Seyyed Hossein Nasr Një i vetëm është Agu që rrezit mbi gjithçka. Është Një që veçmas bëhet gjithçka. Rg-Veda, VIII, 58:2 Tao i paemër është fillimi i Qiellit dhe Tokës, Tao i emërtuar është mëma e 10 mijë gjërave. Tao Te Çing, kap. 1
Edward Feser Burimi: Edward Feser, The Last Superstition: A Refutation of the New Atheism ( St. Augustines Press, 2010). Fe e keqe Në vitin 2004, filozofi Antony Flew, i cili deri atëherë kishte qenë ndoshta ateisti më i shquar në botë, njoftoi se kishte ndryshuar
LM Sacasas The Convivial Society: Vol. 4, no. 12 (8 korrik 2023) Ekziston një narrative për inteligjencën artificiale (AI) të cilën e ndesh shpesh. Narrativa që kam në mendje s’ka të bëjë me frikën dhe ankthet kataklizmike që kanë mbushur faqet e
Bassam Zawadi Deizmi për një kohë të gjatë ka shërbyer si strehë intelektuale për personat që ishin të bindur në ekzistencën e Zotit mirëpo ishin të zhgënjyer me Fenë e organizuar. Pavarësisht doktrinave bazë të tij, deizmi nuk diskutohet e as nuk debatohet
Huston Smith Burimi: Huston Smith, Why Religion Matters: The Fate of Human Spirit in an Age of Disbelief (HarperOne, 2006), 11-23. Njerëzit, kudo që jetojnë dhe kurdoherë, e gjejnë veten përballë tre problemeve të pashmangshme: si të fitojnë
Mark Worthing, Dr.phil., Dr.theol. Hyrje Në klimën bashkëkohore intelektuale, shpesh supozohet se ata që kanë besim në Zot duhet ta kapërcejnë këtë pengesë për të punuar në shkenca dhe duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm që të mos
Edward Moad “Kur ka një ndryshim të përgjithshëm të kushteve,” shkruan Ibn Halduni, “është sikur i gjithë i krijimi të ketë ndryshuar dhe e gjithë bota të jetë transformuar, sikur të kishte një krijim të ri dhe të përsëritur, një
Alvin Plantinga Natyralizmi është këndvështrimi se nuk ka një person të tillë si Zoti apo asgjë të ngjashme me Zotin. I marrë kështu, ai është më i fortë se ateizmi; është e mundur që të jesh një ateist pa u ngritur në lartësitë (apo pa u zhytur
Terry Eagleton Burimi: Terry Eagleton, Reason, Faith and Revolution: Reflections on the God Debate (New Haven and London: Yale University Press, 2009), 109-139. Frojdianët dhe radikalët politikë, së bashku me një mori njerëzish të cilët nuk e shohin veten as te njëri
William Craig Lane Burimi: William Lane Craig, “Theistic Critiques of Atheism”, in The Cambridge Companion to Atheism, edited by Micheal Martin (Cambridge: Cambridge University Press, 2007), 69-85 Hyrje Gjysmë shekulli i kaluar ka qenë dëshmitar i një revolucioni të
Kjo faqe është pjesë Qendrës për Studime Fetare “Erasmus” dhe i dedikohet fushës së studimeve teologjike, aspekteve të shkencave sociale që ndërthuren me fenë, si edhe dialogut ndërfetar. Synimi ynë është ngritja e nivelit të artikulimit të diskursit fetar në Shqipëri dhe pajisja e lexuesit me një kornizë konceptuale analitike të nevojshme për të mundësuar një rrokje dhe vlerësim sa më të saktë të pasurisë së mendimit teologjik dhe kuptimit sa më të mirë të temave dhe prespektivave kyçe fetare.
Duke pasur parasysh kontekstin fetar shqiptar faqja fokusohet tek Islami dhe Krishterimi. Një gjë e tillë do të bëjë të mundur sqarimin e shumë keqkuptimeve mbizotëruese në shoqëri në lidhje me fetë, si dhe do të kontribuojë në ngritjen e nje diskursi analitik mbi religjionet mbështetur mbi një bazë solide akademike. Theksi mbi shkencat sociale synon që të krijojë një tablo sa më të thellë dhe më të gjerë të feve duke ndërlidhur temat teologjike me impaktin dhe mënyrën se si ato janë manifestuar në historinë, civilizimet dhe shoqëritë njerëzore. Po ashtu, qasja akademike e faqes është e ngritur edhe mbi një element krahasimor ku tema të përbashkëta të feve analizohen përbri njëra tjetrës duke nxjerrë në pah ndërthurjet dhe dallimet midis tyre. E gjithë kjo synon ta mbruajë lexuesin me një kuptim tri dimensional të diskursit fetar, si dhe të vlerës dhe impaktit të tij në historinë e njerëzimit, sidomos sa i përket raportit me modernitetin.
Në këtë kontekst, derimëtani faqja Erasmus ka sjellë në gjuhën shqipe mëse 320 artikuj studimorë të përkthyer nga burimet më prestigjioze akademike botërore. Temat e trajtuara kanë qenë nga më të larmishmet dhe kanë mbuluar aspekte të rëndësishme të sferave të studimeve teologjike dhe fetare si “raportet mes fesë dhe shkencës”, “feja dhe arti” “ateizmi dhe besimi”, “teologjia dhe filozofia”, “feja dhe sekularizmi”, “marrdhëniet mes fesë dhe shkencave sociale”, “dogma fetare përballë raconalitetit”, “moderniteti dhe besimi” etj... Që prej themelimit, në faqen Erasmus janë sjellë në shqip kontribute nga mëse 180 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për here të parë në gjuhën shqipe. Krahas artikujve, faqja Erasmus i ofron lexuesit edhe libra të plotë studimorë rreth temave të ndryshme të religjiozitetit të cilat të interesuarit do të mund t’i gjejnë tek rubrika “Botimet Erasmus”. Këto libra janë pjesë e përpjekjeve shumë vjeçare të Qendrës Studimore Fetare “Erasmus” për të sjellë në gjuhën shqipe vepra akademike në fushën e studimeve fetare të shkruara nga autorë të mirënjohur. Gjatë dy dekadave të punës së saj, Qendra Studimore “Erasmus” ka botuar 16 libra studimorë, ndërkohë që shumë të tjerë akoma presin dritën e botimit.
Faqja Erasmus ëshë e hapur dhe pret kontributin e çdokujt. Kushdo që është i interesuar mund të na kontaktojë në emailin erasmus.al@gmail.com.