Jessica Wolf

Një studim i ri nga profesorët e Universitetit të Kalifornisë në Los Angelos (UCLA) ofron një mënyrë të re për të kuptuar se si shfaqen teoritë e pabaza të komplotit në internet. Hulumtimi, i cili ndërthur inteligjencën artificiale të sofistikuar dhe një njohuri të thellë se si është e strukturuar folklori, shpjegon sesi faktet e palidhura dhe informacioni i rremë mund të lidhen në një kornizë narrative që shpejt do të copëtohej nëse disa prej këtyre elementeve hiqen nga përzierja.

Autorët nga Kolegji UCLA dhe Shkolla Samueli e Inxhinierisë UCLA, ilustruan ndryshimin midis elementëve të rrëfimit të një teorie të konspiracionit të përgenjështruar dhe elementëve që dolën në pah kur gazetarët mbuluan një ngjarje të vërtetë në news media. Qasja e tyre mund të ndihmojë të hedhim dritë mbi mënyrën se si dhe pse teoritë e tjera të komplotit, përfshirë ato rreth COVID-19, përhapen – edhe në mungesë të fakteve.

Studimi, i botuar në revistën PLOS ONE, analizoi përhapjen e lajmeve për skandalin e të vitit 2013 në New Jersey – një komplot i vërtetë – dhe përhapjen e dezinformatave për mitin ‘Pizzagate’ të vitit 2016, teoria konspiracioniste tërësisht e sajuar sipas së cilës një piceri në Washington ishte qendra e një rrjeti të trafikimit seksual të fëmijëve që përfshinte zyrtarë të shquar të Partisë Demokratike, përfshirë Hillary Clinton.

Gjetja e pjesëve të enigmës

Në të dy rastet – qoftë për një teori konspirative apo një histori lajmesh aktuale – korniza narrative vendoset nga marrëdhëniet midis të gjithë elementëve të skenarit. Nga studimi rezulton se teoritë konspiracioniste kanë tendencë të formohen rreth disa elementëve të caktuar që veprojnë si zamkë duke lidhur së bashku faktet dhe personazhet.

“Gjetja e narracioneve të fshehura në forumet e mediave sociale është si zgjidhja e një enigme të madhe me një bashkim figurash, me ndërlikimin e shtuar të zhurmës, ku shumë prej pjesëve janë thjesht të parëndësishme,” tha Vwani Roychowdhury, një profesor i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike në UCLA dhe një ekspert në të mësuarit e makinerive (machine learning), dhe një autor kryesor i punimit.

Vitet e fundit, studiuesit kanë bërë përparime të mëdha në zhvillimin e mjeteve të inteligjencës artificiale që mund të analizojnë grupe tekstesh dhe të identifikojnë pjesët në ato enigma. Ndërsa inteligjenca artificiale mëson të identifikojë modele, identitete dhe ndërveprime që janë ngulitur në fjalë dhe fraza, narrativat fillojnë të marrin “kuptim”. Duke huazuar nga sasia masive e të dhënave të disponueshme në mediat sociale, dhe për shkak të përmirësimit të teknologjisë, sistemet gjithnjë e më shumë janë në gjendje të mësojnë veten të “lexojnë” narrativat, pothuajse sikur të ishin njerëzor.

Paraqitjet vizuale e atyre kornizave të tregimit i dëshmuan studiuesve se si rrëfimet e teorisë së konspiracionit mbahen së bashku nga fijet që lidhin karaktere të shumta, vende dhe gjëra. Por ata zbuluan se nëse edhe njëra prej atyre temave prihet, elementët e tjerë shpesh nuk mund të formojnë një histori koherente pa të.

“Një nga karakteristikat e kornizës narrative të një teorie konspirative është se ajo është lehtësisht e “shkëputshme”, tha Timothy Tangherlini, një nga autorët kryesorë të artikullit akademik, një profesor në seksionin skandinav të UCLA, fusha studimore e të cilit përqendrohet në folklorin, legjendën dhe kulturën popullore. “Nëse nxirrni (jashtë kornizës) një nga personazhet ose elementët e tregimit të një teorie konspirative, lidhjet midis elementeve të tjerë të tregimit prishen”.

 

Cilët elementë ngjisin?

Në të kundërt, tha ai, historitë rreth komploteve faktike – sepse ato janë të vërteta – priren të qendrojnë edhe nëse ndonjë element i caktuar i tregimit hiqet nga korniza. Shqyrtoni Bridgegate, për shembull, në të cilën zyrtarët e New Jersey mbyllën disa korsi të Urws George Washington për arsye të motivuara politikisht. Edhe nëse ndonjë numër i temave hiqej nga mbulimi i lajmeve për skandalin, historia do të qendronte ende në këmbë: Të gjithë personazhet e përfshirë kishin pika të shumta lidhjesh përmes roleve të tyre në politikën e New Jersey.

