Hyrje Në librin biblik të Zanafillës 18:23-25, profeti Abraham pasi mëson se qyteti i Sodomës do të shkatërrohet nga Zoti, ngre dy pyetje në lidhje me drejtësinë e Zotit: A do të shkatërrohet me të padrejtin edhe i drejti? A do të jetë Gjykuesi i mbarë botës i
Atë Raymond E. Brown1 Fragment i shkëputur nga libri i Atë Raymond Brown me titull: “An Adult Christ at Christmas”, (The Liturgical Press, Collegeville, Minnesota, 1978) Ungjilli i Mateut dhe Lukës fillon me historinë e konceptimit të Jezusit dhe lindjen e tij
Bart Ehrman Fragment i shkëputur nga libri i “Misquoting Jesus: The Story Behind Who Changed the Bible and Why”, (Harper One 2007, kap. 4) Gruaja dhe teksti i shkrimeve Diskutimet rreth rolit të gruas nuk kanë luajtur një rol dhe aq të madh në përçimin e
Raymond Brown Fragment i shkëputur nga libri i Raymond Brown-it me titull: ‘An Introduction to the New Testament, Doubleday Publisher, New York 1996 Ungjilli i Gjonit tërheq vëmendjen për ekzistencën e një dëshmitari okular në kryqëzimin e Jezusit (19:35), që
John Dominic Crossan Fragment i shkëputur nga libri i autorit John Dominic Crossan me titull: “The Birth of Christianity”, HarperSan Francisco, New York 1999 Ungjilli i Thomait nuk është, pikë së pari, një nevojë hipotetike (si burimi Q) por një dokument
Benjamin Keldani Fragment i shkëputur nga libri i Benjamin Keldanit, “Muhamedi në Bibël”, (Botime Erasmus, 2004)“PARAKLETI” NUK ËSHTËFRYMA E SHENJTË Në këtë artikull mund të diskutojmë tani për “Parakletin” e famshëm të Ungjillit të Katërt.
Kaufman Kohler & Krauss Samuel Triniteti është dogma themelore e krishterimit; ai është koncepti i bashkimit në një Zot të vetëm të Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë, kuptuar si tre persona infinit. Ishte koncili i Nikesë, më veçanërisht kredo atanasiane që
Atë Raymond Brown Fragment i shkëputur nga libri i Raymond Brown-it me titull: ‘An Introduction to the New Testament, Doubleday Publisher, New York 1996 Nëse ne do të ktheheshim pas në kohë, do të shihnim se titulli “Ungjilli sipas Mateut”1 i është
Bart D. Ehrman Fragment i shkëputur nga lib i Bart D. Ehrman-it me titull: “Forged” (Harper One, 2011), f. 79-115. Kur në vitin 1971 u bëra i krishterë dhe anëtar i Kishës “Instituti jeta e re” (borne again) isha i etur të lexoja dhe mësoja gjithçka që mundesha
Kjo faqe është pjesë Qendrës për Studime Fetare “Erasmus” dhe i dedikohet fushës së studimeve teologjike, aspekteve të shkencave sociale që ndërthuren me fenë, si edhe dialogut ndërfetar. Synimi ynë është ngritja e nivelit të artikulimit të diskursit fetar në Shqipëri dhe pajisja e lexuesit me një kornizë konceptuale analitike të nevojshme për të mundësuar një rrokje dhe vlerësim sa më të saktë të pasurisë së mendimit teologjik dhe kuptimit sa më të mirë të temave dhe prespektivave kyçe fetare.
Duke pasur parasysh kontekstin fetar shqiptar faqja fokusohet tek Islami dhe Krishterimi. Një gjë e tillë do të bëjë të mundur sqarimin e shumë keqkuptimeve mbizotëruese në shoqëri në lidhje me fetë, si dhe do të kontribuojë në ngritjen e nje diskursi analitik mbi religjionet mbështetur mbi një bazë solide akademike. Theksi mbi shkencat sociale synon që të krijojë një tablo sa më të thellë dhe më të gjerë të feve duke ndërlidhur temat teologjike me impaktin dhe mënyrën se si ato janë manifestuar në historinë, civilizimet dhe shoqëritë njerëzore. Po ashtu, qasja akademike e faqes është e ngritur edhe mbi një element krahasimor ku tema të përbashkëta të feve analizohen përbri njëra tjetrës duke nxjerrë në pah ndërthurjet dhe dallimet midis tyre. E gjithë kjo synon ta mbruajë lexuesin me një kuptim tri dimensional të diskursit fetar, si dhe të vlerës dhe impaktit të tij në historinë e njerëzimit, sidomos sa i përket raportit me modernitetin.
Në këtë kontekst, derimëtani faqja Erasmus ka sjellë në gjuhën shqipe mëse 320 artikuj studimorë të përkthyer nga burimet më prestigjioze akademike botërore. Temat e trajtuara kanë qenë nga më të larmishmet dhe kanë mbuluar aspekte të rëndësishme të sferave të studimeve teologjike dhe fetare si “raportet mes fesë dhe shkencës”, “feja dhe arti” “ateizmi dhe besimi”, “teologjia dhe filozofia”, “feja dhe sekularizmi”, “marrdhëniet mes fesë dhe shkencave sociale”, “dogma fetare përballë raconalitetit”, “moderniteti dhe besimi” etj... Që prej themelimit, në faqen Erasmus janë sjellë në shqip kontribute nga mëse 180 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për here të parë në gjuhën shqipe. Krahas artikujve, faqja Erasmus i ofron lexuesit edhe libra të plotë studimorë rreth temave të ndryshme të religjiozitetit të cilat të interesuarit do të mund t’i gjejnë tek rubrika “Botimet Erasmus”. Këto libra janë pjesë e përpjekjeve shumë vjeçare të Qendrës Studimore Fetare “Erasmus” për të sjellë në gjuhën shqipe vepra akademike në fushën e studimeve fetare të shkruara nga autorë të mirënjohur. Gjatë dy dekadave të punës së saj, Qendra Studimore “Erasmus” ka botuar 16 libra studimorë, ndërkohë që shumë të tjerë akoma presin dritën e botimit.
Faqja Erasmus ëshë e hapur dhe pret kontributin e çdokujt. Kushdo që është i interesuar mund të na kontaktojë në emailin erasmus.al@gmail.com.