Justin Parrot
Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit
Në këtë punim janë prezantuar tre nivelet e praktikimit fetar në Islam të përmendura në hadithin e mirënjohur të Xhibrilit: 1) Islami (nënshtrimi i jashtëm ndaj vullnetit të Allahut), 2) Imani (besimi) dhe 3) Ihsani (përsosmëria shpirtërore). Në të janë cituar tekste nga Kur’ani, Suneti dhe veprat klasike shkencore për të dalluar këto tre nivele të fesë (dinit) nga njëri-tjetri. Qëllimi i kësaj njohurie është që të parashtrojë para adhuruesit një perspektivë më të zgjeruar, qëllimet më të larta fetare në Islam, atë që autori e quan “mali shpirtëror”. Kjo përfshin një ndërgjegjësim të gjerë mbi disiplinat islame, si: Kur’ani, Tefsiri, Texhvidi, Hadithi, Sirah, Akideja, Sheriati, Fikhu, dhe pastrimin shpirtëror ose spiritual. Në fund do të prezantohet metoda profetike e vetë-përmirësimit dhe krijimit të shprehive, si mjeti kryesor për të arritur një besim më të fortë dhe deri te përsosmëria shpirtërore.
Hyrje
Qeniet njerëzore janë krijuar me një shtysë të brendshme për të kërkuar qëllimin e tyre në jetë dhe për të jetuar për diçka më të lartë se vetja e tyre. Shumë njerëz për fatin e tyre të keq jetojnë për hir të diçkaje në botë, duke ia kushtuar jetën kalimtares, duke adhuruar objekte të krijuara në vend të Krijuesit. Ata nuk e pranojnë se prej nga kanë ardhur, arsyen pse janë këtu dhe ku do të jetë fundi i tyre pas vdekjes së tyre të pashmangshme. Të humbur dhe pa udhëzim, ata ngatërrohen gjatë jetës derisa të përballen me Realitetin.
Sakaq, shumë prej tyre duan drejtim në jetën e tyre dhe bindje në njohjen e botës tjetër. Atyre vetëm duhet t’u tregohet rruga, feja universale dhe primordiale e shpallur profetëve dhe të dërguarve, Islami, nënshtrimi paqësor ndaj Vullnetit të Krijuesit.
Në Islam, ne kemi një koncept të qartë se përse jemi krijuar, çfarë përbën një jetë të drejtë dhe çfarë ndodh pas vdekjes. Për më tepër, Islami nuk është thjesht një grup rregullash dhe besimesh, përtej këtyre aspekteve ai përmban edhe farat e vetë-përmirësimit të vazhdueshëm. Ne mësojmë se si të afrohemi gjithnjë e më shumë me Krijuesin, si të bëhemi adhurues dhe udhëheqës moralë të shkëlqyer, deri në pikën ku vullneti ynë individual dhe Vullneti i përjetshëm i Krijuesit të përputhen në mënyrën më të përsosur. Kjo është e njohur për ne si stacioni i Ihsanit, përsosmëria fetare, maja e malit shpirtëror.
Tre nivelet e fesë sonë iu shpallën Profetit Muhamed ﷺ në hadithin e mirënjohur që flet për takimin e tij me engjëllin Xhibril, paqja qoftë mbi të. Xhibrili erdhi te Pejgamberi ﷺ (në formë të një njeriu), ndërsa ai ishte i rrethuar nga shokët e tij, me ç’rast iu drejtua: “O Muhamed, më trego për Islamin”. I Dërguari ﷺ tha:
“Islami është të dëshmosh se nuk ka zot që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh muajin e Ramazanit dhe ta kryesh haxhin në shtëpinë e shenjtë po pate mundësi.”
Ai tha: ”Ke thënë të vërtetën.” (Umeri shprehet) Ne u çuditëm nga fakti se (vetë e pyeste dhe vetë ia miratonte. Pastaj tha: ”Më trego për imanin!” I dërguari ﷺ tha: “Imani është të besosh Allahun, Engjëjt e Tij, Librat e Tij, Të dërguarit e Tij, Ditën e ringjalljes, dhe të besosh në kaderin (caktimin), qoftë i mirë, qoftë i keq.”
Ai tha: ”Ke thënë të vërtetën.” Më trego për ihsanin!”
I dërguari i Allahut ﷺ tha: ”Ta adhurosh Allahun sikurse je duke e parë. Edhe pse nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.”[1]
Ky transmetim shtron para nesh udhëtimin, nga foshnjëria fetare deri në maturimin shpirtëror, ku përfshihen: dorëzimi, besimi dhe përsosmëria. Kur secili prej këtyre termave përdoret i veçuar, ato i referohen tërësisë së besimit. Kur ato vendosen njëra karshi tjetrës, secila prej tyre ka një kuptim të veçantë. Imam Ibn Tejmije shpjegon hadithin:
Hadithi i Xhibrilit sqaron se Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla, që është vetë Islami. Ai nuk bazohet në asgjë tjetër veçse themelit të tij. Për më tepër, i Dërguari ﷺ përcaktoi tre shkallë të fesë. Kulmi është përsosmëria (el-ihsān), mesi i tij është besimi (al-īmān), dhe baza e tij është Islami. Pra, çdo vepërmirë (muhsin) është besimtar dhe çdo besimtar është musliman, por jo çdo besimtar është vepërmirë dhe jo çdo musliman është besimtar.[2]
Si besimtarë, qëllimi ynë përfundimtar është të praktikojmë shumë më tepër se gjërat bazike. Më tepër se kaq, ne duhet të aspirojmë të ngjitemi në malin figurativ, të kalojmë nga nivelet më të ulëta në ato më të larta të besimit, në kërkim të stacionit më të lartë në Xhenet, Xhenetul Firdeus.
Megjithatë, udhëtimi për në Ahiret duhet të fillojë gjithmonë nga fillimi. Askush prej nesh nuk del nga barku i nënës duke u falur pesë herë në ditë ose duke njohur besimin tonë. Të gjithë ne duhet ta hedhim hapin e parë. Çdo musliman duhet të fillojë me bazat themelore dhe të ecë përpara drejt besimit. Allahu e ka krahasuar zhvillimin e besimit me zhvillimin e një fare që rritet në një pemë të madhe që nxjerr fruta.
Thotë Allahu:
A nuk ke kuptuar se si Allahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart, e që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. Allahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë.[3]
Momentin kur e deklarojmë për herë të parë dëshminë tonë për besimin (shehadetin), duke ditur kuptimin e tij dhe duke besuar vërtet në të, fara e besimit mbillet në zemrat tona. Kështu fillon udhëtimi ynë përgjatë shtegut të drejtë, duke avansuar tutje sikur po ngjitemi në një mal mbi të cilin e dimë se ndodhet një thesar i përjetshëm dhe një shtëpi e përhershme. Ashtu siç ka thënë Ebu Sulejmani رحمه الله, “Lum ai që hedh një hap të vetëm duke mos dëshiruar asgjë tjetër përveç Allahut të Madhëruar.”[4]
Islami: ndjekja e praktikave bazë
Prioriteti i parë për një musliman të ri, ose një musliman të rizgjuar, është të mësojë praktikat bazë të Islamit – pesë shtyllat e tij – duke filluar nga ajo më e rëndësishmja, pra kuptimi i domethënies së deklaratës së besimit (“Nuk ka Zot që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij”) dhe gjashtë shtyllat e besimit. Pasi të vendoset ky bazament teologjik, është domosdoshme të fillohet me kryerjen e namazeve ditore dhe pjesës së mbetur të shtyllave të Islamit sipas mundësisë. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e haxhit.[5]
Çdo gjë tjetër në Islam është e ndërtuar mbi këto pesë shtylla. Asnjë musliman nuk mund të përparojë në aspektin shpirtëror përderisa nuk u përmbahet këtyre praktikave themelore fetare. Imam Ibn Rexheb duke komentuar këtë hadith, shkruan:
Qëllimi është të ilustrohet Islami si një ndërtese e mbështetur në këto pesë shtylla. Ndërtesa nuk mund të qëndrojë pa to, ndërsa atributet e mbetura të Islamit e përsosin ndërtesën. Nëse mungon ndonjë nga atributet dytësore, shtëpia do të jetë e mangët ndonëse qëndron në këmbë. Ajo nuk do të bjerë në mungesë të atyre atributeve, për dallim nga këto pesë shtylla.[6]
Shembulli i pesë shtyllave është një mënyrë konkrete për ne për të kuptuar prioritetet përbrenda një kornize islame. Dijetarët i kanë ndarë të gjitha veprimet e jashtme në pesë kategori: të detyrueshme (farz ose vaxhib), të rekomanduara (mustahab ose mandub), të lejuara (hallall ose mubah), të papëlqyera (mekruh) dhe të ndaluara (haram). Kuptohet që prioritet i parë për ne është të praktikojmë detyrimet dhe të largohemi nga ndalesat (që i bie si të vendosësh themelet e shtëpisë), pastaj të kalojmë në praktikimin e veprave të rekomanduara dhe largimi nga veprimet e papëlqyera, ngjashëm me dekorimin e shtëpisë.
Të kapurit për shtyllat e Islamit nuk e vë domosdoshmërisht një besimtar me pozitë të mirë tek Allahu. Islami na ofron udhëzime si për veprat e jashtme ashtu edhe për ato të brendshme, ritualet dhe spiritualitetin. Kur disa arabë beduinë erdhën te Profeti ﷺ, ata deklaruan se ishin besimtarë, por Allahu e dinte se zemrat e tyre ende nuk e kishin përvetësuar besimin.
Thotë Allahu në Kuran:
Beduinët thanë: “Ne kemi besuar!” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorëzuar, e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se Allahu është shumë Mëkatfalës, shumë Mëshirues”.[7]
Në një rast, Pejgamberi ﷺ po shpërndante sadaka, me ç’rast Sa’d ibn Ebi Vakkās i tha: “O i Dërguari i Allahut, jepi këtij njeriu, sepse ai është besimtar”. Profeti ﷺ tha: “Apo vetëm musliman”. Sa’di e tha atë tre herë dhe Profeti e përsëriti tre herë: “Apo vetëm musliman”.[8]
Profeti ﷺ iu drejtua gjithashtu një grupi muslimanësh duke thënë:
O ju që keni besuar me gjuhë, por besimi nuk u ka hyrë në zemrat e tyre! Mos i përgojoni muslimanët dhe mos kërkoni të metat e tyre. Kushdo që kërkon të metat e tyre, Allahu do të kërkojë të metat e tij. Dhe nëse Allahu kërkon të metat e tij, Ai do ta ekspozojë atë edhe brenda shtëpisë së tij.[9]
Siç është sqaruar në këto hadithe dhe shumë tjera, komponentët e jashtëm të Islamit janë vetëm fillimi i udhëtimit tonë për në Ahiret. Jo vetëm që gjymtyrët tona duhet t’i nënshtrohen vullnetit të Krijuesit; edhe zemrat tona duhet t’i nënshtrohen Atij. Një burrë pyeti me një rast: “O i Dërguari i Allahut, çfarë është Islami?” Pejgamberi ﷺ tha: “Të dorëzoni zemrën tuaj tek Allahu dhe që muslimanët të jenë të sigurt nga gjuha dhe dora juaj”.[10]
Myslimanët më të mëdhenj në historinë tonë nuk u kënaqën me kufizimin e potencialit të tyre shpirtëror në veprat e jashtme. Në fakt, i pari nga kalifët e drejtë nuk veçohej aq shumë nga adhurimi i tij i jashtëm, sa veçohej për shkak të diçkaje brenda tij. Sipas Bakr ibn Abdullah el-Muzani, “Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, nuk ishte më i mirë se njerëzit për shkak të agjërimeve dhe namazeve të shumta. Përkundrazi, ai ishte i favorizuar mbi tjerët vetëm për shkak të diçkaje që ishte ngulitur në zemrën e tij.”[11]
Është besimi i vërtetë dhe i realizuar, plotësisht i përbrendësuar dhe i përthithur, ai që e shtyn një musliman në kulmin e drejtësisë në këtë botë dhe në pjesët më të larta të Xhenetit në Ahiret.
Besimi (Imani): Aktualizimi i Islamit tonë
Pasi të kemi kuptuar se çfarë kërkon Islami nga ne në çështjet e adhurimeve rituale, hapi ynë i ardhshëm është të kuptojmë besimin ashtu siç na është shpallur në Kuran dhe Sunet dhe siç është kuptuar nga paraardhësit tanë të drejtë. Imani bazohet në besimin në gjashtë shtyllat e Besimit, por ky nuk është besim i verbër, siç supozojnë gabimisht shumë njerëz. Lexuesit duhet të lënë mënjanë çdo nocion paraprakisht të krijuar në kokën e tyre për fjalën “besim”. Në fakt, besimi në Islam është një veprim. Siç thotë Allahu: “Përgëzoji ata që besuan dhe bënë vepra të mira, se ata do të kenë kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj”.[12]
Shprehja “ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira” haset vazhdimisht në Kur’an. Besimi është i pandashëm nga veprat e zemrës dhe të trupit, siç thotë Pejgamberi ﷺ: “Allahu nuk shikon pamjen apo pasurinë tuaj, por shikon zemrat dhe veprat tuaja.”[13]
Për këtë arsye, dijetarët e përkufizuan imanin në aspektin e veprimit të brendshëm dhe të jashtëm. Ibn Tejmije na shpjegon përkufizimin: “Kuptohet se imani është [në fakt] pohim dhe jo thjesht besim (el-tesdik). Pohimi përfshin edhe deklarimin e zemrës, që është besim, edhe veprimin e zemrës, që është pajtueshmëri.”[14] Deklarimi i zemrës do të thotë të besosh vërtet në atë që pohon me gjuhën tënde ndërkohë që veprimet e zemrës janë mekanizmat e brendshëm të adhurimit, si droja, dashuria, shpresa, mbështetja dhe pendimi përfundimtar i dikujt. Në një vend tjetër, Ibn Tejmije shkruan se imani “nuk është thjesht besim në ekzistencën dhe cilësitë e Tij, të cilën e ndajnë besimtari dhe jobesimtari”[15]
Edhe shejtani beson në ekzistencën e Allahut, por kjo nuk e bën atë besimtar. Vetëm pasi me arrogancë nuk iu bind Krijuesit të tij, “ai u bë nga jobesimtarët”.[16]
Nuk ishte mëkati në vetvete ai që e bëri atë jobesimtar, pasi ne të gjithë jemi mëkatarë, por ishte refuzimi i tij kokëfortë për t’u penduar dhe për t’iu bindur urdhrave të Zotit të tij.
Shejh Abd al-Rahman al-Sa’di na jep një përkufizim edhe më të detajuar të besimit:
Për sa i përket përkufizimit të besimit dhe shpjegimit të tij, ai është besim i vendosur dhe njohje e plotë e gjithçkaje që Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë urdhëruar të besojnë, duke iu përmbajtur si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Është besimi në zemër dhe pranimi i tij, duke përfshirë veprimet e zemrës dhe veprimet e trupit… Për këtë arsye, imamët nga paraardhësit e drejtë do të thoshin: Besimi është deklarim i zemrës dhe i gjuhës dhe veprim i zemrës, gjuhës dhe gjymtyrëve.[17]
Prandaj, besimi përmbushet nëpërmjet veprimeve të brendshme dhe të jashtme, në zemrat dhe mendjet tona, si dhe në gjymtyrët tona. Nga ky këndvështrim, besimi nuk është një kategori statike, por forca e besimit të dikujt luhatet sipas natyrës së veprave tona. Siç thotë Allahu: “Kur të zbritet një sure, disa prej tyre thonë: “Kujt prej jush iu shtua besimi me këtë?” Sa për ata që besuan, kjo ua shtoi besimin dhe gëzohen me të”[18]
Kur shpalleshin ajete të reja të Kuranit, shokët e Profetit ﷺ i mësonin përmendsh, meditonin mbi to dhe i vënin në praktikë. Libri i Allahut ua shtonte besimin.
Si e tillë, shëmbëlltyra e besimit është si ajo e një rrobe, të cilën njeriu e vesh ose e heq në çdo moment. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Vërtet, besimi i njërit prej jush do të vjetrohet brenda tij, ashtu siç vjetrohet një këmishë, prandaj luteni Allahun që t’ju ripërtërijë besimin në zemrat tuaja.[19]
Ngjashëm Abdullah ibn Rawahah رضي الله عنه, ka thënë: “Shëmbëlltyra e besimit është ajo e këmishës. Mund të mos e keni veshur dhe pastaj ta vishni, ose mund ta keni veshur dhe më pas ta hiqni.”[20]
Besimi duhet të përtërihet vazhdimisht me veprime të tilla si namazi, agjërimi, kërkimi i diturisë islame dhe përkujtimi. Kjo është arsyeja pse Muʿādh ibn Xhebeli رضي الله عنه, u thoshte shokëve të tij: “Ejani dhe uluni me ne, le të besojmë për një kohë.”[21]
Do të thotë, ata do të kryenin veprimet e besimit së bashku si një mjet për të rritur besimin e tyre.
Nga një këndvështrim tjetër, ka aspekte të besimit që nuk ndryshojnë, sepse Vetë Allahu është i Përjetshmi dhe i Pandryshueshmi. Ajo që është më e rëndësishme, Allahu është Një dhe nuk ka asnjë objekt që meriton të adhurohet përveç Tij. Ibn Ebi el-Izz, një komentues i kredos klasike popullore të imam al-Tahāwīut, e përkufizon monoteizmin (al-teuhid) në Islam:
Monoteizmi është fillimi dhe fundi i çështjes, që do të thotë njëshmëria hyjnore. Monoteizmi ka tre komponentë. Së pari, njohja e atributeve hyjnore. Së dyti, njëshmëria e Zotërimit dhe qartësimi se vetëm Allahu i ka krijuar të gjitha gjërat. Së treti, njëshmëria hyjnore, se Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar meriton të adhurohet i vetëm, pa ortak.[22]
Me fjalë tjera, monoteizmi përbëhet nga tre aspekte: Njëshmëria e Emrave dhe Atributeve (teuhid el-esma ue el-sifat), Njëshmëria e Zotërimit (teuhid al-rububijeh) dhe Njëshmëria e Hyjnisë (teuhid el-ilahijeh). Këto nuk janë kategori ekskluzive reciproke; ato vendosen njëra mbi tjetrën. Të pohosh emrin Allah (“Zoti”) do të thotë të pohosh Hyjninë e Tij. Të pohosh emrin el-Khaliq (“Krijuesi”) do të thotë të pohosh Zotërimin e Tij, e kështu me radhë. Nga parimi gjithëpërfshirës i monoteizmit, studiuesit kanë nxjerrë besimet më të rëndësishme në disiplinën e njohur si Akide, teologjia e kredos.
