Arun Kundnani. The Muslims Are Coming! Islamophobia, Extremism, and the Domestic War on Terror. London and New York: Verso, 2014. 322 pages. Hardcover

Konspekt i kryer nga: Muhammad Yassen Gada.

Bota e pas datës 11 shtator 2011 ishte dëshmitare e një ndryshimi rrënjësor të perceptimit dhe marrëdhënies të perëndimit karshi kulturës, identitetit, etnitetit dhe ideologjisë myslimane, e cila pas kësaj date u perceptuara si e huaj dhe jo e përputhshme me atë që keq përcaktohet si kultura perëndimore. Një këndvështrim i tillë u mundësua nga njerëz të mbushur me paragjykime anti-islame. Perëndimi nisi t’u qepej rritjes së emigrantëve myslimanë përmes teorive, ideologjive dhe projekteve anti-myslimane. Vitet e fundit janë dëshmi e një trendi në rritje të asaj që njihet si “lufta të brendshme ndaj terrorit” në SHBA dhe vendet aleate me të. Arun Kundnani—një profesor i ri dhe energjik që jep mësim në New York, që jep leksione mbi studimet ndaj terrorizmit— në librin e tij të cilin po e analizojmë në këtë shkrim eksploron dhe shpjegon “frontet e brendshme të luftës ndaj terrorit në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar”(fq 9).

Libri përbëhet nga nëntë kapituj që paraprihen nga një hyrje. Në të, Kundnani paraqet një seri argumentesh të lidhura me njëra tjetrën ndaj të ashtuquajturës politikë të “luftës ndaj terrorit”. Ai nënvizon se janë një rigjallërim i “teorive të radikalizmit”  që perëndimi ka formuluar dhe përmes të cilave shoqëria perëndimore ka parë popullsitë myslimane pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Sipas kësaj teorie, shkruan Kundnani, identiteti “islamist” është parë si rrënja dhe shkaku i terrorizmit dhe terroristëve myslimanë.  Kundnani këmbëngul dhe argumenton rigjallërimin e kësaj teorie dhe ngre pikëpyetje mbi arsyet se pse islami identifikohet me terrorizmin, i cili me gjasë nuk ka lidhje me aktet terroriste (fq. 9-17). Një nga pikat kyçe të librit, shprehet Kundnani, është shpjegimi për atë çfarë perëndimi e quan ekstremizëm, xhihad, radikalizmi është “në një masë të madhe një produkt i vetë betejës së tyre” (fq 25).

Kapitulli 1 “Një armik ideal” hapet me një episod të një viktime për shkak të racizmit në Mbretërinë e Bashkuar; për to, identiteti mysliman është kërcënimi i vërtetë dhe armiku i perëndimit. Si përgjigje të këtij racizmi të vazhdueshëm karshi myslimanëve, Kundnani na jep një pasqyrim të detajuar të lëvizjeve të ndryshme të komuniteteve në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1960 dhe 1970 që ngritën zërin e tyre karshi diskriminimit, duke qenë se identiteti ka qenë çështja kryesore me të cilët janë përballur popullsitë myslimane në perëndim. Kësisoj, një identitet i globalizuar islamik pashmangshmërisht lindi jo si një front politik “Por si një trend sociologjik i gjerë një reaksion ndaj racizmit, migrimit dhe globalizimit” (fq 37). Kundnani shton më tej se “lufta ndaj terrorit” qe goditja e parë në vitin 1980 për të mbuluar dhunën e drejtë për drejtë të atyre që kundërshtonin fuqinë e SHBA dhe Izraelit, pa qenë nevoja që ato të ishin apo jo realisht terroristë, njësoj siç ndodhi me njerëzit pas ngjarjeve të 11 shtatorit, që nisën kryqëzatën ndaj myslimanëve në SHBA (fq 45-48). Kështu, Kundnani shtoi se për Perëndimin, myslimanët e pafajshëm që janë të ndryshëm nga ana ideologjike, racore dhe kulturore janë armiku i vërtetë.

