John Gray* Ngritja e ISIS-it është duke turbulluar Perëndimin liberal, dhe jo vetëm pse grupet xhihadiste kanë demonstruar aftësinë për të lëshuar sulme terroriste me shumë të vrarë e të plagosur në një qytet të madh evropian. Përparimi i këtyre grupeve e
Fragment i shkëputur nga libri i Joan Wallach Scott me titull: “The Politics of Veil”, (Princeton University Press 2010), fq. 151-175. Perkthyer në shqip me titullin: “Politikat e ferexhese” (copyright: Olsi Jazexhi) Ligji për ndalimin e shamive në
Fragment i shkëputur nga libri in John Gray me titull: “Al Qaeda and what it means to be modern”, (New York: The New Press, 2003)1 Luftëtarët vetëvrasës që sulmuan Washingtonin dhe New Yorkun në 11 Shtator 2001 bën diçka më shumë se sa thjesht vranë
Fernando L.M. (2010).Reconfiguring Freedom: Muslim Piety and the Limits of Secular Law and Public Discourse in France.American Ethnologist 37/1 , pp. 19-35. Konspekt i kryer ngaRezart Beka Në këtë ese Fernando analizon qasjen e ligjit dhe diskursit publik në Francë
KONSPEKT: Bikhu Parekh (2006). Europe, liberalism and the ‘Muslim question’. In (Ed) Modood, Triandafyllidou, Zapata-Barrero. Multiculturalism, Muslims and Citizenship: A European Approach, pp. 179-204. Routledge 2006 Në këtë ese Parekh analizon burimin e
Rezart Beka Blaise Pascal (1623 –1662) është i njohur në historinë perëndimore si një matematicien dhe fizikan i jashtëzakonshëm, shpikës dhe kontribues i shquar në shkencat ekzakte, si edhe si një filozof i mirënjohur i krishterë. Falë një vegimi fetar në
Fragment i shkëputur nga Roxanne L. Euben, ” Enemy in the Mirror”, (Princeton University Press 1999), fq. 133-136. Hanna Arendt sheh tek moderniteti një krize autoriteti, të tjerë shohin shpërbërje në formëm e kaosit dhe pafuqisë morale. Të dy e lidhin
David B. Burrel, Journal of Law and Religion, Vol. 2, No. 1. (1984), pp. 216-218. “Projekti illuminist për justifikimin moral duhet të dështonte” kjo është esenca provokative e MacIntyre. Ky libër, gjithsesi, nuk mund të quhet një esse që çmonton iluminizmin por
Gilbert K. Chesterton Gilbert K. Chesterton është novelist anglez, eseist, poet, biografist dhe shkrimtar katolik. Pjesa e mëposhtme është shkëputur nga libri i tij “Ç’është e padrejtë në botë”. “…Kjo nuk do të thotë se gruaja nuk punon, sepse burri e
Nga Abdel Hakim Murad* Lipset vallë të jesh liberal për t’i përkitur Perëndimit? Me gjithë mohimet e sjellshme multikulturaliste, kjo pyetje shtrohet para nesh gjithnjë e më ngulshëm. Bashkimi Europian, teksa shtrëngohet të nyjëtojë një vizion të njëjtë
Kjo faqe është pjesë Qendrës për Studime Fetare “Erasmus” dhe i dedikohet fushës së studimeve teologjike, aspekteve të shkencave sociale që ndërthuren me fenë, si edhe dialogut ndërfetar. Synimi ynë është ngritja e nivelit të artikulimit të diskursit fetar në Shqipëri dhe pajisja e lexuesit me një kornizë konceptuale analitike të nevojshme për të mundësuar një rrokje dhe vlerësim sa më të saktë të pasurisë së mendimit teologjik dhe kuptimit sa më të mirë të temave dhe prespektivave kyçe fetare.
Duke pasur parasysh kontekstin fetar shqiptar faqja fokusohet tek Islami dhe Krishterimi. Një gjë e tillë do të bëjë të mundur sqarimin e shumë keqkuptimeve mbizotëruese në shoqëri në lidhje me fetë, si dhe do të kontribuojë në ngritjen e nje diskursi analitik mbi religjionet mbështetur mbi një bazë solide akademike. Theksi mbi shkencat sociale synon që të krijojë një tablo sa më të thellë dhe më të gjerë të feve duke ndërlidhur temat teologjike me impaktin dhe mënyrën se si ato janë manifestuar në historinë, civilizimet dhe shoqëritë njerëzore. Po ashtu, qasja akademike e faqes është e ngritur edhe mbi një element krahasimor ku tema të përbashkëta të feve analizohen përbri njëra tjetrës duke nxjerrë në pah ndërthurjet dhe dallimet midis tyre. E gjithë kjo synon ta mbruajë lexuesin me një kuptim tri dimensional të diskursit fetar, si dhe të vlerës dhe impaktit të tij në historinë e njerëzimit, sidomos sa i përket raportit me modernitetin.
Në këtë kontekst, derimëtani faqja Erasmus ka sjellë në gjuhën shqipe mëse 320 artikuj studimorë të përkthyer nga burimet më prestigjioze akademike botërore. Temat e trajtuara kanë qenë nga më të larmishmet dhe kanë mbuluar aspekte të rëndësishme të sferave të studimeve teologjike dhe fetare si “raportet mes fesë dhe shkencës”, “feja dhe arti” “ateizmi dhe besimi”, “teologjia dhe filozofia”, “feja dhe sekularizmi”, “marrdhëniet mes fesë dhe shkencave sociale”, “dogma fetare përballë raconalitetit”, “moderniteti dhe besimi” etj... Që prej themelimit, në faqen Erasmus janë sjellë në shqip kontribute nga mëse 180 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për here të parë në gjuhën shqipe. Krahas artikujve, faqja Erasmus i ofron lexuesit edhe libra të plotë studimorë rreth temave të ndryshme të religjiozitetit të cilat të interesuarit do të mund t’i gjejnë tek rubrika “Botimet Erasmus”. Këto libra janë pjesë e përpjekjeve shumë vjeçare të Qendrës Studimore Fetare “Erasmus” për të sjellë në gjuhën shqipe vepra akademike në fushën e studimeve fetare të shkruara nga autorë të mirënjohur. Gjatë dy dekadave të punës së saj, Qendra Studimore “Erasmus” ka botuar 16 libra studimorë, ndërkohë që shumë të tjerë akoma presin dritën e botimit.
Faqja Erasmus ëshë e hapur dhe pret kontributin e çdokujt. Kushdo që është i interesuar mund të na kontaktojë në emailin erasmus.al@gmail.com.