Si besimtarë aspirues, pra, ne e njohim Allahun duke studiuar Emrat dhe Cilësitë e Tij siç janë shpallur në Kuran. Në një ajet veçanërisht domethënës, Allahu na zbulon disa nga Emrat e Tij:
Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që i mvishen), Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), Sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) Mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm. I lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë!
Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (Allahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti![23]
Po ashtu Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra dhe kush i mëson ato do të hyjë në Xhenet”. [24]
Me këta Emra, ne e njohim Krijuesin tonë dhe e adhurojmë Atë si duhet. Shejh el-Sa’di duke komentuar këtë hadith, shkruan: “Kushdo që i memorizon ato, i mëson kuptimet e tyre, i beson dhe e adhuron Allahun me to, ai (ose ajo) do të hyjë në Xhenet.”[25]
Studimi i këtyre Emrave, mësimi i tyre përmendësh dhe vëzhgimi i manifestimit të tyre në botë është një metodë thelbësore për të rritur besimin tonë. Dijetarët e mëdhenj, si Imam al-Ghazali, kanë nxjerrë punime mbi Emrat e Allahut, duke shpjeguar jo vetëm kuptimet e tyre, por edhe mënyrën se si të vepronin në përputhje me ato Emra.[26]
Besimi ynë te Krijuesi duhet të përfshijë mjetet me të cilat Ai na ka komunikuar vullnetin e Tij: besimin në të Dërguarit dhe Librat e tyre. Profeti Muhamed ﷺ është i fundit në vargun e gjatë të profetëve, duke përfshirë figura të njohura si Nuhu, Ibrahimi, Musai dhe Isai, paqja qoftë mbi të gjithë. Megjithatë, meqenëse Librat e Profetëve të mëparshëm u shtrembëruan, u humbën në histori ose u ndryshuan nga pasuesit e tyre të mëvonshëm, Profeti Muhamed ﷺ dallohet mes tyre si bartës i Kuranit Fisnik, fjalës së drejtpërdrejt të Allahut.
Rëndësia e Kuranit në Islam nuk mund të vlerësohet mjaftueshëm. Është lidhja e drejtpërdrejtë midis adhuruesit dhe Krijuesit, një ligjërim hyjnor që flet me ty, lexuesin, nga Zoti i gjithësisë. Është një mrekulli profetike në përmbajtjen e tij substanciale, e cila hodhi themelet e një qytetërimi të madh botëror. Është gjithashtu një mrekulli gjuhësore në atë që vetë metoda e recitimit të Kuranit, e njohur si al-texhvid, ka aftësinë të shkund zemrat dhe të shtojë besimin; mrekullinë e Kuranit mund ta përjetojnë të gjithë ata që e studiojnë atë. Edhe nëse besimtarët nuk kanë ende njohuri për të përjetuar Kuranin, ata duhet të dinë se natyra e tij prej mrekullie është një pjesë e fesë për një arsye shumë të mirë.
Imam Tahaviu رحمه الله shkruan në kredon e tij të mirënjohur:
Kurani është fjala e Allahut. Ai e ka origjinën prej Tij, pa i caktuar një modalitet të folurit të tij. Ai iu shpall të Dërguarit të Tij me frymëzim hyjnor. Besimtarët e pohojnë të gjithë këtë si të vërtetë. Ata kanë bindje se ajo është fjalë e Allahut të Madhëruar në realitet, jo e krijuar si fjala e krijesave.[27]
Myslimanët e rinj ose të rizgjuar, të cilët nuk e njohin gjuhën kuranore, ende nuk e kanë përjetuar mrekullinë, por kështu e mësuan Islamin edhe shokët e Profetit ﷺ. Së pari, ata mësuan besimin, pastaj mësuan Kuranin. Xhundub ibn Abdull-llah ka thënë: “Ne e mësuam besimin para se të mësojmë Kur’anin, pastaj e mësuam Kur’anin dhe ai e forcoi besimin tonë.”[28]
Fillimisht njeriu duhet të lidhë zemrën e tij me Krijuesin, pastaj ta lidhë zemrën me fjalët e Tij.
Recitimi i Kuranit, si në formën e tij të jashtme (texhvid) ashtu edhe në kuptimin e brendshëm (tefsir), është mënyra se si një besimtar mund ta ngrej besimin e tij ose të saj në nivelin tjetër, siç thotë Allahu: “A nuk meditojnë ata Kur’anin? Sikur të kishte ardhur nga dikush tjetër pos Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.”[29]
Bukuria e fjalëve të tij ndriçuese, urtësia e rregullave të tij, thjeshtësia natyrore e teologjisë së tij, gjithçka rreth Kuranit ofron një përvojë shpirtërore si asnjë tjetër.
Ne nuk ishim të pranishëm kur u nda deti për Musain, as kur të vdekurit u ringjallën për Isainﷺ, por secili prej nesh mund ta studiojë Kuranin dhe ta përjetojë vetë këtë mrekulli. Si i tillë, Profeti Muhamedﷺ ka thënë: “Nuk kishte asnjë prej profetëve përveç se atij iu dhanë shenja unike për të rrënjosur besimin te njerëzimi. Vërtet, më është dhënë shpallja që më ka frymëzuar Allahu, kështu që shpresoj të kem më së shumti pasues në Ditën e Kiametit.”[30]
Mrekullia e Kuranit është e përjetshme dhe e qasshme, ndryshe nga mrekullitë e të gjithë profetëve të tjerë.
Për më tepër, Allahu sfidon të gjitha krijesat për të nxjerrë një libër që përputhet me Kuranin. Allahu thotë: “Nëse jeni në dyshim për atë që ia kemi shpallur robit Tonë, sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni dëshmitarët tuaj përveç Allahut, nëse jeni të sinqertë.”[31]
Por e vërteta është se askush nuk mund të prodhojë diçka si Kurani. Askush tjetër nuk mund të krahasohet me stilin e tij, ndikimin e tij në histori dhe qytetërim, vendosjen e tij në zemrat e miliona besimtarëve, të cilët përpiqen të mësojnë përmendësh çdo ajet të tij.
Plotësimi i mrekullisë së Kuranit është tradita autentike profetike, Suneti, thëniet dhe veprat e Profetit Muhamed ﷺ. Allahu thotë: “Është Ai që u dërgoi të pashkolluarve një të Dërguar nga mesi i tyre, duke ua lexuar ajetet e Tij, duke i pastruar dhe duke u mësuar atyre Librin dhe Urtësinë”.[32]
Sipas komentatorit të madh në mesin e tabi’inëve, Katade ibn Diʿamah, “Urtësia” në këtë ajet dhe të tjera të ngjashme me të, nënkupton traditën profetike, Sunetin.[33]
Suneti përmban tradita gojore të ruajtura me rigorozitet (hadith ose shumës hadithe).[34]
Besimtarët mësojnë zbatimin praktik të Kuranit, si detajet e namazit, zakonet e përditshme dhe moralin nga Suneti, siç thotë gruaja e Profetit, Aisha: “A nuk e ke lexuar Kuranin? Karakteri i Profetit të Allahut ishte Kurani.”[35]
Dy tekstet burimore të shpalljes hyjnore, Kurani dhe Suneti, së bashku përbëjnë Sheriatin, shtegun fetar. Termi Sheriat është keqkuptuar, ngatërruar dhe abuzuar nga mediat anti-islame dhe madje edhe nga disa muslimanë. Ashtu si me të gjitha terminologjitë teknike, ne duhet të përcaktojmë saktësisht se çfarë nënkuptojmë me fjalën Sheri’at nga përdorimi i saj në tekstet burimore të Islamit. Allahu thotë: “Kështu Ne ju vendosëm në një rrugë të caktuar (sheriatin), andaj ndiqeni atë dhe mos ndiqni tekat e atyre që nuk dinë.”[36]
El-Tabarī e shpjegoi kuptimin gjuhësor të Sheriatit në këtë ajet si një mënyrë (tarikah), një traditë (suneh) dhe një metodë (minhāj).[37]
Përkufizimi teknik i termit nga studiuesit e mëvonshëm është gjithëpërfshirës, i përbërë nga tre degë që përfshijnë të gjithë fenë: rregullat (ahkam), besimet (ʿakaid) dhe moralet (ahlak).[38]
Për më tepër, bazat morale të Sheriatit janë virtytet dhe vlerat e mëshirës (rahmah), integriteti (istiqamah), vetëdija ndaj Zotit (takva), mirënjohja (shukr), durimi (sabr), vërtetësia (sidk), drejtësia (ʿadl), maturia (ʿifah), besnikëria (wafaʾ) dhe toleranca (samahah).[39]
Feja në kuptimin e saj të plotë në ajet është në kontrast me tekat dhe dëshirat e ulëta (ahua’). Kjo do të thotë, besimi i vërtetë ka të bëjë me përshtatjen e dëshirave tona personale me Sheriatin, jo ndryshimin e Sheriatit për t’iu përshtatur dëshirave tona personale, siç tha Profeti ﷺ: “Askush prej jush nuk ka besim të vërtetë derisa dëshirat e tij të përputhen me atë që kam sjellë”.[40]
Nga ky këndvështrim në mendjen e tij, një besimtar është i gatshëm të studiojë Sheriatin me shpresën se do të bekohet nga udhëzimi i tij.
Megjithatë, besimtarët inkurajohen të studiojnë Sheriatin, tekstet burimore të Islamit, brenda kornizës teorike të njërës prej shkollave interpretuese të themeluara nga katër imamët: Ebu Ḥanife, Maliku, Al-Shafiu dhe Ahmad ibn Hanbeli. Dijetari i hershëm Ibn Vehb do të thoshte: “Po të mos ishin Maliku dhe Al-Lejthi (dy imamët e fikhut), do të isha shkatërruar. Më parë mendoja se çdo gjë që tregohet për Profetin ﷺ duhet të veprohet.”[41
Ky shqetësim është ende real sot, pasi shumë nga argumentet anti-islame që përshkojnë internetin nuk janë gjë tjetër veçse citimi i vargjeve dhe haditheve kuranore jashtë kontekstit. Dhe meqenëse fikhu është thelbësor për interpretimin e hadithit, shumë dijetarë rekomandojnë studimin e fikhut sipas një prej shkollave kryesore, ndërsa të tjerë pohojnë se njeriu nuk ka nevojë të kufizohet në një shkollë përderisa praktika e tyre e Sunetit mbështetet në udhëzimet e trashëguara të fikhut.
Hadithet autentike dhe Suneti (shumës Sunen) që ata sjellin përshtaten gjithashtu përbrenda një narrative më të gjerë të njohur si Sira, biografia profetike. Besimtarët e etur për ngritjen e imanit të tyre duhet të studiojnë biografinë e Profetit ﷺ, kontekstin shoqëror brenda të cilit ai predikoi mesazhin e një Zoti të vetëm, vështirësitë nëpër të cilat kapërcyen ai dhe pasuesit e tij dhe zemërgjerësinë që ata treguan ndaj armiqve të tyre. Edhe shumë jomuslimanë që e studiojnë jetën e Profetit ﷺ me kuriozitet dhe drejtësi, nuk mund të mos mbeten të habitur nga besimi i tij.
Mahatma Gandhi, lideri indian më i njohur për fushatën e tij të suksesshme jo të dhunshme për pavarësinë nga sundimi perandorak britanik, ishte një admirues i Profetit Muhamed ﷺ. Gandi shkroi në një nga letrat e tij:
Doja ta njoh sa më mirë jetën e njeriut, që sot, pa dyshim, ka një ndikim të padiskutueshëm mbi zemrat e miliona njerëzve… Më shumë se kurrë më parë u binda se nuk ishte shpata ajo që i siguroi Islamit vendin në botë. Ishte thjeshtësia, modestia e plotë e Profetit, respekti skrupuloz për zotimet, përkushtimi i tij intensiv ndaj miqve dhe ndjekësve të tij, guximi, mungesa e frikës dhe trimëria e tij, besimi i tij absolut te Zoti dhe në misionin e tij. Pikërisht këto, dhe jo shpata, përvetësuan njerëzit dhe iu dhanë fuqi atyre që të kapërcenin çdo vështirësi. Kur përfundova së lexuari pjesën e dytë të biografisë së tij, u ndjeva keq që s’kisha mundësi të lexoja më tepër për jetën e një burri aq të madh.”[42]
Vërtet, jetëshkrimi i Profetit ﷺ është edhe një shenjë tjetër për besimtarët. Juristi klasik Ibn Hazm thoshte: “Edhe sikur të mos kishte mrekulli të tjera pos biografisë së tij, do të mjaftonte”.[43]
Një praktikë tjetër e rëndësishme për të ngritur besimin tonë, dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata që ende nuk mund ta lexojnë Kuranin, është të meditojmë mbi mrekullitë e krijimit dhe të dëshmojmë mrekullitë e Krijuesit në natyrë. Thotë Allahu:
Vërtet, në krijimin e qiejve e të tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës ka argumente për ata që kuptojnë, të cilët e përmendin Allahun në këmbë, ulur ose shtrirë në krah dhe mendojnë thellë për krijimin e qiejve dhe të tokës, duke thënë: “Zoti ynë, Ti nuk e ke krijuar të gjithë këtë pa qëllim. I lavdëruar qoftë Ti, prandaj na ruaj nga zjarri i Xhehenemit.[44]
Besimtarët që meditojnë rreth ekzistencës së tyre mund të arrijnë logjikisht te përfundimi se gjithë krijimi ka një Krijues, i cili e krijoi atë për një qëllim të urtë. Kur u pyetën për të justifikuar besimin në Zot, muslimanët e hershëm, ashtu si në Kuran, gjetën prova në shumë shenja në krijim. Imam al-Shafiu, رحمه الله, për shembull, u pyet në lidhje me ekzistencën e Krijuesit me ç’rast ai u përgjigj: “Gjethet e një kaçubi të manaferrës kanë të gjitha një shije. Krimbat e hanë atë dhe prodhojnë mëndafsh. Bletët e hanë atë dhe prodhojnë mjaltë. Dhitë, devetë dhe lopët e hanë atë dhe prodhojnë bajga. Dreri e ha dhe prodhon misk. Pra, të gjitha këto vijnë nga një gjë.”[45]
Nëse dikush me të vërtetë mendon rreth kësaj mrekullie të veçantë natyrore – që shumë krijesa të ndryshme hanë të njëjtën bimë, por prodhojnë substanca të ndryshme të dobishme për njerëzimin – përfundimi del se janë krijuar për këtë qëllim.[46]
Pasi të kemi vendosur marrëdhënien me Krijuesin tonë, të Dërguarin e Tij dhe Librin e Tij, atëherë duhet ta kthejmë vëmendjen tonë në atë se si përshkruhen besimtarët në Kuran dhe Sunet dhe të veprojmë në përputhje me rrethanat. Allahu thotë:
Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.[47]
Këto ajete dhe shumë tjera i përshkruajnë besimtarët me virtyte dhe vepra të mira, si falja e namazit, dhënia e sadakasë, durimi dhe frenimi i zemërimit të tyre. Duke folur për ajetet e këtij lloji, Sejh el-Sa’di shkruan:
Kushdo që i plotëson këto karakteristika është besimtar i vërtetë. Në to përfshihen zbatimi i obligimeve, si atyre të jashtme ashtu edhe atyre të brendshme, dhe largimi nga veprat e ndaluara dhe të papëlqyera… Këto ajete janë të qarta në atë që imani përfshin besimet teologjike, moralin, veprimet e jashtme dhe të brendshme. Bazuar në këtë, ai rritet me rritjen e këtyre karakteristikave dhe realizimin e tyre dhe zvogëlohet kur ato zvogëlohen.[48]
Siç dëshmohet në shumë ajete dhe hadithe, besimi është i pandashëm nga karakteri dhe morali i mirë, edukata, dinjiteti dhe mirësjellja ndaj tjerëve.[49]
Tema e moralit (ahlak) dhe e edukatës (edeb) preokupoi shumë muslimanët e hershëm, të cilët grumbulluan qindra hadithe profetike dhe nxorrën punime të zgjeruara në këtë temë. Dijetari klasik Ibn al-Kajjim shkoi aq larg duke thënë: “Feja në vetvete është karakteri i mirë, kështu që kushdo që ju tejkalon në karakter të mirë, ju ka tejkaluar në fe”.[50]
Në këtë thënie përfshihen dy dimensionet e fesë: sjellja e mirë ndaj Allahut (duke përfshirë besimet e sakta teologjike, ibadetet e sinqerta dhe të sakta), dhe sjellja e mirë ndaj krijesave (përfshirë dhënien e sadakasë, të qenit i sjellshëm dhe i mëshirshëm). Të dyja këto aspekte – të drejtat e Allahut (hukuk Allah) dhe të drejtat e robërve të Tij (hukuk al-ʾibad) – janë të lidhura thelbësisht. Kushdo që ka mangësi në një aspekt, do të jetë i mangët në tjetrin.
