Tim Winter Fragment i shkëputur nga “Abraham’s Children: Jews, Christians And Muslims in Conversation” (Publisher: T. & T. Clark Publishers 2006) Abrahami në tekstin e shenjtë mysliman Rimodelimi i historive biblike nga ana e Kuranit tregon
Nasir iben Abdurrahman iben Muhamed El-Xhedia (Fragment i shkëputur nga libri: “Et-Teklid fi bab el-akaid ue ahkamuhu“, Darul Asimeh, Arabi Saudite 2005) Para se të fillojmë shqyrtimin tonë në lidhje me këtë çështje, dëshiroj të sqaroj se me termin
Ismail Faruki Ky artikull është botuar në “Journal of Ecumenical Studies” (Dimër 1968), f. 45-7 Përmbledhje Kurani ka caktuar bazën doktrinare të marrëdhënieve myslimano-të krishtera, të cilat kanë ndryshuar në të shkuarën nga shumë të varfra në
Sheh Muhamed Afifi El-Akiti Pyetja fillestare Nëse keni kohën e mjaftueshme për tu marrë me këtë çështje delikate për dobi të ymetit tonë të dhimbsur, i cili po lëkundet përditë në fitne, ndoshta disa fjalë të bekuara do të mjaftojnë për të refuzuar tekstin
Yahya Michot Të shumta janë mënyrat se si teologët, filozofët, mjeshtrit shpirtërorë dhe mendimtarë të tjerë islam, klasik dhe bashkëkohorë, i janë qasur të dhënave eskatologjike shpesh sugjestive të cilat gjenden në Kuran dhe në traditën profetike. Si në
Osman Bakar Fragment i shkëputur nga “The History and Philosophy of Islamic Science” shkruar nga Osman Bakar (Paperback – Dec 1, 1999) Takimi i parë i botës myslimane me shkencën moderne Me shkencë moderne kuptojmë atë model studimi të natyrës
Ismail Faruku Të krishterët Historia e hershme e doktrinës së krishterë zbulone tre burime të ndara ndikimi: Judaizmin, Helenizmin dhe fetë e mistereve. 2. Burimi çifut Jezusi lindi si çifut dhe ndjekësit e tij të parë qenë çifutë. Ai dhe ata pranonin
Ismail Faruqi Ky artikull është botuar në Lewis and Barrytown (ed. “Towards a Global Congress of the World’s Religions” (New York: Unification Theological Seminary, 1980), f. 19-38. Përmbajtja RELIGJIONI METAISLAM A. Judaizmi dhe Krishterimi B. Fetë e tjera C.
Imam Gazali Shkëputur nga libri i imam Gazalit “Ihja Ulum al-Din” Mbi të fshehta e agjërimit Parathënie Falenderimet i takojnë vetëm Allahut që ka shfaqur dhuntinë e Tij të madhe mbi robërit e Vet, duke i shpëtuar ata nga trillet e shejtanit; i Cili ia shoi
Kjo faqe është pjesë Qendrës për Studime Fetare “Erasmus” dhe i dedikohet fushës së studimeve teologjike, aspekteve të shkencave sociale që ndërthuren me fenë, si edhe dialogut ndërfetar. Synimi ynë është ngritja e nivelit të artikulimit të diskursit fetar në Shqipëri dhe pajisja e lexuesit me një kornizë konceptuale analitike të nevojshme për të mundësuar një rrokje dhe vlerësim sa më të saktë të pasurisë së mendimit teologjik dhe kuptimit sa më të mirë të temave dhe prespektivave kyçe fetare.
Duke pasur parasysh kontekstin fetar shqiptar faqja fokusohet tek Islami dhe Krishterimi. Një gjë e tillë do të bëjë të mundur sqarimin e shumë keqkuptimeve mbizotëruese në shoqëri në lidhje me fetë, si dhe do të kontribuojë në ngritjen e nje diskursi analitik mbi religjionet mbështetur mbi një bazë solide akademike. Theksi mbi shkencat sociale synon që të krijojë një tablo sa më të thellë dhe më të gjerë të feve duke ndërlidhur temat teologjike me impaktin dhe mënyrën se si ato janë manifestuar në historinë, civilizimet dhe shoqëritë njerëzore. Po ashtu, qasja akademike e faqes është e ngritur edhe mbi një element krahasimor ku tema të përbashkëta të feve analizohen përbri njëra tjetrës duke nxjerrë në pah ndërthurjet dhe dallimet midis tyre. E gjithë kjo synon ta mbruajë lexuesin me një kuptim tri dimensional të diskursit fetar, si dhe të vlerës dhe impaktit të tij në historinë e njerëzimit, sidomos sa i përket raportit me modernitetin.
Në këtë kontekst, derimëtani faqja Erasmus ka sjellë në gjuhën shqipe mëse 320 artikuj studimorë të përkthyer nga burimet më prestigjioze akademike botërore. Temat e trajtuara kanë qenë nga më të larmishmet dhe kanë mbuluar aspekte të rëndësishme të sferave të studimeve teologjike dhe fetare si “raportet mes fesë dhe shkencës”, “feja dhe arti” “ateizmi dhe besimi”, “teologjia dhe filozofia”, “feja dhe sekularizmi”, “marrdhëniet mes fesë dhe shkencave sociale”, “dogma fetare përballë raconalitetit”, “moderniteti dhe besimi” etj... Që prej themelimit, në faqen Erasmus janë sjellë në shqip kontribute nga mëse 180 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për here të parë në gjuhën shqipe. Krahas artikujve, faqja Erasmus i ofron lexuesit edhe libra të plotë studimorë rreth temave të ndryshme të religjiozitetit të cilat të interesuarit do të mund t’i gjejnë tek rubrika “Botimet Erasmus”. Këto libra janë pjesë e përpjekjeve shumë vjeçare të Qendrës Studimore Fetare “Erasmus” për të sjellë në gjuhën shqipe vepra akademike në fushën e studimeve fetare të shkruara nga autorë të mirënjohur. Gjatë dy dekadave të punës së saj, Qendra Studimore “Erasmus” ka botuar 16 libra studimorë, ndërkohë që shumë të tjerë akoma presin dritën e botimit.
Faqja Erasmus ëshë e hapur dhe pret kontributin e çdokujt. Kushdo që është i interesuar mund të na kontaktojë në emailin erasmus.al@gmail.com.