Samir Hussain Ndërsa muslimanët po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për dallimet në deduktime dhe interpretime tek dijetarët e fikhut dhe tefsirit, syresh kanë shprehur shqetësimin se interpretimet që kanë për bazë gjuhën duken të jenë vërtet
Tim Winter Burimi: Tim Winter, “Education as ‘Drawing-out’: The Forms of Islamic Reason”, in Philosophies of Islamic Education: Historical Perspectives and Emerging Discourses, ed. Mujadad Zaman and Nadeem A. Memon (New York and London:
Pavdekësia në Tokë? Transhumanizmi në lupën e Islamit Tamim Mobayed Hyrje Në vitin 1965, një shkencëtar amerikan i quajtur Gordon Moore bëri një parashikim relativisht specific lidhur me numrin e tranzistorëve brenda një qarku me integrim të dendur që
Safaruk Chowdhury Burimi: Safaruk Chowdhury, Islamic Theology and the Problem of Evil (The American University in Cairo Press, 2021), 117-136 Doktrina islame e ferrit (xhehenemit) Doktrina e ferrit është njëra nga doktrinat më të vështira
Shah Vali Allah el-Dehleviu Shkallët e gjynahut Ti duhet ta dish se pikërisht sikurse ka veprime që janë mishërime, simbole, dhe praktika që favorizojnë nënshtrimin e anës kafshërore ndaj asaj ëngjëllore, po ashtu ka veprime,
Annelies Moors Burimi: A Social History of Women and Gender in the Modern Middle East, ed. Margaret L. Meriwether dhe Judith E. Tucker (Westview Press, A Member of the Perseus Books Group, 1999), 150-175. Reforma e ligjit Islam të familjes në periudhën moderne
Emad Hamdeh Burimi: Emad Hamdeh, Salafism and Traditionalism: Scholarly Authority in Modern Islam (Cambridge: Cambridge University Press, 2021), 97-120. Tradicionalistët dhe puritanët selefi kanë patur dallime dhe mospajtime të shumta në lidhje me
Ibn Kajim el-Xheuzije Burimi: Ibn Qayyim al-Jawziyya, Ranks of Divine Seekers, trans. Ovamir Anjum (Leiden: Brill, 2020), 292-310 Mbi stacionet e “Vetëm Ty të adhurojmë” në të cilin zemra zhvendoset nga stacioni në stacion në shtegtimin e
Shah Vali Allah el-Dehlevi Kuptimet e brendshme të abdesit dhe larjes së plotë të trupit gusl Ti duhet ta dish se një njeri mund të rrëmbehet nga turbullirat e natyrës dhe të çohet në dritat e Arealit të Shenjtë, aq sa këto drita e dominojnë atë
Ibn Ataullah el-Skenderi Burimi: Ibn Ataullah al-Sekenderi, “Sufism for Non-Sufis?: Ibn ’Ata’ Allah al- Sakandari’s Taj al-’Arus”, trans. Sherman Jackson (Oxford: Oxford University Press, 2012) Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të të
Kjo faqe është pjesë Qendrës për Studime Fetare “Erasmus” dhe i dedikohet fushës së studimeve teologjike, aspekteve të shkencave sociale që ndërthuren me fenë, si edhe dialogut ndërfetar. Synimi ynë është ngritja e nivelit të artikulimit të diskursit fetar në Shqipëri dhe pajisja e lexuesit me një kornizë konceptuale analitike të nevojshme për të mundësuar një rrokje dhe vlerësim sa më të saktë të pasurisë së mendimit teologjik dhe kuptimit sa më të mirë të temave dhe prespektivave kyçe fetare.
Duke pasur parasysh kontekstin fetar shqiptar faqja fokusohet tek Islami dhe Krishterimi. Një gjë e tillë do të bëjë të mundur sqarimin e shumë keqkuptimeve mbizotëruese në shoqëri në lidhje me fetë, si dhe do të kontribuojë në ngritjen e nje diskursi analitik mbi religjionet mbështetur mbi një bazë solide akademike. Theksi mbi shkencat sociale synon që të krijojë një tablo sa më të thellë dhe më të gjerë të feve duke ndërlidhur temat teologjike me impaktin dhe mënyrën se si ato janë manifestuar në historinë, civilizimet dhe shoqëritë njerëzore. Po ashtu, qasja akademike e faqes është e ngritur edhe mbi një element krahasimor ku tema të përbashkëta të feve analizohen përbri njëra tjetrës duke nxjerrë në pah ndërthurjet dhe dallimet midis tyre. E gjithë kjo synon ta mbruajë lexuesin me një kuptim tri dimensional të diskursit fetar, si dhe të vlerës dhe impaktit të tij në historinë e njerëzimit, sidomos sa i përket raportit me modernitetin.
Në këtë kontekst, derimëtani faqja Erasmus ka sjellë në gjuhën shqipe mëse 320 artikuj studimorë të përkthyer nga burimet më prestigjioze akademike botërore. Temat e trajtuara kanë qenë nga më të larmishmet dhe kanë mbuluar aspekte të rëndësishme të sferave të studimeve teologjike dhe fetare si “raportet mes fesë dhe shkencës”, “feja dhe arti” “ateizmi dhe besimi”, “teologjia dhe filozofia”, “feja dhe sekularizmi”, “marrdhëniet mes fesë dhe shkencave sociale”, “dogma fetare përballë raconalitetit”, “moderniteti dhe besimi” etj... Që prej themelimit, në faqen Erasmus janë sjellë në shqip kontribute nga mëse 180 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për here të parë në gjuhën shqipe. Krahas artikujve, faqja Erasmus i ofron lexuesit edhe libra të plotë studimorë rreth temave të ndryshme të religjiozitetit të cilat të interesuarit do të mund t’i gjejnë tek rubrika “Botimet Erasmus”. Këto libra janë pjesë e përpjekjeve shumë vjeçare të Qendrës Studimore Fetare “Erasmus” për të sjellë në gjuhën shqipe vepra akademike në fushën e studimeve fetare të shkruara nga autorë të mirënjohur. Gjatë dy dekadave të punës së saj, Qendra Studimore “Erasmus” ka botuar 16 libra studimorë, ndërkohë që shumë të tjerë akoma presin dritën e botimit.
Faqja Erasmus ëshë e hapur dhe pret kontributin e çdokujt. Kushdo që është i interesuar mund të na kontaktojë në emailin erasmus.al@gmail.com.