Përmbledhja e asaj se si duhet të jetë sjellja jonë ndaj qenieve njerëzore dhe krijesave tjera gjendet në maksimën teologjike, “Shpërblimi për një vepër është i të njëjtit lloj si vetë vepra” (el-xhaza’min xhins al-ʿamal). E thënë ndryshe, Allahu do t’ju trajtojë ashtu siç i trajtoni të tjerët. Në lidhje me këtë, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Duaj për njerëzit atë që do për veten tënde dhe do të jesh besimtar. Silluni mirë me fqinjët tuaj dhe do të jeni musliman.”[51]Një besimtar i vërtetë e imagjinon veten në këpucët e fqinjëve të tij; ai natyrshëm ndjen empati me ta dhe tregon dhembshuri për ta. Kjo njihet si “etika e reciprocitetit”, një koncept i rrënjosur thellë në tekstet islame.[52]
Ibn el-Kajjim shpreh thelbin e këtij parimi, duke shkruar:
Shpërblimi për një vepër i ngjan llojit të së mirës dhe së keqes së saj. Kush ia mbulon të metat muslimanit, Allahu ia mbulon të metat e tij. Kush ia lehtëson dikujt kur ndodhet në vështirësi, Allahu ia lehtëson atë në dynja dhe në ahiret. Kush ia lehtëson një besimtari nga vështirësitë në këtë botë, Allahu do t’ia lehtësojë vështirësinë në Ditën e Kiametit. Kushdo që anulon një shitje për dikë që më vonë është penduar, Allahu do t’i anulojë gabimet e tij në Ditën e Kiametit. Kushdo që kërkon të metat e vëllait të tij, Allahu do t’i kërkojë të metat e tij. Kush e dëmton një musliman, Allahu do ta dëmtojë atë. Kush është i ashpër, Allahu është i ashpër me të. Kushdo që e braktis një musliman në një situatë në të cilën ai ka nevojë për mbështetje, Allahu do ta braktisë atë në një situatë në të cilën ai ka nevojë për mbështetje. Kush është tolerant, Allahu është tolerant me të. I Gjithëmëshirshmi do të tregojë mëshirë për të mëshirshmit. Vërtet, Allahu i mëshiron vetëm robërit e Tij të mëshirshëm. Kush shpenzon për sadaka, Ai do të shpenzojë për të. Kush është koprrac, Ai do t’i refuzojë atij. Kushdo që lë një të drejtë të tij, Allahu do të heqë dorë nga një të drejtë mbi të. Kush i shpërfill gabimet e njerëzve, Allahu do t’i anashkalojë gabimet e tij. Kushdo që dëshiron të gjejë të meta, Allahu dëshiron të gjejë të meta tek ai. Ky është ligji i Allahut, caktimi i Tij dhe shpallja e Tij. Shpërblimi dhe ndëshkimi i tij bazohen tërësisht në këtë parim.[53]
Sheh el-Sa’di pajtohet, dhe shkruan: “Shpërblimi është në përpjesëtim me veprat. Meqë njeriu është i mirë me robërit e Allahut dhe u afrohet atyre me dashamirësi – aq sa mundet – Allahu do të jetë i mirë me të me të gjitha llojet e të mirave.”[54]
Përmbledhtazi, besimi përkufizohet si bindje ashtu edhe si veprim. Ai rritet ose zvogëlohet në varësi të veprave tona. Besimtarët mund ta rrisin besimin e tyre duke studiuar Kuranin, duke studiuar Sunetin, duke lexuar biografinë e Profetit ﷺ dhe duke reflektuar thellë mbi mrekullitë e natyrës. Besimtarët duhet gjithashtu të përpiqen të jetojnë në përputhje me përshkrimin e besimtarëve në Kur’an dhe Sunet, duke respektuar drejtësinë, duke treguar dhembshuri dhe në përgjithësi duke u sjellë me të njëjtin standard moral që presin nga besimtarët e tjerë.
Niveli tjetër i besimit, Ihsani, përfshin arritjen e përsosmërisë në të gjitha karakteristikat e besimit: adhurimin e Allahut sinqerisht dhe saktë, kërkimin e diturisë, pastrimin e zemrës nga sëmundjet shpirtërore dhe trajtimin e të tjerëve ashtu siç dëshirojmë të trajtohemi nga tjerët.
Përsosmëria (Ihsani): Të bëjmë më të mirën tonë në Islam
Pasi të ketë kuptuar komponentët kryesorë të besimit – gjashtë shtyllat, Kur’anin, Sunetin, Sirën, Fikhun dhe vlerat morale – besimtari mund ta shohë qartë rrugën përpara, malin figurativ nëpër të cilin duhet ngjitur. Maja e këtij mali u përshkrua nga Profeti ﷺ duke adhuruar Allahun sikur mund ta shihni Atë përpara jush. Muadh ibn Xhebel një herë e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, më udhëzo”. Pejgamberi ﷺ tha: “Adhuroni Allahun sikur ta shihni Atë dhe përgatiteni veten për vdekje.”[55]Në një transmetim tjetër, Profeti ﷺ e mësoi Muadhin të bënte këtë lutje: “O Allah, më ndihmo të të kujtoj Ty, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë”.[56]
Të adhurosh Allahun sikur e sheh Atë do të thotë të përpiqesh për përsosmëri në adhurim dhe në të gjitha veprat tona. Imam al-Neveviu duke shpjeguar kuptimin e kësaj fraze, shkruan:
Kjo thënie është ndër thëniet gjithëpërfshirëse (xhauamiʿ al-kelim) të sjella nga Profeti ﷺ. Sikur ndonjëri prej nesh të ishte në gjendje të adhurojë Allahun sikur e sheh Atë, i Lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë Ai, ai kurrë nuk do të braktiste cilëndo vepër të mirë që mund të kryej, si të qenurit i përulur, respektues, të sillet mirë dhe të përkujdeset për të kombinuar plotësisht të jashtmen dhe të brendshmen, në mënyrën më të mirë të mundshme.[57]
Ne të gjithë kemi prirje të jemi më modestë dhe më të turpshëm për të kryer veprime të këqija në publik, sesa në privat. Është më e lehtë të mos u bindesh prindërve kur ata nuk të shikojnë ty, ose të mos i bindesh një mësuesi kur ta kthen shpinën. Ngjashëm, ne ndiejmë më shumë turp kur bëjmë gabim kur kemi bindjen se Allahu po vëzhgon çdo vepër tonë, madje edhe atë që bëjmë në pjesën më të brendshme të qenies sonë, në zemrat tona. Por ndryshe nga prindërit apo mësuesit tanë, Allahu është gjithmonë në dijeni për atë çfarë veprojmë dhe është më meritor për bindjen tonë, siç ka thënë Profeti ﷺ: “Allahu është më i denjë për modestinë tuaj sesa njerëzit.”[58]
Islami na mëson t’i kryejmë të gjitha veprat tona të mira – namazin, bamirësinë, agjërimin ose çdo aktivitet të dobishëm që bëjmë – sa më mirë që të jetë e mundur, sikur Allahu të ishte pikërisht para nesh. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Vërtet, Allahu ka caktuar përsosmërinë në çdo gjë. Nëse duhet të vrisni, vrisni në mënyrën më të mëshirshme. Nëse duhet të terhni kurban, bëjeni në mënyrën më të mëshirshme. Le të mprehë secili prej jush thikën e tij, ashtu që kafsha e tij të kursehet nga vuajtjet”.[59]
Në një transmetim tjetër, Profeti ﷺ ka thënë: “Nëse gjykoni, jini të drejtë. Nëse duhet të vrisni, vrisni në mënyrën më të mëshirshme. Vërtet, Allahu i Madhëruar është i Madhërishëm dhe Ai e do përsosmërinë.”[60]
Natyrisht, të bëjmë më të mirën do të thotë si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.
Nga këndvështrimi i jashtëm, shpesh na paraqiten një sërë opsionesh në një situatë të caktuar. Në terma të fikhut, ne mund të kemi një zgjedhje midis një vepre të rekomanduar apo thjesht të lejuar. Në lidhje me këtë, Allahu thotë: “Përgëzoji robërit e Mi, të cilët e dëgjojnë fjalën dhe ndjekin më të mirën e saj”.[61]
Për shembull, kur na bëhet padrejtësi, ne mund të zgjedhim midis hakmarrjes ligjore ose faljes për shkelësin. El-Samerkandi duke komentuar këtë ajet, shkruan: “Thuhet se ata e dëgjojnë Kur’anin dhe ndjekin më të mirën në të, si p.sh. në zgjedhjen midis hakmarrjes dhe faljes, njeriu zgjedh të falë, si në thënien e Tij: “Nëse duroni, pa dyshim që kjo është më mirë për durimtarët.”[62]
Ka shumë veprime të rekomanduara sunen që mund të zgjedhim nëse do t’i praktikojmë ose jo, ngjashëm siç një person mund të zgjedh nëse do të dekorojë shtëpinë e tij (besimi i tij i bazuar në pesë shtyllat e Islamit) ose jo. Për më tepër, ndonjëherë na paraqiten dy dobi ose dy dëme, me ç’rast duhet të kemi parasysh më të madhen nga dy të mirat ose më të voglin nga dy të këqijat. Ibn Tejmije ka thënë: “I zgjuar nuk është ai që njeh të mirën dhe të keqen, por ai që mund të dallojë më të mirën nga dy të mirat ose më të keqen nga dy të këqijat.”[63]
Në këtë mënyrë, identifikimi dhe realizimi i veprimit më të mirë brenda një kornize të përshtatshme të fikhut është pjesë e përpjekjes për përsosmëri në adhurimet dhe veprat tona.
Nga këndvështrimi i brendshëm, ne duhet t’i pastrojmë zemrat tona nga të gjitha llojet e sëmundjeve shpirtërore, si hipokrizia, arroganca, dynjaja, zilia dhe keqdashja. Allahu na thotë se askush nuk do të jetë i sigurt në Ditën e Gjykimit, përveç atij që vjen tek Allahu me zemër të pastër.[64]
Zemra (në kuptimin shpirtëror, jo zemra fizike) është baza për të gjitha veprimet e tjera vullnetare. Nëse zemra është vërtet e pastër nga prirjet mëkatare, pjesa tjetër e veprave tona do të jenë të sakta. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Vërtet, në trup është një copë mishi, e cila nëse është e shëndoshë, i gjithë trupi është i shëndoshë, dhe nëse është i prishur, i gjithë trupi është i prishur. Vërtet, ajo është zemra.”[65]
Për të ilustruar se si është një zemër e pastër, Al-Tha’labi ndan një nga thëniet e mençura të paraardhësve të drejtë: “Një njeri nuk e arrin kulmin e devotshmërisë derisa të arrijë në pikën ku, po të vendoste atë që ndodhet në zemrën e tij në një pjatë dhe të ecë nëpër treg me të, nuk do të turpërohej për çfarëdo që ndodhet në të.”[66]
Imagjinoni sa me turp do të ndiheshim sikur njerëzit e tjerë do të mund të shikonin në zemrat tona dhe të gjenin çdo të metë shpirtërore. Nëse mbajmë çfarëdo sekreti të errët brenda nesh, atëherë kemi ende vend për t’u përmirësuar derisa të arrijmë në majën e malit.
