Jishan Xhufu & Mohd Elfie Nieshaem Xhuferi

Misionarët e krishterë dhe kundërshtarë të tjerë të Islamit janë përpjekur të krijojnë, se në ç’mënyrë ka patur mundësi Profeti a.s të njihte shumë prej historive të profetëve të kaluar. Ata kanë bërë shumë deklarata të cilat ishin provuar vetëm nga dëshirat e tyre të kota, të tilla si akuzimi i Profetit a.s. për huazim të burimeve nga Hebreo-të Krishtera. Së fundmi dëgjojmë akuzën se Meka paska qenë selia e Krishterimit dhe se Uaraka ibn Naufal, xhaja i gruas së Profetit, Hadixhes r.a, paska qenë kryepeshkopi i të krishterëve në Mekë. Tani po përpiqemi ti përgjigjemi pyetjes së kësaj deklarate, në mënyrë që të hedhim poshtë, çka nuk është e vërtetë, inshalla.

Arabia para Islame

Eshtë një fakt i mirë dokumentuar se në shek. e 6-7-të Gadishulli Arabik ka qenë ngatërruar politikisht midis perandorive Bizantine dhe Perse. Pavarësisht faktit se territore si Egjipti aktual, Siria dhe Jemeni kanë qenë nën sundimin Binzantin dhe Persian, vetë Hixhazi nuk ka qenë asnjëherë nën sundimin e drejtëpërdrejtë të asnjërës prej këtyre perandorive. Në kohën e lindjes së Profetit kanë ekzistuar gjithashtu fise arabe të cilat nuk kanë qenë as hebreje dhe as të krishtera.

Golam W. Chaudry tregon se, “Persianët… përkrahnin dinastinë Lakhmidit, ndërsa Bizantinasit përkrahnin princat e Ghasanidit. Veç kësaj zgjerimi i ndikimit politik nga këto dy perandori, ishte po ashtu edhe një depërtim kulturor dhe religjioz. Në kohën e lindjes së Profetit, disa prej arabëve ishin të krishterë, gjithashtu ekzistonte edhe Judaizmi në atë periudhë”. [1]

Safij Al-Rahman Al-Mubarakfuri po ashtu shkruan se,

“Përveçse arabët e harruan fenë Abrahamike dhe u kthyen në adhurues idhujsh, paganë, Arabia kishte prani të hebrejve, të krishterëve, zjarrëputistëve (zoroastrians/ besimi persian) dhe sabe’anëve (adhurues planetesh dhe yjesh).

Njerëzit e librit përfaqësoheshin nga:

a). Hebrejtë në Medinë (Jathrib), Taima’a dhe Haibar: religjioni i tyre arriti në Arabi gjatë pushtimit Babilonas dhe Asirian në Palestinë nga presioni e persekutimi i hebrejve të atjeshëm, gjë që i bërë ata të shpërnguleshin në territore të tjera. Një migrim i ngjashëm nga hebrejtë erdhi nga Palestina kur Romakët shkatërruan Jeruzalemin.

Judaizmi u përhap mes arabëve të Hixhazit prej kontaktit që ata kishin me fiset arabe të vendosura në Arabi. Judaizmi hyri gjithashtu në Jemen ndërmjet Taban Asad Ebi Karb-it. Hebrejtë ndërtuan fshatëra në zonat ku ata banonin dhe punonin kryesisht në agrikulturë dhe disi me tregëti.

b). Të krishterët në Nexhran: Krishtërimi hyri në Hixhaz pas pushtimit të Jemenit prej Etiopanëve dhe Romakëve. Një prift i krishterë i quajtur “Femion” erdhi në Naxhran dhe i ftoi njerëzit në Krishtërim, ku disa prej tyre e pranuan dhe u bënë të krishterë. Eshtë gjithashtu e njohur se arabë të tjerë e përqafuan Krishtërimin në territore të tjera të Lindjes së Mesme, si për shembull “Gasanitasit”, fiset Taglib, Taxha dhe të tjerë, që ishin pranë ndikimit të perandorisë Romake. [2]

Ndikimi i krishterë në Hixhaz

Tashmë, është njohur ekzistenca e pranisë së krishtere në Arabi, po a do të thotë kjo vallë se krishtërimi ishte një ndikim kryesor në regjion? Sipas Krishtërimit në Arabi, Enciklopedia e Re Katolike thotë se gjatë kohës së Muhammedit a.s. “Hixhazi (gadishulli arabik) nuk ishte i prekur prej predikimeve të krishtera. Kështu organizimi i kishës së krishterë as nuk pritej dhe as nuk gjendej”. [3]

Kjo përmendet gjithashtu në librat që kanë të bëjnë me krishtërimin mes arabëve në periudhën paraislame, prej këndvështrimeve të poetëve.

