Nė shtratin e vdekjes
Shko, puqe kokėn tėnde mbi nėnkresė, mė brakti;
mė lėr vetėm tė shkatėrruar, tė lodhur nga udhėtimi
i kėsaj nate, i pėrpėlitur nė njė ethe pasioni deri nė sabah.
O qėndro dhe bėju falės
ose nėse do, ji mizor dhe largohu
Fluturo prej meje, larg shqetėsimit;
merr rrugėn e sigurisė, larg kėtij rreziku.
Ne jemi rritur nė kėtė qoshe tė zisė
duke rrotulluar rrotėn e ujit me njė rrėke lotėsh.
Ndėrsa njė tiran me zemėr guri therr, dhe
askush nuk i thotėgatitu tė paguash paratė e gjakut
Besimi tek mbreti vjen lehtė nė kohė tė dashura,
po qėndro besnik dhe duro tani, dashnor i zbehtė.
Nuk ka kurim pėr kėtė dhimbje, pos vdekjes.
Nė njė ėndėrr natėn e kaluar pashė
njė burrė plak nė kopshtijen e dashurisė
duke ma bėrė me dorė, duke mė thėnė Avitu.
Nė kėtė shteg, Dashuria ėshtė smeraldi,
e gjelbra e bukur qė largon kucedrat,
mjaft, jam duke e humbur veten.
Nėse je njeri qė mėson, lexo
ndonjė gjė klasike,
historinė e mundimit njerėzor dhe mos u kėnaq
me vargje mediokre.
Bismillah
Ėshtė zakoni yt tė ecėsh ngadalė
prej vitesh mban njė brengė.
Kaq i rėndė, si mund tė jesh i thjeshtė?
Me kaq shumė fije, si pret tė arrish ndokund?
Ji i gjerė si ajri tė mėsosh njė tė fshehtė.
Deri tash, je pjesė tė barabarta argjile
dhe uji, baltė e trashė.
Abrahami mėsoi si dielli dhe hėna dhe tėrė yjet
janė vėnė.
Ai tha nuk do t'i shoqėroj mė shokė Zotit
Jemi kaq tė dobėt. Dorėzoju hirit.
Oqeani kujdeset pėr secilėn valė
derisa mbėrrin nė breg.
Ke nevojė pėr mė shumė ndihmė sesa kujton.
Po pėrpiqesh ta jetosh jetėn tėnde nė njė skelė
thuaj Bismillah, nė emėr tė Zotit,
sic bėn imami me njė thikė kur bėn kurban kafshėn
Bismillah thuaj vetes sė vjetėr
pėr tė gjetur emrin tėnd tė ri.
Ghazal 441
Tregoje fytyrėn Tėnde, sepse kopshtijat dhe trėndafilnajat janė ato qė dua.
hapi buzėt e Tua, sepse mjalti i bollshėm ėshtė ajo qė dua.
Diell i bukurisė, dil pėr njė moment jashtė prej resė, sepse
ai shkėlqim dhe ai nur ėshtė ajo qė dua.
qė prej ajrit tėnd dėgjova tingullin e njė daulleje; U ktheva
sepse parakrahu i sulltanit ėshtė ajo qė dua.
Ti the gjithė kapricio, Mos mė shqetėso mė, zhduku!
Ajo e thėnura jote Mos mė shqetėso mė! ėshtė ajo qė dua.
Edhe refuzimi yt, Zhduku, mbreti nuk ėshtė nė shtėpi
dhe mendjemadhėsia dhe egėrsia e portierit, janė ato qė dua.
Nė dorėn e cdokujt qė ekziston ka metal bukurie
ajo gurore hijeshie dhe ajo minierė janė ato qė dua.
Kjo bukė dhe ky ujė i rrotės sė qiejve janė si njė rrėke
tradhėtare. unė jam peshku, Omani ėshtė ajo qė dua.
Po qaj si Jakubi, ah! ah! fytyra e dėlirė e Jozefit tė Kanaanit
ėshtė ajo qė dua.
Pasha Allahun, pa ty ky qytet ėshtė njė burg pėr mua;
Endem jashtė, mali dhe shkretėtira janė ato qė dua.
Zemra ime ėshtė e shqetėsuar prej kėtyre bashkėudhėtarėve
shpirtdobėt; Luani i Zoti dhe Rustam-i Dastanit janė ato qė dua.
Shpirti im ėshtė i sėmurė prej Faraonit dhe tiranisė sė tij; nuri i
fytyrės sė Musės, tė birit tė Imranit ėshtė ajo qė dua.
Jam i lodhur nga kėta njerėz tė pėrlotur, tė mbushur me ankim;
ai ankim i fryrė dhe i zhurmshėm i kėtyre pijanecėve ėshtė ajo qė dua.
Jam mė i rrjedhshėm sesa bilbili, por prej zilisė vulgare
njė vulė kam nė gjuhė, dhe tė ankuarėt ėshtė ajo qė dua.
Mbrėmė, sheikhu pėrshkroi gjithė qytetin, me njė llambė nė dorė
duke thirrur jam i lodhur prej kafshės dhe djallit, njė njeri kam dėshirė(tė gjej)
Ata thanė, Ai nuk gjendet, edhe ne kemi kėrkuar. Ai u gjegj
Atė, tė cilin nuk mund ta gjejmė, atė dėshiroj (tė gjej)
Ndonėse jam pa asnjė kacidhe, nuk do ta pranoj njė kornelion
tė vockėl, pasi ai kornelion i rrallė i cmuar ėshtė ajo qė dua..
I fshehur prej cdo syri, dhe tė gjithė gjėrat janė parė prej Tij -
ai, i Fshehuri, i shpallur nėpėr aktet ėshtė ajo qė dua.
Gjendja ime ka shkuar pėrtej cdo dėshire dhe malli; prej
minierės dhe vendit tė elementėve ėshtė ajo qė dua.
Veshi im e dėgjoi pėrrallėn e besimit dhe u deh; ku ėshtė pjesa
e shikimit? Forma e besimit ėshtė ajo qė dua.
Nė njė dorė kupa e verės, nė tjetrėn kacurreli i tė Dashurit -
tė vallėzoj kėshtu, nė mes tė sheshit, ėshtė ajo qė dua.
Violina thotė Jam e vdekur prej tė priturit; dora, fundi dhe harku
i Uthmanit ėshtė ajo qė dua.
Jam njėherazi violina e Dashurisė, dhe Dashuria ėshtė violinisti;
ky nder i tė luajturit prej tė GjithėMėshirėshmit ėshtė ajo qė dua.
Rapsod dinak, numėroje kusurin e kėsaj ode nė kėtė mėnyrė
sepse nė kėtė mėnyrė kam dėshirė.
Tregoje fytyrėn tėnde prej lindje, Diell i Krenarisė sė Tabrizit;
Jam zogu kryekurorė, prania e Solomonit ėshtė ajo qė dua.
Ghazal 1919
Kjo ėshtė dashuri: tė fluturosh nė qiell, cdo cast tė grisėsh
qindra vello;
Sė pari, pėr t'u shkėputur nga fryma hapi i parė pėr tė hequr dorė
nga kėmbėt
Tė heqėsh dorė nga kjo botė, tė shohėsh vetėm atė qė ti vetė
ke parė
Unė thashė, Zemėr, urime qė hyre nė rrethin e tė dashurve,
mbi tė parėt pėrtej kutit tė syrit, mbi tė vrapuarit nė luginėn e
kraharorėve.
Prej nga erdhi kjo frymė, O zemėr? Prej nga erdhi kjo rrahje,
O zemėr?
Zog, fol me gjuhėn e zogjve: Unė do i jap vėmendje kodeve tuaj
Zemra tha : Isha nė punishte, ndėrkohė qė shtėpia e ujit dhe argjilės
po piqej.
Po fluturoja prej punishtes ndėrsa punishtja po krijohej
Kur nuk rezistoja dot mė, ata mė tėrhoqėn zvarrė;
si mund ta them se si mė tėrhoqėn?
Poemat e Dasmės
***
Bekimet qė rrjedhin nė cdo dasėm
u bashkofshin, O Zot, nė dasmėn tonė!
Bekimet e Natės sė Kadrit,
muajit tė agjinimit
iftarit
bekimet e takimit te Ademit me Havanė
bekimet e takimit tė Jozefit me Jakubin
bekimet e kėqyrjes nė parajsė tė tė gjithė vendeve
dhe mė, njė bekim tjetėr qė nuk vendoset me fjalė:
shpėrndarjen e frutshme tė gėzimit
tė fėmijėve tė Shayakut
dhe pleqve tanė!
Nė shoqėrimin tonė dhe gėzim
qofsh ti si qumėsht dhe mjaltė
nė bashkimin dhe besnikėrinė,
njėsoj si sheqeri dhe hallva
Bekimet e atyre qė ngrejnė dolli
dhe atij qė shtin verėn
pagėzofshin atė qė tha Amen dhe
atė qė bėri lutjen.
***
Kjo martesė - Ode 2667
Qoftė e bekuar kjo martesė e kėto betime
Qoftė si qumėshti i ėmbėl,
kjo martesė, si verė dhe hallvė.
Dhėntė kjo martesė fruta dhe hije
si palma e hurmės.
Qoftė kjo martesė plot me tė qeshura,
cdo dite, njė ditė nė xhennet.
Qoftė kjo martesė njė shenjė dhimsurie,
njė vulė gėzimi kėtu dhe pas kėsaj.
Pastė kjo martesė njė fytyrė tė dėlirė dhe njė emėr
tė mirė, njė fatbardhėsi si mirėpritje,
si hėna nė qiellin e kaltėr e tė pastėr.
Jam pa fjalė tė pėrshkruaj sesi shpirti
mė troshollitet nė kėtė martesė.
***
Martesa nė mesditė
A e di vėlla, se je njė princ?
njė bir i Ademit. Dhe ajo shtrigė e Kabulit
e cila tė mban me ngjyrėn dhe parfumin e saj
ėshtė bota?
Thuaji fjalėt, kėrkoj strehė
tek Zoti i Mesditės.
Shmange frymėmarrjen e nxehtė qė tė mban lidhur
me tė. Ajo fryn frymė mbi nyje dhe askush
nuk mund t'i zgjidhė. Ndaj erdhėn profetėt.
Shih pėr ata, fryma e tė cilėve ėshtė e freskėt
kur ata marrin frymė mbi nyje, ato lėshohen.
Gruaja e vjetėr e botės tė ka shtėnė ty nė rrjetėn e saj
pėr gjashtėdhjetė vjet. Frymėmarrja e saj
ėshtė fryma e zemėrimit tė Zotit. Por mėshira
e Tij ka mė shumė fuqi. Mėshira ėshtė pėrpara zemėrimit.
Ti duhet tė martohesh me shpirtin tėnd.
Ajo martesė ėshtė rruga.
Bashkimi me botėn ėshtė sėmundje.
Por ėshtė kaq e vėshtirė tė ndahesh nga kėto forma!
Nuk ke durim sa duhet tė heqėsh dorė?
Po si ke durim tė mjaftueshėm tė bėsh pa Zotin?
Nuk mund tė heqėsh dorė nga pija e errėt e dheut?
Po si mund tė mos pish nga ky burimi tjetėr?
Ti sheqtėsohesh, thua, kur nuk pi prej
fermentimit tė botės. Por nėse pėr njė cast
tė shihje bukurinė e ujit tė qartė tė Zotit
do tė mendoje se ėshtė lėng plot balsam.
Afėrsia me tė Dashurin ėshtė nuri i jetės tėnde.
Martohu me tė Dashurin. Lėre gjembin e egos
tė rrėshqasė prej shuallit tė kėmbės.
Sa clirim tė jesh bosh!
E qė Zoti mė pas tė tė japė jetė.
Kur qėndron i lidhur pas mėndjes dhe dėshirės, ngecesh
nė baltė si njė gomar pa sy.
Vazhdo t'i marrėsh erė kėmishės sė Jusufit.
Mos u kėnaq me dritėn e marrė borxh.
Lėr tė shkėlqejė fytyra dhe vetulla jote nė bashkim me Tė.
***
Nata e martesės
Ditėn qė do tė vdes, shtroja ime do tė vazhdojė
por mos mendoni se zemra ime ėshtė ende mbi dhe!
Mos vajtoni dhe mos mė mėshironi: ah sa keq, sa mjerė!
do tė bini nė kurthin e djallit - ah sa keq, sa mjerė.
mos qani Ah, iku! nė varrimin tim -
pasi pėr mua kjo ėshtė njė kohė e takimit tė gėzuar
mos thoni Lamtumirė kur tė mė shtini nė varr -
njė perde ėshtė pėr bekimin e pėrjetshėm.
Ju e patė tė zbresė - tani shiheni tė ngrihet
A ėshtė agu dhe perėndimi tė rrezikshėm pėr hėnėn e diellin?
Juve ju duket si rėnie, por ėshtė ngritje;
qefini duket si burg, por do tė thotė liri.
Cila farė ra nė tokė dhe nuk mbiu aty?
pse dyshoni pėr fatin e farės sė njeriut?
Cila kovė nuk erdhi pa u mbushur nga ujėnaja?
Pse duhet Shpirti i Yusafit tė ketė frikė nga ky pus?
Mbylleni kėtu gojėn tuaj dhe hapeni nga ana tjetėr
ashtu qė himnet tuaja tė luhen nė As-kurrė-tokėn.
Pėrktheu: Ummu Zejneb