Abdul Vehab M. Elmessiri

Më poshtë vijon një kapitull nga libri i Dr. Abdul Wahab El-Messirit, me titull “Udhëtimi im tek

farërat, rrënjët, dhe frutat” i përkthyer në arabisht.

Mbaj mend kur isha i ri një bisedë me kolegun tim të shkollës dhe mikun tim Dr. Attiyyah Hamid, në lidhje me ëndrrat e mia për Egjiptin, mes të cilave përmenda mekanizimin agrokulturor. Ai më befasoi, sepse kishte më shumë dije për agrikulturën sesa unë (ai jetonte në Abi al-Matameer, ndërsa përvoja ime ishte e kufizuar në Damanhour), dhe nuk pranonte ta diskutojë çështjen si një katastrofë. Sepse nëse futej mekanizimi agrikulturor, do të rritej papunësia mes punonjësve të bujqësisë dhe të blegtorisë. Replika e tij ishte një e papritur e madhe për mua; sepse gazetat dhe revistat nuk ngurronin ta quanin “mekanizimin” si zgjidhja e përsosur për të gjitha problemet. Përgjigja e Dr. Hamidit në fakt parashtroi problematikën e “natyrës” (materie/makineri) dhe të “njeriut”; sepse njeriu është qëllimi përfundimtar dhe nuk do të instrumentalizohet. Kjo bisedë më mbeti në mendje dhe më kujtohet që nga ajo kohë.

Arrita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një kohë kur shkolla e Kritikës së Re mbizotëronte në pjesën më të madhe të departamenteve të Letërsisë Angleze. Kjo shkollë thekson leximin dhe analizimin e teksteve; ndërsa shmang interpretimet historike dhe sociale. Një tekst letrar – sipas teoricienëve të kësaj shkolle – është një strukturë e pavarur, e cila i ngjan një vazoje lulesh dhe mund të kuptohet nga brenda, pa qenë nevoja për të kuptuar kontekstin, sfondin historik, qëllimet ose autobiografinë e autorit. Si rrjedhim, procesi kritik, siç prezantohet nga kritikët e kësaj shkolle, merr formën e “dekodifikimit të tekstit” nëpërmjet asaj që emërtohet si “lexim i ngushtë”. Një lexim i tillë përqendrohet në lidhjet e brendshme të tekstit (d.m.th., lidhjet dhe ndërveprimet e tij), ndërsa përjashton aspektet e tij historike, sociale, kulturore dhe psikologjike. Kritikët e rinj besonin se brenda çdo pune krijuese, ekziston një perceptim i paradoksit që karakterizon përvojën e ekzistencës njerëzore (disa prej tyre e konsideruan kryqëzimin dhe ringjalljen e Jezus Krishtit si Paradoksi më i madh; për faktin se jeta lindi nga vdekja e tij dhe triumfi lind nga rënia e tij). Për më tepër, ata bëjnë dallimin ndërmjet fenomenit njerëzor nga fenomeni natyral, nëpërmjet paradoksit, i cili mund të përçohet nga diksioni i poezisë; ndërsa është i aftë të trajtojë një motiv të caktuar dhe antitezën e tij, së bashku. Kjo është ndryshe nga diksioni shkencor abstrakt, që mund të trajtojë rregullat shkencore abstrakte, një motiv ose antiteza e saj. Prandaj, poezia dhe metafora u lidhën ngushtë me ekzistencën e vërtetë njerëzore; duke qenë se emocionet e njeriut mund të shprehen vetëm nëpërmjet këtyre temave.

 Unë nuk e përqafova vizionin e mendimtarëve të Kritikës së Re në lidhje me tekstin letrar; megjithatë, u ndikova shumë nga disa prej premisave të tyre kritike dhe filozofike, si mprehtësia e tij ndërmjet fenomenit shkencor (natyral dhe materialist) dhe fenomenit njerëzor, mosbesimi i tij në lidhje me shkencën si paradigmë e menduar e pamjaftueshme për të shprehur përvojën njerëzore. Gjithmonë jam përpjekur ta konsideroj tekstin letrar si një entitet që përfshin elemente të shumta komplekse, njëri prej të cilëve është paradoksi; por nuk është domosdoshmërish më i rëndësishmi. Forma e tekstit dhe e strukturës i ngjajnë (por nuk pasqyrojnë) ndërtimin me një çast historik. Kështu, ndihmova veten time me metodologjinë e “leximit të ngushtë” pa u pajtuar me paradigmën e saj ekzistuese “kundër-historike”.

Më kujtohet se në vitin 1965, një miku im francez, profesor fizike dhe anëtar i së Majtës së Re, më ftoi që ta shoqëroj dhe të vizitoj shpikësin e bombës atomike, Robert, Oppenheimer, në shtëpinë e tij në Prinston, Nju Xhersi.

