TwitterFacebookPinterestGoogle+

Utopia pa Zot: Marksi, komunizmi dhe propaganda antifetare

 Giles Udy

Konspekt i librit të Roland Elliott Brown, “Godless Utopia: Soviet Anti-Religious Propaganda” (FUEL Publishing, 2019).

 “Komunizmi nis me atëizmin” deklaroi Karl Marx, Friedrich Engels, bashkëaturor i Manifestit Komunist botuar në 1848, ishte dakord dhe shtonte “Rendi botëror i krishterë nuk mund të shkonte më tej, ai duhet të rrënohej nga pesha e tij dhe t’i hapte rrugë një rendi racional dhe human”. Në 1917 i takonte dishepullit të tyre Lenin transformimi i doktrinës sociologjike dhe ekonomike në një veprim politik. Projekti eventualisht dështoi por jo pa kushtuar mijëra jetë të humbura.

Utopia Ateiste; Propaganda Anti-religjoze Sovjetike nga Roland Elliot Brown heton propagandën e një fushate anti-fetare duke sjellë bashkë më shumë se 100 shembuj të satirës dhe karikaturave anti-fetare në ish Bashkimin Sovjetik nga viti 1922 në vitin 1985. Është një koleksion përshtjellues.

Karikaturat e para janë blasfemike dhe të ideuara për të shokuar popullatën. Jehovahi, Allahu, Zoti i të krishterëve dhe Buda përbuzen dhe janë të pafuqishëm përpos se bufonë të shëndoshë. Priftërinjtë dhe besimtarë që konsumojnë trupin e Krishtit në një orgji kanibaleske, ndërsa fusin me babëzi në stomak të brendshmet e tij. Të dy këto karikatura janë nga 1923. Në karikatura të tjera besimet e vjetra tregohen si primitivë dhe të një kohe ku rinia besonte në supersticione. Në njërën prej tyre që daton në 1930 një bablok tërheq zvarrë një djalë nga flokët drejt kishës ndërsa fëmija lufton për të ecur në drejtimin e kundërt, drejt shkollës.

Armiqtë imperialistë të Bashkimit Sovjetik nuk i shpëtonin vëmendjes. Një njeri me ngjyrë i varur në statujën e Lirisë (1930), i bekuar nga Jezu Krishti që qendron nën një parrullë që shkruan “Në vendin e Zotit tonë”. Në kopertinën e edicionit 1928 të revistës kryesore anti-fetare Bezbozhnik “Ateisti” një njeri i bardhë është ulur mbi deve, mban në dorë një kryq dhe një kamzhik me të cilët godet skllevërit afrikanë të lidhur në fyt me nga një znixhir (ironikisht një vit e gjysmë më pas ishte Stalini që robëroi 1.5 milionë besimtarë dhe priftërinj në punë skllavëruese në gulag). Kur Vatikani u bë më i fortë në thirrjet anti-komuniste një poster portretizonte Papën si një merimangë me një kafkë në formën e mitras papale që drejton një trup në djegien e librave të Marxit, Leninit dhe Darvinit.

Ndërsa vitet kalojnë, sulmet ndryshojnë. Disa konstrate të racionalizmit modern shkencor evidentojnë supersticionet e besimtarëve. Juri Gagarin ndërsa lundron në hapësirë ka sipër një titull që thotë “Nuk ka Zot!”. Një burrë simpatik bën mundje dore me një prift të vjetër me sloganin “Arsyeja kundër religjionit” (1977). Një tjetër karikaturë e 1981 dëfton një prift që tymos një kryq dhe nxjerr nga hundët rrotat.

Ndërsa sistemi nisi të binte dhe kultura perëndimore nisi të bëhej e pëlqyeshme. Në një poster të 1984 shkruhej “Shkëmbim Kulturor”, një qytetar i ri “Ivani i varfër” shkëmben një ikonë për një palë xhinse; një gjarpër me emrin “Anti-Sovjetizëm” gjarpëron jashtë një bible të kontrabanduar që një turist është duke ia shitur një rusi; një “nuselalë” hipi që shet në rrugë (xhinse, flokë të gjata, syze dielli) shet gjithashtu dhe ikona nga një valixhe. Impakti i radios perëndimore që transmeton lajme reflektohet në një poster të 1977 që portretizon një zonjë të vjetër dhe një hipi të gjunjëzuar përpara radios që transmeton lajme perëndimore. Në karikaturë shkruhej “sektar i këndshëm” që dëgjon “lutjet nga andej” si “Ave Maria, bëni kurban BS-në, Anti-sovjetizmi (dhe) Ati ynë” dilnin nga radio.

Historia është një fushëbetejë për kronikat e komunizmit sovjetik. Ndërsa terrori i tmerrshëm i Stalinit u bë i njohur, apologjetët e Leninit u përpoqën që të ndajnë çiftin nga njëri tjetri, duke i bërë apologjetikë Leninit nga psikopatia e mëvonshme. Duke u përballur me egërsinë e madhe të Leninit, mbrojtësit e Marksit vepruan ngjashëm duke e ndarë atë nga Lenini.

Një lavazh i tillë është sa injorant aq edhe dashakeq.

Siç edhe dihet Marx e ka lidhur besimin me opiumin dhe që religjioni përdoret nga klasat sunduese për të mallosur klasën punëtore dhe për ta mbajtur në skllavëri. “Zhdukja e religjionit si një gëzim iluzor tek njeriu është një kërkesë për kënaqësinë reale” Por kënaqësia, këmbëngul ai, mund të vijë vetëm përmes revolucionit. Ai revolucion, nga ana tjetër, mund të jetë i suksesshëm vetëm si pasojë e terrorit të madh. Kjo qe një ide nga e cila ai nuk lëvizi “Asnjë lëvizje e madhe nuk është inaguruar pa gjakderdhje” u shpreh Marks në një intervistë 30 vjet më vonë kur u pyet nëse ishte pro vrasjeve dhe dhunës së socialistëve.

Por që kjo të ndodhte kishte një pengesë religjioze që vinte si pasojë e një pengesë morale që gjoja vinte nga Zoti, kjo pengesë duhet të rrëzohej. “Komunizmi shemb të vërtetat e përjetshme, shemb të gjithë religjionet dhe moralin” shkruhet në Manifestin Komunist. Pyetjes “Kush është Zoti?” Engelsi i përgjigjej “Zoti është njeri…ne refuzojmë çdo përpjekje për t’i  imponuar vetes ndonjë dogmë morale të çdolloji (e cila është) e përjetshme, e alternueshme apo edhe e pandryshueshme.”

Lenini besonte se lufta kundër religjionit ishte një betejë për bazat e Marksizmit; “Marksizmi është materializëm. Si i tillë, është i pamëshirshëm dhe i dhunshëm ndaj religjionit. Ne duhet të luftojmë kundër religjionit. Kjo është ABC-ja e materalizmit dhe si rrjedhojë e marksizmit.” Ateizmi i Marksit nuk qen një mohim abstrakt – një urrejtje e idhët karshi religjionit ishte në zemër të filozofisë së tij. Ky qe një shqetësim që Lenini e ndante haptazi dhe në mënyrë ekstreme: “Çdo ide fetare, çdo ide e Zotit, madje dhe flirtimi me idene e Zotit është një ndyrësi e padurueshme,” i shkruante ai Gorkit “Çdo përpjekje e vogël (patetikë dhe e vockël) për Zotin është e ngjashme me të bërit seks me një kufomë.”

Në 1917 përpjekjet bolshevike karshi kishës patën pasoja të dhunshme dhe të paprecedenta. Gjatë revolucionit dhe luftës civile, mijëra klerikë, peshkopë, murgj dhe murgesha u torturuan, përdhunuan, varrosën të gjallë, kryqëzuan dhe u detyruan të merrnin komunion me ujë të përvëluar, u kastruan apo u hodhën në ujë të ftohtë duke u ekspozuar më pas si statuja të ngrira ashtu siç kishin ndërruar jetë.

Nën sundimin e Stalinit, dhuna u rrit përherë e më shumë. Dhe nuk qe vetëm Kisha Ortodokse që ishte nën sulm. Kisha protestante dhe seminaret e saj u mbyllën ndërsa pastorët u arrestuan apo u vranë si kundër-revolucionarë. Në 1930, u mbyllën 10 mijë xhami nga 12 mijë në total, imamët e xhamive u persekutuan po  aq dhunshëm sa kleri i krishterë. Vlerësohet se nga 1917 deri në mes të 1960 janë ekzekutuar 50 mijë deri në 100 mijë figura fetare. Mijëra të tjerë u burgosën.

