Një libër nga Wendy Brown

Recension Regulating Aversion: Tolerance in the Age of Identity and Empire (Princeton University Press, 2006). 268 pages. $29.95 (cloth)

Recensuesi: John A. Hall, McGill University

Ky është një libër mbresëlënës, një skepticizëm i mirëmbështetur rreth një praktike të konsideruar meritore, i shndërruar në tërheqës nga pasioni i tij, i mprehët në kritikën negative dhe në inteligjencë. Argumenti i tij është kompleks e për rrjedhojë i gjithë recensioni do të merret me evidentimin e pozicionit që Brown ka marrë përpara se sa të evidentojë disa pika diskutimi.

Toleranca përflitet se ka ndryshuar karakter. Në fillim ajo qe progresive, futja e lirisë së ndërgjegjes qe shkaku i fundit të luftërave fetare në fillim të modernizmit Europian. Për sa kohë që multikulturalizmi fitoi terren në vitet 1980, toleranca u lidh me politikën e identitetit. Brown e vë në pikëpyetje këtë (narrativë). Së pari; kulturat në fjalë janë materializuar (reified), secila prej tyre prezumohet se ka një fillim të veçantë nga tjetra. Së dyti, tolerimi është mospërfillës, diçka e dhënë nga më të fuqishmit ndaj atyre që ato nuk  pëlqejnë. Së treti, kërkesa e sotme për të toleruar ka mungesë të theksuar vetë-ndërgjegjësimi. Të tjerët janë akuzuar se janë futur në kurth nga kultura, ne jemi të prezumuar se jemi të pavarur, dergoi në një “keq perceptim” të thellë të popullatës së shenjëstruar që nuk ka mundësi të zgjedhë, të lirë për të lëvizur mes grupimeve të ndryshme të shoqërisë siç na pëlqen. Natyrisht që pas kësaj qëndron një supozim – që na çon në një “keq perceptim” të thellë të popullsisë së shenjëstruar se zgjedhja është e mirë, se individualizmi është më i rëndësishëm se të gjithë vlerat e tjera. Së katërti, diskursi bashkëkohor i tolerancës nuk është aspak tërësisht i mirë dhe i kapërdishëm. Kjo përbuzje e përbrendshme dërgon në mosmarrjen seriozisht të tjetrit, jo më t’u sigurohet mundësi substancialisth të barabarta jetese, ndërkohë që asgjë më pak se sa imperializmi justifikohet ndaj atyre që konsiderohen jo-tolerant.. E gjitha kjo të çon tek një analizë fukojane e qeverisjes, që është, një përshkrim i gjenealogjisë dhe karakterit të fshehur të presupozimeve që kontrollojnë dhe drejtonë mënyrat se si veprojmë në botë. Ndonëse argumenti është abstrakt për shumicën e librit, duhet të dimë që dy kapituj kanë një përmbajtje empirike. I pari vë përballë fatin e hebrenjve dhe grave, hebrenjtë u toleruan por “nuk u lanë brenda” ndërsa grave iu dhurua barazia vetëm sepse struktura e thellë e liberalizmit është e tillë që në mënyrë të përhershme e dërgon gruan në një hapësirë private jo-kercenuese. Kapitulli i dytë analizon gjerë e gjatë dhe me hollësi kodet e fshehura të Simon Wiesenthal Center Museum of Tolerance në Los Angeles. Brown është e zonja në evidentimin se si toleranca është reduktuar në nj qendrim, d.m.th. një angazhim moral të shkëputur nga çdo kuptim sociologjik strukturor të strukturave të pushtetit.

Ne mund të biem dakord në shumë pika. Për të përdorur një seri konceptesh të ndryshme por te lidhura me temën, liberalizmi nuk është neutral ndërsa të tjerët janë ideologjik: në fakt është e kundërta sepse ai është një ideologji dhe duhet të diskutohet si e tillë (dhe sipas meje, duke pasur preferenca Kantiane dhe besimin e vazhdueshëm në benefitet politike të “le doux commerce,”) dhe të mbrohet si i tillë. Duket një rifreskim mendimesh kur ke dikë në të majtë që të thotë qartësisht se politika e identitetit mund të jetë regresive, një kulturalizëm i dyshuesh në ved se ndreqja e gabimeve të klasës. Në fund, Brown ka më se të drejtë të ngre shqetësimin se zhdukja e strehës kulturore mund të krijoi në vend se ti asgjësoj dallimet e tilla.  Shumë prej atyre që promovojnë diferencën, së paku në Kanada, nuk kanë asnjë eksperience jete në shoqëri thellësisht të ndara dhe habiten kur ndjejnë se diferenca më e vogël që lind e lë pas krahëve atë tolerancë që ato promovojnë.

Megjithëkëtë, autorja është e hapur për një kritikë të ashpër ndaj kësaj. Ato që tolerojnë jo përherë e ndjejnë se kanë të drejtë. Për shembull, vepra e Monteskjes “Letrat Persiane”, përqesh pretendimin universal të perëndimit si dhe të lindjes. Në to, Monteskje flet për një intolerancë absolute në shumë pak situata (nuk ka frikë dhe nuk ka skllavëri) në kombinim me relativizëm diku gjetkë. Natyrisht pika e fundit është e drejtë; seksi është qesharak në çdo mënyrë që t’i ta bësh atë. Mbi të gjitha, shume ndjenjë faji kundrejt dështimeve tona është shprehur aty; pavarësisht se e gjithë kjo është një korrigjues i duhur. Nuk jemi përherë ne që i burgosim të tjerët. Shumë shpesh përpjekja tonë për të kapur dhe modeluar të tjerët është një sipërmarrje politike e ndërmarrë nga sipërmarrës politik tejet distant nga establishmenti – siç ka qenë e vërtetë, sa për të dhënë një shembull të cilin e njoh, nacionalizmi çek i fundit të shekullit të 19. Si pasojë është shpesh jetike të qënurit intolerant, siç shembulli i dhunës taktike të nazizmit mbi Weimar na e tregon. Në një nivel të përgjithshëm, argumenti është tejet idealist, siç është shpesh e vërtetë për ata që ndjekin mendimet e Foucault. Kornizat mendore mund të strukturojnë realitetin por po aq shpesh realiteti i strukturon ato. Së fundi, politikat pozitive të autores janë të errëta. Ajo në fund duket se favorizon tolerimin e ndasive, por ajo admiron edhe universalizimin e lëvizjeve për të drejtat e njeriut. Cila prej tyre është? Ajo ka të drejtë kur nënvizon se postulati nën të cilën shoqëritë tona jetojnë “konsumatorë të botës bashkohuni” është më pak sefisnik. A ekziston nj alternativë praktike më e mirë?

Tags: , , , Last modified: 05/01/2021
Close