Oppenheimer ishte kryetari i ekipit San Alamos që “pati sukses” në përdorimin e energjisë bërthamore për të kryer shpërthimin e parë bërthamor. Shkencëtari i madh na shërbeu çaj dhe pasi biseduam pothuajse për gjithçka, të Majtën e Re dhe kapitalizmin amerikan, e pyeta: “Si u ndiet pasi e kuptuat se projekti juaj kishte “pasur sukses” dhe se u afrua koha për shpërthimin e parë?” Ai u përgjigj shumë shkurt: “Volla”, d.m.th. ai e kuptoi egërsinë e paradigmës shkencore që drejton sjelljen e tij gjatë punës së tij për bombën atomike, dhe se është një paradigmë e shkëputur nga Njeriu, qëllimet përfundimtare dhe vlerat e Njeriut. U habita nga përgjigja e tij që më kujtoi Francois Rabelais; “Nëse shkenca nuk lidhet me ndërgjegjen, do të shpjerë në vetëshkatërrim”, dhe më kujtoi predikuesin e të premteve në xhaminë Al-Habeshi në Damanhour, i cili i kërkonte mbrojtje Zotit nga shkenca që nuk sjell dobi. Përgjigja e Oppenheimer-it ndaj pyetjes time e mbështeti ndjesinë time të dallimit ndërmjet humanes dhe natyrores, atë të pamjaftueshmërisë së shkencës për t’u njohur me Njeriun dhe sistemet e vlerave dhe të estetikës së Njeriut dhe të rreziqeve të përfshira në ndarjen ndërmjet eksperimentimit shkencor dhe qëllimeve njerëzore (duhet të pranohet se Oppenherimeri e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij, duke luftuar përdorimin e bombës atomike).

Fillova të kem dyshime të thella në lidhje me disa premisa që u kthyen në absolutësi laike obskurante si besimi në shkencë, progres dhe në teknologji. Nga libri i Kecin Reilly-t “The West and the World” (“Perëndimi dhe Bota”), se shkenca ka një histori të ndryshme dhe se qëllimet e shkencës islame dhe bizantine ndryshonin, për shembull, nga qëllimet e shkencës moderne. Fillova të zbuloja se mendimi materialist, i cili u shfaq në shekullin e XVIII dhe fitoi besueshmëri thelbësore nga zbulimet e ndryshme “shkencore” në shekullin e XIX, u bazua në hipotezat shkencore të gabuara si ligji i thjeshtë i shkakësisë, që lindi në vatrën e këndvështrimit të Njutonit (materialist mekanik) për universin. Bota e Njutonit është shumë e mbyllur dhe karakterizohet nga determinizmi i saj mekanik. Arsyetimi i Njutonit për universin predikohet tek mekanizmat e ekzistencës (konfigurimit) fizik të grimcës dhe në ligjet e lëvizjes. Si pasojë, këndvështrimi shkencor materialist lindi dhe solli prova për ligjet, të cilat drejtojnë fenomenet fizike. Ligje të tilla nxirren nga induksioni i bazuar në eksperimentim dhe observim; shtylla e tij e parë është doktrina e shkakësisë dhe e determinizmit dhe asnjë synim nuk është i mundur jashtë laboratorit të kërkimeve dhe rezultateve të eksperimenteve.

Këndvështrimi i mësipërm mbeti tërësisht nën kontroll deri në fund të shekullit të XIX. Paskëtaj, kritika thelbësore është drejtuar nga ai sistem i mbyllur me të gjitha hipotezat e saj të determinizmit, objektivitetit, absolutizmit të hapësirës dhe kohës dhe mundësisë së observimit objektiv të pastër të realitetit dhe të shkakësisë së fortë. Ky i fundit tregon se “shkaku” A sjell “pasojën” B, po ashtu si “nxehtësia” shkakton “shtrirjen” e çelikut. Teoria e Kuanteve, doktrina e papërcaktuar e Heisenberg-ut, dhe teoria e relativitetit i dobësuan këto hipoteza. Për shembull, merrni parasysh, parimin e konfuzionit, d.m.th. paaftësinë për të bërë dallimin ndërmjet grimcave individuale (unike), të cilat ekzaminohen mikro-fizikisht për shkak të largimit të veçantisë së tyre. Kështu, nëse kemi dy grimca në të njëjtin vend dhe dëshirojmë të ndjekim rrugën e njërës grimcë, çështja do të ngatërrohet, domethënë, ne do të jemi të paaftë ta dallojmë njërën nga tjetra.

