Hafiz Ali Korça

Një bisedë në vaporr me disa zotërinj të ndryshëm në Fet

PJESA E I- Hafiz Ali Korça

Me një të krishter një ditë,
fjal u çil mbi historitë.
Shkoj biseda gjër e gjatë,
s’mbet as e njom, as e thatë.
Në fund tha myslimanizma,
lindi nga krishtjanizma.
Musevizëm rrënj e kanë,
rezume e saj janë.
Krishti bir i Perëndisë
qish drit e gjithësisë,
gjithë botën për të shpëtuar,
fërtomën e pat pushtuar.
Kësi soj u la mëkati
dhe u ngjall, shkoj ne i ati.
Kurse Zoti zbriti vetë,
fesë gjë s i la të metë.
Pas Krishtit më s pat nevojë,
përmbi fe të çilet gojë.
Më s kish nevojë mileti,
që të delte Muhamedi (a.s)
ا bëri pra edhe se dolli,
veç ngatërrimet që solli.
Kombin me komb e përfyti,
botën në gjakra e mbyti.
Kësi soj tha shumë fjalë,
me një gjuhë, pret si pallë.
Ardhi rradha të flas unë
për të qruar këtë punë.
Në shesh të përgjegjes rashë,
i nderçëm vëlla i thashë:
Unë s them myslimanizma,
lindi nga kristianizma,
por them ajo është vetë,
pa shtim dhe pa të metë.
Ajo është musevizma,
ajo është brahamizma.
Se feja që fali Zoti,
si sot, dije, qëmoti,
një lloj ish, një do jetë,
se s gabon Zot i vërtetë.
Ai Zot që dha Teuranë,
dha Inxhilë dhe Kur anë.
I pari ç besim shënonte,
tjetri aspak s e cënonte.
Veç forconte njëri tjetrin,
sejcili ngjallte të vjetrin.
ا pat besuar Ibrahimi,
besonte Musa Qelimi.
Ato besoj edhe Krishti,
për ato ngrihej dhe gishti.¹
.Do me thënë Muhamedi (a.s)
besoj si Isa Profeti.
Se s ndryshon kurrë besimi,
është si tha Ibrahimi.
Të tre të bijt e tij janë,
të tre, atë krye kanë.
Por çi bën se njerëzija,
nuk i linte djallëzia.
Shkak u bënë disa veta,
për interesat e veta.
Ndërruan librin si deshnë,
profetit s i vunë veshnë.
Asi kohej hafiz s kishte,
libri në pak duar ishte,
populli krejt i pa ditur,
pas shkrimit i pa stërvitur.
S kish njeri t ju kundërshtonte,
ndryshimet t ia u vështronte.
Urtë e butë i them mikut,
gjer në mbledhjen e Iznikut,
feja nuk u ngatërrua,
lulëzoj porsi pallua.
Mbledhja dha vendim të nxehtë,
me një gjuhë fort të mprehtë.
E shkatërruan besimin,
edhe rrënjosën tritimin.
Bir është vet i ati,
krijimin vetiu e pati,
Ati është biri vetë,
ndryshim s ka, as do të ketë.
Gjashtëdhjet e katër Inxhilë,
¹Muslimanët për të vërtetuar
njëshmërinë e Zotit ngrenë një gisht
u kënduan në këshillë,
si të saktë katër lanë,
të tjerët zjarrit ia dhanë.
Atje shpallën aforozin,
e dëbuan Ariozin,
se e besonte Isanë,
bir njeriu porsi Musanë.
I shkulnë rrënjët njëtimit,
i dhanë forcë tritimit.
Njëtonjësit i katisnë,
i shuan, i arratisnë.
Nga frika, kush s kudëzonte,
dridhej, s mundej të bëzonte.
Sa pa çelur mirë gojën,
ia humbisnin fare bojën.
Kështu vendosi këshilli,
e fitoi punën Sirili.
Të lutem vëlla i thashë,
ta nis fjalën ku e lashë.
Një është fe e vërtetë,
s ka të dytë, s ka të tretë.
The: “s kish nevojë mileti,
për të ardhur Muhammedi (a.s)
se Isai bir i Marisë,
i pat dhënë njerëzisë,
një dritë sa fuqi pati,
q e pat marrë nga i ati.”
Ke gabim mik i ditur,
pra të them duk e habitur.
Krijohet fe me këshillë,
me Kosta, e me Sirilë?
Fen e krijon Zoti vetë,
dhe s pranon ndryshim për jetë.
Si e la Isai s e latë,
por e ndatë, e përçatë.
