohje” (ose siç ka thēnē ai).[8] Sepse nepsi pēr ushqimin dhe dēshira pēr femra pērbējnē njērēn nga portat e Ferrit, dhe zēnē fill tek ngopja. Pērkundrazi, poshtērimi dhe pērulēsia janē njēra nga portat e Parajsēs, dhe zēnē fill tek uria. Cilido qē mbyll njērēn nga portat e Ferrit ka hapur detyrimisht nēpērmjet kēsaj njērēn nga portat e Parajsēs, meqenēse ato kundērshtojnē njēra tjetrēn, njēlloj si lindja dhe perēndimi: afērsia me njērēn ēshtē largēsi nga tjetra.

 

[4] Dobia e katērt ēshtē se njē njeri kurrē nuk shkon deri aty sa tē harrojē sprovat dhe mundimet e Zotit, apo ata qē kaplohen prej tyre. Sepse njeriu i ngopur ēshtē i prirur t’i harrojē ata njerēz qē janē tē uritur, dhe tē harrojē edhe vetē urinē. Robi inteligjent nuk sheh kurrē njē fatkeqēsi pa pērkujtuar fatkeqēsitē e Jetēs sē Amshuar: kur ka etje, ai pērkujton etjen nga e cila njerēzit do tē vuajnē nē rrafshinat e gjera tē Ditēs sē Kijametit, dhe kur ka uri, ai sjell nē kujtesē urinē e njerēzisē sē Ferrit, e cila ēshtē kaq e skajshme saqē ata kanē pēr tē dēshiruar qē tē hanē edhe fruta me gjemba, dhe frytin e pemēs sē Zekumit, dhe tē pinē ghassak-un dhe plumbin e shkrirē. Njē rob nuk duhet ta harrojē kurrē dēnimin, mundimet dhe gjēmat[9] e Jetēs sē Amshuar, sepse janē pikērisht kēto qē zgjojnē frikēn: cilido qē nuk ēshtē nē njē gjendje pērulēsie, sēmundjeje, varfēria dhe fatkeqēsie, ai ka pēr ta harruar Jetēn e Amshuar, e cila rrjedhimisht ka pēr tē dēshtuar pēr tē qenē e dukshme nē vetveten e tij apo dominuese nē zemrēn e tij. Pikērisht pēr kētē arsye robi duhet tē pēsojē njē sprovē, apo tē dēshmojē sprovēn e tē tjerēve – dhe gjēja mē e pērshtatshme me tē cilēn ai duhet tē vihet nē sprovē ēshtē uria. Sepse krahas tē pērkujtuarit tē thjeshtē tē mundimit tē Jetēs sē Amshuar, ajo pērmban njē mori tē madhe pērfitimesh tē tjera; e cila ēshtē njēra arsye pērse Profetēt dhe Evlijatē ishin veçanērisht tē kapluar nga sprovat, ku mē tē mirēt nē gjirin e tyre kanē qenē ata qē kanē vuajtur mē tepēr nga tē gjithē.[10] Pēr rrjedhojē, kur Jusufi (paqja qoftē mbi atē) u pyet: “Pērse vuan urie, kur ti nē duart e tua ke depot e tokēs?” ai u pērgjigj: “Kam frikē se unē mund ta mbush barkun plot, dhe kēsisoj harroj tē uriturit”. Tē sjellēsh nē kujtesē ata qē janē tē uritur dhe nevojtarē ēshtē, pra, njēra nga dobitē e urisē, meqenēse kjo gjendje ka pēr tē tē shpēnē nē dhembshuri, ushqyerje tē tē uriturve, dhe bamirēsi karshi krijesave tē Zotit; nē kundērdallim, njeriu i cili ēshtē i nginjur, ēshtē i shkujdesur ndaj atyre qē kanē uri.

 

[5] Dobia e pestē dhe mē e madhe shtrihet nē thyerjen e tē gjitha dēshirave tē tua pēr mēkatin, dhe nē arritjen e kontrollit mbi veten e cila urdhēron tē keqen. Sepse tē gjitha gjynahet zēnē fill nē dēshirat dhe fuqitē e njeriut, lēnda e parē e tē cilave nē çdo rast ēshtē ushqimi: kur njeriu ha mē pak, çdonjēra nga dēshirat dhe fuqitē e tij kanē pēr t’u molisur. Lumturia shpētimtare [se’ade] e njeriut konsiston fund e krye nē kontrollin qē ai zotēron mbi vetveten e tij, ndērkohē qē mallkimi dhe mjerimi rezultojnē kur vetvetja e tij e kontrollon atē. Pikērisht sikurse ti nuk mund t’i vēsh frerē njē kafshe shale kryeneçe pa e dobēsuar atē nēpērmjet [mungesēs sē] ushqimit, pasi kur ajo e mbush barkun plot bēhet e fortē, kokēfortē dhe sfiduese, kēshtu ndodh me vetveten.

Pyetēn njēherē dikē: “Pērse ti pavarēsisht moshēs tēnde tē thyer nuk kujdesesh pēr trupin tēnd, i cili ēshtē bērē i rrēnuar?” Ai iu pērgjigj: “Pēr shkak se ai bēhet me shpejtēsi i harbuar dhe i ngazēllyer: trembem se ai mund tē turret rrufeshēm dhe mē rrēzon pērdhe. Parapēlqej mē mirē ta detyroj atē tē kryejē veprime tē vēshtira se sa tē detyrohem prej tij qē tē ktyej akte prishjeje”.

