Me evolucion apo zhvillim filogjenetik biologu kupton atė proces tė tejzgjatur dhe tė
fuqishėm qė ka shpėnė, me kalimin e epokave gjeologjike, nė forma organike
gjithnjė e mė tė reja dhe mė tė ndryshme, ndėrkohė qė nė tė njėjtėn kohė ka
ruajtur vijimėsinė e rrjedhės sė jetės nga njėri brez te tjetri. Evolucioni pra
nėnkupton njė ndryshim apo shndėrrim tė formave organike me kalimin e kohės.
Problemi i zanafillės sė jetės apo i qelizės sė parė pėrbėn njė ēėshtje tjetėr
e cila do tė trajtohet ndarazi. Nėse e marrim si tė mirėqenė se evolucioni mund
tė vėrtetohet, atėherė karakteristikat e organizmit do tė pėrmbajnė njė fuqi tė
lindur tė vetorganizimit dhe rritjes e cila kushtėzon tė gjitha stadet nė
zhvillimin e njė individi nga shfaqja dhe rritja e vezores deri tek forma adulte
tejet komplekse. Pėrmban pėrtej dhe pėrmbi kėtij zhvillimi individual njė fuqi
imanente tė tė evoluuarit nė forma gjithnjė e mė kompleksisht tė organizuara
pėrgjatė miliona viteve qė nga shfaqja e parė e jetės.
Pėr tė pėrligjur kėtė koncept, biologu sjell ndėrmend tre fakte themelore:
a) Lėnda e gjallė buron vetėm nga lėnda e gjallė. b) Organizmat e lidhur
ngushtė janė thelbėsisht tė ngjashėm nė karakteristikat e tyre themelore
(homologjia). c) Ndryshimet e trashėgueshme tek bimėt dhe kafshėt (mutacionet)
mund tė shfaqen si nė pėrcaktuesit gjenetikė (gjenotip) ashtu dhe shprehjen e
tyre tė jashtme, tė dukshme (fenotip). Pėrveē kėsaj, disa prova tė tėrthorta,
tė ashtuquajtura bindėse, tė nxjerra nga morfologjia, embriologjia,
fiziologjia, gjeografia dhe teknikat e pėrcaktimit tė datave, tė ndėrlidhura
ngushtė dhe qė plotėsojnė njėra tjetrėn, pėrbėjnė njė argument tė fortė, tė
mbėshtetura nga tė dhėnat e fosileve. Format organike bėjnė shfaqjen e tyre tė
parė tė beftė gjatė periudhės kambriane (e cila zuri fill rreth 600 milionė
vjet mė parė). U shfaqėn njė shumėllojshmėri e formave invertebrore tė
larmishme dhe tejet tė organizuara, tė cilat nuk mund tė rridhnin nga format
paraprakisht ekzistuese meqenėse praktikisht asnjė mbetje fosile nuk ėshtė gjetur
nė periudhėn parakambriane. Njė pasuri e papėrshkrueshme organizmash fosile
janė zbuluar nga tė gjitha depozitat gjeologjike tė gjetura. Kėto hedhin dritė
mbi fuqinė e gjerė tė larmisė qė ka zotėruar lėnda e gjallė e cila i ėshtė
nėnshtruar, nė njė shkallė tė paimagjinueshme, njė procesi tė shtrirė nė kohė
qė pėrfshinte rritjen dhe ngritjen, luhatjen dhe ndryshimin dhe vetėzhvillimin.
Evolucioni i gjallesave tė zbuluara nga tė dhėnat e fosileve duket tė jetė njė
proces periodik. Grupe tė tėra befas hyjnė nė njė fazė shpėrthyese
(shpeshherė pas njė periudhe tė ndryshueshme pėrgatitore) ku plani i tyre
themelor i ndėrtimit ndahet me shpejtėsinė evolucionare mjaft tė pėrshpejtuar
nė lloje tė numėrta organizimesh. Shembull pėr kėtė do tė ishin gjitarėt tė cilėt
janė zhvilluar, qė nga Terciarja e hershme, nė jo mė pak se 25 rende dhe 206
familje, tė mirėdokumentuara nė tė dhėnat e fosileve. Potenciali i fshehur nė
planin themelor pėr tu zhvilluar nė forma tė ndryshme funksionale (psh.
mishngrėnės, barngrėnės, insektengrėnės; apo forma vrapuese, kėrcyese,
kacavjerrėse, me xhep, notuese apo fluturuese) ėshtė i realizuar. Gjatė
periudhės vijuese, shumė mė tė gjatė, gjithsa ndodh ėshtė se njė numėr i madh
gjinish dhe speciesh diferencohen. Njė zhvillim i qetė, gradual nėpėrmjet
hapave tė vegjėl evolucionarė ndodh nė drejtimin e specializimit nė rritje dhe
shpeshherė, gjithashtu, e pėrmasės nė rritje tė tė gjithė trupit apo tė
organeve individuale. Aty nga fundi i kėtij zhvillimi evolucionar, nė shumicėn
e rasteve ndodh njė tkurrje apo madje edhe njė zhdukje e linjave tė ndryshme qė
janė formuar. Nė shumė prej tranzicioneve nga njė periudhė gjeologjike te
tjetra, ndryshime rrėnjėsore nė florėn dhe faunėn mund tė mbivendosen
pavarėsisht nga kėto faza rrezatuese dhe shpėrthyese, me njė model tė ndryshėm
kohor pėr secilin grup kafshėsh. Nė kėto nyje, seksione tė gjera tė grupeve
mbarėbotėrore tė kafshėve tokėsore dhe detare, qė u pėrkasin linjave mė tė
larmishme, mund tė zhduken; tė tjerė mund tė pakėsohen nė ndoca forma relikte,
ndėrkohė qė tė tjerė i mbijetojnė tranzicionit pa shqetėsim dhe tė tjerė akoma
shfaqen pėr herė tė parė ose fillojnė fazėn e tyre shpėrthyese tė
zgjerimit.Zhvillimi evolucionar pra
shpaloset, jo nė njė mėnyrė tė rregullt, uniforme, por me modele, shpejtėsi dhe
mundėsira tė ndryshme evolucionare nė secilin grup organizmash.
Evolucioni i gjallesave duket tė jetė njė proces i pavazhdueshėm; jo
nė kuptimin se vazhdimėsia e rrjedhės sė jetės ėshtė ndėrprerė, por mė saktė nė
kuptimin se grupe tejet sistematike shfaqen befas nė tė dhėnat e fosileve.
Njėzet e pesė rendet gjitare tė cilave u jemi referuar tashmė, lindin befas nė
epokėn e hershme Terciare pa asnjė gjurmė tė origjinave tė tyre; ato lindin nga
njė vakuum origjine. Ėshtė e vėrtetė se ndėrsa gjurmohen llojet e organizmave
nė formėn e tyre stėrgjyshore, ato duket se konvergojnė gjithnjė e mė tepėr;
por nė asnjė rast nuk bėhet fjalė pėr njė konveregjencė tė vėrtetė apo pėr njė
formė tranzicionale tė njohur. Ky fenomen i mungesės sė formave tė vėrteta
tranzicionale nė tė dhėnat e fosileve ėshtė universal, pra, kjo ėshtė e vėrtetė
pa pėrjashtim pėr tė gjitha grupet e mėdha tė kafshėve dhe bimėve (p.sh.,
brenda zvarranikėve, gjitarėve mesozoik dhe tė periudhės sė hershme terciare,
bimėt me lule, etj.). Pėrpjekjet pėr ta shpjeguar atė kanė qenė mjaft tė
larmishme.
Njė karakteristikė e mėtejshme e evolucionit tė gjallesave ėshtė progresioni
i drejtuar i tij, jo nė kuptimin e tij tė vėrtetė, jo nė kuptimin e ngushtė
drejtvizor, por brenda njė caku tė pėrcaktuar ndryshimi i cili ėshtė
karakteristik pėr tė gjitha gjallesat. Zinxhiri qė ka shpėnė nga Eohippus-i
i vogėl i epokės sė hershme Terciare deri te kali modern Equus ėshtė i
mirėnjohur (Eohippus - Orohippus - Epihippus - Mesohippus - Miohippus Parahippus
Meryhippus Pliohippus Equus). Nė kėtė zinxhir evolucionar njė ndryshim i
vazhdueshėm, paralel me njė rritje nė pėrmasa, ndodh nga kullotėsit me dhėmbė
kurorė-ulėt tė njė modeli tė thjeshtė te kullotėsit me dhėmbė kurorė-lartė me
njė model kompleks; nga kėmbė katėr-gishta me veshje te kėmbėt me njė gisht me
thundra dhe mekanizma tė pėrkulshėm; nga njė tru i ngjashėm me atė tė
zvarranikėve te ai me lobe frontale tė mėdhenj qė janė tė mbuluar me njė model
kompleks rrudhash dhe qė maskojnė pjesėt e tjera. Tendenca tė tilla duken se
pothuajse gjithmonė ndjekin tė njėjtin drejtim nė dėngjetė plota tė linjave
tė pavarura qė zhvillohen paralelisht me njėra tjetrėn. Megjithėkėtė, ato mund
tė pėrsėrisin tė njėjtin proēes (psh. nė ndryshimet nė konturin e lobit dhe tė
skulpturuarin e kafkallės te Amonitėt) disa herė nė periudha tė ndara nga njėra
tjetra nė kohė (pėrsėritje). Ndonjėherė ato mund tė shpijnė nė pėrmasa tė
ekzagjeruara trupore ose nė organe tė tejzhvilluara, nė tė ashtuquajturat
tejspecializime.Meqenėse evolucioni
filogjenetik ka vėrtetuar se ėshtė i pakthyeshėm (pra, qė nuk rikthehet nė
forma tė mėhershme), amplituda ose potenciali evolucionar pėr tė zhvilluarit e
modeleve tė reja ngushtohet progresivisht nga specializimi, ashtu qė pėrfundimisht
modele dhe struktura tė reja morfologjike nuk mund tė formohen mė ose
formohen vetėm nėpėrmjet linjave tė tėrthorta. Nuk dihet nėse rritja e njė
grupi, qė shpie eventualisht nė degjenerim dhe zhdukje, ėshtė pėrgjegjėse pėr
kėto proēese tė drejtuara.
Njė tipar i mėtejshėm i evolucionit organik ėshtė tė qenit proces
konstruktiv. Strukturat organike janė tė formuara, tė konservuara, tė
kombinuara dhe tė shkrira me njėra tjetrėn, tė zhvilluara mė tej ose tė ngecura
sėrish. Ky formacion strukturash u shfaq jo thjesht nė njė linjė tė vetme
paralele apo nė disa tė tilla, por nė linja tė numėrta tė organizmave mė tė
larmishėm dhe tė ēdo rangu sistematik. Ato pra krijuan atė pasuri tė pafunda tė
formave tė larmishme qė shfaqen nė mbretėrinė e bimėve dhe tė kafshėve edhe
sot, por edhe nė epokat e mėparshme. Ndaj, nėpėrmjet njė vetėzhvillimi dhe
diversfikimi tė pėrsėritur tė linjave tė prejardhjes qė shpiejnė nė mė shumė
shprehje tė reja dhe tė larmishme, njė diversifikim i botės organike ndodhi
krahas ēdo shtegu tė imagjinueshėm, duke shteruar pothuajse tė gjitha modelet e
mundshme organike.Sistemi natyror i
klasifikimit bimor dhe shtazor e bėn tė qartė se njė brenda kėtij modeli tė
shumėllojshėm mbisundon njė rregull. Pėr shkak tė kėtij rregulli, kėsaj larmie
tė klasifikuar tė strukturės hierarkike, grupete organizmave tė rangjeve mė tė larta dhe mė tė ulėta jo vetėm janė (tė
avancuara dhe primitive) tė dallueshme, por gjithashtu njėsitė mė tė vogla mund
tė pėrfshihen brenda atyre mė tė mėdha, p.sh., speciet bashkohen nė klasa,
klasat nė familje, familje nė rende, etj Kjo dėshmon pėr faktin se njė
diversifikim dhe pėrsosje ka ndodhur jo vetėm brenda secilit model
strukturor tė dhėnė, por gjithashtu pėrtej secilit nivel tė veēantė
organizmi drejt niveleve mė tė larta, p.sh., nga niveli i peshqve pa nofull
(Agnatha), mandej te ai i peshkut me nofulla tė bashkuara (Plakoderma), peshqit
e vėrtetė, amfibėt, zvarranikėt e deri te niveli i zogjve dhe gjitarėve me gjak
tė ngrohtė.
Ky fenomen tejet domethėnės i njė ngjitjeje biologjike (Anagenesis) nuk
ėshtė, megjithatė, universal nė mesin e grupeve organike. Nė mesin e
vertebrorėve ėshtė e karakterizuar nga diferencimi dhe integrimi nė rritje, nga
njė pavarėsi nė rritje nga mjedisi dhe nga autonomia individuale. Kjo e fundit
tregohet mbi tė gjitha me anė tė organizimit tė sistemit nervor, sidomos tė
trurit, dhe nga njė intensifikim i brendėsimit shtazor dhe njė zhvillimi mė tė
lartė tė elementėve psikik dhe tė vetėdijes. Ngjitja biologjike e njė
organizmi arrin njė pikė mė tė lartė sa mė tepėr qė realizohet tėrėsia dhe
autonomia e saj, pra, individualiteti i saj. Pika mė e lartė zihet nga njeriu;
pėr shkak tė vetėdijes sė tij, pra, pėr shkak tė spiritualitetit dhe lirisė sė
tij, ai nuk ėshtė thjesht njė individ por gjithashtu njė person. Shkakėsia
pėrgjegjėse pėr kėto procese nuk ėshtė e shpjeguar. E po kėshtu edhe me
fenomenet qė ne kemi cekur: rrezatimi dhe shuarja e grupeve tė organizmave,
fillesa e fazave shpėrthyese dhe e periudhave tė pėrparimit tė qetėsisė,
ndryshimet madhore nė flora dhe fauna, vakuumi i origjinave nga i cili grupet
e mėdha lindin, evolucioni i drejtuar nė linja paralele, larmia e renditur nė
mėnyrė hierarkike dhe ngjitja biologjike tė gjitha kėto shtrojnė probleme
dhe pyetje pa pėrgjigje.
Asnjė shembull makromutacionesh dhe asnjė shembull i njė akumulimi tė
mutacioneve mė tė vogla nėn ndikimin e pėrzgjedhjes dhe izolimit nuk ekziston
nė mesin organizmave tė kohėve tė sotme. Nėse do tė ekzistonin, ato do tė
jepnin ndonjė farė kuptimi pėr proceset shkakėsore qė shpijnė nė transformimet
evolucionare apo nė krijimin e planeve tė organizimit apo tė organeve tejet
komplekse dhe sistemeve tė organeve (sinorganizimeve) dhe tė zbulimeve tė
tjera fatlume tė mahnitshme tė procesit evolucionar. Zgjerimi apo ekstrapolimi
i rezultateve eksperimentale, sidomos tė gjenetikės (tė kufizuara nė praktikė
nė sferėn intraspecifike) ndaj ndryshimeve vigane tė studiuara nė rastet e
evolucionit trans-specifik, nuk ėshtė asgjė mė tepėr se sa njė hipotezė pune. E
tillė ėshtė edhe ideja e ndryshimit tė thellė e tė beftė nė strukturėn
gjenetike. Numri i madh hipotezave qė ekzistojnė, karakteri i tyre shpeshherė
kontradiktor dhe norma e tyre e shpejtė e modifikimit dėshmojnė pėr
papėrshtatshmėrinė e tė gjitha shpjegimeve shkakėsore tė ofruara deri mė tani;
ato nuk janė asgjė mė tepėr se sa pėrpjekje drejt tė dhėnit pėrgjigje njė
pyetjeje tė hapur. Pema gjenealogjike pėrfaqėsuese e bimėve dhe kafshėve e
propozuar vazhdimisht nuk ofron asnjė rezultat pėrfundimtar, vetėm njė tablo tė
pėrkohshme, pra, ajo shėrben pėr tė portretizuar marrėdhėniet e rrėnjosura apo
tė hamendėsuara historike ndėrmjet grupeve tė organizmave siē shihet nga
gjendja aktuale e opinionit shkencor; ato mund tė ndryshohen nė ēdo kohė nga
gjetje tė reja apo nga fakte tė reja. Andaj, klasikja pemė gjenealogjike e
organizmave ku trungu uniform supozohet se rritet pėr nga sipėr gjithnjė e mė
lartnė qendėr, duke lėshuar degė
anėsore qė ngjiten, i ėshtė nėnshtruar njė modifikimi fondamental. Tani ajo
pėrhumbet nė njė varg degėsh kryesore paralele tė cilat, me sa duket, janė
mjaft tė dallueshme strukturalisht nga njėra tjetra madje edhe nė shtresėn mė
tė vjetėr fosile tė periudhės kambriane dhe ordovikiane. Nga kjo pikė e tutje
ato ekspozojnė njė evolucion tė pavarur brenda kornizės sė strukturės sė tyre
themelore, ēuditėrisht konservatore. Klasat e peshqve, amfibėve dhe
zvarranikėve nė modė deri mė tani shihen se janė thjesht nivele organizimi
nėpėrmjet tė cilave stoqet individuale pak a shumė tė pavarura u shuajtėn
(polifiletikisht, pra, duke rrjedhur nga mė tepėr se njė paraardhės
ecolucionar). Megjithėkėtė, edhe panorama moderne e pemės gjenealogjike tė
organizmave e bėn mėse tė qartė se historia e organizmave ėshtė e karakterizuar
nga njė evolucion.
Tani mund tė shihet se koncepti i evolucionit biologjik ėshtė i justifikuar. Ai i lejon njė sasie tė
gjerė faktesh tė larmishme tė kėqyren si njė tėrėsi dhe i lė ato tė hapura pėr
njė shpjegim tė unifikuar. Megjithatė, zgjerimi dhe pėrdorimi i tij nė botėn
thelbėsisht tė ndryshme tė ēėshtjeve njerėzore me fenomenet e saj historike,
kulturore, politike, etike dhe fetare parashtron kėrkesa shumė tė rėnda ndaj
idesė evolucionare dhe shkel caqet e kompetencave tė biologjisė. Tė pėrdorurit
e njė parimi shpjegues tė nxjerrė nga evolucioni krejtėsisht biologjik dhe i
rregullsisė sė tij nė kontekstin mė tė gjerė tė ēėshtjeve njerėzore shuan
strukturėn e klasifikuar nė ontologjikisht tė realitetit me veēantinė e tij tė
niveleve tė qenies.
a) Meqenėse sipas filozofisė dhe teologjisė sė krishterė ēdo qenie e
krijuar, pėr shkak se ėshtė e fundme, ėshtė nė njė gjendje tė tė bėritdhe
tė ndryshimit dhe ėshtė pjesė e unitetit tė botės e cila ėshtė e drejtuar kah
njė qėllim i vetėm i pėrmbushjes sė plotė, koncepti i evolucionit mund tė
pėrdoret pėr tė pėrshkruar, nė njė mėnyrė tė pėrgjithshme dhe
gjithėpėrfshirėse, atė qė karakterizon tė gjithė realitetin, tė dallueshme nga
Zoti, e cila shtrihet brenda horizontit tė pėrvojės sonė. Ky koncept do tė
duhet, sigurisht, tė diferencohej pra ndryshueshmėrish dhe analogjikisht si
nocioni i tė bėrit. Megjithatė, krahasuar me kėtė tė fundit, ai ka avantazhin e
tė nxjerrit nė pah mė qartazi tė progresionit tė drejtuar tė ndryshimit.
b) Nė kėtė botė evolucionare tė tė bėritka megjithatė dallime
thelbėsore ndėrmjet qenieve tė ndryshme dhe rrjedhimisht evolucioni i tyre
ėshtė nė vetvete thelbėsisht heterogjen. Historia natyrore, historia e mendjes
apo e shpirtit, e personit, e shoqėrive njerėzore, e shpėtimit, tė gjitha kėto
shfaqin tipe thelbėsisht tė ndryshme tė evolucionit. Filozofikisht dhe
teologjikisht, do tė ishte njė evolucionizėm i rremė tė pretendohej se
kategoritė e evolucionit biologjik mund tė transferohen nė po tė njėjtin kuptim
ndaj evolucionit tė njeriut si tė tillė, ndaj historisė nė kuptimin e saktė,
dhe tė pretendohet se kjo histori mund tė interpretohet dhe shpjegohet
mjaftueshėm mbi bazėn e kategorive tė tilla. Ēdo evolucionizėm do tė ishte i
papranueshėm nga pikėpamjet filozofike dhe teologjike, dhe do tė duhej tė
kundėrshtohej si objektivisht heretik, i cili afirmon, jo brenda kufijve tė
vendosur nga metoda shkencore por nė njė deklarim tė padiskutueshėm tė
ekstrapoluar si pėr tiu referuar mbarė realitetit, se nuk ka asnjė ndryshim
thelbėsor brenda botės empirike. Kjo do tė nėnkuptonte se vetė njeriu ėshtė
krejtėsisht njė produkt i botės paranjerėzore, se ai nuk rezulton nga njė akt
krijues i Zotit qė ėshtė kryekėput i veēantė. Kjo do tė mohonte se njeriu ėshtė
thelbėsisht i spikatur nga tė gjitha gjėrat e tjera qė ekzistojnė pėrreth tij
nė sajė tė njė marrėdhėnieje tė drejtpėrdrejtė me Zotin nė spiritualitetin dhe
lirinė e tij, sepse kjo do tė nėnkuptonte se ajo ēka ai ėshtė, si dhe
domethėnia e tij, nuk arrin nė asgjė mė tepėr pėrveē njė ekzistence tė ēastit
nė sferėn fizike, biologjike. Kjo do tė mohonte se ka ndonjė ndryshim tė njė
tipi evolucionar qė lyp pėr mundėsinė e tij dinamizmin e shkakėsisė
transcendente qė vepron nė botė. Prova filozofike dhe teologjike e falsitetit
tė evolucionizmit tė kuptuar nė kėtė mėnyrė do tė ravijėzohet pjesėrisht nė atė
sa vijon dhe pjesėrisht nė artikujt Njeriu I-III dhe Shpirti
c) Pashndėrrueshmėria e gjallesave nėn-njerėzore nė atė ēka ėshtė
krejtėsisht lėndore, nė kuptimin e b), mund tė jetė mjaft mirė njė tezė
legjitime, me themele tė shėndosha, e filozofisė natyrore, dhe do tė jetė e
marrė si e mirėqenė lirisht nė sa vijon. Por afirmimi i njė dallimi ontologjik
nė thelb ndėrmjet botės krejtėsisht fizike dhe biosferės nuk ėshtė, thėnė
ngushtė, njė afirmim teologjik.
d) Po qe se kjo ėshtė e qartazi dhe pagabueshmėrish e presupozuar, ėshtė
legjitime tė flitet, ndonėse me njė farė kujdesi, pėr evolucionin e botės njė.
Lėnda dhe shpirti i fundmė janė thelbėsisht tė lidhura me njėra tjetrėn,
ndonėse marrėdhėnia ėshtė e ndryshme nė secilin rast dhe ndryshon me secilėn
gradė tė qenies. Ato tė dyja burojnė nga akti krijues i Zotit njė; lėnda nuk ka
asnjė kuptim pėrveēse nė njė botė tė shpirtit personal; tė paktėn te njeriu
ėshtė njė kusht i domosdoshėm i aktivitetit mendor dhe i skenės sė historisė
personale dhe bashkė-qenies; lėnda dhe mendja, secila nė mėnyrėn e saj, kanė
njė qėllim tė vetėm nė plotėsinė e vetme tė mbretėrisė sė Zotit. Engjėjt
gjithashtu nuk duhen menduar si qenie tė cilat nga vetė natyra e tyre
nuk qėndrojnė nė asnjė marrėdhėnie me botėn e lėndės, edhe pse ata nuk kanė
trup. Historia e lėndės duhet tė jetė rrjedhimisht historia e tė bėrit tė
mundur tė mendjes, dhe gjen nė mishėrimin e Logosit dhe nė transfigurimin e
universit nė ringjalljen e mishit (tė dyja janė tė lidhura) kulmin e saj nė
pėrmbushjen e pėrkryer tė shpirtit tė krijuar nė Zot, nė vegimin e lumturimit
dhe fundin e njeriut.
e) Uniteti i botės nė shpirt dhe nė lėndė, i pėrfytyruar si uniteti i njė
historie, mund tė mendohet si evolucion, pra, si zhvillim nga brenda drejt
asaj qė ėshtė thelbėsisht mė e lartė, po qe se tė bėrit (nė kuptimin e plotė
tė fjalės) konceptohet si njė vetė-transcendencė e qenies. Kjo ėshtė e mundur
tė bėhet, pasi ajo ēka ne quajmė konservimi dhe concursus-i i Zotit sa i
pėrket ekzistencės dhe operimit tė njė qenieje tė fundme nuk duhet konsideruar
si njė ndėrhyrje rastėsore e Zotit nga jashtė, por si njė konditė e qėndrueshme
dhe mė ngushtėsisht e brendshme e tė qėnurit dhe e aktivitetit tė krijesės. Kjo
aktivizon vetė tė bėrite qenieve dhe rrjedhimisht mund tė japė efektin
imanent apo kalimtar qė tė bėrittė pėrmbajė mė tepėr realitet (madje
dhe tė njė tipi tė konsiderueshėm dhe thelbėsor) se sa zotėron agjenti i fundmė
nė vetvete. Dhe shkakėsia transcendente e Zotit i mundėson vetė
krijesėstė kryejė aktivisht kėtė
shtojcė dhe jo thjesht ta marrė atė pasivisht. Njė koncept i tillė i
vetė-transcendencės natyrisht nuk nėnkupton se nga diēka mund tė vijė
ēfarėdolloj gjėje. Nė raste ku diēka thelbėsisht e re vjen nė ekzistencė nga
dhe nėpėrmjet diēkaje mė tė ulėt (pėr shembull, njė qenie, e cila ėshtė
shpirtėrore si dhe biologjike, nga njė gjallesė e thjeshtė) shtytja hyjnore
drejt njė vetė-transcendence tė tillė realizon plotėsisht konceptin e ngushtė
tė krijimit.
f) Mbi kėto supozime, bota njė (e cila qė nga zanafilla ėshtė njė botė
material, por gjithaq qė nga zanafilla ėshtė nėn dinamizmin kozmik tė atyre
principatave dhe fuqive tė krijuara shpirtėrore tė cilat ne jemi mėsuar ti
quajmė engjėj) mund tė mendohet se lėviz nga fillesa e saj material drejt
pėrmbushjes sė saj shpirtėrore dhe personale, nė njė evolucion nėn dinamizmin e
bazės sė saj hyjnore e cila jep vetė-transcendencė dhe orientim. Nė ēdo rast,
etapat e mėdha tė historisė sė saj nuk duhen menduar si seri shtojcash qė i
janė shtuar nga jashtė pėrbėrjes sė saj fillestare.
2. Uniteti i brendshėm i biosferės. a) Nėse ka evolucion, dhe nėse
ėshtė e mundur (pasi kjo nuk ėshtė treguar) tė supozohet njė evolucion
pėrfundimisht monofiletik, sė paku si njė hipotezė funksionuese nė biologji,
atėherė uniteti i pėrkohshėm i biosferės ėshtė i nėnkuptuar. Ky supozim mund tė
vihet nė rrezik kėtu si hipotezė pasi ekziston njė gjė e tillė e quajtur
evolucion nė pėrgjithėsi, pasi hominizimi presupozon si kusht tė tijin njė
brofje nė njė plan mė tė lartė (vetė-transcendencė), gjė e cila nuk ėshtė mė
pak se sa ajo ēka do tė merrej si e mirėqenė nė hipotezėn e evolucionit
monofiletik; dhe pėr shkak se parimi i ekonomisė metafizike e kėrkon kėtė, nėse
ėshtė e mundur njė nismė e re nga Zoti brenda botės sė ndryshueshme nuk duhet
marrė si e mirėqenė pa qenė nevoja. Nga kjo vijon se nėse supozohet njė
evolucion monofiletik, e gjitha bota e gjallesave duket si njė unitet real i
lidhur tok nė kohė, dhe i zbatuar mbi, si dhe i inkorporuar nė, unitetin e
pėrkohshėm tė materies e cila nė vetvete ėshtė njė.
b) Njė pikėpamje e tillė, si edhe konsiderata tė tjera, shpijnė nė ēėshtjen
e unitetit ontologjik tė biosferės. Nė radhė tė parė, uniteti ontrologjik i
botės materiale nuk duhet kaluar pa u vėnė re. Nė ontologji, ajo qė
skolastikėt e quanin materia prima nuk ėshtė njė realitet i shumėfishtė
nė vetvete dhe nga vetvetja, qė shfaqet shumė herė si njė element i brendshėm
nė gjėrat e shumta tė pėrvojės. Ėshtė parimi i vetėm, i vėrtetė, i
konsiderueshėm i dispersionit hapėsinoro-kohor i asaj qė ėshtė materialisht e
shumėfishtė, parimi ontologjik i asaj qė ėshtė pjesėrisht e vėzhguar dhe
pjesėrisht e presupozuar si fusha apo territori i vetėm themelor i tė gjithė
dukurisė konkrete dhe i fizikės. Biosfera pa dyshim gjithashtu ka pjesėn e saj
nė kėtė unitet ontologjik hapėsirė-kohė. Ajo pėrfshihet brenda hapėsirė-kohės
sė vetme tė botės materiale tė shumėfishtė, e cila ėshtė baza e saj, jo
rezultati pasues i ndikimit shkakėsor tė ndėrsjellė.Problem nėse mbi dhe pėrtej kėsaj, uniteti
kalimtar i biosferės si e tillė shpie drejt njė uniteti hapėsinor tė njė tipi
thuajse-substancial, sjell problemin e mėtejshėm nėse nė kėtė sferė parimi
formal substancial (terreni i konfigurimit hapėsinor-kalimtar i njė gjallese)
duhet tė mendohet apo jo si specifikisht ashtu dhe individualisht si shumės, si
i shumėfishuar (duke qenė personi shpirtėror njerėzor gjithmonė i
pėrjashtuar). Pėrvoja e pėrditshme dhe filozofia natyrore tradicionale i ėshtė
pėrgjigjur gjithnjė kėtij problemi nė kuptimin e parė. Aq mė tepėr forma
substanciale vėrtet tė dallueshme janė hamendėsuar se kanė qenė drejtpėrdrejt
tė pranishme ndėrkohė qė u vėzhguan individė tė dallueshėm tė specieve tė
ndryshme tė gjalla.
Por kjo pėrvojė e pėrditshme nuk ėshtė pėrfundimtare. Me njė shqyrtim mė
nga afėr, kufijtė e individėve biologjikė shumė shpesh bėheshin tė mjegullta.
(krah. dukurinė e vrapuesve tė lidhur fillimisht me bimėn-mėmė dhe mandej tė
ndarė nga ajo; tranzicioni fluid ndėrmjet bimėve dhe kafshėve tė ndryshme qė nė
dukje ėshtė njė; mikrobi njė qelizor brenda dhe jashtė organizmit mėmė, etj )
Format e gjalla tė cilat paraqesin ato qė nė dukje janė dallime mjaft tė mėdha
nė hapėsirė dhe kohė mund tė kenė ontologjikisht tė njėjtin parim morfologjik,
ashtu qė dallime tė mėdha tė formės sė jashtme mund tė rrjedhojnė nga
nėnshtresa materiale dhe nga modele tė rastit tė rrethanės pa ndryshim tė
formės sė vėrtetė (larvė vemje flutur). Njė kontinuitet i vėrtetė fizik
(pėrtej unitetit tė fushės fizike) nuk ėshtė i nevojshėm si material pėr njė
parim formal substancial tė qenieve tė gjalla. Ajo qė pėr ne ėshtė njė shumėsi
gjallesash tė manifestuara dukshėm nga mosvazhdimėsi hapėsinore, rrjedhimisht
nuk ėshtė provė e njė shumėsie ontologjike e gjallesave pėr sa i pėrket parimit
tė tyre formal. E njėjta gjė ėshtė e vėrtetė pėr antagonizmin ndėrmjet formave
tė gjallave, pasi kjo gjendet gjithashtu brenda qenieve tė gjalla tė cilat
gjithsekush i konsideron si njė dhe njė tė vetme. Biosfera, si pasojė, do tė
figurizohej mė saktėsisht, sepse mė thjesht, nėse ne do ta mendonim atė si
pėrjetėsisht tė bazuar mbi njė parim formal substancial. Kjo e fundit do
tė kishte njė potencialitet tė tmerrshėm mėnyrash tė tė manifestuarit tė
vetvetes nė hapėsirė dhe kohė dhe do ti realizonte kėto mundėsi nė hapėsirė
dhe kohė nė pajtim me kushtet e lėndės fizike qė nė tė vėrtetė ėshtė prezente,
ndonėse vetė kėto kushte drejtohen nga ky parim formal. Kjo tablo nė njėrin
krah do tė pajtohej me zhvillimin e fizikės, e cila e zvogėlon (apo kėrkon ta
zvogėlojė) shumėsinė e substancave natyrore specifikisht tė ndryshme ndaj
ndryshimit hapėsirė-kohė tė po tė njėjtės lėndė. Kjo do tė nxirrte gjithashtu
mė qartazi nė pah dallimin ontologjik formal ndėrmjet biosferės dhe josferės
sė mendjeve personale. Vetėm nė kėtė tė fundit individėt do tė ishin thjesht
dhe substancialisht tė dallueshėm nga njėri tjetri; individė qė nuk janė mė
modifikimet komplekse nė rritje nė kohė dhe hapėsirė tė biosferės
fondamentalisht tė vetme dhe nė evoluim.
3. Problemet teologjike dhe ontologjike nė lidhje me shkaqet e
evolucionit. a) (i) Mekanika e evolucionit ėshtė njė problem shkencor.
Ajo merret me kushtet gjenetike, tė brendshme dhe tė jashtme, tė njė tipi
material (modifikim gjenesh, etj ), nė tė cilat lind diēka biologjikisht e
re. Nė parim ato janė kushte fizikisht tė prodhueshme, tė mundshme pėr tu
shpjeguar nė terma tė funksionit. Dhe shkenca natyrore me anė tė vetė metodės
sė saj mund ta kufizojė vėmendjen e saj ndaj kėtij problemi.
(ii)Pėr shkak tė unitetit, e
megjithatė diferencimit tė brendshėm thelbėsor tė botės, vetėm njė numėr i
caktuar strukturash formale mund dhe duhet tė emėrtohen si karakterizuese tė
kėtij evolucioni tė vetėm: njė tendencė kah njė kompleksitet nė rritje i qenieve
individuale tė ndryshme, kah brendėsia mė e madhe, kah specializimi mė i madh
i kombinuar me njė hapje mė tė madhe drejt tė gjithė realitetit, me njė
orientim dhe pakthyeshmėri e evolucionit. Mbi kėtė bazė, njeriu, sė bashku me qenie
tė tjera qė zotėrojnė vetėdije, liri dhe njė orientim transcendent dinamik kah
Zoti, shfaqet si qėllimi i evolucionit kozmik. Meqenėse ai ėshtė material dhe Meqenėse
materialiteti i tij ėshtė njė faktor nė unitetin material tė mbarė universit si
sferė dhe Meqenėse ai mund ta manipulojė veten fizikisht dhe moralisht, nė
kėtė botė dhe nė marrėdhėnie me botėn tjetėr, ėshtė mjaft legjitime tė
afirmohet se bota bėhet e ndėrgjegjshme pėr veten e saj te njeriu dhe realizon
njė takim tė vetėdijshėm tė drejtpėrdrejtė me bazėn e saj, Zotin.
(iii) Dhurata falas e hirit tė Zotit, komunikimi qė Zoti i bėn vetvetes sė
tij, u trupėzua nė botė qė nga fillimi (pasi engjėjt e zotėronin atė qė nga
fillimi, dhe njeriu si qėllimi i botės u mendua nga Zoti qė nga fillimi si
njeriu i hyjnizuar); pėr rrjedhojė, evolucioni botėror nė tė vėrtetė, dhe jo
thjesht nė idetė hyjnore, lėviz nėn dinamizmin qė ėshtė i drejtuar kah
mbretėria e Zotit. Historia natyrės dhe e botės bėhet historia e shpėtimit
dhe e zbulesės kur arrihet njeriu, pasi njeriu, i ndėrgjegjshėm pėr teologjinė
e tij mbinatyrore, e objektivizonhistorikisht kėtė orientim. Pika
omega e tij ėshtė nė fakt Krishti, nė tė cilin lėnda e krijuar, shpirti i
fundmė dhe Logosi hyjnor, tek i cili tė gjitha gjėrat rrojnė, janė tė bashkuara
nė njė person tė vetėm dhe ky unitet ėshtė i manifestuar nė histori.
b) (i) Problemi metafizik i asaj ēka ndodh nė tė vėrtetė gjatė evolucionit
nga pikėpamja ontologjike, pra, sa i pėrket tėrėsisė sė shkaqeve operuese, do
analizuar pikė sė pari nė mėnyrė tė atillė qė ėshtė e qartė se pėrgjigjja do tė
ndryshojė sipas marrėdhėnies ontologjike ndryshuese tė sė resė qė ėshtė
shkaktuar, sipas shkakut tė rėndomtė (tė mėparshėm) qė e ka pararendur atė.
Nėse e reja ėshtė substancialisht e re apo madje diēka thelbėsisht e lartė,
pra, nėse numerikisht shfaqet njė parim substancial shtesė, apo madje dhe njė qenie,
e cila mirėfilli nga karakteri i saj nuk mund tė kuptohet nė parim si njė
modifikim krejtėsisht hapėsirė-kohė i tė dhėnave tashmė tė pranishme nė pararendėsin
e saj, por ka njė pozicion ontologjik pandryshueshmėrish mė tė lartė nė
marrėdhėnie me vetė natyrėn e qenies si tė tillė (edhe pse kjo nuk parandalon
njė rrjedhojė shkakėsore kozmike), atėherė problem duhet tė konturohet
parimisht ndryshe nga ēasti kur ajo ēka ėshtė e re mund tė kuptohet si njė
model i ndryshėm por fizikisht i prodhueshėm i tė dhėnave tė pranishme tashmė.
Nė kuptimin e parė problemi lind me sigurinė teologjike dhe filozofike vetėm sa
i pėrket evolucionit tė njeriut dhe me njė farė sigurie filozofike sa i
pėrket tranzicionit nga krejtėsisht materialja te biosfera. Brenda vetė
biosferės, problemi nuk duhet ngritur domosdoshmėrish nė kėtė mėnyrė. Mirėpo
shumė shpejt bėhet e qartė (krah. poshtė) se nga pikėpamja ontologjike ky dallim
i saktė dhe jetėgjatė nė realitetin objektiv dhe nė mėnyrėn e tė formuluarit tė
problemit nuk ėshtė kaq i rėndėsishėm, duke folur teologjikisht, sa ēmund tė
duket nė pamje tė parė, po qe se nė pėrgjithėsi ardhja nė ekzistencė e diēkaje
tė re kuptohet korrektėsisht.
(ii) Tė bėrit brendatokėsor si vetė-transcendencė: Nėse, dhe atje ku, diēka
e revjen nė jetė dhe megjithatė rrjedh nga njė shkak brenda botės (dhe duke
supozuar se rastėsia e thjeshtė hidhet poshtė mbi baza filozofike dhe, mbi tė
gjitha, teologjike), shkaku i saj shkon pėrtej vetes sė saj; kjo parashtron
realitetin qė ėshtė vetė dhe qė e zotėron atė.
Sipas parimit metafizik tė shkakėsisė, kjo vetė-transcendencė, qė nė kėtė
pikė duhet menduar ende nė njė mėnyrė mjaft tė pėrgjithshme, ėshtė e mundur
vetėm nė sajė tė dinamizmit tė Qenies absolute e cila ėshtė nė tė njėjtėn kohė
ajo ēka ėshtė mė intime me shkakun tokėsor dhe megjithatė absolutisht e
dallueshme nga qenia e fundme shkakėsisht operuese. Qenia absolute pėrbėn qeniet
aktive (me anė tė ruajtjes dhe concursus-it) jo thjesht si diēka
statike, por nė vetė-transcendencėn e tyre pėrmes sė cilės ata tė dy realizojnė
natyrėn e tyre dhe parashtrojnė atė ēka ėshtė e re. E reja, duke qenė diē
mė tepėr se mjeti, ėshtė befas efekti i parashtruar nga shkaku tokėsor dhe nga
shkakėsia transcendente e Qenies absolute. Nė pėrvojėn transcendente tė
mendjes, dialektika e kėsaj marrėdhėnieje ėshtė menjėherė prezente: Qenia
absolute, si qėllim asimptotik i lėvizjes sė mendjes apo tė shpirtit ėshtė gjithnjė
ajo ēka ėshtė pėrtej; ajo e parashtron shpirtin e fundmė si tė ndarė dhe
absolutisht tė tjetėrsuar nga vetja dhe megjithatė nė tė njėjtėn kohė ėshtė ajo
ēfarė ėshtė mė intime pėr tė, baza e lėvizjes ontologjike tė tė bėrit nė
shpirtin e fundmė. Kjo e fundit lėviz falė asaj hapjeje tė Qenies ndaj saj, dhe
nuk pėrpiqet thjesht drejt njė horizonti i cili nė shpresėn e fundit do tė
ishte thjesht njė objekt i ndjekur nė sajė tė kapacitetit tė brendshėm tė
vetė subjektit njohės. Meqenėse nė kėtė pėrvojė transcendentale, ontologjia e
njė qenieje ėshtė njė karakteristikė e menjėhershme, aty gjendet njė
vetė-transcendencė, si dukuri reale ontologjike, drejt asaj qė ėshtė mė tepėr,
nė sajė tė Qenies absolute. Vetė-transcendenca mundet pra tė tregohet kėtu se
ėshtė njė koncept i vlefshėm metafizik.
(iii) Nėse koncepti ontologjik i vetė-transcendencės aktive rrėnjoset
njėherė e mirė, ideja e evolucionit dhe e pajtueshmėrisė sė tij me shkakėsinė
hyjnore nuk ofron mė ndonjė vėshtirėsi tė pakapėrcyeshme nga pikėpamja
ontologjike. Vartėsia shkakėsore brenda pėrbrenda botės dhe diferenca
ontologjike e llojit ndėrmjet njė efekti tokėsor dhe shkakut tė tij nuk janė
reciprokisht pėrjashtues por gjithėpėrfshirės. Duke i korresponduar diferencave
tė larmishme ontologjike (rivendosje tė thjeshta hapėsinore dhe kohore tė
lėndės, modifikimet e njė fushe, pėrsėritja e ndryshimit identik, aksidental
por tė qėndrueshėm, prodhimi i asaj qė ėshtė thelbėsisht e re), dinamizmi
hyjnor qė mbėshtet ndryshimin nė fjalė mund dhe duhet tė afirmohet si i
ndryshėm pėr sa i pėrket termit tė saj. Rrjedhimisht, koncepti i njė
ndėrhyrjeje krijuese tė Zotit do tė vihet nė punė vetėm kur bėhet fjalė pėr atė
qė ėshtė thelbėsisht e re.Por kjo
ndėrhyrje krijuese, si e dallueshme nga tė parashtruarit e pandėrprerė tė
lėndės nė botė nė pėrgjithėsi, nuk duhet konceptuar si njė ndėrhyrje
suplementare nga jashtė, duke i shtuar diēka tė re njė gjėje qė ekziston, me
kėtė tė fundit qė mbetet krejtėsisht pasive.Duhet kuptuar medoemos pėr tė shkaktuar vetė-transcendencėn e tė
mėparshmes tokėsore tė asaj qė ėshtė e re. Megjithatė, pėr shkak se dinamizmi
hyjnor kuptohet se ėshtė ontologjikisht i domosdoshėm nė tė gjithė tė
bėrit e vėrtetė dhe rrjedhimisht nė tė gjithė evolucionin (ndonėse ky
dinamizėm nuk ėshtė njė objekt i shkencės natyrore), problemi ku ėshtė e
pranishme njė vetė-transcendencė thelbėsore dhe ku jo, nuk ėshtė kaq
urgjent. Ne e dimė se ėshtė prezente nė ardhjen nė ekzistencė tė njeriut, qoftė
ontogjenetikisht, qoftė filogjenetikisht. Dhe tė diturit e kėsaj, ėshtė kyēe qė
njeriu tė njohė vetveten. Por vetė-transcendenca ėshtė drejtpėrdrejt e
aksesueshme nė pėrvojėn transcendentale tė subjektivitetit dhe tė lirisė. Dhe
kėshtu njeriu e njeh veten (nė unitetin dhe tėrėsinė e tij) si tė krijuar nga
Zoti dhe si produkt i shkaqeve tė mėhershme tokėsore. Me kėtė koncept tė
vetė-transcendencės, dhe nėse ne i atribuojmė peshė tė plotė unitetit tė saktė
substancial tė njeriut (lėnda dhe fryma si parime substanciale, dhe jo qenie
tė pavarura), dhe nėse njė kuptim i plotė i jepet rolit tė prindėrve nė
sjelljen nė jetė, qė do tė thotė tė lindin njė qenie njerėzore, jo njė entitet
biologjik, atėherė deklarimi se nė evolucion Zoti krijon frymėn e njeriut,
ndėrkohė qė evolucioni prodhon trupin, ka nevojė pėr njė tė kuptuar tė
kujdesshėm. Tė dyja shkaqet kanė si term tė tyrin po tė njėjtėn qenie
njerėzore, pėr shkak se ato nuk operojnė krah pėr krah, por si reciprokisht tė
nėnkuptuara, pasi shkakėsia hyjnore pėrbėn dimensionin ontologjikisht
transcendent tė efikasitetit shkakėsor tė krijuar.
4. Njeriu brenda biosferės nė evoluim.
a) Nėse njeriu si person shpirtėror rrjedh nga biosfera nėpėrmjet
evolucionit, atėherė ai vazhdon ti pėrkasė asaj, kjo vetėm si termi nė tė
cilin bota materiale dhe biosfera ngrihen pėrmbi dhe pėrtej vetvetes sė tyre.
Rrjedhja e njeriut nga bota materiale dhe biologjike ėshtė njė rrjedhje e
qėndrueshme. Dhe nė lidhje me kėtė, nė secilėn qenie njerėzore mbarė kozmosi
realizon rishmi njė vetė-zotėrim unik. Ēdo qenie njerėzore ėshtė nė unitet
dialektik, e po ashtu njė pjesė e kozmosit, e rrėnjosur nė kozmos dhe njė
pėrvetėsim unik i mbarė kozmosit. Pėr problemin nėse origjina e njeriut ndodhi
filogjenetikisht nga biosfera njė apo disa herė, shih artikullin Monogjenizmi
[artikulli ėshtė pjesė e librit .].
b) Futja e njeriut nė botėn materiale (gjė e cila shkon mė tutje se sa
thjesht njė shkakėsi reciproke efikase, pasi nė mė tė paktėn ajo bazohet
gjithashtu mbi unitetin e lėndės, me fjalė tė tjera, ontologjikisht, para ēdo
ndikimi tė ndėrsjellė), i jep jetė nė njė mėnyrė tė re problemit tė vjetėr tė
pluralitetit tė formave tė njeriut. A do tė thotė origjina e njeriut nga
biosfera se te ai parimet e biosferės tė cilat pėrcaktojnė unitetet e saj
hapėsinoro-kohore (apo atė parimin e ri qė mbizotėron nė tė; shih mė
sipėr) janė ende prezente? Koncepti formal i vetė-transcendencės nuk shpreh
asgjė tė sigurt nė kėtė pikė, qoftė pozitivisht qoftė negativisht. Shpjegimi i
dhėnė nė teologjinė tradicionale, se fryma shpirtėrore ėshtė gjithashtu parimi
i jetės bimore dhe shtazore, nuk pėrjashton, me sa duket, mundėsinė se kjo mund
tė ndodhė nėpėrmjet njė hierarkie dhe teleologjie tė realiteteve tė pjesshme tė
rendit substancial qė i pėrket biosferės si tė tillė (organet rudimentare,
nisje tė rreme embriologjike qė nga fillesa e ontogjenisė tė cilat janė ndoshta
njerėzore, etj , duket se ēojnė nė kėtė drejtim).Vetė marrėdhėnia ndėrmjet frymės shpirtėrore
dhe kėtyre formave tė nėnrenditura mund tė mendohet nė mėnyra tė ndryshme,
ashtu qė ajo ēka nėnkuptohet prej saj nuk ėshtė nevoja tė kundėrshtojė
domosdoshmėrish kuptimin e vėrtetė tė doktrinės tomiste tė unikalitetit tė
formės nė njė qenie tė re e cila ėshtė substancialisht njė: vetė forma mė e
lartė unike prodhohet nga baza e saj polivalente, dhe sipas parimit formal tė
sė mėparshmes sė saj, forma e mėhershme e pjesshme, dhe mund ta flakė tutje
kėtė tė fundit edhe njė herė. Nėse njė pluralitet i tillė i formave tė
konfigurimeve hapėsinoro-kohore brenda njeriut mund ndofta tė mendohet si njė trashėgimi
nga biosfera, atėherė problemi i vjetėr i pluralitetit tė formave te njeriu
ėshtė i ri dhe urgjent, pėr shkak se nėpėrmjet biokimisė dhe gjenetikės (me tė
gjitha problemet qė ato ngrenė), ne po mbėrrijmė tashmė dalėngadalė te mundėsia
e formimit tė njė ideje konkrete tė kėtyre formave dhe tė manifestimeve tė
tyre.
c) Mbi kėtė bazė lind problemi nėse nė trajtėn dhe formėn aktuale tė
njeriut, nė automatizmin e tij fiziologjik, etj , ka pasur dikur apo ende ka
tipare tė cilat, ndonėse sigurisht tė pajtueshme me natyrėn e njeriut,
megjithatė nuk pėrfaqėsojnė ende atė pėrmbushje tė plotė drejt sė cilės njeriu,
ende nė proces zhvillimi, ėshtė duke lėvizur akoma; me fjalė tė tjera, problemi
nėse historia e biosferės nė lidhje teologjike me njeriun po vazhdon ende brenda
njeriut siē ai ekziston nė tė tashmen. Nėse besohet vendosmėrisht se natyra e
vėrtetė e njeriut si njė shpirt personal i hapur ndaj pafundėsisė, nuk mund per
definitionem tė kapėrcehet mė tutje dhe ka arritur tashmė kulmin e saj
absolut nė hir dhe Mishėrim, parimisht asgjė smund ti kundėrvihet idesė sė
njė historie tė mėtejshme tė njeriut nė biosferėn e tij (dhe jo thjesht nė
shpirt personal dhe nė produktet e vetė-objektivizimit tė tij nė qytetėrim).
Njė histori e tillė po ndodh aktualisht nė ato qė ne mund ti vėzhgojmė
empirikisht si raca, pėrzierje race, e kėshtu me radhė. Dhe nėse do tė
respektoheshin konditat e domosdoshme morale tė respektit pėr njeriun, edhe njė
manipulim i qėllimshėm i kėsaj historie nga vetė njeriu do tė ishte e
konceptueshme. Njė problem i tillė mund tė pėrmbajė gjithashtu pasoja pėr
teologjinė morale.
B. HOMINIZIMI
1. Shėnime paraprake. A) Filozofia si reflektim transcendental mbi
natyrėn e njeriut nuk mund tė bėjė ndonjė deklarim rreth mėnyrės sė saktė tė
origjinės sė qenies sė parė njerėzore. Nuk mund tė ketė asnjė kundėrti ndaj
mundėsisė sė njė vargu shkakėsor ndėr-tokėsor nėpėrmjet njė hovi cilėsor
ndėrmjet dy qenieve tė cilat janė nė thelb tė ndryshme nga njėra tjetra.
Koncepti i njė vetė-transcendence aktive, nėn dinamizmin e konservimit dhe concursus-it
hyjnor si baza imanente e prirjes sė krijesės pėr tė ndryshuar, duket njė
koncept i vėshtirė, por jo kontradiktor, dhe faktet duket se e lypin njė gjė tė
tillė. Nė anėn tjetėr, antropologjia metafizike krijon me siguri njė ndryshim
rrėnjėsor tė natyrės ndėrmjet njeriut dhe kafshės. Rrjedhimisht, njė origjinė
shkakėsore e njeriut nga bota pėrreth tij, edhe nėse mendohet si
vetė-transcendencė aktive, brenda dinamizmit tė kėrkuar tė concursus-ithyjnor,
ka njėherazi mjaft kategorikisht karakterin e njė krijimi tė ri tė
drejtpėrdrejtė nga Zoti.
b) Nė teologji ėshtė zakon tė bėhet njė dallim ndėrmjet frymės dhe
trupit, dhe origjina e tė parės ti atribuohet krijimit dhe ajo e tė dytės
evolucionit. Por nuk duhet harruar se shpirti dhe lėnda kanė domethėnien e
parimeve substanciale tė njė qenieje individuale, jo dy qenie tė plota tė
kombinuara mė pas. Fryma dhe lėnda formojnė njė unitet ngushtėsisht
substancial. Nėse mbahet kjo parasysh, krijimi i frymės mund tė nėnkuptojė
vetėm qė i gjithė njeriu ėshtė i krijuar drejtpėrdrejt nga Zoti, nė kuptimin se
si person shpirtėror e trupor, ai ndryshon thelbėsisht nga shtazėt dhe
rrjedhimisht nuk ėshtė thjesht dhe vetėm produkt i biosferės, dhe nuk ėshtė thjesht
nė rrafshin e saj. Nė kėtė rast, evolucioni i trupit nuk mund vetėm se tė
nėnkuptojė se i gjithė njeriu e merr origjinėn nga bota pėrreth tij. Dy
deklarimet e bėra njėkohėsisht rreth tė njėjtit njeri janė tė konceptueshme
sepse konceptet e tė bėritdhe tė vartėsisė shkakėsore nuk pėrjashtojnė,
por mė saktė (zakonisht) pėrmbajnė njė hov cilėsor. Kjo e fundit ėshtė e
mundur si diēka e parashtruar nga njė krijesė nėpėrmjet dinamizmit hyjnor i
cili mbėshtet nga brenda tė bėrit tė tij aktiv.
2. Mėsimet e Kishės. a) Sipas mėsimeve tė Kishės, do tė ishte
heretike tė deklarohej se njeriu si njė person shpirtėror ėshtė nė kėtė aspekt
njė produkt i realitetit nėn-njerėzor sipas ligjeve tė tij natyrore. Sepse
Kėshilli i Parė i Vatikanit pėrkufizoi (D 1802) se ka njė dallim natyre
ndėrmjet lėndės dhe shpirtit; dhe njeriu, sė paku sa i pėrket frymės sė tij,
ėshtė i krijuar drejtpėrdrejt nga Zoti (D 170, 533, 738, 1185, 1910, 2327;
sipas Piut XII: animas enim a Deo immediare creari catholica fides nos retinere
iubet).
b) Pavarėsisht nga magisteriumi i Kishės, sė paku pėrkohėsisht, nuk hidhet
poshtė teza shkencore se njeriu, pėr sa kohė qė flitet pėr trupin e tij,
qėndron nė lidhje historike me mbretėrinė shtazore; ēėshtja mund tė diskutohet
lirisht (Piu XII nė njė fjalim mė 1941 [D 2285] dhe nė Humani Generis [D
2327]), por kjo liri nuk zgjerohet tek ēėshtja e monogjenizmit (D 2327).
c) Nuk ka ndonjė shpallje tė mėtutjeshme zyrtare kishtare mbi pajtueshmėrin
e dy afirmimeve. Ne duhet tė tregojmė kujdes tė mos mendojmė se ēėshtja ėshtė e
zgjidhur plotėsisht thjesht me anė tė tė zbatuarit tė pohimit tė parė ndaj
shpirtit, tė tė dytit ndaj trupit. Fryma shpirtėrore e cila rezulton nga njė
akt i drejtpėrdrejtė krijues i Zotit domosdoshmėrish nėnkupton gjithashtu njė
specifikim transformues tė pėrbėrėsit trupor, edhe nėse ky akt krijues shfaqet
nė lėndėn e gjallė. Dhe kėshtu mund dhe duhet tė pohojė se Shkrimi i Shenjtė
bėn fjalė pėr njė peculiaris creation hominis, siē na mėson dekreti i
Komisionit Biblik nė vitin 1909 (D 2123).
2. Mėsimet e Shkrimit tė Shenjtė. Zbulesa e Zotit nė Shkrimin e
Shenjtė e figurizon njeriun kudo dhe kurdoherė si njė qenie tė vetme trupore
dhe shpirtėrore. Dhe nė dallim me gjithēka tjetėr tė ndeshur nė botėn tokėsore
tė pėrvojės njerėzore, njeriu nė realitetin e tij trupor ėshtė partneri
shpirtėror dhe moral i Zotit, me tė cilin Zoti ka folur. Nė kėtė realitet, i
cili ėshtė nė njė kontrast unik me gjithēka tjetėr, njeriu pėrfaqėsohet sikur
zė fill nė njė nismė tė posaēme krijuese tė Zotit qė ka pėr synim drejtpėrdrejt
njeriun dhe tė prodhuarit e imazhit dhe ngjashmėrisė sė Zotit, i cili deri
atėherė nuk kish ekzistuar. Pa dyshim, nuk ėshtė e mundur tė mohohet se kaq
shumė, sė paku, pėrmbahet dhe theksohet nė tri kapitujt e parė tė Zanafillės.
Dhe Meqenėse tradita ka nxjerrė gjithnjė doktrinėn nga rrėfimi i Zanafillės sė
krijimit tė njeriut, ajo ėshtė detyrimore pėr ne (krah. D 2123). Nė anėn
tjetėr, duhet thėnė se rrėfimi i Zanafillės nuk ka pėr qėllim tė jetė njė
dėshmi okulare ekzakte e asaj qė ndodhi. Me fjalė tė tjera, kėtu bėhet fjalė
pėr njė deklarim (me gjasė njė aksionologji historike), i cili shpreh se ēfarė
do tė thotė kjo nė tė vėrtetė nė terma popullorė me anė tė pėrdorimit tė
simbolikės sė gjallė. Ne jo vetėm qė na lejohet, por na urdhėrohet, tė marrim
parasysh kėtė genus litterarium, pasi Kisha jo thjesht e toleron njė
pikėpamje tė tillė por vetė ajo e mėson atė (D 2302, 2329).
Nėse kjo ėshtė e pranueshme nė parim, sidoqoftė, vijon se Shkrimi i Shenjtė
te Zanafilla 1-2 nuk pėrmban asgjė pėrtej asaj qė ėshtė thėnė e cila, pėr sa i
pėrket problemit tonė tė tanishėm, mundet me siguri tė afirmohet se i pėrket
pėrmbajtjes sė shpallur dhe jo mėnyrės sė prezantimit. Formimi i njeriut nga
dheu i tokės mund dhe duhet marrė si njė mėnyrė e tė shprehurit tė faktit tė
krijimit. Nėse ky genus litterarium merret nė konsideratė, asnjė
argument kundrejt transformizmit nuk mund tė nxirret nga formimi i Evės prej
brinjės sė Adamit. Nuk mund tė vėrtetohet se ky imazh shpreh mė tepėr se sa
njė marrėdhėnie harmonie ndėrmjet qenies sė parė njerėzore dhe tė dytės, dhe
uniteti i tė dyjave (njė pikėpamje kjo e pohuar qė nė kohėn e Cajetan-it, dhe
nė kohėn e sotme nga H. Lesetre, W. Schmidt, J. Chaine, H. Junker, J. de
Fraine, etj ), madje edhe nėse referenca i bėhet D 2123. Sepse nėse
formatio primae muliers ex primo homine i cili aty mbrohet si historik, ėshtė
i interpretuar me maturi nėn dritėn e D 3202, gjithēka sa pohohet ėshtė
se edhe nė kėtė narrativė ne duhet tė pranojmė afirmimin e njė ngjarjeje
historike; nė kėtė mėnyrė nuk mohohet se ndonjė element i figurshėm mund tė
gjendet nė tė. Dhe kėshtu mbi bazėn e Shkrimit tė Shenjtė gjithashtu ne duhet
tė afirmojmė atė qė deklaron magisteriumi i Kishės mbi problemin e pranishėm.
4. Tradita. A) Duhet pranuar se para shekullit tė 19, interpretimi i
pėrgjithshėm i rrėfimit tė Zanafillės (duke lėnė mėnjanė sugjerimet
jetėshkurtra tė njė konceptimi mė mendjemprehtė) ishte se Zoti e krijoi natyrėn
trupore tė njeriut nga lėnda jo-gjalluese. Mirėpo tradita e krishterė ka qenė e
vetėdijshme qė nga zanafilla se nė rrėfimet e origjinave tė para tė botės mė
shumė se sa nė pasazhe tė tjera tė Shkrimit tė Shenjtė, mėnyrat e figurshme tė
shprehjes janė pėr tu marrė parasysh. Problem i ditėve tė sotme nuk u ngrit.
Ėshtė e vėrtetė, pa dyshim, se zbulesa dhe tradita, duke folur objektivisht,
mund ti pėrgjigjen njė pyetjeje qė u paraqit shprehimisht vetėm nė njė datė tė
mėvonshme, mirėpo nė rastin aktual duhet thėnė medoemos se tradita nuk pėrmban
njė refuzim eksplicit apo formalisht implicit tė njė lidhjeje fizike ndėrmjet
njeriut dhe mbretėrisė shtazore. Dhe ndodh kėshtu sepse ajo ēka tradita kishte
pa dyshim pėr qėllim tė afirmojė me karakterin absolut tė njė formulimi tė
besimit, gjegjėsisht pozicioni i veēantė, dhe rrjedhimisht krijimi i veēantė, i
njeriut, ėshtė ende po aq i vėrtetė sot mbi supozimin e transformizmit tė
moderuar. Por nuk mund tė tregohet se ky karakter absolut i njė formulimi tė
besimit duhet gjithashtu ti atribuohet modalitetit nėn tė cilin tradita mė e
hershme imagjinonte se ka ndodhur ngjarja nė fjalė, por pa qenė e aftė ose
shprehimisht tė dallojė kėtė mėnyrė nga pėrmbajtja aktuale e afirmuar apo
shprehimisht ta pėrfshijė kėtė brenda saj. Njė mungesė e tillė e njė dallimi,
megjithatė, nuk ėshtė domosdoshmėrish njė mohim i nėnkuptuar i mundėsisė sė
dallimit, nėse nuk ishte e mundur, nėn dritėn e kushteve tė mėhershme
historike, pėr ta ngritur problemin e mundėsisė tė njė dallimi tė tillė.
b) Deklarimi i parė kishtar i njė lloji zyrtar u bė nė sinodin lokal tė
Kėlnit mė 1860 (Collectio Lacensis, V, kol. 292). Kėtu edhe teoria e
moderuar e prejardhjes u hodh poshtė. Nė 1871 katoliku St. G. Mivart propozoi
njė transformizėm tė moderuar (mivartizėm). Nė 1895, M. D. Leroy-t, O.P., iu
desh tė tėrhiqte pikėpamjen qė ai kishte shprehur mbi transformizmin e moderuar
(Levolution restraint aux especes organiques; krah. Civilta Cattolica, CVII,
5 [1899], fq. 48f.). Nė vitin 1899, P. Zahn-it pėr tė njėjtėn arsye iu desh tė
tėrhiqte nga shitja librin e tij Dogma and Evolution me urdhėr tė Zyrės
sė Shenjtė (ibid., fq. 34-39). Asnjė kundėrshtim nuk u ngrit ndaj
veprave tė mėvonshme qė mbronin transformizmin e moderuar, vepra kėto tė
Teilhard de Chardin, F. Ruschkamp, P. M. Perier, E. C. Messenger dhe tė tjerė.
Megjithatė edhe deri sė fundmi njė transformizėm i tillė i moderuar u refuzua
nga njė shumicė e madhe teologėsh si nė kundėrshtim me Shkrimin e Shenjtė dhe e
hapur ndaj kundėrshtimit teologjik. Nė shekullin e 19, ai konsiderohej ende si
heretik, pėr shembull nga G. Perrone, C. Mazella, B. Jungmann, J. Katschthaler.
Qė kur Piu XII lejoi diskutimin e lirė, numri i katolikėve tė cilėt konkretisht
mbėshtesin transformizmin ėshtė rritur konsiderueshėm (C. Colombo, P. Leonardi,
J. Marcozzi, P. Denis, J. Carles, B. Melendez, J. Kalin, F. Elliot, etj ).
Sidoqoftė, edhe tani ka filozofė tė cilėt e refuzojnė transformizmin edhe nė
formėn e tij mė tė kujdesshme, pasi ata nuk mendojnė se ai ėshtė shkencėrisht i
vėrtetuar dhe sepse arsyet teologjike ende u duken atyre se luftojnė kundėr
tij, ndonėse zakonisht tani ata nuk rrezikojnė ti atribuojnė ndonjė shėnim
teologjik censure. Kėshtu, pėr shembull, E. Ruffini, J. Rabeneck, I. F. Sagues,
Ch. Boyer, M. Daffara, C. Baisi. Ky zhvillim i doktrinės nuk ėshtė bėrė akoma
subjekt i njė reflektimi mė tė detajuar teologjik. Sidoqoftė, kjo tregon se
Kisha ėshtė gjithnjė duke mėsuar dhe se thirrja pėr pajtim unanim tė teologėve ėshtė
njė argument qė duhet trajtuar me maturi.
5. Trajtimi sistematik i problemit. Nėse ne e marrim si tė mirėqenė
se doktrina e hominizimit nėpėrmjet evolucionit ėshtė korrekte (konkretisht, tė
merret njė vendim pėr kėtė nuk ėshtė nė vetvete temė pėr teologjinė), mund tė
thuhet sa vijon.
a) Zoti e mbėshtet mė ngushtėsisht, nga pėrbrenda, krijesėn si njė qenie e
ndryshueshme nė tė bėrit e saj, nė lėvizjen e saj tė vetėzhvillimit dhe nė
vetėtranshendencė. Tė bėrit pėrfundimisht nėnkupton rritje aktive pėrtej vetes,
ku Zoti pra lėviz lėvizėsin saqė ai merr vetė-lėvizjen e tij (dhe jo thjesht
njė lėvizje qė e pėson pasivisht) nga Zoti (si bazė) dhe si i drejtuar drejt
tij (si synim asimptotik). Ēdo konceptim tjetėr i tė bėrit shpie nė shpresėn e
fundit te okazionalizmi apo te ndryshimi pa shkak. Ajo qė ne e quajmė lėndė
(dhe sidomos kur ėshtė tashmė e gjallė dhe e ndjeshme) ka njė afinitet tė
brendshėm me vetėdijen, imanencėn, shpirtit, sepse zė fill prej krijimit nga
Zoti, shpirti personal absolut, dhe ėshtė bashkė-parimi substancial i brendshėm
potencial i njė shpirti tė krijuar personal (njeriut).
b) Meqenėse universi i vetėm (madje dhe nė realitetin e tij material) ka
njė synim unik, shpėtimin, transfigurimin dhe pėrmbushjen e tij nė mbretėrinė e
Zotit, ėshtė i drejtuar dhe i shtytur nga Zoti qė prej fillimit drejt atij
synimi: pėrmbushja e plotė e shpirtit tė krijuar, i cili e integron lėndėn nė
pėrsosmėrinė e tij pėrfundimtare.
c) Rrjedhimisht tė bėrit e botės lėndore mund tė konsiderohet pa dyshim si
i orientuar nga pėrbrenda prej Zotit, nė vetė-transcendencė dinamike drejt
njeriut, nė tė cilin bota pėrfton imanencė, subjektivitet, liri, histori dhe
realizim personal. Hominizimi i jep njė status kėsaj dukurie nė natyrė nė tė
cilėn universi e gjen veten te njeriu dhe pėrballet me vetėdije me origjinėn
dhe synimin e tij.
d) Kur diskutohet njeriu (qoftė nga pikėpamja filogjenetike qofta nga ajo
ontogjenetike), bėrja e mundur nga Zoti e njė vetė-transcendence tė ngjarjes sė
mėparshme shkakėsore kozmike nė drejtimin e njeriut tregon tė njėjtėn gjė si
ajo ēka teologjia e quan krijim i menjėhershėm (D 2327). Shkakėsia
transcendentale e Zotit nė bėrjen e mundur tė vetė-transcendencės sė tillė
duhet karakterizuar mbi bazat e termit tė saj. Nėse pėr rrjedhojė lind diēka
substancialisht e re e cila in se subsistit (pra,pavarėsisht funksionit
tė saj si parimi i njė konfigurimi hapėsirė-kohė, gjthnjė e tejkalon kėtė
funksion, pikėrisht si shpirti), atėherė mundėsimi hyjnor i cili ėshtė i
drejtuar pikėrisht ndaj kėtij termi, ėshtė krijimi dhe ėshtė i
drejtpėrdrejtė. Sepse nga Zoti, si burim, merr trajtė diēka e cila pėrfshin
njė qenie tė re tė pavarur. Shembulli i sjelljes nė jetė tė njeriut (ontogjenia
njerėzore) tregon se nė njė shpjegim tė tillė koncepti i immediate creation mund
tė pėrdoret. Sepse gjuha e pėrdorur zakonisht nga magisteriumi e jetėson kėtė
shprehje ndaj ardhjes nė ekzistencė tė tė gjithė qenies njerėzore (ndonėse
lėnda e pėrfshirė ekzistonte tashmė), mirėpo pa ndonjė qėllim pėr tė mohuar se
prindėrit janė shkaku i qenies njerėzore nė fjalė. Fakti qė Zoti bėn tė mundur
njė efikasitet shkakėsor tokėsor nuk pėrjashton, si pasojė, konceptin e
krijimit tė drejtpėrdrejtė, po qe se diēka substancialisht e re dhe pėrnjėmend
e pavarur vjen nė ekzistencė dhe se shkakėsia hyjnore (siē ndodh realisht)
pėrfundon drejtpėrdrejt nė tė. Nė rastin e filogjenisė kjo ėshtė mė haptazi
kėshtu, sepse ngjarja e mėparshme shkakėsore tokėsore ėshtė atėherė
specifikisht inferiore ndaj njeriut.