Konspekt: RETHINKING WORLD HISTORY. By Marshall G.S. Hodgson. Cambridge:
Cambridge University Press, 1993. Pp. xxi, 328. Review by John Voll. “The International Journal of African Historical Studies”, Vol. 27, No. 2 (1994), pp. 461- 463

Në një botë ku ekziston një vetëdije gjithnjë e më e madhe e qasjeve ekologjike dhe konteksteve multikulturore, rendësia e perspektivave globale në shqyrtimin e eksperiencave specifike njerëzore dhe rëndësia paralele e të kuptuarit të kontureve të përgjithshme të historisë botërore po marrin një vemendje gjithnjë e më të lartë. Një nga pionerët e të dyja këtyre shqetësimeve ishte edhe Marshall G.S. Hodgson. Punimet e tij akademike rreth historisë së Islamit bën të mundur kuptime të reja të vendit që Islami zë në historinë botërore dhe esetë e tij mbi historinë botërore frymëzuan shumë njerëz që të mendonin në mënyrë të ndryshme nga ç’bëhej deri në atë kohë. Edmund Burke III ka kryer një shërbim të vyer duke sjellë në një volum të titulluar “Rethinking Ëorld History” një koleksion të disa prej eseve më të rëndësishme të Hodgsonit. […] Ky vëllim përmban disa prej eseve më të rëndësishme të shkruara nga Hodgson, së bashku me esenë hyrëse dhe atë mbyllëse të shkruara nga Edmond Burke III. Vëllimi në fjalë është organizuar në mënyrë të dobishme dhe ka avantazhin e koherencës dhe vazhdimësisë, të cilat ndihmohen edhe nga esete e shkruara nga Burke.

Pjesa e parë e vëllimit përban gjashtë ese që merren me “Evropën në një kontekst global”. Këto ese përpiqen të sigurojnë një alternative ndaj konceptiemve eurocentrike dhe perëndimore (ëesternist) të zhvillimit të civilizimit perëndimor. Eseja e katërt përmban një diksutim të Hodgsonit në lidhje me “Transformimi i madh perëndimorë”. Në të ai ofron konceptin e teknikalizimit si një alternativë ndaj qasjeve më standarte të modernizimit/uesternizimit ose teorive marksiste. Perspektiva dhe qasja e përgjithshme pasqyrohen në pohimin e Hodgsonit sipas së cilit: “Historia evropiane…ka qenë kryesisht një pjesë e varur, së paku deri në kohët e vona, e zhvillimit të përgjithshëm të civilizimit. Duke e studiuar nën këtë dritë ne do të përftojmë një kuptim të ri si të evropës ashtu edhe të racës njerëzore”. (p. 37).

Pjesa e dytë përmban katër ese mbi “Islamin në kontekstin global”. Këto ese ofrojnë një kritikë ndaj akademizmit perëndimorë në lidhje me Islamin, veçanërishtë ndaj prirjes perëndimore për ta parë periudhën e vonshme historike islame si përgjithësisht pjesë e një tatëpjete të zgjatur. Në nje esë të kësaj pjese të dytë e cila flet rreth “unitetit në historinë e vonshme islame”, Hodgsoni ofron një argument tejet bindës në favor të rëndësisë në skenën botërore të tre perandorive myslimane të shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë – përkatëisisht prandoria Osmane, Mogule dhe Safavide. Esetë e kësaj pjese të dytë shtrihen nga diskutimet e themeleve para-islame deri tek çështjet e islamit dhe modernitetit në botën bashkëkohore. Një nga shenjat që tregojnë se sa novatore është kjo vepër është edhe fakti se ndonëse esete janë shkruar më shumë se një çerek shekulli më parë, gjithsesi ato janë ende relevante dhe aktuale si edhe stimuluese nga ana intelektuale.
Esete më të vështira nga ana konceptualle janë ato që gjenden në pjesën e tretë të librit dhe që kanë të bëjnë me “disiplinën e historisë botërore”. Këtu ne shohim përpjekjen e Hodgsonit për të krijuar një perspective konsistente dhe mirëfilltazi “ëorld-historical” (botërore-historike). Siç duket qartë edhe në pohimin e tij se “arsyeja për displinimin e fushës së kërkimit nuk është që shkrimari apo lexuesi të bëhen më të thellë…por të sigurohet se rezultatet e “cekësisë së arsimuar” të jenë më pak çorientuese” (f. 293). Në këto ese Hodgsoni merret me çështje madhore të metodës dhe disiplinës akademike: “Objektiviteti i kërkimit historik në shkallë të gjerë”, kufizimet e historisë krahasuese dhe “studimet ndërrajonale si integruese të disiplinave historike”.
Të gjitha këto diskutime janë intelektualisht stimuluese dhe në të shumtën e rasteve janë fatkeqësisht ende novatore në përpjekjen e tyre për të krijuar një perspektivë analize vërtet globale dhe ëorld-historical (botërore-historike).

Përktheu: Rezart Beka

Last modified: 06/01/2021
Close