TwitterFacebookPinterestGoogle+

Lajmi i rremë (fake news) dhe qasja islame e përçimit të lajmit

Arnold Yasin Mol dhe Jeroen Vlug

Krizat botërore nuk janë të reja për ne. Në jetën tonë të shkurtër, ka pasur genocid të shumëfishtë, si p.sh. në Bosnjë dhe Ruandë, dhe thatësira të mëdha dhe uri masive, si në Somali. Ne kemi përjetuar recesione të shumta ekonomike. Por, një pandemi aq shkatërruese sa koronavirusi aktual është diçka që ne e dimë vetëm nga librat e historisë. Së bashku me ndikimin e tij në jetën tonë, ajo gjithashtu formon mendimin tonë.1

Me rritjen e këtij ndikimi, ne gjithashtu shohim një vetëdije në rritje për gënjeshtrat e qëllimshme dhe teoritë e komplotit që po përpiqen të na dëmtojnë po aq sa vetë virusi 2,3

Antropologjia islame, mënyra se si Islami koncepton njeriun, shpërfaq optimizëm në krahasim me pesimizmin, siç shihet edhe në refuzimin e Islamit të konceptit të mëkatit fillestar 4. Por Islami promovon gjithashtu realizmin; nuk është naiv. Njerëzit lëndojnë të tjerët dhe mund të jenë vërtet të këqij. Dhe një nga këto dëme është se shumë njerëz gënjejnë. Por siç shprehet një traditë profetike, kjo sjellje nuk duhet të bëhet e natyrshme për një besimtar:

Besimtari ka një natyrë me një mori disponimesh dhe gënjeshtra dhe të qenit tradhtar nuk janë në mesin e tyre 5

Gënjeshtra është parë gjithmonë si një e keqe brenda historisë intelektuale të njerëzimit. Ajo është parë si e pranueshme apo edhe e domosdoshme vetëm në rrethana të caktuara të jashtëzakonshme për të mbrojtur një dëm të jashtëzakonshëm si humbjen e jetës 6. Brenda traditës etike islame (ahlak), gënjeshtra (kadhib) përshkruhet kështu:

Është një e keqe (sherr) e përbërë nga e folura boshe, sepse komunikon një bindje pa ndonjë vërtetësi dhe ndoshta shkakton dëm. Kështu që përmendja e [çdo formë e gënjeshtrës] e bën personin përgjegjës për fajin dhe është e padobishme dhe thjesht sjellje joserioze7

Studiuesi i njohur osman Ṭāshkuprīzāda (vd. 968 h) komenton këtë duke bërë një krahasim midis profetësisë dhe civilizimit: Nëse vërtetësia (sidk) nuk do të ishte themeli i profetësisë, atëherë shpallja dhe Sheriati do të bëheshin të pavlefshëm. Pra, në mënyrë të ngjashme, vërtetësia është themeli i civilizimit; asnjë shoqëri nuk mund të ngrihet vetvetiu pa qenë njerëzit të vërtetë me njëri-tjetrin. 8

Gjithmonë ka qenë shqetësuese se si gënjeshtrat, informacioni i rremë dhe lajmet e rreme ndikojnë në karakterin personal, marrëdhëniet dhe shoqërinë në tërësi. Me rritjen e mediave sociale dhe lehtësinë e krijimit, marrjes dhe shkëmbimit të informacionit, ky shqetësim është rritur gjithashtu. Përkufizimi themelor i dezinformimit është “informacion i gabuar”, ndërsa keqinformimi shpjegohet si “informacion i rremë përhapur për të mashtruar njerëzit”9. Dezinformimi mund të krijohet pa dashje, ose të bazohet në qasje të gabuara për shkencën10, por keqinformimi ka për qëllim të shtrembërojë pikëpamjen tonë për të vërtetën e çështjeve në fjalë. Ajo përfshin një gënjeshtër të qëllimshme. Ne e shohim këtë spektër të dezinformatave dhe keqinformatave me informacionet mbi koronavirusin. Gjatë krizave, njerëzit shpesh kthehen duke fajësuar Tjetrin kulturor dhe fetar midis tyre. Gjatë plagëve mesjetare, hebrenjtë u panë nga komuniteti mbizotërues i krishterë si shkaku i pandemisë 11. Tani, në disa vende, pakica myslimane janë duke u fajësuar për shpërthimin e koronavirusit 12. Ky tjetërsim kulturor dhe fetar është mbështetur nga mekanizmat psikologjikë të ksenofobisë dhe, së fundmi, islamophobia 13. Disa lloje të dezinformatave mund të duken të padëmshme 14, shumica e të cilave ka për qëllim gjithashtu të mashtrojnë njerëzit 15, por ka edhe dezinformata që shkatërrojnë njerëzit 16.

Megjithëse e pavërteta dhe gënjeshtrat duhet të jenë kundër natyrës së një besimtari, kur vjen fjala për dezinformata muslimanët janë njëkohësisht viktima dhe autorë të tyre. Sasia e dezinformatave që qarkullon në mesin e myslimanëve nuk është e ndryshme nga ajo e jomuslimanëve dhe mund të përfshijë politikën botërore, shëndetësinë dhe mjekësinë, madje edhe mashtrimet financiare, disa prej të cilave janë veçanërisht në shënjestër të muslimanëve 17. Dhe tani shohim të njëjtën gjë me informacionin mbi koronavirusin, ku njerëzit po përcjellin shumë informacione verbërisht 18. Profeti Muhamed (a.s.) na paralajmëroi kundër përcjelljes në mënyrë jo kritike tek të tjerët të lajmeve. Ai ka thënë:

Është e mjaftueshme për njeriun që përcjellë gjithçka që dëgjon 19.

Kurani gjithashtu na paralajmëron nga të pranuarit pa kriter të informacionit:

O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë. (Kuran 49:6)

Disa lajme të rreme mund të vrasin njerëz. Një nga rregullat kryesore të ligjit dhe etikës islame, ashtu si edhe brenda komunitetit mjekësor, është shmangia dhe largimi i demit 20. Ne, pra, kemi një detyrim të fortë për të kuptuar se si jemi informuar, dhe si mund të jemi të informuar në mënyrë korrekte për të shmangur dëmin ndaj vetvetes dhe të tjerëve (d.m.th., information literacy). Kjo tregon se muslimanët (dhe gjithashtu jo-muslimanët) duhet të ndërmarrin një angazhim kritik me informacionin 21. Fatmirësisht kjo njohuri është mësuar për shekuj me rradhë në traditën islame.