Ka thēnē Dhu’l-Nuni: “Nuk e kam mbushur kurrē barkun plot pa kryer mē pas, apo pa dashur tē kryejē, ndonjē gjynah”.

Ka thēnē Aisheja (Allahu qoftē i kēnaqur prej saj): “Risia [bidati] e parē qē u shfaq mbasi Pejgamberi i Zotit vdiq ishte se njerēzia e mbushnin barkun plot, dhe kur barqet e tyre ishin tē nginjur, vetvetet e tyre turreshin rrufeshēm tok me ata drejt gjērave tē dynjasē”.[11]

Kjo nuk pērbēn thjesht njē dobi tē vetme; mē saktē, ajo ēshtē depoja e tē gjitha dobive. Pēr kētē arsye ēshtē thēnē se “uria ēshtē njēra nga depot e Zotit”. Gjēja mē e paktē qē mēnjanohet me anē tē urisē ēshtē dēshira seksuale, dhe gjithashtu dēshira pēr tē folur; sepse nē rastin e njē njeriu tē uritur, dēshira pēr tē folurēn e panevojshme nuk zgjohet, dhe kjo i jep atij mundēsinē ta shpētojē veten nga gabimet e gjuhēs, si shpifja, fjalēt e pista, gēnjeshtra, pērgojimi e kēshtu me radhē, nga tē cilat ai bēhet i pērmbajtur nē sajē tē urisē. Kur, nē kundērdallim, ai ēshtē i ngopur, ai ka pēr tē patur nevojē qē tē dēfrehet, dhe ka pēr t’u argētuar detyrimisht duke nēnvlerēsuar njerēzit e tjerē, dhe “njerēzit flaken mbi hundēt e tyre nē Ferr vetēm prej tē korrave tē mbledhura nga gjuhēt e tyre”.[12]

Sa pēr dēshirēn seksuale, rreziku ēshtē mēse i dukshēm, uria e mposht tē keqen qē ajo pērmban, ndērkohē qē kur njē njeri ēshtē i nginjur ai nuk mund ta sundojē dēshirēn e tij seksuale: edhe sikur ai tē jetē i mbrojtur nga droja prej Zotit, ai ka pēr ta patur tē pamundur tē kontrollojē sytē e tij, dhe madje edhe sytē bien nē mēkatin e shthurjes siç ndodh me gjenitalet.[13] Dhe nē ndodhtē qē ai ēshtē nē gjendje t’u vērē frerē syve tē tij duke ulur vēshtrimin, ai sērish ka pēr ta patur tē pamundur qē tē kontrollojē mendimet e tij, tē cilat kanē pēr t’u bērē tē ndyra, kēshtu qē diskursi qē vetvetja do t’i mbajē atij nē lidhje me shkaqet e dēshirēs seksuale ka pēr t’ia shkēputur vēmendjen nga kuvendimi i tij intim [me Zotin], ndoshta edhe teksa ai kryen faljen e Namazit. Ne pērmendim rrezikun  gjuhēs dhe tē gjenitaleve vetēm si njē shembull; megjithatē, tē gjitha gjynahet e shtatē ekstremiteteve[14] rezultojnē nga fuqia qē lind prej mbushjes plot tē barkut. Njē njeri i urtē ka thēnē: “Kur njeriu e pērmban veten me durim, dhe kēmbēngul nē ngrēnien e bukēs dhe tē asgjēje tjetēr pēr njē vit, dhe mbush vetēm gjysmēn e barkut tē tij, Zoti e çliron atē nga dēshira e tij pēr gra.”

 

[6] Dobia e gjashtē konsiston nē neverinē nga gjumi, nē pērftimin e zotēsisē pēr tē qēndruar zgjuar pēr periudha tē gjata. Njē njeri qē e mbush barkun ka pēr tē pirē me tepri, dhe cilido qē pi me tepri ka pēr tē fjetur gjithashtu me tepri. Pēr kētē arsye njēri nga Shehlerēt, sa herē qē servirej ushqim, e kish zakon tē thonte: “O muridē [aspirantē] tē mbledhur kētu! Mos hani shumē, qē tē mos pini shumē, gjē e cila ka pēr t’ju bērē qē tē fleni shumē, dhe, pēr pasojē, tē humbisni shumēçka.”[15] Shtatēdhjetē Evlija tē Vērtetē janē pajtuar se gjumi i bollshēm ēshtē pasojē e pirjes sē ujit me tepri. Tē fjeturit me tepri ēshtē çuarje dēm e jetēgjatēsisē tēnde, dhe bēn qē tē humbasēsh namazin e Tehexhxhud-it (natës)[16] dhe rezulton nē njē natyrē tē mpirē dhe njē ngurtēsi tē zemrēs. Jetēgjatēsia ēshtē mē e çmuara e xhevahirēve, dhe pērbēn kapitalin e njē robi me tē cilin ai bēn tregti; gjumi, nē krahun tjetēr, ēshtē njē [lloj] vdekje,[17] pasi kur plotēsohet me tepri ai shkurton jetēn e robit. Krahas kēsaj, vlera dukshēm e madhe qē i bashkangjitet namazit tē Tehexhxhud-itka pēr t’i ikur atij nēse ai fle me tepri, dhe nē qoftē se njē njeri ēshtē i kapluar nga tē qenit i pērgjumur ai nuk ka pēr ta shijuar ēmbēlsinē e adhurimit.

Njē njeri i pamartuar, kur ai fle i ngopur, ka mundēsi tē pērjetojē njē ēndērr tē lagēsht, e cila gjithashtu ka pēr ta penguar atē nga kryerja e namazit tē natēs sē vonē, meqenēse ai ka pēr tē patur nevojē qē tē kryejē pastrimin kryesor, qoftē me ujē tē ftohtē, gjē e cila ka pēr t’iu dukur e pakēndēshme – ose nē banjat publike [hamame], tē cilat ai mund tē mos jetē nē gjendje t’i vizitojē natēn, kēshtu qē ai e humbet vitrin[18] (nē ndodhtē qē ai ta ketē shtyrē atē deri nē kohēn e namazit tē Tehexhxhud-it). Ai po ashtu lipset tē paguajē pēr hamamin, ku vēshtrimi i tij mund tē bjerē mbi pjesēt intime tē njerēzve qē gjenden atje me atē: pasi ky vend pērmban rreziqe tē shumta (tē cilat ne i kemi pērmendur nē Librin e Dēlirēsisē).[19] Tē gjitha kēto gjēra rezultojnē nga mbushja e barkut plot. Ebu Sulejman el-Daraniu vērejti njēherē se “ejakulimi nokturnal ēshtē njē ndēshkim”, pasi kjo pengon qē tē kryhen forma tē shumta adhurimi si pasojē e pamundēsisē sē kryerjes sē pastrimit tē madh aty pēr aty.[20]

Gjumi, pēr pasojē, ēshtē vetē burimi i gjendjeve tē pafavorshme, dhe ngopja shpie nē tē, ndērkohē qē uria e shkurton atē.

 

[7] Dobia e shtatē ēshtē se aktet e gjata tē adhurimit bēhen mē tē lehta. Ushqimi e pengon njē njeri nga adhurimi i madh, meqenēse ai ka nevojē pēr kohē nē tē cilēn ai tē merret me ngrēnien, dhe mund tē kērkojē kohē pēr blerjen dhe gatimin e ushqimit gjithashtu. Ai ka nevojē pēr kohē pēr tē larē duart e tij, dhe pēr tē pastruar dhēmbēt, dhe ka pēr tē shkuar shpesh nē banjē pēr shkak se ka pirē shumē. Sikur ai tē shpenzonte orēt e pērdorura nē kēto aktivitete nē pērkujtimin e Zotit, nē kuvendimin intim me Atē, dhe nē llojet e tjera tē adhurimit, ai do tē pērfitonte sē tepērmi.

Ka thēnē el-Sariu: “pashē njēherē Ali el-Xhurxhanin teksa hante qull elbi me gishta. “Ç’tē shtyu ta bēje kētē gjē?” e pyeta unē. “Kam pērllogaritur,” u pērgjigj ai, “se diferenca ndērmjet pērtypjes [sē bukēs] dhe ngrēnies nē kētē mēnyrē ēshtē shtatēdhjetē tesbih “i Lēvduar ēshtē Zoti” [subhanallah]. E kēshtu, unē nuk kam pērtypur bukē pēr dyzet vjet.”

E shikon se sa i shqetēsuar ka qenē ai pēr kohēn: ai madje nuk do ta çonte atē dēm me pērtypje! Çdo frymēmarrje e jetēgjatēsisē sē njē njeriu ēshtē njē xhevahir i paçmueshēm, dhe, meqenēse ai ka pēr tē mbledhur njē shtēpi tē madhe thesari me kēsi xhevahirēsh tē cilēt do tē mbijetojnē deri nē Jetēn e Amshuar, ai duhet ta drejtojē veten e tij pēr tek pērkujtimi dhe adhurimi i Zotit (i Lartēsuar ēshtē Ai).

Ndēr gjērat qē bēhen tē pamundura nga ngrēnia e tepruar janē ruajtja e dēlirēsisē rituale dhe kalimi i njē kohe tē madhe nē xhami, pasi njē njeri qē ha me bollēk ēshtē i detyruar qē tē largohet nga xhamia nē mēnyrē qē tē kryejē ujtē e hollē. Ndēr to ēshtē gjithashtu edhe agjērimi,  i cili ēshtē mē i lehtē pēr atē njeri qē e ka mēsuar veten me urinē. Agjērimi, tok me kalimin e njē kohe tē gjatē nē xhami, dhe tē qēndruarit nē gjendjen e dēlirēsisē rituale, dhe tē shndērruarit vaktet e tē ngrēnit nē vakte adhurimi, prodhojnē njē pērfitim tē madh qē mund tē pērbuzet vetēm nga ata qē janē tē shkujdesur dhe nuk e dinē vlerēn e fesē, dhe tē cilēt janē tē kēnaqur me jetēn e kēsaj bote, dhe ndihen tē sigurtē aty,[21] dhe tē cilēt njohin vetēm pamjen e jetēs sē kēsaj bote, dhe janē tē shkujdesur pēr Jetēn e Amshuar.[22] Ebu Sulejman el-Daraniu ka nxjerrē nē pah gjashtē dēme tē ngopjes duke thēnē: “Cilido qē ha deri aty sa e mbush barkun plot shoqērohet nga gjashtē tē meta: ai humbet ēmbēlsinē e tē kuvenduarit me Zotin, ai e ka tē pamundur tē memorizojē urtēsinē Hyjnore, atij i mohohet dhembshuria pēr tē tjerēt (meqenēse kur ai ēshtē i ngopur pērfytyron se çdokush tjetēr ēshtē po njēsoj i ngopur), atij i duket adhurimi i rēndē, dēshirat e tij bēhen mē tē forta, dhe, nē njē kohē qē besimtarēt e tjerē janē nē xhami, ata qē kanē ngrēnē dingas janē te prigjet e plehrave dhe nē nevojtore, pēr tē zbrazur stomaqet e tyre”.