Kohët e fundit lexova në revistën “Time”, për një eksperiment shkencor të kryer për fotonet dhe ai tregoi se kur ato i nënshtrohen një eksperimenti të caktuar, ato reagojnë dhe ndryshojnë sjelljen e tyre. Kjo është një çështje krejtësisht e re; megjithatë, a mund ta përgjithësojmë një çështje të tillë për të gjithë universin? Sepse një prej problemeve, me të cilat hasen shkencat sociale, është ndryshimi i sjelljes që shfaq Njeriu kur e kupton se ai/ajo po i nënshtrohet një eksperimenti; atëherë a do të përballet shkenca natyrore me të njëjtin problem?

Teoria e relativitetit shembi kufijtë ndërmjet subjektit dhe objektit; ajo i kushtoi observuesit një rëndësi të madhe, sepse palëvizshmëria ose shpejtësia e tij/e saj, mund të ndryshojnë rezultatet e matjes. Standardet e përdorura për të matur kohëzgjatjet dhe distancat mbështeten në këndvështrimin e vëzhguesit dhe në strukturën e sinjalit që i shton procesit të matjes një cilësi subjektive (në fizikën klasike, rezultatet e matjeve janë të pavarura nga shpejtësia e observuesit). Si rezultat, tani nuk është më e mundur që fizika të arrijë objektivitetin; domethënë, Njeriu nuk është më i aftë të shohë natyrën, duke qenë se ai mund të shohë vetëm natyrën “e observuar”.

Ekzistenca jomaterialiste e energjisë atomike u shfaq si një ekzistencë e vetme valëzuese (valët). Ekzaminimi i fenomenit të dritës vërtetoi se fotonet veprojnë në disa rrethana të caktuara eksperimentale si të përbëra nga rrezet ose grimcat e dritës; megjithatë, në rrethana të tjera eksperimentale, fotonet veprojnë si të përbëra nga valët. (Një fizikan tha me sarkazëm: “Të dielën, të hënën dhe të mërkurën, e përkufizojnë dritën si grimca dhe rreze, pastaj ditët e tjera kthehet në valë”.) Ky njihet si “pasimi i dualizmit”; ai është gjithashtu një parim i vlefshëm në rastin e atomeve, që ndonjëherë veprojnë si valë dhe herë të tjera si grimca. Asnjë eksperiment i vetëm nuk mund të vërtetojë se fotonet janë edhe grimca edhe valë, në të njëjtën kohë; sepse secili eksperiment zbulon vetëm një gjendje fizike, ose grimca ose valë.

Logjika e shkencës më parë ofronte vetëm dy vlera: të vërtetën dhe të rremen, domethënë, çështjet janë ose “të vërteta” ose “të rreme”. Ndërsa tani është e mundur të kemi një logjikë trianëshe, që ka një vlerë mesatare të “papërcaktueshmërisë”; në këto rrethana, çështjet përcaktohen ose si të vërteta, ose të rreme, ose të papërcaktuara. Mund të thuhet gjithashtu se realiteti “fizik”, siç ka thënë Fuad Kamili në artikullin e tij: “Kriza e Shkencës Moderne, pranon dy shpjegime (përfundime) të mundshme dhe njëlloj të bazuara, por ato nuk mund të kombinohen asnjëherë në një tablo, sepse ligji i papërcaktueshmërisë e bën të pamundur të kryhet një eksperiment vendimtar, që të përcaktohet se cili shpjegim është i vërtetë dhe cili është i rremë”. Duket se kjo logjikë paraqet tablonë finale të fizikës së Kuanteve deri tani.

Së fundi, ne shtrojmë pyetjen: Çfarë është materia? Përgjigja nuk mund të përftohet vetëm me anë të eksperimenteve fizike; por nevojitet një analizë filozofike e fizikës. Përderisa natyra nuk e dikton një situatë të veçantë mbi ne; e vërteta nuk kufizohet tek një diksion i veçantë.

Ndoshta, zbulimi i vrimave të zeza në univers ka shumë rëndësi edhe në nivelin shkencor edhe në atë simbolik. Sepse, brenda këtyre vrimave, ligjet e fizikës dhe të biologjisë si edhe koha dhe hapësira dhe drita (elementi konstant i natyrës) si pasojë devoured. Ne mund t’i shohim pasojat e vrimave të zeza në rrethinat e tyre, por ne nuk kuptojmë të fshehtat e tyre (të pakuptueshme; ato ekzistojnë dhe luajnë një rol thelbësor, saqë ne nuk mund të kuptojmë një fenomen pa to. Por ato nuk varen nga kontrolli i njeriut dhe ne nuk i kuptojmë të fshehtat e tyre plotësisht. Kohët e fundit, teoria e kaosit u shfaq dhe lëshoi një goditje të re kundër këndvështrimit të mbyllur solid të botës.

Për më tepër, unë e kuptova se pjesa më e madhe e të ashtuquajturave “ligje shkencore”, janë në fakt, kategori filozofike apriori, të pranuara nga shkencëtarët, por nuk kanë aspak, ose një lidhje të lehtë me fushën e eksperimentimit shkencor. Nëse, për shembull, një shkencëtar thotë se bota u krijua rastësisht; një deklaratë e tillë vetëm pohon “besimin” e tij/të saj në faktin, ose në dështimin e tij për të kuptuar origjinën e vërtetë të universit. Në mënyrë të ngjashme, kur një shkencëtar tjetër i adresohet “materialit automobil”, në fakt shkencëtari, emërton diçka që nuk e kupton. Në të dyja rastet, të dy shkencëtarët kanë ardhur nga premisa filozofike obskurante, që e paraprijnë vetë procesin e eksperimentimit.

Një fizikan dhe miku im, më ka thënë se për të filluar një “teori të madhe unifikimi” është i nevojshëm përvetësimi dhe llogaritja e të gjitha njohurive, fakteve, të dhënave ose bazave të tyre. Megjithatë, kjo në fakt është e pamundur; njohuritë njerëzore u dyfishuan gjatë periudhave: nga periudha e hershme-1750, 1750-1900 dhe 1900-1950. Gjatë viteve 1950-1990, u dyfishua njëherë çdo dekadë dhe pas saj çdo pesë vjet. Kështu që e pyeta: “Po sikur t’i ruanim të gjitha dijet njerëzore në një super-kompjuter?” Ai u përgjigj: “Vështirësia për ta rigjetur dhe/ose përdorur gjithë këtë dije nuk është gjetur akoma”. Një shkencëtar tjetër më tha se një grup problemesh njihet si “teorikisht i përpunuar” dhe se zgjidhja e tyre kërkon që brezi aktual i kompjuterëve të punojë për mijëra vjet për këtë qëllim, ndoshta kjo është gjithë koha që i ka mbetur njerëzimit në tokë!

Kufizimet e mendjes njerëzore, nga njëra anë, dhe grumbullimi i të dhënave dhe i fakteve shkencore nga ana tjetër, e kishin bërë ekipin bashkëpunues të punojë për kërkime shkencore, ndërsa zbulimi shkencor nuk mund të ishte individualist. Kjo është “dilema”: asnjë individ nuk mund t’i përvetësojë të gjitha rezultatet e shkencës, sepse ato janë kaq voluminoze dhe të kumulative; megjithatë, një individ supozohet të përfundojë në një ose më shumë teori shkencore (si teoria e relativitetit), që shpjegon ose arsyeton përfundimet e shkencave të ndryshme.

Bota ishte zgjeruar shumë në nivelin makro (trupat qiellorë, yjet, kozmosi etj.) dhe në nivelin mikro (grimca, atomi, etj.). Fusha e dijes ka një zgjerim të paprecedent. Nëse marrim gjithashtu parasysh çështjen e specializimit të ngushtë (d.m.th. shkencëtari/dijetari i vërtetë është ai që e di fushën e tij tërësisht), ne do të takojmë gradualisht shkencëtarin e specializuar, cili ka shumë dije për fushën e tij të ngushtë të specializuar dhe injoron çdo gjë tjetër. Një dijetar u përpoq ta shkurtonte çështjen duke thënë se specializim do të thotë të marrësh më shumë dije për fushën tënde të ngushtë, pastaj njohuritë e tua zgjerohen më shumë dhe fusha juaj ngushtohet gjithmonë e më shumë, derisa di gjithçka për asgjë!

Shkrimtari egjiptian, Muhamed Sid Ahmed, botoi në të përditshmen Al-Ahram, një observim paralel të rëndësishëm: “Përmbushja më vendimtare e Njeriut në fund të mijëvjeçarit të dytë është aftësia e njeriut për t’u çliruar nga kufijtë e përmasave të tij brenda universit, …aftësia për të kapërcyer kapacitetin e tij natyral, në mënyrë që të eksplorojë të fshehtat e vogla dhe të mëdha… që është aftësia e Njeriut për të ndërhyrë dhe riformuluar ligjet e natyrës… Për herë të parë “kulturorja” ndërhyn jo për të riformuluar “të natyrshmen”, por në fushat e të voglës dhe të madhes, që njeriu u bë i aftë të udhëheqë, duke qenë se ai mbështetet në këtë përpjekje mbi pesë shqisat (të parit, të dyshuarit, të nuhaturit, të shijuarit, dhe ndjenjat)… sepse ato zëvendësohen nga ekuacionet (formulat) matematikore të bazuara në supozimet që mund të godasin ose jo… Prandaj njeriu u mbështet në mjetet e dykuptueshme, të cilat mund të përçojnë më shumë së një shpjegim dhe janë të, ndjeshme ndaj konfuzionit… Prandaj ajo që premton të përmbushë mrekullitë që të përmirësojë fatin njerëzor mund të përçojë, kërcënimin e keqinterpretimit ose mund të përplaset tek e panjohura dhe bëhet një burim i kaosit të pashembullt, vetëshkatërrimi dhe forma të vetëvrasjes masive të gjithë njerëzimit, që nuk janë provuar asnjëherë më parë”. Për shkak se një paralajmërim i tillë bëhet nga një mendimtar serioz si Muhamed Sid Ahmed, çështja duhet të merret shumë seriozisht.

