Emad Hamdeh Burimi: Emad Hamdeh, Salafism and Traditionalism: Scholarly Authority in Modern Islam (Cambridge: Cambridge University Press, 2021),129-157 (Kjo ese është një kapitull i shkëputur nga libri i Emad Hamdeh, titulluar “Selefizmi dhe
Shah Vali Allah el-Dehleviu Shkallët e gjynahut Ti duhet ta dish se pikërisht sikurse ka veprime që janë mishërime, simbole, dhe praktika që favorizojnë nënshtrimin e anës kafshërore ndaj asaj ëngjëllore, po ashtu ka veprime,
Jason Josephson- Storm Konspekt librit: Jason Ananda Josephson Storm, The Myth of Disenchantment: Magic, Modernity, and the Birth of Human Sciences (University of Chicago Press 2017). Max Weber ka qenë një nga artikuluesit më të shkelqyer të të ashquajturës
Alvin Plantinga Natyralizmi është këndvështrimi se nuk ka një person të tillë si Zoti apo asgjë të ngjashme me Zotin. I marrë kështu, ai është më i fortë se ateizmi; është e mundur që të jesh një ateist pa u ngritur në lartësitë (apo pa u zhytur
Annelies Moors Burimi: A Social History of Women and Gender in the Modern Middle East, ed. Margaret L. Meriwether dhe Judith E. Tucker (Westview Press, A Member of the Perseus Books Group, 1999), 150-175. Reforma e ligjit Islam të familjes në periudhën moderne
Annelies Moors Burimi: A Social History of Women and Gender in the Modern Middle East, ed. Margaret L. Meriwether dhe Judith E. Tucker (Westview Press, A Member of the Perseus Books Group, 1999), 141-149. “Eklipsi i Familjes Patriarkale në Ligjin Islam Bashkëkohor” (The
Emad Hamdeh Burimi: Emad Hamdeh, Salafism and Traditionalism: Scholarly Authority in Modern Islam (Cambridge: Cambridge University Press, 2021), 97-120. Tradicionalistët dhe puritanët selefi kanë patur dallime dhe mospajtime të shumta në lidhje me
Terry Eagleton Burimi: Terry Eagleton, Reason, Faith and Revolution: Reflections on the God Debate (New Haven and London: Yale University Press, 2009), 109-139. Frojdianët dhe radikalët politikë, së bashku me një mori njerëzish të cilët nuk e shohin veten as te njëri
John Tolan Bonaparti: Profeti si ligjdhënës, burrështetas, hero Në Nil e gjej atë sërish. Egjipti feks me zjarrin e agimit të tij. Në Lindje u ngrit ylli i tij perandorak. Pushtues, entuziast, vezullon plot prestigj. Një gjeni që la pa
Ghada Karmi Review: In Search of Fatima: A Palestinian Story, by Ghada Karmi. New York: Verso, 2002. 446 pages. $23.00 Konspekti i kryer nga: Rezart Beka Libri në kërkim të Fatimes është një autiobiografi ku shkrimtarja dhe aktivistja e
Kjo faqe është pjesë Qendrës për Studime Fetare “Erasmus” dhe i dedikohet fushës së studimeve teologjike, aspekteve të shkencave sociale që ndërthuren me fenë, si edhe dialogut ndërfetar. Synimi ynë është ngritja e nivelit të artikulimit të diskursit fetar në Shqipëri dhe pajisja e lexuesit me një kornizë konceptuale analitike të nevojshme për të mundësuar një rrokje dhe vlerësim sa më të saktë të pasurisë së mendimit teologjik dhe kuptimit sa më të mirë të temave dhe prespektivave kyçe fetare.
Duke pasur parasysh kontekstin fetar shqiptar faqja fokusohet tek Islami dhe Krishterimi. Një gjë e tillë do të bëjë të mundur sqarimin e shumë keqkuptimeve mbizotëruese në shoqëri në lidhje me fetë, si dhe do të kontribuojë në ngritjen e nje diskursi analitik mbi religjionet mbështetur mbi një bazë solide akademike. Theksi mbi shkencat sociale synon që të krijojë një tablo sa më të thellë dhe më të gjerë të feve duke ndërlidhur temat teologjike me impaktin dhe mënyrën se si ato janë manifestuar në historinë, civilizimet dhe shoqëritë njerëzore. Po ashtu, qasja akademike e faqes është e ngritur edhe mbi një element krahasimor ku tema të përbashkëta të feve analizohen përbri njëra tjetrës duke nxjerrë në pah ndërthurjet dhe dallimet midis tyre. E gjithë kjo synon ta mbruajë lexuesin me një kuptim tri dimensional të diskursit fetar, si dhe të vlerës dhe impaktit të tij në historinë e njerëzimit, sidomos sa i përket raportit me modernitetin.
Në këtë kontekst, derimëtani faqja Erasmus ka sjellë në gjuhën shqipe mëse 320 artikuj studimorë të përkthyer nga burimet më prestigjioze akademike botërore. Temat e trajtuara kanë qenë nga më të larmishmet dhe kanë mbuluar aspekte të rëndësishme të sferave të studimeve teologjike dhe fetare si “raportet mes fesë dhe shkencës”, “feja dhe arti” “ateizmi dhe besimi”, “teologjia dhe filozofia”, “feja dhe sekularizmi”, “marrdhëniet mes fesë dhe shkencave sociale”, “dogma fetare përballë raconalitetit”, “moderniteti dhe besimi” etj... Që prej themelimit, në faqen Erasmus janë sjellë në shqip kontribute nga mëse 180 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për here të parë në gjuhën shqipe. Krahas artikujve, faqja Erasmus i ofron lexuesit edhe libra të plotë studimorë rreth temave të ndryshme të religjiozitetit të cilat të interesuarit do të mund t’i gjejnë tek rubrika “Botimet Erasmus”. Këto libra janë pjesë e përpjekjeve shumë vjeçare të Qendrës Studimore Fetare “Erasmus” për të sjellë në gjuhën shqipe vepra akademike në fushën e studimeve fetare të shkruara nga autorë të mirënjohur. Gjatë dy dekadave të punës së saj, Qendra Studimore “Erasmus” ka botuar 16 libra studimorë, ndërkohë që shumë të tjerë akoma presin dritën e botimit.
Faqja Erasmus ëshë e hapur dhe pret kontributin e çdokujt. Kushdo që është i interesuar mund të na kontaktojë në emailin erasmus.al@gmail.com.