 

[8] Dobia e tetē ēshtē shēndeti trupor qē rezulton nga ngrēnia e pakēt. Sepse sēmundjet shkaktohen nga ngrēnia e tepērt, dhe nga prania e njē teprice pērzierjesh nē stomak dhe nē arterie. Sēmundja e pengon njeriun nga adhurimi; e huton zemrēn dhe i zē rrugēn pērkujtimit dhe reflektimit; ajo e çon dēm jetēn, dhe e shtrēngon njeriun qē t’i nēnshtrohet nxjerrjes sē gjakut dhe vendosjes sē kupave, si dhe marrjes sē barnave dhe vizitēs te mjekēt, dhe kēto tē gjitha kērkojnē para, qē nga ana tjetēr mund tē pērftohen vetēm nēpērmjet gjērave qē lipsin rraskapitje nē shmangien e llojeve tē ndryshme tē gjynaheve dhe dēshirave. Uria i bēn tē gjitha kēto tē panevojshme.

Kallēzohet se [Harun] el-Rashidi thērriti njē ditē katēr mjekē: njē indian, njē grek, njē irakian dhe njē savadi, dhe u tha: “Le tē pērshkruajē secili prej jush atē ilaç qē nuk sjellē asnjē sēmundje”. Indiani hapi gojē i pari, dhe tha: “Nē gjykimin tim, ilaçi qē nuk pērmban asnjē sēmundje ēshtē mirobalani i zi.”[23] Mandej irakiani tha: “pēr mua, ēshtē lakra e ujit”.[24] Greku tha: “Mendoj se ēshtē uji i nxehtē”. Dhe savadiu (i cili ishte mē i dituri prej tyre) tha: “Mirobalani gērryen stomakun, dhe kjo ēshtē njē sēmundje mē vete. Lakra e ujit e bēn stomakun tē vajisur, dhe kjo ēshtē njē sēmundje mē vete gjithashtu. Uji i nxehtē e shtendos stomakun, dhe kjo gjithashtu pērbēn njē sēmundje mē vete.” Dhe kēshtu, al-Rashidi e pyeti atē: “Atēherē, cila ēshtē pērgjigja jote?” Dhe ai u gjegj: “Nē gjykimin tim, ilaçi qē nuk pērmban asnjē sēmundje qēndron nē tē pērmbajturit nga ushqimi derisa tē lindē oreksi, dhe nē tē pushuarit sē ngrēni sa pa u ngopur ende mirē”. “Ti ke folur me vērtetēsi,” deklaroi ai.

Njēri nga Populli i Librit[25] , i cili ishte filozof dhe gjithashtu mjek, dēgjoi njēherē thēnien e Profetit (paqja dhe mēshira e Allahut qofshin mbi atē), “Njē e treta pēr ushqim, njē e treta pēr pije, dhe njē e treta pēr frymē.” I mrekulluar, ai deklaroi: “Kurrē nuk kam dēgjuar fjalē mē tē mençur se sa kēto sa i pērket pērkorēsisē nē ngrēnie. Kēto janē me tē vērtetē fjalē tē mençura!”[26] Profeti (paqja dhe mēshira e Allahut qofshin mbi atē) njēherē tha: “Ngopja ēshtē fillesa e sēmundjes, dhe ethet fillesa e ilaçit. Le tē mēsohet çdo trup me atē qē ai ēshtē mēsuar”. Nē gjykimin tim, habia e mjekut tē sipērpērmendur buronte nga kjo Traditē e dytē, dhe jo nga e para.

Ka thēnē Ibēn Salimi: “Cilido qē ha bukē gruri dhe asgjē tjetēr, dhe e bēn kētē me etiketē, nuk ka pēr t’u kapluar kurrē nga sēmundja, pērpos nga sēmundja qē do t’i sjellē vdekjen.” Ai u pyet se cila mund tē ishte etiketa e duhur, dhe ai u pērgjigj: “Tē hash mbas fillimit tē urisē, dhe tē ndalesh pērpara fillimit tē ngopjes”.

Njē doktor me sjellje tē nderuar e dēnoi njēherē teprimin nē ngrēnie duke thēnē: “Gjēja mē e dobishme qē njē njeri mund t’ia lejoj barkut tē tij ēshtē njē shegē,[27] ndērkohē qē gjēja mē dēmprurēse pēr atē ēshtē kripa.[28] Unē parapēlqej mē tepēr qē njē njeri tē pakēsoj sasinē e kripēs se sa tē shtojē numrin e shegēve qē ha.”

