David B. Burrel, Journal of Law and Religion, Vol. 2, No. 1. (1984), pp. 216-218.

“Projekti illuminist për justifikimin moral duhet të dështonte” kjo është esenca provokative e MacIntyre. Ky libër, gjithsesi, nuk mund të quhet një esse që çmonton iluminizmin por është një narrativë e artikuluar mbi arsyet e shumta-filozofike, fetare, sociologjike- se përse etika ka ardhur deri në këtë pikë si disiplinë, si dhe përse ne na mungon një histori koherente për të sjellë së bashku një rregull social. Çfarë “kanë artikuluar (iluministët) e famshëm e çfarë kanë (parë) si arritje të autonomisë së tyre” (fq 58), shpjegon rrëmujën teorike të etikës dhe fragmentarizimin endemik të shoqërisë perëndimore. Sepse vetë nocioni i “arsyes autonome”, të abstraguar nga një set rolesh ku secila prej tyre ka një qëllim të sajin” (fq 56), na kërkon që etika gjithashtu të abstragohet nga indi i shqetësimeve njerëzore dhe funksionon duke qëndruar mbi një set imperativësh koherent. Por, që prej çastit ku “imperativët nuk janë të prekshëm nga e vërteta apo e rremja” (fq.57) bazat e tyre nuk shihen askund.

Ne nuk kemi mundësi të rikthehemi tek ato përshkrime funksionale të natyrës njerëzore që janë në themel të etikës së virtytit. Rezultati është “individi” (fq 59) i gjendur në mes të “fragmenteve të një skeme konceptuale” (fq 2) imazhi i mbarsur të cilin MacIntyre e zbulon për të na nidhmuar ne që të kuptuar problemin tonë. E nisur në emër të arsyes (megjithëse një arsye e zhvendosur nga sfondi i saj komunitar dhe konstruktiv), lëvizja reformuese, që e konsideron veten e saj si “iluminizëm” na ka lënë ne në një errësirë të plotë sa i takon udhës së duhur që duhet të përcaktojmë për jetët tona personale dhe të shoqërisë sonë.

Shenja më e qartë e këtij dështimi të “racionalitetit autonom” në krijimin e një udhe për veten tonë dhe kolektivin shihet qartë tek pasardhësi i qartë i tij, d.m.th. “racionaliteti burokratik”, që plotëson bigëzimin e individit të ri nga konteksti i tij funksional social dhe që blen prej nesh çdo privatësi me çmimin e mbivendosjes së të mirës nga “efektiviteti manaxherial” (fq73). Manaxheri duhet të suprimojë filozofin (ashtu siç hegjemonia Romake suprimoi mendimin Grek), sepse filozofët shmangën reflektimin mbi indin e praktikave të cilat llogariten dhe mbështesin një send kaq të çmueshëm si drejtësia. Kur njohuritë intelektuale që duheshin për të dalluar mes praktikave përmes mësimit se si të dallojmë qartë të mirat e brendshme të tyre  janë të lejuara të atrofojnë, mbështetja e vetme që ne kemi është ajo e “procedurave të duhura”. Duke folur formalisht, procedura është për të drejtën siç është praktika për vitytin, por kur klima filozofike nuk mbështet më në peizazhin e tablosë së virtytit dhe praktikës për të autorizuar të drejtën dhe procedurën, rezultati është formalizmi i boshatisur i trupëzuar në burokraci.

Ajo që lihet jashtë është një formë e argumentimit që njëherë e një kohë është konsideruar e veçantë për etikën dhe që është endur në teksturën e librit “Pas Virtytit” dhe narrativën e saj. Logjika autonome heq dorë solemnisht nga vetja duke kërkuar principe që gjithsecili  duhet të pranojë. Por forma kryesore e pyetjes etike “Çfarë duhet të bëjë?” kërkon një trajtim të vetës së parë (d.m.th. çfarë duhet të bëj unë? Shën i përkth.) si diçka primare. Si duhet karakterizuar agjencia personale dhe përgjegjësa, në një mënyrë që të shmangësh spektrin e subjektivizmit? Kjo pyetje kurrë nuk ka marrë një përgjigje në idiomën e iluminizmit, i qarkuar vetiu nga një paradigmë e veçantë e racionalizmit. MacIntyre i përgjigjet me dy koncepte binjake: atë të unitetit narrativ dhe të praktikës duke i ofruar ato si një “sfond të domosdoshëm për një narrativë tradicionale të virtytit” (fq 210).

Çfarë e dallon një narrativë nga format e tjera të argumentit është (mes të tjerave) ajo që askush nuk mund ti shpëtoj kërkesës së brendshme për të na rrëfyer- së paku për veten e tij- një histori koherente të jetës së tij. Nëse ne na duhet një shembull i “një praktike me të mira të brendshme në vetvete” (fq 211) ne kemi një të tillë afër nesh.  Siç edhe Herbert Fingarette ka ekspozuar aq qartësisht në Vetë-Mashtrimi,  në fakt secili prej nesh  është më i zoti  për ta dëshmuar këtë kërkesë në hapësirat/çarjet, derisa ne shpesh  i bëjmë bisht rrëfimit për të qenë konform imazhit që na duhet të kemi mbi veten por sërishmi respektojmë atë që na duhet. Kështu që narrativa argumentuese e MacIntyre që na detajon se si ne kemi mbërritur në këtë rrugë pa krye në mënyrë teorike dhe praktike, rrugë e cila na ngacmon përmbajtjen e kulturës sonë përmban një perceptim të sajën që fillon me krijimin e këtyre komuniteteve të afta për të mbajtur praktikën e ashpër të endjes së një narrative për jetët tona. “Ne nuk po presim për një Godo, por për një tjetër – pa dyshim shumë i ndryshëm- Shën Benediktin” (fq 245).  Fjalia e fundit e librit efektivisht kthen llogarinë iluministe konvencioanale të progresit njerëzor përmbys në kokën e saj (autonome).

Perktheu: Xhodi Hysa

Last modified: 10/10/2015
Close