Megjithatë, është e rëndësishme të pranohet se ihsani, nuk do të thotë domosdoshmërisht përsosmëri. Ne nuk jemi krijuar për të qenë të përsosur, siç ka thënë Profetiﷺ: “Të gjithë fëmijët e Ademit janë gjynahqarë dhe gjynahqarët më të mirë janë ata që pendohen”.[67]
Ne do të bëjmë gabime dhe do të bëjmë gjynahe, por pjesë e përsosmërisë është të plotësojmë kushtet e pendimit të sinqertë. Për këtë arsye, Allahu na thotë “Kini frikë Allahun aq sa keni mundësi”.[68]
Poashtu Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur të ndaloj diçka, largohu prej saj. Kur të urdhëroj të bësh diçka, bëje sa të mundesh.”[69]
Secili prej nesh ka pika të forta dhe të dobëta, që do të thotë se ihsani mund të mos duket saktësisht i njëjtë për çdo besimtar. Të gjithë kemi trashëguar sebepe të ndryshme, kështu që përsosmëria është të bëjmë më të mirën me atë që kemi në dispozicion.
Si të arrijmë atje? Përmes përparimit sistematik shpirtëror
Qëllimi përfundimtar është që të bashkohen të gjithë përbërësit e brendshëm dhe të jashtëm të besimit në mënyrën më të mirë të mundshme, sipas mjeteve që na ka dhënë Allahu. Si mund të përparojmë drejt niveleve më të larta të besimit në një mënyrë sistematike? Metoda profetike u shpall në përshkrimin e të Dërguarit të Allahut ﷺ për “aleatët” e Allahut.
Thotë Pejgamberi ﷺ:
Allahu i Madhëruar ka thënë: Nuk mund të më afrohet robi Im me asgjë më të mirë sesa me atë me çfarë Unë e kam obliguar. Robi Im vazhdon duke u afruar tek Unë me vepra vullnetare derisa Unë ta dua atë, e kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon; syri i tij me të cilin sheh; dora e tij me të cilën rrok gjërat; dhe këmba e tij me të cilën ec. Nëse më kërkon diçka, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë.[70]
Ky hadith përshkruan procesin me anë të të cilit forcohet besimi dhe arrihen gjendje të ihsanit. Vendi i duhur për të filluar përmirësimin është duke përmbushur detyrimet tona (el-faraʾid) ndaj Allahut dhe krijesave të Tij sa më mirë që mundemi – namazi, bamirësia, agjërimi, kryerja e pelegrinazhit të haxhit nëse është e mundur dhe respektimi i kufijve bazë të lejesave dhe ndalesave (hallall dhe haram). Pasi t’i kemi kryer këto obligime – shtyllat e Islamit – ne mund të fillojmë të shtojmë vepra të mira shtesë (en-nauafil), të cilat korrespondojnë me kategoritë e fikhut të Sunetit dhe rekomandimit. Në këtë mënyrë, do të krijojmë shprehi të mira dhe, ngadalë por sigurtë, do të shtojmë më shumë shprehi të mira në rutinën tonë.
Shpeshherë sahabët vinin te Profeti ﷺ dhe e pyesnin për vepra të mira shtesë që mund t’i inkorporonin në jetën e tyre të përditshme. Për shembull, tregon Ebu Hurejre:
Miku im i dashur, Profeti ﷺ, më këshilloi të bëj tri vepra dhe nuk do t’i braktis ato kurrë derisa të vdes: të agjëroj tri ditë të çdo muaji, të falë namazin e duhasë dhe të fle pas namazit të vitrit.[71]
Ebu Hurejres iu tha që t’i përfshinte këto tre praktika në rutinën e tij. Në një rast tjetër, Ebu Bekri (radiallahu anhu) i pari i kalifëve të drejtë, e pyet Profetin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, më urdhëro me diçka që do të them në mëngjes dhe në mbrëmje.” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj:
Thuaj: “O Allah, Njohësi i të fshehtës dhe të dëshmuarit, Krijuesi i qiejve dhe i tokës, Zoti i çdo gjëje dhe pronari i saj, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Teje. Unë kërkoj strehim tek Ti nga e keqja e shpirtit tim dhe nga e keqja e shejtanit dhe idhujtaria e tij.” Thuaj këtë në mëngjes, në mbrëmje dhe kur të shtrihesh për të fjetur.[72]
Në këtë rast, Ebu Bekrit iu dha një lutje e veçantë (duaʾ) për ta thënë çdo ditë dhe natë. Çelësi i vetë-përmirësimit është të zgjedhësh një shprehi të mirë – mund të jetë po aq e thjeshtë sa një lutje shtesë – së cilës do t’i përmbahesh derisa të bëhet rutinë. Aisheja përshkruan se si Profeti ﷺ zhvilloi shprehitë e tij të mira të vazhdueshme: “Nëse i Dërguari i Allahut ﷺ do të fillonte të praktikonte një veprim, ai do të ishte i vendosur ta bënte atë rregullisht. Nëse flinte gjatë namazit të natës ose ishte i sëmurë, do të falte dymbëdhjetë rekate namaz gjatë ditës.”[73]
Pra, edhe nëse, për çfarëdo arsye, ai nuk ishte në gjendje të plotësonte shprehinë e tij të namazit të natës, ai do ta kompensonte atë gjatë ditës.
Kur një veprim i mirë bëhet shprehi, atëherë ky person mund të shtojë një shprehi tjetër të vogël të mirë në praktikën e tij ose të saj. Cilësia në adhurim, ose sadaka, është më e rëndësishme se sasia. Prandaj Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kryni veprat e mira vetëm aq sa keni mundësi, sepse veprat më të mira janë ato që bëhen rregullisht edhe nëse janë të vogla”.[74]
Kjo është edhe arsyeja pse Profeti ﷺ u rekomandonte shokëve të tij veprime të ndryshme të rekomanduara. Me urtësinë e tij, ai e dinte se çfarë ishin në gjendje të bënin, kështu që nuk ua përshkruante të njëjtën rutinë cilitdo që e pyeste. Përkundrazi, ai i dekurajonte muslimanët që të ndërmarrin më shumë veprime se që mund t’iu përmbaheshin në mënyrë të arsyeshme, duke thënë: “Vërtet, feja është e lehtë dhe askush nuk e ngarkon veten në fe, veçse ajo do ta mposht atë.”[75]
Dhe ai i tha Abdullah ibn Amrit: “O Abdullah, mos u bëj si një njeri që qëndronte për namaz natën, por më vonë e braktisi namazin e natës”.[76]
Me këtë metodologji të ngadaltë, por të qëndrueshme, në rritje, një besimtar afrohet më shumë me Allahun dhe gjendjen e përsosmërisë.