Nē njē Traditē thuhet: “Agjēroni, dhe ju keni pēr tē qenē tē shēndetshēm”[29]. Agjērimi, uria dhe ngrēnia e pakēt shpiejnē pra nē shēndet tē trupit, kēshtu qē ai i bēhet i çliruar nga çrregullimet, si dhe nē shēndet tē zemrēs, e cila bēhet e çlirēt nga sēmundjet e rebelimit dhe ngazēllimit, si edhe nga njē mori ankesash tē tjera.

 

[9] Dobia e nēntē shtrihet nē shpenzimet e pakēsuara. Cilido qē mēsohet me ngrēnien e pakēt ka pēr tē zbuluar se njē e ardhur modeste ēshtē e mjaftueshme, kurse njē njeri qē e ka bērē zakon ta mbushē barkun plot ka pēr tē zbuluar se stomaku i tij bēhet njē borxhdhēnēs nga i cili ēshtē e pamundur tē shpētosh, i cili e kap atē pēr fyti çdo ditē, duke i thēnē: “Çfarē ke sot pēr tē ngrēnē?” Pēr rrjedhojē, ai ka pēr tē qenē i shtrēnguar qē tē hyjē nē gjithēfarē aktivitetesh, dhe ose tē nxjerrē para nga veprimtari tē paligjshme, kēshtu qē ai bie nē gjynah, ose nga ato tē ligjshme, tē cilat kanē pēr ta pērfshirē atē nē poshtērim dhe rraskapitje. Ai mund mund tē ketē nevojē qē ta drejtojē vēshtrimin e tij lakmitar drejt njerēzve tē tjerē,[30] e cila ēshtē forma mē e skajshme e uljes dhe degradimit. Nevojat e njē besimtari janē tē pakta: njē urtar njēherē vērejti se “unē kēnaq pjesēn mē tē madhe tē nevojave tē mia duke hequr dorē prej tyre, gjē qē, ndēr tē tjera, ēshtē mē qetēsuese pēr zemrēn time”. Dikush tjetēr ka thēnē: “Sa herē qē unē ndjej njē dēshirē pēr tē huazuar para nga dikush pēr hir tē tē kēnaqurit tē njē dēshire apo pēr tē bērē njē investim, unē huazoj nga vetja ime, nē tē cilēn pikē heq dorē nga dēshira. Kēsodore, unē jam huadhēnēsi mē i mirē i vetes sime”.

Ibrahim ibn Ed’hemi (Zoti pastē rahmet pēr tē), i pyeste bashkēshoqēruesit e tij nē lidhje me çmimin e ushqimit. Kur i thuhej se ishte i lartē, ai thonte: “Uleni duke hequr dorē prej tij!”

Ka thēnē Sehli (Zoti pastē rahmet pēr tē): “Grykēsia ēshtē e ulēt nē tri rrethana: nēse ai shpenzon kohēn e tij nē adhurim, ai ka pēr t’u bērē pērherē e mē dembel; nēse ai ka njē zanat, ai nuk ka pēr tē qenē i pacēnuar nga tē kēqijat e zanatit tē tij; dhe nēse ai ka njē tē ardhur private, ai nuk ka pēr t’i dhēnē Zotit atē qē i takon Atij”.

Pērmbledhtazi, pra, arsyeja pērse njerēzit shkatērrohen shtrihet nē lakminē e tyre pēr gjērat e dynjasē. Kjo lakmi, nga ana tjetēr, prodhohet nga dēshira pēr ushqim, dhe nga dēshira seksuale, duke qenē se kjo e fundit ēshtē pasojē e tē parēs. Tē gjitha kēto porta mund tē mbyllen nē sajē tē njē diete tē pērkorē; ato porta cojnē nē Ferr, tē cilat, kur mbyllen, hapin porta pēr nē Parajsē: siç ka thēnē Profeti (paqja dhe mēshira e Allahut qofshin mbi atē): “Pērdoreni urinē pēr tē trokitur pareshtur nē portat e Parajsēs”. Rrjedhimisht, cilido qē mbetet i kēnaqur me njē çyrek tē vetēm buke çdo ditē, ka pēr tē mbetur i kēnaqur edhe sa i pērket dēshirave tē tjera tē tij gjithashtu, dhe ka pēr t’u çliruar, meqenēse ai nuk ka pēr tē patur nevojē pēr tē tjerēt, dhe ka pēr gjetur prehje nga veprimtaritē tokēsore, kēshtu qē ai mund t’i pērkushtohet adhurimit tē Zotit (i Madhēruar dhe i Lēvduar ēshtē Ai) dhe tregtisē pēr Jetēn e Amshuar, duke iu bashkangjitur kēsodore atyre qē Zoti i pērshkruan si Njerēz tē cilēt as tregtia e as shitja nuk ua shkēput mendjen nga pērkujtimi i Zotit.[31] Tē tillē njerēz janē tē çliruar nga kjo gēnjeshtēr thjesht e vetēm pēr shkak se, falē tē qenit tē kēnaqur me kēsmetin e tyre, ata mund tē bējnē edhe pa atē. Mirēpo, ai i cili ka nevojē pēr mē tepēr, duhet detyrimisht tē gēnjehet.

