TwitterFacebookPinterestGoogle+

Evropa, liberalizmi dhe myslimanët evropian

KONSPEKT: Bikhu Parekh (2006). Europe, liberalism and the ‘Muslim question’. In (Ed) Modood, Triandafyllidou, Zapata-Barrero. Multiculturalism, Muslims and Citizenship: A European Approach, pp. 179-204.  Routledge 2006

Në këtë ese Parekh analizon burimin e ankthit të liberalëve kundrejt pranisë së myslimanëve në Evropë. Ai analizon thelemet filozofike dhe politike të ligjërimit liberal rreth emigrantëve myslimanë në Evropë dhe politikave integruese. Ai përpiqet, gjithashtu, që të ofrojë një egative më objektive të nivelit të integrimit të myslimanëve në Evropë. Pyetjet kryesore të cilave kjo ese përpiqet ti përgjigjet janë egat poshtë:

1) Cilat janë arsyet që i kanë bërë të mundur liberalëve që të përvetësojnë një ligjërim joliberal dhe antimysliman. Një ligjërim i cili në vend që të mbrojë të drejtat e minoritetit mysliman dhe diversitetin kulturor, përkundrazi e percepton praninë myslimane në evropë si një kërcënim për kulturën dhe shoqëritë evropiane?

2) Cilat janë disa nga themelet politike dhe filozofike që qendrojnë pas një qasjeje të tillë të liberaleve kundrejt myslimanëve në Evropë dhe cilat janë disa nga tensionet e brendshme apo kufizimet e kësaj qasjeje?

3) A është i mundur integrimi i myslimanëve në Evropë dhe a është e mundur për shoqëritë laike dhe liberale që të mirëpresin kërkesat dhe nevojat e veçanta të myslimanëve pa rënë në mospërputhje me historinë dhe qendrimin filozofik liberal?

Parekh përpiqet t’i përgjigjet këtyre pyetjeve përmes analizës së disa prej themeleve politike dhe filozofike të ligjërimit antimysliman të zhvilluar në gjirin e liberalëve evropianë si edhe përmes shpjegimit të mënyrës së si këto themele modelojnë dhe përcaktojnë mënyrën se si liberalët i perceptojnë myslimanët në Evropë si edhe se si këto themele filozofiko-politike japin një egative të shtrembëruar të realitetit të integrimit myslimanë ashtu siç ekziton në terren.

Së pari, Parekh e fillon analizën e tij duke analizuar dy qendrime klasike politike karshi emigranteve, më saktësisht qëndrimin asimilues dhe atë integrues. Qendrimi asimilues është përkrahur kryesisht nga e djathta konservatore dhe sipas tij emigrantët myslimanë duhet të asimilohen në shoqëritë perëndimore duke përvetësuar normat dhe vlerat mbizotëruese ne ato shoqëri si edhe duke hequr dorë nga partikularitetet kulturore dhe fetare të vendeve të tyre të origjinës. Ndërsa, qasja integruese është përvetësuar kryesisht nga e majta liberale dhe sipas këtij qendrimi emigrantët nuk duhet të detyrohen që të përvetësojnë normat kulturore dhe fetare të vendit në të cilin jetojnë, por ndërkohë që ruajnë në jetën private besimet dhe vlerat e tyre specifike gjithsesi në jetën publike ato duhet të integrohen me pjesën kryesore të shoqërisë, duke përvetësuar normat dhe vlerat publike.

Qendrimi liberal dallon nga ai konservtor në atë se ky i pari nuk bazohet mbi premisën se uniteti politik kërkon edhe unitet kulturor. Liberalët argumentojnë se uniteti kulturor është një kusht i domosdoshëm vetëm për sa i përket sferës publike, ndërsa në sferën private diversiteti duhet konsideruar vlerë. Por, siç argumenton edhe Parekhu, dallimi ndërmjet qasjes asimiluese dhe asaj integruese nuk është edhe ega madh sa ç’mund të duket në pamje të ega. Kjo sepse pavarësisht faktit që liberalët e lejojnë diversitetin në sferën private, gjithsesi ata besojnë se një unitet kulturor është i mundshëm të arrihet vetëm në rastin kur vlerat që udhëheqin sferën publike nuk bien në kundërshtim me vlerat e përqafuara nga individët në sferën e tyre private. Kësodore, çdo përpjekje e bërë nga myslimanët për tu konformuar me rendin egati duhet konsideruar e pamjaftueshme dhe ata duhet të shtyhen ose i duhet bërë presion që t’i sjellin vlerat e tyre private në harmoni me ato publiket dhe të braktisin çdo vlerë fetare apo kulturore që është në kundërshtim me vlerat publike. Sipas Parekhut, kjo bën që dallimi ndërmjet qasjes asimiluese, të përkrahur nga konservatorët, dhe asaj integruese, të përkrahur nga e majta liberale, të mos jetë ega madh sa ç’duket. Sepse, të dyja qasjet në fund të fundit i kërkojnë ose ia imponojnë myslimanëve që të heqin dorë nga kultura apo tradita fetare e tyre e origjinës dhe të përvetësojnë traditat dhe kulturën vendase. Si pasojë qendrimi ega dy grupimeve politike ndaj emigrantëve myslimanë është egative dhe shpeshherë edhe imponues.

Së dyti, një tjetër supozim politik dhe filozofik i liberalizmit, i cili shtrembëron perceptimin liberal rreth rolit të emigrantëve në Evropë, ka të bëjë me fenë dhe vendin e saj në shoqërinë moderne. Liberalët janë të bindur se myslimanët janë të paaftë që të përshtaten me shoqëritë evropiane sepse ata nuk arrinë dot të ndajnë fenë nga politika. Qasja e tyre ndaj ega i pengon ata që të përqafojnë një stil jete laik dhe vlera thelbësisht laike si humanizmi, racionaliteti kritik dhe individualizmi. Kësodore, ata nuk mund të jenë krejtësisht pjesë e shoqërive evropiane. Parekh argumenton se një qasje e tillë, e cila vendos një dikotomi të qartë ndërmjet ega dhe laicizmit, shkencës dhe besimit, vlerave laike dhe atyre fetare, është tejet e ekzagjeruar dhe është një keqkuptim i mënyrës se si shoqëritë moderne evropiane funksionojnë në realitet. Për të, politika evropiane nuk është laike në kuptimin strikt të fjalës.

Trashëgimia e krishterë është në bazë të shumë prej koncepteve, ideve, fjalorit dhe praktikave të sistemit modern evropian. Idetë krejtësisht liberale si humanizmi, dinjiteti njerëzor, liria e ndërgjegjes etj…, kanë një të kaluar të krishterë. egati gjitha, organizimet ligjore dhe politike të pranishme në shumë shoqëri evropiane e njohin rolin që luan feja për shoqëri dhe rrjedhimisht kanë akomoduar në sistemin e tyre ligjore dhe politik nevojat fetare të shtetasve të tyre. Fjalori teologjik në ligjërimin politik është i pranishëm në politikat e shumë grupeve politike apo shteteve perëndimore dhe nuk është aspak një fenomen specifik vetëm për bashkësinë myslimane. Kështu që, për Parekhun, ligjërimi fetar i myslimanëve duhet ega egat harmoni me atë që sapo shpjeguam derimëtani dhe nevojat e bashkësisë myslimane duhen akomoduar në të njëjtën mënyrë si ato të bashkësive të tjera fetare.

Një faktor i tretë, i cili sipas Parekhut qendron në themel të ankthit të liberaleve rreth pranisë së myslimanëve në Evropë, i ka rrënjët në konceptin liberal të racionalizmit. Liberalët dallojnë ndërmjet normave morale liberale nga njëra anë, të cilat konsiderohen egative, pastërtisht racionale, bindëse për çdo person racional, dhe zakoneve dhe traditave nga ana tjetër, të cilat janë rajonale për nga natyre, jo racionalisht të verifikueshme dhe të cilat në mënyrë që të pranohen nga shoqëria duhet të vendosen gjithnjë nën autoritetin e vlerave morale egative. Rrjedhimisht, të gjithë ata që nuk janë dakord me vlerat morale egative dhe liberale shihen egat palogjikshëm dhe intelektualisht të paaftë për të formuar gjykime të shëndosha morale dhe racionale.

Duke pasur parasysh se shumë vlera morale të përqafuara nga myslimanët në Evropë nuk janë të përputhshme me ato që supozohet të jenë vlerat liberale egative, atëherë myslimanët perceptohen si subjekte irracionale, të rrezikshëm për shoqërinë dhe të paaftë për tu integruar. Parekh argumenton se liberalët e kanë ekzagjeruar universalitetin e vlerave morale. Ata kanë neglizhuar faktorët kulturorë që qendrojnë pas shumë prej vlerave liberale. Ai argumenton se vlerat liberale janë fryt i një historie dhe kulture specifike dhe janë të determinuara nga këto të fundit. Arsye deri diku bindëse mund të ekzitojnë për përqafimin e këtyre vlerave, por këto arsye nuk mund të deklarohen si egative, pastërtisht racionale dhe krejtëisht bindëse. Kështu që, refuzimi nga ana e myslimanëve për të pranuar disa nga vlerat liberale nuk mund të intepretohet si shenjë negative për integrimin e tyre në shoqëri, apo si paaftësi e tyre për të kuptuar dhe përqafuar vlerat liberale. Kështu që, sipas Parekhut, ajo që nevojitet në këtë rast nuk është përjashtimi, por dialogu ndërmjet palëve. Një dialog i cili mund të jetë i mundur vetëm kur palët e përfshira pranojnë faktin se vlerat e tyre nuk janë egative, por kulturalisht specifike dhe të limituara.

Me një ton optimist, Parekh e përfundon esenë e tij duke pohuar se integrimi i myslimanëve në shoqërite evropiane është i mundur dhe është duke ndodhur dhe se shoqëritë evropiane zotërojnë burimet e nevojshme për të akomoduar kërkesat dhe nevojat e bashkësisë myslimane pa hequr dorë nga karakteristikat liberale dhe laike të tyre. Ai argumenton se perceptimi i përgjithshëm egative në Evropë kundrejt myslimanëve është fryt i një mungese vetëreflektimi nga ana e liberalëve rreth premisave dhe themeleve filozofike të qasjes së tyre, të cilat shpesh ndryshojnë dhe shtrembërojnë mënyrën se si liberalët e perceptojnë praninë e myslimanëve në evropë.

Konspekti u pergatit nga: Rezart Beka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *