TwitterFacebookPinterestGoogle+

Pse feja nuk po largohet dhe shkenca nuk do ta shkatërrojë atë

 Peter Harrison

Në vitin 1966, pak më shumë se 50 vjet më parë, antropologu i shquar me origjinë kanadeze Anthony Ëallace me siguri në vetvete parashikoi shkatërrimin global të fesë në duart e një shkencë përparuese: “besimi në fuqitë e mbinatyrshme është i dënuar të vdesë, në të gjithë botën, si një rezultat i rritjes së kompetencave dhe përhapjes së njohurive shkencore”. Vizioni i Ëallace nuk ishte i jashtëzakonshëm. Përkundrazi, shkencat shoqërore moderne, të cilat morën formë në Evropën perëndimore të shekullit XIX, morën përvojën e tyre të fundit historike të sekularizmit si një model universal. Në thelb të shkencave shoqërore qendronte presupozimi dhe parashikimi se të gjitha kulturat përfundimisht do të konvergojnë në diçka afërsisht të përafërt me demokracinë laike, perëndimore, liberale. Pastaj, ajo që ndodhi ishte diçka e përafërt me të kundërtën e kësaj.

Jo vetëm që sekularizmi nuk ka arritur të vazhdojë marshimin e tij të qëndrueshëm global, por vendet aq të larmishme sa Irani, India, Izraeli, Algjeria dhe Turqia ose i kanë zëvendësuar qeveritë e tyre laike me ato fetare, ose kanë parë ngritjen e lëvizjeve me ndikim nacionalist fetar. Sekularizimi, siç parashikohet nga shkencat shoqërore, ka dështuar.

Për të qenë i sigurt, ky dështim nuk është absolut. Shumë vende perëndimore vazhdojnë të dëshmojnë rënie të besimit dhe praktikës fetare. Të dhënat më të fundit të regjistrimit të publikuara në Australi, për shembull, tregojnë se 30 përqind e popullsisë identifikohen se nuk kanë “fe” dhe se kjo përqindje po rritet. Sondazhet ndërkombëtare konfirmojnë nivele relativisht të ulëta të përkushtimit fetar në Evropën perëndimore dhe Australasia-s. Edhe Shtetet e Bashkuara, një burim i gjatë i sikletit për tezën e sekularizmit, kanë dëshmuar një rritje të mosbesimit. Përqindja e ateistëve në SH.B.A. tani qëndron në një nivel të lartë (nëse ‘e lartë’ është fjala e duhur) me rreth tre përqind. Megjithatë, për të gjitha këto, globalisht, numri i përgjithshëm i njerëzve që e konsiderojnë veten fetar mbetet i lartë, dhe tendencat demografike sugjerojnë që modeli i përgjithshëm për të ardhmen e afërt do të jetë një model i rritjes. Por ky nuk është dështimi i vetëm i tezës së sekularizmit.

Shkencëtarët, intelektualët dhe shkencëtarët socialë prisnin që përhapja e shkencës moderne të shkaktonte sekularizimin – se shkenca do të ishte një forcë sekulare. Por thjesht nuk ka qenë kështu. Nëse shikojmë ato shoqëri ku feja mbetet e gjallë, tiparet e tyre kryesore të përbashkëta janë më pak të lidhura me shkencën, dhe kanë më shumë të bëjnë me ndjenjat e sigurisë ekzistenciale dhe mbrojtjes nga disa nga paqartësitë themelore të jetës në formën e të mirave publike. Një rrjet i sigurisë shoqërore mund të jetë i ndërlidhur me përparimet shkencore por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të fortë, dhe përsëri çështja e SH.B.A.-së është mësimore. Sh.B.A është ndoshta shoqëria më e avancuar shkencërisht dhe teknologjikisht në botë, por njëkohësisht më fetarja e shoqërive perëndimore. Siç përfundoi sociologu britanik David Martin në librin e tij  “Ardhmëria e Krishterimit” (2011): “Nuk ka asnjë lidhje të qëndrueshme midis shkallës së përparimit shkencor dhe një profili të zvogëluar të ndikimit fetar, besimit dhe praktikës.”

Historia e shkencës dhe e sekularizmit bëhet edhe më intriguese kur kemi parasysh ato shoqëri që kanë dëshmuar reagime domethënëse kundër axhendave sekulare. Kryeministri i parë i Indisë, Jaëaharlal Nehru promovoi idealet laike dhe shkencore dhe regjistroi arsimin shkencor në projektin e modernizimit. Nehru ishte i bindur se vizionet Hindu mbi një të kaluar Vedike dhe ëndrrat myslimane të një teokracie Islame do të nënshtroheshin në marshimin historik të pashpjegueshëm të sekularizmit. “Ka vetëm një drejtim në kohë,” tha ai. Por, siç dëshmon në mënyrë adekuate ngritja pasuese e fondamentalizmit hindu dhe islam, Nehru ishte gabim. Për më tepër, lidhja e shkencës me një axhendë sekulare ka dhënë rezultate të kundërta duke e transformuar shkëncën në një dëm kolateral në rezistencën ndaj sekularizmit.

