Përgatiti: Rezart Beka Imam Ebu Abdullah Muhammad Ibn Ismail Buhariu, Sahihu i Buhariut, përktheu: grup përkthyesish (Prishtinë: Harfi, 2024).* Kohët e fundit, shtëpia botuese “Harfi” ka publikuar në shqip veprën “Sahihu i Buhariut” të shkruar nga Imam Buhariut.
Harmut Rosa, Social Acceleration: A New Theory of Modernity (New York, Columbia University Press, 2015). Kohët e fundit kam lexuar dhe reflektuar mbi veprën e Hartmut Rosa-s “Përshpejtimi social: Një teori e re e modernitetit”. Megjithëse në
Konspekt librit: Peter Harrison & Jon H. Roberts (eds) Science without God? Rethinking the History of Scientific Naturalism. (Oxford: Oxford University Press, 2019 Nga Jamie Boulding Natyralizmi shkencor, i parë gjerësisht si zhvendosja e shpjegimit të
Jason Josephson- Storm Konspekt librit: Jason Ananda Josephson Storm, The Myth of Disenchantment: Magic, Modernity, and the Birth of Human Sciences (University of Chicago Press 2017). Max Weber ka qenë një nga artikuluesit më të shkelqyer të të ashquajturës
Ghada Karmi Review: In Search of Fatima: A Palestinian Story, by Ghada Karmi. New York: Verso, 2002. 446 pages. $23.00 Konspekti i kryer nga: Rezart Beka Libri në kërkim të Fatimes është një autiobiografi ku shkrimtarja dhe aktivistja e
Giles Udy Konspekt i librit të Roland Elliott Brown, “Godless Utopia: Soviet Anti-Religious Propaganda” (FUEL Publishing, 2019). “Komunizmi nis me atëizmin” deklaroi Karl Marx, Friedrich Engels, bashkëaturor i Manifestit Komunist botuar në 1848, ishte
Norman Cohn Konspekt i librit të autorit Norman Cohn, “The Pursuit of the Millenium: Revolutionary Millenarians and Mystical Anarchists of the Middle Ages” (Oxford: Oxford University Press, 1970). Libri i Norman Cohn ‘The Pursuit of the
Taylor Fayle Konspekt i librit të autorit Cal Newport, “Digital Minimalism: Choosing a Focused Life in a Noisy World”, (Portfolio, Shkurt, 2019). Duke shkruar në fund të viteve 1940, murgu Trappist Thomas Merton përshkroi sesi teknologjia depërton dhe riorganizon jetën
Arjol Guni Konspekt i librit: The Dialectics of Orientalism in Early Modern Europe, ed. by Marcus Keller (Editor), Javier Irigoyen-García (Palgrave Macmillan; 2018), 252 pp. Në vëllimin e tyre të edituar, të titulluar Dialektika e Orientalizmit të Modernitetit të
Oliver Roy Një dallgë ndjeshmërie kundër të huajve, anti-imigrante dhe anti-myslimane po pushton aktualisht Europën, dhe të njëjtën gjë po bën edhe nostalgjia për komunitetin kombëtar dhe etnik. Ndonëse emigracioni është sot shumë më i larmishëm se sa
Kjo faqe është pjesë Qendrës për Studime Fetare “Erasmus” dhe i dedikohet fushës së studimeve teologjike, aspekteve të shkencave sociale që ndërthuren me fenë, si edhe dialogut ndërfetar. Synimi ynë është ngritja e nivelit të artikulimit të diskursit fetar në Shqipëri dhe pajisja e lexuesit me një kornizë konceptuale analitike të nevojshme për të mundësuar një rrokje dhe vlerësim sa më të saktë të pasurisë së mendimit teologjik dhe kuptimit sa më të mirë të temave dhe prespektivave kyçe fetare.
Duke pasur parasysh kontekstin fetar shqiptar faqja fokusohet tek Islami dhe Krishterimi. Një gjë e tillë do të bëjë të mundur sqarimin e shumë keqkuptimeve mbizotëruese në shoqëri në lidhje me fetë, si dhe do të kontribuojë në ngritjen e nje diskursi analitik mbi religjionet mbështetur mbi një bazë solide akademike. Theksi mbi shkencat sociale synon që të krijojë një tablo sa më të thellë dhe më të gjerë të feve duke ndërlidhur temat teologjike me impaktin dhe mënyrën se si ato janë manifestuar në historinë, civilizimet dhe shoqëritë njerëzore. Po ashtu, qasja akademike e faqes është e ngritur edhe mbi një element krahasimor ku tema të përbashkëta të feve analizohen përbri njëra tjetrës duke nxjerrë në pah ndërthurjet dhe dallimet midis tyre. E gjithë kjo synon ta mbruajë lexuesin me një kuptim tri dimensional të diskursit fetar, si dhe të vlerës dhe impaktit të tij në historinë e njerëzimit, sidomos sa i përket raportit me modernitetin.
Në këtë kontekst, derimëtani faqja Erasmus ka sjellë në gjuhën shqipe mëse 320 artikuj studimorë të përkthyer nga burimet më prestigjioze akademike botërore. Temat e trajtuara kanë qenë nga më të larmishmet dhe kanë mbuluar aspekte të rëndësishme të sferave të studimeve teologjike dhe fetare si “raportet mes fesë dhe shkencës”, “feja dhe arti” “ateizmi dhe besimi”, “teologjia dhe filozofia”, “feja dhe sekularizmi”, “marrdhëniet mes fesë dhe shkencave sociale”, “dogma fetare përballë raconalitetit”, “moderniteti dhe besimi” etj... Që prej themelimit, në faqen Erasmus janë sjellë në shqip kontribute nga mëse 180 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për here të parë në gjuhën shqipe. Krahas artikujve, faqja Erasmus i ofron lexuesit edhe libra të plotë studimorë rreth temave të ndryshme të religjiozitetit të cilat të interesuarit do të mund t’i gjejnë tek rubrika “Botimet Erasmus”. Këto libra janë pjesë e përpjekjeve shumë vjeçare të Qendrës Studimore Fetare “Erasmus” për të sjellë në gjuhën shqipe vepra akademike në fushën e studimeve fetare të shkruara nga autorë të mirënjohur. Gjatë dy dekadave të punës së saj, Qendra Studimore “Erasmus” ka botuar 16 libra studimorë, ndërkohë që shumë të tjerë akoma presin dritën e botimit.
Faqja Erasmus ëshë e hapur dhe pret kontributin e çdokujt. Kushdo që është i interesuar mund të na kontaktojë në emailin erasmus.al@gmail.com.