Epistemologjia kritike islame si zgjidhje

Epistemologjia është term teknik për teorinë e njohurive njerëzore, natyrën, origjinën dhe kufijtë e saj 22. Është në një kuptim shkenca e parë e të gjitha shkencave të tjera. Çfarë është dija, dhe si njohim? Filozofia greke e kuptoi se ishte pjesë e diskutimit mbi psikologjinë, mendjen njerëzore, dhe kjo është edhe mënyra se si u studiua brenda filozofisë islame dhe historisë së saj më të gjerë intelektuale 23. Pyetja se si mund t’i njohim gjërat ka një domethënie të thellë edhe për teologjinë. Si mund ta njohim Zotin, që Ai ekziston, atë që dëshiron nga ne, dhe atë që Ai na komunikon? Prandaj, epistemologjia klasike diskutohet si në veprat mbi dogmat dhe teologjinë filozofike (ʿakideh dhe ʿilm el-kelam) ashtu edhe filozofinë e ligjit (usul el-fikh), ku ato u njohën me emrin “shkaqet e diturisë” (esbab el-ʿilm) ose “burime të njohjes” (mesadir al-maʿrife). Këto shkaqe janë përmbledhur si me poshtë në traktatin e famshëm të akides (kredos) maturidite të shekullit të trembëdhjetë, titulluar Akidja e Nesefiut (Akaid el-Nesefi):

1) perceptimi i sensit të shëndoshë (el-ḥauas el-selime),

2) Habere të besueshme (el-khaber al-sidk),

  1. Intelekti / arsyetimi (el-ʿakl).

Këto debate mbi burimet e njohurive u diskutuan në veprat e hershme të teologjisë islame (ʿilm el-kelam) 25. Pyetjet që u shtruan ishin të tipit: Përse na duhet «shpallja» si burim i njohurive? A mund të arrijnë njerëzit vetë të vërtetën e plotë për botën? Kështu, teologët filluan të ndajnë forma dhe shkaqe të ndryshme të dijes. Bota fizike dhe funksionimi i saj fizik janë të vëzhgueshme nga shqisat (hiss), të kuptueshme përmes intelektit (ʿakl) i cili ndihmohet nga imagjinata, zemra dhe natyra e brendashkuar zanafillore (fitrah) 26, të cilat të gjithë së bashku mund të na drejtojnë drejt të vërtetës dhe mirësisë 27. Këto përbëjnë njohuri empirike, racionale dhe deduktive (el-ʿilm el-nedheri ue el-istidlali). Njerëzit gjithashtu krijojnë njohuri, zakone dhe teknologji; d.m.th, njohuri kulturore. Disa njohuri natyrore dhe kulturore gjenerohen vazhdimisht përsëri (“inovacion”), forma të tjera humbasin, por, në përgjithësi, ekziston një formë e akumulimit të njohurive brenda kulturave që përçohet përmes “përcjelljes ndërbreznore, raportimeve”, dmth, njohurive të ndërlidhura ose të transmetuara (el-ʿIlm al-naklī) 28. Disa raportime janë të dyshimta, të tjera të besueshme. Pra, njohuritë e përçura brez pas brezi kanë grada të ndryshme besueshmërie. Në të njëjtën mënyrë u vlerësuan edhe traditat profetike 29 (Hadithi) dhe personat që i përcollën ato u gjykuan mbi besueshmërinë (shkenca e ʿilm el-rixhāl), me ç’rast personat e panjohur dhe gënjeshtarë nuk u pranuan 30. Ju mund të keni raportime të përgjithshme që gjenerojnë njohuri spekulative ose të mundshme (dhanni), dhe njohuri të pamohueshme ose të caktuara (el-ʿilm el-daruri) — për shembull, njohuri për ekzistencën e një qyteti të madh si Londra ose një figurë kryesore historike si p.sh. Aleksandri i Madh 31. Pra, ne kemi njohuri rreth botës që na rrethon që krijohen vazhdimisht rishtazi si edhe njohuri të akumuluara, të dyja na ofrojnë disa mundësi se si ta shpjegojmë botën.

Por a na siguron kjo një shpjegim të plotë të botës? A ka ekzistencë përtej fizikes? Si arrijmë njohuri të caktuara në lidhje me botën jo fizike? A ka bota ndonjë qëllim dhe a mund ta njohim atë? Teologët myslimanë 32 besonin se një teologji dhe etikë e caktuar ‘minimale’ ishin të njohura për njerëzit përmes shqisave, intelektit dhe njohurive të përbashkëta pa ndihmën e shpalljes 33. Por, që ta njohim plotësisht përgjegjësinë tonë etike, atë që Zoti pret nga ne, si të jemi në këtë botë, na duhet ndihmë. Ne kemi nevojë për profetë!34 Por, si e dimë se çfarë informacioni është me të vërtetë nga Zoti? Shumë njerëz pretendojnë se janë profet. Ka shumë fe. Për të ditur se kush është dërguar nga Zoti, të dimë se informacioni i tij është me të vërtetë nga Zoti, ne kemi nevojë për shenja origjinaliteti që vetëm Zoti mund të gjeneronte. Mrekullitë, ngjarjet e mbinatyrshme, mund të gjenerohen vetëm nga Kontrolluesi i Botës35. Si t’i shquajmë dhe njohim këto shenja? Ne përfundojmë përsëri me kufizimet tona njerëzore të shqisave (shih mrekulli), intelektin (njohim të vërtetën nga e gënjeshtra dhe mendojmë për kuptimin e tyre) dhe njohuri të përbashkëta (ne u tregojmë të tjerëve për to).

