Atalia Omer
Burimi:Atalia Omer, “Turning Palestine into a Terra Nullius: On Amalek and ‘Miracles,’” Journal of Genocide Research (May 22, 2025), 1-22
Amaleku! A është kjo thjesht një retorikë?
Në daljen e Burgut Ofer pranë Ramallahut, në ditën e parë të lirimit të pengjeve politike palestineze dhe të burgosurve si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit që ndërpreu një fazë të genocidit në Gaza (8 tetor 2023-19 janar 2025), njerëzit vunë re një slogan të madh të përgatitur nga Shërbimet e Sigurisë, shkruar në tre gjuhë, i cili ndryshonte vetëm në fjalën e fundit. Mesazhi shkruante: “Kombi i përjetshëm nuk harron. Unë do t’i ndjek dhe do t’i mposht armiqtë e mi.” Fjala angleze “overtake” (mposht) në gjuhën hebraike rezulton në trajtën “Do t’i zë” (asigam) dhe evokon Psalmin 18:28: “Unë i kam zënë dhe mposhtur armiqtë e mi; dhe as nuk u ktheva pas derisa ata u shkatërruan.” Në gjuhën arabe, fjala e përdorur është abidahum, që do të thotë “Do t’i asgjësoj ata.” Ky slogan nënkupton leximin prevalues të një rrëfimi biblik që lidhet me historinë e Amalekut, që njihet si armiku tipik i izraelitëve. Një lexim literal i Amalekut, shpie në përftimin e një të drejte legjitime për të kryer genocide (al ibada el xhama’ija në arabisht).[1]
Në tekstin biblik Amaleku përmendet shumë herë. Ai përmendet si pasardhës i Esaut, vëllai dhe paraardhësi i Jakobit të Edomiteve (Zanafilla 36:16). Jakobi, emri i të cilit ndryshoi në Izrael pas përleshjes me një engjëll, e mashtroi vëllanë më të madh Esaun, duke i zënë vendin si fëmija kryesor i Isakut dhe Rebekës. Eksodi 17:8 tregon se si fisi i Amalekut sulmoi izraelitët më të dobët dhe më të lodhur në fund të karvanit tek po dilnin nga Egjipti në eksodin e tyre. Ky episod është arsyeja se përse Zoti udhëzon mbretin Saul përmes profetit Samuel (në 1 Samuel 15:1-9) që ta kujtojë dhe mos ta harrojë kurrë se çfarë Amaleku kishte bërë dhe njëherazi, t’i asgjësonte ata. Ky segment biblik lidhet me Eksodin 17:4, ku Zoti betohet që t’i shkatërrojë amalekët. Në sipërfaqe, një lexim literal i këtij pasazhi biblik dikton një “urdhëresë për genocid” kundër armiqve të Izraelit, si përfaqësim i Amalekëve bashkëkohorë. Amaleku dhe narrativa bashkëshoqëruese biblike e hakmarrjes kanë funksionuar si një rezervuar për Netanjahun dhe politikanë të tjerë që të justifikojnë dhe t’u japin kuptim agjendave të tyre, që nga ana tjetër përbëjnë evidenca të shumta të paraqitura në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në një përpjekje për të përcaktuar një herë e mirë qëllimin genocidial të Izraelit.[2]
Por megjithatë, ekspertë dhe institucione të ndryshme izraelite, si Instituti Izraelit për Demokraci, e kanë hedhur poshtë përdorimin publik të “asgjësimit të Amalekut” si provë ligjërisht e pranueshme për nxitjen e genocidit bazuar në trazirën emocionale që 7 tetori kishte prodhuar dhe në faktin se kemi të bëjmë gjithsesi me “thjesht një retorikë.”[3] Por në këtë pikë lind pyetja se përse politikanët sekularë sionistë hebrenj dhe të tjerë njerëz në pozita udhëheqëse aktivizojnë literalizmin biblik për t’u dhënë autorizim dhe legjitimitet vizioneve të tyre të dhunshme. Për shembull, Ariel Porat, Presidenti i Universitetit të Tel Avivit dhe një figurë e njohur në protestat demokratike që i rezistoi grushtit gjyqësor në muajt përpara 7 tetorit, po ashtu evokoi Amalekët për të justifikuar sulmet masive në Gaza, në disa qëndrime të artikuluara në 7 nëntor 2023.[4] Këtë qëndrim ai më pas e përforcoi, duke përdorur gjuhën e Amalekut, teksa iu përgjigjej shqetësimeve të palestinezëve pasi njëra prej tyre ishte arrestuar për kritikat e saj anti sioniste.[5] Po deri në ç’pikë përdorimi i retorikës së Amalekut është thjesht një retorikë apo një devijim nga Sionizmi normativ, ashtu si dhe deri në ç’pikë është ajo endemike për Sionizmin në narrativën e tij sekulare dhe fetare si një teologji politike e mbështetur mbi një të drejtë literaliste (sekulare) biblike ndaj tokës së Palestinës? Dhe çfarë mund të nënkuptojë ajo për dikë që përballë një populli biblik urdhërohet të kryejë genocid? Këto pyetje hapin shtegun dhe diktojnë nevojën e një shqyrtimi më të gjerë rreth marrëdhënieve midis fesë dhe dhunës (së stabilizuar) koloniale.
Kolonializmi i stabilizuar (settler colonialism) përshkruan se si palestinezët e kanë përjetuar Sionizmin që në fillimet e kolonizimit të Palestinës, sponsorizuar dhe mbështetur nga britanikët, nga ana e hebrenjve të Evropës. Shkatërrimin e Gazës palestinezët e shohin si një manifestim të logjikës eliminuese të kolonializmit të stabilizuar, duke përdorur konceptin e Nakbës për të paraqitur procesin e gjatë të shpopullimit, dominimit dhe mohimit që u është dashur të vuajnë.[6] Nakba, apo katastrofa palestineze e viteve 1947-1949, ishte një ngjarje që konsistoi në një shpopullim masiv të palestinezëve nga milicia parashtetërore hebraike, që më vonë do të shndërrohej në ushtrinë izraelite. Por megjithatë, dekadat që pasuan palestinezët i shohin si pjesë e një procesi të tejzgjatur të “Nakbas së vazhdueshme,” që aplikon logjikën e kolonializmit të stabilizuar të zgjerimit të territoreve “hebraike” dhe zvogëlimit të numrit të vendasve në këtë tokë.[7]
Ky vështrim i Nakbës si një proces i vazhdueshëm hedh dritë mbi arsyen se përse sulmi i drejtuar nga Hamasi në 7 tetor jo vetëm që aktivizoi një lexim genocidial të historisë së Amalekut, por gjithashtu shërbeu edhe si një nxitje për interpretimin e dhunës si një “mrekulli” rastësore. Për shembull, Orit Strook, ministria e Projekteve Kombëtare dhe Kolonizimit, iu bashkua kolonizatorëve të tjerë në qeveri, si Bezalel Smotrich, në mbështetjen e saj për genocidin dhe moskokëçarjes ndaj jetëve të hebrenjve izraelitë dhe pengjeve të tjerë në tunelet e Gazës, sipas logjikës që kjo mundësi sakralizonte martirizimin e pazgjedhur të pengjeve.[8] Në korrik të vitit 2024 ajo u shpreh haptazi rreth 7 tetorit, duke e përshkruar si një moment të mrekullueshëm që lejonte ligjshmërinë dhe ekspansionin e vendbanimeve dhe pikave të kontrollit. Duke u folur hebrenjve kolonizues në një mënyrë të re përligjëse, ajo u shpreh: “Ndihem si dikush që është duke pritur në një semafor dhe pastaj ngjyra jeshile ndizet… Ne duam të bëjmë sa më shumë që të jetë e mundur në Tokën e Izraelit ashtu dhe në Kodrat e Hebronit specifikisht… Në vështrimin tim, kjo është një detyrë e shenjtë.” Interpretimin e Strook rreth kohës si një “mrekulli” unë e shoh nëpërmjet një prizmi historik që hedh dritë mbi arsyen se përse agjenda e saj kolonizuese qartësisht fetare i amplifikon dhe nuk distancohet nga praktikat sekulare sioniste. Ata gjithashtu kapitalizojnë momentet oportune të lejueshmërisë ndërkombëtare për ta “judaizuar” Palestinën, që është sine qua non për shndërrimin e Sionizmit në një realitet politik etnokombëtar. Nëse duam të jemi kritikë në të menduarit tonë, “judaizimi” dhe të qenit hebre nuk janë aspak dy terma sinonime mes tyre. I pari konsiston në një dhunë të nënkuptuar ndaj palestinezëve, ndërsa i dyti na shpie drejt një game të gjerë konceptesh historike të traditës hebraike që edhe janë interpretuar, edhe kundërshtuar. Dukshëm, infrastruktura sioniste sekulare parashtetërore e përkushtuar ndaj kolonizimit në dekadat e para të mandatit britanik, territoret e blera i etiketoi si të “judaizuara,” “çliruara” apo edhe “riblera.”[9] Siç e them edhe në këtë artikull, gjeologjia e Sionizmit në projektin e Evropës së modernitetit / kolonialitetit dhe leximit të krishterë biblik të eskatologjisë hebraike, hedh akoma dhe më shumë dritë mbi lidhjen midis Amalekut dhe “mrekullisë.” “Mrekullia” është konvergjenca e konkuistës së tokës dhe teologjive supremaciste apo mesianike me faktorët dhe aktorët ndërkombëtarë që lehtësojnë transformimin e tokës me njerëz në një terra nullius.
Prandaj (në artikullin që do vijoj) unë ngre pyetjen se përse “amalekizimi” i palestinezëve dhe diskurset e “mrekullisë” nuk mund të kuptohen thjesht si zhvendosje reaksionare fetare dhe përse fuqia e tyre diskursive është në përputhje me të ashtuquajturin sekularizim judeo-kristian, nëpërmjet ndërlidhjes së modernitetit sekular hebre me Sionizmin.[10] Amaleku dhe “mrekullia” sakralizojnë veprën e konkuistës, dëbimit dhe asgjësimit, që kishte mbështetur edhe kolonizimin sekular të Palestinës. Në këtë kuptim, distancimi i binarizimit të Sionizmit “sekular” dhe “fetar” qartëson rrënjët e dhunës në modernitetin e krishterë evropian. Më pas përpiqem të gjurmoj trashëgiminë moderne të traditës judeo-kristiane. Së dyti, shqyrtoj përse përdorimi retorik i Amalekut si një diskurs etnofetar i racializuar reflekton forcën operative të sekularitetit (neo) kolonial të judeo-kristianëve. Së treti, trajtoj diskursin e “mrekullisë” që karakterizon 7 tetorin dhe marrëdhënien e saj me vritshmërinë e palestinezëve dhe diskursin kolonial të terra nullius.
Biblikalizmi judeo-kristian dhe shpagues
“Judeo-kristiania” është një konstrukt zëvendësues që përforcon modernitetin e krishterë perëndimor. Kur Ferdinand Christian Baur e përdori për herë të parë në vitin 1831, ky togfjalësh nënkuptonte “Katolicizmin që ishte ende i përbërë nga Judaizmi apo elementë “semitikë”.[11] “Semitikja” ishte gjithashtu një koncept i saposajuar, me rrënjë në teoritë filologjike raciste.[12] Ky prodhim i fundshekullit të nëntëmbëdhjetë, pra ky koncept i “judeo-kristianes” është në harmoni edhe me perspektivën filozofike të Kantit, vepra e të cilit përbën një themel të patjetërsueshëm në ndërtimin e modernitetit evropian sekular. Rrënjët “etnike” të Krishtërimit Kanti i përftoi nga historia e mishëruar politike dhe historiciste e hebrenjve në Palestinë, duke përsëritur gramatikën zëvendësuese të teologjisë së krishterë, por gjithashtu edhe duke i paraprirë logjikës genocidiale të modernitetit të krishterë evropian, përballë ekzistencës aktuale të hebrenjve në Evropë. De-etnicizimi kantian i Krishtërimit dhe etnicizimi i hebrenjve në riprodhimin e Krishtërimit si një “fe e arsyes,” lidhet me teologjitë e krishtera restauruese që kishin qarkulluar që nga koha e Reformacionit, teksa përpiqeshim “t’i rikthenin” hebrenjtë “atje ku nga vinin.”[13] Teologjitë restauruese, të njohura ndryshe edhe si Sionizmi i krishterë, në kohë i paraprin Sionizmit hebre.[14] Por megjithatë, politikisht ato u vunë në zbatim vetëm pas shpalljes në vitin 1917 të Deklaratës Balfur, kur për interesat perandorake ishte e përshtatshme të aktivizoheshin botëkuptimet eskatologjike të krishtera të “kthimit” të hebrenjve në Palestinë.[15] Ç’është me rëndësi, ata që i instrumentalizojnë këto botëkuptime nuk lënë pa përfshirë edhe shkatërrimin përfundimtar të hebrenjve. Në mënyrë të veçantë, teologu i krishterë palestinez, Mitri Raheb i referohet teologjisë restauruese dhe, më gjerë, Krishtërimit perëndimor, përfshirë edhe varietetet liberale post Holokaust, si një “software teologjik” për hardware-n e perandorisë.[16]
Kryqëzimi i teologjisë dhe studimeve të racializuara filologjike të shekullit të nëntëmbëdhjetë prodhuan judeo-kristianen si një koncept i racializuar. Sipas filozofit Anya Topolski, koncepti i judeo-kristianes që prej asaj kohe ka funksionuar në regjistra të shumtë, përfshirë dhe për të shërbyer si një sinonim i sekularizmit, racizmit anti-mysliman dhe apologjisë së Holokaustit. Ky shenjues polimorfik fsheh gjenealogjinë e judeo-kristianes si një nocion anti-mysliman dhe anti-hebre bashkë.[17] Me përdorimin e judeo-kristianes pra, unë përçoj një formë të leximit zëvendësues (supersessionist) të konceptit të hebraikes përkthyer në kolonizimin material të Palestinës. Ky lexim përfshin asimilimin brenda kornizave “qytetëruese” dhe genocidiale të krishtera perandorake.[18] Ironikisht, siç shkruan edhe filozofi Brian Klug, hebrenjtë u bënë evropianë në mënyrë përfundimtare përmes projektit sionist, që u lejonte të merrnin pjesë në kornizën orientaliste evropiane, një pikë kjo e përkrahur me të dhëna nga reflektimet e sionistit të hershëm hebre Max Nordeau, rreth asaj se si Sionizmi i zgjeroi “kufijtë moralë” të Evropës, që është dhe referenca e ish kryeministrit izraelit Ehud Barak se Izraeli është një “vilë në xhungël” dhe frazës së famshme të Netanjahut se “Evropa përfundon në Izrael. Pas lindjes së Izraelit, nuk ka më Evropë.”[19] “Judeo-kristiania” pra, është një diskurs i krishterë evropian, mbrujtur në një epokë koloniale dhe formacionet perandorake imperialiste.
Për rrjedhojë, disa analistë Sionizmin “sekular” hebre e interpretojnë si një formë të teologjisë politike të zëvendësimit apo tejkalimit.[20] Për shembull, Yacoov Yadgar Sionizmit i referohet si një teologji që do të zëvendësonte traditën hebraike.[21] Në të vërtetë, Sionizmi sekular historinë hebraike e mbyll nëpërmjet biblikalizmit shpagues, i cili konsiston në një kthim dhe rikrijimit selektiv të alfabetit hebraik.[22] Deklarata Izraelite për Pavarësi, si dokumenti themelor “sekular” i shpagimit, fillon duke cekur “lindjen” e “popullit hebre” në Tokën e Izraelit në temporalitetin biblik, përpara se të rihyjë në temporalitetin historik por shpagues. Kjo lëvizje drejt vizionit të “epokës së artë” origjinare dhe shpaguese është kritike për ndërtimin e etnonacionalizmit modern që, në këtë rast, është parashikuar nga kolonizimi përfundimtar i Palestinës. Imagjinata e krishterë biblike e “kthimit” të hebrenjve në tokën e “lindjes së tyre” dhe “grumbullimit të mërgimtarëve” si një “shpagim” instrumental, përdori alfabete meta-historike dhe i implementoi nëpërmjet asgjësimit dhe zhdukjes së topografive të jetës palestineze në temporalitetet historike dhe politike.[23]
Ky biblikalizëm ka aktivizuar shndërrimin ne armë të arkeologjisë, si një instrument për shenjtërimin e një projekti shtetëror etnokombëtar të zëvendësimit apo “kthimit.” Ky proces parashikohej të ndodhte në dëm të zhvendosjes dhe shpërnguljes së palestinezëve.[24] Në mënyrë të veçantë, David Ben Gurion, ideatori dhe inxhinieri i Nakbës, orkestroi një grup leximi të udhëheqësve ushtarakë, politikë dhe akademikë të viteve 1950, të cilët realitetin e tyre e rrezatojnë përmes leximit të traditës së konkuistës në Librin e Joshuasë.[25] Në të vërtetë, shumë nga figurat ushtarake sekulare të themelimit të Izraelit, si Moshe Dayan, ishin gjithashtu arkeologë amatorë të rrëfimeve biblike.[26] E megjithatë, arkeologjia biblike nuk ishte një shpikje e Dayan dhe Ben Gurionit. Lindur në kontekstin e kolonializmit të krishterë perëndimor në fundin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, arkeologjia biblike britanike, e themeluar mbi orientalizmin, e transformoi Palestinën në “Tokën e Shenjtë.” Britanikët investuan në krijimin e Departamentit të Antikeve gjatë periudhës së Mandatit Britanik dhe John D. Rockfeller Jr. dhuroi një sasi të konsiderueshme parash për të themeluar Muzeun Palestinez të Arkeologjisë në Jeruzalem, që ishte njëri ndër institucionet që mundësonte kontrollin e narrativës (meta)historike të hapësirës dhe kohës.[27] Në momentin ku jemi, mobilizimi i arkeologjisë biblike është në dorë të organizatave të krishtera dhe hebraike që përpiqen që çështjen Palestinë/Izrael ta shndërrojnë në një temë biblike, siç është rasti me Qytetin e Davidit në Jeruzalem, që rezultoi me një shpërngulje masive të palestinezëve nga lagjet Siluan në Jeruzalemin e pushtuar Lindor.[28] Varësia që narrativat hebraike sioniste kanë nga origjinat e tyre sekulare, sipas një qasjeje literale ndaj tekstit biblik, nxjerr në pah rrënjët e tyre në leximet e krishtera eskatologjike të historisë hebraike dhe në patronazhin perandorak të Britanisë dhe më pas Shteteve të Bashkuara.[29]
Por megjithatë, biblikalizmi nuk është unik vetëm për kolonizimin e stabilizuar të Palestinës. Amaleku, së bashku me tropet biblike, si “populli i zgjedhur” apo “Toka e Premtuar,” janë mobilizuar edhe në raste të tjera kolonializmi, të rreshtuar krah konstrukteve bashkëshoqëruese të mitologjive kombëtare.[30] Jo vetëm kaq, por “Izraeli” vetë për kolonizatorët që erdhën në tokën që më pas u quajt Shtetet e Bashkuara të Amerikës, funksionoi si një metaforë apo trop.[31] Disa e panë veten si “Izraeli i Ri,” i zgjedhur dhe i udhëhequr nga providenca në mënyrë të posaçme që në dëm të afrikanëve të skllavëruar dhe vendasve, të krijonte “Qytetin mbi Kodër,” pra Jeruzalemin e Ri që tejkalonte Jeruzalemin e vjetër.[32] Doktrina e Fatit të Dukshëm autorizoi pushtimin territorial dhe asgjësimin kolonial të popujve indigjenë, duke shenjtëruar kësisoj dhunën. John Corrigan shpjegon se si konsolidimi i doktrinës së Fatit të Dukshëm në shekullin e nëntëmbëdhjetë mundësoi një lexim të zgjeruar të Amalekut, duke kaluar deri te përdorimet që ai kishte pasur në shekullin e shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, përfshirë diskursin anti-katolik në Angli dhe Anglinë e Re, për të autorizuar shkatërrimin genocidial të popujve indigjenë.[33] Infrastruktura koloniale e lëshimit rrënjë mishërohej në referencat biblike të qasjes protestante ndaj shkrimeve të shenjta. Amaleku, si një “urdhëresë e riaktivizuar për genocid” në rastin e Palestinës me Izraelin, mund të preket dhe kuptohet vetëm brenda kornizës diskursive moderne/koloniale të krishterë. Është me rëndësi të posaçme të ndalemi edhe në leximin kahanist të Amalekut, përpara sesa të kalojmë në traditën e interpretimeve rabinike të tij. Dy pjesët e mëposhtme trajtojnë se si dhe përse kur hebrenjtë izraelitë përdorin Amalekun, e bëjnë këtë në një perspektivë (judeo) të krishterë.
Amalekëzimi
“Amaleku është një Popull që lufton kundër Popullit të Izraelit duke e pasur këtë një qëllim në vetvete.” Këto janë fjalët e rabinit Rabbi Ofer Elishiv nga Yeshivat Har Habayit (Tempulli i Malit Yeshivah).[34] Të tilla referenca të kudogjendura gjatë genocidit në Gaza tërheqin një etos të dominimit hebre, i cili rrënjët nuk i ka në tekstet e vjetra biblike, por në trashëgiminë moderne të leximeve të Meir Kahane ndaj historisë dhe traditave hebraike.[35] Kahane, një produkt i Amerikës së pas Luftës së Dytë Botërore dhe themelues i Jewish Defense League, zhvilloi dhe më pas transmetoi në kontekstin izraelit koncepte të racializuara të Judaizmit, i karakterizuar nga një urrejtje e lartë ndaj martesës midis dy personave me etni të ndryshme dhe nisur nga një analizë force dhe dominimi, si tipare kryesore të nderit, mbijetesës dhe supremacisë racore-etnike të hebrenjve në çështjen Palestinë/Eretz Yisrael (Toka e Izraelit). Ai promovonte atë që Shaul Magid e quan “judeo-pesimizëm” (një koncept i përftuar sipas modelit të Frank Wilderson, që flet për afro-pesimizmin). Në këtë kuptim, bota e Kahane nga pikëpamja ontologjike është e ndarë në hebrenj dhe antisemitë, duke ndezur kështu urrejtje racore dhe një luftë të përjetshme. Kësisoj, imazhi i Amalekut i interpretuar si një e drejtë për t’u hakmarrë në historinë e Izraelit ka rrënjë shumë më të thella sesa genocidi në Gaza. Kahanizmi fitoi një rëndësi akoma dhe më të madhe falë mbështetjes së njerëzve si Baruch Goldstein (një vrasës i shumë njerëzve), Yigal Amir (vrasësi i Yitzhak Rabin në 1995) dhe Itamar ben-Gvir (udhëheqësi i partisë politike Fuqia Hebraike dhe Ministër i Sigurisë Kombëtare për periudhën më të madhe të genocidit në Gaza). Këta persona frymëzimin e morën nga militantizmi i racializuar etnofetar dhe kritika e tij ndaj liberalizmit dhe demokracisë.
Goldstein, për shembull, kreu masakrën në Xhaminë e Profetit Ibrahim në Hebron në vitin 1994, në një përpjekje për t’i penguar Marrëveshjet e Oslos që përcaktonin lëshime territoriale. Ky veprim vrastar koinçidoi gjithashtu me leximin e narrativës së Amalekut në Shabbat Zachor, një javë përpara leximit të Megillahut përpara Pashkës në festën e njohur si Purim. Ky akt vrastar u krye në mëngjesin e Purimit që pa gdhirë. Në Megillah, Hamani nga populli i Agagit, i cili përpiqej t’i asgjësonte hebrenjtë, erdhi në jetë për shkak të asgjësimit të pasuksesshëm total të Amalekut.[36] Shpërthimi Kahanist ka për qëllim të përcjellë një mësim realist: Hamani që u përpoq të asgjësonte hebrenjtë, erdhi në jetë sepse mbreti Saul i fali jetën Agagut. Prandaj, për të luftuar Hamanin, izraelitët kanë nevojë që ta luftojnë totalisht “Amalekun.” Pas 7 tetorit ky realizëm u shndërrua në gjithnjë e më të zakonshëm, për shkak të prevalimit të mëparshëm të diskursit ushtarak sekular të kundër-terrorizmit, predikuar në gjuhën e islamofobisë dhe dehumanizimit anti-arab. Por megjithatë, një realizëm i tillë total bënte gjithashtu të mundur që diskutime të mëhershme të pashmangshmërisë së Nakbës, e cila shihej si dikça e domosdoshme për vetëvendosjen dhe mbijetesën post Holokaust të hebrenjve. Në të vërtetë, mohimi i Nakbës gjatë genocidit në Gaza u shndërrua në festimin e saj.[37] Meron Rapaport ka pikasur normalizimin e diskursit genocidial që në fillim të planit të tetorit 2023 për t’u përzënë banorët e Gazës drejt Sinait, plan që ishte hartuar nga ministri Gila Gamliel, që shprehte hapur se spastrimi etnik (Nakba) është qëllimi i luftës, artikuluar nga një intervistë radiofonike e antarit Knesset Nissim Vaturi gjashtëmbëdhjetë muaj më vonë, bisedë gjatë së cilës ai nënvizon se në Gaza duhet të vriten të gjithë të rriturit. Kineret Barashi, një jurist i djathtë dhe njeri me ndikim të konsiderueshëm, në mënyrë të ngjashme në një postim në Twitter shkroi se “100% e banorëve të Gazës bnei ma’vet (janë të destinuar të vdesin).”[38] Fraza bnei mavet dëgjohet në të katër anët dhe lidhet me shtrirjen e pakufijshme të qëllimeve ushtarake gjithnjë e në zgjerim.
Nuk ka dyshim se genocidi në Gaza nxorri hapur fytyrën origjinale të Kahanizmit, si në kuptimin e amalekëzimit të palestinezëve ashtu dhe “spastrimit” të Gazës duke përfytyruar Nakbën, çështje të cilën do ta trajtoj më poshtë lidhur me një analizës rreth “mrekullisë.” Së pari unë shqyrtoj kudoshtrirjen e amalekëzimit në shenjtërimin e dhunës manikeane. Më 7 dhjetor 2023, kanali zyrtar në YouTube anafeam, një organizatë e drejtuar nga rabini Yigal Cohen, postoi një video të një grupi të madh ushtarësh me uniforma dhe armë që kërcenin në Gaza, duke këngëzuar versete biblike nga Deuterenomi ku flitet për asgjësimin e Amalekut.[39] Në një tjetër klip shpërndarë në Kanalin 14 me logon “Me ndihmën e Zotit, së bashku do të fitojmë,” moderatori dhe reporteri recitojnë Megillahun në ditën e Purimit, duke pasur në sfond shkatërrimet masive të Gazës, ngjarje e ndodhur më 24 mars 2024. Ushtarët këndues nisin të recitojnë historinë e Estherit, kur më pas, me përmendjen e parë të Hamanit, eksitohet një tjetër ushtar, i cili nis të kërcejë përpjetë dhe t’u hedhë sprajt syve ushtarëve të tjerë që britnin në mënyrë gazmore. Kjo pjesë teksa ata lexojnë Megillahun në Gaza është titulluar “Momente të bukura të popullit të Izraelit.” Kur kamera kthehet në studio pas pamjeve në Gaza, shfaqjen e mbyll moderatorja duke thënë: “Siç e thanë edhe ata, lamahadrin” (duke iu referuar zellit dhe devotshmërisë së madhe të ushtarëve në kryerjen e ritualeve hebraike).[40]
Në të njëjtën kohë, në Gjykatën e Lartë të Izraelit, Offer Groskopf në janar të vitit 2024 u shpreh rreth një lufte të drejtë kundër “Amalekut mizor, asgjësimi i të cilit është i domosdoshëm për ekzistencën e shtetit të Izraelit.”[41] Ngjashëm, në mars 2025, Gjykata e Lartë Izraelite e refuzoi në mënyrë unanime një kërkesë të bërë nga organizatat izraelite të të drejtave të njeriut, përmes së cilës ato kërkonin futjen e ndihmave humanitare në Gaza dhe përfundimin e politikave izraelite të urisë kolektive. Një nga gjykatësit që vjen nga një formim fetar Sionist, në një tjetër opinion ka trajtuar konceptin e milhemet mitzvah (një luftë e shenjtë e panegociueshme), duke iu referuar urdhëresës për genocidin ndaj Amalekut, duke stabilizuar pranueshmërinë gjithnjë e në rritje të biblikalizmit, si një themel të dikurshëm sekular/liberal të projektit politik të Izraelit.[42] Ky mobilizim i “Amalekut” në shërbim të një kolonializmi genocidial për të motivuar ushtarët të përfshihen në një “luftë të shenjtë” tregon atë që An Yountae, duke iu referuar Frantz Fanonit dhe Sylvia Wynter, e quan “teologjia politike e kolonialitetit.” Në këtë kuptim, “kolonialja dhe teologjikja janë shtylla përbërëse të modernitetit perëndimor” edhe nëse “koncepti i sekulares shpesh e mjegullon dhe lë në hije formimin shumëpërmasor e të larmishëm të modernitetit.”[43]
Më 27 mars 2024, duke qëndruar pranë Haremit Sherif apo Tempullit në Kodër (Temple Mount), siç hebrenjtë i referohen kësaj zone në Jeruzalemin e pushtuar Lindor, dhe nën mbrojtjen tërësore të policisë së qytetit, rabini Elishiv performoi një teologji të kolonialitetit. Duke argumentuar kundër opinioneve rabinike që “urdhëresën për genocid” e shndërronin në një urdhëresë të çuditshme që kishte pasur rëndësi vetëm gjatë epokës biblike, Elishiv nënvizon se urdhëresa biblike për të kujtuar dhe asgjësuar Amalekun nuk lidhet vetëm me biologjinë apo “farën” (zera’), e për rrjedhojë as me ekzistencën e drejtëpërdrejtë të popullit të Amalekut.[44] Për të, palestinezët përbëjnë Amalekun (por që janë të ndërkëmbyeshëm edhe me “nazistët” apo islamofobikisht, me “ISIS-in”), një armik i ontologjizuar dhe një epitomë e së keqes, përfshirë në një luftë të përbetuar me Popullin e Izraelit.[45] Thelbi (mahut) i palestinezëve, deklaron ai përballë një numri të jashtëzakonshëm njerëzish tek e dëgjojnë në shesh, është asgjësimi i hebrenjve në tokën e tyre, njësoj siç nazistët u përpoqën të bënin në Evropë.[46]
Duke menduar për së jashtmi, por me Torahun
Por sidoqoftë, leximi që Elishiv i bën Amalekut ndryshon nga shumë interpretime historike të rabinëve, ndaj kësaj urdhërese apo edhe të tjerave të natyrës etnike, siç është për shembull edhe ndëshkimi kolektiv si riaktivizim i sulmit të Shimeon dhe Levy ndaj të gjithë burrave të Shechemit (Nablusit), si kundërpërgjigje ndaj përdhunimit të së motrës Dinah në Zanafilla 34. Referencat nga kjo histori hakmarrjeje mundësuan po ashtu shkrimin e grafiteve në muret e shtëpive të shkatërruara në Gaza. Ato çfarë lihen në hije dhe kthehen përmbys janë traditat hebraike post biblike që i rezistuan sjelljes hakmarrëse dhe diskursit pushtues të Joshua bin Nunit dhe epokës së Davidit.[47] “Për të urtët,” shkruan Nitzan Caspi Shiloni në një shkrim të botuar në Faithful Left, “lloji i nderit që ata vlerësojnë është respekti reciprok dhe marrëdhëniet e drejta midis njerëzve (dhe jo hakmarrja e bazuar te ‘nderi kombëtar’). ‘Shkatërrimi i Amalekut’ nuk është me siguri plani i të urtëve për një Judaizëm post biblik.”[48]
Disa autoritete rabinike e shtynë përmbushjen e urdhëresës së Amalekut për në epokën mesianike, një lëvizje e njohur rabinike kjo drejt një frenimi të përshkallëzimit (si ajo e Moshe ben Jakobit të Coucysë në shekullin e trembëdhjetë).[49] Sipas studimit që Ronen Luvich u ka bërë traditave rabinike të interpretimit të Amalekut, disa atë e kanë parë si një luftë hyjnore apo metafizike të ngjashme me luftrat njerëzore. Pavarësisht pranimit të kësaj natyre të dyfishtë të luftës kundër Amalekut, konsensusi rabinik promovoi një kuptim të ekzistencës metafizike të Amalekut, si një arsye për riorientimin e agjencisë njerëzore për t’u përqëndruar në përmbushjen e mitzvot-it dhe studimeve të Torahut.[50] Të tjerë, si Rambani (1194-1270), i cili në mënyrë të ngjashme luftën e interpretonte jo si një përpjekje kundër Popullit të Izraelit në vetvete, por kundër Zotit të tyre, shpjeguar në komentarin që i bën versetit 27:16 të Deuteronomit, që Amalekët nuk e kanë frikë Zotin.[51] Interpretues të mëvonshëm e vijuan këtë linjë arsyetimi, duke pohuar se luftimi i Amalekut nënkupton betejën kundër atyre që sfidojnë monoteizmin dhe njëshmërinë e Zotit (një koncept që mund të reflektojë ndikimin e myslimanëve rreth parimit të teuhidit). Ramban dhe një tjetër nga autoritetet e vona rabinike, siç ka qenë Maharali i Pragës (vd. 1609), kërkesën për të luftuar kundër Amalekut e kanë shndërruar në nivel idesh dhe në një përleshje me idhujtarinë, diçka jo fort e ndryshme nga praksisi i xhihadit shpirtëror.[52] Në këtë kuptim, “asgjësimi i Amalekut” nënkupton një praksis të qëllimshëm kundër idhujtarisë. Në mënyrë të ngjashme, Levi Yitzshok i Berditchevit (1740-1809), detyrimin për të luftuar kundër Amalekut e riinterpretoi si një luftë të brendshme përmes studimit të Torahut, konceptuar për të zhdukur mendimet idhujtare.[53] Një qasje e tillë e luftimit të Amalekut si një përleshje e brendshme me veten, që konsiston në luftimin e nxitjeve dhe mendimeve që bien ndesh me devotshmërinë, dominon në traditat hasidike.
Ky kalim nëpër trajtesat komplekse rabinike të “urdhëresës për genocid” reflekton praksisin hebre josupersesionist hermeneutik të të menduarit përtej por me tekstin e Torahut nëpërmjet metodologjive të larmishme ekzegjetike në rrjedhën e shekujve dhe gjeografive të ndryshme të jetëve të hebrenjve.[54] Leximi i imtësishëm i hermeneutikës rabinike qartëson tensionet midis traditave hebraike dhe praksisit të “judaizuar” të shtetit izraelit. Sakralizimi i genocidit në Gaza përmes historisë së Amalekut, në të vërtetë në mënyrë reduktive mobilizon arsenalin e autoriteteve rabinike drejt një leximi që afrohet më shumë me teologjinë politike të Sionizmit sekular dhe mbështetjes së tij te riaktivizimi selektiv i garancive biblike dhe një diskurs autenticiteti. Në vend që të jetë një largim nga larmitë sekulare të Sionizmit, prania e kudondodhur e atyre që Tamir Sorek i quan “sinjale biblike” në autorizimin e diskursit genocidial, në fakt është në harmoni me biblikanizmin që dikton një lëvizje të mbështetur në leximet kristiano-sioniste supersesioniste të traditës hebraike, një diskurs eskatologjik dhe në një agjendë koloniale.
Kahane nuk është një përjashtim. Vizionin e tij të racist supremacist të Izraelit dhe ideologjinë e “transferimit” (që është eufemizmi për spastrimin etnik) ai e mbështeti në leximet biblike të premtimit që Zoti u ka bërë izraelitëve se do të jenë ata që do ta trashëgojnë Tokën. Ky nuk është një largim nga themeluesit “normativë” të Sionizmit sekular si Yosef Weitz dhe Ben Gurion, të cilët orkestruan Nakbën.[55] E nxitur nga demografitë më politikisht realiste dhe arsyetimet rreth sigurisë, imagjinata e tyre e “transferimit” është gjithsesi e autorizuar përmes konceptimeve të sekularizuara të së drejtës së tokës. Por megjithatë, për kahanistët ndërtimi i një demokracie hebraike, e tillë si ajo që izraelitët normativë e artikuluan në Deklaratën e Pavarësisë, është vetvetiu kontradiktore. Izraeli mund të jetë ose “hebre” ose “demokratik.”[56] Kahanistët zgjodhën që të jetë “hebre,” një zgjidhje e shenjtëruar nga spektri më i gjerë politik në Ligjin e vitit 2018 për Shtetin-Komb hebre, miratuar nga Knesseti dhe që eventualisht shpuri drejt “grushtit gjyqësor të shtetit” në muajt e parë të vitit 2023, i cili u përpoq të zhdukte funksionimin e Gjykatës së Lartë liberale/sekulare, në cilësinë e pengesës për aneksimin e Bregut Perëndimor.[57] Me pak përjashtime, protestat për “demokraci” që i paraprinë 7 tetorit, theksuan faktin se miliona johebrenj në atë tokë jetojnë nën pushtimin ushtarak dhe rrethimin e kontrolluar nga regjimi supremacist hebre.[58] Kjo është arsyeja se përse diskursi i zakonshëm rreth Amalekut nuk është thjesht retorikal, por shprehje e biblikalizmit dhe imagjinatës themelore të “transferimit” që Sionizmi ushqen.
“Iluminizmi”
Siç e kam treguar më lart, praksisi hermeneutik rabinik është vendosmërisht jo linear dhe jo literal, duke kërkuar kuptime shtesë historikisht të prekshme dhe ndonjëherë të fshehta dhe alegorike, të përcjella përmes juristëve të korpuseve interpretuese. Imazhi i rojes së armatosur që qëndron pranë Elishivit teksa ai artikulon dhe performon justifikime rabinike të genocidit, paraqet dhe manifeston varësinë nga diskursi i Amalekut mbi biblikalizmin dhe ç’është më e rëndësishmja, është shenjë e armatimit nekropolitik të shtetit-modern. Përveç armëve dhe mbrojtjes diplomatike, kjo formë e armatosjes përfshin edhe përbërës diskursivë dhe semiotikë. Elishivi përbërës të tillë i përdor me justifikimin e genocidit, mbështetur te leximet që ai i bën traditës së Amalekut. Në vend që të kapet pas teksteve rabinike duke u përpjekur t’i kuptojë në kontekstin e tyre ai, ndryshe nga politikanët sekularë izraelitë si Netanjahu, racizmin anti mysliman dhe anti arab e kanalizon dhe konsideron themelor për modernitetin/sekularitetin evropian, teksa diskuton “thelbin” e “popullit palestinez.” “Popullin palestinez” e vendos në kundërvënie me “kombin amerikan.” Në narrativën e tij, ky i fundit përqëndrohet te vlerat e demokracisë dhe progresit, kurse arsyeja e të qenit (raison d’etre) e popullit palestinez, i tregon ai publikut që e ndjek, është shkatërrimi i hebrenjve, njësoj siç ishte qëllimi i Amalekut biblik. Aludimi që Elishiv i bën Amerikës si mishërimi i “iluminizmit” na tregon se, pavarësisht performancës së tij të arsyetimit rabinik rreth Amalekut, praksisi i tij hermeneutik imiton pa e kuptuar as vetë një kornizë qytetërimore orientaliste dhe raciste, jo fort e pangjashme me metaforën e “vilës në xhungël” të Barakut sekular. “Judaizimi” që ai i bën manovrës hermeneutike nënkupton një zhvendosje nga asociimi tradicional i Esaut/Edomit dhe Amalekut me Romën dhe Kristendomin, që karakterizonte autoritetet rabinike në shekujt e parë për të amalekëzuar palestinezët, siç e ka pikasur edhe Elliot Horowitz. Nga pikëpamja e diskursit, kjo dikton që hebrenjtë të konsiderohen si evropianë, apo pjesë e qytetërimit “judeo-kristian” dhe një narrativë iluministe e modernitetit.[59] Në të vërtetë, leximi racist kahanist i dominimit hebre, në vetvete paraqitet si një refuzim i Evropës së krishterë (apo “Helenizmit,” referencë e nënës së perandorit Kostandin, quajtur Helena), por që është njëherazi në harmoni me lëvizjen judeo-kristiane për të etnicizuar dhe “restauruar hebrenjtë” jashtë Evropës. Për rrjedhojë, Amaleku rigjendet për të denotuar të keqen naziste, e cila nga ana tjetër projektohet ndaj palestinezëve për të autorizuar marrëdhëniet e dominimit.[60]
Normalizimi dhe marrja si diçka e mirëqenë e Kahanizmit, duke u përfshirë në diskursin e izraelitëve “normativë” si Porati dhe institucione si Gjykata e Lartë, kanë për qëllim të harmonizojnë dhe lidhin logjikisht mbështetjen e vizionit sekular shpagues të historisë hebraike me një diskurs orientalist dhe islamofobik rreth sigurisë dhe një realitet apokaliptik kahanist të një lufte të përjetshme kundër armiqve të Izraelit. Siç arsyeton dhe Zoe Samudzi, dështimi për ta analizuar Izraelin përmes optikës koloniale jo vetëm që rezulton në një “rekord ahistorik” por “gjithashtu prodhon një ontologji të pakundërshtueshme e të jashtëzakonshme eurocentrike të viktimësisë,” e ndihmuar nga një diskurs, të cilin teologu i çlirimit hebre Marc Ellis e quante “ideali ekumenik” post Holokaust.[61] Ç’është e vërteta, siguria racionale liberale/sekulare sioniste dhe diskursi mazhoritar, mbështeteshin gjithashtu te dehumanizimi i palestinezëve, siç mund të përmendet mburrja e sekularit/liberalit Benny Gantz në fushatën zgjedhore të vitit 2019 kur përpiqej të zëvendësonte Netanjahun, teksa u shpreh që kur kishte qenë në krye të ushtrisë në vitin 2014, “e kishte bombarduar Gazën aq sa dukej sikur e kishte kthyer në epokën e gurit.”[62] Ironikisht, “kthimi” sionist te temporaliteti historik si një performancë shpaguese/utopike i ka kyçur hebrenjtë izraelitë në një përjetësi apokaliptike anti historike të luftrave “ekzistenciale” dhe brenda një projekti kolonial që fuqizohet vetëm përmes implementimit të “shpagimit” përmes institucioneve shtetërore dhe fuqisë nekropolitike. Kjo është arsyeja se përse Mikhael Manekin, një ndër udhëheqësit e The Faithful Left, shkruan se tradita hebraike “i shërben shtetit dhe i është nënshtruar atij.”[63] Manekin tregohet kritik ndaj “brutalitetit të Sionizmit fetar” i cili nuk pret më për Mesian, por në vend të kësaj nxit në mënyrë aktive për “zbatimin e sovranitetit ndaj të gjithë territorit.”[64] Për Manekin pra, “zëvendësimi i hebrenjve që flasin me Zotin me hebrenj që bëjnë deklarata në emër të Tij, ilustron më së miri zhdukjen e modelit etik rabinik.”[65]
Deorientalizim – Riorientalizim
Shndërrimi i palestinezëve në “Amalek” mbështetet te orientalizmi dhe islamofobia. Ai vë në dukje asimilimin e (disa) hebrenjve në supremacinë e Bardhë nëpërmjet konstruktit judeo-kristian, i rishkruar për të koduar të djathtën transkombëtare dhe agjendat konservatore. Ky asimilim, për shembull, u manifestua në përdorimin e përsëritur të frazës “judeo-kristiane” nga Victor Orban dhe Netanjahu kur u takuan në pranverën e vitit 2025 në Hungari për të artikuluar se anti emigracioni dhe politikat e tjera regresive të Orbanit janë thjesht fronte të ndryshme të së njëjtës luftë që Izraeli është duke zhvilluar kundër palestinezëve. Aleanca e tyre, duke shënuar përfshirjen e Izraelit në një lëvizje të Djathtë transkombëtare përjashtimore, mbështetet mbi racizmin anti mysliman. Netanjahu u përmbajt të fliste rreth antisemitizmit hungarez dhe trashëgimisë së Holokaustit, teksa nënvizonte se lufta e Izraelit kundër “Islamit radikal” është një luftë që duhet zhvilluar “për të ardhmen e qytetërimit tonë të përbashkët, qytetërimit tonë judeo-kristian, qytetërimit tonë perëndimor.”[66] Kjo përfshirje e Izraelit në një diskurs qytetërimor është në harmoni me historinë e Sionizmit, gjithashtu edhe si një instrument (por jo vetëm) në kalkulimet perandorake.
Nga njëra anë, “kthimi” hebre te temporaliteti historik shënon konvergimin e skicave perandorake evropiane dhe imagjinatave teologjike restauruese të krishtera, në të cilat “judaikja” instrumentalizohet për llogari të agjendave të krishtera koloniale dhe eskatologjike. Nga ana tjetër, një “kthim” dhe një vetëvendosje e tillë politike (shpagimi sekular kombëtar) është parashikuar në politikat koloniale, jetësimi i të cilave varej nga dehumanizimi i palestinezëve vendas.[67] Ky dehumanizim i banorëve të rajonit që evokon fraza e Barakut “vila në xhungël” na kujton një gjenealogji që na shpie te përdorimi i Amalekut në fjalimin e papës Urbani II në rastin e Kryqëzatës së Klermontit (1095). Asokohe ai iu referua popujve indigjenë të Palestinës si Amalekë, duke aktivizuar një përdorim më të vjetër të këtij tropi, në shkrimet bizantine të shekullit të nëntë, që mobilizoheshin të përshkruanin pushtimet myslimane të shekullit të shtatë.[68] “Vila në xhungël” nuk është thirrja e një kryqëzate, por megjithatë njësoj si një e tillë, aktivizon tropet anti myslimane dhe anti arabe që paraqesin lidhje të drejtëpërdrejta midis mobilizimit të Amalekut për të autorizuar dhunë ekstreme dhe totale dhe një barre “qytetërimore” që lidh Izraelin me modernitetin evropian (kolonial), pavarësisht faktit se hebrenjtë historikisht kanë qenë “tjetri” i Evropës së krishterë.
Për hebrenjtë në gjeografitë evropiane të krishtera, Amaleku si një fantazi hakmarrjeje për Kristendomin ishte një kod, përmes analogjisë që ai i bënte me Esaun/Edomin. Por megjithatë, moderniteti i racializoi dhe i “zbardhi” brenda një kornize koloniale që i rikategorizoi duke prodhuar kundërvënien “myslimani” dhe/apo “arabi” përballë “hebreut.” Ndërtimi i hebrenjve si “evropianë” apo deorientalizimi i tyre nëpërmjet “kthimit” të tyre drejt orientit (apo riorientalizim përmes Sionizmit), është mbështetur para së gjithash te racizmi anti mysliman dhe anti arab. Amalekëzimi hebre sionist i palestinezëve pra, zbulon asimilimin e hebrenjve në logjikën e lëkurëbardhëve, në diskursin qytetërimor judeo-kristian dhe në formacionet perandorake/koloniale.
Qëndrime që vijnë nga hebrenjtë Mizrahi na ndihmojnë ta mbështesim këtë argument. Për shembull Ella Shohat, përmes një studimi të manifestimeve kulturore, ka pikasur deorientalizimin e hebrenjve arabë brenda kornizës koloniale në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Ajo vëren se si hebrenjtë u diferencuan nga fqinjët e tyre në rajonin MENA, gjithmonë përmes racializimit kolonial.[69] Në të njëjtën kohë që moderniteti kantian evropian de-etnicizoi Krishtërimin, siç e kemi theksuar më sipër, konteksti i zgjerimit perandorak diktoi se “hebreu i emancipuar i Evropës po zbardhej dhe po deorientalizohej, njësoj siç arabët po errësoheshin dhe po imperializoheshin.”[70] Amalekëzimi i palestinezëve pra, është i prekshëm dhe i mbërritshëm vetëm përmes një analize të Izraelit si një projekt evropian “judaizues” me natyrë teopolitike dhe koloniale në MENA që, njësoj si nismat e tjera koloniale, përdor garanci biblike për të refraktuar popullsitë vendase përmes një prizmi manikean. Prekshmëria e një projekti të tillë lidhet edhe me ndërtimin judeo-pesimist anti historik të “palestinezit” si një armik antisemit me natyrë të pastër ontologjike. Për rrjedhojë, më shumë sesa një riaktivizim biblik apo një perversitet i diskursit nacionalist sekular liberal, Amaleku dhe orientimi mesianik për kolonizim mund të kuptohet vetëm si shprehje e një forme të racializuar judeo-kristiane të sekularitetit që e gllabëron, metabolizon dhe e tejkalon traditën hebraike. Përdorimi i Amalekut është një mënyrë përmes së cilës sionistët mesianikë dhe hakmarrës mund të justifikojnë genocidin në Gaza. Gjuha rreth “mrekullive” është një instrument deklarativ për të justifikuar pushtimin e tokës që ata e dinë që është e banuar, por “mrekullia” e dhunës shkatërrimtare genocidiale është ajo që atë tokë e shndërron në të “pajetueshme.”
“Drita jeshile” për Nakbën dhe Genocidin
Por nuk ishte vetëm Strook, që me agjendën e saj të drejtëpërdrejtë të kolonializmit që uzurpon tokën, e pa 7 tetorin si një mundësi të artë. Javët dhe muajt pas kësaj ngjarjeje kemi parë që mediat izraelite dhe sioniste, ashtu si dhe politikanët, nisën të flisnin me gjuhën e “lejueshmërisë apo të drejtës,” që do të thotë se Izraeli “ka të drejtë dhe e ka udhën të hapur” (para së gjithash nga Shtetet e Bashkuara) për ta përshkallëzuar dhunën e tij në mënyra të padokumentuara më parë.[71] Për shembull, një analist ushtarak në liberalen Haaretz, Amos Harel, në dhjetorin e vitit 2023 shkruante: “Drita jeshile që amerikanët japin nuk është e pafundme dhe mund të pakësohet.”[72] Në mënyrë të ngjashme, në nëntor të vitit 2023, një studim i kryer në Institutin e Studimeve të Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Tel Avivit vlerësonte përkrahjen e Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit, duke përcaktuar se pavarësisht një rënieje në mbështetjen e përgjithshme për shkak të mobilizimit global në favor të Palestinës, “mbështetja e fortë e vendeve perëndimore për Izraelin ende mundëson një operacion ushtarak me bazë të gjerë në Rripin e Gazës.”[73] Këto dhe të tjera vlerësime nënvizojnë rëndësinë e perceptimit që Izraeli ka për këtë “dritë jeshile.” Por një dritë jeshile për të bërë ekzaktësisht çfarë? Kjo metaforë ekonomike ka për qëllim një kornizë “sigurie.” Në këtë kuptim, Izraeli “ka dritën jeshile” për të ushtruar një dhunë masive për të siguruar sigurinë e tij, pa e marrë aspak në konsideratë të drejtën ndërkombëtare. “Mrekullia” është pandëshkueshmëria që Izraeli gëzon apo mundësia që ka për të shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e normat njerëzore. Kjo përkon me teologjinë politike të juristis nazist Carl Schmitt, sipas të cilit sovran është ai që mund ta pezullojë ligjin në cilësinë e një përjashtimi – që në fakt është “mrekullia.”[74] E megjithatë, nxitja e Izraelit për genocidin në Gaza dhe përshkallëzimi i spastrimit etnik në të gjitha territoret e mbetura gjeografike palestineze nxjerr në pah, siç ndodhi edhe gjatë Nakbës, se “pezullimi” i ligjshmërisë aktivizohet përmes dritës jeshile ndërkombëtare që ai merr nga jashtë, e cila është sine qua non për aktet sovrane genocidiale të tij.
Drita ndërkombëtare jeshile ka qenë një motiv i përsëritur në historinë e narrativës sioniste. Përveç biblikalizmit të tij, Ben Gurion një herë mbajti një Bibël në dorë dhe përpara komisionit mbretëror britanik të shqyrtimit, i njohur si Peel Commission, u shpreh se “Bibla është mandati ynë!” Deklarata izraelite për Pavarësi përshkruan rolet instrumentale që Deklarata Balfur e diktuar nga Britania e Madhe në vitin 1917, nga sanksionimet e Ligës së Kombeve të “lidhjes historike midis popullit hebre dhe Tokës së Izraelit” në shpalljen e Mandatit Britanik në vitin 1922, deri te Shoahu – “masakrimi i miliona hebrenjve në Evropë” – në përmbushjen e “së drejtës së popullit hebre për të rilindur kombëtarisht në vendin e tij.” Që të gjithë këta faktorë së fundmi shpunë në miratimin e një rezolute nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për njohjen e sovranitetit modern të Izraelit, duke sanksionuar kësisoj nxitjen e Nakbës. Por duke u mbështetur në biblikanizëm, Deklarata (sekulare) sakralizon lëvizjet historike dhe politike perandorake, përmes një leximi teleologjik të historisë hebraike. Çështja nuk është se hebrenjtë nuk ushqejnë lidhje shpirtërore dhe historike me Tokën, por se “kthimi” i tyre së bashku me vetëvendosjen që pretendojnë se gëzojnë, shkon bashkë me spastrimin etnik të palestinezëve, proces ky i mbështetur nga fuqitë e mëdha perandorake. “Mrekullia” është se ngjarjet botërore, agjendat perandorake gjeopolitike dhe imagjinatat teopolitike konvergojnë për të autorizuar apo “dhënë leje” projektit sionist, herë gradualisht e herë në mënyrë kataklizmike (siç ishte rasti i Nakbës).[75]
Por le të kthehemi te 7 tetori 2023. Për disa izraelitë në lëvizjen e kthimit dhe vendosjes në Tokë, kjo ngjarje katastrofike konsiston te një “mrekulli,” duke mundësuar kësisoj një mundësi për të përshkallëzuar “judaizimin” e Bregut Perëndimor, jo ndryshe nga mënyra se si Lufta e Tetorit 1973 nxiti dhe përshpejtoi projektin e vendosjes së hebrenjve në Bregun e pushtuar Perëndimor, gjithmonë i kryer nga qeveritë “sekulare” dhe përllogaritjet e tyre rreth “sigurisë.” Ç’është e vërteta, shteti “sekular” mundësoi “judaizimin” e territoreve të pushtuara në Luftën e vitit 1967, e cila po ashtu ishte interpretuar si një “mrekulli,” si në mjediset sekulare ashtu dhe në ato fetare.[76] Shteti “sekular” ishte i dënuar të pranonte nevojën e një instrumenti të shenjtë (“gomarin e Mesias”) për lëvizjen e vendosjes dhe teologjisë së tij mesianike të tokës.[77] Në të njëjtën kohë, uzurpuesit mesianikë i shërbenin teologjisë “sekulare” të sigurisë shtetërore.[78] Por megjithatë, “shkëputja e njëanshme” nga Gaza e vitit 2005, orkestruar nga Kryeministri Ariel Sharon, strategjia e të cilit për të krijuar “fakte në terren” mundësoi projektin e vendosjes në tokën e palestinezëve në shkelje me Konventën e Gjenevës, shënoi një pikë kthese. “Shkëputja” kulmoi në një lëvizje traumatike në kronikat e lëvizjes së vendosjes.[79] Për rrjedhojë, uzurpuesit e tokës sekularitetin e shtetit e interpretuan si një pengesë dhe jo si një instrument të sakralizuar të teologjisë së tokës. “Shkëputja” kulmoi në një krizë teopolitike sa i përket marrëdhënieve që uzurpuesit kishin me një shtet që “u shkëput” nga toka e “shpaguar” apo e “judaizuar.”[80] Ky moment shënoi gjithashtu bashkimin e kahanistëve të racializuar dhe formacioneve politiko-teologjike të uzurpuesve.[81]
