Baneri



www.erasmusi.org       6-9-2010
Si duhet kuptuar mjekėsia profetike
Punoi Rezart Beka

Feja islame, pėrbėn njė rast unik pėr nivelin e shtrirjes sė saj nė jetėn e njeriut. Ajo ka pėrfshirė nė njė rend tė vetėm, thuajse ēdo hapėsirė tė jetės njerėzore, duke rregulluar tė gjitha raportet e saj nė njė sistem harmonik. Nė kėtė mėnyrė, Islami ka shprehur parimet e tij, thuajse nė ēdo fushė tė aktivitetit tė njeriut, duke synuar pėrmirėsimin e jetės nė tė gjitha aspektet e saj. Ėshtė e mirėditur pėr ēdo mysliman harmonia qė Islami ka vendosur midis trupit dhe shpirtit, si dhe mbrojtja e ekuilibrave nė gjithēka qė rrjedh prej kėtij raporti. Duke e parė trupin si njė banesė tė shpirtit, natyrisht qė Islami i ka kushtuar atij njė vėmendje tė madhe. Kujdesi ndaj trupit, i cili konsiderohet dhuratė e Allahut, ėshtė pjesė e synimeve tė legjislacionit hyjnor, ndaj dhe mbrojtja, forcimi, zhvillimi, mosmundimi si dhe garantimi i kushteve higjienike tė tij, konsiderohen detyrime tė rėndėsishme fetare. Pėr kėtė arsye, Islami ka paraparė njė sėrė rregullash dhe parimesh, tė cilat synojnė tė garantojnė kushtet fizike dhe materiale nė jetėn e njeriut. Natyrisht, njė vend tė veēantė dhe tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim, zė pa mėdyshje edhe mbrojtja e shėndetit dhe kurimi prej sėmundjeve.

Ēėshtja e mjekėsisė profetike dhe statusi i saj nė sunetin profetik ėshtė njė ēėshtje e cila kohėt e fundit ėshtė bėrė objekt i diskutimeve dhe shkrimeve tė ndryshme nė botėn Islame. Shkak pėr kėtė ėshtė bėrė shfaqja e dy fenomeneve tė kundėrta me njėra-tjetrėn. Nga njėra anė ekziston tendenca pėr tė konsideruar sunet ēdo ilaē, bimė, apo mėnyrė tradicionale kurimi qė praktikohej apo rekomandohej nga Profeti (a.s.) dhe nga ana tjetėr ekziston tendenca pėr tė mohuar vlefshmėrinė e mjekėsisė profetike dhe pėr ta konsideruar aplikimin e saj nė kohėt e sotme si shenjė injorance dhe prapambetjeje. Nė vendin tonė, nė gjirin e myslimanėve, mbizotėron kryesisht prirja e parė. Pėrdorimi i barnave apo bimėve tė cilat janė pėrmendur nė hadithe tė ndryshme ėshtė bėrė gjithnjė e mė i shpeshtė. Mbi kėtė ēėshtje ka filluar tė ngrihet edhe njė industri, ndonėse e vogėl, e prodhimit apo tregtimit tė kėtyre “mjekimeve profetike”. Shpesh vihet re njė tejkalim si nė pėrdorimin ashtu edhe nė vlerėsimin e tyre. Fatkeqėsisht po bėhet gjithnjė e mė e shpeshtė tendenca pėr ti parė kėto “ilaēe profetike” si elementė gjysmė magjikė tė cilėt nė mėnyrė tė mrekullueshme tė sjellin shėrim pėr sėmundje tė caktuara madje pėr disa prej tyre pohohet se shėrojnė ēdo sėmundje. Nė disa raste njė qasje e tillė ka dėrguar nė neglizhimin e mjekėsisė zyrtare dhe nė lėnien pas dore tė mjekimit pėr tu mbėshtetur nė disa barna dhe ilaēe tė cilat janė pėrmendur nė ndonjė hadith.

Njė situatė e tillė, cila shfaq tendencėn qė tė rritet gjithnjė e mė tej, mė shtyu qė tė kėrkoja mė shumė nė kėtė fushė. Dėshira ime ishte tė zbuloja statusin qė ka  “mjekėsia profetike” nė traditėn ligjore profetike. A ėshtė qasja e lartpėrmendur nė pėrputhje me vendin dhe kuptimin qė i kanė dhėnė dijetarėt mysliman haditheve profetike? A janė hadithet profetike me vlerė tė pėrhershme apo tė kufizuar? A janė ato pjesė e burimit ligjor islam apo jo? Cili ėshtė raporti qė duhet tė mbaj myslimani midis haditheve qė flasin pėr mjekime tė caktuara dhe zbulimeve bashkėkohore nė fushėn e mjekėsisė? Cili ėshtė roli i mjekut dhe marrėdhėnia qė duhet tė ketė myslimani me tė? Pėr t’iu pėrgjigjur pyetjeve tė tilla unė e kam ndarė esenė nė dy pjesė. Nė pjesėn e parė kam shpjeguar mėnyrėn se si dijetarėt myslimanė e kanė ndarė sunetin profetik, duke u fokusuar veēanėrisht tek ndarja e mirėnjohur e traditės profetike nė sunet ligjor dhe sunet joligjor. Pjesa e parė ka njė natyrė teorike, por rezultatet e nxjerra nga ajo do tė na shėrbejnė qė ta kuptojmė mė mirė statusin qė kanė hadithet mjekėsore tė pėrmendura nga profeti nė strukturėn e pėrgjithshme tė ndarjes dhe kuptimin tė sunetit profetik. Pjesa e dytė e esesė do tė fokusohet nė analizėn e “haditheve mjekėsore”, nė shqyrtimin dhe kategorizimin e tyre. Nė kėtė pjesė tė dytė do tė mundohemi qė tė shpjegojmė rolin dhe vendin qė i kanė dhėnė dijetarėt mysliman kėtyre traditave profetike dhe mbi tė gjitha do tė mundohemi tė shpjegojmė mėnyrėn e duhur se si duhen kuptuar dhe zbatuar ato. Pėr tė pėrmbushur kėtė qėllim vendosa tė pėrpiloj kėtė punim tė shkurtėr. Rezultatet e paraqitura nė tė nuk duhen parė si pėrfundimtare dhe shteruese, pėrkundrazi ato duhet tė shėrbejnė si njė nxitje pėr tu thelluar mė shumė nė kėtė temė dhe ndoshta pėr tė filluar njė diskutim tė frytshėm ku mendime dhe perspektiva tė ndryshme janė tė mirėpritura.

I. Tradita profetike dhe kuptimi i saj

Pėr tė hedhur dritė mbi kėtė ēėshtje ėshtė e nevojshme sqarimi i dy elementėve shumė tė rėndėsishėm. I pari ka tė bėjė me kuptimin e drejtė tė termit sunet dhe tė ndarjeve tė tij, ndėrsa i dyti ka tė bėjė mė vendosjen nė vendin e duhur tė haditheve profetikė me pėrmbajtje mjekėsore. Njė shtjellim i pėrmbledhur i kėtyre dy elementėve ėshtė rruga e vetme pėr tė arritur nė pėrfundimin e duhur rreth ēėshtjes nė fjalė.

Duke pasur parasysh kėtė, ėshtė e nevojshme qė tė ofrojmė shkurtimisht pėrkufizimin e fjalės “sunet”, si nga kėndvėshtrimi gjuhėsor ashtu edhe nga ai fetar.

Pėrkufizimi i Sunetit (traditės) profetik

Nė kuptimin gjuhėsor, fjala “sunet” do tė thotė: “njė rrugė e mirėnjohur” ose “njė rrugė e shkelur”, e cila vazhdon tė pėrdoret nga njerėzit. Kjo mund tė merret nė kuptimin e njė rruge mbi tė cilėn ecin njerėzit ose nė kuptimin e njė praktike tė pėrhapur midis tyre.

Pėrsa i pėrket kuptimit fetar, termi “sunet” ėshtė pėrdorur nė kuptime tė ndryshme, tė cilat mund ti ndajmė nė katėr kategori:

  1. Disa juristė e pėrdorin fjalėn sunet pėr t’iu referuar njė adhurimi tė caktuar, i cili nuk ėshtė i detyrueshėm, por i pėlqyer, qoftė kjo njė praktikė e pėrcaktuar (sunet) apo njė vepėr suplementare (nafile).

  2. Disa tė tjerė e kanė pėrdorur termin sunet si e kundėrta e termit bidat. Pra suneti, tradita profetike ėshtė ajo cfarė feja ka standardizuar pėr adhurimet apo obligimet fetare, gjė qė vjen nė tė kundėrt me atė qė njerėzit ia shtojnė fesė nga vetja e tyre, e cila nuk ka burim nė tekstet fetare.

  3. Nė disa raste tė tjera termi sunet ėshtė pėrdorur pėr t’iu referuar veprave tė sahabėve tė Profetit, pavarėsisht faktit nėse ato janė mbėshtetur nė Kuran dhe nė shembullin profetik apo nė ixhtihadin e tyre. Nė kėtė kuptim merret edhe thėnia e Profetit: “Kapuni pas sunetit tim dhe sunetit tė kalifėve tė mirėdrejtuar qė do tė vijnė pas meje”.

  4. Por kuptimi mė i pėrdorur nga juristėt myslimanė ėshtė ai sipas sė cilit ky term i referohet “gjithēkaje, nga fjalėt, veprat apo aprovimet e heshtura, qė na ėshtė transmetuar nga Profeti (a.s.)” [1]  Nė shqyrtimin tonė termi sunet do ti referohet gjithnjė kėtij kuptimi tė fundit.

Para se tė vazhdojmė me analizėn e mėtejshme tė ndarjeve dhe kategorive tė traditės profetike (Sunetit) ėshtė e nevojshme qė fillimisht tė dėshmojmė pasaktėsinė e dy ekstremeve, tė cilat ekzistojnė sot nė botėn islame, nė lidhje me statusin dhe shtrirjen e traditės profetike. Mė pas do tė shqyrtojmė shkurtimisht pozicionin e saktė islam nė lidhje me traditėn profetike.

[A] Tendenca e parė ka tė bėjė me kufizimin e rolit tė traditės profetike kryesisht vetėm nė sferėn e adhurimeve. Sipas pėrfaqėsuesve tė kėsaj tendence, tė cilėt i pėrkasin grupeve esktreme racionaliste dhe laike tė botės islame, tradita profetike ėshtė e vlefshme vetėm pėr sferėn kryesore tė adhurimeve, duke pėrjashtuar nė kėtė mėnyrė sferėn politike, ekonomike, juridike, sociale, morale etj. Sipas pėrkrahėsve tė kėtij mendimi, tė gjitha thėniet, veprimet apo aprovimet e heshtura tė Profetit, qė kanė lidhje me sferat e lartpėrmendura, kanė qenė tė vlefshme vetėm pėr kohėn e tij, dhe si rrjedhim, ne jemi tė lirė tė organizojmė jetėn tonė sociale, morale, politike, ekonomike etj, siē e shohim mė tė arsyeshme. Duke u bazuar mbi kėtė parim tė pasaktė metodologjik, individė tė ndryshėm nė botėn Islame kanė deklaruar se ndalimi i kamatės ka ardhur pėr tė eleminuar abuzimet e vėrejtura nė realitetin shoqėror tė kohės sė Profetit dhe se ai nuk vlen pėr kohėt e sotme, pasi, sipas tyre, sistemi ekonomik nuk ėshtė mė ai i asaj kohe. Nė tė njėjtėn mėnyrė ata kanė pohuar se ndalimi i alkoolit apo i mishit tė derrit ka qenė njė gjykim specifik vetėm pėr kohėn e Profetit, ndėrsa nė kohėn tonė zbatimi i vendimeve tė tilla nuk ėshtė mė i nevojshėm. Shembuj tė tillė janė tė shumtė dhe shqyrtimi i hollėsishėm i tyre do tė dilte jashtė temės dhe qėllimit tonė.

Ithtarėt e kėtij mendimi shpesh kanė sjellė si argument njė hadith tė saktė tė transmetuar nga Muslimi (had. Nr. 2363) sipas sė cilit rrėfehet se njėherė, Profeti pa disa sahabė qė kishin hipur nė palma dhe pyeti se ēfarė ishin duke bėrė. Tė pranishmit iu pėrgjigjėn se ata ishin duke pllenuar palmat me anė tė shkundjes sė tyre. Nė lidhje me kėtė Profeti (a.s.) citohet tė ketė thėnė: “Nuk mendoj se kjo shėrben pėr diēka”. Sahabėt e morėn kėtė fjalė si njė vendim fetar, duke u tėrhequr nga kjo punė, por kjo bėri qė palmat tė mos jepnin prodhim atė vit. Sahabėt e informuan Profetin (a.s.) pėr kėtė dhe ai u pėrgjigj: “Ju jeni mė tė ditur se unė nė ēėshtjet e kėsaj bote”. Ky tekst pėrdoret gjithmonė nga tė gjithė ata qė synojnė ta kufizojnė fuqinė e traditės profetike vetėm nė ēėshtjet e adhurimit. Pėr kėtė arsye e shohim tė domosdoshėm njė shpjegim tė shkurtėr tė kuptimit dhe rėndėsisė sė kėtij hadithi nė analizėn e traditės profetike.

Kuptimi i kėtij hadithi ėshtė i qartė dhe nuk lė vend pėr dyshime. Teksti i hadithit na tregon se feja nuk ndėrhyn nė punėt e rėndomta tė kėsaj bote, pėr sa kohė. Religjioni ofron parimet mbi tė cilat njerėzit duhet tė rregullojnė jetėn e tyre, si edhe ofron rregulla specifike nė rastet kur ato janė tė domosdoshme, por njėkohėsisht ai i ka lėnė njeriut njė hapėsirė tė gjerė nė lidhje me mėnyrėn sesi ai vepron brenda kėtyre parimeve, pėr tė ndėrtuar jetėn e tij. Pėr ta sqaruar mė mirė kėtė po sjellim dy shembuj tė thjeshtė.

Shembulli i parė ka tė bėjė me bujqėsinė. Islami e ka nxitur zhvillimin e bujqėsisė dhe Profeti (a.s.), nė shumė hadithe, ka folur pėr shpėrblimet qė ka tek Zoti ai qė mbjell drithėra apo pemė. Po kėshtu Profeti (a.s.), nė disa raste ka pėrcaktuar edhe rregulla tė caktuara nė lidhje me bujqėsinė. E gjithė kjo pėrcakton sferėn nė tė cilėn religjioni shfaqet relevant nė lidhje me fushėn nė fjalė. Ndėrsa pėr sa i pėrket mėnyrės sesi zhvillohet bujqėsia, qė ka tė bėjė me mėnyrėn dhe kohėn e mbjelljes, mjetet e pėrdorura gjatė kėtij procesi, llojin e prodhimit qė kultivohet, feja ia ka lėnė tė lirė aktivitetit dhe inteligjencės njerėzore.

Shembulli i dytė ka tė bėjė mė sferėn e kurimit, e cila ėshtė edhe objekt i kėsaj trajtese. Sic kemi thėnė qė nė fillim, feja islame, duke vlerėsuar jetėn njerėzore, i ka dhėnė njė rėndėsi tė madhe edhe shėndeti trupor. Nė disa ajete kuranore si dhe hadithe profetike, besimtarėt nxiten tė jenė tė kujdesshėm ndaj shėndetit dhe tė kurohen pėr sėmundjet e tyre. Ndėrsa pėr sa i pėrket llojit tė ilaēit, mėnyrės sė prodhimit, substancės prej nga prodhohet apo edhe pėrbėrėsit e tij, kėto janė ēėshtje qė religjioni ia ka lėnė nė dorė aktivitetit kėrkues shkencor tė njeriut. Tė gjitha kėto nuk janė subjekt i vendimeve fetare, por janė nė kompetencėn dhe pėrgjegjėsinė e autoriteteve pėrkatėse tė kėsaj fushe.

Nė bazė tė kėtyre shembujve, mund ta kuptojmė mė qartė edhe hadithin e pėrmendur mė sipėr. Nė kėtė rast Profeti (a.s.) nuk dha ndonjė vendim fetar pėr mosplenimin e hurmave, por thjesht shprehu mendimin e tij nė lidhje me njė ēėshtje e cila nuk pėrfshihej nė sferėn religjioze. Profeti vinte nga Meka, njė qytet qė, pėr shkak tė terrenit nė tė cilin ndodhet, nuk e praktikonte bujqėsinė. Sahabėt menduan se ky ishte njė urdhėr fetar dhe e braktisėn praktikėn e tyre tradicionale. Kur e lajmėruan Profetin pėr kėtė ai i tha: “Ju jeni mė tė ditur se unė nė ēėshtjet e kėsaj bote”. Nė disa rivajete tė tjera thuhet: “Nė tė vėrtetė unė shpreha hamendjen time, dhe ju mund tė mos mė ndiqni nė ēėshtjet qė i pėrkasin thjesht mendimit tim, por nėse rrėfej diēka nga Allahu atėherė ndiqeni atė, sepse unė nuk gaboj pėr Allahun nė asgjė” Ndėrsa, nė njė tjetėr rivajet e gjejmė: “Nė tė vėrtetė unė jam njeri, nėse ju urdhėroj pėr diēka qė i pėrket fesė suaj atėherė ndiqeni atė, nėse ju urdhėroj pėr diēka qė vjen thjesht nga mendimi im, atėherė mė konsideroni si njeri”[2.

Nga kėto rivajete kuptojmė pikėrisht faktin se fjalėt e Profetit nė kėtė rast, nuk kishin tė bėnin me diēka fetare, por i pėrkisnin mendimit personal tė profetit pėr njė ēėshtje krejtėsisht joreligjioze. Nisur nga shqyrtimi i lartpėrmendur arrijmė tė kuptojmė se sa e pasaktė ėshtė metodologjia e tė gjithė atyre tė cilėt bazohen tek ky hadith pėr tė treguar se fjalėt, veprimet dhe aprovimet e heshtura tė Profetit (a.s.) vlejnė vetėm pėr ēėshtjet e adhurimit dhe jo pėr sferat e tjera tė jetės njerėzore.

Tendenca e dytė i pėrket atyre qė besojnė se ēdo thėnie, veprim apo aprovim i heshtur i Profetit (a.s.) pėrbėn tė gjithė sunetin nė mėnyrė pėrfundimtare dhe ēdo gjė tjetėr e cila nuk mbėshtetet nė to ėshtė bidat. Kjo tendencė mohon pikėrisht atė pjesė tė pjesė tė lirisė qė Allahu (xh.sh.) ua ka lėnė njerėzve, e cila ka tė bėjė me kėrkimin e mėnyrave dhe mjeteve mė tė mira pėr tė zbatimin e parimeve dhe rregullave fetare nė lidhje me cėshtjet e kėsaj bote. Konsiderimi si sunet i gjithēkaje pa pėrjashtim qė raportohet prej Profetit (a.s.), shpeshherė i ka dėrguar njerėzit nė qėndrime ekstreme, tė cilat kanė cuar edhe nė akuzimin e tė tjerėve pėr bidat dhe braktisje tė sunetit.

Pėr tė ilustruar kėtė mėnyrė tė tė kuptuarit tė sunetit po sjellim nė vėmendje njė sėrė dukurishė tė pėrhapura nė botėn islame. Njė sėrė muslimanėsh shihen sot tė pohojnė se ėshtė sunet qė njeriu tė mbajė shkop, ka apo nuk ka nevojė pėr tė, qoftė apo jo kjo pjesė e traditės sė popullit tij.

Gjithashtu, njė pjesė prej tyre refuzojnė tė hanė nė tavolinė apo tė pėrdorin lugėt. Ata shtrohen tė hanė pėrdhe dhe pėrdorin vetėm duart pėr tė ngrėnė, gjė tė cilėn e argumentojnė si sunet tė Profetit. Madje, nė disa raste ekstreme ka prej tyre qė i mbushin tualetet me rėrė dhe pas nevojave personale pastrohen me gurė apo bajga, duke e paraqitur kėtė gjithashtu si sunet profetik. Tė tjerė prej tyre shkojnė deri aty sa tė kundėrshtojnė ndėrtimin e minareve, pėrdorimin e tė altoparlanteve apo edhe tė tapeteve nė xhami. Shembujt tė tillė janė tė shumtė dhe kėta qė pėrmendėm mund tė duken ndoshta ekstremė, por gjithsesi ajo qė vlen kėtu ėshtė fakti qė ka njė tendencė tė njė pėr ta kuptuar nė kėtė mėnyrė sunetin e Profetit (a.s.), e cila vėrehet kudo nė realitetin e sotėm tė botės islame, e qė fatkeqėsisht duket se po merr njė shtrirje nė rritje. Natyrisht, dijetarėt myslimanė, nė shumė libra tė tyre, kanė shtjelluar pavlefshmėrinė e njė perceptimi tė tillė. Ne do tė pėrpiqemi mė vonė tė ofrojmė njė shtjellim mė tė gjerė tė argumenteve tė tyre, por pėr momentin, po mjaftohemi duke thėnė se kjo tendencė pėrfaqėson njė tjetėr ekstrem nė lidhje me mėnyrėn sesi kuptohet ajo qė quajmė traditė profetike. Pra kjo tendencė, i pėrket ekstremit tė dytė tė perceptimit tė sunetit, i cili, ndonėse i kundėrt nė qėndrim me tė parin, nė mėnyrėn e qasjes ėshtė shumė i ngashėm me tė.

Qėndrimi i mesėm

Dijetarėt myslimanė dhe bashkėsia islame ndėr shekuj i kanė refuzuar gjithnjė tė dy qėndrimet e mėsipėrme dhe kanė pohuar se e vėrteta gjendet midis kėtyre dy ekstremeve. Ata kanė rėnė dakord se suneti profetik ėshtė i vlefshėm pėr ēdo sferė tė jetės si edhe nga ana tjetėr jo ēdo fjalė, vepėr apo pohim i heshtur i profetit (a.s.) konsiderohet pjesė e sunetit ligjor, e cila e obligon umetin nė cdo kohė. Ruajtja e ekuilibrit midis kėtyre dy ekstremeve pėrbėn qėndrimin qė duhet tė mbajė ēdo mysliman karshi traditės profetike. Pėr tė arritur sa mė mirė kėtė qėllim ėshtė e nevojshme qė tė sqarojmė dy ēėshtje tė mirėpranuara nga juristėt myslimanė. Sė pari, pjesa dėrrmuese e traditės profetike ėshtė sunet ligjor, d.m.th. ėshtė e vlefshme pėr umetin mysliman nė tė gjitha kohėt dhe prej cdo myslimani kėrkohet zbatimi i plotė i saj brenda mundėsive. Sė dyti, nė traditėn profetike ekzistojnė fjalė, vepra apo aprovime tė heshtura tė profetit (a.s.) (njė pjesė e) tė cilave nuk konsiderohen sunet ligjor, d.m.th. nuk janė tė obligueshme pėr cdo kohė. Marrja parasysh e kėtyre dy parimeve garanton nė njė masė tė madhe ekuilibrin nė zbatimin traditės profetike dhe eviton njėkohėsisht, si mohimin e nxituar tė vlefshmėrisė sė sunetit profetik nė lidhje me aplikueshmėrinė e tij nė kohė dhe situata tė tjera nga ato tė Profetit (a.s.) ashtu edhe marrjen e tij si tė obligueshėm pa medituar mbi karakteristikat e kėsaj tradite. Njė shembull konkret se si mund tė zbatohet, mbi sunetin profetik, njė metodologji e matur dhe e pjekur mund tė jetė edhe shembulli nė vijim: Transmetohet se Profeti (a.s.) nė lidhje me ngrėnien, i ka thėnė njė prej shokėve tė tij: “[kur tė ushqehesh] pėrmende Zotin, ha me dorėn e djathtė dhe ha prej asaj qė ke pėrpara” (Transmeton Buhari dhe Muslimi). Nė njė tjetėr hadith Profeti (a.s.) ka thėnė: “Mos ha me tė majtėn tėnde sepse shejtani ushqehet me tė majtėn” (Transmeton Muslimi). Nė njė tjetėr transmetim Profeti (a.s.) ka pohuar: “Nėse dikush prej jush ushqehet le tė ushqehet me tė djathtėn e tij, nėse i duhet tė pijė atėherė le tė pijė me tė djathtėn e tij, sepse shejtani ushqehet dhe pi me tė majtėn e tij.” (Transmeton Muslimi). Kėto hadithe shpalosin disa parime tė edukatės myslimane gjatė tė ushqyerit. Sipas kėtyre haditheve njeriu duhet fillimisht tė lidhė veten me Zotin nė aktin e tė ushqyerit. Ushqimi pėrfaqėson rrėskun qė Zoti u jep njerėzve dhe lidhja e njeriut me Zotin nė kėtė akt, pėrmes pėrmendjes sė emrit tė Tij, ėshtė njė akt i rėndėsishėm religjioz. Parimi i dytė i shpalosur nė kėto tekste ka tė bėjė me ngrėnien me dorėn e djathtė. Profeti e lidh kėtė akt me faktin se shejtani ushqehet me tė majtėn. Kryerja, nga ana e besimtarėve, e tė kundėrtės sė asaj qė bėn shejtani ėshtė njė tjetėr element i rėndėsishėm religjioz. Ndėrsa parimi i fundit i lidhur me kėto hadithe ėshtė moral dhe ka tė bėjė me faktin qė njeriu duhet tė hajė atė qė ka pėrpara e jo tė shpėrndahet gjithandej, duke treguar grykėsi nė tė ushqyer. Ndoshta kjo ishte edhe njė lloj etike dhe higjiene, sepse ata hanin nga njė pėrbashkėt) Kryerja e njė veprimi tė tillė synon tė eleminojė tiparet negative duke sjellė njė element tė kulturės sė tė ushqyerit nė Islam. Tė gjitha kėto elementė na bėjnė tė mendojmė se kėto thėnie profetike e janė pjesė e sunetit tė tij ligjor dhe ēdo mysliman ėshtė i detyruar qė ta ndjekė Profetin (a.s.) nė kėtė urdhėr tė tij. Ndėrsa fakti qė nė disa hadithe transmetohet se Profeti ka ngrėnė nė tokė, ka ngrėnė me duar apo ka ngrėnė kėtė apo atė ushqim, nuk nėnkupton se tė gjitha kėto i pėrkasin sunetit ligjor. Ato janė pjesė e zakoneve tė popullit arab tė asaj kohe, apo janė pjesė e preferencave tė Profetit. Sipas dijetarėve myslimanė, elementi bazė i cili i dallon kėto dy tradita, duke e bėrė tė parėn tė obligueshme pėr ēdo mysliman, ndėrsa tė dytėn pjesė tė sunetit joligjor, ėshtė fakti se tek grupi i parė i haditheve dallojmė si tipar thelbėsor afrimin me Zotin (kjo bėhet nėpėrmjet pėrmendjes sė emrit tė Zotit para ngrėnies si dhe mospėrngjasimit me shejtanin dhe grykėsit), ndėrsa nė grupin e dytė tė haditheve qė tregojnė se profeti hante ulur, ushqehej me dorė apo hante kėto apo ato lloj ushqimesh, elementi i afrimit me Zotin mungon. Kėto hadithe tregojnė faktin qė profeti ndiqte zakonin e vendit nė ngrėnie si edhe pėlqimin e profetit pėr kėtė apo atė ushqim. Ky ishte njė ilustrim i shkurtėr i mėnyrės se si mund tė ruhet ekuilibri dhe maturia gjatė tė punuarit me traditėn profetike. Shtjellimin e mėtejshėm tė argumenteve rreth kėsaj ēėshtjeje do ta bėjmė nė vijim tė esesė sonė.

Tradita profetike dhe ndarjet e saj

Suneti ligjor dhe joligjor

Juristėt (fakihėt) e mėdhenj myslimanė kanė pohuar se tradita profetike ndahet nė dy kategori tė mėdha: nė sunetin ligjor (suneh teshriijeh) dhe nė sunetin joligjor (suneh gajre teshriijeh) [3]. Nė sunetin ligjor pėrfshihen tė gjithė ato thėnie, veprime apo aprovime tė heshtura tė profetit (a.s.) tė cilat pėrmbajnė nė vetvete afrimin me Zotin dhe parime tė rėndėsishme religjioze pėr jetėn njerėzore. Njė sunet ligjor ėshtė ēdo thėnie apo veprim i profetit qė synon tė vendosė njė ligj apo ta sqarojė atė. Ndėrsa nė kategorinė e dytė pėrfshihen tė gjitha ato tradita profetike tė cilat nuk vendosin ligje dhe as nuk pėrpunojnė tė tilla dhe pėr kėtė arsye ato nuk janė tė detyrueshme pėr besimtarėt myslimanė. Dy prej argumenteve mė eksplicite qė vėrtetojnė ekzistencėn e sunetit joligjor janė, sė pari hadithi i lartpėrmendur nė lidhje me ndodhinė e pllenimit tė palmave, ku Profeti bėri njė pohim tė cilin ai e kategorizoi si njė mendim tė tij dhe jo si njė burim ligji (suneti), ndėrsa hadithi i dytė ėshtė ngjarja qė ka ndodhur gjatė luftės sė Bedrit, kur Profeti (a.s.) e vendosi ushtrinė e tij nė njė pikė tė caktuar. Nė kėtė moment, njė prej sahabėve tė tij iu drejtuar Profetit duke i thėnė nėse kjo zgjedhje ishte bazuar mbi udhėzimin e Allahut apo ishte thjesht njė zgjedhje e tij? Ai i tha se ajo ishte njė zgjedhje e tij, atėherė sahabi zgjodhi njė pozicion afėr njė pusi dhe i tha Profetit (a.s.): “O i dėrguari i Allahut, ne do tė pimė prej tij dhe do tė mbajmė larg armiqtė tanė” [4]

Pra, siē e thamė edhe mė lart, dijetarėt myslimanė kanė pohuar se nė traditėn profetike disa thėnie, veprime apo aprovime tė heshtura tė Profetit pėrfshihen nė sunetin joligjor. Juristėt myslimanė i kanė ndarė ato nė disa kategori.

[1] Nė sunetin joligjor pėrfshihen tė gjitha ato thėnie apo veprime tė Profetit qė pėrbėjnė aktivitetin natyror tė njė njeriu (el-ef’al el-xhibilijeh). Nė kėtė kategori pėrfshihet ēdo hadith qė pėrshkruan lėvizjen e natyrshme fizike tė Profetit, apo qė ka tė bėjė me ngrėnien, fjetjen, rrobat qė vishte, ngjyrėn qė ai preferonte etj. Muhamed Hashim Kemali  nė lidhje me kėtė shprehet: “Aktivitete tė kėtij lloji nuk pėrbėjnė rėndėsinė kryesore tė misionit Profetit, pėr kėtė arsye ato nuk pėrbėjnė norma ligjore” [5] Imran Ahsan Khan Njazi pohon se kėto tradita “nuk pėrbėjnė sunet apo obligim” [6] Po ashtu edhe Imam Sheukani pohon nė lidhje me ato qė pėrmendėm dhe tė tjera tė ngjashme me to: “Urdhėrimi pėr tė ndjekur Profetin nuk ėshtė i lidhur me kėtė kategori dhe nuk ka asnjė ndalesė nė tė vepruarit nė kundėrshtim me tė, kėto veprime nuk pėrbėjnė njė model [pėr ne], por ato tregojnė se kėto veprime janė tė lejuara” [7]

[2] Nė kategorinė e dytė pėrfshihen edhe ato veprime qė i pėrkasin eksperiencės sė Profetit si njė qenie njerėzore [suneh texhribijeh]. Nė kėtė kategori bėjnė pjesė tė gjithė ato hadithe qė tregojnė pėr njohuritė qė kishte Profeti pėr mjekėsinė, tregtinė, bujqėsinė etj., apo organizimin qė profeti i bėnte ushtrisė sė tij, vendin dhe kohėn qė zgjidhte pėr tė sulmuar, taktikat e luftės qė pėrdorte, etj. Tė gjitha kėto lajme qė na vijnė pėr Profetin nuk janė sunet apo obligim pėr umetin e tij nė tė gjithė kohėrat. [8]

[3] Nė kategorinė e tretė bėjnė pjesė tė gjitha ato veprime apo tė drejta qė janė tė veēanta vetėm pėr Profetin (a.s.), si martesa e tij me mė shumė se katėr gra, agjėrimi i tij i pandėrprerė (saum uisal), mosmartesa e grave tė profetit pas vdekjes sė tij etj.

