Ismail Faruqi I. Familja: Niveli i parë organizimit shoqërorë Shoqëria njerëzore ka një histori të gjatë të cilën tre institucione janë munduar ta dominojnë. E para është familja, e cila bazohet mbi lidhjen e gjakut dhe të trashëgimisë. Karakteristikat që ajo
Moisiu – Jezui – Muhammedi Alija Izetbejgoviç Këtu dhe tani Islami ka dy histori: ajo para dhe ajo pas Muhammedit, a.s. Historia e Islamit pas Muhammedit (historia e Islamit në kuptim të ngushtë), s’mund të kuptohet krejtësisht pa parahistorinë e Islamit
Dr Hans Koechler Përmbajtja (I) Historia e marrëdhënieve islamike-të krishtera në Evropë: Ndërveprimi kulturor përballë konfrontimit politiko-ideologjik (II) Konceptet metafizike në Islam dhe Krishterim dhe roli i tyre në formimin e marrëdhënieve mes dy
Karl Rahner Fragment i shkëputur nga: “Encyclopedia of Theology”, Edited by Karl Rahner, (Burns & oates publishing, 1975), f. 47-54 A. NË FILOZOFI 1 Koncepti dhe incidenca (shpeshtësia). Folizofikisht folur, ateizëm do të thotë mohim i ekzistencës së
Patrick Becker – Ursula DieWald Fragment i shkëputur nga revista Stimmen der Zeit, 10/2009, f. 673-684 Duke bërë diagnozën e epokës së tashme, pak kohë para zgjedhjes së tij si Papa Benedikti XVI, Joseph Ratzinger u shpreh ‘Relativizmi, i cili tani si ndjenja
Thomas Schärtl Nga: Stimmen der Zeit, 4/2009, Fq. 257-271 Në diskutimin rreth trajtave të larmishme të ‘ateizmit të ri’ pikë së pari nën mikroskop është vënë racionaliteti i besimeve fetare. THOMAS SCHÄRTL, Profesor i Filozofisë në Universitetin e
Muhamed Abdul-Rauf Fragment i shkëputur nga “Trialogue of the Abrahamic Faiths”, edited by Ismail Raji el-Faruqi, El Sadawi Publication, Virginia U.S.A 1991 Tre nivelet të diskutimit Së pari, duke qenë feja më e re dhe në vetkuptimin e saj e përcaktuar për
Michael Wyschogrod Fragment i shkëputur nga “Trialogue of the Abrahamic Faiths”, edited by Ismail Raji el-Faruqi, El Sadawi Publication, Virginia U.S.A 1991 Këndvështrimi judaik për islamin dhe krishterimin është në të vërtetë një funksion i njohjes së
Cornelia Schock Fragment i shkëputur nga “Encyclopaedia of the Qur’an”, Jane Dammen McAuliffe, General Editor, Brill Publication 2004, Vëll. I Ademi është qenia e parë njerëzore (bashar) dhe babai i njerëzimit, në Pentateuk dhe Kuran. “Ademi”
Krister Stendahl Parimet bazë për të shqyrtuar traditat e të tjerëve dhe ithtarët e tyre janë të thjeshta: “Krahaso të ngjashmen me të ngjashmen dhe lejoi të tjerët të përcaktojnë vetveten“. Rregulla e parë është e qartë. Megjithëkëtë
Kjo faqe është pjesë Qendrës për Studime Fetare “Erasmus” dhe i dedikohet fushës së studimeve teologjike, aspekteve të shkencave sociale që ndërthuren me fenë, si edhe dialogut ndërfetar. Synimi ynë është ngritja e nivelit të artikulimit të diskursit fetar në Shqipëri dhe pajisja e lexuesit me një kornizë konceptuale analitike të nevojshme për të mundësuar një rrokje dhe vlerësim sa më të saktë të pasurisë së mendimit teologjik dhe kuptimit sa më të mirë të temave dhe prespektivave kyçe fetare.
Duke pasur parasysh kontekstin fetar shqiptar faqja fokusohet tek Islami dhe Krishterimi. Një gjë e tillë do të bëjë të mundur sqarimin e shumë keqkuptimeve mbizotëruese në shoqëri në lidhje me fetë, si dhe do të kontribuojë në ngritjen e nje diskursi analitik mbi religjionet mbështetur mbi një bazë solide akademike. Theksi mbi shkencat sociale synon që të krijojë një tablo sa më të thellë dhe më të gjerë të feve duke ndërlidhur temat teologjike me impaktin dhe mënyrën se si ato janë manifestuar në historinë, civilizimet dhe shoqëritë njerëzore. Po ashtu, qasja akademike e faqes është e ngritur edhe mbi një element krahasimor ku tema të përbashkëta të feve analizohen përbri njëra tjetrës duke nxjerrë në pah ndërthurjet dhe dallimet midis tyre. E gjithë kjo synon ta mbruajë lexuesin me një kuptim tri dimensional të diskursit fetar, si dhe të vlerës dhe impaktit të tij në historinë e njerëzimit, sidomos sa i përket raportit me modernitetin.
Në këtë kontekst, derimëtani faqja Erasmus ka sjellë në gjuhën shqipe mëse 320 artikuj studimorë të përkthyer nga burimet më prestigjioze akademike botërore. Temat e trajtuara kanë qenë nga më të larmishmet dhe kanë mbuluar aspekte të rëndësishme të sferave të studimeve teologjike dhe fetare si “raportet mes fesë dhe shkencës”, “feja dhe arti” “ateizmi dhe besimi”, “teologjia dhe filozofia”, “feja dhe sekularizmi”, “marrdhëniet mes fesë dhe shkencave sociale”, “dogma fetare përballë raconalitetit”, “moderniteti dhe besimi” etj... Që prej themelimit, në faqen Erasmus janë sjellë në shqip kontribute nga mëse 180 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për here të parë në gjuhën shqipe. Krahas artikujve, faqja Erasmus i ofron lexuesit edhe libra të plotë studimorë rreth temave të ndryshme të religjiozitetit të cilat të interesuarit do të mund t’i gjejnë tek rubrika “Botimet Erasmus”. Këto libra janë pjesë e përpjekjeve shumë vjeçare të Qendrës Studimore Fetare “Erasmus” për të sjellë në gjuhën shqipe vepra akademike në fushën e studimeve fetare të shkruara nga autorë të mirënjohur. Gjatë dy dekadave të punës së saj, Qendra Studimore “Erasmus” ka botuar 16 libra studimorë, ndërkohë që shumë të tjerë akoma presin dritën e botimit.
Faqja Erasmus ëshë e hapur dhe pret kontributin e çdokujt. Kushdo që është i interesuar mund të na kontaktojë në emailin erasmus.al@gmail.com.