Shkenca moderne ka shkatërruar gradualisht nocionin e “zgjerimit të fushës së shkencës dhe zvogëlimin e të panjohurës” (një ide naive që nxiti një shkencëtar optimist nga shekulli i XIX të parashikonte se brenda 30 viteve Njeriu do të dinte gjithçka; si rrjedhim nuk do të kishte nevojë për Zotin, parimet morale dhe fenë). Pas një shekulli eksperimentesh shkencore, Njeriu zbuloi se me çdo eksplorim dhe kontrollim të diçkaje, u shfaqën njëmijë gjëra të reja të panjohura dhe të pakontrollueshme; domethënë, sa më shumë dije që përfton njeriu, ai has në më shumë gjëra të panjohura. Së bashku me këtë situatë është përvoja jonë me atomin; ajo gjë e veçantë që lëviz pa ndonjë  ligj (të njohur) dhe është e vështirë të vëzhgohet. Megjithatë, pas çdo përpjekjeje për të vëzhguar atomin ne zbulojmë gjëra të reja që na habisin. Hapi tjetër në agjendën tonë është ta ndajmë atomin; sapo kjo arrihet, supozohet se do të arrijmë  një parajsë tokësore. Tani ne jemi në një dilemë në lidhje me largimin e mbetjes bërthamore. Ne arritëm në përfundimin se mund të na asgjësojë ne, si edhe planetin tonë. Dhe ne akoma kapemi pas “lëmshit të zjarrtë”, domethënë armët dhe mbetjet bërthamore që mund ta asgjësojnë botën disa herë.

Nëse kontrollimi i natyrës është iluzioni më i madh i shkencës, realiteti aktual është në të kundërtën. Çështja e tejkalon fushën atomike tek disa “zbulime” teknologjike, të cilat ne i përdorim në jetën e përditshme. Prandaj është raportuar se ushqimi i modifikuar gjenetikisht mund ta ulë sistemin imun të njeriut (siç është vërtetuar nga eksperimentet shkencore): si rrjedhim, termi “ushqimi i Frankeshtajnit”.

Një shkencëtar britanik u pushua nga puna, sepse ai e pohoi këtë premisë; disa prej nxënësve të tij protestuan për të mbrojtur pohimet e tij, kjo nuk ndryshon shumë nga ajo që i ndodhi njërit prej miqve të mi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ai kreu disa teste për furrat me mikrovalë dhe zbuloi se ishin shumë të dëmshme për shëndetin e njerëzve. Por përpara se ai të arrinte në përfundimin final të kërkimit të tij, iu hoq buxheti. Gjithashtu, ne nuk i dimë efektet që kanë mbi sytë dhe trupat tanë ekranet e kompjuterëve dhe të mikrofilmave. Një shkencëtar parashtroi disa pyetje në lidhje me çështjet e thjeshta që tregojnë kufizimet e dijes njerëzore: Përse njerëzit janë gjitarët e vetëm, të cilët përdorin gjymtyrët e tyre të djathta më shpesh sesa ato të majta? Përse gjendjet e luleve që mbahen brenda në shtëpi ndryshojnë për shkak të ndryshimit në psikikën dhe humorin e pronarëve të tyre? Përse grupet e zogjve shtegtues krijojnë formën e një maje shigjete kur janë në fluturim? Si munden kafshët e vogla (si zogjtë dhe peshqit) të arrijnë të udhëtojnë me mijëra kilometra drejt një destinacioni të caktuar, të cilin nuk e kanë ndeshur ndonjëherë më parë, brez pas brezi, dhe të arrijnë pikërisht atje pa përdorur as hartë dhe as busull? Si munden disa kafshë shtëpiake, të cilat nuk janë stërvitur që të shtegtojnë, të udhëtojnë vetëm me mijëra kilometra dhe t’i gjejnë pronarët e tyre? Pyetjet për përgjigjet e mësipërme varen në premisën se bota jonë përfshin me mijëra ligje dhe elemente që nuk ishin imagjinuar nga zbuluesi i ligjeve termodinamike, që kombinoi ligjet e ekzistencës materiale dhe të lëvizjes në një kornizë, duke bërë një përpjekje për të dhënë një shpjegim të vetëm tërësor për universin.