Kurse krishti thotë vetë:
“më dërgoj Zot i vërtetë,
pas Teuratit të bëj punë,
të mos shtoj asnjë shkronj unë.
S kam të drejtë as nga paksimi,
se shkatërrohet besimi.”
Do të mos kishte nevojë,
tjetër profet të dërgojë,
por kur të rrinte besimi,
sikur qe la Ibrahimi.
Por ç i bën Izraelinjtë,
e ndryshuan faqe-zinjtë.
Librin e Zotit e lanë,
kapnë prej bishti shejtanë.
Medoemos do të vinte,
Hazreti Musa t i bindte.
Prapë koha duk e shkuar,
me djallin janë bashkuar.
Të mirët i vranë, i shuan,
librën e shenjt e ndryshuan.
Doemos një Profet tjetër,
për të ndrequr fen e vjetër,
do të vinte, s kishte care,
se feja do humbte fare.
Ja ky është Krishti vetë,
q e dërgoj Zot i vërtetë.
Sa vdiq i bir i Marisë,
Profeti i Perëndisë,
prapë ngatërrimi nisi,
se nuk i linte Iblisi.
Ne si çifutët nuk themi,
por as me ju bashkë s jemi.
Njeri është si të tjerët,
dhe vdiq si gjith pejgamberët.
Në vënd të tij Judën mbytën,
e gozhduan dhe e jytën.
S u ngjall prapë si gjith shokët,
se njeri s thahet mbi tokët.
Prej Musait m i madh po tishte,
duhej Teuratin ta prishte.
Një libër tjetër të ngrinte,
dhe atij rrënjë ti mihte.
Leqë kanun tjetër s qiti,
por asnjë shkronjë nuk ngriti.
Pra atëherë nuk duhet,
m i madh se Musai të quhet.
M u përgjegj miku, më thotë:
“këtë fjalë e ke të kotë.
Besoj se bir i Marisë,
është bir i Perëndisë.
Si të thashë edhe më parë,
asgjë nuk ka të ndarë,
Ati, biri një trup janë,
dhe ndodhjen vetiu e kanë.”
Qysh thua o mik, i thashë,
bobo sa gabim i trashë,
qysh i jep trup Perëndisë?
Krijuesit të gjithësisë!
Ndigjo pra të të jap unë,
shpjegim mbi këtë punë.
Me gjak të ftohtë ta kapim,
pak shpjegim të të japim.
اështja të mos mbetet terrët,
rob është, rob si të tjerët.
Trija s bëhet kurrë njëzë,
s e ha kush këtë këlkëzë.
Një trup qysh ndahet në trizë,
kështu s beson as një mizë.
Qysh u bëka njëzë trija?
S është lodër Perëndia.
Le fizika e kimija,
s e beson as foshnjëria.
S është i shpikur Perëndija,
po ndodhet nga veht e tija.
Do të jetë si ka qënë,
nuk ka trup si kanë thënë.
Isai njeri i truposur,
i mbërthyer, i groposur.¹
I varur e i mbërthyer,
vetë si ç kanë rrëfyer.
Si të tjerët është pjellë,
në djept lurek është fshtjellë.
Porsi çiliminjt e mitur,
ca nga ca gjer është rritur.
Hante, pinte, flinte, delte,
ku shkelnin gjith bota, shkelte!
Për një Zot ky turp si hiqet,
të foshnjohet, të fëlliqet?
Por kur zbriti tatëpjetë,
cilin la në vënd të vetë?
Apo dy pjesë u gjysmua,
nuk më mbushet mëndja mua.
I dituri s thotë kurrë,
¹Thonë kristianët.
Perëndija ka figurë.
Bëhet grua, bëhet burrë,
po the të bëjnë lëkurë.
Një zë ngjizet, nuk ka qënë,
Zoti nga barku s ka rënë.
Nevojtari ka nevojë
për një vënd që të qëndrojë.
Isait nevojën ia dimë,
s rronte dot vetëm një grimë,
i javitur, i ndryshuar,
i munduar, i lëshuar.
I kapitur e i ndjekur,
i trapitur, i përpjekur.
Si thoni ju kur e zunë,
përse bërtiste, thosh unë,
s kam faj, ç kini ç më ngisni,
çju bëra, përse më vrisni?
ا farë zemre pati ati,
pse s e shpëtoj çunin ç pati?
A nuk pati pak mëshirë,
kur ia mundonin të birë.
Marija në tjatër anë,
lebetitte për Isanë.
Biri im ku më lë mua?
Pas teje vehten ç ta dua?
ا më punuan faqezinjtë,
thoshte dhe rrihte kërcijtë.
