Grup autorësh

1. Hyrje

18.65 Dhe e gjetëm një nga robët tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.

18.66 Atij (Hidrit – njeriut të mirë e të dijshëm) Musai I tha: “A pranon të vij me ty, që të më mësosh nga ajo që je I mësuar ( I dhururar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?”

18.67 Ai (Hidri) tha:  “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!”

18.68 “SI do të durosh për atë që nuk e di?”

18.69 Musai tha: “Në dashtë Allahu, do të shohësh që do të jem I durueshëm dhe nuk do të të kundërshtoj ty për asgjë!”

18.70 Ai I tha: “Nëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të.”

18.71 E ata të dy shkuan (duke ecur), deri kur hipën në anije, ai (I dijshmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha:  “A e shqeve që t’i fundosësh udhëtarët e saj? Vvërtet bëre një punë të tmerrshme”.

18.72 Tha: “A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?”

18.73 Musai tha: “Mos më qorto përse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!”

18.74 Vazhduan të ecin, deri kur takuam një djalë të ri, e ai (I dijshmi) e mbyti atë. (Musai) tha: “A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askënd?!” Vërtet ke bërë një punë të shëmtuar”.

18.75 Ai(I dijshmi) tha: A nuk të thashë se me të vërtetë ti nuk do të mund të kesh durim me mua?”

18.76 (Musai) tha: “Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsye (të mos më shoqërosh)!”

18.77 Vazhduan të shkojnë derisa arritën tek banorët e një qyteti dhe prej tyre kërkuan t’u japin ushqim, por ata nuk deshën t‘i pranojnë si mysafirë (e as t’I ushqejnë) e ata të dy gjetën aty një mur që gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) tha: “Sikur të kishe dashur do t’u merrje shpërblim për këtë!”

18.78 Ai(I dijshmi) tha: “Tash është koha e ndarjes mes meje dhe teje, e unë do të të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të kesh durim!”.

18.79 “Përsa I përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që veprojnë në det e unë desha ta bëja atë me të meta, sepse para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë-pa të meta)”..

18.80 “Përsa I përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë dhe u frikësuam se ai do t’I shpinte ata të dy në humbje dhe mosbesim.

18.81 “Deshëm që Zoti I tyre t’u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).

18.82 “Përsa I përket murit, ai I ishte I dy fëmijëve jetimë të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar ari dhe babai I tyre ka qenë një njeri I mirë e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) të arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd ndaj tyre. Dhe nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime, por sipas udhëzimit të Zotit. Ky pra është sqarim I asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!”

Kur’ani I Shenjtë 18:65-82

Historia e Moisiut dhe “shërbëtorit” anonim “të Zotit” në Kur’an 18:65-82, që njihet si el-Hidri, ka qenë burim komentesh të shumta të orientalistëve. Në tregimin kur’anor në fjalë flitet se si Moisiu, pasi kishte pretenduar se ishte më i dijshmi mes njerëzve, dërgohet nga Zoti për të gjetur el-Hidrin, i cili kishte dije më të mëdha dhe të mistershme se kushdo tjetër. Moisiu nuk mund ta kuptonte ku qendronte drejtësia në veprimet e këtij njeriu, derisa el-Hidri i shpjegoi rrethanat e padukshme dhe arsyet e asaj që kishte bërë. Ky tregim është një akuzë ndaj pretendimit njerëzor për të pasur dije hyjnore. Pa u shqetësuar shumë për mesazhin që përçon ky tregim, orientalistët rreken të gjejnë burimet e kësaj historie kur’anore. Sipas tyre, burimet e sures 18:65-82 na qenkan Hibbûr Jâfeh me-ha-Jeshûca i Ibn Shahin-it, Romancat e Aleksandrit, dhe  Epi i Gilgameshit. Në këtë kapitull do të trajtojmë Hibbûr Jâfeh me-ha-Jeshûcatë Ibn Shahin-it si burim I Kur’anit.

 

2. “Burimi” i sures 18:65-82

Mes të tjerëve, Ginzberg[1], Friedländer[2] dhe Obermann[3] kanë hedhur idenë se burimi i sures 18:65-82 të Kur’anit është “legjenda hebraike” e rabinit Joshua ben Levi dhe Elijas, siç thuhet edhe në Hibbûr Jâfeh me-ha-Jeshûca. Legjenda hebraike tregon se si rabini Levi niset në një udhëtim me Elijan. Ashtu si el-Hidri, Elijah parashtron disa kushte. Ai bën disa veprime të tmerrshme që ndikojnë tek rabini në të njëjtën mënyrë si tek Moisiu.

Shpjegimi më rëndësishëm i burimit të kësaj historie gjendet në Encyclopaedia Of Islam tek fjala “el-Khadir” shkruar nga Arent Jan Wensinck. Wensinck shpjegon se surja 18:65-82 e Kur’anit është marrë nga “legjenda hebraike” e rabinit Joshua ben Levi dhe Elijas. Ai shkruan:

Legjenda hebraike (botuar në Jellinek, Bet ha-Midrasch, V, 133-5) tregon se si rabini Joshua ben Levi shkon ne nje udhëtim me Elijan nën disa kushte që i kishte vënë vetë Elija, kushte si ato që ka vënë shërbëtori i Zotit në Kur’an. Ashtu si në tregimin kur’anor, Elija kryen disa veprime të tmerrshme, që e trondisin Joshuan ashtu si dhe Moisiun. Zunz, Gesammelte Vorträge, X, 130, qe i pari që vuri në dukje ngjashmërinë e kësaj historie me legjendën kur’anore.[4]

Akuza e Wensinck për huazim bazohet pjesërisht në supozimin se Muhammedi (a.s.) e ka huazuar këtë histori në mënyrë jo të saktë, duke ngatërruar njëkohësisht edhe emrat e personazheve. Një akuzë e tillë është bërë edhe nga Arthur Jeffery, i cili thotë:

Wensinck ka vënë në dukje se në këtë sure, legjenda hebraike e Elijas dhe rabinit Joshua ben Levi ngjason me historinë e el-Hidrit dhe Aleksandrit.[5]

Ibn Warrak e miraton idenë e Wensinck pa kritika.[6] Megjithatë, asnjë nga këta studiues nuk e ka vërtetuar këtë teori, meqë, me sa duket, asnjëri prej tyre nuk i ka analizuar me hollësi pjesët përbërëse dhe elementët e veçantë të të dy historive.

 

3. Në çështje kronologjish të ngatërruara

As Ginzberg, as Friedländer, as Obermann (mes të tjerësh!) dhe as Wensinck nuk ishin të vetëdijshëm se kjo histori, që paraqitet me titullin Hibbûr Jâfeh me-ha-Jeshûca, është një parafrazim hebraik i një tjetër vepre arabe që i përket autorit Nissim bin Shahin nga Kairavan, që ka jetuar në shekullin XI. Ekzistenca e origjinalit në arabisht të veprës El-Faraj Bacd el-Shiddah të Ibn Shahin-it është vënë re për herë të parë nga Abraham Harkavy në Festschrift zum Achtzigsten Geburtstage Moritz Steinschneiders [Leipzig, 1896].[7] Ky dorëshkrim është studiuar më tej nga Obermann.[8]  Ai e botoi dorëshkrimin në arabisht të zbuluar nga Harkavy në vitin 1933.[9]Është interesant fakti se edhe para zbulimit të tekstit origjinal në arabisht të përmbledhjes së tregimeve të Ibn Shahin-it, të titulluarHibbûr Jâfeh me-ha-Jeshûca ku përfshihej edhe tregimi i Elijas dhe rabinit Joshua b. Levi, në vitin 1884, Israel Levi kishte nuhatur se historia e Ibn Shahin-it nuk ishte gjë tjetër veçse një

… remaniement du Coran.[10]

Duke vënë re këtë qasje kaq të shkëlqyer të Lévi, Schwarzbaum thotë:

Levi kishte studiuar një nga ato përkthimet e vjetra dhe shumë të mangëta në hebraisht apo parafrazime të veprës së R. Nissim [Ibn Shahin-it], që cilat nuk pasqyrojnë me përpikmëri frymën origjinale dhe gjuhën e tekstit në arabisht. Një studim i kujdesshëm i legjendës në fjalë dëshmon qartë faktin se R. Nissim është mbështetur plotësisht në tekstin kur’anor të kësaj historie..[11]

Edhe pas zbulimit të tekstit origjinal në arabisht të Hibbûr Jâfeh me-ha-Jeshûca, studiues si Wensinck dhe Obermann vazhduan të ngulin këmbë që historia kur’anore është kopjuar nga historia e Elijas dhe rabinit Joshua b. Levi. Wheeler thotë:

Edhe pas zbulimit të origjinalit në arabisht, studiuesit vazhduan të pretendojnë se Kur’ani kishte huazuar nga kjo histori, pavarësisht nga fakti se historia në fjalë nuk figuron në tekstet hebraike para këtij teksti të shekullit të XI.[12]

Personi që ka këmbëngulur më shumë mbi origjinalitetin e kësaj historie hebraike, është pikërisht ai që ka redaktuar dhe botuar veprën orijginale në arabisht të Ibn Shahin-it: Julian Obermann! Sipas tij, ekzistenca e kësaj historie në Kur’an dëshmon se Ibn Shahini e ka huazuar historinë e tij nga një tekst më të hershëm por jo ekzistues rabinik.[13] Së pari, Obermann argumenton se dy historitë janë aq të ngjashme saqë mund të mendojmë për një lidhje gjenetike, por jo aq të ngjashme sa të mund të themi se cila ka huazuar nga tjetra.[14]  Së dyti, “si rregull” Kur’ani huazon nga “dijet e hershme post-biblike, më shumë nga ato me origjinë hebraike dhe më pak nga ato të krishtera.” [15] Së treti, meqenëse Ibn Shahini pretendon se libri i tij është një përmbledhje materialesh që janë përçuar nga “autoritetet më të shkëlqyer mes dijetarëve tanë” [16] , as që mund të mendohet që ai të ketë përfshirë në këtë përmbledhje një gojëdhënë apo legjendë.

Pavarësisht se pjesa më e madhe e argumenteve të Obermann janë një tufë përfundimesh të pabazuara, ka disa pika që duhen shqyrtuar më hollësisht. Ibn Shahini nuk pretendon t’i ketë mbledhur historitë e tija nga dijetarët hebrej, por ai shkruan se në përmbledhjen e tij ai ka përfshirë histori rreth dijetarëve:

Ju shkruanit në letrën tuaj se kishit dërshirë të lexoni një libër që mund t’ju lehtësojë dhimbjen, t’ju gëzojë zemrën dhe t’ju largojë hidhërimin dhe trishtimin. Me këtë rast ju më sollët ndër mend që Xhentilët kanë një libër mbi temën e lehtësimit pas vështirësisë dhe hidhërimit. Për shkak të vlerësimit dhe konsideratës që keni për mua, gjë që e vlerësoj shumë dhe për shkak të konsideratës së lartë që unë kam për ju, duke patur parasysh dëshirën tuaj për një libër të tillë, për shkak të fatkeqësisë suaj, më keni kërkuar të shkruaj një libër me këtë temë, posaçërisht për ju, një libër mbi historitë e dijetarëve tanë më të shquar, në mënyrë që të mos ndjeni nevojë të lexoni asnjë libër tjetër [17]

Më tej, ai shton:

Në këtë libër do t’ju paraqes edhe thënie të tjera të këtyre dijetarëve, të cilat i kam zbuluar në tregime, histori dhe anektoda rreth atyre që kanë qenë në vështirësi dhe kanë gjetur lehtësim.[18]

Në paragrafin e mëparshëm, Ibn Shahini thotë se po shkruan një libër të zhanrit musliman si El-Faraj Bacd el-Shiddah, por që historitë e tij do të përmbajnë personazhe dhe tema hebraike, në vend të atyre islamike. Kjo nuk do të thotë që Ibn Shahini ka huazuar në një pjesë të madhe nga veprat e tjera Faraj, por që historitë që ai kishte mbledhur do të përbënin një vepër hebraike të të njëjtit lloj. Gjithashtu, Wheeler shkruan:

“… ndërkohë që shumë histori në veprën e Ibn Shahinit kanë pree.r.dentë rabinikë, kjo nuk vlen për të gjitha. Historia e Elijas dhe Joshuas nuk është e vetmja që jep përshtypjen se nuk është bazuar në burime të hershme rabinike. Përveç historisë së Elijas dhe Joshuas, edhe shtatë të tjera nuk kanë pree.r.dent të qartë rabinik”. [19] Tri të tjera kanë më shumë paralele islame.[20]  Në dy vende, Ibn Shahini citon fragmente me ngjashmëri të madhe me vargjet kur’anore.[21]  Po kështu, edhe gjuha e përdorur në historitë pa pree.r.dentë rabinikë përforcon pohimin se janë huazuar nga burime arabe dhe islame dhe jo hebraike. Është vënë re se historitë që nuk kanë prejardhje rabinike kanë më shumë ngjashmëri gjuhësore me arabishten sesa ato që rrjedhin nga burime rabinike hebraike dhe aramaike..[22]

Obermann mbron mendimin se origjina e historive kur’anore, “si rregull” mund të gjendet në “dijet e hershme post-biblike, më shumë me origjinë hebraike, e më pak nga ato me origjinë të krishterë. “[23]  Duke patur parasysh faktet e lartpërmendur në lidhje me origjinën e librit të Ibn Shahinit, është:

e paqartë nëse ende sot mund ta pranojmë deklaratën e Obermann, sipas të cilit Kur’ani “si rregull” ka huazuar nga  burimet e hershme hebraike dhe të krishtera. Është i nevojshëm një studim më i gjerë dhe më i hollësishëm, duke u përqendruar sidomos në datat e të ashtuquajturve “burime”, para se të nxjerrim përfundimin se të gjithë burimet hebraike dhe të krishtera, e sidomos ato që datojnë pas burimeve islame, të kenë ndikuar dhe jo të jenë ndikuar nga Islami.[24]

Mbajtja e kësaj status quo-je i detyrohej arsyetimit absurd të këtyre studiuesve: që Kur’ani, “si rregull” ka huazuar nga burime judeo-kristiane.

Pas një analize të hollësishme, Wheeler arrin në përfundimin që:

Dëshmitë tregojnë që surja 18:65-82 e Kur’anit nuk ka huazuar nga historia e Elijas dhe Joshua b. Levit të librin e Ibn Shahinit. Ndërkohë që mbetet dyshimi që Ibn Shahini ta ketë huazuar historinë e tij nga komentet e sures 18:65-82, e në mënyrë të veçantë historinë e Ubej Ibn Kab dhe përpunimin e saj të mëvonshëm. Vepra e Ibn Shahinit është relativisht e vonshme në raport me Kur’anin dhe redaktimin e historisë së Ubej Ibn Kab dhe kjo vepër përmban shumë ngjashmëri me burime të mëparshme islamike. Në veçanti historia e Elijas dhe Joshua b. Levit pasqyron elementë që nuk gjenden në suren 18:65-82, por që mbizotërojnë në komentimin e këtyre vargjeve kur’anorë. Fakti që Ibn Shahini ka zëvendësuar figurën e el-Hidrit me atë të Elijas mund të shpjegohet me lidhjen e ngushtë të këtyre personazheve në burimet islamike. Ka gjithashtu edhe një histori të tre burrave dhe një çante që ka lidhje me Moisiun dhe suren 18:65-82 dhe që gjendet edhe në shumë burime rabinike, e që tregojnë se Ibn Shahini ishte i vetëdijshëm për lidhjen e Moisiut me një histori të marrë nga surja 18:65-82 në Kur’an.[25]

Gjithashtu, duhet nënvizuar se Obermann nuk ka marrë parasysh një studim të rëndësishëm të Bernhard Heller, i cili, në vitin1937, nxori përfundimin se versionet hebraike të kësaj historie janë të vonshme dhe janë të huazuara nga burime islamike.[26]

 

4. Përfundime

Dëshmitë tregojnë se historia hebraike e Joshua ben Levit dhe Elijas nuk është burim i sures 18:65-82 të Kur’anit; në fakt, është e vërtetë e anasjellta. Historia hebraike ka, mbase, më shumë të përbashkët me komentet e Kur’anit, gjë që na bën të mendojmë se historia hebraike është e lidhur me suren kur’anore në fjalë me anë të komenteve.

Referenca

[1] L. Ginzberg, The Legend Of The Jews, 1965 (reprint), Volume VI, The Jewish Publication Society Of America: Philadelphia, p. 334; L. Ginzberg, On Jewëish Law And Lore, 1981, Atheneum: New York, pp. 72-73.

[2] I. Friedländer, “Zur Geschichte Der Chadhirlegende”, Archiv Für Religionsëissenschaft, 1910, Volume 13, pp. 92-110; I. Friedländer, “Alexanders Zug Nach Dem Lebensquell Und Die Chadhirlegende”, Archiv Für Religionsëissenschaft, 1910, Volume 13, pp. 161-246; Much of the argument from these two articles is in I. Friedländer’s, Die Chadhirlegende Und Der Alexanderroman, 1913, Druck Und Verlag Von B. G. Teubner: Leipzig. See p. 257.

[3] J. Obermann, “The Two Elijah Stories In Judeo-Arabic Transmission”, Hebrew Union College Annual, 1950-1951, Volume XXIII (Part I), pp. 387-404.

[4] “Al-Khadir”, Encyclopaedia Of Islam, 1978, Volume IV, E. J. Brill (Leiden) & Luzac & Co. (London), p. 903.

[5] A. Jeffery, The Koran: Selected Suras, 1958, The Heritage Press: Neë York, NY, p. 220, n. 6.

[6] Ibn Warrak, Why I Am Not A Muslim, 1995, Prometheus Books: Amherst, NY, p. 61.

[7] B. M. Wheeler, “The Jewish Origins Of Qur’an 18:65-82? Re-examining Arent Jan Wensinck’s Theory”, Journal Of The American Oriental Society, 1998, Volume 118, p. 155.

[8] J. Obermann, “Ein Werk Agadisch-Islamischen Synkretismus”, Zeitschrift Für Semitistik Und Verwandte Gebiete, 1927, Volume 5, pp. 43-68.

[9] J. Obermann, Studies In Islam And Judaism: The Arabic Original Of Ibn Shahin’s Book Of Comfort Known As The Hibbûr Yâphe Of R. Nissim B. Yacaqobh, 1933, Yale University Press: Neë Haven.

[10] I. Lévi, “La Légende De L’ange et L’ermite Dans Les Écrits Juifs”, Revue Des Études Juives, 1884, Volume 8, p. 71.

[11] H. Schwarzbaum, “The Jewish And Moslem Versions Of Some Theodicy Legends”, Fabula, 1960, Volume 3, p. 159.

[12] B. M. Wheeler, “The Jeëish Origins Of Qur’an 18:65-82? Re-examining Arent Jan Wensinck’s Theory”, Journal Of The American Oriental SocietyOp. Cit., pp. 155-156.

[13] The arguments against Obermann are taken from Wheeler’s, “The Jewish Origins Of Qur’an 18:65-82? Re-examining Arent Jan Wensinck’s Theory” Journal Of The American Oriental Society.

[14] J. Obermann, “The Tëo Elijah Stories In Judeo-Arabic Transmission”, Hebrew Union College AnnualOp. Cit., p. 400.

[15] Ibid., pp. 399-400.

[16] Ibid., p. 399.

[17] W. M. Brinner, An Elegant Composition Cone.r.rning Relief After Adversity By Nissim Ben Jacob Ibn Shahin, 1977, YaleUniversity Press: New Haven & London, p. 3.

[18] Ibid., p. 6.

[19] Ibid., pp. 48-52, 54-57, 96-98, 99, 102, 116-117, 168-171, 175-176. Rrwfimi nw  fq. 99-102 shqyrtohet nga J. Obermann në “The Tëo Elijah Stories In Judeo-Arabic Transmission”, Hebrew Union College AnnualOp. Cit., pp. 401-404.

[20] W. M. Brinner, An Elegant Composition Cone.r.rning Relief After Adversity By Nissim Ben Jacob Ibn ShahinOp. Cit., pp. 90-91, 114-115, 127-131.

[21] Ibid., pp. 162, 163.

[22] B. M. Wheeler, “The Jeëish Origins Of Qur’an 18:65-82? Re-examining Arent Jan Wensinck’s Theory”, Journal Of The American Oriental SocietyOp. Cit., p. 156.

[23] J. Obermann, “The Tëo Elijah Stories In Judeo-Arabic Transmission”, Hebreë Union College AnnualOp. Cit., p. 400.

[24] B. M. Wheeler, “The Jeëish Origins Of Qur’an 18:65-82? Re-examining Arent Jan Wensinck’s Theory”, Journal Of The American Oriental SocietyOp. Cit., p. 157.

[25] Ibid., pp. 170-171.

[26] B. Heller, “Chadir Und Der Prophet Elijahu Als Wundertätige Baumeister”, Monatsschrift Für Geschichte Und Wissenschaft Des Judentums, 1937, Volume 81, pp. 76-80.

Last modified: 16/10/2014
Close