Kėto ishin disa prej kategorive tė sunetit joligjor. Natyrisht, dijetarė tė ndryshėm kanė pėrdorur kategorizime tė ndryshme, gjithsesi natyra e veprimeve tė Profetit qė nuk pėrbėjnė sunet joligjor ėshtė ajo qė kemi shtjelluar nė kategorizimin e lartpėrmendur.

Ndarja e sunetit ligjor

Suneti ligjor, nga ana e tij, ėshtė ndarė nga dijetarėt myslimanė nė disa kategori. Tė gjitha ato janė tė obligueshme pėr individėt, vetėm se forma e zbatimit dhe pėrmbushjes sė tyre, nga ana e besimtarėve, ndryshon nė varėsi tė kategorisė ku ato bėjnė pjesė. Sipas dijetarėve myslimanė, suneti ligjor ka tė bėjė me atė pjesė tė traditės tė cilėn Profeti e ka parashtruar nė cilėsinė e tė dėrguarit tė Zotit, nė cilėsinė e kryetarit tė shtetit ose imamit, apo nė cilėsinė e gjykatėsit. Kėto janė edhe ndarjet kryesore tė sunetit ligjor. Gjithsecila prej kėtyre kategorive e vendos besimtarin nė njė marrėdhėnie tė ndryshme pėr sa i pėrket zbatimit tė sunetit. Nė vijim do tė shkoqisim shkurtimisht karakteristikat kryesore tė secilės kategori.

Kategoria e parė: Nėn autoritetin e tij si profet i Zotit, Muhamedi (a.s.) ka parashtruar rregulla (hukme) tė cilat janė plotėsuese tė gjykimeve kuranore. Ai, gjithashtu, ka dhėnė edhe gjykime tė cilat gjenden vetėm nė traditėn profetike. Suneti profetik, i pėrfshirė nė kėtė kategori, konsiston nė qartėsimin e pasazheve tė dykuptimta kuranore (muxhmal dmth ) ose nė specifikimin e ajeteve tė pėrgjithshme apo kategorike tė Kuranit. Kryesisht nė kėtė kategori pėrfshihen tė gjitha ato tradita profetike ku shtjellohen parimet bazė tė fesė, veēanėrisht ato qė bėjnė pjesė nė fushėn e adhurimeve, si edhe tė gjitha ato gjykime (hukme) ku shpjegohet hallalli dhe harami. Kėto kategori pėrfshihen nė legjislacionin e pėrgjithshėm (teshri el-amm), vlefshmėria e tė cilit nuk kufizohet nga koha apo rrethanat. Tė gjitha gjykimet profetike qė pėrfshihen nė kėtė kategori janė tė obligueshme pėr ēdo mysliman, pavarėsisht nga rrethanat vetjake, statusi social apo ofiqi politik i tij. Besimtari nuk ka nevojė tė marrė asnjė autorizim paraprak nga qeveria apo ndonjė lider fetar pėr tė zbatuar kėto urdhėrime profetike. Dijetarėt myslimanė kanė zhvilluar njė sėrė parimesh metodologjike pėr tė identifikuar se cila pjesė e traditės profetike bėn pjesė nė kėtė kategori dhe cila jo. [9]

Kategoria e dytė: Nė kėtė kategori pėrfshihen tė gjitha ato tradita profetike qė i dėrguari i Zotit (a.s.) i ka parashtruar nėn cilėsinė e tij si imam apo kryetar shteti. Kjo kategori pėrfshin tė gjitha ato tradita profetike ku tregohet shpėrndarja e fondeve publike nga Profeti, vendimet e tij nė lidhje me strategjinė ushtarake dhe luftėn, caktimin e titullarėve shtetėrorė, shpėrndarjen e plaēkės sė luftės, nėnshkrimin e traktateve tė paqes etj. Ndonėse kėto tradita profetike janė pjesė e sunetit ligjor, gjithsesi ato nuk janė pjesė e legjislacionit tė pėrgjithshėm [teshri el-amm]. Traditat e kėsaj kategorie nuk mund tė zbatohen nga individėt myslimanė pa marrė paraprakisht lejen e organeve kompetente. Fakti qė Profeti ka vepruar nė njė mėnyrė tė caktuar apo ka thėnė njė shprehje tė caktuar, qė i pėrket kėsaj kategorie, nuk e obligon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt ēdo besimtar dhe nuk i lejon atyre qė tė veprojnė sipas iniciativave personale pa marrė paraprakisht lejen e autoriteteve pėrkatėse. [10]

Kategoria e tretė: Nė kategorinė e tretė bėjnė pjesė ato tradita profetike tė cilat Profeti i ka parashtruar nė cilėsinė e tij si gjykatės. Nė kėtė kategori pėrfshihen tė gjitha gjykimet juridike apo ndėrmjetėsimet midis palėve qė Profeti ka bėrė gjatė aktivitetit tė tij profetik. Nė kėto gjykime pėrfshihen si ēėshtjet civile ashtu edhe ato penale. Ngjashėm si nė rastin e traditave profetike tė pėrfshira nė kategorinė e dytė, edhe nė kėtė rast, nuk ėshtė lejuar qė njė individ tė zbatojė ndonjė gjykim qė i pėrket kėsaj kategorie nėse paraprakisht nuk ka marrė lejen e gjykatėsit [kadiut] pėr njė veprim tė tillė. [11]

Jo gjithnjė ėshtė e lehtė qė pėrcaktohet se kujt kategorie i pėrkasin tradita tė caktuara profetike. Nė rastet kur argumenti nuk ėshtė i prerė dhe shkaqet e ekzistencės sė njė apo shumė traditave profetike nuk janė tė qarta, atėherė i takon specialistit tė ēėshtjeve juridike (muxhtehidit) qė tė kategorizojė traditat nė fjalė dhe, siē ėshtė e natyrshme nė disa raste, mendimet e tyre mund tė mos pajtohen me njėri-tjetrin. Ky fakt ėshtė njė nga arsyet metodologjike pėr ekzistencėn e mospajtimeve [iktilaf] nė mendim ndėrmjet dijetarėve myslimanė. Nė vijim do tė pėrmendim dy shembuj tė shkurtėr, gjė qė do tė na ndihmojė tė kuptojmė se si zbatohet konkretisht ajo qė parashtruam pak mė lartė dhe se si ndonjėherė tradita tė caktuara janė tė vėshtira pėr tu kategorizuar. [12]

Shembulli i parė: Nė lidhje me hadithet qė Profeti i ka proklamuar nėn autoritetin e tij si burrė shteti apo imam, mund tė pėrmendim hadithin sipas sė cilit ai ka thėnė: “Kush e bonifikon [i jep jetė] njė tokė shterpė ajo bėhet e tij”[1] [13]  Dijetarėt myslimanė kanė ofruar mendime tė ndryshme nė lidhje me faktin nėse ky hadith, ėshtė apo jo pjesė e traditės profetike qė i dėrguari i Zotit e ka thėnė nėn autoritetin e tij si imam dhe burrė shteti. Nėse ky hadith do tė konsiderohet si njė tekst i pėrgjithshėm, atėherė ēdo individ ka tė drejtė qė tė bonifikojė njė tokė tė djerrė dhe tė shndėrrohet automatikisht nė pronar tė saj, ndėrsa nėse ky hadith do tė kategorizohet nė kategorinė e haditheve qė Profeti i ka deklaruar nėn autoritetin e tij si imam dhe burrė shteti, atėherė ėshtė e domosdoshme qė para se tė ndėrmerret njė veprim i tillė, tė merret paraprakisht leja tek autoritetet pėrkatėse. Shumica e dijetarėve myslimanė kanė pėrvetėsuar mendimin e parė, ndėrsa Imam Ebu Hanifja ka pėrqafuar mendimin e dytė. Mendimi i Imam Ebu Hanifes mbėshtetet nė faktin se moskėrkimi i lejes tek autoritetet pėrkatėse, pėr tė vėnė nė shfrytėzim njė tokė tė djerrė, mund tė sjellė trazira dhe ērregullime. Nė fakt, juristėt e mėvonshėm myslimanė duket se kanė preferuar mendimin e Ebu Hanifes kundrejt mendimit tė shkollave tė tyre juridike. Malikitė, nga ana e tyre, e shohin si tė domosdoshme kėrkimin paraprak tė lejes pėrkatėse tek autoritetet shtetėrore vetėm nė rastin kur toka ndodhet afėr zonave tė banuara, ndėrsa hanbelitėt e kushtėzojnė kėrkimin e lejes vetėm nė rastin kur toka e djerrė ėshtė lėnė kėshtu nga vetė pronari i saj. [14]

Shembulli i dytė. Pėr sa i pėrket traditave qė lidhen me cilėsinė e Profetit si gjykatės mund tė pėrmendim hadithin nė tė cilin rrėfehet se njė ditė Hindai, gruaja e Ebu Sufjanit, u ankua tek Profeti pėr faktin se burri i saj ishe shumė dorėshtrėnguar dhe, ndonėse ishte i kamur, ai refuzonte tė kontribuonte nė mirėmbajtjen e saj dhe tė fėmijėve. Pasi dėgjoi ankimin e saj, “Profeti (a.s.) e lejoi atė qė tė merrte [prej pasurisė sė burrit tė saj] atė qė ishte e nevojshme pėr tė dhe pėr fėmijėn e saj, por pa e ekzagjeruar (ose brenda normave zakonore shoqėrore). [15] A pėrbėn ky pohim profetik njė rregull tė pėrgjithshėm qė mund tė zbatohet individualisht nga ēdo mysliman qė ndodhet nė tė njėjtat rrethana apo ai ėshtė pjesė e atyre traditave qė duhen kategorizuar nėn kategorinė e haditheve qė Profeti i ka thėnė nėn autoritetin e gjykatėsit? Nėse ky hadith do tė konsiderohej si njė hadith i pėrgjithshėm, qė i pėrket kategorisė sė parė, atėherė ēdo grua do tė ishte e autorizuar qė tė merrte para prej pasurisė sė burrit tė saj sa herė qė ta shihte tė nevojshme, pa ndjerė nevojėn pėr njė leje paraprake tė ndonjė autoriteti. Nga ana tjetėr, nėse ky hadith do tė konsiderohet si pjesė atyre traditave qė Profeti i ka thėnė nėn cilėsinė e tij si gjykatės, atėherė askush nuk do tė ishte i autorizuar tė ndėrmerrte njė veprim tė tillė [marrja e pasurisė sė burrit edhe pa lejen e tij] nėse paraprakisht nuk do tė ishte lejuar nga autoriteti pėrkatės gjyqėsor. Dijetarėt myslimanė kanė dhėnė mendime tė ndryshme nė lidhje me kėtė ēėshtje, disa prej tyre kanė mbėshtetur mendimin e parė ndėrsa disa tė tjerė mendimin e dytė. [16]

Kėto ishin disa shembuj tė shkurtėr qė tregojnė ndėrlikueshmėrinė e temės qė kemi marrė nė shqyrtim si dhe domosdoshmėrinė e procedimit juridik tė specialistėve myslimanė pėr tė kategorizuar nė mėnyrėn e duhur traditat e ndryshme profetike. Suneti ligjor dhe joligjor dhe ndarjet pėrkatėse tė kėtyre dy kategorive sheriatike shpesh kalojnė tė pavėrejtura nga myslimanėt e zakonshėm. Njė fakt ky qė shpesh i con ata nė gjykime tė gabuara si edhe nė mėnyra tė gabuara tė zbatimit tė fesė.

Shkollarizmi mysliman dhe kuptimi i traditės profetike

Siē u tha edhe mė lart, dijetarė tė ndryshėm kanė sjellė kategorizime tė ndryshme tė sunetit. Megjithatė, pavarėsisht ndryshimeve nė disa detaje, mund tė thuhet se konceptimi i pėrgjithshėm i tyre ėshtė pak a shumė unanim dhe nė pėrputhje me atė qė kemi parashtruar deri mė tani. Meditimi, kuptimi dhe kategorizimi i traditave profetike, zhvillimi i kėsaj dijeje deri nė kėtė stad kodifikimi dhe standardizimi, nuk ka qenė njė proces i lehtė dhe i menjėhershėm. Pėrkundrazi ai ėshtė fryt i punės dhe i jetės sė shumė dijetarėve myslimanė pėrgjatė shekujve, derisa mė pas ajo u bė pjesė e pandashme e jurisprudencės islame. Duke pasur parasysh rėndėsinė qė ka kuptimi i sunetit dhe ndarjet e tij nė zbatimin e Islamit, dėshiroj tė shqyrtoj shkurtimisht mendimet e atyre dijetarėve qė kanė dhėnė kontributin kryesor nė kuptimin dhe kategorizimin e traditave profetike tė paraqitura nė kėtė trajtesė.

Kategorizimi i sunetit sipas Imam Ibn Kutejbes

I pari qė ka shkruar rreth kategorizimit tė traditės profetike ka qenė Ibn Kutejbeh. Emri i tij i plotė ishte Ebu Muhamed Ibn Kutejbeh (vd. 276 h.). Ai ishte njė dijetar i madh dhe i pajisur me njė dije enciklopedike. Pėr shkak tė luftės sė tij kundėr sektit tė mutezilitėve ai ėshtė konsideruar si “mbrojtėsi i sunetit”. Nė lidhje me temėn tonė, ai i ka kushtuar njė hapėsirė tė rėndėsishme, ndonėse tė shkurtėr nė veprėn e tij “Tevil mukhteleful hadith”. Sipas mendimit tė tij tė parashtruar nė kėtė libėr, tradita profetike ndahet nė tre kategori.

kategorinė e parė bėn pjesė suneti qė iu zbrit Profetit nga Xhebraili. Nė kėtė kategori pėrfshihen tė gjitha hadithet qė parashtrojnė bazat e fesė, tė sheriatit dhe tė parimeve mbi tė cilat ndėrtohet jeta e myslimanėve. Fakti qė Ibn Kutejbja e ka quajtur kėtė pjesė tė sunetit si traditė qė i ėshtė zbritur Profetit nga Xhebraili do tė thotė se ai e konsideronte atė si shpallje, gjė qė e bėn rrjedhimisht normative. Kuptimi i kėsaj kategorie ėshtė e qartė pėr ēdo mysliman, kėshtu qė ne nuk do tė ndalemi gjatė nė shqyrtimin e saj.

Nė kategorinė e dytė bėjnė pjesė tė gjitha ato veprime pėr tė cilat Zoti i kishte dhėnė tė drejtė Profetit qė ti gjykonte sipas mendimit tė tij personal. Nė kėtė mėnyrė Profeti mund normonte jetėn e muslimanėve, si dhe tė pėrjashtonte prej tyre ndonjė kategori apo individ tė veēantė, nė bazė tė rrethanave tė ndryshme qė ekzistonin nė atė kohė. Sipas Ibn Kutejbes nė kėtė kategori futet, p.sh., gjykimi nė lidhje me rastet e mbajtjes sė floririt nga meshkujt. Nė njė kohė kur rregulli i ndalesės sė mbajtjes sė floririt pėr meshkujt ishte kategorik dhe i pėrgjithshėm, gjithsesi Profeti bėri njė pėrjashtim pėr Abdurrahman Ibn Aufin pėr shkak tė njė problemi qė ai kishte. Nė tė njėjtėn kategori bėn pjesė edhe hadithi sipas tė cilit thuhet se Profeti (a.s.) e ndaloi prerjen e pemėve apo shkatėrrimin e bimėve nė Mekė. Nė kėtė rast, transmetohet se Abas ibn Abdul Mutalibi iu drejtua Profetit duke i thėnė: “O i Dėrguar i Allahut, pėrveē, idhkhirit) sepse atė e pėrdorim pėr shtėpitė tona”. Profeti (a.s.) iu pėrgjigj: “pėrveē idhkhirit” [17]. Nėse urdhėrimi i Profetit (a.s.) pėr mosprerjen e pemėve apo shkatėrrimin e bimėve do tė kishte qenė njė urdhėrim absolut i Allahut (xh.sh.), si ato qė i pėrkasin kategorisė sė parė, atėherė dėshira e Abasit do nuk do tė ishte plotėsuar. Por, siē shprehet edhe Ibn Kutejbeh, me sa duket Allahu (xh.sh.) ia kishte lėnė nė dorė Profetit qė tė vendoste pėr disa gjėra, nė bazė tė asaj qė ai e gjykonte si e mira e pėrgjithshme e bashkėsisė dhe t’ia lehtėsonte atij qė e shihte dicka tė tillė si tė nevojshme. I tė njėjtės kategori ėshtė edhe hadithi kur Profeti ia ndaloi sahabėve ruajtjen e mishit nė shtėpi pėr mė shumė se tre ditė, apo edhe hadithi qė bėn fjalė pėr ndalesėn e vizitave nė varreza, tė cilat mė vonė u lejuan. Nė rastin e parė ai u shpreh se, ndonėse fillimisht e kish ndaluar konservimin e mishit mė pas kishte vėnė re se njerėzit dėshironin ti gostitnin miqtė e tyre (dhe kjo bėhej e pamundur pa konservimin e tij), pėrveē kėsaj pėrmes ruajtjes sė mishit bėhej e mundur qė tė hanin edhe ata qė nuk ndodheshin pėr momentin nė shtėpi. Ndėrsa nė lidhje me vizitėn e varrezave ai u shpreh se, ndonėse fillimisht ua kish ndaluar njerėzve kėtė gjė, ai po ndryshonte qėndrim, pėr faktin se kishte vėnė se njė veprim i tillė i zbuste zemrat e tyre. Nga ky tekst kuptojmė pikėrisht faktin qė Allahu (xh.sh.) i kishte lėnė hapėsirė Profetit (a.s.) qė tė vendoste pėr obligueshmėri nė disa raste, apo tė shfuqizonte njė vendim tė dhėnė mė parė nė bazė tė asaj qė ai e shihte si mė e mira e momentit.

Nė kategorinė e tretė bėjnė pjesė tė gjitha ato tradita profetike qė kishin si synim edukimin e besimtarėve. Kėshtu qė nėse ato i zbatojnė kėshillat e Profetit tė pėrmbajtura nė kėto tradita, kjo do tė pėrbėnte njė mirėsi pėr ta, por nėse ata nuk do ti zbatonin ato, kjo nuk do tė pėrbėnte ndonjė gjynah. Sipas Ibn Kutejbes nė kėtė kategori bėjnė pjesė urdhėrimi i Profetit pėr tė mbajtur ēallmė apo pėr kryer hixham (kupėzim). Nga ky pohim i Ibn Kutejbes, kuptojmė qė pėr tė hixhami nuk ishte pjesė sunetit ligjor dhe i obligueshėm pėr tė gjithė [18].

Ndarja e Sunetit sipas Imam Karafit

Imam Karafi ishte njė dijetar i madh maliki i shekullit tė gjashtė hixhri. Emri i tij i plotė ishte Imam Shihabudin el-Karafi el-Misrij. Ai ka qenė njė dijetar i specializuar nė shumė fusha tė shkencave islame dhe ka lėnė pas njė numėr tė madh veprash. Veēanėrisht nė dy prej tyre ai ka trajtuar temėn e kategorizimit tė traditės profetike. Kėto vepra quhen “El-Furuk” dhe “El-Ihkam fi Temjiz el-Fetaua minel Ahkam”. Mė poshtė do tė shqyrtojmė shkurtimisht mendimin e Imam Karafit nė lidhje me temėn nė fjalė.

Sipas tij, suneti profetik ndahej nė tradita tė cilat Profeti i kishte thėnė pėr fetva apo tebligh (pėrēim tė mesazhit), tradita tė cilat ishin gjykime [kada] tė Profetit dhe tradita qė ai i ka thėnė nė cilėsinė e imamit. Ēdo thėnie apo vepėr e Profetit qė ėshtė proklamuar me qėllim qė tė pėrēojė mesazhin dhe parimet universale islame ėshtė, rrjedhimisht, njė gjykim i pėrgjithshėm dhe i detyrueshėm pėr tė gjithė njerėzit dhe xhinėt, deri nė Ditėn e Kijametit. Nė kėtė rast, nėse kemi tė bėjmė me njė urdhėr pėr tė bėrė diēka, atėherė tė gjithė jemi tė detyruar ta zbatojmė atė, nėse kemi tė bėjmė me njė ndalesė, jemi tė detyruar tė ndalemi prej kryerjes sė saj. Ēdo thėnie apo vepėr tė cilėn Profeti e ka deklaruar nėn cilėsinė e tij si imam, nuk lejohet qė tė zbatohet nga besimtarėt pa marrė paraprakisht lejen e imamit, sepse ato nuk janė gjykime tė pėrgjithshme, por janė tė kufizuara vetėm pėr autoritetin e imamit. Ngjashėm me kėtė, edhe pjesa e traditės profetike qė klasifikohet nė kategorinė ku Profeti ka vepruar nė cilėsinė e gjykatėsit, nuk mund tė zbatohet nga besimtarėt nėse nuk zotėrojnė paraprakisht vendimin e gjykatės.[19]

Ndarja e Sunetit sipas Shah Valiullah Ed-Dehleviut

Njė tjetėr dijetar i mirėnjohur qė i ka kushtuar njė rėndėsi tė veēantė kategorizimit tė traditės profetike ėshtė edhe dijetari dhe muxhtehidi i mirėnjohur Ed-Dehlevi. Ai ėshtė konsideruar si njė nga dijetarėt mė tė mėdhenj myslimanė tė shekullit tė dymbėdhjetė hixhri. Emri i tij i plotė ėshtė Ahmed Ibn Ahdurrahim, i njohur ndryshe si Shah Valiullah Ed-Dehleviu (vd. 1176 h.). Imam Dehleviu e ka ndarė sunetin profetik nė dy ndarje kryesore, nė traditėn profetike qė ka pasur si synim pėrēimin e mesazhit fetar (teblighu risaleh) si dhe nė atė qė nuk e ka pasur njė qėllim tė tillė. Nė vijim do tė shqyrtojmė shkurtimisht mendimin e Imam Dehleviut nė lidhje mė temėn nė fjalė.

1. Tradita profetike qė synon pėrēimin e mesazhit fetar

Nė kėtė kategori, sipas Imam Dehleviut, bėjnė pjesė tė gjitha dijet fetare nė lidhje me dynjanė, me botėn tjetėr, me botėn e sė fshehtės (gajb) etj. Tė gjitha kėto dije janė tė bazuara nė revelatėn hyjnore, pėr tė cilat Allahu (xh.sh.) i ka urdhėruar besimtarėt qė "Ēfarėdo qė t’ju japė i Dėrguari, merreni atė, e ēfarėdo qė t’ju ndalojė, hiqni dorė prej saj."

Nė kėtė kategori bėjnė pjesė edhe hukmet qė kanė tė bėjnė me adhurimet e ndryshme. Sipas Imam Dehleviut disa prej kėtyre gjykimeve janė tė bazuara nė shpallje, ndėrsa disa tė tjera nė ixhtihadin profetik. Gjithsesi, ixhtihadi profetik konsiderohet si pjesė e shpalljes sepse Allahu (xh.sh.) e mbronte profetin e tij nga gabimet. Nė tė bėjnė pjesė gjithashtu edhe hukmet qė kanė tė bėjnė me tė mirėn absolute, hukme tė cilat nuk janė tė lidhura me rrethanat apo kohėn, siē ėshtė pėr shembull rasti i moralit tė mirė dhe shtjellimi i veseve tė kėqija, apo edhe hukmet qė kanė tė bėjnė me punėt e mira dhe me shmangien nga punėt e kėqija etj.

2. Tradita qė nuk ka si synim pėrēimin e mesazhit fetar

Pėr Imam Dehleviun nė kėtė kategori pėrfshihen njė sėrė haditheth, apo njė sėrė kategorishė tė traditės profetike. Ndėr to pėrfshihet edhe hadithi, tė cilin e shtjelluam nė fillim tė kėsaj eseje, qė bėn fjalė pėr rastin e pllenimit tė palmave, nė tė cilėn Profeti (a.s.) u shpreh: “Ju jeni mė tė ditur se unė nė ēėshtjet e dynjasė”, apo edhe hadithi sipas tė cilit Profeti (a.s.) citohet tė ketė thėnė: “Ju urdhėroj pėr kuajt e zinj me njollė tė vogėl nė hundė dhe buzė tė bardha (El-Ed’hem el-Ekrah) (Sahih Tirmidhi: 1696)”. Nė kėtė kategori pėrfshihen gjithashtu edhe veprat qė Profeti (a.s.) i ka bėrė pėr shkak tė zakonit dhe jo pėr ndonjė arsye adhurimi si dhe vepra qė ai i bėnte, jo pėr ndonjė qėllim tė caktuar, por sepse ashtu kishte vepruar tradicionalisht populli i tij. Sipas Imam Dehleviut, nė kėtė kategori pėrfshihen edhe ato hadithe qė pėrmbajnė nė vetvete njė tė mirė tė pjesshme dhe tė pėrkohshme, gjė qė i bėn ato tė mos jenė tė obligueshme pėr tė gjithė umetin dhe pėr tė gjitha kohėt. Kėtu pėrfshihen gjithashtu edhe hadithet qė kanė tė bėjnė me mobilizimin e ushtrisė, apo hadithi ku tregohet se si sahabėt nė haxhin e parė, pas paktit tė Hudejbijes, gjatė kohės qė bėnin tavaf nxitonin dhe kėrcenin lehtė pėr ti treguar idhujtarėve qė po i vėrenin se ata ishin energjikė, tė vullnetshėm dhe tė fuqishėm fizikisht. Po ashtu, sipas Imam Dehleviut, nė kėtė kategori, e cila natyrisht nuk ėshtė pjesė e sunetit ligjor, pėrfshihen edhe hadithet qė kanė tė bėjnė me mjekėsinė profetike. Jusuf Kardavi, nė njė nga librat e tij, nė lidhje me kėtė fakt shprehet: “Kjo tregon se sheh Valiullah ed-Dehleviu ka qenė i mendimit se pėrshkrimet mjekėsore tė transmetuara nga Profeti nuk janė pjesė e traditės qė synon pėrēimin e mesazheve fetare. Me fjalė tė tjera, ato nuk janė pjesė e sunetit ligjor, sepse ato janė tė mbėshtetur nė eksperiencėn njerėzore (dhe jo nė shpalljen hyjnore) [20] [21]   

 

Rashid Ridaja dhe suneti profetik

Njė tjetėr dijetar i mirėnjohur i cili ka trajtuar gjerėsisht temėn e kuptimit tė traditės profetike ėshtė edhe Rashid Rida. Nė veprat e tij tė ndryshme, si edhe nė tefsirin e tij tė mirėnjohur (Tefsirul Menar), ai i ka kushtuar njė rėndėsi tė veēantė temės sė pasimit tė Profetit dhe keqkuptimeve qė ekzistojnė ndėrmjet myslimanėve nė lidhje me kėtė ēėshtje.

Sipas tij, suneti ligjor pėrbėhet, ose nga adhurime tė cilat jemi tė urdhėruar ti kryejmė, duke qenė se ato shėrbejnė pėr tu afruar me Zotin, ose nga ndalesa prej gjėrave tė liga, tė cilave duhet ti largohemi pasi nė to ka dėm pėr fenė, siē ėshtė pėr shembull lutja e drejtuar ndaj tjetėrkujt pėrveē Zotit, ngrėnia e kurbaneve tė sakrifikuar pėr idhujt paganė etj. Ndėrsa tė gjitha ato hukme nė tė cilat nuk gjendet elementi i afrimit me Zotin dhe as ai i largimit nga ndonjė e keqe nuk janė pjesė e sunetit ligjor. Nė kėtė kategori tė fundit, sipas Rashid Ridasė, pėrfshihen tė gjitha zakonet, mjeshtėritė, bujqėsia apo veprimtaritė artizanale tė cilat bazohen mbi eksperiencėn personale apo popullore. Dijetarėt myslimanė e kanė quajtur kėtė lloj tė traditės profetike irshaden (traditė orientuese apo sugjeruese) dhe jo teshriijen (traditė ligjore).

Sipas Rashid Ridasė jo gjithnjė ėshtė e lehtė qė tė kuptohet se nė cilėn prej kėtyre kategorive bėn pjesė njė veprim i caktuar i Profetit (a.s.). Madje njė pėrcaktim i tillė nuk ka qenė gjithnjė i lehtė as pėr vetė sahabėt. Konkretisht, nė rastin e hadithit tė pllenimit tė palmave, sahabėt menduan se fjalėt e Profetit i pėrkisnin sunetit ligjor, ndėrkohė qė Profeti sqaroi se fjalėt e tij ishin pjesė e asaj qė dijetarėt e kanė quajtur irshad (tradita orientuese ose sugjeruese). Pasi pėrmend edhe raste tė tjera qė tregojnė tė njėjtin keqkuptim nga sahabėt, Rashid Rida i kthehet kohėve tė sotme, ku, sipas tij, fenomene tė tilla kanė marrė njė shtrirje tė gjerė dhe si rrjedhojė shumė njerėz e kanė keqkuptuar sunetin duke klasifikuar si ligjore edhe ato pjesė qė nuk kanė pasur qėllim normativ. Ky fenomen sjell si pasojė ngarkimin e njerėzve me barrė dhe vėshtirėsi tė tepėrta dhe tė panevojshme. Shpesh kjo ka sjellė dobėsimin e ndjekjes sė traditės profetike nga ana e njerėzve, madje disa prej tyre, pėr shkak tė vėshtirėsive tė tilla tė krijuara artificialisht, apo edhe pėr shkak tė keqkuptimit tė gjithė kėsaj, braktisin edhe tekstet e qarta kuranore si edhe ato sunetit, nė tė cilat njė vėshtirėsi e tillė nuk ekziston. Shpesh njė ekzagjerim i tillė nė tė kuptuarit e haditheve ėshtė kryer edhe nga disa dijetarė tė cilėt, duke ndjekur nė mėnyrė tė verbėr medhhebet e tyre, nuk kanė arritur tė kuptojnė barrėn dhe pėrgjegjėsinė qė vendosin mbi njerėzit.