The: “prej Ademit mëkati,
mijra vjet vazhdoj së gjati.
Gjithë hoqën, bir pas biri,
si i keqi, si i miri.
I ardhi keq Perëndisë
dhe deshi prej njerëzisë,
këtë gjynah ta shkarkojë,
dhe të mos merret në gojë.
Pra iu desh vetë të zbresë,
të lindet edhe të vdesë.
Q ai mëkati t iu falet,
dhe të shkarkonet nga hallet.
Pastaj të ngjallet, të shkojë,
bashkë me t anë të rrojë.”
I thash, nuk është e drejtë,
një faj që punuan pleqtë,
brez pas brezi të vazhdojë,
nip e stërnip ta mundojë.
A s e kish Zoti në dorë,
t i falte robrit e gjorë?
Përse me kohë s i fali?
Krishtin me kohë s e ngjalli?
E la botën të ngarkuar,
për një gabim që pat shkuar?
Tha:”kjo është gjë e thellë,
s mundet mëndja ta përfshtjellë.”
I thashë, çudi qysh thua,
nuk ma marka mëndja mua?
A gjith bota nuk po dinë,
q e njëtojnë Perëndinë?
Këto mua pse m i thua,
kujton, Isanë s e dua!
Un e dua ca më tepër,
dhe e lartësoj më epër.
Porse nuk ma jep llogjika,
si të thashë nga ca pika.
Që ta besoj porsi tinë,
se e zemëroj Perëndinë.
E besoj si Muhammedin (a.s)
rob q e kam, shpirt e të vetin.
Të parët të çmendur ishin,
që Krishtin për rob e kishin?
Qindra vjet si ne besonin
dhe si ne e lartësonin.
Vjen një ditë do peshohet,
ky besim do të ndryshohet.
Do besoni si besonit,
do të bashkohi me tonit.
Më the është pun e thellë,
nuk mund mëndja ta fështjellë.
Shpjegoma pra të lutem,
brënda në çështje të futem.
S ka punë mëndaj me fenë,
tha, se nuk mund ta mat denë.
Thashë, jemi muslimanë,
për burim kemi Kur anë.
Nuk besojmë ç do që thuhet
pa rrahur mëndjen si duhet.
Na porosit dhe profeti,
të mos besojë ymmeti
çdo fjalë që kallëzonet,
po i duhet të bazonet.
Të bazonet në llogjikë,
të kundërshtojë pa frikë,
sa gjer mëndja tia pëlqejë,
dokumenta të shkëlqejë.
Tha: (fes-elu ehledh-dhikri)¹
se duhet të mbushet fiqiri.
Kot më kot ne nuk besojmë,
por pyesim e mësojmë.
Të detyruar nuk jemi,
si thotë hoxha të themi.
Ne aforoz s njohim fare,
zgjedhën e kemi për mare.
Mëkatet s i kallëzojmë,
hoxhëvet nuk i u bëzojmë.
Drejt për drejt Zotin thërresim,
dhurim veç prej Atij presim.
Profetët njerëz i njohim,
ndër ta fuqi Zoti s shohim.
Tha: Teurati s u ndërrua,
si duhej u shenjtërua.
Thashë: shkoj biseda gjatë,
Isai vetë past uratë.
I u thoshte përse e ndërruat,
Teuratin, na turpëruat.
Asnjë shkronjë mos trazoni,
se nderin krejt ia rrëzoni.
S e ndëgjoj far e mallkuar
as pak Isan e bekuar.
ا shapitër të kapç në dorë,
plot gabime gjen i gjorë!
Të të them disa për shembëll,
mbase nuk të vjen dhe ëmbël.
Për Lut pejgamberin thotë,
fjalë të ndyta më kotë.
I dehur kur paska qënë,
me të bijat paska rënë.
Prej sij barsë paskan mbetur,
paskan lindur, qënkan shkretur.
Edhe për shumë të tjerë,
¹Ajeti thotë: kur të mos dini pyesni më të diturit.
njerëz që ishin pejgamberë,
i poshtëron aq shumë,
sa t i març t i flaksh në lumë.
Thotë për gjarprin Teurati,
gjith dimrin ha kokë-thati
dhe edhe fle gjer në verë,
pastaj zgjohet, del merr erë.
Për katër lumenj në botë,
nga parajsi dalin thotë!
Me qerre e tërheqin djellin,
si një shoshë e njeh qiellin.
Mbi një ka e përmban dhenë,
jep tërmet bën kijamenë.
Kësi sende ka Teurati,
të cilat Musai s i pati.