Mungesa e kontrollit është bërë një karakteristikë thelbësore e epokës tonë. Sa më shumë mekanizim dhe manipulim shkencor (i botës), aq më pak kontroll do të kemi mbi këtë botë. Kjo është bërë e ditur nga aspekte të panumërta, si krizat mjedisore, mosarritja për të zhdukur plehrat dhe rritja e përhapjes së “sëmundjeve psikologjike”. Ndoshta mungesa e kontrollit shfaqet në mënyrë qesharake tek dy prej shembujve të mëposhtëm: në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emri im u kthye si me magji nga Abdelwahab në Abdelwaha, sepse programi kompjuterik nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për emrin tim. Një punonjës më sugjeroi që ta ndryshoja mbiemrin në “Elm”, është një emër anglosakson dhe i shkurtër! Në kompjuter mund shkruhet për mrekulli. Në fund pata një problem me revistën “Newsweek, sepse ato ma ndaluan befas abonimin. Pasi u ankova, ata më dërguan një letër ku e mirëprisnin dëshirën time për t’u abonuar, prandaj u shkrova për t’u thënë se letra e tyre nuk ishte përgjigja e duhur për ankesën time. Kështu ata më dërguan një letër (të gatshme) ku shkruhej se u vinte keq që abonimit tim i kishte mbaruar afati. U përgjigja me një letër të tretë, për t’i njoftuar për problemin dhe ankesën; më në fund mora një përgjigje për ankesën, ku thuhej se kishte ndodhur një gabim, se do ta rregullonin dhe do të ma dërgonin sërish revistën. Gjithashtu më kërkonin që të mos i merrja parasysh letrat që do të merrja, sepse kompjuteri do të më dërgonte letra të tjera! Në fakt kjo ishte një mungesë kontrolli; imagjinoni për gjëra të vogla si faturimi apo komunikimi, po për çështjet serioze si klonimi, energjia atomike ose modifikimi gjenetik i ushqimeve.

Së fundmi, është problemi i eksperimentimit shkencor. Shkencëtarë të ndryshëm (të cilët kanë bërë zbulime të rëndësishme në fushën e inxhinierisë gjenetike) janë kundër eksperimentimit në këtë fushë, sepse u frikësohen pasojave, që konsiderojnë de facto ndarjen ndërmjet tendencës eksperimentale (empirike) dhe tendencës racionale, morale dhe humane. Si rrjedhim, ky eksperimentim u kthye në qëllimin përfundimtar, pavarësisht nga pasojat e tij fatale për njerëzimim. Një dijetar i shprehu këto shqetësime si vijon: “Në të kaluarën, gabimet e eksperimenteve shkencore, si një shpërthim (shkatërrues) ose diçka e ngjashme, ndodhnin brenda ciklit të natyrës, jo si sfidë ndaj ligjeve të natyrës; prandaj cikli i natyrës mund ta rregullonte këtë dëmtim. Kështu, nëse një zonë e caktuar ndotej, ajo duhet të braktisej për një sërë ditësh, në mënyrë që faktorët natyralë ta riparonin dëmin e shkaktuar nga njeriu. Ndotja radioaktive mund të zgjasë për mijëra vjet, megjithatë, mbetet brenda ciklit natyral të përkohshëm. Për sa u përket eksperimentimeve të inxhinierisë gjenetike, është shumë e ndryshme me rritjen e vjetër tradicionale, në kuptimin se ai i refuzon plotësisht kufijtë biologjikë, sepse është e mundur t’i shtosh kodit gjenetik të bimës (gjenomit) gjene nga një virus, bakter, ose kafshë. Këto eksperimente mund të sjellin krijesa të reja, të cilat cikli i natyrës nuk mund t’i trajtojë; krijesa të tilla janë përtej fushës së evolucionit natyral”. Termi “ndotje gjenetike” u shpik më vonë për të treguar transferimin e gjeneve të huaja që ishin futur tek disa bimë (me qëllimin për t’i bërë më produktive ose më rezistente ndaj klimës) tek një bimë tjetër (p.sh. bar/bimë e dëmshme) që mund ta bënte zhdukjen e saj një çështje të vështirë ose të pamundur.

Kam përshkruar frikat e njeriut perëndimor nga vlera dhe eksperimentimi pa qëllim, nëpërmjet përshkrimit tim të disa imazheve metaforike dhe mitologjike që pushtuan imagjinatën perëndimore. Mes këtyre imazheve është miti i Prometeut, i cili vodhi zjarrin nga hyjnitë dhe ia dha atë Njeriut (sigurisht, me qëllimin e ndriçimit; pra miti më i madh laik). Pastaj vijon miti i Faustit, i cili ia shiti shpirtin Djallit në këmbim të dijes së plotë, që do t’i mundësonte atij kontrollin e plotë të realitetit dhe të kohës (ose kështu mendonte ai). Në fillim të shekullit të XVIII, u shfaq miti i Frankeshtajnit; një qenia e shëmtuar, që u krijua nga një shkencëtar i ndriçuar, në mënyrë që ta përdorte për shërbimet e tij, vetjake dhe humane. Por, pas pak kohe, “krijesa” vrau “krijuesin” dhe u lirua, duke bërë shkatërrime dhe duke vrarë njerëz. Si rrjedhim, përfundimi i shkencës njerëzore është gjenocidi njerëzor, përfundimi i shkencës humane është çnjerëzor. Frankeshtajni është një njeri mekanik natyror, i cili lëviz brenda ligjeve natyrore mekanike. Më vonë u shfaqën më shumë mite, si për shembull ai i dr. Xhekil dhe z. Hajd, që tregojnë frikën e Njeriut për identitetin real human përballë mendjes abstrakte, që lëviz brenda fushës së ligjeve shkencore dhe formulave matematikore çnjerëzore. Prandaj, pasi Prometeu e vodhi zjarrin nga hynitë, me besimin e plotë për të ndriçuar rrugën dhe botën e njeriut, ai ra në konfuzion se çfarë do të bënte më të më pas. Dhe në vend që të fillonte ta përdorte zjarrin, ai nisi të digjte gishtat e tij: vijat e shtresës së ozonit, ndotja, shkatërrimi i familjes, çrrënjosja e pyjeve tropikale, dhe efektet ngrohëse të rritjes së dyoksidit të karbonit në atmosferë. Kështu u bë e qartë se rruga e Njeriut nuk u ndriçua, por përkundrazi, gjithë ky progres do të çojë në dëmtimin, asgjësimin dhe eliminimin e Njeriut.

Kostoja e progresit ishte vërtetuar se ishte e tepruar, duke qenë se nuk arriti të shëronte pjesën më të madhe të sëmundjeve psikologjike dhe shpirtërore të Njeriut; por në të vërtetë vetëm i keqësoi ato. Progresi, ashtu siç na u parashtrua, është aplikimi i paradigmës së perëndimit në zhvillim dhe konsumim. Kjo paradigmë është presupozuar në pushtimin dhe përdorimin e natyrës; (merrni parasysh se 20% e popullsisë së botës, kryesisht në perëndim, konsumon 80% të burimeve natyrore të botës). Tani, çfarë ndodh nëse edhe Kina edhe India “përparojnë” sipas premisave/standardeve perëndimore? A nuk nënkupton kjo përdorimin e një milion automobilash të tjerë që lëvizin nëpër rrugë, duke djegur oksigjenin, duke çliruar gaz dhe duke ndotur atmosferën e tokës? Po nëse Brazili përparon dhe vazhdon me çrrënjosjen e pyjeve tropikale (për të ndërtuar fabrika, ferma për tregti dhe autostrada dhe për përmbushur “progresin prospektiv” sipas mënyrës perëndimore, sepse kjo është e drejta e tyre kombëtare)?

A nuk çon kjo në shterimin e një të tretës së oksigjenit të botës? Nëse nocioni perëndimor i progresit bazohet në premisën e burimeve natyrore të pafundme, praktika ka vërtetuar të kundërtën. Disa minerale shterojnë nga toka, disa kafshë dhe bimë konsiderohen çdo vit si specie të zhdukura. Problemi i përpunimit të plehrave po përkeqësohet, ndërsa sasia e plehrave rritet frikshëm. (Pritet që brenda pak vitesh, nëse progresi ruan të njëjtin ritëm, njerëzimit do t’i nevojiten gjashtë planetë të tjerë si Toka për të nxjerrë lëndë të parë të mjaftueshme dhe dy planetë të ngjashëm për të hedhur plehrat e konsumimit të egër që lidhet me progresin). Gjithashtu, ekzistojnë mbetjet nukleare, për të cilat nuk kemi gjetur një rrugë të përcaktuar për t’i sistemuar. Progresi, i cili supozohej se realizonte kërkimin e kënaqësisë së njeriut është kthyer në një kërcënim për vetë ekzistencën e njeriut në këtë planet.

I bëra vetes dhe të tjerëve një pyetje: A është sistemi nervor i njeriut i aftë të përvetësojë gjithë këto ndjenja, mendime, dhe të dhëna që i transmetohen njeriut çdo ditë nga mjedisi social me një ritëm gjithmonë e më shumë të shpejtë dhe të pamëshirshëm? Është një pyetje për të cilën duhet të ndalojmë dhe të mendohemi për disa çaste. A është rastësi që në dekadën e fundit, sindroma e insultit godet më shumë njerëz çdo vit në shtetet arabe dhe në gjithë botën, se sa më parë? A do të jetë njeriu i aftë të ruajë meditimin, memorien historike dhe imagjinatën e fortë? Apo kompjuterët, nën iluzionin e kontrollit, do ta bëjnë imagjinatën aq të mospërdorshme, meditimin aq të pamundur dhe memorien historike si çështje të vjetruar? A duhet të jetë ky njeri i ngjashëm me atë të Utopisë teknologjike: në kontroll të gjithçkaje dhe gjithashtu nën kontroll?

Ne duhet të shtrojmë pyetjen për vetë progresin: A e sjell ai medoemos lumturinë? Le të mendojmë për Malkolm X, i cili tha se në mënyrë që shteti t’i trajtojë individët, ai duhet t’i kthejë ata në numra dhe shifra të përfshira në libra, sepse shteti është i aftë ta dërgojë një qenie njerëzore në hapësirë, por nuk di si ta trajtojë njeriun. Në fakt, revolucioni shkencor pati sukses në prodhimin e armëve në mënyrë të paprecedent në gjithë historinë njerëzore, megjithatë nëse  krahasohen fondet për kërkimet mjekësore me fondet për zhvillimin e armëve dhe të teknologjive ushtarake, tabloja është e qartë; paaftësia e njeriut për të luftuar gripin është fakt i orientimit çnjerëzor të shkencës dhe i kufijve të imponuar nga vetë ekzistenca e njeriut.

Në hyrjen e librit tim “The earthly Paradise” (Parajsa Tokësore) kam treguar se thelbi i qytetërimit perëndimor është të besojë në nocionin e “progresit” të shpejtë, të qëndrueshëm dhe determinist,  derisa progresi shkencor të jetë kthyer në një objektiv në vetvete. Logjika e progresit të qëndrueshëm dhe nën çdo çmim është logjika mbizotëruese në perëndim dhe në gjithë botën. Megjithatë duket se kriza mjedisore ka përkeqësuar shoqëritë e industrializuara; për herë të parë në historinë e progresit perëndimor, një faktor kualitativ (modifikues) u është paraqitur ndërsa intelektualët, si edhe laikët, filluan të trajtojnë shpenzimet reale të progresit dhe ndotjen mjedisore. A është prodhimi i një komoditeti në vetvete një matje e progresit? Apo progresi dhe ndotja duhet të maten nga standardet jashtë fushës së “gjërave” dhe cilësisë, sepse nuk është e mundur t’i konkludosh këto matje përveç fenomenit human dhe mjedisit historik? Përderisa është e zakonshme të merresh me ndotjen e ambientit (natyrën e jashtme), ndotja (korrupsioni) i njeriut duhet të trajtohet patjetër së shpejti! Shoqëritë konsumeriste besojnë në aftësinë e tyre për të plotësuar të gjitha dëshirat e njeriut dhe i përcaktojnë ato në mënyrë sasiore, pavarësisht nga nevojat shpirtërore të njeriut. Unë mendoj se këto shoqëri nuk e marrin parasysh dualizmin e njeriut dhe i sjellin njerëzimit vetëm fatkeqësi. I tillë ishte diskursi im në atë kohë megjithëse atëherë e konsideroja veten jo vetëm laik por edhe materialist. Megjithatë, duket se që në fillim isha një laik i pjesshëm: domethënë besoja në ndarjen ndërmjet shtetit dhe kishës dhe jo në ndarjen ndërmjet gjithë realitetit njerëzor dhe vlerave morale dhe absolutësive. Si pasojë, tani kërkon të rivizitoj dosjet e “kostos së progresit”, për të krahasuar të ardhurat me koston dhe për ta marrë në konsideratë progresin duke pasur parasysh “shkatërrimin e njeriut”.

Të gjitha këto që thashë më lart më kanë nxitur të kem rezerva ndaj disa premisave që janë quajtur absolute nga disa njerëz, premisa si progresi teknologjik dhe eksperimentimi shkencor (empirik). Kjo nuk do të shpjegohet duke refuzuar tërësisht dijen shkencore (siç bëjnë disa fundamentalistë fanatikë), por nuk e pranoj plotësisht si dija e vetme e mundshme (si disa laikë fanatikë), nëse do të përdor emërtimet e shpikura nga miku im Fahmy Huweidy, mendimtari egjiptian. Çështja tregon se pranimi im i dijes shkencore është bërë i përkohshëm, kritik dhe brenda kufijve.

Dr. Abdel-Wahab M. Elmessiri është professor i letërsisë angleze, në universitetin Ain Shams, Kajro-Egjipt.

Last modified: 16/10/2014
Close