Gjithashtu, profetët sjellin informacione, d.m.th. shpallje, të cilat na duhen për të maksimizuar teologjinë tonë. Prandaj, ne gjithashtu na duhet të dallojmë dijën e mundshme nga ajo e sigurta në lidhje me njohuritë e përbashkëta që qarkullojnë për profetët dhe shpalljet e përçuar prej tyre. Ne duhet të kontrollojmë nëse ato përshtaten me teologjinë tonë minimale dhe nevojitet që të klasifikojmë raportimet e përbashkëta të përçuara brez pas brezi. Raportimet e përbashkëta duhet të vlerësohen nga jo të besueshme në të mundshme deri në njohuri të sigurta pasi aspekte të ndryshme të jetës sonë kërkojnë nivele të ndryshme sigurie. Nëse një veprim i caktuar duhet të ndëshkohet me dënimin me vdekje, ne duam të kemi siguri maksimale që Zoti tha këtë ose nënkuptoi atë. Pra, niveli i sigurisë së kërkuar nga njohuritë e arritura është i barabartë me ndikimin që ai ka në jetën tonë. Kështu që teologjia minimale varet nga empiricizmi, historiciteti, arsyeja dhe logjika 36, dhe po kështu varet prej tyre edhe teologjia maksimale. Prandaj, ne duhet t’i përdorim këto tri burime të njohurive në të gjitha gjërat dhe t’i përdorim ato në mënyrë kritike pasi jemi përgjegjës për atë që pranojmë si njohuri, veçanërisht njohuri që janë baza e veprimeve tona. Prandaj, gjithashtu duhet të dimë se si mund të shqyrtojmë në mënyrë kritike përmbajtjen e njohurive të përbashkëta dhe arsyetimin e aplikuar për të. Këtu përsëri, tradita islamike na ka siguruar një shpëtim.

Të menduarit drejt: Qendërsia e logjikës në mësimin islam

 Qytetërimi islam që nga fillimi i tij kishte mënyra sistematike të arsyetimit korrekt që ishin autoktone të traditës intelektuale islame; megjithatë, nga shekulli i 11-të e tutje, sistemi i zyrtarizuar i logjikës arabe (ʿilm el-mantik) u bë mjeti kryesor intelektual për arsyetimin dhe analizën kritike 37. Siç ka propozuar edhe dijetari i njohur mysliman, Ebu Hamid el-Gazali, në traktatin e tij të mirënjohur në filozofinë juridike islame titulluar “Distilimi i Parimeve të Jurisprudencës” (al-Mustasfa min ʿilm el-usul), logjika islame nuk është thjesht një mjet për arsyetimin e saktë. Ai thotë për logjikën:

[Logjika] është një hyrje për të gjitha shkencat, dhe ai që nuk e kupton atë nuk është për tu besuar asnjëherë në dijen e tij 38.

Logjika në traditën intelektuale islame shërben si një mjet kryesor për ligjërimin dhe zbulimin shkencor, e cili garanton një precizion të caktuar në arsyetimin shkencor dhe një mbrojtje kundër supozimeve të fshehura dhe gabimeve logjike 39. Si një sistem rregullash dhe udhëzimesh në lidhje me të menduarit korrekt, logjika përfshin tema të tilla si: Në ç’mënyrë formulohen përkufizimet e sakta (al-hadd) dhe presupozimet silogjistike (el-kadijeh) dhe si të ndërtohen argumente të sakta në formën e sigjolizmave (el-kijas)40. Cilat janë premisat themelore të një argumenti të ofruar- si është konceptuar (tesaur) argumenti në fjalë? Ne gjithashtu duhet të verifikojmë (tesdik) këtë konceptim — a janë përdorur përkufizime dhe propozime të sakta? A e dimë saktësisht se çfarë kuptojmë kur flasim për një term? A po flasim për të njëjtën gjë?41 Logjika si një sistem për arsyetimin e duhur dhe eliminimin e besimeve të paarsyeshme, hamendje të nxituara ose argumente të gabuara, mund të sigurojë udhëzime racionale në botën tonë moderne të lajmeve të rreme dhe dezinformatave. 42

Në traditën Islame, logjika është, në të vërtetë, pjesë e një grupi më të gjerë mjetesh që garantojnë të menduarin saktë (d.m.th., arsyetimin e duhur) në të gjitha përpjekjet intelektuale. Përveç logjikës, ky grup mjetesh përfshin edhe shkencat e dialektikës (ʿilm el-bahth ue el-munadharah), retorikën (ʿilm el-belaghah), dhe semantikën (ʿilm al-uad). Së bashku, këto quhen “shkenca instrumentale” (ulum el-alijeh), të cilat ishin parakushte themelore për tu zotëruar nga student i njohurive të fetare (taleb el-ilm) para se të kalonte në të ashtuquajturat “shkenca më të larta” (ulum el-alijeh), siç janë ligji islam (fikh), filozofia juridike (usul el-fikh), ekzegjeza kuranore (tefsir), ose teologjia filozofike (kelam)43. Logjika u bë pjesë e një serie disiplinash islame, e cila u bë qendrore në kurrikulën arsimore klasike të medresesë myslimane 44.

Pavarësisht pretendimeve të orientalistëve që logjika në botën islame pushoi së lulëzuari pas shekullit të 14-të, akademizmi bashkëkohor ka treguar që logjika, në të vërtetë, vazhdoi të zhvillohej dhe të lulëzonte deri në kohën tonë moderne 45. Hulumtimi i tanishëm akademik ka filluar të kuptojë ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme, faktin se logjika dhe shkencat e tjera ndihmëse intelektuale mësohen sot në medresetë teologjike myslimane në të gjithë botën muslimane, si pjesë e një tradite të gjallë intelektuale 46. Ne, si muslimanë, do të bënim mirë ta çmonim këtë traditë dhe ta mësonim atë, veçanërisht në kohën në të cilën keqinformimi, arsyetimi i gabuar dhe mendimi konspiracionist mbretërojnë suprem.