Kapitulli 2 “Politika e Anti-ekstremizmit” shpjegon nuancat e ndryshme mes dy qëndrimeve të kundërta ideologjike- Kulturalistët dhe Reformistët- një batare e SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë që t’i kundërpërgjigjen myslimanëve si globalisht ashtu edhe lokalisht nën maskën e të ashtuquajturës “luftë ndaj terrorit” dhe politikave anti-ekstremizëm. Sipas Kundnanit, grupi kulturalist janë ato të llojit të  Bernard Lewis, Samuel Huntington dhe Christopher Caldwell sa për të dhënë disa emra. Ky grup argumenton në tezën e tyre se “kultura islame në vetvete është antitetikale (në kundërshti) me vlerat e unifikuara të perëndimit”; për rrjedhojë “Myslimanët e perëndimit nuk mund të jenë kurrë qytetarë të barabartë” (fq 87). Nga ana tjetër qëndron grupi i reformistëve si Paul Berman me veprën e tij “‘Extremism’ as a perversion of Islam’s message” (fq 66) të cilët fajësojnë ideologët bashkëkohorë myslimanë që kanë transformuar një Islam beninj dhe të paqshëm në thelb në një ideologji jo tolerante dhe politike. Kundnani nënvizon të metat e secilës ideologji dhe shton se “ajo çfarë u mungon të dyjave është pyetja kyçe në rrafshin politik e ngritur nga multikulturalizmi; si mundet të krijohet një mënyrë jetese, bashkë me pjesëmarrjen e plotë të gjithë shoqërisë?”(fq. 88). Ironikisht perëndimi është duke u munduar për të krijuar dhe pranuar një shoqëri të paqshme multikulturore.

Kapitulli 3 “Rrënjët e mërisë liberale” zbulon akoma më tej ideologjinë bazike që qëndron në zemër të mërisë së perëndimit ndaj myslimanëve. Çfarë mendojnë ato (pra perëndimi) për “luftën ndaj terrorit” argumenton Kundnani, është një luftë e ftohtë ndaj islamizmit. Gjatë luftës së ftohtë, dhuna politike shihej si një produkt i intruzioneve të ideologjive të jashtme, duke injoruar kontekstet specifike të politikës. Ngjashmërish, ajo çfarë propagandohej sa i takon dhunës bashkëkohore është produkti i një ideologjie të huaj, por në të njëjtën kohë, dështimi i të kuptuarit të rolit që vetë shtetet perëndimore kanë në ndërtimin e konflikteve globale mes perëndimit dhe islamit (fq 96-110). Bie dakord me autorin në këtë pikë ku shtetet perëndimore janë vetë përgjegjëse për krijimin e një atmosfere të rënduar që ka prodhuar një dhunë dhe konflikt edhe brenda vendeve të tyre.

Kapitulli 4 “Miti i radikalizmit” analizon në mënyrë kritike mendimet e disa prej shkollarëve që kanë qenë pionierët e “teorive radikale”. Sipas kërkimeve të Kundnanit, teoria radikalizuese u krijua dhe njohu shpërthimin pas ngjarjeve të 11 shtatorit; diskursi publik i arsyeve dhe shkaqeve të terrorizmit u mbulua gjithnjë e më shumë dhe kështu njerëzit e kishin edhe më të vështirë t’i gjenin shkaqet e një terrorizmi në panoramikën politiko-sociale të SHBA apo Mbretërisë së Bashkuar. Për rrjedhojë, qeveria nisi të shihte për alternativa të reja të ligjërimit për përpjekjet e saj antiterror “Koncepti i radikalizmit lindi si një automjet për politik bërësit që ato të zbulojnë procesin përmes të cilit një terrorist krijohet” (fq 116). Libri vazhdon të argumentojë se kjo teori dështoi në studimin objektiv të mënyrës së si krijohej terrorizmi; në të kundërt “psikologjia e një personi apo udhëtimi i tij teologjik, të shkëputura tërësisht nga rrethanat sociologjike dhe politike u nënvizuan si të jenë shkaqet e një procesi radikalizues” (fq 117). Aktivitetet e dhunshme, kësisoj, vazhduan të jenë të pranishme derisa politik bërësit të ndryshojnë ligjërimin mbi radikalizmin duke e vendosur në shinat e duhura—pra të konsiderojnë aspektet politike dhe sociale ndërsa vlerësojnë procesin e radikalizmit.