Por i shpifnë Jahudinjtë,
pa pikë turpi, faqe-zinjtë.
Pejgamberët ligsht s punuan,
fen e Zotit s e rrënuan.
Por forcoj vëllai vëllanë,
se tërë vëllazër janë.
Pra feja nuk ka ndërruar,
si e merr vesh i uruar!
Ahmedi bir i Hashimit,
e stërnip i Ibrahimit,
nuk e la mardha të ketë,
por i dha shkëlqim për jetë.
Ndryshoj gjyqi, s ndryshoj feja,
se një është, e vjtër, e reja.
Gjyqi i vjetër ndërronet,
koha e tij kur mbaronet.
Kurse i vjetri më s ruhet,
doemos gjyq si duhet.
Gjyqi që pruri Ahmedi,
ishte i gjërë si deti.
Ky binte qytetërimin,
ky po sillte përparimin.
Qytetërimin që falte,
gjith kombet po i ringjallte.
I ringjallte, i ndriçonte,
në kulmin e nalt i çonte.
S shihte ngjyr, as kombësinë,
shihte veç vëllazërinë.
Vëllazërinë e vërtetë,
q u kish falur Zoti vetë.
Ky ish qëllim i profetit,
i të madhit, Muhammedit. (a.s)
prandaj botës i dërgonte
letra dhe në fet i ftonte.
Ngjyr e gjuhë nuk shikonte,
donte tërë ti bashkonte.
S punonte me mëndtë e tija,
veç ç i thoshte Perëndija.
Luftës desh rrënjët t i shkulte,
marrëzinë desh ta ulte.
Por ç i bën kombi i vetë,
s e lanë të rrijë i qetë.
Kot më kot në qaf i ranë,
sa rrojti shprehur se lanë.
Si ai dhe shokët hoqën,
me armiqtë u përpoqën.
Mbretërit ta kishin besuar,
gjë do mos kishin pësuar.
Do kish lindur qetësia,
do të mbretëronte lirija.
Më tha miku: “e ç më thua,
çudi me fjalët e tua.
T ish kaq i madhe Muhammedi (a.s)
duhej ta donte ummeti.
Një të mos i kundërshtonte,
porsi babë ta vështronte.
Mi madh armik fis i vetë,
u pa sa ish gjallë vetë.”
Kësi soj tha disa fjalë,
sejcila ish fjalë e çalë.
I thashë: vëlla! Ndëgjomë,
çdo gjë flet gjuha e njomë.
Po të përgjigjem me sërë,
profetët e mëdhenj tërë,
kësi soj kanë pësuar,
nga kombi i pamësuar.
Ademi q është m i parë,
pak kundërshtime ka parë?
Kabili a s ia pat vrarë,
Habilin, birin e mbarë?
Me stërniprit ai vetë,
pak luftoj në këtë jetë?
Nuh pejgamberi ç ka hequr?
Me shekuj është përpjekur.
Veta vetëm tetëdhjetë,
pranuan fen e vërtetë.
Ardhi rrebeshi, i mbyti,
pastaj u shtuan së dyti.
A pak ka hequr Jakubi,
Jusufi, Luti, Ejubi?
Ibrahimi prej Nemrudit,
prej atij shpirt-keq makutit?
Sa hoqi, sa e munduan,
shpirtin, zëmrën ia lënduan.
Apo Musai nuk ka hequr,
me vjetë është përpjekur.
Me të vëllanë Harunë,
sa vojti me Firaunë?
Zekerijanë, Jahjanë,
nuk i sharruan, i vranë?
A Isanë s e trapitën?
Për tri zollota s e shitën?
As tre vjet me ta s i mbushi,
që çështjen e di sikushi.
Po të shihni historinë,
e gjeni krejt Arebin,
e përunjur drejt Ahmedit, (a.s)
ndënë hijen e Profetit.
Asnjë profet sa ish gjallë,
si Muhammedi (a.s) s ka dalë.
Me një ummet fort të shtuar,
edhe aqë i fituar.
Atë qysh të mos e donin?
E qysh të mos e lëvdonin?
Kurse i shpëtoj nga zgjedha,
edhe i zbuti si kedha.
Nuk e shitnë si Isanë,
por për të shpirtin e dhanë.
Të mos e donin nuk vdisnin,
për ahiret një send prisnin.
Me tjatër sy par e kishin,
krejt therorët e tij ishin.
Krah më krah tok kur luftonin,
kurrë nuk e tradhëtonin.Marrë nga libri i Hafiz Ali Korçës Historia e shenjtë”
Tags: , Last modified: 14/01/2013
Close