“Dëshmia e poetëve për ndikimin e krishterë në kuptimin shpirtëror dhe sociologjik është negative”. [4]

Dr. Nabil Akel, Profesor i historisë arabe dhe islame në Universitetin e Damaskut, citon në librin e tij Tarikh al-arab al-kadim:

“Ndryshimi më i madh midis krishtërimit dhe Judaizmit është se Krishtërimi ndryshe nga Judaizmi nuk ka asnjë themel apo bazë në Hixhaz, Krishtërimi ishte një burim i jashtëm i iluminimit të pasqyruar në Hixhaz ose prej veprimtarive misionare nga Etiopia, Siria dhe Iraku ose nga qendrat e krishtera të hirahut; dair Hind al-Kubra (rendi i Hind al-Kubra)- Um Amro al-Mundhir (rendi i Um Ammro)- Dair Hind al-Sugra (rendi i Hind al-Sugra) apo prej disa kishave të shpërndara në Bahrain, al-Jamamah dhe Jemen.” [5]

Një vëzhgim prej këndvështrimit të traditave Islame të bërë nga Richard Bell shumë kohë më përpara. Thotë se, “…pavarësisht traditave, ndaj efektit të presenës së pikturës së Jezusit në një prej shtyllave të Qabes, nuk ekziston asnjë fakt i saktë për të provuar ekzistencën e ndonjë selie të Krishtërimit në Hixhaz apo pranë vendeve fqinje si Meka apo edheMedina.” [6]

Sir William Muir, panvarësisht se njihet si një kritik i ashpër i Islamit, e pranon se, “Legjenda, se imazhi i Jesusit dhe i Merjemes paskan qenë të sklupturuar në kollonat e Qabes, ku adhuroheshin prej arabëve, nuk është një fakt i mirë bazuar, i cili në vetëvete është i pamundshëm. Krishtërimi asnjëherë nuk gjeti përkrahje në Mekë.”[7]

Po rreth Uaraka Ibn Naufal?

Uaraka ibn Naufal ishte një prej katër njerëzve të cilët e braktisën idhujtarinë pagane arabe dhe kërkuan për besimin e vërtetë të Abrahamit a.s. Më vonë ai i bë i krishterë dhe mësoi prej shkrimeve të shenjta të mëparshme. Pasi e kemi parë paraprakisht se në Hixhaz ekzistonte pak apo aspak ndikimi i organizuar i Krishtërimit, është tërësisht e pamundur që Uaraka të këtë qenë kryepeshkop i komunitetit të krishterë në Mekë.

Hadithi i mëposhtëm është një trasmetim që përfshin Uarakën:

Transmeton ‘Aisha: (sahih Buhariu, vëllimi 1, libri 1, numër 3)

“… Pastaj Hadixha e shoqëroi atë te kushëriri i saj Uaraka bin Asad bin ‘Abdul ‘Uzza, i cili gjatë periudhës paraislame u bë i krishterë dhe shkruante shkrime me shkronja hebreje. Ai mund të shkruante prej Ungjillit në Hebraisht, aq sa Allahu dëshironte që ai të shkruante. Ai ishte një burrë i vjetër dhe kishte humbur të parit. Hadixha i tha Uarakas, “ Dëgjo historinë e nipit tënd, o kushëriri im” Uaraka e pyeti, “ O nipi im! اfarë ke parë?” Profeti i Allahut i përshkroi çdo gjë që kishte parë. Uaraka i tha, “Ky është i njëjti që ruan sekretet (ëngjëlli Xhibrail), të cilin Allahu e ka dërguar tek Musa. Do të dëshiroja të isha i ri dhe mund të jetoja në kohën kur njerëzit do të kundërvihen.” I Dërguari i Allahut e pyeti, “A do të më detyrojnë të largohem?” Uaraka iu përgjigj në pohore dhe i tha, “اdokush që ka ardhur me diçka të ngjashme si kjo që ti ke sjellë është keqtrajtuar; nëse do të jemë gjallë deri në ditën kur të të kundërvihen, atëherë unë do të përkrah ty fuqishëm.” Por pas pak ditësh Uaraka vdiq dhe Shpallja Hyjnore kishte ndaluar për një farë kohe”.

Transmetimi ishte e vetmja e dhënë ku Uaraka, që ishte një burrë i vjetër në kohën e Shpalljes së Profetit a.s., ishte përfshirë drejtëpërsëdrejti në jetën e Profetit a.s., por sigurisht misionarët bëjnë shumë spekullime se Profeti a.s. mund ta ketë vizituar Uarakën përpara Shpalljes.

Po ashtu theksojmë se Uaraka qartësisht ka thënë: “Nëse do të jemë i gjallë deri ditën kur të të përzënë, atëherë unë do të përkrah ty fuqishëm.” Gjithkush mund të bëj një pyetje të thjeshtë: Në qoftë se Uaraka ishte vërtet mësues i Profetit a.s., përse do t’i thoshte se do ta mbështeste Profetin a.s.? Qartazi mësuesi supozohet ta drejtoj nxënësin dhe jo e kundërta.

Për më teper, Uaraka vdiq shumë afër, pasi Muhammedi a.s. kishte marrë shpalljen e Kur’anit; siç mund të lexohet qartazi në hadithin e mësipërm. Ndërsa shpallja e Kur’anit vazhdoi për më shumë se njëzet vjet pas vdekjes së Uaraka bin Naufalit, Profeti a.s. e merrte shpalljen në vende të ndryshme, madje edhe kur ai ishte në mes Shokëve të tij. Gjithashtu Profeti a.s. iu përgjigjej pytjeve direkte të ngritura më vonë nga hebrejtë në Medine. Për veç kësaj, hebrejtë dhe mosbesimtarët e Mekës do të ishin mjaft të kënaqur, nëse do të dinin me siguri që ekzitonte një person i ditur, që po i mësonte Muhammedit a.s. Kur’anin.

Përfundim

Ngasa pamë, nuk ka ekzituar asnjë komunitet i organizuar i krishterë në Hixhaz, veçanërisht në Mekë, ku çdo pretendim i ngritur, se Islami është ndikuar së tepërmi nga Krishtërimi duhet të kundërshtohet si një absurditet. Për më tepër, Uaraka ibn Naufal, i cili është përmendur vetëm një herë në hadith, vdiq pas shpalljes së parë të Profetit a.s. Megjithatë Profeti a.s vazhdoi të merrte shpallje për 23 vitet në vijim, në Mekë dhe në Medinë. Në këtë mënyrë, çdo atribut i Shpalljes për Uarakën konsiderohet i pavlerë dhe jo i vërtetë. Kur’ani shumë herë qartazi e mohon, praninë e dikujt tjetri që po e mësonte Profetin a.s. dhe në të njëjtën kohë thekson faktin se gjuha është e huaj.

Ne dimë shumë mirë se ata thonë: “Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!” Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është jo arabe (e paqartë), e kjo (e Kur’anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë. S’ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet (e Kur’anit) e All-llahut, ata nuk i drejton All-llahu në rrugën e drejtë dhe ata kanë një dënim të dhembshëm. (Sure Nahl:103-104)

Në qoftë se do të kishte dikë që e mësonte Profetin Muhammed a.s., familja dhe shokët e tij më të afërm do ta dinin këtë fakt. Megjithatë larg prej të qenurit skeptik rreth deklaratave të tij për profetësinë, këta njerëz dhanë pasurinë dhe jetët e tyre, edhe kur ishin nën persekutimin e paganëve arabë.

Në suren Fusilet, Kur’ani shpjegon arsyen se përse shpallja është në arabisht. Kjo është për të siguruar njerëzit që po e përjetonin këtë eksperiencë, e cila nuk mund tu japi arsye për justifikim.

“Sikur Ne ta bënim Kur’anin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: “Përse nuk janë ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është ai (Kur’ani) në gjuhë të huaj, kurse ai (pejgamberi) është arab?” Thuaj: “Ai është për besimtarët udhëzues e shërbues. E ata që nuk besojnë në veshët e tyre kanë shurdhim, dhe ai për ta është verbërim. Të tillët janë sikurse thirren prej një vendi të largët e nuk dëgjojnë”.(Sure Fussilet: 44)

Tani në mungesë të burimeve hebreje dhe të krishtera në Mekë, pyetja qëndron: kush ia mësoi Profetit a.s. historitë e profetëve dhe të kombeve të lashta, të cilat u shpallun në Mekë siç e tregon edhe tabela më poshtë.

Adem P) | 7: 11~25 Meka | 15: 26~44 Meka | 17: 61~ 65 Meka | 18: 50 Meka |
|20: 115~126 Meka | 38: 67~88 Meka
Enoku(P) |19:56~57 Meka |
Nuhu(P) | Sure Nuh ( the complete chapter) Meka | 7: 59~64 Meka | 10: 71~73 Meka | 11: 25~49 Meka | 21:76~77 Meka | 23: 23~30 Meka | 26: 105~122 Meka | 29: 14~15 Meka | 37: 76~82 Meka | 54: 9~17 Meka | 4:163~165 Medina | 6: 83~87 Meka | 9:70 Medina | 14: 9 Meka | 17:3 -17:7 Meka |
38:12~14 Meka | 40:5~6 Meka | 42:12 Meka | 50:12~14 Meka | 51:46 Meka | 53:52 Meka | 57:26 Medina | 66:10 Medina |
Hudi(P) |11:50~60 Meka | 7:6~27 Meka | 23:31~41 Meka | 26:123~140 Meka | 41:15~16 Meka.| 46:21~25 Meka | 51:41~42 Meka | 53:50~55 Meka | 54:18~22 Meka | 69:6~8 Meka | 89:6~14 Meka |
Salihu(P) | 7:73~79 Meka | 11:61~68 Meka | 15:80~84 Meka | 17:59 Meka | 26:141~159 Meka | 27:45~53 Meka | 41:17~18 Meka | 54:23~32 Meka |
91:15 Meka |
Abrahami(P) |14: 35~40 Meka | 6:74~83 Meka | 21:51~70 Meka | 26:69~83 Meka | 29:16~27 Meka | 19:41~48 Meka | 37:83~98 Meka | 2:124~141 – 2:258 Medina | 22:26~27Medina | 16:120~123 Meka | 53:37 Meka |
Ismali(P) | 14:37 Meka | 2:127~129 Medina | 37:99~113 Meka |
Is’haku(P) |37:112~113 Meka | 11:69~73 Meka | 15:51~56 Meka | 51:24~30 Meka | 19:49 Meka |
Luti(P) | 7:80~84 Meka | 11:69~83 Meka | 15:51~77 Meka | 26:160~175 Meka | 27:54~58 Meka | 29:28~35 Meka | 37:133~138 Meka | 51:31~37 Meka | 54:33~40 Meka |
Shuaibi(P) | 7:85~93 Meka | 11:84~95 Meka | 15:78~79 Meka | 26:176~191 Meka |
Yusufi(P) Sure Jusuf [ krejt kapitulli] Meka
Ejubi(P) | 6:84 Meka | 4:163 Medina | [21:83~84] Meka | 38:41~44 Meka |
Junusi(P) | Sure Junus [10:98] Meka | 21:87~88 Meka | 37:139~148 Meka | |68:48~50 Meka |
Moisiu(P) | 19:51~53 Meka | 28:1~44 – 28:76~83 Meka | 20:9~100 Meka | 27:7~14 Meka | 17:101~104 Meka | 7:103~155 – 7:159~174 Meka | 43:46~56 Meka | 33:69 Meka | 26:10~68 Meka | 79:15~25 Meka | 41:45 Meka |
| 10:75~93 Meka | 40:23~54 Meka | 2:49~103 Medina | 18:60~82 Meka |
Jesusi(P) |3:33~62 MedinaMeka |
| 21:90~91 Meka | 4:156~159 Medina | 61:14 Medina | 57:27 Medina |

| 5:72~77 – 5:110~120 Medina | 19:16~40

 

E rradhitur sipas Kisas al-Enbija’ – Historitë e profetëve – nga Imam Ibn Kathiri.

E vetmja përgjigje ndaj pyetjes se kush ia mësonte Muhammedit a.s. Kur’anin, mund të gjendet në këto ajete,

“Shoku juaj (Muhamedi që ju e njihni) nuk ka humbur, e as që ka devijuar (nga e vërteta). Dhe ai nuk flet nga dëshira e tuj. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet. Atë ia mësoi, Ai fuqiforti (Xhibrili)” (Sure Nexhm:2-5)

Duhet ngulitur në mendje, se Kur’ani është memorizuar dhe kënduar publikisht nga të gjithë muslimanët, në të dyja periudhat, gjatë dhe pas jetës së Profetit a.s. Nëse nuk do të dihej qartazi dhe haptazi në Mekë se Muhammedi ishte analfabet, ajetet që e deklaronin se ai ishte, sigurisht do të kishin ngjallur dyshime mes muslimanëve. Megjithatë, kjo jo vetëm që bëri që pasuesit e Profetit vazhdimisht të shtoheshin – panvarësisht persekutimit të madh – por gjithashtu nuk ekziston asnjë e dhënë nga paganët arabë në Mekë që ta akuzojë Muhammedin a.s. për mos qenë analfabet. Ata e akuzuan atë se kishte një mbikqyrës apo se ishte i xhindosur, siç e treguan edhe ajetet e mësipërme, pasi është mjaft e ditur që ai ishte analfabet.

Sigurisht Allahu e di më së miri!

Referenca

[1] Golam W. Chaudry, The Prophet Muhammad: His Life and Eternal Message, p. 18

[2] Safiy Al-Rahman Al-Mubarakfoury, Al-Raheeq Al-Makhtoom (1418 A.H.)

[3] New Catholic Encyclopedia, under heading Christianity in Arabia

[4] J. S. Trimingham, Christianity Among the Arabs in Pre-Islamic Times (1971), Longman Publishers, p. 247

[5] Dr. Nabîh Aqel, Tarîkh al-Arab al-Qadîm

[6] Richard Bell, The Origin of Islam in its Christian Environment [1968 (Reprinted)], Frank Cass and Company Limited, p.42

[7] Sir William Muir, The Life of Mahomet (Volume I)

Tags: , , Last modified: 07/01/2021
Close