Pra, sipas Rashid Ridasė tradita profetike ndahet nė dy lloje, ligjore dhe joligjore. Tradita ligjore pėrfshin tė gjithė atė pjesė tė traditės profetike, nė tė cilėn mund tė shquajmė afrimin me Zotin, ose pėrmes sė cilės pėrmbushet haku i Zotit apo i njerėzve. Ndėrsa pjesa tjetėr qė nuk i pėrket kėsaj kategorie apo aspektit fetar nė pėrgjithėsi, nuk ka status ligjor, por ėshtė pjesė e irshadit (sugjerimit apo udhėzimit) tė pėrgjithshėm profetik, sugjerim tė cilin njerėzit mund ta ndjekin ose jo, nė varėsi tė preferencave tė tyre. Pėr sa i pėrket atyre tė cilėt dėshirojnė ta ndjekin traditėn profetike edhe nė kėto aspekte, ta ndjekin atė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, ashtu siē gjendet nė librat e hadithit, dijetarėt janė shprehur se njė gjė e tillė ėshtė e lejuar dhe se ajo pėrbėn njė shtesė dhe njė plotėsim tė besimit tė myslimanit. Kjo lejohet me kusht qė personi mos ta konsiderojė atė si sunet ligjor, por ta konsiderojė veprimin e tij thjesht si njė dėshirė pėr ta ndjekur Profetin edhe nė ato thėnie apo veprime qė nuk pėrbėjnė sunet ligjor. [22]

Kam frikė se me kėtė lloj justifikimi, ku nuk pėrcaktohet me qarte se cilat jane kriteret per dallimin e kėtij suneti ligjor nga ai irshadij, apo nuk vihet si klauzole mendimi i dijetareve muxhtehid . p.sh. atehere i bie ti hapim dyert lenies 

 

Shejh Sheltuti dhe ndarja e traditės profetike

Njė prej dijetarėve tė kohėve tė fundit qė i kushtoi njė rėndėsi tė veēantė kategorizimit dhe kuptimit tė traditės profetike ka qenė edhe Shejh Sheltuti. Ai ka pėrdorur idetė e dijetarėve tė mėparshėm, nė lidhje me kėtė ēėshtje, dhe i ka zhvilluar ato sipas mėnyrės sė tij.

Sheltuti, duke ndjekur traditėn e dijetarėve tė usul fikhut, e ndante sunetin nė dy kategori kryesore, nė sunet ligjor dhe nė sunet joligjor, ashtu sic kemi thėnė deri mė tani. Synimi ynė ėshtė tė sjellim, ndonėse shkurtimisht, shtjellimin qė ai i ka bėrė kėtyre dy kategorive.

Suneti ligjor

Sipas Sheltutit, kjo kateori pėrfshin njė sėrė hadithesh tė ndryshme qė na janė transmetuar nga Profeti (a.s.).

Sė pari, nė tė pėrfshihen tė gjitha ato hadithe qė Profeti (a.s.) i ka proklamuar pėr tė pėrēuar mesazhin fetar (tebligh). Pėrmes tyre Profeti ka sqaruar tekstet e pėrgjithshme kuranore, ka specifikuar atė qė diku ishte shprehur nė mėnyrė tė pėrgjithshme, ka sqaruar hallallin dhe haramin, akiden, moralin e mirė etj. Sheltuti shprehet se kėto lloj traditash janė tė pėrgjithshme dhe ligjore, dhe ato vlejnė deri nė ditėn e Kiametit. Nėse ato pėrmbajnė ndalesė atėherė ēdo individ e ka pėr obligim qė ti pėrmbahet ndalesės sė kėrkuar dhe pėr ta realizuar kėtė i nevojitet thjesht njohja e hukmit si dhe mundėsia pėr mundėsia pėr ta zbatuar.

Sė dyti, nė sunetin ligjor pėrfshihen edhe tė gjitha ato tradita qė profeti (a.s.) i ka proklamuar nėn cilėsinė e tij si udhėheqės shteti apo imam si edhe gjatė ushtrimit tė detyrės sė tij nė bashkėsinė e myslimanėve. Kėtu pėrfshihen tė gjitha ato tradita qė flasin pėr organizmin qė Profeti (a.s.) i bėnte ushtrisė, shpenzimi i thesarit tė shtetit (bejtul mal), nga ana e Profetit (a.s.)  pėr nevoja tė ndryshme shtetėrore, ndarja e plaēkės sė luftės, vendosja e traktateve tė paqes me armiqtė etj. Sheltuti shprehet se kėto tradita nuk janė ligjore dhe nuk kanė shtrirje tė pėrgjithshme apo universale, por ato mund tė zbatohen vetėm pasi tė jetė marrė paraprakisht leja e imamit. Askujt nuk i lejohet qė tė ndėrmarrė veprime tė tilla, pa lejen e imamit, pavarėsisht dijenisė sė tij pėr veprimtarinė e Profetit nė kėtė drejtim.

Sė treti, njė tjetėr kategori e sunetit ligjor janė tė gjitha ato tradita qė Profeti (a.s.) i ka thėnė nėn cilėsinė e tij si gjykatės. Profeti (a.s.), ashtu siē kishte funksionin e pėrēuesit tė mesazhit fetar (tebligh) dhe tė burrit tė shtetit (imam) kishte, gjithashtu, edhe funksionin e kadiut. Hukmi i tė gjithė asaj pjese tė traditės profetike qė pėrfshihen nė kėtė kategori tė fundit ėshtė se ajo nuk pėrbėn sunet ligjor tė zbatueshėm pėr ēdokėnd. Kėshtu qė askujt nuk i lejohet qė tė japė vendim vetėm mbi faktin se ka lexuar nė ndonjė libėr hadithesh pėr ndonjė veprim tė caktuar tė Profetit nė kėtė drejtim. Kėto pjesė tė traditės bėhen tė obligueshme pėr individin vetėm nė rastin kur ai ka marrė paraprakisht lejen e autoritetit gjyqėsor.

Suneti joligjor

Siē e kemi pėrmendur edhe mė parė nė esenė e tonė, dijetarėt myslimanė janė shprehur se jo tė gjitha pjesėt e traditės profetike janė pjesė e sunetit ligjor. Sipas analizės sė tyre, disa veprime tė Profetit nuk kanė vlerė ligjore dhe universale dhe nuk janė pėr tė gjitha kohėt. Ky ėshtė njė opinion i mirėnjohur ndėrmjet dijetarėve tė usul fikhut. Sheltuti i ka ndarė ato nė disa lloje.

Sė pari, nė tė pėrfshihen tė gjitha ato pjesė tė traditės qė vijnė si pasojė e nevojave tė natyrshme njerėzore, si ngrėnia, pirja, gjumi, ecja, vizitat, apo ndėrmjetėsimi pėr tė pajtuar dy palė duke ndjekur traditėn zakonore tė vendit. Sheltuti nė kėtė kategori ka pėrfshirė edhe metodat e ndryshme tė kurimit apo trajtimit tė sėmundjeve. Kjo do tė thotė se sipas tij, hadithet profetike qė trajtojnė ilaēe apo mėnyra tė ndryshme kurimi janė pjesė e sunetit joligjor.

Sė dyti, kėtu pėrfshihen tė gjitha ato pjesė tė traditės qė janė pasojė e pėrvojės dhe zakonit personal tė Profetit apo tė shoqėrisė ku ai ka jetuar. Nė kėtė kategori futen ato hadithe qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet e bujqėsisė, mjekėsisė etj.

Sė treti, nė tė kėtė kategori pėrfshihen e gjithė veprimtaria profetike qė vjen si pasojė e meditimit apo reflektimit individual, nė kėtė rast tė Profetit (a.s.), nė bazė tė rrethanave tė veēanta qė i janė shfaqur atij gjatė jetės. Kėtu pėrfshihet organizmi qė Profeti i ka bėrė ushtrisė sė tij nė fushėbeteja tė ndryshme, vendi i fushėbetejės, mėnyra e sulmit, mbrojtjes, tėrheqjes etj.

Pasi i shtjellon tė gjitha kėto, Sheltuti shprehet: “Nga e gjithė kjo qė thamė, kuptojmė se gjithēka qė pėrfshihet nė kėto tre lloje nuk ėshtė sunet ligjor... por pėrkundrazi ato i pėrkasin ēėshtjeve njerėzore” [23]

Nėse do tė na duhej ta pėrmblidhnim atė qė kemi thėnė deri tani, mund tė themi se suneti profetik, i cili pėrbehet nga tė gjitha thėniet, veprimet apo pohimet e heshtura tė Profetit, nuk ėshtė i tėri i obligueshėm pėr tė gjithė myslimanėt deri nė Ditėn e Kiametit. Dijetarėt e kanė ndarė traditėn profetike nė dy pjesė kryesore: suneti ligjor dhe suneti joligjor. Suneti joligjor pėrbehet nga tė gjitha ato hadithe profetike qė nuk janė tė obligueshme pėr besimtarėt, ndėrsa suneti ligjor, ka njė obligueshmėri tė variueshme mbi bazė tė kategorive prej tė cilave pėrbėhet. Ky lloj i sunetit pėrbėhet nga kategoria e veprimtarisė sė Profetit si pėrēues i mesazhit profetik, veprimtarisė sė tij si burrė shteti dhe veprimtarisė sė tij nė cilėsinė e gjykatėsi, prej tė cilave vetėm kategoria e parė ėshtė e obligueshme drejtpėrsėdrejti pėr ēdo besimtar. Dy tė tjerat bėhen tė zbatueshme vetėm nė kushtet e veprimit institucional shtetėror apo gjyqėsor.

Ky shtjellim, ndonėse pak i gjatė, ishte i domosdoshėm pėr ta vendosur temėn e mjekėsisė profetike nė perspektivėn e duhur, pėr tė kuptuar mė drejt gjykimet e dijetarėve lidhur me tė. Kjo temė nuk ėshtė e ndarė nga diskutimi i traditės profetike dhe kategorizimit tė saj, pėrkundrazi hadithet e mjekėsisė profetike janė ngushtėsisht tė lidhura me ndarjet e sunetit. A ėshtė mjekėsia profetike pjesė e sunetit ligjor apo e sunetit joligjor? Nėse ėshtė pjesė e sunetit ligjor, kujt kategorie i pėrket ajo, asaj qė Profeti e ka thėnė si pėrēues i mesazhit, si imam apo si gjykatės? Pėr tė kuptuar sa mė mirė rolin dhe vendin qė kanė traditat profetike me karakter mjekėsor ėshtė e domosdoshme qė kėtyre pyetjeve ti japim pėrgjigje. Synimi i pjesės sė dytė tė esesė sonė ėshtė pikėrisht ky.

II. Tė kuptuarit e mjekėsisė profetike

Tė gjithė dijetarėt myslimanė janė tė njėmendjeje nė pohimin se tradita profetike qė lidhet me ēėshtjet e botės tjetėr ėshtė me vlerė universale pėr tė gjithė besimtarėt deri nė Ditėn e Gjykimit. Diskutimi ndėrmjet shkollarėve zhvillohet rreth ēėshtjes nėse duhet, apo jo, tė konsiderohen tė obligueshme tė gjitha fjalėt apo veprat e Profetit qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet e dynjasė. A janė ato pjesė e profetėsisė dhe pėr pasojė tė vėrteta tė patjetėrsueshme? Thėnė ndryshe, a janė tė gjitha fjalėt dhe veprat e Profetit, pėr dynjanė dhe ahiretin, tė vėrteta dhe tė mbrojtura nga gabimi? Nė lidhje me kėtė diskutim ekzistojnė dy shkolla tė ndryshme mendimi (medhhebe).

Dy shkolla mendimi

Sipas shkollės sė parė tė mendimit tė gjitha thėniet apo veprimet e Profetit, qofshin tė lidhura me dynjanė apo me ahiretin, janė tė vėrteta dhe nė pėrputhje tė plotė me tė. Kėshtu qė gjithēka qė ka thėnė dhe vepruar Profeti duhet konsideruar nė pėrputhje tė plotė me realitetin dhe pjesė e misionit tė tij profetik, pėr pasojė ato janė tė obligueshme pėr tu ndjekur nga ēdo mysliman nė tė gjitha kohėrat deri nė Ditėn e Kiametit. Nė lidhje me kėtė shkollė mendimi Sulejman el-Oshkar shprehet: “Nuk gjejmė asnjė prej usulistėve tė hershėm qė tė ketė pėrkrahur njė mendim tė tillė” [24].

Ndėrsa sipas pėrkrahėsve tė medhhebit tė dytė, jo tė gjitha thėniet e Profetit, veēanėrisht ato qė lidhen me zanatet e kėsaj bote si mjekėsia, blegtoria dhe bujqėsia, janė pjesė e misionit tė tij profetik dhe pėr rrjedhojė tė pagabueshme. Ky ėshtė mendimi bazė i pothuajse tė gjithė dijetarėve tė usul fikhut. Sipas dijetarėve myslimanė mjekėsia, bujqėsia, blegtoria dhe zanatet e ndryshme nuk janė objekt i drejtpėrdrejt i misionit tė Profetit (a.s.). Pėr kėtė arsye ai shpesh ka shprehur mendimin e tij personal nė lidhje me ēėshtje tė ndryshme qė i pėrkasin kėtyre sferave. Ndonjėherė ato kanė qenė tė sakta dhe ndonjėherė tjetėr, siē ėshtė rasti i hadithit tė pllenimit tė palmave, ato kanė qenė tė pasakta. Ebu Zehra shprehet: “A ia pret ndokujt mendja se Profeti (a.s.) mund tė merret si argument dhe si specialist pėr ēėshtjet e bujqėsisė, tregtisė, pėrpunimit tė qelqit dhe lėkurės, endjes sė pambukut dhe floririt dhe nė ēėshtje tė tjera qė lidhen me zanate tė ndryshme”? [25]

Pra, dijetarėt myslimanė pėrkrahin mendimin se disa hadithe tė cilat merren me sfera specifike tė ēėshtjeve tė dynjasė dhe qė nuk janė objekt i drejtpėrdrejtė i misionit profetik nuk janė pjesė e sunetit ligjor. Pėr pasojė ato nuk janė tė obligueshme pėr tu ndjekur nga besimtarėt e ēdo kohe deri nė Ditėn e Kiametit. Ndėr to ata kanė renditur edhe hadithet e mjekėsisė. Nė lidhje me kėtė ēėshtje Jusuf Kardavi shprehet: “Asnjė prej dijetarėve specialistė, pėr aq sa kam dijeni, nuk ka thėnė se hadithet (e ndryshme) qė pėrshkruajnė ilaēe specifike duhen marrė si tė pėrgjithshme dhe kategorike. Pėrkundrazi edhe nėse ndonjėherė ato vijnė tė shprehura nė formė tė pėrgjithshme (amm) ato duhen kuptuar si tė veēanta pėr kohėn, vendin dhe gjendjen e caktuar.” [26]

Sipas nje pjese tė konsiderueshme usulistėsh hadithet profetike, veēanėrisht ata qė pėrshkruajnė ilaēe specifike apo metoda specifike shėrimi, si bishti i deles arabe pėr tė kuruar nervin shiatik, lėshimin e gjakut nė kupėzore (hixham), pėrdorimi i farėz sė zezė, kuhlit pėr sytė, apo urinės sė devesė, nuk janė pjesė e sunetit ligjor. Pėr kėtė arsye ato nuk janė tė obligueshme pėr besimtarėt e tė gjithė kohėrave. Besimtari i cili nuk i pėrdor kėto ilaēe nuk ka lėnė asgjė mangėt nga tradita profetike ligjore, pėr tė cilėn ai edhe shpėrblehet si pasues i sunetit .

Gjatė shqyrtimit tonė nė pjesėn e parė tė esesė, pėrmendėm disa dijetarė tė cilėt ishin shprehur qartėsisht rreth faktit se hadithet nė lidhje me traditėn mjekėsore profetike nuk janė pjesė e sunetit ligjor. Ndėr to ishin, Ibn Kutejbja, Shah Valiullah Ed-Dehleviu, Rashid Ridaja, Sheh Sheltuti, kėtyre duhet ti shtojmė edhe, Ibn Haldunin, Muhamed Ebu Zehrėn, Jusuf Kardavin, Sulejman el-Eshkarin,  Sheh Abdul Vehab Khilafin, Sheh Abdul Xhelil Isėn, Sheh Fet’hi Uthmanin etj. [27]

Suneti obligues dhe suneti orientues

Pėr ta kuptuar sa mė mirė vendin qė i kanė dhėnė dijetarėt myslimanė haditheve profetike qė lidhen me sferėn e mjekėsisė ėshtė e nevojshme qė tė kuptojmė njė koncept tė rėndėsishėm usuli, tė cilin e kemi prekur edhe mė lart. Sipas dijetarėve myslimanė jo gjithēka qė transmetohet nga Profeti (a.s.) i pėrket ēėshtjeve tė fesė, tė cilat janė tė obligueshme pėr besimtarėt, pėrmes sė cilave fitohet kėnaqėsia e Allahut (xh.sh.). Dijetarėt e usulit kanė folur edhe pėr sunetin sugjerues apo orientues (irshad). Dallimi ndėrmjet traditave qė janė sunet dhe traditave qė janė orientuese (irshad) qėndron nė faktin se traditat qė konsiderohen sunet i japin shpėrblim nė botėn tjetėr atyre qė i zbatojnė, ndėrsa ato qė konsiderohen irshad janė tė dobishme vetėm pėr kėtė dynja. Zbatimi i haditheve qė i pėrkasin kėsaj kategorie tė fundit, pėrjashto rastin kur behet per dashuri ndaj profetit, nuk i shton sevapet ndėrsa mos zbatimi i tyre nuk pėrbėn gjynah dhe as nuk i pakėson sevapet. [28]

Nė lidhje me mjekėsinė profetike kjo do tė thotė qė Profeti (a.s.) i ka sugjeruar dhe orientuar (irshad) sahabėt e tij tek disa ilaēe apo forma mjekimi tė cilat ai, nga pėrvoja e tij personale apo nga pėrvoja e popullit tė tij, i njihte si tė dobishme pėr shėrimin e sėmundjeve tė ndryshme. Kjo do tė thotė se pėrmes pohimeve tė ndryshme tė bėra nga Profeti nė lidhje me ilaēe apo forma tė caktuara kurimi, ai nuk ka pasur pėr qėllim qė tė shpall ndonjė sunet ligjor tė vlefshėm pėr tė gjithė kohėrat deri nė Ditėn e Kiametit, por ti orientoj (irshad) shokėt e tij drejt atyre kurimeve qė ai i njihte si mė tė dobishme dhe qė ishin mė tė disponueshmet pėr popullin e tij. Nėse do ti hedhim njė sy barnave tė ndryshme qė Profeti ka sugjeruar, do tė vėrejmė se shumica prej tyre i pėrkasin mjedisit natyror tė gadishullit arabik. Njė pjesė e mirė janė bimė apo fruta tipike tė kėtyre vendeve, tė cilat kultivohen vetėm nė to. E njėjta gjė vėrehet edhe nė metodat e kurimit. Mėnyrat e ndryshme tė kurimit tė sugjeruara (irshad) nga Profeti (a.s.) ishin ato qė populli arab kishte mundur tė njihte prej kohėsh, tė cilat ishin bėrė pjesė e mjekėsisė popullore tė atyre vendeve. Nėse Profeti do tė kishte pasur si qėllim qė ti tregonte njerėzve se cilat bimė, pije apo fruta nė natyrė shėrbenin si ilaē pėr sėmundje tė ndryshme atėherė do tė kishte qenė e natyrshme qė tė gjendeshin hadithe ku Profeti do tė pėrmendte bimė, fruta, apo pije tė panjohura pėr arabėt qė mund ti pėrkisnin zonave tė ndryshme tė rruzullit tokėsor. Po ashtu nėse qėllimi i Profetit, pėrmes haditheve mjekėsore, do tė kishte qenė shpalosja e metodave tė kurimit qė kanė vlefshmėri universale deri nė Ditėn e Kiametit, atėherė do tė ishte e natyrshme qė tė haseshin hadithe ku tė pėrshkruheshin metoda kurimi tė panjohura pėr arabėt, metoda qė do ti pėrkisnin popujve apo zonave tė ndryshme tė rruzullit tokėsor. Fakti qė Profeti ka kėshilluar ilaēe apo metoda kurimi qė kryesisht njiheshin dhe pėrdoreshin nga arabėt, dėshmon se kėto hadithe kanė pasur si qėllim qė ti udhėzonin besimtarėt e asaj kohe tek mėnyra mė e mirė, e njohur deri atėherė, pėr kurimin e sėmundjeve tė ndryshme.

Pėr kėtė arsye shumica e dijetarėve tė usulit  i kanė klasifikuar hadithet e mjekėsisė profetike nė sunetin orientues (irshad), i cili nuk ka vlerė universale pėr besimtarėt e tė gjitha kohėrave. Njė prej dijetarėve myslimanė, i cili e ka trajtuar qartėsisht kėtė ēėshtje ėshtė edhe Ibn Halduni nė Mukadimenė e tij tė mirėnjohur. Ibn Halduni ka qenė i mendimit se hadithet mjekėsore qė transmetohen nė sheriat janė pjesė e sunetit joligjor. Kėto hadithe, sipas tij, janė pjesė e eksperiencės sė zakonshme njerėzore e cila nuk ėshtė objekti i drejtpėrdrejt i misionit profetik. Pasi shpjegon natyrėn e thjeshtė tė mjekimit arab dhe metodat e thjeshta tė pėrdorura nė kurim gjatė jetės sė Profetit (a.s.), Ibn Halduni shprehet: “Mjekėsia e transmetuar nė sheriat dhe qė i pėrket kėsaj natyre nuk i pėrket aspak shpalljes, pėrkundrazi ajo ishte njė ēėshtje qė i pėrkiste zakoneve tė arabėve....Profeti u dėrgua pėr tė na mėsuar adhurimet dhe jo mjekėsinė. [29] Po ashtu edhe Jusuf Kardavi ėshtė shprehur nė lidhje me kėtė ēėshtje duke thėnė: “Sipas mendimit tim, shumica e haditheve qė lidhen me pėrshkrimet mjekėsore dhe pėrmbajtjet e tyre, si p.sh. nxitja pėr pėrdorimin e njė lloji tė veēantė kuhli pėr sytė, tė ndonjė lloji tė veēantė ushqimi apo veshjesh, e tė tjera tė ngjashme me to, i pėrkasin sunetit orientues (irshad), d.m.th. se sevapet nuk shtohen pėrmes zbatimit tė asaj qė thuhet nė hadith dhe as nuk pakėsohen nėse nuk e zbaton atė” [30] Ndėrsa Sulejman el-eshkari, duke u vendosur nė vijėn e tė gjithė atyre usulistėve tė cilėt i konsiderojnė hadithet mjekėsore si pjesė e pėrvojės personale tė Profetit (a.s.) shprehet: “Veprimet dhe fjalėt e Profetit (a.s.) tė bazuara mbi pėrvojėn e tij personale nuk mund tė merren si argument dhe as nuk jemi tė obliguar ti ndjekim” Pasi sqaron se hadithet qė pėrmbajnė kėshilla pėr ilaēe apo metoda kurimi tė ndryshme kanė qenė tė lejuara apo tė obliguara si dhe kanė pasur vlefshmėri vetėm pėr Profetin dhe arabėt e kohės sė tij, ai shprehet: “A kemi edhe ne tė njėjtin hukėm si Profeti dhe arabėt e asaj kohe (nė lidhje me kėto hadithe)? Pėrshembull, nėse ai (a.s.) ka pirė njė ilaē specifik pėr tė kuruar njė sėmundje tė caktuar, a ėshtė e pėlqyeshme apo obligim pėr ne qė tė kurohemi nė tė njėjtėn mėnyrė? A lejohet, apo jo, qė tė mbėshtetemi tek kėto hadithe?” Pas kėsaj Sulejman el-eshkari shprehet se kjo ēėshtje mbėshtetet mbi parimin bazė qė kanė pėrdorur dijetarėt e usulit nė lidhje me kėtė ēėshtje, e cila thotė: “Fjalėt dhe veprimet e Profetit (a.s.) qė i pėrkasin kėsaj kategorie nuk janė argument dhe as nuk kėrkohet qė tė zbatohen (ashtu siē vijnė nė transmetim), pėrkundrazi ato konsiderohen fjalė dhe vepra qė nė origjinė mbėshteten mbi pėrvojėn personale njerėzore tė Profetit (a.s.) dhe mbi atė qė ai kishte dėgjuar nga specialistėt dhe njohėsit e kėsaj fushe”. [31]

Kategoritė e mjekėsisė profetike

Siē e kemi vėrejtur deri tani usulistėt myslimanė i kanė klasifikuar traditat profetike qė lidhen me mjekėsinė nė kategorinė e sunetit joligjor. Dijetarėt e kanė emėrtuar kėtė lloj tradite si suneh texhribijeh, d.m.th. qė vjen si pasojė e pėrvojės personale tė Profetit dhe popullit tė tij, ndėrsa disa tė tjerė e kanė klasifikuar atė nė sunetin orientues apo udhėzues (irshad). Megjithėkėtė jo tė gjithė hadithet qė lidhen me mjekėsinė profetike i pėrkasin kategorisė sė sunetit joligjor (suneh gajre teshriijeh). Nė gamėn e madhe tė haditheve qė janė transmetuar nė lidhje me kėtė ēėshtje ka disa lloje apo kategori tė cilat bėjnė pjesė nė sunetin ligjor, rrjedhimisht tė vlefshme pėr tė gjithė besimtarėt deri nė fundin e kohėrave. Nė vijim do tė pėrpiqemi pikėrisht tė kuptojmė se cilat janė ato pjesė tė traditės qė i pėrkasin sunetit ligjor dhe cilat janė ato qė i pėrkasin sunetit joligjor.

Hadithet profetikė qė janė pjesė e sunetit ligjor

[1] Hadithet qė flasin pėr lejueshmėrinė e mjekėsisė, kurimit dhe pirjes sė ilaēeve. Nė kėtė kategori pėrfshihet hadithi qė na tregon se Profeti i ka nxitur shokėt e tij pėr tu kuruar duke u shprehur se Allahu pėr ēdo sėmundje ka zbritur edhe ilaēin e saj, pėrveē vdekjes. Nė disa transmetime tė tjera thuhet “pėrveē pleqėrisė”. Kėtu pėrfshihen edhe tė gjithė ato hadithe nė tė cilat pėrshkruhet se Profeti (a.s.) kurohej sa herė qė sėmurej, apo se arabėt i kėshillonin atij ilaēe apo kura tė ndryshme. Kėtu bėjnė pjesė gjithashtu edhe tekstet ku tregohet se Aishja, falė dijes sė saj nė fushėn e mjekėsisė, i pėrgatiste Profetit ilaēe tė ndryshme me tė cilat ai kurohej. Tė gjitha kėto kanė si synim kryesor qė tė tregojnė lejueshmėrinė dhe dobinė e mjekėsisė dhe tė kurimit. Pėr kėtė arsye ato kanė njė vlerė tė pėrhershme pėr tė gjithė myslimanėt dhe janė pjesė pėrbėrėse e sunetit ligjor, tė vlefshėm pėr tė gjitha kohėrat.

[2] Hadithe qė trajtojnė qėndrimet e sheriatit nė lidhje me anėn praktike tė marrjes me mjekėsi dhe me ēėshtjet e tė sėmurėve. Nė kėtė kategori pėrfshihen, pėr shembull, hadithet e ndryshme nė tė cilat rrėfehet se shumė gra sahabesha kryenin rolin e infermiereve gjatė luftėrave tė ndryshme. Nė kėto hadithe pėrshkruhet se si ato i kuronin plagėt e tė sėmurėve dhe mė pas i kthenin nė Medine. Po ashtu nė kėtė kategori pėrfshihen edhe ato hadithe nė tė cilėt rekomandohet vizita e tė sėmurėve. Nė to pėrshkruhet edhe etika e Profetit kur vizitonte tė sėmurėt, si vendosja e dorės nė ballin e tij, fėrkimi i gjoksit, lutja pėr shėrim etj. Po kėshtu, kėtu pėrfshihen edhe hadithet qė tregojnė se Profeti i ka ndaluar sahabėt e tij qė tė kurohen me harame. Pėr shembull, nė lidhje me kurimin me verė Profeti (a.s.) ka thėnė: “Ajo nuk ėshtė ilaē, por sėmundje”. (Transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Davudi). Nė njė tjetėr hadith ai  ka thėnė: “Nė tė vėrtetė Allahu  nuk  ka vėnė shėrim nė ato qė jua ka bėrė haram” (Transmeton Hakimi nga Ibn Mesudi).  Kėto hadithe janė pjesė e sheriatit ligjor, nė to pėrshkruhen parimet bazė tė kurimit nė Islam si dhe parimet etike tė domosdoshme pėr ēdo mysliman nė kėtė drejtim. Vlera ligjore e kėsaj kategorie hadithesh shfaqet veēanėrisht nė hadithet e fundit, ku parashtrohet parimi islam se kurimi bėhet vetėm me mjete hallall. Sidoqoftė nė raste domosdoshmėrie ėshtė e lejuar tė pėrdoren edhe ilaēe tė ndaluara.

[3] Hadithe nė tė cilat Profeti (a.s.) ka treguar pavlefshmėrinė e kurimeve tė caktuara. Kėtu pėrfshihen veēanėrisht ato hadithe ku bėhet e ditur se Profeti (a.s.) ka treguar pavlefshmėrinė e disa prej metodave qė kanė pėrdorur arabėt paraislamikė pėr tu kuruar. Kryesisht ato kanė tė bėjnė me pėrdorimin e hajmalive, magjisė, formulave tė ndryshme tė cilat besoheshin se kishin fuqi shėruese apo me kryerjen e riteve tė ndryshme pagane. Nė shumė hadithe Profeti ka treguar pavlefshmėrinė dhe kotėsinė e veprimeve tė tilla dhe i ka ndaluar ndjekėsit e tij nga zbatimi i tyre. Pėr kėtė arsye kėto tekste klasifikohen nė kategorinė e haditheve ligjore me vlerė tė pėrhershme pėr umetin mysliman.

[4] Hadithe tė bazuara mbi tekstin kuranor. Kėtu pėrfshihet teksti kuranor ku Allahu (xh.sh.) tregon se tek mjalti ka shėrim pėr njerėzit. Pėr shumė dijetarė myslimanė elementet mjekėsore qė gjenden nė tekstin kuranor janė pjesė e sunetit ligjor. Nė rastin konkret kjo do tė thotė se ngrėnia e mjaltit (aty ku ai nuk ėshtė i dėmshėm) pėr tu ruajtur nga sėmundjet ėshtė sunet duke u bazuar nė tekstin e Kuranit.

[5] Hadithe nė tė cilat pėrmenden ilaēe dhe kurime tė ndryshme pėr tė cilat Profeti na ka lajmėruar se i ka mėsuar pėrmes shpalljes apo se pėr njė gjė tė tillė e kanė lajmėruar engjėjt. Sa herė qė njė rast i tillė ndodh, atėherė ai bėhet detyrimisht pjesė e sunetit ligjor sepse dija pėr tė vjen drejtpėrsėdrejti nga Allahu apo engjėjt e tij. Sidoqoftė hadithe tė tillė nuk janė tė shumtė dhe nė pėrgjithėsi, ato kanė tė bėjnė me parime tė pėrgjithshme, siē ėshtė rasti i hadithit ku Profeti na bėn me dije se Allahu na urdhėron qė tė kurohemi etj. Sulejman el-eshkari pohon se, qė njė hadith ti pėrkasė kėsaj kategorie ėshtė e nevojshme qė ai tė ketė shkallėn mė tė lartė tė sigurisė sė haditheve dhe tė jetė absolutisht kategorik. Kjo pėr arsye se hadithe tė tillė zbatohen drejtpėrsėdrejti nė trupin njerėzor dhe pėr kėtė arsye pėrgjegjėsia ėshtė e madhe, pasi asnjėherė nuk mund tė rrezikohet jeta njerėzore duke vėnė nė zbatim hadithe tė pasaktė apo me tekst tė paqartė. Pėr kėtė arsye, Sulejman el-eshkari shprehet se, hadithi duhet tė jetė mutevatir ose sė paku tė vijė prej dy rrugėsh transmetimi dhe tė ketė zinxhir tė pashkėputur transmetuesish.

Hadihet profetike qė janė pjesė e sunetit joligjor

Kėto ishin kategoritė e haditheve mjekėsore qė janė argument nė sheriatin islam dhe qė janė pjesė e sunetit ligjor. Tė gjitha hadithet e tjerė, qė flasin kryesisht rreth ilaēeve apo mjeteve tė kurimit, nuk pėrfshihen nė kėtė kategori, por ato konsiderohen pjesė e asaj pjese tė traditės profetike tė pėrcaktuar si sunet joligjor. Dijetarėt myslimanė kanė pėrfshirė kėtu hadithet qė flasin pėr hixhamin (kupėzimin pėrmes prerjes), pėr farat e zeza (habete seuda), pėr hurmat arabe, pėr lebrėn, pėr kurimin e nervit shiatik pėrmes bishtit tė deles arabe, pėr urinėn e deveve etj. Nė lidhje me kėtė, Sulejman el-Oshkari shprehet: “Kėto hadithe tė pėrmendura si dhe tė tjera tė ngjashme me to, qė i pėrkasin ēėshtjeve mjekėsore dhe kurimit, nuk janė tė domosdoshme tė merren si argument mjekėsor dhe kurativ, por ato i duhen lėnė nė dorė mjekėve specialistė dhe ata do tė sqarojnė nėse ka apo jo, ndonjė pasaktėsi nė kėto hadithe. Ata janė specialistėt e kėsaj fushe”. Kjo nuk duhet marrė si njė mangėsi pasi, siē shprehet edhe Kadi Ijadi, kėto ēėshtje i pėrkasin gjėrave tė pėrditshme, tė cilat njihen pėrmes pėrvojės personale dhe aplikimit tė tyre, gjė qė bart vetvetiu mundėsinė gabueshmėrisė apo qoftė edhe tė diskutueshmėrinė nė lidhje me efektin kurativ [33].

Nga e gjithė kjo nuk duam tė pohojmė se kėto hadithe nuk vlejnė. Fakti qė dijetarėt myslimanė kanė pohuar se ato nuk i pėrkasin e sunetit ligjor nuk nėnkupton se ato duhen mohuar nė tėrėsinė e tyre. Nė tė tilla raste, vlen tu lihet nė dorė specialistėve tė fushės, tė cilėt do tė tregojnė se sa tė dobishme janė ato nė ditėt tona. Nė realitet, njė pjesė prej mjeteve tė tilla kurative tė hasura traditėn profetike kanė rezultuar tė vlefshme pėr tu pėrdorur nė raste tė caktuara, ndėrkohė qė pjesa tjetėr, ėshtė zėvendėsuar nga mjete tė tjera kurimi, tė cilat pėrdoren sot nga mjekėsia bashkėkohore, e cila natyrisht, sot ėshtė nė nivele krejt tė tjera zhvillimi. Dijetarėt myslimanė, tė hershėm dhe tė vonshėm, ndonėse kanė nxjerrė nė pah dobitė e shumė prej ilaēeve dhe metodave tė kurimit tė sugjeruara nė kėto hadithe, pėrsėri nuk kanė ngurruar tė pohojnė se ato nuk i pėrkasin sunetit ligjor dhe se pėrdorimi i tyre ka qenė i kufizuar nė realitetin nė tė cilin ka jetuar Profeti (a.s.).

Nė lidhje me kėtė ēėshtje dėshiroj tė sjell disa komente qė Ibn Kajim el-Xheuzijeh i ka bėrė disa teksteve profetike qė lidhen me mjekėsinė. Ndonėse ai flet me njė admirim tė veēantė pėr mjekėsinė profetike dhe nė shumė vepra tė tij ėshtė pėrpjekur tė shpalosė urtėsinė e shumė ilaēeve apo metodave tė kurimit tė sugjeruara nga Profeti (a.s.), pėrsėri ai e ka ruajtur objektivitetin e tij dhe shpesh ka treguar kufizueshmėrinė e fushėveprimit tė tyre. Duke parė zhvillimin e sotėm tė mjekėsisė dhe teknologjisė medicinare, mund tė themi se sot, kemi edhe mė shumė tė drejtė tė gjykojmė nė kėtė mėnyrė.

[1] Profeti (a.s.) ka thėnė nė njė hadith: “Kush i ha pėr darkė, shtatė hurma nga plantacioni Alijeh, atij njeriu atė ditė nuk do ti bėjė dėm as helmi, as magjia” [34].

Nė njė tjetėr transmetim thuhet se kjo vlen edhe nėse ato hahen nė mėngjes. Pasi citon kėtė hadith, Ibn Kajimi shtjellon gjerėsisht rėndėsinė qė kishin hurmat pėr arabėt dhe dobitė mjekėsore tė tyre. Nė lidhje me pėrcaktimin e numrit prej shtatė hurmash, tė sugjeruara nė hadith, Ibn Kajimi, duke u shprehur fillimisht se urtėsia nė lidhje me kėtė ėshtė nė dijeninė e Zotit. Megjithatė ai e lidh kėtė me rėndėsinė qė ka numri shtatė nė transmetime tė shumta profetike, e madje duke shtuar se numri shtatė ka qenė i rėndėsishėm edhe pėr mjekėt grekė. Ndėrsa pėr sa i pėrket pohimit tė hadithit nė lidhje me efektin e ngrėnies sė kėtyre hurmave, si dhe pėrcaktimin e plantacionit konkret ku duhet tė kėrkohen ato, Ibn Kajimi shprehet: “Ekziston njė gjendje parakushtėzuese pėr t’u shėruar nga sėmundja dhe telashet qė i godasin njerėzit, e ai ėshtė roli i fesė nė promovimin e shėrimit. Mė tej, nė rastin kur i sėmuri pėrdor ilaēe, ai sė pari duhet ta pranojė dhe tė besojė nė efikasitetin e shėrimit tė sėmundjes sė tij... Sa pėr krahasim, shpeshherė “ilaēi” i vėrtetė nuk jep efekte kur pacienti ka rezerva dhe dyshime tė pabaza ose ka mungesė besimi nė vlerat shėruese tė tij. Kjo bėn qė “natyra” tė bėjė pėrjashtim duke qėndruar indiferente ndaj veprimit tė ilaēit”. [35]

Nė kėtė pasazh si edhe nė shtjellimin nė vijim, Ibn Kajimi nxjerr synon tė theksojė se besimi dhe optimizmi i pacientit nė mundėsitė pėr tu shėruar kanė njė rėndėsi mė tė madhe sesa lloji i hurmės. Pėr sa i pėrket pohimit se kėto hurma tė mbrojnė nga ēdo helm, Ibn Kajimi, nė veprėn e tij Zadul Mead, shprehet se ky hadith, ndonėse ėshtė i shprehur nė formė tė pėrgjithshme, prapėseprapė ai ėshtė specifik nė fushėveprimin e tij. Kjo do tė thotė qė dobia e kėtyre hurmave nuk duhet shtrirė nė tė gjitha helmet, por vetėm nė disa prej tyre. Nė pamje tė parė, hadithi vjen nė njė formė tė pėrgjithshme dhe duket se sugjeron qė hurmat nga plantacioni Alijeh tė mbrojnė nga ēdo helm kushdo qoftė ai. Megjithatė Ibn Kajimi sqaron se: “... mbi bazė tė shėrimit tė helmeve tė ftohta, ekzistojnė disa veprime tė pėrgjithshme mė tė pranueshme qė janė pėrdorur nė trajtimin e tyre dhe nė raste tė tjera tė veēanta, ekzistojnė substanca tė tjera kundėrhelmuese qė ndodhen nė shumė bimė, nė gur gjysmė tė ēmueshėm dhe nė mineralet: oniks, granit, kristal ose bruz” [36] Nga ky pasazh kuptojmė se ndonėse hadithi vjen nė formė tė pėrgjithshme, gjithsesi ai synon specifiken. Nė rastin konkret kjo do tė thotė se hurmat Alijeh nuk janė gjithnjė mbrojtėsi mė i mirė kundėr helmit. Sipas Ibn Kajmit, nuk pėrjashtohet mundėsia edhe qė kėto lloj hurmash tė mund tė jenė tė dobishme kundėr ēdo lloj helmi, gjė qė mund tė vijnė, ndoshta pėr shkak tė tokės sė veēantė ku janė rritur. Sidoqoftė ato nuk kanė efekt nė vetvete, por ėshtė besimi i pacientit ai qė e bėn tė mundur njė gjė tė tillė. [37]

Pėrsa i pėrket faktit nėse ngrėnia e kėtyre hurmave ėshtė sunet i rekomandueshėm pėr ēdo mysliman, apo ajo ka njė shtrirje mė tė kufizuar veprimi, Ibn Kajimi shprehet: “Ndoshta ky hadith vlen vetėm pėr banorėt e Medinės dhe fqinjėt e tyre”. [38] Tė njėjtin pohim Ibn Kajimi e ka bėrė edhe nė veprėn e tij, Zadul Mead, kur thotė: “Ky hadith vjen nė njė formė e cila synon specifiken (dhe jo tė pėrgjithshmen), siē janė banorėt e Medinės dhe fqinjėt e tyre”. [39]

[2] Nė njė tjetėr hadith Profeti (a.s.) ka thėnė: “Bishti i deles arabe shėron nervin shiatik. Ai shkrihet, ndahet nė tre pjesė, pastaj pihet mė gllėnka, ēdo ditė nga njė pjesė” [40]. Nė lidhje me kėtė hadith, Ibn Kajimi komenton: “Pėr sa i pėrket kuptimit mjekėsor [tė kėtij hadithi], tashmė e kemi sqaruar se fjalėt e Profetit (a.s.) janė dy llojesh: Lloji i parė pėrmban fjalė tė pėrgjithshme pėr sa i pėrket kohės, vendit, personave dhe gjendjeve, ndėrsa lloji i dytė pėrbėhet nga fjalė qė janė specifike nė varėsi tė kohės, vendit, personave dhe gjendjeve. Ky hadith i pėrket llojit tė dytė. Ai vlen pėr arabėt, banorėt e gadishullit arabik, fqinjėt e tyre dhe veēanėrisht pėr beduinėt e shkretėtirės, pėr arsye se ky ilaē pėrbėnte formėn mė tė dobishme tė kurimit pėr ta. Kjo sėmundje vjen si pasojė e thatėsirės dhe ndodh nga njė lėndė e trashė dhe e ngjitshme. Pėr pasojė ilaēi i saj ėshtė tek diarreja. Bishti i deles arabe ka dy veēori: pjekjen dhe butėsinė. Ai shkakton pjekje dhe diarre, tė cilat sjellin efekt kurativ pėr kėtė sėmundje. Veēantia e bishtit tė deles arabe qėndron nė sasinė e pakėt tė ekskrementeve dhe tė pėrbėrėsve tė saj, nė butėsinė e esencės sė saj si dhe nė veēantinė e kullotės ku ajo ushqehet. Kjo dele ushqehet nga bari i tokės sė nxehtė... Kėto bimė, pasi zbusin mishin e kafshės, bėhen pjesė pėrbėrėse e natyrės sė tyre dhe si pasojė mishi i saj bėhet akoma mė i butė. Kjo ndodh sidomos tek bishti i deles arabe. Shfaqja e efekteve tė kėtyre bimėve ėshtė mė i fortė tek qumėshti i tyre, por gjithsesi ai nuk ka karakteristikat e  bishtit, pjekjen dhe diarrenė. Siē e kemi thėnė edhe mė parė, ilaēet e popujve beduinė janė tė thjeshta... Ndėrsa grekėt dhe romakėt i kushtojnė vėmendje ilaēeve tė pėrbėra. Ata janė tė njėmendjeje se mjeshtėria e mjekut ėshtė shėrimi pėrmes ushqimit. Nėse kjo ėshtė e pamundur atėherė pėrdoren ilaēet e thjeshta, ose ato pak tė pėrbėra. Siē e kemi thėnė edhe mė parė, sėmundjet e arabėve dhe banorėve tė shkretėtirės kanė qenė pėrgjithėsisht tė thjeshta, kėshtu qė atyre u shkojnė pėrshtat ilaēet e thjeshta. Kjo vjen si pasojė e ushqimit tė tyre, i cili ėshtė pėrgjithėsisht i thjeshtė, ndėrsa sėmundjet e ndėrlikuara ndodhin kryesisht si pasojė e shumėllojshmėrisė sė ushqimit, prandaj pėr to preferohen ilaēet e pėrbėra. Zoti e di mė sė miri [41].

Nga pasazhi i lartpėrmendur kuptojmė qartė qė pėr Ibn Kajimin, ky hadith nuk ėshtė pjesė e sunetit ligjor, i cili vlen pėr tė gjithė myslimanėt deri nė Ditėn e Kijametit. Ai shprehet qartė se ky kurim ishte fryt i rrethanave dhe kohės nė tė cilėn ai ėshtė rekomanduar. Sot nė ditėt tona, ilaēet nė lidhje me kėtė sėmundje kanė arritur njė shkallė tė lartė efikasiteti dhe askush nuk mund ti anashkalojė duke pretenduar se dėshiron tė ndjekė hadithin Profetit duke pirė lėngun e pėrftuar nga bishti i deles arabe.

Jusuf Kardavi, nė njė nga librat e tij, nė lidhje me kėtė hadith shkruan: “Ky hadith nuk i pėrket ēėshtjeve fetare, pėr tė cilat ai qė i zbaton fiton shpėrblim ndėrsa ai qė nuk i zbaton ėshtė i qortuar. Ky hadith i pėrket njė ēėshtjeje sugjeruese nė lidhje me gjėrat e kėsaj bote, e cila vjen si pasojė e pėrvojės sė ambientit arab dhe myslimanėt e sotėm duhet ta shohin nė kėtė mėnyrė. Njė mysliman duhet tė shkoėj tek mjeku specialist dhe tė kėrkojė prej tij ilaē (pėr nervin shiatik) duke u mbėshtetur tek mjeksia pa qenė aspak nė kundėrshtim me Sunetin profetik”. [42]

Sė fundmi dėshiroj tė pėrmend njė tjetėr analizė qė Jusuf Kardavi ka bėrė ndaj hadithit tė saktė nė tė cilin Profeti (a.s.) ka thėnė: “Pėrdorni ithmidin [43] para gjumit, sepse ai qartėson shikimin dhe rrit flokun” [44]. Nė njė tjetėr hadith Profeti (a.s.) ka thėnė: “Pėrdorni ithmidin sepse ai rrit flokun, pastron papastėrtitė e syrit dhe qartėson shikimin” [45]. Kardavi shprehet se kėto hadithe “dhe tė tjera tė ngjashme me to, tė cilat nxisin pėr lyerjen e syve me ithmid, i pėrkasin tė gjitha sferės sė orientimit (irshad). Pėr kėtė arsye nuk ka problem nėse myslimani nuk e pėrdor asnjėherė ithmidin nė jetėn e tij, apo nuk dėgjon asnjėherė pėr tė gjatė jetės sė tij dhe nuk pėrbėn gjynah nėse ai ndjek udhėzimet e doktorit tė syve. Nėse mjeku nuk ia rekomandon ithmidin, duke i thėnė se se ai nuk ėshtė i pėrshtatshėm apo dobishėm pėr tė, atėherė ai nuk duhet ta pėrdorė atė dhe kjo nuk ėshtė nė kundėrshtim me sunetin. Pėrkundrazi ajo ėshtė nė harmoni me udhėzimin e Islamit qė na mėson t’a kthejmė ēdo ēėshtje tek dijetarėt dhe specialistėt. Kjo vjen si pasojė e fjalės sė Profetit, i cili ka thėnė: “Nuk ka dėm e as tė dėmtuar” [46]. Profeti nuk erdhi qė tė merrej me mjekėsi, sepse ajo ka specialistėt e saj, por ai erdhi pėr tė shpalosur mjekėsinė e zemrave tė mendjes dhe tė shpirtit” [47].

Vėrejtje pėrmbyllėse

Nga sa thamė mė sipėr kuptojmė se dijetarėt myslimanė i kanė konsideruar hadithet profetike qė lidhen me mjekėsinė, veēanėrisht ato qė lidhen me ilaēe dhe metoda specifike kurimi, si pjesė e sunetit joligjor, gjė qė i bėn ato tė mos jenė tė obligueshme apo tė pėlqyeshme fetarisht. Kjo pjesė e teksteve tė traditės profetike nuk ka tė bėjė me udhėzimin fetar, por ka tė bėjė thjesht me praktika njerėzore tė cilat synojnė, brenda mundėsive tė kohės dhe vendit, tė mbrojnė shėndetin e njerėzve. Ajo qė kėrkon sheriati nga besimtari nė kėtė drejtim ėshtė kryerja e tė gjitha sebepeve pėr tu kuruar, dhe jo ndjekja me rigorozitet e metodave tė aplikuara nga Profeti (a.s.).

Sheriati ėshtė ligj hyjnor, tė cilin Allahu e ka sjellė pėr tė gjitha kohėt, deri nė ditėn e gjykimit. Nė kėtė mėnyrė, Allahu nuk na ka obliguar me forma kurimi tė tilla, tė cilat nuk i kalojnė mundėsitė kohėve tė hershme, qė i pėrkasin shoqėrive ende tė pazhvilluara, sic ka qenė ajo e gadishullit arabik kur zbriti Islami. Duke qenė se mjeksia ėshtė njė fushė e dijes e cila ėshtė vazhdimisht nė nė ndryshim dhe nė zhvillim tė pandėrprerė, nuk mund tė ketė forma kurimi pėrfundimtare dhe tė vlefshme pėr cdo kohė. Nėse sot mjekėsia ka zhvilluar metoda kurimi mė tė mira sesa ato qė ka mundur tė aplikojė shoqėria e parė muslimane nė Medine, atėherė cdo musliman, ėshtė i obliguar tė kurohet sipas metodės mė tė mirė dhe mė tė sigurtė pėr garantimin e shėndetit dhe tė jetės.

Eshtė e rėndėsishme qė cdo musliman tė kuptojė se sistemet e sotme shėndetėsore janė, tepėr tė zhvilluara dhe tė pajisura me mjetet e nevojshme pėr tė garantuar njė mbrojtje mė tė mirė tė shėndetit tė njeriut. E gjithė kjo, ka bėrė qė mjekėsia popullore, nė tė cilėn bėn pjesė edhe ajo e zhvilluar nė shoqėrinė arabe tė kohės sė Profetit (a.s.), tė zėrė njė peshė gjithnjė e mė tė vogėl. Njerėzit sot i nėnshtrohen proceseve mjaft tė zhvilluara dhe tė standardizuara tė kurimit, duke filluar qė nga vizitat, ekzaminimet, analizat, kurimi me medikamente, me mjete terapeutike e deri tek ndėrhyrjet e specializuara tė komplikuara kirurgjikale. Sot nuk bėhet mė fjalė thjesht pėr tu vizituar tek mjeku, por sot pacienti drejtohet pėr tek mjekėt dhe klinikat e specializuara, ku shpesh kurimi kryhet duke pėrfshirė disa specialitete tė ndryshme sė bashku. Askush nuk ka tė drejtė tė mjaftohet me vetkurim nė rast shqetėsimesh, por duhet domosdoshmėrisht ti nėnshtrohet recetave mjekėsore. Edhe vetė medikamente tė tilla si ato tė sugjeruara nė hadithet e Profetit (a.s.), nuk mund tė pėrdoren pa recetėn e mjekut, pėr vetė faktin se njeriu nuk mund tė dijė efektin qė ato mund tė sjellin nė rastin e tij, si dhe nuk mund tė dijė nėse ato mund tė shkaktojnė efekte anėsore, alergji apo komplikime tė mundshme.

Nė rastin kur e pranojmė se kėto hadithe nuk janė normativė, por duam ti ndjekim thjesht nga dashuria pėr Profetin (a.s.), atėherė dijetarėt mysliman e kanė konsideruar njė gjė tė tillė tė lejuar duke e parė atė si njė element shtesė nė plotėsimin e besimit individual. Njė gjė e tillė, ka qenė e njohur edhe gjatė kohės sė sahabėve, ndėr to mund tė pėrmendim Abdullah Ibn Umerin. Pėrsa kohė individi beson se njė veprim i tillė nuk ėshtė pjesė e sunetit ligjor dhe nuk ia obligon atė tė tjerėve, ai ėshtė i pranuar dhe pėrbėn njė element shtesė devotshmėrie nė jetėn e besimtarit. Gjithashtu, ndjekja e kėtyre haditheve duhet bėrė pa e konsideruar njė gjė tė tillė si formė kurimi, pasi, pėr sa kohė qė mjekėsia ka ofruar mėnyra mė tė zhvilluara dhe mė efikase pėr kurimin, muslimani obligohet tė pėrdorė mėnyrėn mė tė mirė pėr tė realizuar qėllimin e sheriatit nė lidhje me mjekėsinė, mbrojtjen e jetės dhe shėndetit njerėzor. Ndjekja e fjalėpėrfjalshme e Profetit (a.s.), duke u nisur thjesht nga dashuria dhe vlerėsimi pėr tė, nuk duhet tė zėvendėsojė kurrsesi mjekėsinė, duke neglizhuar apo shpėrfillur kurimin e specializuar. Nė tė kundėrt, besimtari ka hyrė nė mėkat, pasi, nė mėnyrė indirekte ka dėmtuar trupin e tij, gjė qė vjen nė kundėrshtim me parimet bazė dhe universale tė fesė.

Bibliografia

[1] Imran Ahsan Khan Nyazee, “Islamic Jurisprudence”, IIT Press, Kuala Lampur 2003, [2] Imam Sheukani, “Irshadul Fuhul”, botime Daruselam, Kajro 2006

[3] Vehbe Zuhejli, “Usul Fikh el-Islami, botime Darul Fikr, Damask 2005

[4] Muhammad Hashim Kalam, “Principles of Islamic Jurisprudence”, Islamic Texts Society Publishing, Cambridge 2001

[5] Dr. Jusuf Kardavi, “Es-Suneh, Masdaren lil Marifeh uel Hadareh, Darul Shuruk, Kajro 2005.

[6] Ibn-Kajjim el-Xhevzi, Mjekėsia e tė dėrguarit Muhammed, Gjakovė 2003

[7] Ebu El-Ajnejn Badran, “Usul el-Fikh el-Islami, Aleksandri: Mueseseh Shebab el-Xhamiah 1984

[8] Sulejman El-Oshkar, “Ehadith Et-Tib en-Nebevij...Hel juhtexhu biha”?, 12/08/2008

Referenca

[1] Imran Ahsan Khan Nyazee, “Islamic Jurisprudence”, IIT Press, Kuala Lampur 2003, f. 162-163; Imam Sheukani, “Irshadul Fuhul”, botime Daruselam, Kajro 2006, f. 131; Vehbe Zuhejli, “Usul Fikh el-Islami, botime Darul Fikr, Damask 2005, f. 431.

[2] Hadithi transmetohet nga Muslimi, nė kapitullin “Fadail”, rivajeti i parė gjendet nė hadithin nr. 2363, rivajeti i dytė gjendet nė hadithin nr. 2361, rivajeti i tretė gjendet 2362.

[3]

[4] Imran Ahsan Khan Nyazee, “Islamic Jurisprudence”, IIT Press, Kuala Lampur 2003, f. 166

[5] Muhammad Hashim Kalam, “Principles of Islamic Jurisprudence”, Islamic Texts Society Publishing, Cambridge 2001, f. 50.

[6] Imran Ahsan Khan Nyazee, “Islamic Jurisprudence”, IIT Press, Kuala Lampur 2003, f. 166.

[7] Imam Sheukani, “Irshadul Fuhul”, botime Daruselam, Kajro 2006, f. 138

[8] Imran Ahsan Khan Nyazee, “Islamic Jurisprudence”, IIT Press, Kuala Lampur 2003, f. 166; Imam Sheukani, “Irshadul Fuhul”, botime Daruselam, Kajro 2006, f. 138; Dr. Emir Abdul Aziz, “Usul el-Fikh El-Islamij”, f. 174; Muhammad Hashim Kalam, “Principles of Islamic Jurisprudence”, Islamic Texts Society Publishing, Cambridge 2001, f. 51.

[9] Muhammad Hashim Kalam, “Principles of Islamic Jurisprudence”, Islamic Texts Society Publishing, Cambridge 2001, f. 53, 54.

[10] Imam Sheukani, “Irshadul Fuhul”, f. 252; Ebu Zehra, “Usul el-Fikh, Kajro: Darul Fikr el-Arabi 1968, f. 307; Ebu El-Ajnejn Badran, “Usul el-Fikh el-Islami, Aleksandri: Mueseseh Shebab el-Xhamiah 1984, f. 208.

[11]  Imam Gazali, El-Mustafa min ilm el-Usul, Kajro: El-Mektebe el-Tixharijeh, 1937, vėll. II, f. 102-103; Sejid Abdul Latif Kassab, Adua Haul Kadirijeh el-Ixhtihad fil El-Sheriah  El-Islamijeh. Kajro: Dar El-Teufik 1984, f.38

[12] Krahaso Fazlur Rrahman, Islamic Methodology in History, Karachi: Islamic Research Institute , 1965, f. 78; Muhammad Hashim Kalam, “Principles of Islamic Jurisprudence”, Islamic Texts Society Publishing, Cambridge 2001, f. 55.

[13] Nė lidhje me saktėsinė e kėtij hadithi shih: Dr. Jusuf Kardavi, “Es-Suneh, Masdaren lil Marifeh uel Hadareh, Darul Shuruk, Kajro 2005, f. 29.

[14] Muhammad Hashim Kalam, “Principles of Islamic Jurisprudence”, Islamic Texts Society Publishing, Cambridge 2001, f. 56; Imam Sheukani, “Irshadul Fuhul”, f. 254; Ebu Zehra, “Usul el-Fikh, Kajro: Darul Fikr el-Arabi 1968, f. 318; Ebu El-Ajnejn Badran, “Usul el-Fikh el-Islami, Aleksandri: Mueseseh Shebab el-Xhamiah 1984, f. 486.

[15] Hadithi transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi; shih Lulu el Merxhan fima itefeka alejhi esh-shejkhan”, hadithi nr. 1115.  

[16] Imam Sheukani, “Irshadul Fuhul”, f. 255; Ebu Zehra, “Usul el-Fikh, Kajro: Darul Fikr el-Arabi 1968, f. 318; Ebu El-Ajnejn Badran, “Usul el-Fikh el-Islami, Aleksandri: Mueseseh Shebab el-Xhamiah 1984, f. 486; Muhammad Hashim Kalam, “Principles of Islamic Jurisprudence”, Islamic Texts Society Publishing, Cambridge 2001, f. 57.

[17] Transmeton Buhariu dhe Muslimi, shih “Lulu el Merxhan fima itefeka alejhi esh-shejkhan”, hadithi nr. 759.

[18] Pėr trajtimin e formave tė ndryshme tė sunetit sipas Ibn Kutejbes shih librin e tij Tevil Mukhteleful Hadith, f. 196-198.

[19] Shih Imam Karafi, “El-Furuk”, Darul Mearifeh, Beirut vėll. I, f. 205-209; shih edhe “El-Ihkam fi temjiz el-fetaua minel Ehkam”, botime El-Asil, f. 86-109.

[20] Dr. Jusuf Kardavi, “Es-Suneh, Masdaren lil Marifeh uel Hadareh, Darul Shuruk, Kajro 2005, f. 34.

[21] Shtjellimn e mendimit tė Imam Dehleviut mund tė gjendet tek libri i tij i mirėnjohur “Huxhetullahi El-Baligha”, botime Darul Turath, Kajro, vėll. I, f. 128-129.

[22] Pėr sa i pėrket mendimit tė Rashid Ridasė, tė cilin ne e pėrmblodhėm me fjalėt tona, shih Tefsirul Menar, vėll. 9 f. 317 e nė vijim.

[23] Nė lidhje me atė qė pėrmendėm rreth Imam Sheltutit shih: “El-Islam akide ue sheriah, Metbea Ezher, 1959, f. 327-331.

[24] Sulejman El-Oshkar, “Ehadith Et-Tib en-Nebevij...Hel juhtexhu biha”?, 12/08/2004

[25] Po aty.

[26] Dr. Jusuf Kardavi, “Es-Suneh, Masdaren lil Marifeh uel Hadareh, Darul Shuruk, Kajro 2005, f. 68.

[27] Shih pėr kėtė Sulejman El-Oshkar, “Ehadith Et-Tib en-Nebevij...Hel juhtexhu biha”?, 12/08/2004

[28] Nė lidhje me kėtė dallim tė rėndėsishėm qė gjendet nė veprat e usul fikhut shih: Keshful Esrar, vėll. I, f. 107, Sheukani, “Irshadul Fuhul”, f. 91; Imam Razi, “El-Mehsul” me koment tė Dr. Taha Xhabir Ulvani seksioni i dytė, vėll I, f. 58; Imam El-Amidij, El-Ihkam fi usulu Ahkam , botime darul kutub ilmijeh, Beirut, vėll. 2, f. 208.

[29] Shih Mukadimenė e Ibn Haldunit, botime lexhneh el-bejan el-arabij, vėll. 3, f. 1243-1244.

[30] Dr. Jusuf Kardavi, “Es-Suneh, Masdaren lil Marifeh uel Hadareh, Darul Shuruk, Kajro 2005, f. 66.

[31] Sulejman El-Oshkar, “Ehadith Et-Tib en-Nebevij...Hel juhtexhu biha”?, 12/08/2004

[32] Po aty.

[33] Cituar nga Sulejman el-Oshkari, po aty.

[34] Transmeton Ebu Davudi, hadithi nr. 3875.

[35] Ibn-Kajjim el-Xhevzi, Mjekėsia e tė dėrguarit Muhammed, Gjakovė 2003, f. 126-127

[36] Po aty, f. 126

[37] Pėr kėtė shih Ibn Kajimi, Zadul Mead, Botime Risale, vėll. 4, f. 98-101.

[38] Ibn-Kajjim el-Xhevzi, Mjekėsia e tė dėrguarit Muhammed, Gjakovė 2003, f. 124

[39] Pėr kėtė shih Ibn Kajimi, Zadul Mead, Botime Risale, vėll. 4, f. 98-101.

[40] Transmeton Iban Maxheh, hadithi nr. 3463.

[41] Ibn Kajim el-Xheuzijeh, Zadul Mead, Beirut, botime Risale, vėll. 4, f. 71-73.

[42] Dr. Jusuf Kardavi, “Es-Suneh, Masdaren lil Marifeh uel Hadareh, Darul Shuruk, Kajro 2005, f. 66.

[43] Ithmed: ėshtė njė mineral shumė i njohur tek arabėt tė cilin ata e pėrdornin, pa dallim gjinie, pėr tė lyer sytė. Emri i tij shkencor ėshtė Antimón; Stibniśm.

[44] Transmeton Ibn Maxheh, Hakimi, Ebu Naimi shih, Sahih Xhamia es-Sagir hadithi nr. 4054 dhe 4057).

[45] Transmeton Taberani dhe Ebu Neimi nė Hiljen e tij, shih Sahih Xhamia es-Sagir hadithi nr. 4055.

[46] Transmeton Ahmedi, Ibn Maxheh. Ky hadith ėshtė i saktė falė rrugėve tė shumta tė tij.

[47] Dr. Jusuf Kardavi, “Es-Suneh, Masdaren lil Marifeh uel Hadareh, Darul Shuruk, Kajro 2005, f.67.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Untitled Document

© Copyright www.erasmusi.org

Designed by Pashai