Përfundim: Një etikë (edeb) e përhapjes së lajmit

Dhe tani kthehemi atje ku kemi filluar. Informacioni mbi Islamin, politikën botërore ose koronavirusin mund të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në jetën tonë. Prandaj kërkon besueshmëri të lartë përpara se ky lloj informacioni të pranohet, zbatohet dhe shpërndahet me të tjerët. Usul fikhu, themelet e juridiksionit islam, pranojnë vetëm një sërë burimesh, mjetesh interpretimi (hermeneutika) dhe ekspertizë për të përcaktuar ligjin islam 47. Shkenca e mjekësisë ka edhe ajo usulin e saj, kjo është arsyeja pse këshillat islam të jurisprudencës në të gjithë botën kanë përfshirë ekspertë mjekësorë për të krijuar mendime për çështje bioetike moderne siç janë klonimi dhe dhurimi i organeve 48. Ne duhet të respektojmë fushën e secilës shkencë. Ne duhet të kemi besim dhe të ndjekim ekspertët të cilët janë të kualifikuar të merren me këto lëndë (Kurani 21: 7). Por, ashtu si studiuesit muslimanë, anëtarët e bashkësisë shkencore gjithashtu ndryshojnë me njëri-tjetrin, kështu që rekomandohet që të ndiqet mendimi i shumicës (xhumhur) apo konsensusi (ixhma), dhe të shmangen mendimet abnormale/vetmuara (shadh). Ne kemi të drejtë dhe detyrim të jemi të informuar, të kuptojmë se çfarë po ndodh dhe të dimë se si të veprojmë në mënyrën më të mirë, në mënyrë që të shmangim dëmet. Kjo kërkon një angazhim kritik me informacionin, siç është mësuar nga tradita jonë intelektuale me shekuj.

Tradita islame na ka siguruar mjete të fuqishme për të vlerësuar informacionet që na vijnë në nivele të shumta të analizave. Ne i vëzhgojmë ato me shqisat tona pothuajse pa dëshirë, kështu që duhet t’i gjykojmë ata në mënyrë kritike. Nga është ky informacion, cili është burimi i tij dhe cili është zinxhiri i tij i transmetimit (isnad)? Si më arriti? Kush e tha atë, dhe a janë të besueshëm dhe të kualifikuar për të diskutuar këto çështje? Cili është sfondi i këtij informacioni? A është e arsyeshme, logjike dhe a mund të konfirmohet dhe vërtetohet nga informacione të tjera? Cili është mendimi i shumicës ose konsensusi për këtë? A ka argumenti premisa te shëndosha? A më ndihmon ky informacion që të shmang dëmin ndaj vetes dhe të tjerëve? Kur pohohet, për shembull, se teknologjia 5G ka të bëjë me shpërthimin e koronës, së pari duhet të pyesim se nga e ka origjinë ky pretendim. A pretendohet nga shkencëtarët që kanë njohuritë e nevojshme për të pyetur dhe studjuar një lidhje të tillë, apo pretendohet nga jo-specialistë? Rezulton se ky është një pretendim i bërë nga këta të fundit.49 Atëherë duhet të hetojmë nëse këta jo-specialistë përdorin përkufizime dhe premisa të shëndosha. A përdorin ato argumente të vlefshme për të bërë pretendimin për një lidhje shkakësore midis rrezatimit elektromagnetik 5G dhe një sëmundje biologjike të transmetueshme? Rezulton se ata nuk kanë argumente te shëndosha. Kur gërmojmë më thellë, shohim se ka pasur shqetësime të mëparshme të publikut për teknologjinë 5G, dhe ky shqetësim ka qenë i lidhur gabimisht me shpërthimin e fundit të koronavirusit. Kështu që i mungon një sened i shëndoshë. Prandaj mund të hidhet poshtë si njohuri jo e besueshme. Fake news.

Kur një bashkëbesimtar ndan informacione, ne jemi të detyruar të kemi një mendim të mirë (husn al-dhann) për atë person. Por mendimi i mirë ka një qëllim. Besojuni njerëzve, veçanërisht vëllait ose motrën tuaj në besim. Por mos supozoni se ata kanë kontrolluar burimet. Pyetini ata se nga kanë marrë informacionin e tyre dhe pse mendojnë se është i besueshëm. Jini kritikë së bashku. Në frymën e aparatit kritik të traditës sonë intelektuale, duhet të aplikojmë një edeb, një sjellje etike, të përcjelljes dhe shkëmbimit të informacionit.

Shenime

[1] Për një pasqyrë të përgjithshme, shih Owen Jarus, “20 of the Worst Epidemics and Pandemics in History,” Live Science, March 20, 2020, https://www.livescience.com/worst-epidemics-and-pandemics-in-history.html.

[2] Ekziston një psikologji e caktuar e të menduarit të konspiracionist që abuzohet gjatë një krize: Joe Pierre, “Understanding the Psychology of Conspiracy Theories: Part 1,” Psychology Today, January 14, 2020, https://www.  psychologytoday.com/us/blog/psych-unseen/202001/understanding-the-psychology-conspiracy-theories-part-1.

[3] Teoritë e konspiracionit janë një simptomë e një çështje më të madhe ku njerëzit nuk besojnë në politikë dhe ndjehen të lënë pas … kur ndodhin ngjarje që ndryshojnë në botë ne dëshirojmë që ata të kenë kuptim. … Ideja që kjo mund të ndodhë në mënyrë të rastësishme nuk është e mjaftueshme për shumë njerëz. ”Lizzie Dearden, “Coronavirus: Almost Half of Britons Believe Virus is ‘Man-Made’ as Conspiracy Theories Spread,” Independent, April 25, 2020, https://www.independent.co.uk/news/uk/home-news/coronavirus-5g-conspiracy-theories-man-made-uk-poll-bleach-a9484066.html.

[4] Atë çatfarë kuptojmë këtu me optimizëm është se, në Islam, gjynahu nuk është njē natyrē e domosdoshme e njeriut në mënyrën sesi koncepti i krishterë i mëkatit origjinal e shikon njeriun. Në Islam, mëkati është një veprim i zgjedhur nga personi përgjegjës (mukallaf, d.m.th. një njeri i shëndetshëm dhe i pjekur); prandaj, mëkati është i vetë-imponuar. Teknikisht, ne mund të zgjedhim të mos bëjmë mëkat (d.m.th., optimizëm antropologjik). Në mendimin e krishterë, mëkati është një gjendje e pashmangshme e njeriut (d.m.th., pesimizëm antropologjik). Madje mund të thuhet se koncepti islam i fitra-s (natyrës zanafillore njerëzore) është e kundërta e konceptit të mëkatit origjinal. Për një diskutim mbi fitra-n, shiko më poshtë. Për një diskutim mbi mëkatin origjinal në lidhje me Islamin, shiko Yasien Mohamed, Fitrah: The Islamic Concept Of Human Nature (London: Ta-Ha Publishers, 1996), 25–32.

[5] (“يطبع المؤمن على الخلال كلها إلا الخيانة والكذب”). Transmetuar në shumë përmbledhje hadithesh, si p.sh. el-Bejheqi, Sunen el-kubra (Meka: Mektebat Dar el-Baz, 1414 AH), 10:197. Për përdorimin e këtij hadithi dhe njv pasqyrë të përgjithshme të burimeve shih: al-Birgivi, el-Tarikat el-Muhammadijeh (Damascus: Dar al-Kalem, 2011), 352n1.

[6] Kjo është arsyeja pse Kurani lejon në ajetin 16:106 të gënjyerit rreth besimit personal për të shpëtuar jetën, pasi mbrojtja e jetës është një parim themelor i Sheriatit. Brenda literaturës për objektivat e Sheriatit (mekasid el-Sheriah), rendi mbizotërues është ruajtja e fesë, dhe më pas jeta, mendja, pasardhësit dhe pasuria. Por sigurisht që ekziston një element holistik midis këtyre objektivave, pasi pa jetën dhe mendjen nuk ka fe. Ne e shohim këtë edhe me studiues si al-Bejdavi, Ibn Tejmija dhe el-Karafi të cilët vendosin ruajtjen e jetës si të parët dhe mbizotëruesit e objektivave. Gamal Eldin Attia, Towards Realization of the Higher Intents of Islamic Law: Maqasid al-Shariah: A Functional Approach (London: International Institute of Islamic Thought [IIIT], 2008), 16–36.

[7] Adud el-Din el-Ixhi (vd. 756 h), Risalat el-akhlak (Kuvait: Dar el-Dija, 2018), 45. Translation by A. Y. Mol.

[8] Ṭashkupri’zadah (vd. 968 AH) komentari i tij  ndaj veprës së el-Ixhi-t, Risalat al-akhlak, 142–43.

[9] Cambridge Dictionary, s.v. “misinformation,” https://dictionary.cambridge.org/dictionary/english/misinformationCambridge Dictionary, s.v. “disinformation,” https://dictionary.cambridge.org/dictionary/english/disinformation.

[10] Ne do ta vendosnim lëvizjen për tokën e  brenda kësaj kategorie: Natalie Wolchover, “Are Flat-Earthers Being Serious?,” May 30, 2017, https://www.livescience.com/24310-flat-earth-belief.html.

[11] “From the Black Death to Coronavirus: What We Haven’t Learned from History,” World Economic Forum, March 12, 2020, https://www.weforum.org/agenda/2020/03/coronavirus-and-the-black-death-spread-of-misinformation-and-xenophobia-shows-we-haven-t-learned-from-our-past/.

[12] MEE, “US and Rights Groups Warn Religious Minorities Being Blamed for Coronavirus,” Middle East Eye, April 4, 2020, https://www.middleeasteye.net/news/coronavirus-religious-minorities-being-blamed-outbreaks; Rowaida Abdelaziz, “Anti-Muslim Propaganda Is Seeping into Online Discourse about the Coronavirus,” HuffPost, April 10, 2020, https://www.huffpost.com/entry/anti-muslim-propaganda-is-seeping-into-coronavirus-coverage_n_5e90b721c5b624efd9a27fab; Lizzie Dearden, “Coronavirus: ‘Dangerous’ Conspiracy Theories Could Spark Wave of Islamophobic Attacks When Lockdown Lifts, Report Warns,” Independent, April 19, 2020, https://www.independent.co.uk/news/uk/home-news/coronavirus-muslim-lockdown-conspiracy-theories-tommy-robinson-katie-hopkins-a9471516.html.

[13] Për më shumë në lidhje me  veprat psikologjike rreth ksenofobisë, shih Lene Auestad, ed., Nationalism and the Body Politic: Psychoanalysis and the Rise of Ethnocentrism and Xenophobia (London: Karnac, 2014). Në lidhje me një vepër të shkëlqyer rreth dimensioneve të ndryshme të Islamofobisë shih Nazanin Massoumi, ed., What Is Islamophobia? Racism, Social Movements and the State (London: Pluto Press, 2017).

[14] Janosch Delcker, Zosia Wanat, and Mark Scott, “The Coronavirus Fake News Pandemic Sweeping WhatsApp,” Politico, March 16, 2020, https://www.politico.com/news/2020/03/16/coronavirus-fake-news-pandemic-133447.

[15] Scott Zamost, “Coronavirus Fraudsters Prey on Fear and Confusion with Fake Products, Email Scams,” CNBC, March 24, 2020, https://www.cnbc.com/2020/03/23/coronavirus-fraudsters-prey-on-fear-with-fake-products-email-scams.html; Jane Lytvynenko, “Here’s a Running List of the Latest Hoaxes Spreading about the Coronavirus,” BuzzFeed News, March 16, 2020, updated March 20, 2020, https://www.buzzfeednews.com/article/janelytvynenko/coronavirus-fake-news-disinformation-rumors-hoaxes.

[16] Bel Trew, “Coronavirus: Hundreds Dead in Iran from Drinking Methanol amid Fake Reports It Cures Disease,” Independent, March 27, 2020, https://www.independent.co.uk/news/world/middle-east/iran-coronavirus-methanol-drink-cure-deaths-fake-a9429956.html.

[17] Jamie Bartlett, “How the World’s Biggest Crypto-Scam Targeted British Muslims,” Spectator, October 20, 2019, https://www.irtis.org.uk/activities/the-spectator-fatwa-by-mufti-amjad-mohammed-exposes-onecoin-scam/.

[18] Nik Roskiman Abdul Samad, “Islam Sets Guidelines on Talking, Spreading News,” letter to the editor, New Straits Times, February 15, 2020, https://www.nst.com.my/opinion/letters/2020/02/565969/islam-sets-guidelines-talking-spreading-news; Sinduja Rangarajan, “WhatsApp Is a Petri Dish of Coronavirus Misinformation,” Mother Jones, March 20, 2020, https://www.motherjones.com/media/2020/03/whatsapp-coronavirus-misinformation/.

[19] (“كَفَى بِالْمَرْءِ إِثْمًا أَنْ يُحَدِّثَ بِكُلِّ مَا سَمِعَ”) Transmetuar nga Muslimi dhe Ebu Davudi (kitab el-edeb).

[20] Ekzistojnë principe të shumta të jurisprudencës islame (el-kauaid el-fiqhijeh) në lidhje me heqjen, shmangien dhe balancimin e dëmeve konkurruese. Të gjitha këto janë përqendruar në traditën e famshme profetike: “Nuk ka asnjë shkaktim të dëmit ose reciprocitet të tij (لا ضرر ولا ضرار)”. Transmetuar nga Ibn Maxheh. Shumica e studiuese pohojnë se ligji islam vërtitet rreth dy shqetësimeve kryesore: heqja e dëmit dhe sigurimi i përfitimit. Prandaj, largimi i dëmit shihet si gjysma e ligjit, por gjithashtu merr përparësi në sigurimin e përfitimit. Shiko Shahrul Hussain, A Treasury of Sacred Maxims: A Commentary on Islamic Legal Principles (Leicestershire: Kube, 2016), 48–58, 76–77.

[21] Tara Haelle, “Why It’s Important to Push Back on ‘Plandemic’—And How to Do It,” Forbes, May 8, 2020, https://www.forbes.com/sites/tarahaelle/2020/05/08/why-its-important-to-push-back-on-plandemic-and-how-to-do-it/.

[22] Stanford Encyclopedia of Philosophy, s.v. “epistemology,” December 14, 2005, https://plato.stanford.edu/entries/epistemology/.

[23] Stanford Encyclopedia of Philosophy, s.v. “al-Farabi’s Psychology and Epistemology,” February 11, 2016, revised April 26, 2020, https://plato.stanford.edu/entries/al-farabi-psych/; Osman Bakar, Classification of Knowledge in Islam (Cambridge: Islamic Texts Society, 1998).

[24] Teksti (metni) i Nesefiut me koment (sharh) të Teftazanit in Aḥmad Farīd al-Mazīdī, ed., Shurūḥ wa ḥawāshī al-ʿaqā’id al-Nasafīyah li-ahl al-sunna wa-al-jamāʿah al-Ashāʿirah wa-al-Māturīdīyah (Beirut: Dār al-Kutub al-ʿilmiyyah, 2013), 1:87–95, 2:219–605; English translation: Earl Edgar Elder, A Commentary on the Creed of Islam (New York: Columbia University Press, 1950), 16.

[25] Bakar, Classification of Knowledge in Islam, 69–73; Abū Manṣūr al-Māturīdī (d. 333 AH), Kitāb al-tawḥīd (Beirut: Dār al-Ṣādr, 2010), 69–72.

[26] Në teologjinë Islame ekzistojnë qasje të shumta ndaj firas (natyrës zanafillore), të cilat rrotullohen rreth çështjeve të të qenit shtrëngues (d.m.th., duke shtyrë drejt njohuri / akte të caktuara) ose vetëm pranuese (d.m.th., duke konfirmuar ose nxitur në mënyrë të hollësishme drejt njohurive / akteve të caktuara) në lidhje me konceptin e ekzistencës së Zotit, etikës së mirë dhe normave. Sipas Yasien Mohamed, këto qasje mund të kategorizohen në: (1) predestinariane, secili person lind me një fitra të besimit (iman) ose mosbesim (kufër) që lidhet me vendin e paracaktuar në Xhenet ose Xhehenem; (2) asnjanës, fitra është një gjendje e zbrazët që nga lindja e cila arrin gjendjen e besimit ose mosbesimit përmes zgjedhjes së vetë personit; dhe (3) pozitive, fira është një gjendje e mirësisë që natyrshëm i përgjigjet të vërtetës dhe veprave të mira, dhe për këtë arsye i përgjigjet më së miri Islamit. Kjo qasje e fundit është qasja mbizotëruese dhe i përmbahet studiuesve të rëndësishëm si Ibn Tejmija, Sahl al-Tustari dhe al-Raghib al-Isfahan. Yasien Mohamed, Fitrah, 35–55. Shih, gjithashtu, Frank Griffel, “Al-Ghazālī’s Use of ‘Original Human Disposition’ (fiṭra) and Its Background in the Teachings of Al-Fārābī and Avicenna,” The Muslim World 102 (2012); Muḥī al-Dīn Mustawa and Muṣtafā al-Khin, al-ʿAqīdat al-Islāmīyah (Damascus: Dār Ibn Kathīr, 2011), 126–36.

[27] Mustawa and al-Khin, al-ʿAqīdat al-Islāmīyah, 59–61; Bakar, Classification of Knowledge in Islam.

[28] Mustawa and al-Khin, al-ʿAqīdat al-Islāmīyah, 63.

[29] Një raportim mutevatir është një hadith ose thënie (haber) që transmetohet në çdo fazë të fazave të zinxhirit të transmetimit (sened) nga transmetuesit e shumtë (kërkesa e rënë dakord përgjithësisht është dhjetë transmetues), me çka mund të konkludohet në mënyrë racionale se këta transmetues nuk mund të kishin rënë dakord për një trillim (ikhtilak). Ai gjithashtu siguron njohuri të nevojshme (al-ʿilm al-darūrī). Çdo traditë e saktë që nuk përputhet me këto kritere, por ka një islam të mirëfilltë, konsiderohet transmetim i vetmuar (ahad) dhe kështu siguron vetëm njohuri të kushtëzuar (el-ʿilm el-muteuakif), dhe për këtë arsye ka nevojë për hetim të mëtutjeshëm. Maḥmūd al-Ṭaḥḥān, Taysīr muṣṭalaḥ al-ḥadīth (Riyadh, 1425/2004), 23–25, 27; See also Mustawa and al-Khin, al-ʿAqīdat al-Islāmīyah, 67–79.

[30] See the Yaqeen series on the science of ḥadīthhttps://yaqeeninstitute.org/series/hadith-series/.

[31] Al-Nasafī with al-Taftāzānī, al-ʿAqāʾid al-Nasafīyah, 1:90–91; Elder, Commentary on the Creed of Islam, 20–21.

[32] Ekzistojnë tre shkolla kryesore të teologjisë Sunnite: dy shkolla të teologjisë filozofike (kelam), Esharite dhe Maturidite (të cilat janë mbizotëruese në mesin e Shafive, malikive dhe hanefive, dhe shkolla teologjike etherite, e bazuar në narracione të haditheve (që është mbizotëruese në mesin e hanbelive). Ky punim zbaton perspektivën e shkollave të teologjisë filozofike.

[33] Por, studiuesit tanë [hanefi] ndjekin mendimin se e mira dhe e keqja njihen me arsye siç përcaktohet nga Më i Urti, i cili është Zoti i Lartësuar. … Dhe ky është mendimi i Ebu Hanifes në atë që dikush tek i cili shpallja nuk ka arritur, dhe i cili nuk beson në ekzistencën e Zotit dhe Njëshmërinë e Tij, atëherë ai person do të jetë në zjarr përherë, sepse ekzistenca e Zotit është një fakt i njohur nga arsyeja. ʿIṣām al-Dīn al-Qūnawī, Ḥāshiyat al-Qūnawī ʿalá tafsīr al-imām al-Bayḍāwī (Beirut: Dār al-Kutub al-ʿIlmiyyah, 2001), 11: 463. Translation by A. Y. Mol. Shih konceptin e “teologjisw minimale” të diskutuar këtu: Arnold Yasin Mol, “Divine Respite in the Ottoman Tafsīr Tradition: Reconciling Exegetical Approaches to Q.11:117” in Osmanli‘da ilm-i tefsir, ed. M. T. Boyalik and H. Abaci (Istanbul: ISAR, 2019), 543–52, https://www.academia.edu/36916673/_Divine_respite_in_the_Ottoman_tafsīr_tradition_Reconciling_exegetical_approaches_to_Q.11_117_Osmanli_da_ilm-i_tefsir_ed._M.T._Boyalik_and_H._Abaci._Istanbul_ISAR_2019_539-592

[34] Ibn Kamāl Pāshā diskuton në veprën e tij të akides për pozicionin maturidi rreth mençurisë së dërgimit të të dërguarve duke theksuar, nga një këndvështrim filozofik, fenë, si bazën për civilizimin:

Ne themi: Ndërsa Zoti, i Lartësuari, krijoi njerëzimin dhe vendosi për ta që ekzistenca e tyre varet nga mbijetesa, dhe Ai krijoi për ta nevojat [e mbijetesës] siç janë ushqimi, pijet, veshmbathja, shtëpitë dhe gjërat e natyrës së tillë. Pra, njerëzimi u bë që ti lakmonte këto domosdoshmëri në shërbim të mbijetesës së tyre ekzistenciale [dhe për këtë arsye janë armiqësorë] ndaj të tjerëve, dhe nuk janë të kënaqur me ato që Zoti i Lartësuar u siguron atyre dhe prandaj do të lejojë padrejtësi, uzurpim, vjedhje, vrasje, etj. Kështu që nuk ka shpëtim nga fakti që njerëzit duhet të bashkohen nga njerëzit e ligjit, të cilët u janë dërguar atyre për të ndaluar ato të këqija. Ata bëjnë një sistem ligji dhe rendi midis njerëzve në këtë botë dhe në mënyrë që ata të mos shkatërrojnë këtë botë. Dhe i udhëzojnë ata që të adhurojnë Zotin e tyre me trupat dhe pasuritë e tyre në mënyrë që ata ta meritojnë, përmes kësaj, parajsën në botën tjetër. Dhe ata që nuk e bëjnë këtë janë, në botën tjetër, një popull i humbur dhe i shkatërruar. Ibn Kamāl Pāshā, al-Munīr fī al-mawaʿiẓ wa-al-ʿaqāʾid (Istanbul: Dār al-Lubāb, 2018), 46. Translation by A. Y. Mol.

[35] Al-Nasafī with al-Taftāzānī, al-ʿAqā’id al-Nasafīyah, 1:91; Elder, Commentary on the Creed of Islam, 21–22.

[36] Logjika (mantik) është një instrument klasik për “të mbrojtur mendjen nga gabimet në të menduar” dhe ka përshkuar totalitetin e shkencave islame që në vitet e para. Shih Stanford Encyclopedia of Philosophy, s.v. “Arabic and Islamic Philosophy of Language and Logic,” July 23, 2008, revised November 11, 2013, https://plato.stanford.edu/entries/arabic-islamic-language/.

[37] Ndërsa logjika arabe përfundimisht u bazua në traditën e mëparshme Greke të logjikës Aristoteliane, përmes ndërmjetësve sirianë, ajo kurrë nuk u miratua në mënyrë jo kritike. Në fakt, ndodhi një proces i gjatë kritik i seleksionimit, tretjes dhe asimilimit në botën intelektuale të ortodoksisë islame. Logjika arabe kështu u bë një traditë logjike e pavarur dhe e pjekur, e harmonizuar plotësisht me ligjin dhe teologjinë islame. Për një përmbledhje të shkëlqyer të këtij procesi të integrimit, shih Tony Street, “Arabic Logic,” in Handbook of the History of Logic, eds. Dov. M. Gabbay and John Woods, vol. 1, Greek, Indian and Arabic Logic (Amsterdam: Elsevier, 2004), 523–96.

[38] “هي مقدمة العلوم كلها، ومن لا يحيط بها، فلا ثقة له بعلمه أصلاً”, Abū Ḥāmid Muḥammad b. Muḥammad al-Ghazālī, al-Mustaṣfá min ʿilm al-uṣūl, 2 vols. (Cairo: al-Maṭbaʿa al-Amīriyya, 1324/1906), 10.15–17. Përkthim pak i rregulluar nga ai i T. Street (theksimet janë nga vetë autori. Gazaliu është pare si studiuesi islam i cili ka luajtur rolin më të rëndësishëm në integrimin e shkencës së logjikës në shkencat Islame See Wael B. Hallaq, A History of Islamic Legal Theories: An Introduction to Sunnī Uṣūl al-Fiqh (New York: Cambridge University Press, 1997), 39–40; Khaled El-Rouayheb, “Theology and Logic”, in The Oxford Handbook of Islamic Theology, ed. Sabine Schmidtke (Oxford: Oxford University Press, 2016), 411–14.

[39] Jon McGinnis ofron një skicë të shkëlqyer të logjikës, veçanërisht në lidhje me marrëdhenien e saj me hetimin shkencor; shih veprën e tij  Avicenna (New York: Oxford University Press, 2010), 27–52.

[40] Logjika si shkencë është një temë e gjerë që shtrihet përtej qëllimit të këtij artikulli. Sidoqoftë, bazat e të menduarit logjik janë të lehta për t’u kuptuar. Për një hyrje të arritshme për logjikën në gjuhën angleze, shiko Peter Kreeft, Socratic Logic (South Bend, IN: St Augustine’s Press, 2010). Për një trajtim shterues silogjististikës të zhvilluar nga Avicena shih Tony Street, “An Outline of Avicenna’s Syllogistic,” in Archiv für Geschichte der Philosophie 84 (2002): 129–60.

[41] Kushtet janë shumë të paqarta dhe bërja e përcaktimeve të shëndosha na ndihmon të sqarojmë kushtet tona. Prandaj, përkufizimet kanë një rëndësi më të madhe nëse vërtet duam ta kuptojmë njëri-tjetrin. Për një udhëzues të dobishëm për të kuptuar përkufizimet në një mënyrë logjike të shëndoshë, shiko Kreeft, Socratic Logic, 123–37.

[42] Ndërsa logjika si një sistem rregullash për arsyetimin e saktë është miratuar nga shumica e studiuesve myslimanë në Islamin tradicional, autorët janë të vetëdijshëm që një pakicë e rëndësishme e studiuesve kanë refuzuar përdorimin e logjikës për arsye të ndryshme, më së shumti juristi Shafiit, Ibn Salah (vdiq 643/1245) dhe dijetari hanbeli Ibn Tejmije (vdiq 728/1328). Është përtej qëllimit të këtij artikulli të eksplorojmë pozicionet studimore pro dhe kundër logjikës (shpresojmë që kësaj teme ti kushtojmë një artikull të tërë në të ardhmen), por për më shumë detaje mbi këtë debat shih përmbledhjen e shkëlqyer të  Khaled El-Rouayheb: “Sunni Muslim Scholars on the Status of Logic, 1500–1800,” Islamic Law and Society 11, no. 2 (2004): 213–32.

[43] Nga historia e hershme islame, studiuesit islamë dhe enciklopedistët kanë bërë përpjekje të mëdha për sistemimin dhe kategorizimin e fushave të ndryshme të dijes. Si rezultat, studiues të ndryshëm kanë përdorur grupe të ndryshme të kritereve për të ndërtuar kategorizime. Dallimi dyfish i shkencave “instrumentale” dhe “më i lartë” i përdorur këtu pasqyron traditën e medresesë osmane. Një tjetër kategorizim i njohur dhe shumë më i gjerë është gjetur në veprën e famshme enciklopedike të Ṭāshkuprī’zādah, Miftāḥ al-saʿādah wa miṣbāḥ al-sayādah [The Key to Happiness and the Lamp of Lordship] (Beirut: Dār ibn Ḥazm, 1431/2010). Për më shumë në lidhje me klasifikimin e shkencave islame, shih Hans Hinrich Biesterfeldt, “Medieval Arabic Encyclopedias of Science and Philosophy,” in The Medieval Hebrew Encyclopedias of Science and Philosophy, ed. Steven Harvey (Dordrecht: Springer, 2000), 77–98; Bakar, Classification of Knowledge in Islam.

[44] Organon (lit. “Instrument” ose “mjet”) është termi i lashtë Grek që u përdor për koleksionin standard të shkrimeve logjike Aristoteliane që ishin pjesë e kurrikulës shkencore-filozofike të botës helenistike. Për më shumë mbi programin mësimor të medresesë islame dhe rëndësinë e tij, shiko Hamza Karamali, The Madrasa Curriculum in Context (Abu Dhabi, UAE: Kalam Research & Media, 2017) and John Walbridge, God and Logic in Islam: The Caliphate of Reason (New York: Cambridge University Press, 2011).

[45] Për një shprehje klasike orientaliste të “teorisë së rënies” në logjikën arabe, shih, Nicholas Rescher, Studies in the History of Arabic Logic (Pittsburgh, PA: University of Pittsburgh Press, 1963). Për një korrigjim të rëndësishëm të këtij modeli, shih: Khaled El-Rouayheb, Relational Syllogisms and the History of Arabic Logic 900–1900 (Leiden, Boston: Brill, 2010).

[46] Për fat të mirë, ne mund të dëshmojmë fillimet e një ringjalljeje të kësaj tradite intelektuale në të gjithë botën myslimane, për shembull në rihapjen e Medresesë së famshme të Suleymaniye në Stamboll, e cila shërbeu si seminari i lartë teologjik i perandorisë Osmane në shekuj, Shiko: “Süleymaniye Campus Opened with Ribbon-Cutting Ceremony,” Ibn Haldun University, October 3, 2018, https://www.ihu.edu.tr/en/suleymaniye-campus-opened-with-ribbon-cutting-ceremony/.

[47] Shihe këtë diskutim në Amjad M. Mohammed, Muslims in Non-Muslim Lands: A Legal Study with Applications (Cambridge: Islamic Texts Society, 2013), 60–70.

[48] Shih Mohammed Ghaly, “Biomedical Scientists as Co-Muftis: Their Contribution to Contemporary Islamic Bioethics,” Welt des Islams 55, nos. 3–4 (2015): 286–311, https://doi.org/10.1163/15700607-05534p03.

[49] Rebecca Heilweil, “How the 5G Coronavirus Conspiracy Theory Went from Fringe to Mainstream,” Vox, April 24, 2020, https://www.vox.com/recode/2020/4/24/21231085/coronavirus-5g-conspiracy-theory-covid-facebook-youtube.

[50] Stanley Shanapinda, “No, 5G Radiation Doesn’t Cause or Spread the Coronavirus. Saying It Does Is Destructive,” The Conversation, April 7, 2020, https://theconversation.com/no-5g-radiation-doesnt-cause-or-spread-the-coronavirus-saying-it-does-is-destructive-135695.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *