TIMOTHY WINTER Fragment i shkëputur nga: Tim Winter, “Islam and the Problem of Evil”, in Cambridge Companion to the Problem of Evil, ed. Ch. Meister & P.K. Moser (Cambridge: Cambridge University Press, 2017), 230-249. Traditat teologjike, etike, dhe mistike të
Hatem El-Auni Favorizimi i ashpërsisë dhe ekstremizmit në fe si edhe simpatizimi ndaj tij shfaqet në forma të ndryshme, dhe ndërmjet tyre përmendim: Falja e gabimit të dikujt që shpreh një qendrim të ashpër në fe. (a) Kur dikush gabon në të shpallurit e
Hatem el-Auni Së pari, duhet të themi se çdo diskutim mbi mevludin duhet të jetë akademik dhe objektiv, dhe pa hedhur poshtë mendimet e ndryshme të dijetarëve në lidhje me të, veçanërisht duke marrë parasysh që ka dijetarë të shkëlqyer që e kanë konsideruar
Dr. Hikmet Jaman Ese e shkruar nga Hikmet Yaman, Hanbalite Criticism of Sufism: Ibn Taymiyya (d 795/1328), A Hanbalite Ascetic (Zahid), Në Ekev Akademi Dercisi Yıl: 14 Sayı: 43 (Bahar 2010), fq. 37-55. Hyrje Në këtë artikull, përqëndrohem kryesisht tek tre diskutime të
Mohammad Hashim Kamali 1 Midis shkollarëve myslimanë dhe kolegëve të tyre perëndimorë ekziston një dallim në mendim mbi natyrën dhe karakteristikat e qeverisjes islame. Sipas të parëve, Islami mbron një sistem të limituar dhe të përgjegjshëm të qeverisjes,
Muhamed Elshinawy Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Kjo pyetje është bërë kritikë e përsëritur ndër antagonistët e fesë. Madje ka nxitur dyshime te teistët, të cilët, të lodhur nga përsëritja e vazhdueshme e saj, i kanë humbur shpresat
Sherman A. Jackson Fragment i shkëputur nga Sherman A. Jackson, ‘The Islamic Secular”, in The American Journal of Islamic Social Sciences 34:2 (2018), pp. 2-31. Hyrje Vetëm disa sendërtime bashkëkohore prodhojnë, nga pikëpamja e përkufizimit,
Ovamir Anjum Universiteti i Toledos, Ohajo Hyrje Medarixh el-Salikhin (Rangjet e Kërkuesve Hyjnorë, prej këndej ka ardhur dhe referenca e shpeshtë Medarixh) është një nga veprat më të mirënjohura të Ibn Kajim el-Xheuzijes, dhe ç’është e vërteta edhe vepra e tij
Maisarah Hasbullah, Mohd Hazim Shah Abdul Murad Marrë nga: Maisarah Hasbullah & Mohd Hazim Shah Abdul MuradThe Rise of Modern Science: Islam and the West, Philosophy East and West, Volume 68, Number 1, January 2018, pp. 78-96 Hyrje Ngritja e shkencës moderne ka evokuar
Rezart Beka Marrëdhënia ndërmjet arsyes dhe shpalljes (al-aql ue-l-nakl) përbën një prej temave qendrore në teologjinë islame (kelam). Mënyra në të cilën konceptohet marrëdhënia midis këtyre dy burimeve të njohjes përcakton edhe mënyrën në të cilën
Kjo faqe është pjesë Qendrës për Studime Fetare “Erasmus” dhe i dedikohet fushës së studimeve teologjike, aspekteve të shkencave sociale që ndërthuren me fenë, si edhe dialogut ndërfetar. Synimi ynë është ngritja e nivelit të artikulimit të diskursit fetar në Shqipëri dhe pajisja e lexuesit me një kornizë konceptuale analitike të nevojshme për të mundësuar një rrokje dhe vlerësim sa më të saktë të pasurisë së mendimit teologjik dhe kuptimit sa më të mirë të temave dhe prespektivave kyçe fetare.
Duke pasur parasysh kontekstin fetar shqiptar faqja fokusohet tek Islami dhe Krishterimi. Një gjë e tillë do të bëjë të mundur sqarimin e shumë keqkuptimeve mbizotëruese në shoqëri në lidhje me fetë, si dhe do të kontribuojë në ngritjen e nje diskursi analitik mbi religjionet mbështetur mbi një bazë solide akademike. Theksi mbi shkencat sociale synon që të krijojë një tablo sa më të thellë dhe më të gjerë të feve duke ndërlidhur temat teologjike me impaktin dhe mënyrën se si ato janë manifestuar në historinë, civilizimet dhe shoqëritë njerëzore. Po ashtu, qasja akademike e faqes është e ngritur edhe mbi një element krahasimor ku tema të përbashkëta të feve analizohen përbri njëra tjetrës duke nxjerrë në pah ndërthurjet dhe dallimet midis tyre. E gjithë kjo synon ta mbruajë lexuesin me një kuptim tri dimensional të diskursit fetar, si dhe të vlerës dhe impaktit të tij në historinë e njerëzimit, sidomos sa i përket raportit me modernitetin.
Në këtë kontekst, derimëtani faqja Erasmus ka sjellë në gjuhën shqipe mëse 320 artikuj studimorë të përkthyer nga burimet më prestigjioze akademike botërore. Temat e trajtuara kanë qenë nga më të larmishmet dhe kanë mbuluar aspekte të rëndësishme të sferave të studimeve teologjike dhe fetare si “raportet mes fesë dhe shkencës”, “feja dhe arti” “ateizmi dhe besimi”, “teologjia dhe filozofia”, “feja dhe sekularizmi”, “marrdhëniet mes fesë dhe shkencave sociale”, “dogma fetare përballë raconalitetit”, “moderniteti dhe besimi” etj... Që prej themelimit, në faqen Erasmus janë sjellë në shqip kontribute nga mëse 180 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për here të parë në gjuhën shqipe. Krahas artikujve, faqja Erasmus i ofron lexuesit edhe libra të plotë studimorë rreth temave të ndryshme të religjiozitetit të cilat të interesuarit do të mund t’i gjejnë tek rubrika “Botimet Erasmus”. Këto libra janë pjesë e përpjekjeve shumë vjeçare të Qendrës Studimore Fetare “Erasmus” për të sjellë në gjuhën shqipe vepra akademike në fushën e studimeve fetare të shkruara nga autorë të mirënjohur. Gjatë dy dekadave të punës së saj, Qendra Studimore “Erasmus” ka botuar 16 libra studimorë, ndërkohë që shumë të tjerë akoma presin dritën e botimit.
Faqja Erasmus ëshë e hapur dhe pret kontributin e çdokujt. Kushdo që është i interesuar mund të na kontaktojë në emailin erasmus.al@gmail.com.