Sulmi fizik ndaj besimtarëve dhe kishave shoqërohej me propagandë të palodhshme kundër tyre. Nën sloganët si “Na lini ta godasim pa mëshirë religjionin!” Liga e Militantëve Ateistë (LMA) qe zgjedhur për të drejtuar një sulm propagandistik “Ne duam të nisim një luftë të pamëshirshme kundër religjionit, jo vetëm në shkollat tona por në çdo familje” shprehej lideri i tyre Yemelyan Yaroslavsky. Ministri Arsimit Anatoly Lunacharsky përshkruante besimin fetar si një “sëmundje djallëzore sifilizi”.

Shumë prej ilustrimeve në veprën Utopia Ateiste janë marrë nga gazeta e drejtuar nga LMA që paraqesnin karikaturat e tyre tek revista Bezbozhnik  dhe simotra e saj Bezbozhnik u Stanka (“Ateistët në Makineri”). “Me gjithë zemër i uroj çdo sukses në luftën kundër spektrit të neveritës të Zotit” deklaronte Lunacharsky në numrin e parë në qarkullim.

Marksi nuk mund të përjashtohet nga dështimi i ideve të tij.

Vepra e Roland Elliott Brown është tejet inteligjente dhe e thellë, por fatkeqësisht është errësuar nga zgjedhja e çuditshme e karikaturistit të gazetës The Guardian, Martin Rowson për të shkruar parathënien. Rowson është një anëtar nderi i Shoqërisë Kombëtare Sekulare një “mbështetës i dalluar” dhe anëtar anëtar bordi i Humanist UK. Që të dy këto shoqëri bëjnë fushata aktive për të zhdukur fenë nga sfera publike.

Këmbëngulja e tij se “përgjatë historisë, ateizmi ka qenë një fyerje që vërvitej nga ato në pushtet ndaj çdo disidenti që guxonte të vënte në pyetje pohimin e tyre se pushteti i tyre ishte i dhurur nga faktorë jo njerëzorë më të lartë e kësisoj ishte i padiskutueshëm” dhe ky pohim është shumë pranë një dakordësie karshi qëllimeve të Marksit dhe Engelsit, ndonëse nuk bie dakord me metodat e tyre. Karikaturat e Rowson për New Humanist përfshijnë një përshkrim të pagjidshëm të Zotit dhe madje dhe të vetë priftërinjve Ortodoksë Rusë që kanë gjetur vend në një format modern të Bezbozhnikut. Ai me gjasë nuk është një anëtar me kartë partie të marksizmit por është autor i një versioni grafik të Manifestit Komunist dhe shkrimi i tij në hyrje të librit e bën të qartë se ai është së paku një simpatizant i Marksizmit.

Ai na thotë se kundërshtarët e Luftës së Ftohtë në Perëndim dhe kundërshtarët e komunizmit sovjetik ishin njerëz që, kishin një mentalitet “të tyre njerëzve që sunduan dhe zotëruan Anglinë për thuajse 2 mijë vjeçar të Krishtërimit”, që do preferonin të shkatërronin botën në një luftë nukleare më shumë se të lejonin komunizmin të fitonte. Këto janë ndjeshmëritë tipike të një karikaturisti të majtë por a mund të gjejnë vend në një libër të tillë?

Marksistët kanë zënë sot pushtetin në Partinë Laburiste dhe dëshirojnë të marrin çelësat e Dowing Street. Në një intervistë të pakontrolluar, John McDonnell, ministri i financave në hije, pranoi se shefi i tij ka influenca nga Marksi, Lenini dhe Trocki, arkitektët e holokaustit komunist. Ai më vonë u distancua dhe u shpreh se politikat e tij ishin ato të gjysmë shekullit të njëzetë dhe të teoricienit G.D.H. Cole.

Miliona njerëz vdiqën në gulage si rezultat i revolucionit dhe pasojave të tij. Njëzet milionë të tjerë u dërguan si skllevër, Marksi nuk mund të distancohet nga pasojat e ideve të tij. Ndërsa ai mund të konsiderohet një shkrimtar mbi ekonominë dhe socioliogjinë, dhuna, urrejtja dhe zhdukja e çdo parimi moral ishin integrale në filozofinë e tij, prandaj nuk qe korruptimi i ideve të tij që prodhuan Leninin dhe Stalinin. Shumë prej pasuesve të tij modernë janë ose injorantë ndaj këtij fakti, duke deklaruar se marksizmi i tyre është benjin ose insistojnë se ai është periferik. Siç Alexander Solzhenitsyn dhe shumë të tjerë që kanë jetuar nën Komunizmin sovjetik këmbëngulin, këto mjete janë të pandashme dhe veprojnë si një mjet i vetëm.

Përktheu: Xhodi Hysa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *