Grup autorësh

Ngjitja në Kryq

Se kryqëzimi ishte një nga dënimet më mizore të buruara nga brutaliteti njerëzor, kjo ishte një gjë njëzëri e njohur nga mendjet e ndritura të lashtësisë: “Vetë emri i kryqit do të qëndrojë jo vetëm në trupin e qytetarëve të Romës, por edhe në mendjen e tyre, në sytë dhe veshët e tyre”, kështu thërriste njëherë oratori më i mirë romak Marko Tullio Cicerone (Pro Rabiro V. 16). I njëjti autor në një vend tjetër e përkufizon kryqëzimin si “forma më mizore dhe e frikshme e vdekjes (In verrem, II. 5, 64,165). Taciti me një farë përçmimi e quante “dënimi i vdekjes për skllevërit” (Hist. V. 11). Jozef Flavi e quante si: “lloji më i mjerueshëm i vdekjes” (Luft. Jud. 7. 6,4 § 203). Së fundmi, juristi romak Callistrato e konsideronte si “dënimin më të madh” me të cilën mund të krahasohet vetëm vdekja përmes djegies se gjallë (Digesta, 48. 19,28 e mëposhtë). E drejta penale Hebraike nuk e njihte kryqëzimin. Varja në dru, që sipas së drejtës hebraike i aplikohej idhujtarëve dhe blasfemuesve pas gurëzimit, nuk ishte një dënim me vdekje, por një dënim shtesë i dhënë pas vdekjes e që shërbente për ta vulosur të dënuarin si të mallkuar nga Zoti: “sepse ai që rri varur është i mallkuar nga Perëndia” (Deutoronomi 21:23); “I mallkuar është kushdo që varet në dru” (Galatasve 3:13 shih edhe Veprat 5:30; 10:39). Nami i keq  për shpikjen ose së paku për aplikimin e parë dhe të shpeshtë të kësaj mënyre ekzekutimi, i atribuohet Persëve (Herodotus 1,128; 3,132.159.125; Thucydides 1,110,3). Duket se ata e perdornin këtë metodë për të shmangur ndotjen me trupin e të dënuarit, të tokës së shenjtëruar nga Ormuzi. Më vonë e shohim kryqëzimin si mjet ekzekutimi tek Aleksandri i madh, tek sovranidiadochi [1] e sidomos prane Kartagjenasve. Nga Kartagjena kryqëzimi mbërriti në Romë, ku i aplikohej skllevërve dhe krimineleve të mëdhenj, si hajdutët e vendeve të shenjta, piratëve, desertorëve e sidomos rebelëve dhe tradhtarëve. [2] Por vetëm më faqezinjt prej qytetarëve romak mund të dënoheshin me kryqëzim, e kjo në raste të rralla. Në provincat e romës, ky dënim që parashikohej nga ligjet e Romës, ishte një nga mjetet më bindëse për mbjatjen e rendit dhe të sigurisë së perandorisë. Me pak fjalë ai ishte par excellence mjeti më i zakonshëm që shërbente si parandalues ideal për të shkurajuar rebelet e mundshëm. Kryqëzimi zyrtarë nuk kryhej në shumë mënyra, sipas rrethanave apo tekave të xhelatëve, por ekzistonte një ritual i paracaktuar. Opinioni i përhapur sipas së cilit i kryqëzuari fiksohej në kryqin e përgatitur më parë, qoftë (kryqi) i shtrirë apo në këmbë, është i gabuar. Zakonisht proçedura, sipas mos romanirum-it, ishte si vijon: i dënuari zhvishej , më pas, i shtrire në tokë, i nguleshin gozhdat në parakrah afër pulsit ose lidhej me krahët e hapura në traun e tërthortë (patibulum-i) që vet ai duhej ta mbante deri në vendin e kryqëzimin (Artemidoro, Oneir. 2, 56) [3] Të ardhur në vendin e kryqëzimit, traversa ngrihej së bashku me trupin e të dënuarit dhe fiksohej vertikalisht në terren (staticulum-i ose stipes) dhe në këtë tra fiskoheshin përmes gozhdave këmbët. Një copëz druri e vendosur në mes të traut, sedilja, mbante shpesh trupin e të kryqëzuarit (Sedilja për mbështetje vërtetohet nga Justini, Dial. con Tryph. 91,2; Ireneu, Adv. Haer. 2. 24,4 dhe Tertulliani, Ad. Nat. 1,12; Adv. Marc. 3,18). Përsa i përket mbështetëses së këmbëve, suppedaneum, që hasim zakonisht në ikonografi dhe në skulptura, në rrëfimet e lashta, në lidhje me këtë nuk gjendet asnjë gjurmë. [4] Zakonisht gajtësia e traut vertikal ishte pak më e lartë se e një njeri normal, kështuqë këmbët e të dënuarit ishin pak centimetra larg tokës. Kryqet, stipesi i të cilave kishte këtë gjatësi quheshin humiles (Apuleius, Metamorph. 6,32). Por disa herë si në shembullin e Jezusit të ungjijve (shih Marku 15:32,40), dëshirohej që kryqi të ishte më i dukshëm (Svetonio, Galba 9) e atëherë trau vertical ishte i gjatë, aq sa mjaftonte që i kryqëzuari të shihej ndërsa jipte shpirt që nga larg, nga kushdo që kalonte rastësisht apo për të marrë pjesë në këtë spektakël. Në këtë rast kryqi quhej sublimis. Në rrugën drejt kryqit, e ashtuquajtura via cruces, krimineli mbante të varur mbi shpatulla një tabelë, mbi të cilën ishte shkruar causa poenae, d.m.th. motivi i dënimit. Kjo tabelë, me shkrimin e fajit sipër, në fund të ekzekutimit, fiksohej mbi kryq (Svetonio, Calig., 32; Domitian., 10; Dione Cassio, Hist. Rom., 54. 3,7; 73. 16,5; Eusebi, Hist. Eccl., VI. 1,44). Në varësi të mënyrës sesi patibulumi lidhej me stipesin  përftoheshin edhe format e ndryshme të kryqit. Ndër më të zakonshmet mund të përmendim: crux commisa (=T), crux decussate (=X) dhe crux immisa (=t). Por edhe crux simplex (I), impalatio dhe furcapërdoreshin për ekzekutime. I dënuari vendosej në një nga këto objekte me ndihmën e litarëve, e disa herë edhe më anë të gozhdave. Vuajtjet fizike përmes gozhdave ishin më të mëdha se sa nga litarët, por agonia zgjaste më pak sepse vdekja përshpejtohej nga humbjet e mëdha të gjakut. [5]

Nëse për ndonjë arsye dëshirohej të pëshpejtohej vdekja e një të kryqëzuari, atëherë i thyheshin gjymtyrët e poshtme me shufër hekuri, koha e vdekjes varej edhe nga kondicioni fizik i të dënuarit. Vetëm fakti i të qënurit i kryqëzuar për disa orë shkaktonte një gjendje të tillë lodhjeje e kapitjeje, saqë i dënuari edhe nëse zbritej nga kryqi i gjallë vështirë se mund të mbijetonte.[6] Pas kësaj historie kronologjike të shkurtër por të nevojshme lidhur me kryqëzimin historik, mund ta kthejmë tani vëmendjen tonë në rrëfimin biblik të Dhjatës së Re.

Siç e kemi parë më lart, veprimi i fundit para se Jezusi të kryqëzohej sipas rrëfimit të ungjijve dhe imazhit të shtrembëruar të ikonografisë[7] ishte detaji i pijes narkotizuese ofruar Jezusit. Pame edhe se ai refuzoi ta pinte. Menjëherë pas këtyre detajeve të imagjinuara, i dënuari, sipas teksteve, më së fundi hipi mbi kryq. Pasi u bë kjo, ushtarët ose më mirë xhelatët, sipas rrëfimeve, paskan ndarë përmes një shorti rrobat e të dënuarit. Ky detaj i fundit përmbledh, në të vërtetë, probleme shumë serioze. Pa marrë parasysh faktin se këto rroba, siç e saktësuam më parë, nuk duhet të ekzistonin në këtë fazë të rrëfimit, duke ditur që i dënuari duhej të dërgohej në vendin e ekzekutimit krejtësisht i zhveshur, sërisht përballemi me mospërputhje të thella që duhet të theksojmë. Por para se të vazhdojmë me këtë është e nevojshme ti hedhim një sy një prej pjesëve të ungjijve që na flet për këtë rrethanë: “Dhe ushtarët, mbasi e kishin kryqëzuar Jezusin, morën rrobat e tij dhe bënë katër pjesë, një pjesë për çdo ushtar, dhe tunikën. Por tunika ishte pa tegel, e endur një copë nga maja e deri në fund. Prandaj ata i thanë njëri-tjetrit: “Nuk e grisim, por hedhim short kujt t`i bjerë“; që të përmbushej Shkrimi, që thotë: “I ndanë midis tyre rrobat e mia, dhe hodhën short për tunikën time“. Ushtarët, pra, i bënë këto gjëra.” (Gjoni 19:23,24; edhe Mateu 27:35; Marku 15:24; Luka 23:34). A vepruan ushtarët vërte kështu? Aspak. Le ti shohim së bashku arsyet. Këtu autori aludon në një shkrim të Dhjatës së Vjetër i cili, sipas tij, është përmbushur krejtësisht në Jezusin në momentin kur ato i ndanë rrobat e tij. Pjesa vetereotestamentare për të cilën bën fjalë është si më poshtë: “Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe mbi to hedhin short.” (Psalmi 21:19 ose 22 për përkthime që mbajnë numërimin mazoretik). Në pamje të parë duket se “profecia” kështu siç është parashtruar nga autori, është përmbushur me të vërtetë ne Jezusin. Por siç e kemi thënë me parë gjërat nuk janë kështu.

Së pari, teksti hebre i Psalmit nuk bën dallim dhe as nuk flet për një tunikë së bashku me rrobat, siç paraqitet në riprodhimin e shtrembërt të Gjonit; në hebraisht të dy emrat janë sinonime. Gjoni 19:24 e mohon krejt këtë dhe kryen një shtrembërim të tekstit hebraisht duke shtuar, me kokën e vet, tunikën bashkë me rrobat. [8]

Së dyti, paralelet sinoptike kanë një ide krejt tjetër. Luka 23:34, sa për fillim, nuk është i të njëjtit mendim. Ai nuk flet fare për tunikën. Për atë, përjashto një lloj turbullire, të gjitha rrobat u ndanë dhe më pas u hodhën të gjitha në short: “Pastaj, pasi i ndanë rrobat e tij, hodhën short”. Mateu 27:35, nga ana e tij, nuk bën asnjë dallim ndërmjet ndarjes së të gjitha rrobave e më pas hedhjen në short, por mendon për ndarjen e të gjitha rrobave përmes këtij shorti: “Mbasi e kryqëzuan, i ndanë me short rrobat e tij”.

Përmes Markut 15:24 ndoshta mund të kuptojmë më mirë çfarë dëshironte të thontë Mateu: “Dhe, pasi e kryqëzuan, i ndanë rrobat e tij duke hedhur short, për të ditur çfarë do t`i binte secilitGjoni, pra, e mendon Jezusin të veshur sipas zakonit grek të asaj kohe: me një kitôn (=tunik e sipërme) dhe një himation (=një lloj pelerine); ai, saktëson, në kundërshtim me sinoptikët, që një pjesë e veshjeve është ndarë ndërmjet tétradion-it ose quaterni militum­-it (=katërshe ushtërësh) dhe një  pjesë e dytë është hedhur me short.

Për t’iu kthyer Psalmit, duke lënë mënjanë dallimin tekstual ndëmjet pasazhit të Dhjatës së Vjetër dhe riprodhimit abuziv të Gjonit, nuk është e mundur që t’ia aplikojmë këtë tekst Jezusit. Përse? Autori neotestamentarë, kryen, si zakonisht, një ekstrapolim flagrant nga konteksti global i Psalmit me qëllimin e vetëm që tia aplikoj atë në mënyrë të padrejtë Jezusit. Duke e lexuar Psalmin në dritën e plotë të kontekstit të tij do ti kuptojmë menjëherë arsyet: “[verseti 3] O Perëndia im, unë bërtas ditën, por ti nuk përgjigjesh, edhe natën unë nuk rri në heshtje […] 6 Por unë jam një krimb dhe jo një njeri; turpi i njerëzve dhe përçmimi i popullit […] 18 Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time. Por ti, o Zot, mos u largo; ti që je forca ime, nxito të më ndihmosh. Çliroje jetën time nga shpata, jetën time të vetme nga këmba e qenit […] 22 Unë do t`u njoftoj emrin tënd vëllezërve të mi, do të të lëvdoj në mes të kuvendit […] 24 Sepse ai nuk ka përçmuar as nuk ka hedhur poshtë vuajtjen e të pikëlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrën e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kënaqur. Shkaku i lëvdimit tim në kuvendin e madh je ti; unë do t`i plotësoj zotimet e mia në prani të të gjithë atyre që kanë frikë nga ti. Nevojtarët do të hanë dhe do të ngopen; ata që kërkojnë Zotin do ta lëvdojnë; zemra juaj do të jetojë përjetë […] 28 Sepse Zotit i përket mbretëria dhe ai sundon mbi kombet […] 30 Unë do të jetoj për të, atij do ti shërbejnë pasardhësit e mi.

Ky Psalm, që tradicionalisht i është mveshur Davidit, nuk është aspak një profeci në pritje për tu përmbushur, por, më saktësisht, një vajtim ose lutje e njëkohësisht edhe një shprehje falenderimi. Këto fjalë shqiptohen nga një njeri i cili e ka përjetuar tashmë shpëtimin. Versetet e para janë një vajtim i ngritur nga ai në fillim të vuajtjeve të tij. Përshkrimet metaforike i të qënurit një krimb dheturp i njerëzve nuk mund ti përshtaten një profeti të madh siç ishte Jezusi, qoftë edhe me paralogjizmat apo tipologjit arbitrare më të menduara. Pohimi triumfues i verseteve 22-31 është më shumë se bindja e të qënurit i dëgjuar nga Zoti. Versetet 24-26 kanë lidhje me falenderimin dhe njohjen e Jehovait (Zoti) si çlirimtarë. Mbajtja e një banketi festiv ku marrin pjesë edhe të varfërit është bërthama e verseteve 25,26, ku panegjiristi përshkruan ceremonin në Tempull, i mbajtur në shenjë falenderimi për lutjen e plotësuar. Në fund, oratori vendos në kontrast zgjatjen e jetës së tij, që nuk pati shkeputje (verseti 30), me vdekjen përmes shpatës (verseti 20)-jo përmes kryqëzimit- në të cilën ranë armiqtë e tij ose kishin dëshiruar armiqtë e tij për të, por që nuk ia kishin arrirë të kryenin planin e tyre. Ai thekson edhe faktin se do ketë ose pati deri edhe pasardhës gjenetik, e jo sigurisht shpirtëror (shih edhe Psalmit 24 [25]:13; 36 [37]:37; 101[102]:29; 108[109]:13; 111[112]:2)

Siç e shohim, edhe këtë rradhë Dhjata e Re  për të përmbushur atë që në të vërtëtë nuk ishte një profeci, bie, duke mos pasur mjete të tjera, në atë gabim metodologjik që i vie shumë për shtat: marrja e disa fjalëve nga teksti hebraik, çrrënjosja me qëllim nga konteksti, absolutizimi dhe më pas ndërtimi i ngjarjes së trilluar për ta sjellë në përputhje me profecinë.

Referenca

  1. Në greqinë e vertetë duket se nuk kanë ndodhur kurrë kryqëzime; K. Latte (Pauly-Wissowa: Realencyklopädie für protestantische Teologie und Kirche, Supplemento VII, f. 1606) citon një dokument me prejardhje nga Amyzon in Carie (II-I sec. p.e.r.). Bëhet fjalë për një skllav që kishte vrarë zotëriun e tij dhe i kishte vënë flakën shtëpisë.
  2. Hajdutët e tempujve: Digesta 48. 13, 6 e meposhtë; Desertorëve: Dig. 48. 19,38,I; 49. 16,3,10;   fajtorët për tradhti të lartë dhe kryengritësit: Dig. 48. 19,38,1-2; 48. 19,28,15.
  3. Që i dënuari nuk mbante të tërë kryqin por vetëm traun e tërthortë, deduktohet nga fakti shumë herë i përsëritur që trau vertikal i kryqit ishte zakonisht (ose së paku shpesh) i ngulur në vendin e ekzekutimit, si edhe nga fakti se patibulum-i (që i dënuari duhet të mbante) dhe kryqi (në të cilën ngulitej ai) kishin emra të ndryshëm, ndonëse shpesh shfaqet mënyra sinoptike “të mbash kryqin” (dokumentacioni në: “H.L. Strack-P.Billerbeck, Kommentar zum Neuen Tesament aus Talmud und Midrasch, cit., vol. I, f. 578; U. Holtzmeister, Crux Domini atque crucifixion, Roma 1934, f. 17s; Krahaso Th. Mommsen, Römisches Strafrecht, Leipzig 1899, f. 920; H.F. Hitzig, articolo crux, Pauly-Wissowa: Realencyklopädie für protestantische Teologie und Kirche, IV, f. 1730; shih edhe Gjonin 21:18,19).
  4. Ekzistenca e suppedaneum-it nuk është e provueshme para shekullit të III e.r. (G. Schönermark, Das Fussbret am Kreuze Christi, in “Zeitschrift für christliche Kunst”, nr. 20, 1907, f. 77-82)
  5. Nëse, sic na mësojnë burimet e lashta, disa të kryqëzuar shpesh vdisnin vetëm pas disa ditësh, atëherë bëhet fjalë pa dyshim për të dënuar të kryqëzuar me anën e litarëve.
  6. Dime nga Jozef Flavi, se gjatë rrethimit te Jeruzalemit, gjatë kohës që u largua për një çast nga trupat romake, një grup Judenjsh u kap dhe u kryqëzua menjëherë. Vetëm gjatë rikthimit të tij, në pasditen e së njëjtës ditë, Jozefi rastësisht zbuloi se ndërmjet të kryqëzuarve ishin edhe tre shokë të tij të cilët ishin kryqëzuar prej disa orësh. Ai ndërhyri menjerë për ta pranëTito-s dhe mori lejen ti zbriste nga kryqi, por vetëm njëri prej tyre mbijetoi të tjerët vdiqën paçka kujdesit mjekësor (Vita 75 § 420 s).
  7. Të krishterët e hershëm refuzonin ta paraqisnin zotin-njeri të tyre në një gjendje kaq të turpshme, gjatë kohës kur kryqëzimi ishte ende dënimi që i rezervohej kriminelëve më të këqinj. Që kur Konstandini e ndaloi dënimin e kryqëzimit, u guxua që pak nga pak ai të paraqitej edhe mbi kryq. Për këtë na flet Prudenzio dhe e gjejmë rafigurimin e një të kryqëzuari në derën e “Santa Sabinës” në shekullin e V. Që nga koha e Monofisiti-t (fundi shekullit të V) u bë më e shpeshtë paraqitja e të kryqëzuarit veçanërisht në lindje (bëhëj fjalë për një lloj kryqëzimi metaforik). Rreth fundit të shekullit të VII, konçilli i Trullano-s urdhëron të paraqitet drejtpërdrejt kryqëzimi; reagimi që vijoi më pas kundër ikonoklastisë shërben qartësisht për të krahasuar këtë përdorim. Rafigurimi i të kryqëzuarit që u përdor në atë kohë është si i paraqitur në Biblën e Rabbula-s të 586 e.r., ajo e paraqet të kryqëzuarin si krenar mbi kryq: me trupin drejt, i qetë, plot madhështi, sytë e hapur, mjekrra solemne, krahët e shtrira horizontalisht, i veshur krejtësisht me një tunik të purport, këmbët e gozhduara me dy gozhda të veçanta nësuppedaneum. Duke filluar nga shekulli i XI u përhap kudo kocepti i të kryqëzuarit të vuajtur.  Trupi është i shtrembët dhe i përkulur, koka shumë e rënë, linjat të kontraktuara nga dhimbja, krahët nuk janë më të shtrira horizontalisht, gjunjët e harkëzuara, këmbët e ngulura me një gozhdë të vetme në kryq pa suppedaneumin, e pak nga pak, fillon të përdoret kurora me gjemba.
  8. Dëshiroj të tërheq vemendjen në një fakt shumë të rëndësishëm. Shumë përkthyes biblikë duke e parë se teksti në hebraisht nuk përputhet me tekstin e Gjonit. Pra pasi e kane parë se Gjoni ka shtrembëeruar tekstin e Psalmeve kanë e kanë ndryshuar tekstin e Psalmeve duke e sjelle atë në përputhje me Gjonin. Ky gabim ka zënë vend edhe në përkthimin e biblës në gjuhën shqipe Diodati i ri. Ndërkohë që teksti origjinal është ashtu siç e kemi përkthyer atë në shqyrtimin tonë “Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe mbi to hedhin short[/b] dhe kjo eshte ajo qe shumica e biblave e perkthejne.

      Ndër to mund të shihni

  1. Contemporary English Version
  2. 21st Century King James Version
  3. Young’s Literal Translation
  4. New International Reader’s Version
  5. New American Standard Bible
  6. New Living Translation
  7. English Standard Version

Këto bibla dhe shumë versione të tjera mund ti shihni në bible.gospelcom.net/passage/?search=GEN+1&version=46;

Last modified: 03/01/2021
Close