Dobia e dhjetē ēshtē se muridit [aspirantit] i jepet mundēsia tē vendosē tē tjerēt pērpara vetes sē tij, dhe t’ua japē nē bamirēsi jetimēve dhe skamnorēve atē qē ēshtē tepricē te nevojat e tij. Nē Ditēn e Ngritjes, apo Ditēn e Kijametit, atij ka pēr t’i bērē hije bamirēsia e tij, siç thuhet nē hadith.[32] Ajo qē ai ha magazinohet nē nevojtore, kurse ajo qē ai e jep nē bamirēsi shkon nē depon qē ēshtē mēshira e Zotit: pēr rrjedhojē, njeriu pērfiton nga pasuria e vet vetēm pēr aq sa ai e jep atē, kur ai ka pēr tē bērē atē tē pērhershme, pikērisht siç kur e han, ai e shkatērron atē, dhe kur e vesh atē, ai e vjetēron atē.[33] Dhēnia e atij ushqimi qē nuk i nevojitet njeriut ēshtē shumē mē e mirē, pra, se sa mostretja apo ngopja.

Hasani (Zoti pastē rahmet pēr tē), sa herē qē recitonte fjalēt e Zotit (i Lartēsuar ēshtē Ai), Ne i dhamē Amanetin qiejve, tokēs e maleve, por ato u mpakēn nga peshē e tij, dhe u trembēn nga ajo; dhe atē e mori njeriu. Pa dyshim, ai ēshtē treguar tiran dhe i marrē,[34][35] thonte [duke komentuar]: “Ai ia dha shtatē qiejve palē-palē, tē cilēt janē udhēt[36] tē cilat ai i stolisi me yje, dhe bartēsit e Fronit Madhēshtor, apo ‘Arshit. Ai iu tha atyre (i Lēvduar dhe i Lartēsuar ēshtē Ai): “A keni pēr ta mbajtur kētē amanet, dhe gjithçka qē buron prej tij?” “Dhe çfarē buron prej tij?” e pyetēn ato. Ai iu pērgjigj: “Se nēse ju bēni mirē, ju keni pēr t’u shpērblyer, dhe nēse ju bēni keq, ju keni pēr t’u ndēshkuar.” “Jo!” u pērgjigjēn ato. Mandej Ai ia dha atē tokēs nē tē njējtēn mēnyrē, edhe ajo e refuzoi gjithashtu. Dhe Ai ia dha atē maleve tē ngulitura, tē dukshēm dhe tē lartē: “A keni pēr ta mbajtur kētē amanet, dhe gjithçka qē buron prej tij?” “Çfarē buron prej tij?” pyetēn ata. Ai pērmendi edhe njēherē shpērblimin dhe ndēshkimin, dhe ata e refuzuan. Mandej Ai ia dha atē njeriut, i cili e mori atē pērsipēr. Pa dyshim, ai ēshtē treguar tiran ndaj vetes sē tij, dhe i marrē sa i pērket urdhēresave tē Zotit tē tij. Pasha Zotin, unē kam parē njerēz qē shesin Amanetin pēr hir tē pasurisē sē tyre, duke pērftuar mijēra e mijēra nē kētē mēnyrē. E megjithatē, ç’dobi u bēnē ato atyre? Zgjeruan shtēpitē e tyre, dhe ngushtuan varret e tyre.[37] Ata dhjamosēn kuajt e tyre, dhe lanē pa ngrēnē fenē e tyre. Ata u vunē nē ndjekje tē [kapriçove tē] veteve tē tyre duke u shfaqur mēngjes e mbrēmje pērpara portave tē sundimtarit, duke iu ekspozuar kēsodore ngasjeve tē rēnda, ndonēse Zoti u pat dhēnē atyre njē komoditet tē mjaftueshēm. Njēri prej tyre thotē: “Vihuni nē kērkim tē aksh e aksh gjēje pēr mua, dhe sillmēni aksh e aksh gjē,” duke u mbēshtetur nē anēn e tij tē majtē teksa konsumon paratē e njerēzve tē tjerē. Nē gojēn e tij ka tallje e pērqeshje, paratē e tij u fituan nē mēnyrē tē paligjshme, derisa, kur barku i tij tē fryhet, dhe mostretja ta pllakosē, ai thotē: “Djalosh! Mē gjej diçka qē do tē mē ndihmojē tē tresē ushqimin!” Ti, or faqezi! Mos ēshtē vallē ushqimi yt qē dēshiron ta tresēsh? Ti, nē tē vērtetē, po tret fenē tēnde! Ku ēshtē i vobekti? Ku e veja? Ku skamnori? Ku jetimi? Janē pikērisht ata qē Zoti tē ka urdhēruar t’iu ndihmosh!”

 

[10] Kjo pērbēn njē referencē ndaj dobisē [sē dhjetē], e cila nēnkupton dhurimin e ushqimit tē panevojshēm tē varfērve, kēshtu qē tē vihet mēnjanē diçka mē me mirē se sa ç’do tē fitohej nga ngrēnia e saj, dhe kēsodore tē shmanget tē qenit i ngarkuar me njē tjetēr gjynah.