Krijimi i shprehive të jashtme, megjithatë, duhet të shoqërohet me përpjekje për të pastruar zemrat dhe shpirtrat tanë nga sëmundjet shpirtërore. Kjo kërkon një introspeksion të ndërgjegjshëm, i cili për shumëkë mund të jetë i pakëndshëm pasi asnjërit prej nesh nuk i pëlqen ta mendojë veten si njeri me të meta ose “të këqija”. Por ne duhet ta kapërcejmë këtë pengesë të egos, të kërkojmë gabimet tona personale në mënyrë që ato të korrigjohen sistematikisht. Omer ibn el-Khaṭṭāb Rezí الله عنه thoshte: “Allahu e mëshiroftë atë që më tregon të metat e mia.”[77]
Kurse Ijas ibn Muʿavijah, رحمه الله kishte thënë: “Nuk ka njeri që nuk arrin t’i dallojë të metat në shpirtin e tij, përveç se ai është më i madhi i budallenjve.” Iu tha: “O Ebu Uathilah, cila është e meta jote?” Iyas tha: “Të folurit e tepërt”.[78]
Besimtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për aftësinë e shpirtit të tyre për të anuar nga e keqja, për të bërë xhihad kundër tij (xhihad al-nafs), si dhe të dinë metodat me të cilat shejtani i mashtron besimtarët drejt një ndjesie arrogante të shtirësisë.[79]
Studiuesit e mëdhenj si Imam al-Ghazali dhe Ibn al-Kajjimi shkruan gjerësisht mbi teknikat specifike që mund të përdoren për të synuar të metat shpirtërore dhe përfundimisht për t’i hequr ato nga zemra. Zilia (hasedi), për shembull, është ndjenja keqdashëse e dëshirës për të parë dikë të privuar nga mirësia.[80]
Pejgamberi ﷺ na paralajmëroi duke thënë: “Smira dhe urrejtja janë si brisku i rrojës. Unë nuk them se ato rruajnë flokët, por përkundrazi rruajnë fenë.” Kjo do të thotë, kjo sëmundje shpirtërore ka potencialin të fshijë veprat tona të mira nëse nuk e vendosim nën kontroll. Sipas Al-Ghazalit, ilaçi për zilinë është të bësh të kundërtën e asaj që sugjeron:
Për çdo gjë që zilia gjykon se duhet thënë ose bërë, personi duhet ta detyrojë veten të bëjë të kundërtën e saj. Nëse zilia e detyron njeriun të nënçmojë ziliqarin, duhet ta detyrojë gjuhën që ta lavdërojë dhe ta komplementojë atë. Nëse zilia e detyron njeriun të tregohet mendjemadh ndaj tij, duhet kërkuar që të jetë i përulur para tij dhe t’i kërkojë falje… Këto janë ilaçet e zilisë dhe janë shumë të dobishme, megjithëse janë shumë të hidhura për zemrën. Përkundrazi, përfitimi është në ilaçin e hidhur.[81]
Dhe ky është çmimi i Xhenetit, marrja e ilaçit të hidhur në kërkim të përsosmërisë. Çdo sëmundje shpirtërore përfshin një kurë që në fillim është e hidhur, por me kalimin e kohës do të çojë në ëmbëlsinë e besimit në këtë jetë dhe në tjetrën, siç ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Ëmbëlsia e dynjasë është idhtësi në botën tjetër dhe idhtësia e kësaj bote është ëmbëlsia në botën tjetër.”[82]
Përfundim
Të tre nivelet e fesë në Islam fillojnë me komponentët e saj të jashtëm, duke vazhduar me përmirësimin në komponentët e saj të brendshëm, dhe duke arritur kulmin e saj momentin kur gjendja e brendshme dhe e jashtme e adhuruesit realizohen plotësisht. Këto tre nivele nuk përjashtojnë njëra-tjetrën; ato mbivendosen në mënyra të rëndësishme. Një musliman i ri në fillim të udhëtimit të tij fetar duhet ende të punojë në brendësinë e tij shpirtërore derisa të arrijë pastërtinë e zemrës, ose përsosmërinë, aq sa mundet. Në këtë gjendje të përsosmërisë shpirtërore, vullneti i lirë i njeriut përkon me Vullnetin e Allahut, ashtu që njeriu bëhet mjeti nëpërmjet të cilit Allahu dërgon bekimet dhe mëshirën e Tij për krijesat e Tij. Adhuruesi e arrin këtë gjendje përmes njohurive dhe zbatimit të burimit të Islamit – teksteve dhe disiplinave kryesore të tij (Kur’ani, Tefsiri, Texhvidi, Hadithi, Sira, Akideja, Sheriati, Fikhu dhe pastrimi i shpirtit ose spiritualiteti).
Ashtu si me rastin e ngjitjes së një mali, adhuruesi fillon në fund ose në nivelin më të ulët, pastaj përmirësohet duke shtuar gradualisht aktet e adhurimit dhe shprehitë e mira në rutinën e tij të përditshme dhe duke përdorur introspeksionin për të identifikuar sëmundjet në zemrën e tyre (si arroganca, lakmia, keqdashja, dhe zilia) dhe aplikimi i kurave për sëmundje të tilla siç përshkruhet nga dijetarët.
Suksesi vjen nga Allahu dhe Allahu e di më së miri.
Përktheu: Jeton Zenuni
[1] Muslim Ibn al-Ḥajjāj al-Qushayrī, Ṣaḥīḥ Muslim ([Bayrūt]: Dār Iḥyāʼ al-Kutub al-ʻArabīyah, 1955), 1:36 #8, kitab al-Iman bab ma’rifah al-Iman wal-Islam wal-Qadr wa ‘alamat al-sa’ah.
[2] Ibn Tejmije, Al-Īmān li-Ibn Taymīyah (‘Ammān: al-Maktab al-Islāmī, 1996), 1:8; shih gjithashtu një përkthim alternativ në Book of Faith: Kitab al-Iman (Kuala Lumpur: Islamic Book Trust, 2009), 20.
[3] Sūrat Ibrāhīm 14:24-25.
[4] Ibn Qudāmah, Mukhtaṣar Minhāj al-Qāṣidīn (Dimashq: Maktabat Dār al-Bayān, 1978), 1:365.
[5] al-Bukhārī, Ṣaḥīḥ al-Bukhārī (Bayrūt: Dār Ṭawq al-Najjāh, 2002), 1:11 #8.
[6] Ibn Rajab, Jāmi’ al-‘Ulūm wal-Ḥikam (Bayrūt: Mu’assasat al-Risālah, 2001), 1:145; shih gjithashtu një përkthim alternativ në The Compendium of Knowledge and Wisdom (London: Turath Publishing, 2007), 61.
[7] Surja al-Ḥuxhurat 49:14.
[8] Muslim, Ṣaḥīḥ Muslim, 1:132 #150, kitab al-Iman bab ta’alluf qalbi man yakhafu ‘ala imanihi.
[9] Abū Dāwūd, Sunan Abī Dāwūd (Ṣaydā, Lubnān: al-Maktabah al-Aṣrīyah, 1980), 4:270 #4880, kitab al-Adab bab fi al-ghaybah; i shpallur autentik (ṣaḥīḥ) nga Albānī në koment.
[10] Aḥmad Ibn Ḥanbal, Musnad al-Imām Aḥmad ibn Ḥanbal (Bayrūt: Mu’assasat al-Risālah, 2001), 28:251 #17027; i shpallur autentik (ṣaḥīḥ) nga Arnā’ūṭ in në koment.
[11] al-Ḥakīm al-Tirmidhī, Nawādir al-Uṣūl fī Maʻrifat Aḥādīth al-Rasūl (Bayrūt: Dār al-Jīl, 1992), 1:148-149.
[12] Surja Bekare 2:25.
[13] Muslim, Ṣaḥīḥ Muslim, 4:1986 #2564.
[14] Ibn Tejmije, Majmū’ al-Fatāwà (al-Madīnah al-Munawwarah: Majmaʻ al-Malik Fahd li-Ṭibāʻat al-Muṣḥaf al-Sharīf, 1995), 7:638.
[15] Ibn Tejmije, Majmū’ al-Fatāwà, 7:558.
[16] Surja Bekare 2:34.
[17] ‘Abd al-Raḥmān ibn Nāṣir al-Sa’dī, Al-Tawḍīḥ wal-Bayān li-Shajarat al-Īmān (al-Qāhirah: Dār al-Minhāj, 2002), 1:41-42.
[18] Sūrat al-Tawbah 9:124.
al-Ḥākim al-Nīsābūrī, Al-Mustadrak ʻalá al-Ṣaḥīḥayn (Bayrūt: Dār al-Kutub al-’Ilmīyah, 1990), 1:45 #5; i shpallur autentik (ṣaḥīḥ) nga Albānī
[19]al-Ḥākim al-Nīsābūrī, Al-Mustadrak ʻalá al-Ṣaḥīḥayn (Bayrūt: Dār al-Kutub al-’Ilmīyah, 1990), 1:45 #5; i shpallur autentik (ṣaḥīḥ) nga Albānī në Ṣaḥīḥ al-Jāmi’ al-Ṣaghīr ([Dimashq]: al-Maktab al-Islāmī, 1969), 1:330 #1590.
[20] Ibn Ḥajar al-’Asqalānī, Fatḥ al-Bārī bi-Sharḥ al-Bukhārī (Bayrūt: Dār al-Maʻrifah, 1959), 12:61.
[21] Buhariu, Ṣaḥīḥ al-Bukhārī, 1:10.
[22] al-Ṭaḥāwī, Aḥmad ibn Muḥammad, and ’Alī ibn ’Alī Ibn Abī al-’Izz, Sharḥ Al-’Aqīdah al-Ṭaḥāwīyah (Bejrut: Mu’assasat al-Risālah, 1997), 1:24.
[23] Surja Hashr 59:23-24.
[24] al-Bukhārī, Ṣaḥīḥ al-Bukhārī, 9:118 #7392; Muslim, Ṣaḥīḥ Muslim, 4:2062 #2677.
[25] al-Sa’dī, Al-Tawḍīḥ wal-Bayān li-Shajarat al-Īmān, 1:71-72.
[26] Shih për shembull Abū Ḥāmid Ghazālī, Al-Maqṣad al-Asná fī Sharḥ Asmāʼ Allah al-Ḥusná (Qubruṣ: al-Jaffān wal-Jābī, 1987); i përkthyer në gjuhën angleze si Al-Ghazali on the Ninety-nine Beautiful Names of God (Cambridge: Islamic Texts Society, 1999).
[27] al-Ṭaḥāwī dhe Ibn Abī al-’Izz, Sharḥ Al-’Aqīdah al-Ṭaḥāwīyah, 1:172.
[28] Ibn Mājah, Sunan Ibn Mājah (Bayrūt: Dār Iḥyā’ al-Turāth al-’Arabī, 1975), 1:23 #61; i shpallur autentik (ṣaḥīḥ) nga Albānī në koment.
[29] Surja Nisā’ 4:82.
[30] al-Bukhārī, Ṣaḥīḥ al-Bukhārī, 6:182 #4981,
[31] Surja Bekare 2:23.
[32] Surja Xhuma 62:2.
[33] al-Ṭabarī, Jāmiʻ al-Bayān ‘an Ta’wīl al-Qur’an (Bayrūt: Mu’assasat al-Risālah, 2000), 23:373.
[34] Për më shumë informacion mbi vërtetimin e hadithit shihni Muhtasir Zaman, “Can We Trust Hadith Literature? Understanding the Processes of Transmission and Preservation.” Yaqeen Institute for Islamic Research. October 30, 2018. https://yaqeeninstitute.org/muntasir-zaman/can-we-trust-hadith-literature-understanding-the-process-of-transmission-and-preservation/
[35] Muslim, Ṣaḥīḥ Muslim, 1:512 #746.
[36] Surja Xhathije 45:18.
[37] al-Ṭabarī, Jāmiʻ al-Bayān ‘an Ta’wīl al-Qur’an, 22:70 verse 45:18.
[38] Al-Mawsū’at al-Fiqhīyah (al-Kuwayt: Dawlat al-Kuwayt, Wizārat al-Awqāf wa-al-Shu’ūn al-Islāmīyah, 1986),
1:16.
[39] Ma’lamat Zāyid lil-Qawā’id al-Fiqhīyah wa Uṣūlīyah (Abu Dhabi: Zayed Charitable Foundation, 2013), 3:49.
[40] Ibn Abī ‘Āṣim, Al-Sunnah li-Ibn Abī ‘Āṣim (Bayrūt: al-Maktab al-Islāmī, 1980), 1:12 #15; declared authentic (ṣaḥīḥ) by Al-Nawawī in Sharḥ al-Arbaʻīn al-Nawawīyah (Bayrūt: Muʼassasat al-Rayyān, 2003), 1:135 #41.
[41] al-Dhahabī, Siyar A’lām al-Nubalā’ (al-Qāhirah: Dār al-Ḥadīth, 2006), 7:211.
[42] Mahatma Gandhi, The Collected Works of Mahatma Gandhi (New Delhi, India: Publications Division, Ministry of Information and Broadcasting, Government of India, 1960), 29:133. https://www.gandhiashramsevagram.org/gandhi-literature/mahatma-gandhi-collected-works-volume-29.pdf
[43] Ibn Ḥazm, Al-Fiṣal fī al-Milal wal-Ahwāʼ wal-Niḥal (Miṣr: Maṭba’at Muḥammad ’Ali Ṣabīḥ wa Awlāduh, 1928), 2:73.
[44] Sūrat Āli ‘Imrān 3:190-191.
[45] Ibn Kathīr, Tafsīr al-Qur’an al-‘Aẓīm. (Bayrūt: Dār al-Kutub al-ʻIlmīyah, 1998), 1:106 verse 2:21.
[46] Për më shumë informata në këtë temë, shih Justin Parrott, “The Case for Allah’s Existence in the Qur’an and Sunnah.” Yaqeen Institute for Islamic Research. February 27, 2017. https://yaqeeninstitute.org/justin-parrott/the-case-for-allahs-existence-in-the-quran-and-sunnah/
[47] Surja Bekare 2:177.
[48] al-Sa’dī, Al-Tawḍīḥ wal-Bayān li-Shajarat al-Īmān, 1:52.
[49] Për më shumë informata në këtë temë, shih Justin Parrott, “Can a ‘Good Muslim’ Be a ‘Bad Person’? Aligning Faith and Character.” Yaqeen Institute for Islamic Research. July 3, 2019. https://yaqeeninstitute.org/justin-parrott/can-a-good-muslim-be-a-bad-person-aligning-faith-and-character/
[50] Ibn Qayyim al-Jawzīyah, Madārij al-Sālikīn Bayna Manāzil Īyāka Na’budu wa Īyāka Nasta’īn (Bayrūt: Dār al-Kutub al-ʻArabī, 1996), 2:294.
[51] Ibn Mājah, Sunan Ibn Mājah, 2:1410 #4217; i shpallur autentik (ṣaḥīḥ) nga Al-Albānī në koment.
[52] Për më shumë informata në këtë temë, shih Justin Parrott, “The Golden Rule in Islam: Ethics of Reciprocity in Islamic Traditions.” MRes dissertation for the University of Wales. Spring 2018. https://archive.nyu.edu/bitstream/2451/43458/2/The%20Golden%20Rule%20in%20Islam_FINAL.pdf
[53] Ibn Qayyim al-Jawzīyah, Iʻlām al-Muwaqqiʻīn ’an Rabb al-’ālamīn (Bayrut: Dar al-Kutub al-ʻIlmiyah, 1991), 1:150.
[54] al-Sa’dī, Al-Tawḍīḥ wal-Bayān li-Shajarat al-Īmān, 1:78-79.
[55] al-Sa’dī, Al-Tawḍīḥ wal-Bayān li-Shajarat al-Īmān, 1:78-79.
[56] Abū Dāwūd, Sunan Abī Dāwūd, 2:86 #1522; declared authentic (ṣaḥīḥ) by Al-Albānī in the commentary.
[57] al-Nawawī, Sharḥ al-Nawawī ‘alá Ṣaḥīḥ Muslim (Bayrūt: Dār Iḥyā’ al-Turāth al-’Arabī, 1972), 1:157-158.
[58] al-Tirmidhī, Sunan al-Tirmidhī (Bayrūt: Dār al-Ġarb al-Islāmī, 1998), 4:407 #2794; declared fair (ḥasan) by Al-Tirmidhī in the commentary.
[59] Muslim, Ṣaḥīḥ Muslim, 3:1948 #1955.
[60] al-Ṭabarānī, Al-Muʻjam al-Awsaṭ (al-Qāhirah: Dār al-Ḥaramayn, 1995), 6:40 #5745; declared fair (ḥasan) by al-Albānī in Ṣaḥīḥ al-Jāmi’ al-Ṣaghīr 1:147 #494.
[61] Surja al-Zumar 39:17-18.
[62] al-Samarqandī, Tafsīr al-Samarqandī al-Musammá Baḥr al-’Ulūm (Bayrūt: Dār al-Kutub al-’Ilmīyah, 1993), 3:181 ajeti 39:18; Surja Naḥl 16:126.
[63] Ibn Taymīyah, Majmū’ al-Fatāwà, 20:54.
[64] Surja al-Shu’arā’ 26:89.
[65] al-Bukhārī, Ṣaḥīḥ al-Bukhārī, 1:20 #52.
[66] al-Thaʻlabī. Al-Kashf wal-Bayān ʻan Tafsīr al-Qur’an (Bayrut: Dār Iḥyā’ al-Turāth al-’Arabī, 2002), 1:144.
[67] al-Tirmidhī, Sunan al-Tirmidhī, 4:240 #2499; declared fair (ḥasan) by al-Albānī in Ṣaḥīḥ al-Jāmi’ al-Ṣaghīr 2:831 #4515.
[68] Surja Taghābun 64:16.
[69] al-Bukhārī, Ṣaḥīḥ al-Bukhārī, 9:94 #7288.
[70] al-Bukhārī, Ṣaḥīḥ al-Bukhārī, 8:105 #6502.
[71] al-Bukhārī, Ṣaḥīḥ al-Bukhārī, 2:58 #1178.
[72] al-Tirmidhī, Sunan al-Tirmidhī, 5:334 #3392; i shpallur autentik (ṣaḥīḥ) nga Al-Tirmidhī në komentim.
[73] Muslim, Ṣaḥīḥ Muslim, 1:515 #141.
[74] Ibn Mājah, Sunan Ibn Mājah, 2:1417 #4240; i shpallur autentik (ṣaḥīḥ) nga Al-Albānī në komentim.
[75] al-Bukhārī, Ṣaḥīḥ al-Bukhārī, 1:16 #39.
[76] l-Bukhārī, Ṣaḥīḥ al-Bukhārī, 2:54 #1152.
[77] al-Dārimī, Sunan al-Dārimī (al-Riyāḍ: Dār al-Mughnī, 2000), 1:506 #675.
[78] Ibn ’Asākir, Tārīkh Madīnat Dimashq (Bayrūt: Dār al-Fikr, 1995), 10:34.
[79] Për më shumë informacione në këtë temë, shih Zohair Abdul-Rahman dhe Justin Parrott, “Devil in the Details: An Analysis of the Dark Side of the Self.” Yaqeen Institute for Islamic Research. 24Janar, 2019. https://yaqeeninstitute.org/zohair/devil-in-the-details-an-analysis-of-the-dark-side-of-the-self/
[80] al-Tirmidhī, Sunan al-Tirmidhī, 4:245 #2510; declared very good (jayyid) by Al-Haythamī in Majma’ al-Zawā’id wa Manba’ al-Fawā’id (al-Qāhirah: Maktabat al-Qudsī, 1933), 8:30 #12732.
[81] Al-Ghazālī, Iḥyā’ ’Ulūm al-Dīn (Bayrūt: Dār al-Maʻrifah, 1980), 3:199.
[82] Aḥmad Ibn Ḥanbal, Musnad al-Imām Aḥmad ibn Ḥanbal, 37:533 #22899; i shpallur autentik (ṣaḥīḥ) nga al-Albānī në Silsilat al-Aḥādīth al-Ṣaḥīḥah (al-Riyāḍ: Maktabat al-Ma’ārif, 1996), 4:431. Albani gjithashtu përmend se ishte vërtetuar nga Hakimi dhe Dhehebiu është pajtuar me të.
Tags: feja dhe besimi, ihsan, iman, Islam, persosmeri shpirterore, spiritualitet Last modified: 01/11/2024