Për rrjedhojë, ne shohim një kthim drejt “judaizmit” si në kuptimin hapësinor të fjalës ashtu dhe në atë fetaro-kulturor, me apo pa dritën jeshile. Njëzet vitet që nga “shkëputja” nga Gaza kanë shënuar një proces të një spastrimi etnik gradual të palestinezëve nga Bregu Perëndimor, i realizuar nëpërmjet mënyrave të ndryshme të dhunës, përfshirë shpalljen e disa zonave si “zona të mbyllura ushtarake,” arkeologjisë biblike, urdhrave për shkatërrim dhe formave të tjera ushtarake dhe qeveritare të dhunës së ushtruar, nga të cilat mund të përmendim zhvillimin e bashkësive baritore (biblike) dhe bujqësore, fermave organike dhe pogromeve.[82] Dhuna e uzurpuesve të tokës në Bregun Perëndimor dhe nxitja e hapur e një “Nakbe të Dytë” nga politikanë gjithnjë e më pastërtisht izraelitë, u shndërrua në një përgjegjësi për atë çfarë Izraeli përfaqësonte, si një demokraci e ndriçuar liberale e “perëndimore.”[83] Izraeli ishte duke e humbur “dritën e tij jeshile,” gjë që po e shtynte të kishte gjithnjë e më shumë nevojë për instrumentalizimin në një armë të mirëfilltë të antisemitizmit dhe racizmit anti mysliman dhe/apo anti arab.[84] Prandaj, sulmi i 7 tetorit është “një mrekulli” për uzurpuesit, sepse ai prodhon një kontekst lejueshmërie nga ana e “bashkësisë ndërkombëtare” për të realizuar një agjendë koloniale supremacistë (e njëherazi eliminuese) hebraike, në cilësinë e një lëvizjeje shpaguese dhe ekzistenciale, gjithmonë dhe përsëri në emër të sigurisë. Në njëfarë mënyre, kjo është pika ku bashkohen Sionizmi Revizionist dhe sekular, Kahanizmi dhe Sionizmi fetar i uzurpuesve, që janë forcat dominuese në Izraelin e sotëm. “Leja” për dhunën genocidiale në Gaza mundësoi një aneksim të përshpejtuar, që kulmoi në spastrim etnik, duke korrigjuar, në sytë e uzurpuesve si Strook dhe Smortrich, efektet e “shkëputjes” së vitit 2005.[85]
“Leja” pra kulmoi në një “mrekulli,” pra në një mundësi të artë për ta mbyllur këtë punë. Në festimin e festës së Sukkotit në vitin 2024, një vit pasi genocidi filloi, Daniella Weiss, ish kreu i këshillit të vendosjes në Bregun Perëndimor (apo i “Judesë dhe Samarias” siç e quajnë ata), shihet në një video të shkurtër në cilësinë e udhëheqëses së Nahalës, një organizatë e uzurpuesve, me sy të eksituar dhe zë gazmor, duke shpallur festimin e sukkahut në dyert e Gazës për herë të parë në njëzet vjet, duke ftuar edhe organizata të tjera të vendasve uzurpues që t’u bashkohen festimeve gjatë asaj dite feste.[86] Ajo premtoi dhe prezantoi ministra dhe antarë të rëndësishëm të Knessetit dhe tha se nuk do të ishte e largët dita që hebrenjtë do të mund të vendoseshin në Gaza. Videoja e saj e shkurtër përfundonte me paraqitjen e një slogani digjital, në të cilin me shkronja të mëdha shkruhej, “Gaza është përgjithmonë jona.” Fjalët dhe gazmendi i saj nuk përfshinte përmendjen e pengjeve hebraike (apo mitzvah për pikdon shvuyim – pra përpjekjen për lirimin e atyre që ishin marrë peng) dhe as për dhunën genocidiale mbi të cilën ngriheshin planet e saj për t’u vendosur në Gaza vitin e ardhshëm. Ç’është e vërteta, gjatë vetë eventit, në të cilin merrnin pjesë simpatizues të kahanistëve si Ben-Gvir dhe Smotrich, të cilët folën (siç kishin bërë edhe në një konferencë më të hershme ku kishin inkurajuar rikolonizimin e Gazës, mbajtur në janar 2024 në Jeruzalem) rreth nevojës së palestinezëve për të emigruar “vullnetarisht,” Weiss replikoi: “Ne e dimë nga Bibla se kufijtë e Izraelit të Madh janë Eufrati dhe Nili.”[87] Ajo shtoi gjithashtu se palestinezët do të zhduken nga Gaza, e cila do të bëhet “përsëri hebraike.” Ajo dhe të tjerë kahanistë të rëndësishëm folën në festimet e sukkotit në dyert e Gazës, ndërkohë që jo më shumë se pak kilometra më tutje, popullsia në veri të Rripit ishte duke vuajtur atë që analistët e quajnë “një genocid brenda genocidit.”[88]
Në një intervistë të botuar një javë përpara sesa Hamasi dhe Izraeli të nënshkruanin një marrëveshje armëpushimi, refuzuar nga elementet radikale të koalicionit të Netanjahut, Weiss ishte e vendosur që ta kolonizonte Gazën dhe lehtësonte “absorbimin” e palestinezëve nga të tjera vende, si Spanja dhe Kanadaja.[89] Ajo përmendi të Drejtën Ndërkombëtare, duke nënvizuar se shtetet janë të detyruara të mirëpresin refugjatë dhe azilkërkues. Në të vërtetë, ajo nuk po i beson mundësisë se Izraeli këta refugjatë do t’i mirëpresë brenda kufijve të vitit 1948, nga ku e kanë origjinën shumica e banorëve të Gazës. Përqafimi i beftë i së drejtës ndërkombëtare bie në kundërshtim me neglizhencën e vazhdueshme të këtyre normave, që “judaizimi” i Bregut Perëndimor dhe Jeruzalemit Lindor ka nxitur. Pyetjes se “Përse palestinezët duhet të largohen që tokën e tyre ta kolonizoni ju,” ajo i përgjigjet në një mënyrë kahaniste: “Ata kryen vrasje kurse ne luftojmë me qëllim që Izraeli t’ia dalë të mbijetojë. Ata dëshirojnë që ta asgjësojnë Izraelin.”[90]
Prandaj, teologjia mesianike rreth tokës që Weiss artikulon, varet nga konceptimi kahanist me origjinë amerikane i dhunës manikeane. Historia e Amalekut në Palestinë trashëgiminë e saj e siguron përmes një mbivendosjeje me diskursin kahanist të supremacisë, mbijetesës dhe fuqisë hebraike, pa harruar teologjinë e tokës së zënë. Koha është “mrekulliberëse” jo sepse Mesia ka arritur apo se është afër ardhjes (althalta d’geula) por është e tillë në kuptimin e një “drite ndërkombëtare jeshile” dhe sulmit aktual për përshkallëzimin e spastrimit të vazhdueshëm etnik në një genocid që kërkon që një tokë plot me banorë ta shndërrojë në një terra nullius. Duke mos qenë aspak e mbështetur në një burim hyjnor, aftësia “mrekullibërëse” sovrane e Izraelit për të qenë përjashtim nga ligji rrjedh nga pandëshkueshmëria ndërkombëtare. Për rrjedhojë, ne nuk mund ta kuptojmë plotësisht përdorimin e logjikës genocidiale të diskursit të Amalekut jashtë idhujtarisë së fuqisë shtetërore dhe besimit që Sionizmi ka te kolonializmi tokë-uzurpues. Në cilësinë e një lëvizjeje politike, që në fillesat e tij Sionizmi ka kërkuar ta shndërrojë tokën në një terra nullius. “Judaizimi” apo “shpagimi” i tokës është mbështetur te “drita jeshile” ndërkombëtare/perandorake që prej Deklaratës Balfour. “Mrekullia” është aftësia për ta siguruar këtë “dritë jeshile,” këtë instrument (neo)perandorak, ashtu si dhe sigurimin e pandëshkueshmërisë për dhunën genocidiale dhe spastrimin etnik, duke e artikuluar dhe shitur për “vetëmbrojtje” dhe përmbushjen e një detyre teopolitike.
Për projektin etnofetar kombëtar të një Shteti Hebre që duhet të marrë formë dhe këmbëngulë në ekzistencën e tij, duhej medoemos që të ndodhte Nakba e viteve 1947-1949 dhe ajo e vazhdueshme e pushtimit dhe aparteidit. Sigurimi i “dritës jeshile” për të është “mrekullia,” duke telegrafuar kështu doktrinën koloniale të terra nullius-it. Teksa përpiqej që këtë “epokë të artë” të Fatit të Manifestuar dhe “Barrës së njeriut të bardhë” të mes-shekullit të nëntëmbëdhjetë nga ana e Joseph O’Sullivan ta lidhte me situatën aktuale, dy javë pasi ishte zgjedhur president, Donald Trump përqafoi një plan për ta spastruar etnikisht Gazën, duke e quajtur atë “një vend demokratik.” Ai artikuloi një vizion që Rripi që po vuante genocid potencialisht mund të shndërrohej në një “Rivierë të Lindjes së Mesme.” Në një konferencë shtypi të mbajtur pas takimit me Netanjahun më 4 shkurt 2025, ai deklaroi se “Shtetet e Bashkuara do ta marrin në dorë Rripin e Gazës dhe ne do të vendosim se çfarë të bëjmë me të. Jemi ne ata që do ta zotërojmë.” Kjo mbivendosje e pafshehur e pasurive të patundshme dhe kolonializmit (tokë-uzurpues) konvergon me qëndrimet fillestare të Trump në media, i cili Gazën e cilësonte si një “vendndodhje fenomenale, buzë detit dhe me një mot të shkëlqyer… Këtu mund të bëhen vërtet gjëra fantastike” (deklaratë që është në harmoni me një tjetër deklaratë të dhëndrit të tij, i cili Rripit i referohej si një “pronë bregdetare”).[91] Fantazia e spastrimit etnik të Trump shprehet edhe në një video të prodhuar përmes Inteligjencës Artificiale të shpërndarë nga vetë skuadra e tij, ku tregoheshin imazhet e shkëlqyeshme të një hoteli me emrin “Trump Gaza Hotel,” së bashku me një statujë të madhe të tij në një shesh kryesor, rrethuar me pemë të shumta palmash, kurse pak më tutje ai dhe Netanjahu në karrige plazhi duke pirë një kokteil.[92]
Perspektiva e “pronësisë” amerikane mbi Rripin e Gazës, paraprirë nga mbështetja që Shtetet e Bashkuara i ofrojnë Izraelit në shkatërrimin genocidial që ai i ka bërë infrastrukturës dhe jetës në të, e ka origjinën nga një patronazhim perandorak që sanksionon një rikolonizim mesianik të Gazës, premtuar si pasojë e një haku biblik ndaj tokës në fjalë. Por megjithatë, Smotrich e përqafoi Planin Trump për “rivendosjen” e palestinezëve në Egjipt apo Jordani, si “i vetmi opsion realist që do të lehtësonte shpërnguljen e Hamasit dhe do të garantonte sigurinë e hebrenjve,” edhe pse më shumë ai është partizan i idesë se palestinezët duhet të heqin dorë plotësisht nga toka e tyre.[93] Edhe nëse nuk do ta kenë plotësisht pronësinë mbi Gazën, njerëz si Smotrich edhe “Planit Trump” i referohen duke përdorur konceptin e “një mrekullie.” Për shembull, Malkah Fleisher, një banor që jeton në Bregun Perëndimor, në një postim në Tweeter shkruante se paçka se Gaza është pjesë e “Tokës së Izraelit” dhe e shenjtë për hebrenjtë, “ne gjithsesi jemi duke dëshmuar shpalosjen e një mrekullie. Për breza me radhë kemi pyetur veten se si na dalin llogaritë demografike në këtë vend dhe përgjigjja duket se vjen nga një ëndërr të cilën as që e kemi përfytyruar se do ta shihnim.”[94] Një shumicë dërrmuese e publikut izraelit (mbi 70%) e përqafon këtë “ëndërr” të spastrimit etnik të Rripit.[95] Politikanë të afërt me “qendrën e majtë” gjithashtu janë shprehur me vlerësim për Planin Trump, duke e përshkruar atë si “kreativ dhe origjinal,” për të përdorur fjalët e Gantz, i cili gjithsesi konsiston në propozimin e spastrimit etnik të Gazës. Yair Lapid, që supozohet të jetë pjesë e partisë opozitare me Netanjahun, po ashtu i është referuar atij si “i mirë për Izraelin.”
Për rrjedhojë, pavarësisht distancës retorike midis vetëperceptimit liberal/sekular të izraelitëve dhe uzurpatorëve/kahanistëve të cilët përdorin drejtëpërsëdrejti “transferimin” përmes një gjuhe të dhunshme manikeane, 7 tetori na e shfaqi hapur se Sionizmi liberal/sekular gjithashtu, është i rrënjosur në një diskurs kolonizues eliminues dhe te “transferimi” i imagjinatave utopike/imagjinare. Duke reaguar ndaj përqafimit të Nakbës nga “e majta,” Ghaida Rinawie Zoabi, një ish antar palestinez i Knessetit, u shpreh: “E vërteta është se ëndrra e bukur e shumicës së udhëheqësve të lëvizjes sioniste dhe e atyre izraelitë gjithmonë ka qenë se toka duhet të ‘spastrohet’ nga arabët.”[96] Genocidi në Gaza ka qartësuar se ajo çfarë siguron momenti “mrekullibërës” oportun i “dritës jeshile” në të vërtetë është një agjendë vendosjeje koloniale, me rrënjë në një projekt modern/perëndimor judeo-kristian, i cili kërkon ta “judaizojë” tokën dhe zvogëlojë rrezikun demografik dhe të sigurisë në kuadrin e projektit kombëtar etnofetar që Izraeli ka. Ç’është e vërteta, shndërrimi i Gazës në të pajetueshme për palestinezët dhe të pastër për kolonizimin hebraik, ishte objekti i vërtetë i genocidit parë në dritën e historisë së gjatë të Nakbës.[97] Kjo është artikuluar qartazi e pa asnjë mëdyshje në komentet që Daniella Weiss, në një intervistë që ajo dha për Clarissa Ward në kanalin televiziv CNN në mars të vitit 2024.[98] Hartuar gjatë pesëmbëdhjetë muajve të dhunës genocidiale dhe të shkatërrimit të Gazës së bashku me islamofobinë dhe orientalizmin (që janë të domosdoshme që banorët e Gazës t’i mendojmë si të “eliminueshëm,” “të zhvendosshëm” dhe “të transferueshëm”), Plani Trump normalizoi diskursin e spastrimit etnik dhe qeveria izraelite së bashku me ushtrinë, u vu në lëvizje që ta implementonte shpejt atë, tashmë haptazi dhe jo fshehurazi, njësoj siç ka ndodhur gjatë Nakbës.[99] Brenda pak ditëve, Izraeli hodhi fletushka mbi Gaza, përmes së cilave banorët inkurajoheshin që të largoheshin “vullnetarisht” ose përndryshe të përballeshin me “gjykimin përfundimtar.”[100] Më 18 mars 2025, pasi kishin ndaluar çdo ndihmë humanitare, përfshirë dhe telefonat që të hynin në Gaza, në shkelje flagrante me armëpushimin e nënshkruar me Hamasin, Izraeli nisi një bombardim masiv, duke vrarë mbi 400 persona brenda një nate të vetme. Gjashtë ditë më vonë, më 24 mars, kabineti autorizoi themelimin e një komiteti të cilit i ngarkohej detyra e mundësimit dhe zbatimit të “zhvendosjes vullnetare” të banorëve të Gazës drejt një “shteti të tretë.”[101]
Përtej normalizimit të përfytyrimit të “transferimeve” në Gaza, “mrekullia” vazhdoi të shpalosej duke vazhduar të gëzonte “dritën jeshile,” gjë që mundësonte zgjerimin e projektit kolonial përmes shndërrimit të Bregut Perëndimor në një Gazë të dytë, e duke përdorur metoda ushtarake të përdorura në Gaza, nëpër bastione të rezistencës palestineze dhe territoreve të dëshiruara nga izraelitët, si kampi i refugjatëve në Xhenin në pjesën veriore të Bregut Perëndimor.[102] “Pagesa” për armëpushimin e janarit 2025 përfshin dhe “dritën e vazhdueshme jeshile” ndaj politikave aneksuese në Bregun Perëndimor, së bashku me një operacion ushtarak të quajtur “Muri i Hekurt,” term që lidhet me një ese të Ze’ev Jabotinsky-t shkruar në vitin 1923, në të cilën ai sfidon romanticizmin e lëvizjes punëtore sioniste, e cila Palestinës i referohej si “një tokë pa një popull për një popull pa një tokë” (e njëjta frazë e famshme thënë edhe nga sionisti i famshëm britanik, Israel Zangwill, që veç saj përdorte edhe konceptin e “trasnferimit”), duke arsyetuar për politika force dhe dominimi kundër vendasve që nuk do ta pranonin kolonizimin e tyre pa rezistencë. “Drita jeshile” për “Murin e Hekurt” gjeti shprehje të menjëhershme në shfuqizimin nga ana e Trump, në ditën e dytë të mandatit të tij të dytë, të sanksioneve amerikane kundër disa kolonëve izraelitë që po terrorizonin palestinezët në Bregun Perëndimor. Kjo shkelje syri në shenjë miratimi ndaj agjendës koloniale ekstreme lidhet edhe me konvergimin midis kapitalizmit shkatërrimtar neokolonial në Gaza, kufirit kristiano-sionist dhe fantazive biblike të përmendura rreth Bregut Perëndimor. Ky konvergim apo kjo mbivendosje u zgjerua nga të tjera deklarata, artikuluar nga njerëz të rëndësishëm pranë Trump, të cilët janë ngarkuar me detyrën e formësimit të politikave në rajonin MENA, siç është për shembull Elise Stefanik (një republikan nga Nju Jorku) që flet për të drejtën biblike që Izraeli ka ndaj Bregut Perëndimor, hyrja e “The Judea and Samaria Act,” nga përfaqësuesja republikane nga Nju Jorku Claudia Tenney, nënshkruar më 5 mars 2024, apo njohja e këtij dekreti nga senatori republikan nga Arizona Tom Cotton më 5 dhjetor 2024.[103] National Religious Broadcaster Association këtë përpjekje legjislative e quajti “një zgjidhje me bazë biblike” duke shtuar se “për të krishterët, këto toka (të ‘Judeas dhe Samarias’) njihen si territore brenda kufijve biblikë që Zoti caktoi për Izraelin.”[104] Pas këtyre, më 25 shkurt 2025, një muaj pas Administratës së dytë të Trump, Kryetari Brian J. Mast i Komitetit të Punëve të Jashtme lëshoi një memorandum për stafin e tij, në të cilin kërkonte se “që tani e tutje,” Komiteti i Shtëpisë së Bardhë në korrespondencat e saj “Bregut Perëndimor” do t’i referohej si Judea dhe Samaria.[105] Kjo nxitje teopolitike përmes këtij riemërtimi, kulmon në një akt mohimi dhe asgjësimi të gjithçkaje palestineze, përfshirë pretendimet dhe historitë e atij populli. Në të njëjtën frymë, “kapitalizmi i hapur shkatërrimtar” i një biznesmeni të pasurive të patundshme, e bëri presidentin amerikan të shpallte një ekonomi politike që më në fund metabolizonte “Judean” për llogari të vizionit (neo)kolonial. Ngjashëm, përdorimi hebre i Amalekut për ta justifikuar genocidin si një instrument vetëmbrojtjeje dhe ruajtjeje (përjetësisht “nga shpata”) shpreh sekularitetin e botëkuptimit judeo-kristian dhe logjikën e tij të racializuar moderniste. Ai shënon zbrazëtinë e përmbajtjes hebraike që tashmë është e papërdorshme, e cila rreket të mbushet nëpërmjet narrativave të racializuara dhe qytetërimore të Judeo-Krishtërimit.[106]
Përfundime
Kam demonstruar se kolonializmi tokë-uzurpues është motorri i dhunës fetare të përkufizuar nëpërmjet diskursit të Amalekut. Sigurisht, rasti Palestinë/Izrael e përshpejton përdorimin e diskursivitetit biblik për shkak të rënies së dukshme të metaforës dhe realitetit apo eskatologjisë dhe historisë. Kësaj rënieje më sipër i rezistova nëpërmjet analizës se si rrënjët e interpretimit literal genocidial të Amalekut nuk janë të njëjta me traditën hebraike dhe praksisin e saj hermeneutik josupersesionist të të menduarit jashtë por në harmoni me tekstin. Për rrjedhojë, në analizën time jam përpjekur të bëj dallimin midis traditave hebraike dhe praksisit të “judaizuar” në Palestinë. Ç’është e vërteta, një diskutim i sekularitetit tregon se si kolonialiteti prodhon një mit të dhunës fetare dhe na tregon se si dekolonialiteti e refuzon këtë mit. Narrativat dekoloniale dhe antikoloniale të asaj që është hebraike duhet t’i përçajnë implikimet perandorake dhe qytetërimore që fryma judeo-kristiane nxit.[107]
Këtu kam bashkuar një analizë të Amalekut, palcës qytetërimore judeo-kristiane dhe vlerësimit mesianik të dhunës katastrofike dhe mbështetjes që ajo ka gjetur në kornizat moderne/koloniale. Të përpiqemi të kuptojmë harmoninë midis Sionizmit sekular dhe atij kahanist dhe pikat e tyre të bashkimit me përfytyrimet dhe realitetet teopolitike koloniale, të përkrahura nga pandëshkueshmëria “mrekullibërëse,” na shpërblen duke na shpjeguar se përse universalizimi i Amalekut për Sionizmin nuk është thjesht retorik por endemik. Në vend që të mendojmë rreth përdorimit të drejtëpërdrejtë të Amalekut në një narrativë të shprehur zëlartë, universalizimi i këtij diskursi manikean ndryshoi me kalimin e kohës, duke i hapur shtegun miopisë liberale/sekulare. E megjithatë, tregimi se logjika eliminuese është endemike për një projekt politik paraprirë nga Nakba nuk është një pohim reduktues, duke pasur parasysh pashmangshmërinë e rezultateve të politikës genocidiale. Rezultate të tilla u përftuan për shkak të “mrekullisë” së “dritës ndërkombëtare jeshile” dhe se si kontradiktat e brendshme të konstruktit “hebre dhe demokratik” u zgjidhën menjëherë nëpërmjet biblikalizmit, orientalizmit, një sërë krizash teopolitike dhe politikave oportuniste që rezultuan në universalizimin dhe shndërrimin në të natyrshëm të Kahanizmit dhe teologjive të tokës.
Përktheu: Klajd Bylyku
Referenca
[1] I jam mirënjohës A. Dirk Moses për lidershipin e tij editorial dhe diturinë aq të rëndësishme e të denjë për t’i dhënë fushës në fjalë formë. Jam po aq falenderues edhe ndaj reagimit dhe bashkëpunimit me Shaul Magid, Santiago Slabodsky, veçanërisht lidhur me pyetjet që bënë kur unë prezantova versione të këtij materiali në Konferencën Vjetore të Akademisë Amerikane të Fesë në vitin 2024, në Ecole Normale Superieure në Paris në të njëjtin vit dhe në Seminarin Teologjik të Princetonit në fillim të vitit 2025. U jam gjithashtu mirënjohës lexuesve dhe sugjeruesve anonimë, ashtu si dhe Lena Salaymeh dhe Nadera Shalhoub-Kevorkian, të cilat lexuan një version më të hershëm të artikullit, duke e shoqëruar atë me komente të vyera.
[2] Veç kësaj, një studiues izraelit i së drejtës paraqiti me urgjencë atë që tashmë njihet si “Communication to the Prosecutor of the International Criminal Court: Incitement to Genocide in Gaza, Situation in the State of Palestine,” ICC-01/18 (Dr. Omer Shatz), Hagë, 6 dhjetor 2024, https://www.statewatch.org/media/4664/icc-submission-israel-palestine-incitement-to- genocide-6-12-24.pdf. Rasti nënvizon nxitjen e genocidit në një sërë pohimesh, që paraqesin botëkuptimin manikean që justifikon shkatërrimin dhe vrasjen e pajustifikueshme. Shih gjithashtu Ethan Nechin, The Israeli Lawyer Filing a Landmark Incitement to Genocide Against Israel at the ICC,” Haaretz, 24 janar 2025.
[3] Shih, për shembull, Shlomit Ravitzski Tur-Paz, “Legal Opinion Responding to the South African Case Against Israel ëhere it argues that the use of the word ‘Amalek’ testifies for Israeli intent to commit genocide,” The Israeli Democracy Institute, 11 janar 2024, https://www.idi.org.il/knesset-committees/52329. (Në hebraisht)
[4] Për një mbulim të ndryshimit të beftë të Porat nga një mbrojtës i normave demokratike gjatë protestave masive për demokraci në vitin 2023 përpara 7 tetorit (reflektuar në një letër formale që ai shkroi për të mbështetur lirinë e shprehjes të studentëve, përfshirë dhe valëvitjen e flamurëve palestinezë) dhe përqafimit nga ana e tij e gjuhës së Amalekut, shih Meir Ohana, “From PLO Flag to Amalek: The Transformation of the President of Tel Aviv University, TovNews, 7 nëntor 2023, https://tovnews.co.il/136460
[5] Për këtë vështrim kritik ndaj dështimit të Porat për të mbrojtur fakultetin palestinez dhe vënë në pikëpyetje rolin e universitetit në pushtim, shih Khaled Furani, “A Letter to the President of Tel Aviv University,” Contending Modernities, 19 shtator 2024, https://contendingmodernities.nd.edu/global-currents/letter-president-tau/.
[6] Për këtë diskutim klasik të logjikës eliminuese të kolonializmit së stabilizuar, shih Patrick Wolfe, “Settler Colonialism and the Elimination of the Natives,” Journal of Genocide Research 8, nr. 4 (2006): 387-409. Për një ndërhyrje palestineze që Nakbën e kupton si një koncept që përfshin teknologji të ndryshme të shpopullimit, dominimit dhe mohimit, shih Rabea Eghbariah, “Toward Nakba as a Legal Concept,” Columbia Law Review 124, nr. 4 (2024): 887-991.
[7] Ndërkohë që unë e pranoj se Sionizmi përbëhet nga nuance brenda një spektri të gjerë qëndrimesh në diskursin politik izraelit, ky artikull nuk ka për qëllim të paraqesë si të pranueshëm Sionizmin “e mirë.” Përkundrazi, ai rreket ta vendosë atë në vendin që kishte për palestinezët, si një pikë relacionale zanafille, ndaj dhe përpiqem që diskursin eliminues gjithëpërfshirës (edhe pse jo i pashmangshëm) të Sionizmit, ta pasqyroj si një projekt politik në Palestinën historike.
[8] Ajo ka qenë një nga antaret e koalicionit që votoi kundër marrëveshjes së armëpushimit që ndërpreu genocidin në Gaza më 19 janar 2025. Shih gjithashtu, Hodaya Krish-Hazny, “Minister Strook: ‘We have War’s Objectives and We cannot Give up to Them’,” Makor Rishon, 31 janar 2025, https://www.makorrishon.co.il/news/812600/. (Në hebraisht)
[9] Shih për shembull, studimin e Areej Sabbagh-Khoury rreth shpopullimit të palestinezëve për shkak të Nakbës dhe brenda logjikës së lidershipit sekular socialist të Punës. Shih Areej Sabbagh-Khoury, Colonizing Palestine: The Zionist Left and the Making of the Palestinian Nakba (Palo Alto, CA: Standford University Press, 2023), 8.
[10] Rreth konceptit të amalekizimit si një tipologji ahistorike të menduari, shih për shembull, Leon Wieseltier, “Hitler is Dead,” The New Republic, 27 maj 2002.
[11] Anya Topolski, “The Dangerous Discourse of the ‘Judaeo-Christian’ Myth: Masking the Race-Religion Constellation in Europe,” Patterns of Prejudice 54, nos. 1-2 (2020): 73.
[12] Po aty, fq. 74-75.
[13] Për rolin e konceptit kantina të “fesë së arsyes” në formimin e perëndimit të krishterë modern, shih Elizabeth Shakman-Hurd, The Politics of Secularism in International Relations (Princeton, NJ: Princeton University Press, 2008). Shih gjithashtu, J. Kameron Carter, Race: A Theological Account (New York: Oxford University Press, 2008), 79-124, ku ai shqyrton përpjekjen e Kantit për të de-etnicizuar Krishtërimin evropian në shkrimet e tij antropologjike dhe se si teologjia e krishterë mbështet diskursin racial modern të lëkurëbardhëve. Koncepti i fundit rreket ta shkëpusë Krishtërimin nga rrënjët e tij hebraike. Carter vërteton se “raca është diskursi në zemër të bardhësisë në marrëdhënie me një të huaj johebre jashtë dhe brenda politikës së trupit.” (81)
[14] Për vepra që shqyrtojnë formimin e një agjende restauruese të krishterë që i ka paraprirë mobilizimit sionist hebre, shih për shembull, Hanine Shehadeh, “In Christ’s Name: Christian Zionism and the Liquidation of the Gaza Gherro,” Political Theology Network, 22 mars 2025, ku ai hedh dritë mbi Sionizmin e krishterë apo ndryshe i njohur si Kristiano-Sionizëm, si një bërthamë themelore e etosit perëndimor modern anti-arab dhe anti-mysliman. https://politicaltheology.com/in-christs-name-christian-zionism-and-the- liquidation-of-the-gaza-ghetto/
[15] Për vepra që shqyrtojnë këto lidhje, shih Robert O. Smith, More Desired than Our Own Salvation: The Roots of Christian Zionism (Oxford: Oxford University Press, 2013). Për një analizë që gjurmon mbështetjen teologjike dhe perandorake të Deklaratës Balfur, shih Stephen Sizer, “The Road to Balfour: The History of Christian Zionism,” Balfour Project. https://balfourproject.org/the-road-to-balfour-the-history-of-christian-zionism-by- stephen-sizer-2/
[16] Shih Mitri Raheb, Decolonizing Palestine: The Land, The People, The Bible (Maryknoll, NY: Orbis Books, 2023), ix, për shembull.
[17] Shih gjithashtu Gil Anidjar, Semites: Race, Religion, Literature (Palo Alto, CA: Standford University Press, 2007).
[18] Për një analizë themelore të asimilimit të hebrenjve në diskurset qytetërimuese dhe projektit të modernitetit/kolonializmit, shih Santiago Slabodsky, Decolonial Judaism: Triumphal Failures of Barbaric Thinking (London: Palgrave Macmillan, 2014). Shih gjithashtu, leksionin e Kameron Carter në Katz Center, “Jews and the Religion of Whiteness” mbajtur më 11 shkurt 2021 https://www.youtube.com/watch?v=PK-Ucq-4ZuQand; përgjigjja e Shaul Magid, “Jews, Whiteness and becoming ‘Judeo-Cristian’: A Response to J. Kameron Carter,” Reconstructing Judaism, https://www.reconstructingjudaism.org/jews-whiteness-and-becoming-judeo-christian-response-j-kameron-carter/
[19] Shih Klug, “Unasking Europe’s Jewish Question,” Contending Modernities,” 16 shtator 2021, https:// contendingmodernities.nd.edu/theorizing-modernities/unasking-europes-jewish-question/.
[20] Supersesionizmi apo teologjia e zëvendësimit apo e përmbushjes, është një aspekt i doktrinës së krishterë që pohon se Kisha e krishterë e ka tejkaluar popullin hebre si populli i zgjedhur nga Zoti dhe si trashëgimtarë të besëlidhjes hyjnore të përshkruar në Biblën Hebraike. Krishtërimin ai e pozicionin si një plotësues të Judaizmit dhe të një Besëlidhjeje të Re përmes Jezu Krishtit, i cili ka tejkaluar Besëlidhjen e Vjetër të popullit hebre. (Shënim i përkthyesit)
[21] Yacoov Yadgar, To Be a Jewish State: Zionism as the New Judaism (New York: New York University, 2024).
[22] Amnon Raz-Krakotzkin, Mishan Consciousness, Bible Consciousness: Safed and Zionist Culture (Van Leer Institute Press & Hakibbutz Hameuchad, 2022). (Në hebraisht.)
[23] Për një analizë kritike, shih Nur Masalha, “Settler-Colonialism, Memoricide and Indigenous Toponymic memory: The Appropriation of Palestine Place Names by the Israeli State,” Journal of Holy Land and Palestine Studies, 14, nr. 1 (2015): 3-57. Amnon Raz-Krakotzkin shkruan rreth mohimeve të shumta nga ana e euro-Sionizmit. Shih veprën e tij, “The Zionist Return to the West and Mizrahi Jewish Perspective,” në Orientalism and the Jews, Ivan Davidson Kalmar dhe Derek J. Penslar (Wanldham, MA: Brandeis University Press, 2002), 162-81.
[24] Nadia Abu El-Haj, Facts on the Ground: Archeological Practice and Territorial Self-Fashioning in Israeli Society (Chicago, IL: University of Chicago Press, 2001).
[25] Shih Rachel Havrelock, The Joshua Generation: Israeli Occupation and the Bible (Princeton, NJ: Princeton University Press, 2020).
[26] Raz Kletter, “A Very General Archaeologist – Moshe Dayan and Israeli Archaeology,” in Perspectives on Hebrew Scriptures: Comprising the Contents of Journal of Hebrew Scriptures, vëllimet 1-4, (Piscataway NJ: Gorgias Press, 2006), 499-532.
[27] Për një analizë të shndërrimit në armë të arkeologjisë biblike dhe transformimit të tokës nëpërmjet skriptualizimit në kontekstin e kornizave perandorake perëndimore të krishtera, shih Jennifer Maidrand, Excavating Promised Land: The Geopolitics of Scriptualization in Palestine-Israel (New York: Fordham University Press, forthcoming).
[28] Emek Shaveh, “Hinnom Valley Monitoring Report – The City of David Expanded,” 22 nëntor 2022, https:// emekshaveh.org/en/hinnom-valley-monitoring-report/.
[29] Për analizën e rolit të domosdoshëm të padronëve perandorakë, shih Rashid Khalidi, The Hundred Years’ War on Palestine: A History of Settler Colonialism and Resistance, 1917-2017 (London: Palgrave Macmillan, 2020).
[30] Për një analizë të mbështetjes së Sionizmit “sekular” në Palestinë mbi një gramatikë biblike, shih Nadim Rouhana, “Religious Claims in Zionism: Obscuring Settler Colonialism,” në When Politics Are Sacralized: Comparative Perspectives on Religious Claims and Nationalism,” Nadim Rouhana dhe Nadera Shalhoub-Kevorkian (Cambridge: Cambridge University Press; 2021), 54-78.
[31] Për një përshkrim që huazon dhe pasqyron (për shembull imazhin e pamposhtmërisë ushtarake) midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, shih Amy Kaplan, Our American Israel: The Story of an Entangled Alliance (Cambridge, MA: Harvard University Press, 2018).
[32] Për diskutime rreth lidhjeve midis “Jeruzalemit” dhe “Jeruzalemit të Ri,” shih James Carrol, Jerusalem, Jerusalem: How the Ancient City Ignited our Modern World (New York: Harper Collins Publisher, 2011). Mbi orientalizmin amerikan, shih Melani McAlister, Epic Encounters: Culture, Media and US Interests in the Middle East Since 1945 (Berkeley: University of California Press, 2005). Shih esenë e John Winthrop shkruar në vitin 1630, “City on Hill,” The American Yawp Reader, https://www.americanyawp.com/reader/colliding-cultures/john-winthrop-dreams-of-a-city-on-a-hill-1630/.
[33] John Corrigan, “Amalek and the Rhetoric of Extermination,” në The First Prejudice: Religious Tolerance and Intolerance in Early America, Chris Beneke dhe Christopher S. Grenda (Philadelphia: University of Pennsylvania Press, 2011), 69. Prandaj dhe është me vend që popujt indigjenë në Amerikë të ndiejnë afërsi me teologjinë çliruese të palestinezëve. Shih, për shembull, Robert Allen Warrior, “Canaanites, Cowboys, and Indians: Deliverance, Conquest, and Liberation Theology Today,” Christianity and Crisis, 11 shtator 1989.
[34] Yeshivat Har Habayit është një ndër rrjetet e shumta të heshivahëve apo institucioneve arsimore që harmonizojnë ndërthurjen e teologjive të marrjes së tokës dhe atyre të përqendruara te gjaku të supremacisë dhe dominimit të hebrenjve.
[35] Shaul Magid, Meir Kahane: The Public Life and Political Thought of an American Jewish Radical (Princeton, NJ: Princeton University Press, 2021).
[36] Për një paraqitje të Purim dhe lidhjes së kësaj dite me vrasjen massive të kryer nga Baruch Goldstein, shih Martin Jaffee, “The Return of Amalek: The Politics of Apocalypse and Contemporary Orthodox Jewry,” Conservative Judaism, 63, nr. 1 (2011): 43-68.
[37] Rreth forcës së mohimit të Nakbës, shih Esmat Elhalaby, “Nakba Denial: On the Politics of History and Genocide,” Parapraxis Magazine, 17 shkurt 2025; https://www.parapraxismagazine.com/articles/nakba-denial.
[38] Meron Rapaport, “The Israelis are No Longer Ashamed to Demand Annihilation,” Local Call, 25 shkurt 2025 (në hebraisht).
[39] Anafeam, 7 dhjetor 2023, YouTube, (e aksesueshme nga 18 janari 2025).
[40] Klipi i Kanalit 14 postuar më 24 mars në YouTube, https://youtu.be/_8_vBx9HKrM?si=WEc6tIfu1h3V-UdM.
[41] Yishai Cohen, “The Justices’ Explanation to Insist on Ruling during the War,” 1 shkurt 2024, Kikar Hashabat. https:// www.kikar.co.il/law-and-order/s6mb8g (në hebraisht).
[42] Nir Hason, “The High Court Rejected Appeal Requesting Securing Humanitarian Aid to Gaza,” 27 mars 2025, Haaretz, https://www.haaretz.co.il/news/politics/2025-03-27/ty-article/.premium/00000195-d8ac-da7e-adb7-f9bc5f5d0000 (në hebraisht).
[43] An Yountae, The Coloniality of the Secular: Race, Religion, and Poetics of World Making (Durham, NC: Duke University Press, 2023), 106-107.
[44] Argumentimi i tij, për shembull, bie ndesh me atë të Rambam (1138-1204), Mishneh Torah, Hilchot Melachim 6.4. Rambami, në fakt, urdhëresën për të asgjësuar Amalekun e kufizoi në nevojën për të siguruar paqen përpara luftës dhe hakmarrjes.
[45] Për analiza të ndërtimit dhe rindërtimit të kornizave manikeane në mitologjizimin e pafajësisë izraelite, shih gjithashtu Nurith Gertz, Myths in Israeli Culture: Captives of a Dream (London: Valentine Mitchell, 2020); Idith Zertal, Israel’s Holocaust and the Politics of Nationhood (Cambridge: Cambridge University Press, 2005). Për një analizë të përdorimit të Amalekut për të treguar konceptimet e ontologjizuara të së keqes lidhur me sulmet e dhunshme të Hamasit në 7 tetor, në dallim nga një qasje kontekstuale ndaj veprimeve të këqija rastësore kryer nga Izraeli që nuk e njollosin mirësinë e vetëkuptueshme të Izraelit, shih Shaul Magid, “Amalek, Hamas, and Kant: Thoughts on Evil in the Time of War,” Contending Modernities, 26 mars 2025, https://contendingmodernities.nd.edu/global-currents/amalek-hamas-kant/.
[46] Ofer Elishiv, “Parashat zchor – what is the definition of Amalek? And is the Palestinian a People?,” 27 mars 2024, Youtube https://youtu.be/BOrpXurrbIo?si=glvcice6E4rQHDna (në hebraisht).
[47] Ekzistojnë edhe qasje të tjera alternative lidhur me vetë traditat e pushtimit dhe figurës së Joshuasë. Shih, për shembull, Havrelock, “The Joshua Generation.”
[48] Nitzan Kaspi Shiloni, “The Religious Language of War” Redemption, Mercy, Peace: 26 Essays on the Ëar, Dvir Vershevski, Michael Manekin, and Aviad Hominer Rosenblum (Jerusalem: Smol Emuni, 2024, 67-71. Përkthim imi nga gjuha hebraike. The Faithful Left (Smol Emuni) është një lëvizje njerëzish nga i gjithë spektri fetar që u shfaq pas zgjedhjeve të nëntorit 2022, të cilat rezultuan në koalicionin Kahanist.
[49] Moshe ben Jakob i Coucy, Sefer Hamitzvot Hogodol (The Great Book of Commandments, 1247).
[50] Ronen, Luvich, “The Meaning of Blotting Out Amalek” Neeman Torah veAvoda, (në hebraisht), e aksesueshme nga 19 janari 2024.
[51] Shih Ronen Luvich, “Blotting Out Amalek and the Arab Enemy: Between Bible Exegetes and the Rabbis of Our Time,” Sha’anan 22 (2017): 43-78 (në hebraisht).
[52] Rambam, Sefer HaMitvot Mitvat Ase kafaz (The Book of Commandments: positive mitzvah 188), shekulli i dytmbëdhjetë.
[53] Ai shkroi: “Fara e Amalekut është gjithmonë e gjetshme në botë e duke qenë se çdo person konsiderohet një ‘botë e vogël,’ atëherë mund të themi se Amaleku është forca e së keqes e gjendur te çdo njeri, që zgjohet çdo herë që njeriu nxitet për të bërë diçka të keqe, e lidhur me këtë, na vijnë në ndihmë ‘Përkujtimet’ e Torahut.” Shih një përmbledhje të Dianne Cohler-Esses, “Parashat Zachor,” Sefaria, https://www.sefaria.org/sheets/2338?lang=bi.
[54] Shih gjithashtu Louis H. Feldman, ‘Remember Amalek!’ Vengeance, Zealotry, and Group Destruction in the Bible According to Philo, Pseudo Philo, and Josephus (Cincinnati, OH: Hebrew Union Press 2004). Përdorimin e Amalekut Feldman e kontekstualizon brenda historisë më të gjerë të antikitetit, duke ndriçuar prevalencën kontekstuale të vrasjes dhe shkatërrimit në masë.
[55] Shih Alon Confino, “The Nakba and the Zionist Dream of an Ethnonational State,” History Workshop Journal 95 (Spring 2023): 131-153, dhe Mouin Rabbani, “The Long History of Zionist Proposals to Ethnically Cleanse Gaza Strip,” Mondoweiss, 28 dhjetor 2023 https://mondoweiss.net/2023/12/the-long-history-of-zionist-proposals-to-ethnically- cleanse-the-gaza-strip/.
[56] Shih Meir Kahane, Uncomfortable Questions for Comfortable Jews (New Jersey: Lyle Stewart, 1986), 83.
[57] Ndërkohë që pavarësia e saj ishte qëllimi i “Grushtit Gjyqësor,” Gjykata e ka mbrojtur projektin e vendosjes në Bregun Perëndimor, në shkelje flagrante me Konventën e Gjenevës, nga juridiksioni i Hagës duke ofruar fasadën e ligjshmërisë, ndërkohë që ka ndjekur praktika të jashtëligjshme, të tilla si arrestimi administrative i palestinezëve. Shih Noura Erakat, Justice for Some: Law and the Question of Palestine (Palo Alto, CA: Standford University Press, 2019).
[58] Orly Noy, “Israel: It’s Apartheid, Not ‘Democracy’. These Protesters Really Want to Save,” Middle East Eye, 16 shkurt 2023, https://www.middleeasteye.net/opinion/israel-occupation-apartheid-democracy-protesters-want-save
[59] Elliot Horowitz, Reckless Rites: Purim and the Legacy of Jewish Violence (Princeton NJ: Princeton University Press, 2006), 107-146.
[60] Shih Horowitz për diskutimin e artikulimit dhe përshkrimit të drejtëpërdrejtë të nazistëve si Amaleku dhe referimi ndaj antisemitizmit evropian duke përdorur këtë prizëm, po aty, fq. 141-146.
[61] Shih Zoe Samudzi, “‘We are fighting Nazis’: Genocidal Fashinings of Gaza(ns) After 7 October,” Journal of Genocide Research (18 janar 2024): 10.1080/14623528.2024.2305524. Ajo mbështetet te “Conceptual Blockages and Definitional Dilemmas in the ‘Racial Century’: Genocides of Indigenous Peoples and Holocaust,” në Colonialism and Genocide, botuar nga Dirk Moses dhe Dan Stone (Londër: Routledge, 2007), 148-180. Shih gjithashtu Marc Ellis, Unholy Alliance: Religion and Atrocity in Our Time (Minneapolis, MN: Fortress Press, 1997).
[62] Shih Raoul Wootlift, “Parts of Gaza sent back to Stone Age’: Gantz videos laud his IDF bona fide,” The Time of Israel, 20 janar 2019, https://www.timesofisrael.com/only-the-strong-survive-gantzs-new-campaign-videos-laud-his-idf- bona-fides/. Shih gjithashtu Jessica Corbett, “Far Right National Security Minister Demands Seat on the Israeli War Cabinet” Truthout 10 qershor 2024 https://truthout.org/articles/far-right-national-security-minister-demands-seat-on- the-israeli-war-cabinet/.
[63] Mikhael Manekin, përkthim i Maya Rosen, End of Days: Ethics, Tradition, and Power in Israel (Boston, MA: Academic Studies Press, 2023), 80.
[64] Po aty, fq. 73.
[65] Po aty, fq. 75. Manekin, edhe pse duke e diferencuar veten, është duke biseduar rreth kritikës të njohur dhe profetike të Yeshayahu Leibowitz-it ndaj tendencave fashiste të Sionizmit. Shih Leibowitz, Judaism, Human Values, and the Jewish State, botuar nga Eliezer Godman (Cambridge, MA: Harvard University Press, 1995).
[66] Për një analizë të vizitës së Netanjahut në Hungari, shih Liza Rozovsky, “Against Muslims and International Law: Netanyahu and Orban Declare a Spring of the Right,” Haaretz, 5 prill 2025.
[67] Shih gjithashtu Shehadeh, “In Christ’s Name.”
[68] Horowitz, Reckless Rites, 120-121.
[69] Ella Shohat, “On Orientalist Genealogies: The Split Arab/Jeë Figure Revisited,” në The Arab and Jeëish Questions: Geographies of Engagement in Palestine and Beyond, botim nga Bashir Bashir dhe Leila Farsakh (New York: Columbia University Press, 2020), 89-121.
[70] Po aty, fq. 95.
[71] Përpara kësaj “license” për të vrarë pa hesap, Izraeli tashmë e kishte dobësuar Gazën duke e sulmuar në mënyrë të vazhdueshme. Shih analizën e Jasbir Puar për përdorimin e dobësimit dhe dëmtimit si një etapë e tretë, duke operuar midis biopolitikës dhe nekropolitikës, në veprën me titull The Right to Maim: Debility, Capacity, Disability (Durham, NC: Duke University Press, 2017).
[72] Amos Harel, “Stretching U.S. Patience, Time is Running Out on Israel’s Campaign Against Hamas in Gaza,” Haaretz, 10 dhjetor 2023.
[73] Inbar Noy-Freidland, Moran Ditsch dhe Rivka Meler, “International Survey: Which countries don’t support Israel and which do?” Institute for National Security Studies, Tel Aviv University, 21 nëntor 2023, (në hebraisht).
[74] Sipas Bonnie Honig, metafora e “mrekullise” si një “gjendje përjashtimore” që Schmitt përdor (që më vonë është zgjeruar nga Agamben), për këta mendimtarë është paradoksalisht e domosdoshme për sovranitetin politik anti demokratik. Honig dëshiron të rikthejë koncepte alternative filozofike/teologjike të “mrekullisë” që prodhojnë një gjendje demokratike përjashtimi. Shih Bonnie Honig, “The Miracle of Metaphor: Rethinking the State of Exception with Rosenzweig and Schmitt,” Diacritics 37, 2-3 (2007): 78-102.
[75] Duke u mbështetur te studimi shterues i periudhës përpara formimit të shtetit, ku Yishuv fokusohet ekskluzivisht te puna e hebrenjve dhe blerja sistematike e tokës nga ana e tyre, Patrick Wolfe shqyrton mënyrën se si Nakba ishte interpretuar si diçka “e mrekullueshme,” duke mundësuar kështu një mundësi për t’u zhvendosur nga dekada të karakterizuara nga një vendosje e ngadaltë e një “Nakbe në pritje” (160) te një përftim masiv toke përmes forcës. Shih Wolfe, “Purchase by Other Means: The Palestine Nakba and Zionism’s Conquest of Economist,” Settler Colonial Studies 2, no. 1 (2012): 162.
[76] Konvergimi i perceptimeve sekulare dhe fetare të “mrekullisë së çlirimit” të vendeve të shenjta në Jeruzalem në vitin 1967, ilustrohet në fryrjen ikonike të bririt nga Rabini Shlomo Goren, kur ushtria arriti Kotelin apo Murin e Lotëve. “Ribashkimi” me topografinë e shenjtë, përfshirë edhe Jeruzalemin Lindor, aktivizoi biblikalizmin themeltar të Sionizmit sekular. Për një analizë klasike të një përkimi të tillë, shih Baruch Kimmerling, The Invention and Decline of Israeliness: State, Society, and the Military (Berkeley, CA: University of California Press, 2001), 173-228.
[77] Kjo është referencë e rolit eskatologjik që i është veshur atyre që luajtën një rol instrumental në shpagim, pavarësisht diturisë apo respektit. Kjo është mënyra se si, brenda Sionizmit të Rav Kook, instrumentet e Shtetit sekular interpretoheshin si të shenjtë falë funksionalitetit që gëzonin. Për një analizë të këtij diskursi, shih për shembull, Rafi Rachlevsky, Messiah’s Donkey (Yediot Ahronot, 1998), në hebraisht.
[78] Nadera Shalhoub-Kevorkian, Security Theology, Surveillance and the Politics of Fear (Cambridge: Cambridge University Press, 2015).
[79] Shih Shaul Magid, “The Settler Nakba and the Rise of Post-Modern Post-Zionist Religious Ideology on the West Bank,” Tablet Magazine, 19 shtator 2017, https://www.tabletmag.com/sections/arts-letters/articles/settler-nakba-post- zionist-religious-identity.
[80] Shih gjithashtu Hayim Katsman, “Post Religious Zionism: Alternative Ideas of Jewish Statism in the Writings of Moshe Koppel,” Shofar: An Interdisciplinary Journal of Jewish Studies 41, no. 2 (2023): 58-79.
[81] Shih gjithashtu Atalia Omer, “Jewish Violence: The Convergence of Land and Blood Centric Political Theologies in Israel” në Rethinking Religion and Radicalism: Terrorism and Violence Tëenty Years After 9/11, botim i Michelle Grossman dhe Hisham A. Hellyer (London: Bloomsbury Press, 2025), 157-174.
[82] Shih, për shembull, Ariel Handel, Daniel Monterscu dhe Rafi Grosglik, “Soulful Soil and Colonial Quality: Organic Farming in the West Bank” në Settler-Indigeneity in the West Bank, botim i Rachel Z. Feldman dhe Ian McGonigle (Montreal and Kingston: McGill-Queen’s University Press, 2023), 68-97.
[83] Bezalel Smotrich e shpreh në mënyrë të vazhdueshme “nevojën” për një “Nakba të Dytë” lidhur me 7 tetorin dhe genocidin në Gaza. Për një analizë shih Meron Rapoport, “The ‘Second Nakba’ Government Ceases its Movement,” 972 Magazine, 2 janar 2024 https://www.972mag.com/second-nakba-government-gaza/. Për një analizë të zhvendosjes nga mohimi i Nakbës në pohimin dhe përqafimin e saj, shih Nadia Abu El-Haj, “We Know Well, but All the Same…’” Factual Truths, Historical Narratives, and the Work of Disavowal,” History of the Present 13, no. 2 (2023): 245-264.
[84] Për shembull, Lara Friedman, “Targeting Free Speech & Redefining Antisemitism: How Pro-Israel Actors Are Using US Laws to Attack Palestinian Activism & Solidarity,” University of the Pacific Law Revieë 54, no. 4 (2023): 612-645 dhe Zaha Hassan dhe H. A. Hellyer, Suppressing Dissent: Shrinking Civic Space, Transnational Repression and Palestine-Israel (London: Oneworld Academics, 2024).
[85] Për këtë analizë, shih Hagar Shezaf, “In the West Bank, Israel’s Judicial Coup has Another Name: It’s Called Annexation,” British Journal of Middle Eastern Studies 50, no. 2 (2023): 376-396.
[86] Daniella Weiss, “First Sukkah in Gaza After Twenty Years!” Nahala, publikuar pak ditë përpara Sukkotit 2024 (tetor 2024), https://www.youtube.com/watch?v=v4_RHJ0ipfo (i aksesueshëm nga 3 maji 2025).
[87] Nir Hason, Noa Spiegel dhe Aharon Rabinovitch, “Prominent Ministers Participated in A Conference to Encourage Establishment of Settlements in the Gaza Strip,” Haaretz, 28 janar 2024 (në hebraisht). Për një perspektivë historike rreth çështjes se përse të merret seriozisht një diskurs i tillë mesianik ekspansionist në kuptimin territorial të fjalës, që ndër të tjera ka pasur edhe sukses në Bregun Perëndimor, shih Anshel Pfeffer, “Lebanon, Part of the Promised Land: Israel’s Messianic Right Wing Targets New Territory for Settlements,” Haaretz, 18 qershor 2024.
[88] Një letër nga Shteti i Palestinës në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, 21 tetor 2024, , https://www.un.org/ unispal/document/letter-from-the-state-of-palestine-21oct24/.
[89] Sari Mekovar-Blikov, “’The Bag is Packed’: Daniella Weiss is Fixated on the Gaza Strip,” Ma’ariv, 11 janar 2025, https://www.maariv.co.il/news/politics/article-1162927 (Në hebraisht, përkthimi im.)
[90] Po aty.
[91] Ben Samuel, “Trump Calls Gaza ‘Phenomenal Location’ but Says It Looks Like ‘Massive Demolition Site,’” Haaretz, 21 janar 2025. Për deklaratën e Jared Kushner, i cili i referohet Gazës si “pronë,” shih gjithashtu Patrick Wintour, “Jared Kushner says Gaza’s ‘Waterfront’ Property Could be Very Valuable,’” The Guardian, 19 mars 2024.
[92] Për të shmangur një klikim të drejtëpërdrejtë të videos së prodhuar me Inteligjencë Artificiale, shih Nathan Odenheimer dhe Alan Yuhas, “’Fantasy’ AI Video, Shared by Trump, of Gaza as Luxury Resort Draws Scorn,” New York Times, 26 shkurt 2025.
[93] Hadashot Srugim, “Smotrich on ‘Trump’s Plan’: The Real Answer to October 7th, “Hadashot Srugim, 5 shkurt 2025.
[94] Shih Michele Chabin, “In Israel, Reaction to ‘Trump Plan’ for Gaza Met with Disbelief Across Political Spectrum,” Religion News, 6 shkurt 2025. https://religionnews.com/2025/02/06/in-israel-reaction-to-trump-plan-for-gaza-met-with- disbelief-across-political-spectrum/.
[95] Shih studimin e kryer nga The Jewish People Institute, 3 mars 2025.
[96] Bachar Zuabi, “The Support in Transfer Exposed the Real Face of the Center-Left,” Local Call, 18 shkurt 2025.
[97] Moran Azulai, Itamar Eichner, Tova Tzimuki, “Smotrich: Netanyahu Gave Green Light to a Catastrophic Deal,” Ynet, 18 janar 2025, (në hebraisht), https://www.ynet.co.il/news/article/hjdnfitvyg.
[98] Clarissa Ward, Brent Swails, Scott McWhinnie dhe Benjamin Brown, “The Grandmother who wants to lead Israelis back to Gaza without Palestinians,” CNN, 20 mars 2024, https://edition.cnn.com/2024/03/20/middleeast/israel- gaza-settlers-daniella-weiss/index.html.
[99] Aluf Ben, “Don’t Dismiss Them: Trump, Netanyahu, and Katz Fulfil Kahane’s Dream,” Haaretz, 9 shkurt 2025.
[100] Owen Jones, “Israelis Drops Genocidal Leaflets on Gaza,” Owen Jones Battlelines, 22 shkurt 2025, https://www. owenjones.news/p/israel-drops-genocidal-leaflets-on.
[101] Mehul Srivasta dhe Neri Zilber, “Israel Readies Plans for Occupation of Gaza,” Financial Times, 25 mars 2025, https://archive.ph/2025.03.24-231338/https:/www.ft.com/content/40127b12-62e4-4f3f-8723-d1821332b0d6.
[102] Francesca Albanese shpjegon se si metodat genocidiale të përdorura në Gaza mund të rikanalizohen në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin e pushtuar Lindor, në raportin e saj me titull “Genocide as Colonial Erasure, 1 tetor 2024, United Nations, https:// www.un.org/unispal/document/genocide-as-colonial-erasure-report-francesca-albanese-01oct24/. Shih gjithashtu Oxfam, “Largest Forced Displacement in the West Bank since 1967,” 25 shkurt 2025, https://reliefweb.int/report/ occupied-palestinian-territory/largest-forced-displacement-west-bank-1967-oxfam.
[103] Joseph Gedeon, “Trump UN Nominee Backs Israelis claims of Biblical Rights to West Bank,” The Guardian, 21 janar 2025. Rep. Claudia Tenney, “Recognizing Judea and Samaria Act, 5 mars 2024, https://www.congress.gov/bill/ 118th-congress/house-bill/7552. Sen. Cotton, Tom, “Recognizing Judea and Samaria Act,” 5 dhjetor 2024, https://www.congress.gov/bill/118th-congress/senate-bill/5431/titles.
[104] The National Religious Broadcast, “Israel 365 Launches Media Toolkit to Support Accurate Israel Reporting,” 5 dhjetor 2024, https://nrb.org/israel365-launches-media-toolkit-to-support-accurate-israel-reporting/.
[105] Stavroula Pabst, “Rep. Mast Forces Staff to call West Bank ‘Judea & Samaria’,” Responsible Statecraft, 27 shkurt 2025, https://responsiblestatecraft.org/rep-mast-west-bank/.
[106] Shih Gil Anidjar, Blood: A Critique of Christianity (New York: Columbia University Press, 2014);
[107] Kjo përçarje apo thyrje është një çështje që e tejkalon shqetësimin e këtij artikulli. E megjithatë, duke lexuar për fillesat e Sionizmit si një product i modernitetit/kolonialitetit, Ella Shohat për shembull, gërshetimet shoqërore të myslimanëve dhe arabëve me hebrenjtë i sheh si përftime të degëzimeve dhe racialitetit modern/colonial. Sionizmi, për Shohat, vulosi asgjësimin e kulturës judeo-arabe. Prandaj dhe lëvizja e saj dekoloniale përdor nostalgjinë e “epokës së artë” antifashiste. Shih Shohat, On the Arab-Jew. Palestine, and Other Displacements: Selected Writtings of Ella Shohat (London: Pluto Press, 2017), 211.
Tags: Palestina, pastrim etnik, sionizmi, terra nullius Last modified: 09/04/2026