I Dērguari i Zotit (paqja dhe mēshira e Allahut qofshin mbi tē) pa njēherē njē njeri barkaluc,dhe tregoi me gisht barkune tij. “Nē qoftē se kjo do tē ishte gjetiu,” vērejti ai, “kjo do tē ishte mē e mirē pēr ty”, me anē tē sē cilēs gjē ai donte tē thonte: “nē qoftē se do ta kishte shpenzuar mē mirē pēr Jetēn tēnde tē Amshuar, dhe ta pērdorje atē pēr tē vēnē tē tjerēt pērpara vetes tēnde”.[38]

Rrēfehet se njēherē Hasani ka thēnē: “Pasha Zotin, kur kam qenē i ri kam njohur njerēz tē cilēt, nē mbrēmje, do tē merrnin ushqim tē mjaftueshēm pēr veten e tyre, por tē cilēt, kur fillonin tē hanin, do tē thonin: “Pasha Zotin, nuk kam pēr t’ia dhēnē gjithē kētē barkut tim, derisa t’i kem dhēnē njē pjesē prej tij Zotit””.

Kēto, pra, janē dhjetē dobitē e urisē. Nēn çdonjērēn prej tyre janē pērfshirē nēnndarje tē panumērta me njē pērfitim tē pallogaritshēm. Sepse uria ēshtē njē depo e madhe pēr dobitē qē e ndihmojnē njeriun nē Jetēn e Amshuar: siç ka thēnē njēri prej tē Parēve [selefēve]: “Uria ēshtē kyçi i Jetēs sē Amshuar, dhe porta drejt heqjes dorē, ndērkohē qē ngopja ēshtē kyçi pēr nē dynja dhe porta drejt lakmisē.” Kjo ēshtē mēse e qartē nga Traditat, apo hadithet, qē ne kemi cituar, tē cilat ju mund t’i kuptoni sa mē gjerēsisht duke studiuar imtēsitē e secilēs dobi, kēshtu qē tē ngriheni mbi nivelin e thjeshtē tē tē besuarit. Megjithatē, nē qoftē se nuk i mēsoni kēto gjēra, por thjesht besoni nē vlerēn e urisē, keni pēr tē qenē nē nivelin e atyre qē e marrin besimin e tyre nēpērmjet imitimit [taklid].

 

Dhe Zoti e di mē sē miri.

 

Përktheu: Arjol Guni

 

 

[1] Pēr pjesēn tjetēr tē kētij hadithi shiko mē sipēr, fq. 108.

[2]Kuran 58:11

[3] Arabisht: basire, term ky i cili pēr Gazaliun tregon aspektin intuitive tē intelektit. Krahaso me Jabre, Lexique, 32-6.

[4]Burim i pa identifikuar (Zabidi, 7, 394). Megjithatē ekziston njē tjetēr hadith i mirēnohur nē tē cilin pohohet: “Duhet tē qeshēsh rrallē sepse e qeshura e shumtē tē vdes zemrēn”. Tirmidhi, Zuhd, 2; Ibn Maxheh, Zuhd, 19.

[5]Burim i paidentifikuar, Zabidi, 7, 395.

[6]Burim i pa identifikuar, Zabid, 7:395. Megjithëkëtë, ekziston një tjetër hadith me kuptim të ngjashëm: “Ka një zekat për çdo gjë dhe zekati i trupit është agjerimi”. Ibn Maxheh, Sijam, 44.

[7]Tabarsi, 171.

[8]Ibn Hanbel, Musned, 5, 254; Tirmidhi, Zuhd, 35.

[9]

[10] Krahaso me Traditēn nē tē cilēn profeti thotē: “Ne, Profetēt, jemi nga tē gjithē njerēzit ata qē sprovohen me mē tepēr hidhērim, mē tē mirēt nga ne mē rēndē”. (Tirmidhiu, Zuhd, 57; Ibn Maxhe, Fitan, 23; el-Hakim el-Tirmidhiu, Bejan el-ferk, 90.)

[11]Kut al-Kulub, 1, 96.

[12]Hadith Profetik, Tirmidhi, Iman, 8; Ibn Maxheh, Fiten, 12.

[13] Krahaso me hadithin, “imoraliteti syve ēshtē vēshtrimi ngultaz” (Buhariu, Isti’dhan, 12; Muslimi, Kader, 21). Shiko mē poshtē, fq. 172-5.

[14] Syri, veshi, gjuha, gjenitalet, kēmbēt, duart dhe stomaku. (Gazaliu, Bidaje, 74 [pērktheu Abul Quasem, 73].)

[15] Kut al-Kulub, 1, 96.

[16] Njē namaz vullnetar, ndonēse me mjaft vlera, qē duhet tē kryhet nē fillim tē njē tē tretēs sē fundit tē natēs. Krahaso me Ihja’, I. 176 (K. Esrar el-salat, bab 7, kism 1); gjithashtu Ihja’, I. 321-4 (K. tertib el-evrad, bab 2).

[17] Krahaso me hadithin “Gjumi ēshtē vēllai i vdekjes” (Ihja’, IV. 431 [K. Dhikr el-meut, bab 7, kism I); gjithashtu Ihja’, I. 321-4 (K. Tertib el-evrad, bab 2).

[18] Njē namaz qē ose mund tē falet pērpara rēnies nē gjumē natēn, ose tē shtyhet deri nē fund tē tehexhxhut-it. (Ihja’, I. 175 [K. Esrar el-salat, bab 7, kism 1].)

