Ibn Kajim el-Xheuzije Ndër vendndalesat e “Ty të adhurojmë dhe ndihmë Ty të kërkojmë” është vendndalesa e kënaqësisë së ëndshme (Rida). Dijetarët bien në një mendje se kënaqësia është tejet e pëlqyer, por nuk pajtohen sa i përket asaj në qoftë se ajo
Ovamir Anjum Fragment i shkëputur nga: Ovamir Anjum, Editoria: Scholarship in Apocalyptic Times-Suffering Vicariously’, American Journal of Islamic Social Sciences 35/3 (2018), pp. v-ix. A mund ta justifikojmë punën akademike në kohëra apokaliptike? “Në mbarë botën,
Muhammad Hashim Kamali Mendimi politik klasik mysliman përmban ide dhe parime të krahasueshme me ato të demokracisë dhe pluralizmit. Mendimi islam derivohet kryesisht nga direktivat e Kuranit dhe Sunetit mbi këshillimin, barazinë, drejtësinë dinjitetin njerëzor etj,
Wael Hallaq Wael B. Hallaq, The Impossible State: Islam, Politics, and Modernity’s Moral Predicament (NewYork, Columbia University Press, 2014), Chapter 5, pp. 98-139 Paradigma e shtetit modern dhe e kapacitetit të tij të qenësishëm për të prodhuar subjekte nuk
Wael B. Hallaq Fragment i shkëputur nga libri i Wael B. Hallaq, “The Impossible State” (New York: Columbia University Press, 2013), fq. 115-129. Për më shumë se sa një shekull, studimet moderne e kanë parë arealin ligjor të Sheriatit se përbëhet nga dy pjesë
Wael B. Hallaq Fragment i shkëputur nga libri i Wael B. Hallaq, “The Impossible State” (New York: Columbia University Press, 2013), fq. 129-135. Copyright: Erasmus Një komentar i fuqishëm mbi atë që Foucault (Fukoja) e ka quajtur teknologjitë e vetes është ofruar
Shahab Ahmad Të identifikosh Islamin në termat e një korpusi fundamental të kredos dhe praktikës nëpërmjet të cilave Islami, sikundër do të thonte Abou El Fadl, përkufizohet nga këto elemente, thjesht nuk na ndihmon që t’i përgjigjemi pyetjes se sa janë
Fragment i shkëputur nga libri i Wael B. Hallaq, me titull “An Introduction to Islamic Law”, (Cambridge: Cambridge University Press, 2009). Fq. 64-71 dhe 118-139 Pjesa e pare: E drejta familjare Islame në periudhën para-moderne Burimet që kemi në dispozicion,
Kjo faqe është pjesë Qendrës për Studime Fetare “Erasmus” dhe i dedikohet fushës së studimeve teologjike, aspekteve të shkencave sociale që ndërthuren me fenë, si edhe dialogut ndërfetar. Synimi ynë është ngritja e nivelit të artikulimit të diskursit fetar në Shqipëri dhe pajisja e lexuesit me një kornizë konceptuale analitike të nevojshme për të mundësuar një rrokje dhe vlerësim sa më të saktë të pasurisë së mendimit teologjik dhe kuptimit sa më të mirë të temave dhe prespektivave kyçe fetare.
Duke pasur parasysh kontekstin fetar shqiptar faqja fokusohet tek Islami dhe Krishterimi. Një gjë e tillë do të bëjë të mundur sqarimin e shumë keqkuptimeve mbizotëruese në shoqëri në lidhje me fetë, si dhe do të kontribuojë në ngritjen e nje diskursi analitik mbi religjionet mbështetur mbi një bazë solide akademike. Theksi mbi shkencat sociale synon që të krijojë një tablo sa më të thellë dhe më të gjerë të feve duke ndërlidhur temat teologjike me impaktin dhe mënyrën se si ato janë manifestuar në historinë, civilizimet dhe shoqëritë njerëzore. Po ashtu, qasja akademike e faqes është e ngritur edhe mbi një element krahasimor ku tema të përbashkëta të feve analizohen përbri njëra tjetrës duke nxjerrë në pah ndërthurjet dhe dallimet midis tyre. E gjithë kjo synon ta mbruajë lexuesin me një kuptim tri dimensional të diskursit fetar, si dhe të vlerës dhe impaktit të tij në historinë e njerëzimit, sidomos sa i përket raportit me modernitetin.
Në këtë kontekst, derimëtani faqja Erasmus ka sjellë në gjuhën shqipe mëse 320 artikuj studimorë të përkthyer nga burimet më prestigjioze akademike botërore. Temat e trajtuara kanë qenë nga më të larmishmet dhe kanë mbuluar aspekte të rëndësishme të sferave të studimeve teologjike dhe fetare si “raportet mes fesë dhe shkencës”, “feja dhe arti” “ateizmi dhe besimi”, “teologjia dhe filozofia”, “feja dhe sekularizmi”, “marrdhëniet mes fesë dhe shkencave sociale”, “dogma fetare përballë raconalitetit”, “moderniteti dhe besimi” etj... Që prej themelimit, në faqen Erasmus janë sjellë në shqip kontribute nga mëse 180 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për here të parë në gjuhën shqipe. Krahas artikujve, faqja Erasmus i ofron lexuesit edhe libra të plotë studimorë rreth temave të ndryshme të religjiozitetit të cilat të interesuarit do të mund t’i gjejnë tek rubrika “Botimet Erasmus”. Këto libra janë pjesë e përpjekjeve shumë vjeçare të Qendrës Studimore Fetare “Erasmus” për të sjellë në gjuhën shqipe vepra akademike në fushën e studimeve fetare të shkruara nga autorë të mirënjohur. Gjatë dy dekadave të punës së saj, Qendra Studimore “Erasmus” ka botuar 16 libra studimorë, ndërkohë që shumë të tjerë akoma presin dritën e botimit.
Faqja Erasmus ëshë e hapur dhe pret kontributin e çdokujt. Kushdo që është i interesuar mund të na kontaktojë në emailin erasmus.al@gmail.com.