Kapitulli 5 “Mendjet dhe zemrat” na paraqet politikat anti-radikalizim të Europës – projektet e njohura anti-ekstremizëm të njohura si Projektet Channel kërkojnë të parandalojnë idetë pervazive radikale dhe ekstremiste të perceptuara si preludi i një akti të dhunshëm. Ato shpenzojnë miliona paund në programe të ndryshme duke këshilluar, drejtuar dhe sponsorizuar myslimanë të moderuar për të ndaluar dhe ndryshuar procesin radikalizues të personave që mund të kthehen në të tillë. Veçmas agjencive të shumta të mbikëqyrjes së të dyshuarve të ndryshëm e veçanërisht ato myslimanë, programi “përsërit vazhdimisht për ekstremistë të izoluar nga shumica e myslimanëve; për fitimin e zemrave dhe mendjeve të shumicës së komunitetit të shënjestruar [dhe] … gjithë pjesës tjetër të strategjisë kundër rebelim” (fq 161). Kundnani vëren se kjo është një zmbrapsje e projektit dhe beson se kjo është një kurbë në lirinë e shprehjes të identitetit komunitar të veçantë derisa ajo “të jetë analizuar në mënyrë kritike nga një gjeneratë e re” do të jetë burimi i një ankthi të vazhdueshëm në perëndim (fq 182).

Kapitulli 6 “Nuk ka Liri për armiqtë e lirisë” nënvizon një numër të caktuar rastesh së FBI ku këto kanë kryer provokime taktike që kanë manipuluar njerëz vulnerabil deri në konspiracionin e një dhune të planifikuar. Ai ka të drejtë në nënvizimin e këtij akti dhe se FBI “duhet të mbahet përgjegjëse për rastet (e dhunës) përpara një gjykate” (fq 193). E nëse SHBA mund t’i harxhonte paratë për t’ua lehtësuar jetën njerëzve të akuzuar padrejtësisht me raste të fabrikuara; përndryshe, këto taktika do të prodhojnë implikime që do të lidhen me dhunën.

Kapitulli 7 “Postboom” na paraqet mijëvjeçarin amerikano-somalez që merr zanafillën me sulmet e ndodhura në 2008 nga disa të rinj somalezo-amerikanë që kishin udhëtuar në Somali për t’iu bashkuar grupit të terrorit el-Shabaab. Periudha që erdhi pas kësaj njihet gjerësisht si “postboom” për të ndaluar sulmet e dhunshme të amerikano-somalezëve. Çfarë nënvizon Kundnani është se amerikano-somalezët u vunë nën një përgjim dhe vëzhgim të ashpër, u torturuan  duke u përçmuar për përkatësinë e tyre etnike dhe mbi të gjitha për identitetin e tyre mysliman.

Kapitulli 8 “Kryqtarët e shekullit të njëzet e një” na vendos në një botë perëndimore neokryqtare të mbushur me teori konspirative, propagandë islamofobike, teori radikalizmi anti-ekstremiste dhe mbi të gjitha torturës fizike dhe psikologjike ndaj myslimanëve terroristë në emër të “luftës ndaj terrorit”. Ato justifikojnë dhunën e tyre, njësoj si shkrimet e Breivik që pohon se është anëtar i një grupi sekret neokryqtarësh me bazë në Londër që përfshijnë edhe tetë vende të tjera Europiane, “me qëllimin për t’i shërbyer interesit të indigjenëve të lirë të Europës dhe të luftës kundër xhihadit të vazhdueshëm ndaj Europës” (fq 258). Për to, islami është një ideologji politike ekstremiste. Koncepti kryqtar ka prevaluar edhe një herë në betejën moderne të perëndimit ndaj islamit në një mënyrë gjithnjë e më enigmatike.

Kapitulli 9 “Mos ëndërro për një botë tjetër” na shpërfaq politikën e jashtme të perëndimit karshi myslimanëve në plot kuptimin e saj “myslimanët e mirë duhet të heqin dorë nga aktivizimi politik islamik dhe nga solidariteti me myslimanët e tjerë të botës” (fq 273). Ajo që dëshiron të nënvizojë Kundnani është ajo se kur hapësira për një shkëmbim, mendim apo opinion të lirë ngushtohet, rezultatet bëhen e gjithnjë më patologjike. Pra, ai sugjeron se nëse SHBA nuk ndryshon politikat e saj të jashtme dhe të brendshme atëherë dhuna do të jetë e pashmangshme (fq 290). Libri na tregon qartësisht paragjykimin e perëndimit ndaj myslimanëve dhe islamit në “betejën kundër terrorit”. Ai na shpërfaq dhe kritikon politikat e tyre të vazhdueshme anti-myslimanë. Mendoj që është një libër novator, i balancuar, i thjeshtë për t’u lexuar dhe mjaft kontribuues sa i takon literaturës në fjalë duke nënvizuar saktësisht fytyrën e vetë të perceptimit perëndimor të myslimanëve- pra një racë e huaj, alienë.

Përktheu: Xhodi Hysa

Tags: , , , , , , Last modified: 05/01/2021
Close