Raymond Brown Fragment i shkëputur nga libri i Raymond Brown me titull: “An Adult Christ at Christmas; The Liturgical Press 1978, f. 1-3 Ungjilli i Mateut dhe Lukës fillon me historinë e konceptimit të Jezusit dhe lindjen e tij (quajtur ndryshe rrëfimi i lindjes).
Atë Raymond Brown Fragment i shkëputur nga libri i Atë Raymon Brown me titull: “An Introduction to New Testament Christology”, Paulist Pres, New York 1994 Kjo qasje dallon nga ajo e liberalizmit jo akademik në shumë mënyra. Ajo pranon se Dhjata e Re është
Leonard M. Weber Fragment i shkëputur nga: “Encyclopedia of Theology”, Edited by Karl Rahner, (Burns & oates publishing), 1975, f. 178-184 Celibat këtu do të thotë jo thjesht fakti i të mos qënit të martuar, ndonëse një gjendje e tillë mund të ketë lidhje
Rezart Beka E gjithë filozofia e Niçes duket sikur përshkon një rrugë të vetme e cila të shpie domosdoshmërish tek koncepti i mbinjeriut. Nëse do të bënim një skicë të kësaj rruge do të shihnim se ajo ka katër terma kyç. I pari është vdekja e Zotit, i dyti
Philip L. Quinn Fragment i shkëputur nga: “A Companion to Philosophy of Religion (Blackwell Companions to Philosophy) by Philip L. Quinn and Charles Taliaferro (Paperback – Jun 25, 1999), f. 541-548 Sipas një koncepti të hershëm, gabimet njerëzore janë
Keith Ward Në këtë ese dëshiroj të tregoj se ndonëse shumë vlerësime tradicionale të krishtera për figurën e Muhamedit kanë qenë negative, gjithsesi duke nisur nga shekulli i nëntëmbëdhjetë janë bërë shumë përpjekje domethënëse për ta parë
WALTER S. WURZBURGER & WILLIAM J. WOLF Koncepti hebraik i shëlbimit përbëhet nga shtresa të ndryshme të cilat reflektojnë shumësinë e ngjyrimeve të termit hebraik kipper(të kryesh shëlbimin). Etimologjikisht, ky term biblik mund të marrë këto kuptime:
DESIREE BERENDSEN NJË DISKUTIM I TEORIVE TË FESË TË KARL RAHNERIT DHE GERHARD OBERHAMMERIT Fragment i shkëputur nga revista akademike: Studies in Interreligious Dialogue, Nr. 9, viti 1999, f. 189-206 Problemi: Çfarë është feja? Teologët i përqasen
Marcus Braybrooke Çështja e marrëdhënieve gjinore dhe seksualitetit, siç është shprehur edhe John Macquarrie, është një “dinamit” 1 i vërtetë. Ai citon Linda Woodhead, e cila ka shkruar rreth grave/feminilitetit në “The Oxford Companion to
Thomas Rausch SJ Dishepullësia e krishterë duhet të frymëzojë si jetën tonë ndërpersonale ashtu dhe atë shoqërore. Moraliteti seksual merret me shprehjen e përshtatshme të shtysës për intimitet, dashuri dhe riprodhueshmëri, e cila luan një rol mjaft të
Kjo faqe është pjesë Qendrës për Studime Fetare “Erasmus” dhe i dedikohet fushës së studimeve teologjike, aspekteve të shkencave sociale që ndërthuren me fenë, si edhe dialogut ndërfetar. Synimi ynë është ngritja e nivelit të artikulimit të diskursit fetar në Shqipëri dhe pajisja e lexuesit me një kornizë konceptuale analitike të nevojshme për të mundësuar një rrokje dhe vlerësim sa më të saktë të pasurisë së mendimit teologjik dhe kuptimit sa më të mirë të temave dhe prespektivave kyçe fetare.
Duke pasur parasysh kontekstin fetar shqiptar faqja fokusohet tek Islami dhe Krishterimi. Një gjë e tillë do të bëjë të mundur sqarimin e shumë keqkuptimeve mbizotëruese në shoqëri në lidhje me fetë, si dhe do të kontribuojë në ngritjen e nje diskursi analitik mbi religjionet mbështetur mbi një bazë solide akademike. Theksi mbi shkencat sociale synon që të krijojë një tablo sa më të thellë dhe më të gjerë të feve duke ndërlidhur temat teologjike me impaktin dhe mënyrën se si ato janë manifestuar në historinë, civilizimet dhe shoqëritë njerëzore. Po ashtu, qasja akademike e faqes është e ngritur edhe mbi një element krahasimor ku tema të përbashkëta të feve analizohen përbri njëra tjetrës duke nxjerrë në pah ndërthurjet dhe dallimet midis tyre. E gjithë kjo synon ta mbruajë lexuesin me një kuptim tri dimensional të diskursit fetar, si dhe të vlerës dhe impaktit të tij në historinë e njerëzimit, sidomos sa i përket raportit me modernitetin.
Në këtë kontekst, derimëtani faqja Erasmus ka sjellë në gjuhën shqipe mëse 320 artikuj studimorë të përkthyer nga burimet më prestigjioze akademike botërore. Temat e trajtuara kanë qenë nga më të larmishmet dhe kanë mbuluar aspekte të rëndësishme të sferave të studimeve teologjike dhe fetare si “raportet mes fesë dhe shkencës”, “feja dhe arti” “ateizmi dhe besimi”, “teologjia dhe filozofia”, “feja dhe sekularizmi”, “marrdhëniet mes fesë dhe shkencave sociale”, “dogma fetare përballë raconalitetit”, “moderniteti dhe besimi” etj... Që prej themelimit, në faqen Erasmus janë sjellë në shqip kontribute nga mëse 180 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për here të parë në gjuhën shqipe. Krahas artikujve, faqja Erasmus i ofron lexuesit edhe libra të plotë studimorë rreth temave të ndryshme të religjiozitetit të cilat të interesuarit do të mund t’i gjejnë tek rubrika “Botimet Erasmus”. Këto libra janë pjesë e përpjekjeve shumë vjeçare të Qendrës Studimore Fetare “Erasmus” për të sjellë në gjuhën shqipe vepra akademike në fushën e studimeve fetare të shkruara nga autorë të mirënjohur. Gjatë dy dekadave të punës së saj, Qendra Studimore “Erasmus” ka botuar 16 libra studimorë, ndërkohë që shumë të tjerë akoma presin dritën e botimit.
Faqja Erasmus ëshë e hapur dhe pret kontributin e çdokujt. Kushdo që është i interesuar mund të na kontaktojë në emailin erasmus.al@gmail.com.