Sadullah Khan

Fragment i shkëputur nga “Dimensionet e Kuranit”, vëllimi 1; nga Sheh Sadullah Khan

Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që Allahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihini (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti, më i madhi.”

Roli i familjes

Roli i familjes në tërë strukturën shoqërore të islamit është i lartë dhe nëqoftëse ne do të dështojmë në të kuptuarit e rëndësisë së tij, e tërë godina do të rrëzohet.

Në Islam nuk ka familje pa bashkim apo pa martesë dhe nuk ekziston martesë pa rregulla dhe pa disiplinë. Familja në islam është një njësi në të cilën dy persona të pavarur bashkohen dhe ndajnë jetën së bashku. Dinjiteti i burrit është një pjesë e rëndësishme e dinjitetit të gruas. Prandaj, asnjëri prej tyre nuk është më i mirë se tjetri. Për të bashkuar dhe për të ndarë, duhet të ekzistojë dashuri dhe butësi e ndërsjelltë – një ndjenjë e pafajshme e cila, nëse nuk kthehet në vepër apo sjellje do të jetë thjesh një iluzion.

Të drejtat e grave në familje

Qysh prej fillimit, Islami ka qenë një fe liberale, i cili e lartësoi pozitën e grave dhe u dha atyre të drejta që konsideroheshin revolucionare para 1400 vjetësh. Pavarësisht kësaj fryme themeluese, muslimani sot shpesh përdor shtrëngim ndaj grave dhe u mohon atyre barazinë dhe dinjitetin njerëzor të garantuar në Kuran. Familja duhet të jetë hapësira e parë më thelbësorja, në të cilën të drejtat e grave duhet të mbrohen.

Pyetja që lind është se nëse islami e çliroi gruan shumë shekuj më parë kur ajo ishte në errësirë të plotë, atëherë përse në ditët e sotme shohim gjithë këtë keqtrajtim të gruas, i cili nuk është një ndodhi e rrallë mes muslimanëve? Dyshoj se mundësia më e madhe, vjen na keqinterpretimet e një ajeti Kuranor si dhe të disa hadithëve.

Rregulli i martesës

 

Kur Allahu e përmend martesën apo marrëdhënien midis burrit dhe gruas në Kuran, Ai e përshkruan atë si një dashuri, mëshirë dhe harmoni midis dy qenieve njerëzore, të cilat kanë bërë një kontrate reciproke. Për shembull; Dhe ndërmjet mrekullive të Tij është që Ai krijoi për ju femrën nga vetja juaj, dhe ju prireni drejt tyre. Ai ka vendosur dashuri dhe ëmbëlsi ndërmjet jush; në këtë ka argumenta për njerëz për njerëz që mendojnë.

“Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj krijoi palën e saj për t’u qetësuar pranë saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atë (gruan), ajo u ngarkua me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdoi me të, e kur u bë e rëndë, ata të dy lutën All-llahun, Zotin e tyre: “Nëse na jep një (fëmijë) të mirë (pa të meta), ne do të jemi falënderues ndaj Teje”. [7:189]

Shprehja e dashurisë

  

Sipas Kuranit, marrëdhënia mes burrit dhe gruas duhet të jetë me dashuri, mëshirë si dhe me mirëkuptim të ndërsjelltë. Allahu po ashtu i urdhëron burrat që t`i trajtojnë gratë e tyre me këto fjalë, اoni jetë të mirë me to. Nëse nuk pëlqeni diçka tek to, bëni durim pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni. [4:19]

Kurani flet për marrëdhënien intime dhe të ngushta të dy bashkëshortëve me këto fjalë: “…ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. … [2:187]. Ky ajet; me përdorimin e krahasimit të rrobave, ka shpjeguar dy faktet kryesore. Pikë së pari, veshja konsiderohet një prej nevojave më të rëndësishme të qënieve njerëzore në gjithë etapat e jetës. Së dyti, veshja mbulon lakuriqësinë e njeriut dhe fsheh ato pjesë që duhen ruajtur të fshehura. اdo person ka dobësinë dhe brishtësinë e tij të cilat nuk dëshiron t’i shfaqi tek të tjerët.

Të dy gjinitë punojnë së bashku, jo vetë për të mbuluar dobësinë dhe brishtësinë e njeri-tjetrit, por gjithashtu të përmirësojnë aftësitë e njeri-tjetrit si dhe t’a ndihmojnë njeri-tjetrin për të përmirësuar të mangësitë e tyre. Burrave u është thënë të jenë bujarë dhe liberalë në trajtimin e grave në të gjitha rrethanat, veçanërisht kur marrëdhëniet midis të dyve nuk janë shumë miqësore. Sure Bekare i referohet kësaj situate me këto fjalë: “E të falni (burra ose gra) është më afër devotshmërisë, e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush. Vërtet, All-llahu sheh atë që veproni.” (2:237). Edhe në divorc, burrat parapëlqehet të jenë të drejtë dhe të ndershëm (Ma`ruf) ndaj grave të tyre. Po ashtu i lexojmë këto fjalë në suren Bekare “Lëshimi (pas të cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë, e (pastaj) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim. (2:229)

Kësisoj, përmes rregullit të martesës arrihet shprehja e vërtetë e asaj çka Kurani i referohet si “dashuri dhe mëshirë” (30:21.) midis burrit dhe gruas; d.m.th burrat dhe gratë janë prehje për njeri-tjetrin (2:187), se “Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. …” (3:195), dhe se “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë. (9:71)

Qartësimi i koncepteve Deraxhah, Kauuamun dhe Fadele.

Deraxhah, (hap, shkallë a nivel) është dicka që fitohet; arrihet me përgjegjësi.

Kur sigurohet një nivel për mashkullin dhe femrën në bazë të veprave të mira apo të devotshmërisë, nuk ekziston diskriminim. Kjo tregohet nga konceptet vijuese të Kuranit. “…Burrave ju takon hise nga ajo që ata fituan dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që ato fituan…” ( 4:32). “Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.”(4:124). Kësisoj, kur vjen puna se kush ka më shumë përparësi tek Allahu në lidhje me veprat e mira, nuk ekziston nivel apo shkallë e dhënë për mashkullin apo femrën mbi njërin prej tyre.

Daraxha për burrat mbi gratë del në ajetin e Kuranit kështu, “…Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. All-llahu është i gjithëfuqishëm, i urtë.” (2:228)

Ky ajet shfaqet mes një sërë ajetesh të tjerë që i referohet periudhës së ndarjes para pretendimit për divorc. Shkalla e përparësisë i referohet burrit pasi ai është i aftë që indivualisht të fillojë divorcin, ndërsa gruaja mund t’a kërkojë divorcin vetëm pas ndërhyrjes së një personi kompetent. Kështu përparësia është e kufizuar vetëm ndaj rrethanave të divorcit. Përse kjo përparësi? Më e mundshmja është se ai është i detyruar të përkrahi gruan dhe foshnjën e ardhshëm, që s’ka lindur ende, po ashtu ajetet e mëparshme i referohen mundësisë së pritjes së gruas gjatë ndarjes, dhe nëse është kështu, burri duhet t’i japi konsideratën e përshtatshme për ta marrë atë përsëri për shkak të përgjegjësisë së tij kundrejt foshnjës që s’ka lindur ende. Kështu, ai ka përgjegjësinë/vendimin rreth ligjërimit apo konfirmimit të divorcit apo marrjes përsëri të gruas së tij. Ende në kulturat muslimane, një vlerë e pakufizuar i jepet këtij koncepti të “përparësisë” si dhe shumë burra e përgjithësojnë atë në gjithë aspektet e jetës, duke pretenduar superioritet mbi gratë.

Kjo formë e moskufizimit të vlerës për të gjitha rrethanat kundërshton barazinë e shpallur në Kuran “…Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato.. .(4:32).

Kurani ka theksuar të drejtat e grave (2:228) me fjalët “ue lehunna” me qëllim neutralizimin e impresionit të mundshëm që mund të krijohet nga deklarata e mëparshme në mënyrë që të përmirësoj pozitën e burrave mbi gratë. Në të vërtetë, është shprehja e mrekullueshme dhe e mahnitshme e Kuranit që i mundëson atij të mbajë delikatesën e problemit dhe në të njëjtën kohë të zgjidhi çështjet më të komlikuara në mënyrën më fisnike dhe më të zgjuar.

Kësisoj, në një mënyrë madhështore, Kurani ka zgjidhur nyjën e këtij problemi duke thënë se ndërsa burrat kanë një shkallë të daraxhat (përparësisë) në mbajtjen e çelsit të divorcit; në gëzimin e të drejtave njerëzore, të dy burrat dhe gratë qëndrojnë të barabartë.

Kauuamun nuk nënkupton të kuptuarit e qeverisjes apo të sundimit mbi gratë, por më tepër vlerëson rolin e burrave si kujdesës për gratë, pasi ata përkrahin dhe hasin nevojat materiale nga pasuria e tyre. Sheri’ati i ka besuar përgjegjësinë e nevojave materiale të gruas burrit, i cili është përgjegjës për plotësimin e gjithë nëvojave ekonomike të familjes, ndërsa gratë mbajnë përgjegjësinë për kujdesjen e fëmijëve, ushqyerjen, arsimimin, trajnimin e tyre etj. Kjo ndarje e punës së shtëpisë midis burrit dhe gruas bazohet mbi aftësitë e tyre respektive natyrale. Përmbushja e këtyre përgjegjësive janë fillimisht detyra, edhe pse jo ekskluzive, ende i lejojnë veprim dhe pjesëmarrje të plotë në gjithë aktivitetet shoqërore, politike dhe etike me pasurinë e duhur.

Tashmë koncepti i “Fadl”, lexohet ajeti; “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahini (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi. (4:34)

Ky ajet shpesh citohet për justifikimin e mbizotërimit të ashpër patriarkal të meshkujve për të kërkuar bindje nga gratë e tyre –drejt pikës së disiplinimit të tyre përmes ndërshkimit fizik! Por le të analizomë atë në bazë të dijes Kuranore. Pikë së pari, “fadl” apo preferenca është e lidhur me përgjegjësinë, kësisoj është reciprositet midis këtij privilegji dhe përgjegjësisë. Fakti është se përmes mëshirës së Allahut që ai e ka këtë “fadl”dhe duhet ta bëjë një burrë të ndërgjegjshëm para Zotit. Kësisoj, nëse atij i jepet ky autoritet apo përgjegjësi, kjo është e shoqëruar nga një mandat dhe obligim i rëndë. Ai nuk mund të abuzojë me “fadl”-in. Qëllimi i këtij “fadl-i” mund t’i atribuohet faktit se një familje funksionon harmonikisht, kur ekziston udhëheqje dhe autoritet brenda saj, e manifestar përmes përmbushjes së detyrave dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Duke u nisur nga kjo ide do të ishte e gabuar të dalim në përfundimin se burrat apo gratë kanë disa “avantazhe” te tyre dhe kjo i bën ata superiorë ndaj tjetrit. Qëndrimi i duhur duhet të jetë për secilën gjini të mendojë se ka mangësi në disa aspekte, të cilat mund të jenë vetëm plotësuese nga bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i të tjerëve si thlbësorë për përsosjen e tij dhe rritjen e shëndetshme. Me fjalë të tjera, asnjëherë nuk duhet të pëlqejmë ide të tilla si vetë përsosmëria, por duhet ta konsiderojmë veten si të varur nga të tjerët për të arritur përsosjen tonë. Kurani mrekullisht e ka përshkruar marrëdhënien e dy gjinive me këto fjalë: “Midis shenjave të tij është se Ai krjoi për ju nga vetja juaj femra. Që ju të jetoni në paqe dhe qetësi me to, Ai vendosi dashuri dhe mëshirë në zemrat tuaja. Me të vërtetë në këtë ka shenja për njerëz që reflektojnë. (Kuran 31:21)

Cështja e Nushuzit

Ajeti 4:34 zakonisht është përdorur për të justifikuar rrahjen e gruas. Si mund të shpjegohet e gjithë kjo?

Nushuz mund të përkufizohet si armiqësi, kundërshtim, rebelim, keqtrajtim, mosmarrëveshje, dhunim i detyrave martesore nga ana e burrit apo e gruas. Në këtë konteks, grua me “vullnet të sëmurë” nënkupton një thyerje, tradhëti të vazhdueshme të detyrimeve martesore.

Ajeti i sures Nisa’ ka tërhequr vëmendje të madhe nga të dy palët si nga besimtarët po ashtu edhe nga jobesimtarët: “…E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.” (4:34)

Në konteksin e ajetit të mësipërm, kuptimi më i saktë për termin nushuz do të ishte mosmarëveshje martesore (vullnet i keq, armiqësi etj). ثshtë i domosdoshëm procesi i sugjeruar, përndryshe është si të ftosh ngjashmërinë e divorcit pa asnjë procedurë rikëshillimi, e cila do t’i kundërvihej udhëzimit Kuranor. Ndarja mund të jetë e përkohshme apo e përhershme në varësi të procedurës për këshillim, dhe kjo përshtatet shumë mirë me procedurën e divorcit të theksuar në Kuran. Prandaj kuptimi më i saktë i ajetit të mësipërm është: (4:34) Për ato gra armiqësia apo vullenti i keq i të cilave ju bën ju të keni frikë për to, diskutojeni këtë çështje me to më pas largohuni prej shtratit martesor më pas rrihini lehtë ato, e nëse ato ju respektojnë,a atëherë mos u sillni keq ndaj tyre.

Ajeti pasues i ajetit të mësipërm i jep peshë më madhe përkthimit të mësipërm. (4:35) “Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu është i dijëshëm, është njohës i mirë.”

Një peshë plus ndaj kuptimit të konturuar mësipër është dhënë nga ajeti (4:128), ku në rastin e burrit përdoret e njëjta fjalë, nushuz. Vëmë re po ashtu se si keqtrajtimi zë fill këtu nga bashkëshorti, një proces rikëshillimi, pajtimi duhet inkurajuar!

Nëse një grua i frikësohet keqtrajtimit (nushuz) ose izolimit (iraad) nga ana e burrit nuk ka asgjë të keqe nga ana e tyre nëse ata përpiqen që të vendosin miqësi ndërmjet tyre. Kjo është gjëja e mirë… (Kuran 4:128)

Në të njëtën sure lexojmë: “اdo kush prej jush, burrë ose grua, i cili është fajtor për imoralitet duhet dënuar, e nëse ndonjëri prej tyre pendohet ose kthehet lëreni atë, sepse Allahu është më Bujari në pranimin e pendimit dhe më i Mëshirshmi në faljen e gjynaheve”.(Kuran 4:16)

Nga sa u përmend edhe më lart, gratë mund të ngarkohen këto masa vetëm kur ata janë fajtore apo me imoralitet të hapur. Ajeti (4:16) qartazi deklaron se kushdo që kryen haptazi imoralitet, qoftë burri apo gruaja duhet dënuar. Këtu mund të përmendet se ky imoralitet a shthurje (nushuz) do të thotë fëlliqësi me pak fjalë tradhëti bashkëshortore dhe kurvërim.

Nëse gruaja ka frikë se burri i saj do të jetë i pakontrolluar, i njëjti proces është po ashtu edhe për bashkëshorten. Ajo mund t’a këshillojë fillimisht atë. Presion psikologjik i largimit nga afërsia dhe intimiteti? Por përse nuk ka asnjë referencë për presionin fizik, si p.sh. një shuplakë simbolike apo e ngjashme me këtë? Gruas nuk i kërkohet t’a qëllojë me shuplakë bashkëshortin, kjo ndodh për të vetmen mundësi të mundshme të ruajtjes së saj prej hakmarrjes trupore dhe të pasojave të rënda mbi të. Por ajo mund të përdori një urdhëresë, e cila është më e mirë se e para; d.m.th. uljen dhe bisedimin me antarët e respektuar të komunitetit, (nëqoftëse është e nevojshme edhe një gjykatës), si dhe mbajtja e lidhjes me burrin, të cilit i thuhet: Ti ke vepruar këtë dhe atë-nëse do ta bësh përsëri, këto do të jenë pasojat. Me fjalë të tjera, ajo ka mbështetjen komunitetin.

Tre hapat për rifitimin e harmonisë martesore apo të një marrëveshje miqësore

Vumë në dukje se në ngjarjen ku ka përçarje të harmonisë martesore, Kurani sugjeron tre hapa për rifitimin e kësaj harmonie. Sipas pëlqyeshmërisë, ata janë:

(Hapi 1) Ua’z (qortim, këshillim dhe diskutim). Kjo është mënyra më e pëlqyeshme e sugjeruar për rifitimin e harmonisë martesore si dhe është i njëjti mekanizëm i diskutuar në Kuran për bashkërendimin e çështjeve midis gjithë grupeve të njerëzve. Këshillimi mund të jetë midis palëve (si në 4:34) apo midis të dy palëve me ndihmën e gjykatësve a hakimit (4:35, 4:128). Ua’z apo qortimi a paralajmërimi nënkupton këshillimin dhe rikujtimin e njërës palë për pasojën e veprimve të palës tjetër; kjo në një mënyre e zbut zemrën e dëgjuesit (16:125) dhe e bën atë (gruan apo burrin) të gjykojë në favor të fjalëve të tua.

(Hapi 2) Uehxhur (largimi nga shtrati; bojkotimi në kohë dhe hapësirë, e pakta për një natë), Nëse konsultimi nuk çon drejt harmonisë martesore, sugjerimi i dytë është i përshtatshëm në kohë, një shprehje që tregon një ndarje në kohë dheapo në hapësirë midis dy njerëzve. Kjo është një formë e presionit psikologjik. Duke nxjerrë në pah shmangien apo mënjanimin nga shtëpia apo përballë familjes, fëmijëve dhe kështu me rradhë

Qëllimi i këtij veprimi është që ta zgjidhi problemin e mirënjohur jo t’i uli vlerat gruas apo të zbulojë sekretet që do të vazhdojnë. Megjithatë është një reagim ndaj veprimit të saj të nushuzit dhe rebelim me shmangie e saj si dhe largimin nga ajo me shpresë se kjo do të çojë në reciprocitet dhe bashkim. Mund të jetë vetëm për një periudhë mesatare të ftohtë, apo mund të vazhdojë në pafundësi, e cila në kontekstin e martesës mund të nënkuptojë vetëm divorcin.

(Hapi 3) Darebe (goditje e butë apo cekje: shprehje e presionit fizik). Nëse që të dy mënyrat e para janë pëdorur në rendin e pëlqyer sipas shtrirjes më të plotë, nevoja për mënyrën e tretë nuk mund të arrihet me një të qëlluar.

“Darebe” fjalë e famshme me shumë kuptime.

  

Problemi i abuzimit vjen nga fjala “idribuhune” e cila është zakonisht e përkthyer si “rrahini ato” . Rrënja e kësaj fjale është “dareba” . Nëse dikush konsulton një fjalor arabishteje do të gjej një listë të gjatë kuptimesh të atribuara ndaj kësaj fjale! Kjo listë është një prej listave më të gjata në gjithë fjalorët arabisht dhe ka kaq shumë kuptime të ndryshme. Në Kuran, duke u mbështetur në kontekst, gjthsekush mund t’i mveshi asaj kuptime të ndryshme, të tilla si:

Udhëtoj a dal jashtë: 3:156; 4:101; 38:44; 73:20; 1:273

Godas: 2:60; 7:160; 8:12; 20:77; 24:31; 26:63; 37:93; 47:04

Qëlloj: 8:50; 47:27

Themeloj, ndërtoj: 43:58; 57:13

Jap (shembuj): 14:24-45; 16:75,76,112; 18:32,45; 24:35; 30:2858; 36:78; 39:27,29; 43:17; 59:21; 66:10-11

Largohem, injoroj, mospërfill: 43:5

Dënoj: 2:61

Vulos, përfundoj: 18:11

Mbuloj: 24:31

Shpjegoj: 13:17

Kështu vetëm në Kuran ne dëshmojmë se folja “darebe” ka të pakën dhjetë kuptime të ndryshme. “Darebe” po ashtu ka kuptime të tjera të cilat nuk janë përmendur në Kuran. Për shembull në gjuhën arabe, nuk i stampoj paratë—i “darebe” paratë, nuk i shumëzon numrat— “darebe” numrat, nuk e ndalon punën – “darebe” punën.

Fjalori Webster jep katërmbëdhjetë kuptime të foljes “godas” : qëlloj (kundër); vë zjarrin; kafshon (gjarpri); zë rrënjë (bimët) (për shkak të); sulmoj; zë me grep (peshkun); tingëllon (koha) si zilja tek ora; sulmoj; mbrij, përfundoj, vij me idenë; hyj në mendjen e; zbuloj (ar, etj); zhvesh; heq; pres (monedhat); ndërpres punën si protestë apo për të bërë kërkesa.

I njëjti fjalor jep tetë kuptime të foljes “rrah” : godas vazhdueshëm; mbisundoj; tejkaloj; trazoj me forcë me veprim goditës; (krahët) dobësohen; bëj avesh (rrugën); pulson, rreh; lundroj në të kundërt të erës.

Kur hasim një fjalë me shumë kuptime, ne përzgjedhim kuptimin e saktë sipas kontekstit, formës dhe kuptimin e zakonshëm.

Përse “darebe”?

  

Përse Kurani ka përfshirë mënyrën e një “goditje”? Kurani gjithmonë nxit bërjen mirë dhe largimin nga e keqja. Nëse Kurani shihet si një tekst i bashkuar dhe kohesiv, atëherë mund të identifikohen situatat se ku Kurani thërret për ndalim të disa gjërave në etapa. Për shembull, ndërsa shpalljet e mëparshme e dekurajonin përdorimin e pijeve alkolike (2:219, 4:43), shpallja e fundit mbi këtë çështje qartazie dënoi dhe ndaloi përdorimin e tyre (5:93-94).

Kjo ndodh kur nuk ekziston nevoja për të kuptuar konteksin historik në të cilin Kurani ishte shpallur. Eshtë e ditur se në periudhën para-islame e njohur si Periudha e Injorancës (Xhahilije), ekzistonin praktika të rënda të abuzimit fizik dhe emocional mbi femrat, të tilla si foshnjëvrasja e femrave (vrasja e foshjeve femra) si dhe zakoni i trashëgimit të grave të të vdekurit nga të afërmit e tij, pa dëshirën e grave. Ajeti 4:34, i cili i referohet rrahjes/ goditjes së lehtë, u shpall herët qysh në periudhën Medinase, në një kohë kur mizoria dhe dhuna kundër grave ishte ende e llatarshme. E parë brenda këtij konteksti rrahja është një ndalim mbi praktikën ekzistuese dhe jo një rekomandim. Ashtu siç shoqëria muslimane në Medine u zhvillua drej një shteti ideal, ajeti i fundit në Kuran mbi marrëdhëniet e mashkull-femrës (9:71) i konsideron si gratë dhe burrat si të ishin shokë dhe ruajtës të njeri- tjetrit (aulijja) i cili thekson bashkëpunimin në të jetuarit së bashku si partnerë.

Përveç kësaj, kjo frymë mund të jetë përdorur edhe në vëzhgimin e hadithit dhe të kometimeve klasike nga juristët muslimanë mbi rrahjen apo darebe. Hadithet mbi rrahjen në këtë mënyrë që nuk shkakton dhimbje (gajr mubarrih) janë transmetuar nga Muslimi, Tirmidhi, Ebu Daudi, Nesa’i dhe Ibn Mexhai. Autoritetet theksojnë se përsa i përket një goditje, ajo duhet të jetë thjesht simbolike e tillë si goditja me një furçë dhëmbësh apo me shami (Taari dhe Razi). Imam Shafi’u është i mendimit se goditja është e pëlqyeshme të shmanget tërësisht.

Në këtë mënyrë mund të arrihet në përfundimin se thirrja për një goditje (të vetme) është një ndalesë dhe jo një rekomandim; pasi do të zbatohen efektshmërisht dy hapat e parë, nuk do të ketë nevojë për një hap të tretë.

Bindshmëria e keqinterpretuar.

Kurani nuk i urdhëron gratë t’i binden burrave të tyre në mënyrë skllavërore. Ai thotë se gratë e mira janë kenitat (kanë kunut). Kunut përdoret si për gratë ashtu edhe për burrat (3:17, 33:35) si dhe jo njerëzorët (39:9, 2:117). Kunut nuk i referohet bindshmërisë së një gruaje kundrejt burrit apo çdo njeriu ndaj një tjetri. I referohet shpirtit të nënshtrueshmërisë para Allahut. Kur ajeti vazhdon të thotë “nëse ato të binden ty,” Kurani përdor termin ta’a, i cili do të thotë për një njeri të ndjeki rregullat e një tjetri, duke iu referuar jo vetëm grave që t’u binden burrave, por gjithashtu burrat të ndjekin rregullat po ashtu (4:59). Ta’a nuk përdoret këtu në formën urdhërore për gratë, në vend të kësaj Kurani vendos një qortim të ashpër ndaj burrave: “Nëse ato (femrat) ju dëgjojnë ju (meshkujve)” meshkujt janë të urdhëruar “të mos kërkojnë mënyrë kundra (grave)”. “Nëse ato ju bindej juve” nuk do të thotë se gratë e kanë obligim që t’u binden burrave në mënyrë skllavërore. As nuk do të thotë se nëse në gruaja nuk i bindet burrit, ai mund t’a qëllojë atë. Përqëndrimi është mbi përgjegjësinë e burrave për t’i trajtuar gratë me drejtësi, veçanërisht kur gratë ndjekin sugjerimet e tyre.

Shumica e grave të dhunuara në ditët e sotme nuk qëllohen pasi janë përmbushur dy kushtet e para me të, por në fakt qëllohen për shkak të zemërimit të burrit mbi çështje të parëndësishme. Sjellja e tillë nuk është sjellje e një muslimani të sinqertë dhe qartazi nuk ka asnjë sanksion të mbështetur në Kuran.

Eshtë evidente nga shumë tradita autentike se vetë Profeti a.s. me të madhe e urrente idenë e goditjes së gruas, dhe ka thënë në më shumë se një rast, “A mundet ndokush prej jush t’a rrahi gruan e tij si një skllave dhe pastaj në mbremje të shtrihet në shtrat me të?” (Buhariu dhe Muslimi). Sipas një tjetër hadithi, ai e ndaloi goditjen e gruas me fjalët “Asnjëherë mos i godit robinat e Zotit” (Ebu Daudi, Ibn Mexhah, Ahmed ibn Hanbal, Ibn Hibban, në autoritetin e ‘Abdullah Ibn Abasit; dhe Bejhaki në autorësinë e Umu Kulthumes).

Përkrah devotshmërisë, besimtari nuk gjen asgjë më të mirë për veten se një grua të devotshme. Nëse ai kërkon të mirën e saj, e ajo bindet. Nëse ai sheh tek ajo dhe ajo i jep atij kënaqësi. Nëse ajo i bën bën një premtim, ajo e përmbush atë. Nëse ai është larg saj, ajo e ruan veten dhe pasurinë e tij (Ibn Mexhah).

Ky hadith pohon se gruaja duhet t’i bindet burrit, por deri në çfarë mase? Dukshëm, ajo nuk mund të mos i bindet burrit të saj në çdo gjë që është haram. Jo vetëm kaq, por bindshmëria e gruas është në ato detyra për dëgjimin e mësipërm, d.m.th. në lidhje me bashkëjetesën, çështjet shtëpiake, ruajtjes së pasurisë së tij, si dhe mos lejimin e të tjerëve për të dhunuar dinjitetin e tij apo të saj të përkatësive të tyre.

Si përmbledhje, po themi hadithin e mëposhtëm nga Profeti a.s. mbi të drejtat e grave. Një njeri e pyeti të dërguarin e Allahut, “اfarë të drejtash ka gruaja mbi burrin?” Përgjigjia e tij ishte, “ثshtë se t’i duhet t’i japësh asaj ushqim, nuk duhet t’a godasësh atë me pëllëmbë në fytyrë, as ta ofendosh, as t’a lësh vetëm me përjashtim brenda shtëpisë” (Ahmed, Ebu Daudi, Ibn Maxhah). Kjo nënkupton furnizimin me ushqim, strehimin, respektin dhe sigurinë a mbrojtjen.

Vlerësimi

Disa burra mërziten kur gratë e tyre refuzojnë të bëjnë këtë apo atë gjë rreth punëve të shtëpisë. Kjo ka nënshtruar shumë gra ndaj keqtrajtimit fizik. Por ndodhia e mëposhtme me qartësi na dëfton se nuk është detyrë e gruas të kujdeset për shtëpinë, dhe si rrjedhim, asnjë mënyrë abuzuese nuk mund të justifikojë anën e burrit. Në fakt, citimi i mëposhtëm na lë të kuptohet se shumë gra në ditët e sotme duhet të ankohen, pasi ato detyrohen të bëjnë punë për të cilat ato në të vërtetë nuk janë fare përgjegjëse për to:

Transmetohet se një burrë shkoi tek Umeri, kalifi i dytë, me qëllim sjelljen në vëmendjen e tij të disa ankesave që ai kishte kundrejt gruas së tij. Kur ai arriti derën e shtëpisë së Umerit, ai dëgjoi gruan e kalifit t’a shante atë. Me të dëgjuar këtë ai u kthye mbrapsh, pasi mendoi se vetë kalifi ishte në të njëtën dilemë dhe kësisioj vështirë se mund të priste nga ai që të mund t’ia vendoste gjërat në rregull për të. Umeri me të dalë jashtë e pa burrin që po largohej. Kështu që e thirri dhe e pyeti për arsyen që e kishte sjellë tek shtëpia e tij. Ai i tha se kishte ardhur tek ai për të bërë disa ankesa ndaj gruas së tij, por ishte kthyer pasi vetë Kalifin e kishte gjetur në të njëtin trajtim nga gruaja e tij. Umeri i tha atij se me durim ai i kapërcen tepërimet e gruas së tij. Pasi ai ka disa të drejta mbi të. “A nuk është e vërtetë se ajo gatuan ushqim tim, lan rrobat e mia dhe ushqen fëmijët e mi, kështu më lehtëson mua nga nevoja për të punësuar një guzhuniere, një larëse rrobash dhe një kujdestare për fëmijët, ndërkohë që ajo nuk i ka për detyrë asgjë nga këto? Jo vetëm kaq, por unë gëzoj qetësinë e mendjes pranë saj dhe jam i mbrojtur nga kryerja e mëkatit të tradhëtisë bashkëshortore. Në pikëpamjen e këtyre përparësive, unë pranoj të duroj tepërimet e saj. Ti po ashtu duhet të veprosh të njëjtën gjë.

Me sqarimin e disa prej keqinterpretimeve e me hasjen e disa shtrëmbërime, sigurisht që e dimë se jo gjithë burrat dhe gratë ndjekin mësimet e Kuranit në lidhje me marrëdhëniet e tyre. Në vend që ta shohim ajetin me objektivitet, ata përqëndrohen tek ai e njëanshmërisht sipas avantazhit të tyre dhe abuzojnë me të. Burrat përfitojnë dhe gratë rebelohen. Kur burrat e veprojnë këtë, dhe gratë qëndrojnë injorante, padrejtësira ngjasin deri në atë pikë sa të ketë abuzime fizike. Disa gra, nga injoranca e tyre mbi çështjen, e kanë marrë këtë si betimin e tyre islam. Prandaj, për dobinë e tyre, gratë kanë nevojë të kërkojnë dije nga Kurani, duke u bërë më të vetëdijshme, të bashkohen rreth tij dhe të mbrojnë vetet e tyre me drejtësi dhe me ndershmëri.

Burrat duhet po ashtu të kuptojnë Kuranin me një mendje të drejtë dhe të saktë, pa filtrime kulturore dhe të komunikojnë me njeri- tjetrin rreth tij kështu që ata mund të përpiqen a të luftojnë së bashku për përmirësimin e rrugës së tyre shpitërore.

Shembulli Profetik

Hadithi, i cili ne duhet të kuptojmë është një transmetim i thënieve dhe veprave të Profetit a.s, i cili është burimi i dytë i ligjit dhe praktikës muslimane, transmeton se Profeti a.s. ka thënë: “ Më i miri prej jush është ai që është më i mirë me gruan e tij.” Aishja r.a transmeton se Profeti Fisnik kurrë nuk ka goditur ndonjë skllav apo ndonjë grua.

Mënyra e të sjellurit të të Dërguarit kundrejt grave, qëndrimi i tij kundrejt zgjidhjes së konfliktit mes çifteve, trajtimi shembullor i grave të tij, praktika e konsultimit gjinor neutral, neveria e dhunës ndaj grave, dashuria e tij për të gjithë dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme lehtësimin e kushteve njerëzore; e gjithë kjo na sjell në përfundimin se ai dëshironte të udhëzonte në liri, dinjitet dhe barazi; duke e bërë çdokënd të ndërgjegjshëm se ekziston vetëm një Zot-Zoti i gjithë qënieve, jo një Zot shovinist.

Kurani nuk diskriminon mes dy gjinive kudo ai i përkufizon vlerat e tyre të plotë si qënie të barabarta njerëzore; sidoqoftë burrat dhe gratë, përparësia apo superioriteti mbi tjetrin në çdo mënyrë, as nuk e përkrah abuzimin e bashkëshortëve as nuk e inkurajon trajtimin e ashpër të bashkëshortes. Ashtu si edhe burrat që kanë të drejta mbi gratë, po ashtu edhe gratë kanë të drejta mbi burrat. Ashtu siç gratë kanë disa detyra dhe obligime, po ashtu edhe burrat kanë disa detyra dhe detyrime.

Kërkimi ka dëftuar se interpretimet e ashpra të Kuranit janë ndikuar kryesisht nga praktikat dhe vlerat kulturore, të cilat konsiderohen si inferiore dhe të nënshtruara ndaj burrave. Nuk është Islami që i shtyp gratë, por janë qëniet njerëzore që kanë dështuar në të kuptuarin e udhëzimeve të Allahut.

Nderi dhe superioriteti i ndonjë personi nuk mund të ndërtohet mbi bazat e ngjyrës, racës, kombësisë, gjinisë apo familjes. Duhet të gjykohet mbi bazën e devotshmërisë, udhëzimit dhe përsosmërisë së karakterit të tij apo të saj, i cili duhet të jetë i mirë dhe i virtytshëm me fjalë dhe me vepra. Sa më shumë që njeriu të jetë i mirë dhe i virtytshëm me fjalë dhe me vepra, aq më e madhe do të jetë përsosmëria e tij apo e saj; “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (49:13)

[*] Sheh Sa’dullah Khan është momentalisht drejtor i qëndrës islame të Irvinës.

Last modified: 16/10/2014
Close