“Ata janë të gjithë brenda të njëjtës fushë, në këtë rast politika e New Jersey, e cila do të vazhdojë të ekzistojë pavarësisht nga fshirjet,” tha Tangherlini. “Këto lidhje nuk kërkojnë të njëjtën “zamkë” që kërkon një teori konspirative.”

Tangherlini e quan veten një “folklorist llogaritës” (computational folklorist). Gjatë viteve të fundit, ai ka bashkëpunuar rregullisht me Roychowdhury për të kuptuar më mirë përhapjen e informacionit rreth çështjeve të nxehta si lëvizja kundër vaksinimit.

Për të analizuar Pizzagate, në të cilën teoria e komplotit lindi nga një interpretim krijues i emailave të hakuar të lëshuar në vitin 2016 nga Wikileaks, studiuesit analizuan gati 18,000 postime nga Prilli 2016 deri në Shkurt 2018 nga bordet e diskutimit në faqet e internetit Reddit dhe Voat.

“Kur shikuam shtresat dhe strukturën e narracionit për Pizzagate, zbuluam se nëse e heq Wikileaks si një nga elementët në histori, pjesa tjetër e lidhjeve nuk qedron dot në këmbë,” tha Tangherlini. “Në këtë konspiracion, posta elektronike e Wikileaks dhe mënyra se si konspiracionistët interpretuan në mënyrë krijuese përmbajtjen e asaj që ishte në postë elektronike janë e vetmja zamkë që mban së bashku konspiracionin.”

Të dhënat e krijuara nga analiza e ofrur nga inteligjenca artificiale u mundësuan studiuesve të prodhojnë një paraqitje grafike të narracioneve, me shtresa për nënplotet kryesore të secilës histori dhe linja që lidhin njerëzit, vendet dhe institucionet kryesore brenda dhe midis atyre shtresave.

Ndërtim i shpejtë kundrejt djegies së ngadaltë

Një tjetër ndryshim që u shfaq midis narrativave reale dhe të rreme ka të bëjë me kohën që ata marrin për të ndërtuar. Strukturat narrative rreth teorive të komplotit kanë tendencë të ndërtohen dhe të bëhen të qëndrueshme shpejt, ndërsa kornizat narrative rreth komploteve aktuale mund të duhen vite për të dalë, tha Tangherlini. Për shembull, korniza narrative e Pizzagate u stabilizua brenda një muaji pas publikimit të emaileve nga Wikileaks, dhe ajo mbeti relativisht konsistente gjatë tre viteve të ardhshme.

“Fakti që informacione shtesë që lidhen me një komplot të vërtetë u shfaqën gjatë një periudhe kohore të zgjatur (këtu pesë vjet e gjysmë) mund të jetë një nga shenjat treguese të dallimit të një komploti të vërtetë nga një teori konspirative e rreme”, kanë shkruar autorët në studim.

Tangherlini tha është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm të kuptuarit e mënyrës se si shfaqen dhe shtohet teoritë e konspiracionit, sepse histori si ajo e Pizzagate kanë frymëzuar disa të ndërmarrin veprime që rrezikojnë njerëzit e tjerë.

“Narrativat e kanosjes që gjenden në teoritë konspirative mund të nënkuptojnë ose paraqesin strategji që inkurajojnë njerëzit të ndërmarrin veprime në botën reale,” tha ai. “Edgar Welch shkoi në atë piceri në Uashington me një armë në kërkim të shpellave të supozuara që fshihnin viktimat e trafikut të seksit.”

Studiuesit e UCLA gjithashtu kanë shkruar një punim tjetër që shqyrton kornizat narrative që rrethojnë teoritë e komplotit që lidhen me COVID-19. Në atë studim, i cili është publikuar në një forum me burim të hapur, ata gjurmojnë se si teoritë e komplotit rreth COVID-19 po u mbivendosen  teorive të konspiracionit të qarkulluara më parë, siç janë ato në lidhje me rrezikun e perceptuar të vaksinave, dhe, në raste të tjera sesi pandemia i ka dhënë jetë teorive krejt të reja të komplotit, si ideja që rrjetet celulare 5G përhapin koronavirusin.

“Ne jemi duke përdorur të njëjtën mënyrë ndërtimi konspiracioni në diskutimet rreth COVID-19 siç kemi bërë edhe për konspiracionin Pizzagate,” tha Tangherlini. “Në Pizzagate, objektivat ishin më të kufizuar, dhe teoria e konspiracionit u stabilizua me shpejtësi. Me COVID-19, ekzistojnë shumë teori konkurruese të komplotit, dhe ne po gjurmojmë përafrimin e teorive të shumta, më të vogla të konspiracionit në ato më të mëdha. Por teoria themelore është identike për të gjitha teoritë e konspiracionit “.

Përktheu: Rezart Beka

Burimi original: https://phys.org/news/2020-06-conspiracy-theories-emergeand-storylines-fall.html

Tags: , , , Last modified: 07/01/2021
Close