John Tolan Bonaparti: Profeti si ligjdhënës, burrështetas, hero Në Nil e gjej atë sërish. Egjipti feks me zjarrin e agimit të tij. Në Lindje u ngrit ylli i tij perandorak. Pushtues, entuziast, vezullon plot prestigj. Një gjeni që la pa
Jonathan Brown Parathënia e Autorit Disa vite më parë isha përfshirë në një debat në radio me një historian të shquar britanik i cili kohët e fundit kishte shkruar një libër të bujshëm mbi origjinën e Islamit. Ai pohoi, me një ton të qartë
Jonathan A.C. Brown Nëse ekziston një fushë e trashëgimisë Islame që është e njohur për lexuesin e thejshtë është ajo e politikës. Sidoqoftë, kjo është një temë që Kurani nuk e adreson në mënyrë të detajuar. Temat e pushtetit dhe bindjes, e ngjitjes dhe
Kush është çfarë në sheriat? – Wael B. Hallaq Fragment i shkëputur nga libri Wael B. Hallaq, Introduction to Islamic Law (Cambridge: Cambridge University Press 2009), f. 7-14 Gjykatësit, avokatët dhe noterët janë në mënyrë të padiskutueshme produkte të
Jonathan A.C. Brown HYRJE Tradita mistike islame, ose ndryshe Sufizmi, ka qenë historikisht një nga përbërësit më të rëndëishëm të fesë. Në historinë islame, Sufizmi ka luajtur një rol të dyfishtë. Nga njëra anë, ai ka shërbyer si një mjet përmes të
Tim Winter Islami është një kishë e gjerë, e ndarë ashtu si dhe e bashkuar nga leximet rreth jetës së themeluesit të saj. Shekulli i njëzetë e ka parë profetin të rishpikur në mënyra të shumëfishta dhe herë herë të pamundura: si pacifist (nga Hasan Askeriu),
Imam Neveviu Fragment i shkëptur nga libri i Imam Neveviut, “El-Mekasid: Ma jexhibu ma’rifetuhu min el-din”(Objektivat: Çfarë është e domosdoshme të njihet prej fesë”. (Botime: Mektebeh el-Ghazali, Siri 2001), fq. 56-66 Rregullat e udhës së
Jonathan A.C. Brown Fragment i shkëputur nga libri i autorit Jonathan Brown me titull “Hadith: Muhammad’s Legacy in the Medieval and Modern World”, Oxford:Oneworld Publications (2009), fq. 240-269. Hyrje: përcaktimi i platformës për modernitetin dhe
Rezart Beka Në jetën e një besimtari, preokupimi parësor është Islami. Feja është një amanet i dorës së parë, të cilin çdo besimtar është i urdhëruar ta përmbushë në mënyrë sa më të plotë dhe të vetëdijshme. Besimi dhe përsosja e tij është
Abdur-Rahman Ibn Yusuf Në vitin 80 hixhri lindi një personalitet i madh, i cili u angazhua në studimin e shkencave fetare me dijetarët e mëdhenj të kohës së tij. Ai vijoi ta përpunonte dhe ta kodifikonte këtë dije, veçanërisht në fushën e jurisprudencës (fikhut),
Kjo faqe është pjesë Qendrës për Studime Fetare “Erasmus” dhe i dedikohet fushës së studimeve teologjike, aspekteve të shkencave sociale që ndërthuren me fenë, si edhe dialogut ndërfetar. Synimi ynë është ngritja e nivelit të artikulimit të diskursit fetar në Shqipëri dhe pajisja e lexuesit me një kornizë konceptuale analitike të nevojshme për të mundësuar një rrokje dhe vlerësim sa më të saktë të pasurisë së mendimit teologjik dhe kuptimit sa më të mirë të temave dhe prespektivave kyçe fetare.
Duke pasur parasysh kontekstin fetar shqiptar faqja fokusohet tek Islami dhe Krishterimi. Një gjë e tillë do të bëjë të mundur sqarimin e shumë keqkuptimeve mbizotëruese në shoqëri në lidhje me fetë, si dhe do të kontribuojë në ngritjen e nje diskursi analitik mbi religjionet mbështetur mbi një bazë solide akademike. Theksi mbi shkencat sociale synon që të krijojë një tablo sa më të thellë dhe më të gjerë të feve duke ndërlidhur temat teologjike me impaktin dhe mënyrën se si ato janë manifestuar në historinë, civilizimet dhe shoqëritë njerëzore. Po ashtu, qasja akademike e faqes është e ngritur edhe mbi një element krahasimor ku tema të përbashkëta të feve analizohen përbri njëra tjetrës duke nxjerrë në pah ndërthurjet dhe dallimet midis tyre. E gjithë kjo synon ta mbruajë lexuesin me një kuptim tri dimensional të diskursit fetar, si dhe të vlerës dhe impaktit të tij në historinë e njerëzimit, sidomos sa i përket raportit me modernitetin.
Në këtë kontekst, derimëtani faqja Erasmus ka sjellë në gjuhën shqipe mëse 320 artikuj studimorë të përkthyer nga burimet më prestigjioze akademike botërore. Temat e trajtuara kanë qenë nga më të larmishmet dhe kanë mbuluar aspekte të rëndësishme të sferave të studimeve teologjike dhe fetare si “raportet mes fesë dhe shkencës”, “feja dhe arti” “ateizmi dhe besimi”, “teologjia dhe filozofia”, “feja dhe sekularizmi”, “marrdhëniet mes fesë dhe shkencave sociale”, “dogma fetare përballë raconalitetit”, “moderniteti dhe besimi” etj... Që prej themelimit, në faqen Erasmus janë sjellë në shqip kontribute nga mëse 180 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për here të parë në gjuhën shqipe. Krahas artikujve, faqja Erasmus i ofron lexuesit edhe libra të plotë studimorë rreth temave të ndryshme të religjiozitetit të cilat të interesuarit do të mund t’i gjejnë tek rubrika “Botimet Erasmus”. Këto libra janë pjesë e përpjekjeve shumë vjeçare të Qendrës Studimore Fetare “Erasmus” për të sjellë në gjuhën shqipe vepra akademike në fushën e studimeve fetare të shkruara nga autorë të mirënjohur. Gjatë dy dekadave të punës së saj, Qendra Studimore “Erasmus” ka botuar 16 libra studimorë, ndërkohë që shumë të tjerë akoma presin dritën e botimit.
Faqja Erasmus ëshë e hapur dhe pret kontributin e çdokujt. Kushdo që është i interesuar mund të na kontaktojë në emailin erasmus.al@gmail.com.