[19]Ihja’, I. 123-5 (K. Esrar el-tahare, kism 3, nev’ 1). Rreziqe tē tjera pērfshijnē humbjen e sensit tē modestisē, duke qenē se vēshtrohesh nga tē tjerēt, çuarjen dēm tē ujit, e kēshtu me radhē. Siç thuhet, Ibn Omeri e kishte zakon tē lidhte sytē nē brendēsi tē hamamit. Islami kētu vijon njē debat tē moçēm. Tmerri i Shēn Agustinit nga banjat publike tē kohēs sē tij ēshtē i mirēnjohur, ndērkohē qē Politini e shmangte banjēn publike pēr arsye morale (krahaso me VVallis, Neoplatonism, 9). S’ēshtē nevoja qē tē vrojtohet se gjinitē ishin tē ndara nē hamamet e Lindjes sē Afērme, sipas rregullit islam.

[20] Gjendja rezultuese e ndotjes (xhenabe) e bēn tē paligjshme pēr njē mysliman apo myslimane qē tē kryejē namazin e detyrueshēm, tē prekē ose tē kēndojē Kuran, ose tē shkelē nē njē xhami, derisa ai apo ajo tē ketē marrē gusul: njē larje kjo e tē gjithē trupit. (Ihja’, I. 121 [K. el-Tahare, kism 2].)

[21]Kuran 10:7

[22]Kuran 30:7

[23] Arabisht el-helilexh el-esued. Njēbar mjekēsor indian i pērdorur pēr tē kuruar ligēshti tē ndryshme, pērfshirē leprozēn (xhudham). Shiko Ibn Sina, Kanun, 65-7; Ibn el-Hashsha’, Mufid, 129-30; Levey, Medical Formulary of Al-Samarqandi, 26.

[24] Arabisht habb el-reshad el-ebjad. E pērdorur pēr lebrozēn, sēmundjet e shpretkēs, dhe sēmundjet e grave. Shiko Graziani, “Ibn Jazlah’s Eleventh Century Tabulated Medical Compendium”, 307; Levey, 239.

[25] Njē i krishterē apo çifut. Jo-myslimanēt dominonin profesionin mjekēsor gjatē pēriudhēs abasite. (Dols, Medieval Islamic Medicine, 41, dhe referencat e cituara aty.)

[26] Ose, “kēto janē fjalēt e njē filozofi/urtari/mjeku” [kelam hakim].

[27] Komentuesi kētu vēren: “Pēr shkak se […] ajo nuk tē shēndoshē.” (Zabidiu, VII. 400), i cili ēshtē gjithashtu edhe gjykimi i Ibēn Sinait. (Kanun, 278).

[28] Zabidiu na tregon se kripa “ndez gjakun, dobēson shikimin dhe dēmton trurin dhe mushkēritē” (Zabidiu, nē pasazhin e cituar tashmē). Shiko mē tutje Ibēn Sinain, Kanun, 195-7.

[29]Taberani, El-Mu’xhem el-Eusat (Sakhaui, 381); Al-Kudai, 1, 108.

[30] Domethēnē, ai mund tē katandiset nē lypje.

[31]Kuran, 24:37

[32]Hakimi, 1:416. “Çdo njeri ēshtē do tē jetē nën hijen e bamirësisë së tij”

[33] Njē jehonē e njē hadithi: “Njeriu pyet, “Ku ēshtē pasuria ime?” Por, o njeri, a ka pasuri qē e ke tēnden, pērpos asaj qē ti e ha dhe e shkatēron, apo qē e vesh dhe e vjetēron, apo qē e jep dhe e bēn atē kēsisoj tē pērhershme?” (Muslimi, Zuhd, 3.)

[34]Kuran, 33:72.

[35] Pēr Amanetin [emane] shiko Schimmel (Mystical Dimensions, 188), e cila vēzhgon se “ēshtē interpretuar nē mēnyra tē ndryshme: si pērgjegjēsi, vullnet i lirē, dashuri, ose fuqia e individualizimit”. Sipas Kushejriut, opinionet e tē cilit rregullisht adoptohen nga Gazaliu, ai duhet tē identifikohet me njohjen e Unitetit Hyjnor, dhe binjen ndaj Ligjit tē shpallur. (Lata’if, III. 173.) Mē tutje shiko Taberiu, Tefsir, XXII. 38-41; Massignon, Passion, III. 13.

[36] Dhe Ne kemi krijuar mbi ju shtatē udhē [tara’ik] (K. XXIII:17). Krahaso me Asad, 520: ‘shtatē orbitat [qiellore]’.

[37] Njē aluzion pēr ‘ngushtimin e varrit’, ndēshkim ndaj tē cilit disa gjynahqarē do t’u nēnshtrohen ndērmjet kohēs sē varrosjes sē tyre dhe Ringjalljes. Shiko Ihja’ , IV. 429-30 (K. Dhikr el-Meut, bab 7, bejan su’al…; pērktheu VVinter, Remenmbrance of death, 144-8.

[38]Tajalisi, 171, Abu Ja’la, El-Musned (Hejthemi, Mexhmu’, v.31).

 

Tags: , , , , , Last modified: 03/05/2021
Close