Na ndiqni në rrjetet sociale
1 muaj më parë
Artikull i ri në faqen Erasmus ![]()
Teologjia e heshtur e artit islam - Oludamini Ogunnaike![]()
"Nëse do më kërkohej të paraqisja Islamin para një auditori që nuk ka njohuri në lidhje me fenë apo qytetërimin, nuk do të rekomandoja domosdoshmërisht një përkthim të Kuranit; as një libër të ligjit, teologjisë apo filozofisë islame; as një nga librat e shumtë të njohur që pretendojnë të prezantojnë Islamin në Perëndim. Përkundrazi, do të rekomandoja dëgjimin e një recitim të bukur të papërkthyer të Kuranit në një mekam arab (mënyrë melodike); ose soditjen e një dorëshkrimi të zbukuruar osman të Kuranit të shkruar në kaligrafinë thuluth ose kufi; ose mrekullimin me xhamitë Karavijin në Fes, Sheh Lutfullah në Isfahan ose xhaminë Ibn Tulun në Kajro; ose dëgjimin e melodive të poezive të Hafëzit, Amir Khusrovit ose Ibn el-Faridit.![]()
Këto kryevepra të qytetërimit islam e komunikojnë bukurinë dhe të vërtetën e Shpalljes së tij me një drejtpërdrejtshmëri të thellë, thjesht të pakrahasueshme me artikujt apo librat rreth Islamit. Një nga aspektet e shumta kurioze të kohëve bashkëkohore është provë për këtë që po them: pavarësisht përhapjes së propagandës virulente kundër Islamit në Perëndim, shumë njerëz nga shoqëritë perëndimore qëndrojnë në radhë për orë të tëra për të admiruar arkitekturën e Alhambras në Spanjë dhe Taxh Mahalit në Indi, si dhe ekspozitat e kaligrafisë islame dhe miniaturave si edhe rrinë në rradhë për të ndjekur koncerte të muzikës tradicionale islame. Ndodh kështu për shkak të një paradoksi tjetër: këto manifestime më të prekshme dhe të jashtme të traditës islame përfaqësojnë realitetet e saj më delikate, më të brendshme dhe më thelbësore. Prandaj, duket se është më mirë të shfaqësh sesa të rrëfesh.![]()
Për shumë njerëz, teologjia e heshtur e artit islam mund të flasë më thellë dhe më qartë se traktati më ndriçues, dhe bukuria e tij mund të jetë më e dukshme dhe bindëse se argumenti më i fortë. Kurani nuk u shpall si një grup silogjizmash apo prozash racionale prozaike, por si një recitim i bukurisë gjuhësore të pakrahasueshme, i mbushur me simbole, tregime, metafora dhe fraza poetike. Në të vërtetë, bukuria formale e Islamit frymëzoi shumë nga konvertimet më të hershme. Para se të shfaqeshin librat e parë të fikhut (ligjit islam) ose kelamit (teologjisë), brezat e parë të myslimanëve kishin zhvilluar kryevepra të arkitekturës islame, si xhamia e Kairouan në Tunizi dhe Kubeja e Shkëmbit në Jerusalem; një art i paprecedentë i kaligrafisë; dhe një traditë krejt e re letrare. Por megjithëse artet islame janë thelbësore dhe të rëndësishme për traditën islame, siç janë ligji dhe teologjia islame, ato – së bashku me estetikën e jashtëzakonshme që qytetërimi islam zhvilloi gjatë shekujve – fatkeqësisht janë lënë pas dore kohët e fundit. Ndonëse kjo është një humbje e rëndësishme për mbarë njerëzimin, është veçanërisht tragjike për myslimanët. Siç thotë hadithi, “Zoti është i bukur dhe Ai e do të bukurën”, kështu që indiferenca ndaj bukurisë është e barabartë me indiferencën ndaj hyjnores."
... Më tepërMë pak
Teologjia e heshtur e artit islam
erasmusi.org