Turqia ofron një rast edhe më të qartë. Si shumica e pionierëve nacionalistë, Mustafa Kemal Atatürk, themeluesi i republikës turke, ishte një sekularist i përkushtuar. Atatürk besonte se shkenca ishte e destinuar të zhvendoste fenë. Për t’u siguruar që Turqia ishte në anën e duhur të historisë, ai i dha shkencës, në veçanti biologjisë evolucionare, një vend kryesor në sistemin arsimor shtetëror të republikës së re turke. Si rezultat, evolucioni u shoqërua me të gjithë programin politik të Atatürk-ut, përfshirë këtu edhe sekularizmin. Partitë islamike në Turqi, duke kërkuar të kundërshtojnë idealet laike të themeluesve të kombit, kanë sulmuar gjithashtu mësimin e evolucionit. Për ta, evolucioni shoqërohet me materializëm sekular. Kjo ndjenjë kulmoi me vendimin e këtij qershori për të hequr mësimin e evolucionit nga klasa e shkollës së mesme. Përsëri, shkenca është bërë viktimë e fajësimit të saj për hir të diçkaje tjetër.

Sh.B.A përfaqëson një kontekst të ndryshëm kulturor, ku mund të duket se çështja kryesore është një konflikt midis leximeve të drejtpërdrejta të Zanafillës dhe tipareve kryesore të historisë evolucionare. Por në fakt, shumë prej diskursit fetar kreacionist përqendrohen në vlerat morale. Në rastin e SH.B.A.-së, ne shohim antivolucionizëm të motivuar të paktën pjesërisht nga supozimi se teoria evolucionare është një kal troje për materializmin laik dhe principet e tij morale. Ashtu si në Indi dhe Turqi, sekularizmi në të vërtetë po dëmton shkencën.

Shkurt, sekularizimi global nuk është i pashmangshëm dhe, kur të ndodhë, nuk shkaktohet nga shkenca. Më tej, kur bëhet përpjekja për të përdorur shkencën për të përparuar sekularizmin, rezultatet mund të dëmtojnë shkencën. Teza që “shkenca shkakton sekularizim” thjesht nuk e provon testin empirik dhe regjistrimi i shkencës si një instrument i sekularizmit rezulton të jetë një strategji e dobët. Çiftimi i shkencës dhe sekularizmit është kaq i pavolitshëm sa të të sjell ndërmend pyetjen: Si ka mundur dikush të; mendoj ndryshe?

Historikisht, dy burime të lidhura me njëra-tjetrën avancuan idenë se shkenca do të zhvendoste fenë. Së pari, konceptet progresiviste të historisë së shekullit XIX, veçanërisht të lidhura me filozofin francez Auguste Comte, të cilat bazoheshin në një teori të historisë në të cilën shoqëritë kalojnë nëpër tre faza – fetare, metafizike dhe shkencore (ose “pozitive”). Comte shpiku termin “sociologji” dhe ai donte të zvogëlonte ndikimin shoqëror të fesë dhe ta zëvendësonte atë me një shkencë të re të shoqërisë. Ndikimi i Comte shtrihet tek ‘turqit e rinj’ dhe Atatürk.

Shekulli XIX gjithashtu dëshmoi fillimin e ‘modelit të konfliktit’ të shkencës dhe fesë. Kjo ishte pikëpamja që historia mund të kuptohet në kuptimin e një ‘konflikti midis dy epokave në evolucionin e mendimit njerëzor – teologjik dhe shkencor’. Kjo qasje vjen nga libri me ndikim i Andreë Dickson Ëhite titulluar “Një histori e luftës ndërmjet shkencës dhe teologjisë në krishterim”, botuar në vitin 1896. Titulli i librit ngërthen më së miri teorinë e përgjithshme të autorit të saj. Vepra e Ëhite si edhe ajo e mëparshme e shkruar nga John Ëilliam Draper në vitin 1874 titulluar “Historia e konfliktit midis fesë dhe shkencës”, përcaktuan fuqishëm tezën e konfliktit si mënyra e paracaktuar e të menduarit për marrëdhëniet historike midis shkencës dhe fesë. Të dy veprat u përkthyen në gjuhë të shumta. Historia e Draper-it kaloi në më shumë se 50 botime vetëm në SH.B.A., u përkthye në 20 gjuhë dhe, veçanërisht, u bë bestseller në perandorinë e vonë osmane, ku ndikoi idenë e Atatürkut që përparimi nënkuptonte shkencën që e zëvendëson fenë.

Sot, njerëzit janë më pak të sigurt se historia lëviz nëpër një seri fazash të përcaktuara drejt një destinacioni të vetëm. As, pavarësisht nga këmbëngulja e tij popullore, shumica e historianëve të shkencës nuk mbështesin idenë e një konflikti të qëndrueshëm midis shkencës dhe fesë. Rastet e njohura të konfliktit, siç është çështja Galileo, shpjegohen përmes faktorëve politikë dhe personal dhe jo vetëm përmes çështjes së shkencës dhe fesë. Darvini kishte mbështetës të rëndësishëm fetarë dhe kritikë nga rradhët e shkencëtarëve si dhe anasjelltas. Shumë raste të tjera të pretenduara të konfliktit shkencë-fe tani janë ekspozuar si shpikje të pastra. Në fakt, në kundërshtim me konfliktin, norma historike ka qenë më shpesh një mbështetje e ndërsjellë midis shkencës dhe fesë. Në vitet e saj formuese në shekullin e 17-të, shkenca moderne mbështetej në legjitimitetin fetar. Gjatë shekujve 18 dhe 19, teologjia natyrore ndihmoi në popullarizimin e shkencës.

Modeli i konfliktit ndërmjet shkencës dhe fesë ofronte një pamje të gabuar të së kaluarës dhe, kur u kombinua me pritjet për sekularizim, çoi në një vizion të gabuar të së ardhmes. Teoria e sekularizmit dështoi në përshkrimin dhe parashikimin. Pyetja e vërtetë është pse ne vazhdojmë të hasim mbështetës të konfliktit shkencë-fe. Shumë janë shkencëtarë të shquar. Do të ishte e tepërt të përsërisnit pohimet e Richard Daëkins për këtë temë, por ai nuk është aspak një zë i vetmuar. Stephen Haëking mendon se “shkenca do të fitojë sepse funksionon”; Sam Harris ka deklaruar se “shkenca duhet të shkatërrojë fenë”; Stephen Ëeinberg mendon se shkenca ka dobësuar besueshmërinë fetare; Colin Blakemore parashikon që shkenca përfundimisht do ta bëjë fenë të panevojshme. Provat historike thjesht nuk mbështesin pretendime të tilla. Në të vërtetë, ajo sugjeron që ato janë të këqudhëzuar në këtë bindje të tyre.

Atëherë, pse vazhdojnë? Arsyet janë politike Duke lënë mënjanë çdo arsyetim për një dashuri të vazhdueshme (nga ithtarët e tezës së konfliktit) për kuptimet e çuditshme të shekullit XIX të historisë, në mënyrë që të gjejmë arsyen e vërtetë duhet të hedhim vështrimin drejt frikës së fondamentalizmit islamik, dëshpërimit me kreacionizmin, mospëlqimin e aleancës midis të djathtës fetare dhe mohuesve të ndryshimit të klimës globale si edhe shqetësimeve për erozionin të autoritetit shkencor . Ndërsa ne mund të jemi simpatizues ndaj këtyre shqetësimeve, kjo nuk duhet të fshehë faktin që këto shqetësime lindin nga një ndërhyrje jo e dobishme e angazhimeve normative në diskutim. Fantazia se shkenca do të mposht fenë nuk mund të zëvendësoj nevojën për një vlerësimi të matur të realiteteve aktuale. Të vazhduarit me përkrahjen e tezës së zevëndësimit të fesë nga shkenca dhe shekullarizmi ka të ngjarë të ketë një efekt të kundërt me atë të synuar.

Feja nuk ka për të ikur dhe dhe shkenca nuk do ta shkatërrojë atë. Nëse ndonjë gjë tjetër, është shkenca që i nënshtrohet kërcënimeve në rritje ndaj autoritetit të saj dhe legjitimitetit shoqëror. Nisur nga kjo, shkencës i duhen të gjithë miqtë që mund të afroj rreth vetes. Do të ishte mirë që mbrojtësit e saj të këshilloheshin që të ndalonin së krijuari portretin e fesë si armik të shkencës apo të insistojnë se e vetmja rrugë për një të ardhme të sigurt qëndron në martesën e shkencës me sekularizmin.

[*] Peter Harrisonis një bashkëpunëtor laureat australian dhe drejtor i Institutit për Studime të Avancuara në Shkencat Humane në Universitetin e Queensland. Ai është autori i The Territories of Science and Religion (Territoret e shkencës dhe fees) (2015), dhe redaktori i Narratives of Secularization (Narrativa të sekularizimit) (2017). Libri i tij i fundit është Science without God: Rethinking the History of Scientific Naturalism (Shkenca pa Zot: Rishikimi i Historisë së Natyralizmit Shkencor) (2019), i bashkë-redaktuar me Jon Roberts.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *