Baneri



www.erasmusi.org       6-9-2010
Vlerat e pėrhershme tė artit islam
Titus Burckhardt

Burimi: Studies in Comparative Religion, Vol. 1, No.3, World Wisdom, Inc.
www.studiesincomparativereligion.com

 

Ėshtė thėnė shumė pėr formimin e artit islam nga elemente paraekzistuese bizantine, persiane, indiane apo mongole, por nuk ėshtė folur edhe aq pėr natyrėn e fuqisė qė i ka punuar tė gjitha kėto elemente nė njė sintezė unike. Askush nuk duhet ta vėrė nė dyshim unitetin e artit islam si nė kohė, ashtu edhe nė hapėsirė. Ai ėshtė shumė i qartė, qoftė kur sodit xhaminė e Kordovės apo medresėn e madhe tė Samarkandės, qoftė njė varr shenjtori nė Magrib apo nė Turkmenistanin kinez, ėshtė njė dhe e njėjta dritė qė rrezaton nga tė gjitha kėto vepra arti. Cila ėshtė, pra, natyra e vėrtetė e kėtij uniteti? Ligji fetar islam nuk pėrcakton ndonjė formė tė veēantė arti. Ai thjesht kufizon fushėn e shprehjes sė tij; dhe kufizimet nuk janė krijuese nė vetvete. Nga ana tjetėr, do tė ishte kequdhėzuese nėse kėtė unitet, siē bėhet shpesh, do t'ia atribuonim thjesht "ndjesisė fetare". Sado i fortė tė jetė njė emocion, ai nuk mund tė jetė asnjėherė nė gjendje tė modelojė njė botė tė tėrė formash nė njė harmoni, e cila tė jetė nė tė njėjtėn kohė e pasur dhe e kthjellėt, artistikisht mbresėlėnėse dhe njėkohėsisht e saktė. Jo rastėsisht uniteti dhe rregullsia e artit islam na sjell ndėrmend ligjin e tė punuarit mbi kristalet; aty gjejmė diēka qė thjesht tejkalon fuqinė e emocionit, i cili ėshtė medoemos i mjegullt dhe gjithnjė i luhatshėm. Ne do ta quajmė atė "vizioni intelektual" qenėsor nė artin islam, duke e kuptuar fjalėn "intelekt" nė kuptimin e saj fillestar, si njė dhunti shumė herė mė gjithėpėrfshirėse se arsyeja ose mendimi, njė dhunti qė pėrfshin intuitėn e njė realiteti tė pėrjetshėm. Ky ėshtė edhe kuptimi i fjalės “akl” nė traditėn islame. Besimi nuk ėshtė asnjėherė i plotė nėse nuk ndriēohet nga akli, i cili ėshtė i vetmi qė ka fuqinė tė mbėrthejė nėnkuptimet e tevhidit (doktrina e unitetit hyjnor). Nė mėnyrė tė ngjashme, arti islam e merr bukurinė e tij nga urtėsia.

Historia e artit, duke qenė njė disiplinė moderne, i qaset pashmangshmėrisht artit islam nga kėndvėshtrimi krejtėsisht analitik i tė gjitha shkencave moderne, duke e copėzuar dhe reduktuar atė thjesht nė rrethana historike. Ēdo element jashtėkohor nė art, si dhe arti i shenjtė (siē ėshtė edhe ai islam, qė, si i tillė, pėrmban gjithnjė elemente tė tilla), pėrjashtohen prej kėsaj metode. Dikush mund tė kundėrshtojė e tė thotė se meqė arti pėrbėhet nga forma dhe meqė format janė tė kufizuara, atėherė arti ėshtė medoemos i ndėrvarur me faktorin kohė. Njėsoj si tė gjitha dukuritė historike, ai lind, zhvillohet, shpėrbėhet dhe sė fundi vdes, kėshtu qė shkenca mbi artin ėshtė medoemos njė shkencė historike. Por kjo ėshtė vetėm gjysma e tė vėrtetės. Njė formė, ndonėse e kufizuar dhe rrjedhimisht e ndėrvarur prej faktorit kohė, ėshtė nė gjendje tė pėrēojė diēka tė pėrhershme dhe nė kėtė kėndvėshtrim, ajo u shmanget kushteve historike jo vetėm nė zanafillėn e saj, qė i pėrket pjesėrisht dimensionit shpirtėror, por nė njė masė tė madhe edhe nė ruajtjen e saj, meqenėse pikėrisht falė kėtyre kuptimeve mbikohore, disa forma janė ruajtur pavarėsisht dhe nė kundėrshtim me gjithė revolucionin material e psikik tė sjellė nga njė epokė. Koncepti i traditės nėnkupton pikėrisht kėtė.

Nga ana tjetėr, historia moderne e artit i ka marrė kriteret e saj estetike nga Greqia e lashtė dhe nga arti pasmesjetar. Pavarėsisht prej revolucioneve tė kohėve tė fundit, pėrsėri individi shihet si krijuesi i vėrtetė i artit. Nė kėtė kėndvėshtrim, njė vepėr quhet "artistike" pėr sa kohė qė ajo mbart dhe shpreh vulėn e individualitetit. Nga kėndvėshtrimi islam, bukuria ėshtė, nė thelb, njė shprehje e tė Vėrtetės universale.

Pėr kėtė arsye, nuk duhet tė habitemi nėse shkenca moderne, gjatė studimit tė artit islam, shpesh jep gjykime negative. Ne i gjejmė kėto gjykime negative nė shumė, pėr tė mos thėnė nė shumicėn e veprave tė njohura mbi artin islam. Ato janė pak a shumė tė njėjta kudo, ndonėse tė ndryshme nė shkallėn e paragjykimit. Shpesh lexojmė se arti islam ka qenė krijues vetėm nė periudhėn e tij fillestare, ndonėse kishte integruar dhe shndėrruar brenda vetes trashėgimitė artistike tė hershme dhe se mė vonė ai filloi tė ngurtėsohej gjithnjė e mė shumė nė formula sterile. Kėto formula na informojnė qė kėto vepra nuk kanė arritur dot tė fshijnė dallimet etnike tė myslimanėve, por fatkeqėsisht kanė mbytur iniciativėn artistike individuale. Kjo duket se ėshtė bėrė e mundur falė faktit qė arti islam ėshtė i privuar nga dimensioni mė jetėsor dhe mė i thellė artistik pėrmes ndalimit fetar pėr tė pikturuar figura njerėzore. I cituam kėto gjykime nė formėn e tyre mė tė ashpėr, ndonėse e dimė shumė mirė se pak studiues evropianė do t’i pranonin ato tė gjitha njėherėsh. Ėshtė e rėndėsishme qė tė pėrballemi me kėto gjykime, sepse ato do tė na ndihmojnė, pėrmes kufizimeve tė tyre, tė shpalosim natyrėn e vėrtetė tė artit islam.

Le tė marrim nė shqyrtim qasjen e fundit ndaj artit islam, d.m.th. ndalimin fetar pėr tė pikturuar portrete. Ky ndalim ėshtė i dyfishtė. Nga njėra anė kemi dėnimin qė Kurani i bėn idhujtarisė, e cila, nga kėndvėshtrimi i pėrgjithshėm i qasjes islame, pėrfshin tė gjitha paraqitjet pamore tė Zotit nė ēdo formė qoftė ajo; natyra e Zotit ėshtė pėrtej ēdo pėrshkrimi qoftė edhe me fjalė. Ndėrsa nga ana tjetėr, kemi thėniet e Profetit, sipas sė cilave tė dėshirosh tė imitosh veprėn e Krijuesit duke imituar format e qenieve tė gjalla dhe veēanėrisht atė tė njeriut ėshtė e pavend dhe blasfemi. Kjo ndalesė e fundit nuk ėshtė ndjekur kudo dhe gjithnjė nė mėnyrė tė rreptė, meqenėse ajo synon mė shumė qėllimin (nijetin) sesa veprėn. Veēanėrisht nė botėn persiane dhe indiane ėshtė thėnė se njė pikturimi i njė imazhi qė nuk ka pėr qėllim tė imitojė njė qenie reale, por pėrpiqet tė jetė thjesht njė aluzion pėr tė, ėshtė i lejuar. Kjo ėshtė njė nga arsyet e stilit joiluziv tė miniaturave persiane, e mungesės sė hijeve dhe tė perspektivave nė to. Gjithsesi, asnjė xhami nuk ėshtė pikturuar ndonjėherė me imazhe antropomorfiste.

Nėse do ta shqyrtojmė ēėshtjen nga ana sipėrfaqėsore, mund tė tundohemi pėr ta lidhur perspektivėn islame edhe me atė tė puritanizmit, i cili e shpėrfill simbolizimin dhe pėr rrjedhojė, e kundėrshton gjithė artin e shenjtė duke e konsideruar asgjė mė shumė se njė gėnjeshtėr. Simbolizimi mbėshtetet nė analogjinė ndėrmjet shkallėve tė ndryshme tė Qenies; meqenėse Qenia ėshtė njė (el-vuxhudu vahid), atėherė gjithēka qė ėshtė ose ekziston mund tė pasqyrojė burimin e vet tė pėrhershėm. Islami nuk e mohon nė asnjė mėnyrė kėtė ligj, tė cilin Kurani e shpall nė dhjetėra metafora: "ve in min shejin ila jushabihu bi hamdih" (“e nuk ka asgjė qė tė mos e lartėsojė Atė nė lavdi...”; Kurani 17:44). Islami nuk e ka ndaluar pikturimin e imazheve njerėzore duke u nisur nga mospėrfillja e tij pėr karakterin e shenjtė tė krijimit. Pėrkundrazi, ai e ka bėrė kėtė pikėrisht se njeriu ėshtė mėkėmbėsi (halifullah) i Zotit nė tokė.

Profeti ka shpjeguar se Zoti e krijoi Ademin "nė formėn e Tij" (ala suretihi). "Forma" nė kėtė rast nėnkupton ngjashmėrinė cilėsore, sepse njeriu ėshtė i pajisur me dhunti qė pasqyrojnė shtatė cilėsitė "vetjake" tė Zotit, d.m.th. Jetėn, Dijen, Vullnetin, Fuqinė, Dėgjimin, Shikimin, Tė folurit.

Njė krahasim ndėrmjet qėndrim islam dhe atij tė krishterė kundrejt imazhit tė njeriut do tė na ndihmojė t’i qartėsojmė gjėrat mė tej. Nė pėrgjigje ndaj ikonoklastisė bizantine, e ndikuar pak a shumė nga shembulli islam, koncili i shtatė ekumenik e justifikoi pėrdorimin e ikonave nė liturgji me argumentin e mėposhtėm: Zoti ėshtė i papėrshkrueshėm nė vetvete, por meqė Logosi hyjnor mori natyrėn njerėzore, e integroi kėtė tė fundit nė formėn e saj origjinale dhe e pėrshkoi me bukurinė hyjnore. Duke respektuar formėn njerėzore tė Krishtit, arti na pėrkujton ne pėr misterin e mishėrimit. Pa dyshim, ka njė dallim tė thellė ndėrmjet kėtij kėndvėshtrimi dhe atij islam, por gjithsesi tė dy kėto qėndrime i referohen njė baze tė pėrbashkėt, d.m.th. natyrės teomorfike tė njeriut.

Ėshtė me vlerė tė pėrmendim se njė nga shpjegimet mė tė thella tė qėndrimit tė krishterė ndaj artit tė shenjtė ėshtė dhėnė nga sufisti i njohur Muhjidin ibn Arabi (Esh-Shehju’l-Ekber), qė nė veprėn e tij "Futuhat el-Mekijeh" shkruan: "Bizantinėt e zhvilluan artin e pikturimit deri nė pėrsosmėri, sepse pėr ta natyra unike (fardanijeh) e Sejjidina Isa-s (zotėrisė sonė Jezu), e shprehur nė imazhin e tij, ėshtė ndihma mė e madhe nė pėrqendrimin tek uniteti hyjnor". Siē shihet edhe nga kjo dėshmi, roli simbolik i njė imazhi nuk ėshtė nė vetvete i pakuptueshėm nga njė mysliman mendjemprehtė, ndonėse, nė bindje ndaj urdhėrimit kuranor, ai mohon gjithnjė pėrdorimin e imazheve tė shenjta, duke i dhėnė nė kėtė mėnyrė pėrparėsi tenzih-ut (pakrahasueshmėrisė hyjnore) kundrejt teshbih-ut (ngjashmėrisė).

Parė nga njė tjetėr kėndvėshtrim, aspekti i parė, pakrahasueshmeria apo transcendenca, ėshtė e aftė tė thithė edhe karakterin teomorfik njerėzor. Nė tė vėrtetė, shtatė cilėsitė universale qė pėrbėjnė "formėn" e Ademit, d.m.th. jeta, dija, vullneti, fuqia, dėgjimi, shikimi dhe fjala i shpėtojnė ēdo paraqitjeje vizuale. Njė imazh nuk ka as jetė, as dije, as fuqi, asnjė nga kėto cilėsi. Ai e redukton njeriun nė kufijtė e tij truporė. Ndonėse te njeriu shfaqen tė kufizuara, shtatė cilėsitė janė potencialisht bartėse tė Pranisė hyjnore, sipas hadithit kudsi (tė shenjtė): "…Unė do tė jem veshi me tė cilin ai dėgjon, syri me tė cilin ai shikon", e kėshtu me radhė. Ka diēka te njeriu qė nuk mund tė shprehet me asnjė mjet njerėzor. Kurani thotė: "Ne ua paraqitėm amanetin qiejve e tokės e kodrave, por ata u zmbrapsėn pėr tė mos e marrė pėrsipėr dhe u trembėn prej tij. E njeriu e mori mbi vete...” (Kurani 33:72). Ky amanet ėshtė thjesht nė formėn e njė mundėsie nė qenien njerėzore. Ai ėshtė aktual te njeriu i pėrsosur (insanu’l-kamil), tek tė dėrguarit (rusul), profetėt (enbija) dhe te njerėzit e mirė (evlijatė). Tek ata, amaneti vėrshon prej aspektit tė brendshėm drejt manifestimit tė tij nė aspektin e jashtėm, duke rrezatuar nė tė gjithė e tyre paraqitjen trupore. Duke iu trembur shkeljes sė kėtij amaneti hyjnor te njeriu, arti islam ėshtė zmbrapsur gjithnjė prej paraqitjes pamore tė tė dėrguarve, profetėve apo tė evlijave.

Nė vend tė termit "ikonoklasti islame", ne pėlqejmė mė fort tė flasim pėr "anikonizėm islam", sepse mungesa e ikonave nė Islam nuk ka thjesht njė rol negativ, por edhe njė pozitiv. Duke pėrjashtuar tė gjitha imazhet trupėzuese (antropomorfike), sė paku brenda gardhit fetar, arti islam e ndihmon njeriun tė jetė krejtėsisht vetvetja. Nė vend qė ta projektojė shpirtin e tij jashtė vetvetes, ai do tė qėndrojė nė qendrėn e tij ontologjike, ku ėshtė njėkohėsisht mėkėmbės (halifullah) dhe rob (abd) i Zotit. Arti islam nė tėrėsinė e tij dėshiron tė krijojė njė mjedis qė pėrpiqet ta ndihmojė njeriun nė realizimin e dinjitetit tė tij zanafillor. Kėshtu qė ai shmang gjithēka qė mund tė jetė njė "idhull", qoftė kjo edhe nė shkallėn mė tė ulėt. Asgjė nuk duhet tė qėndrojė midis njeriut dhe Pranisė sė padukshme hyjnore.

Arti islam krijoi njė zbrazėti. Nė fakt, ai eliminoi tė gjitha trazirat dhe sugjerimet pasionante tė botės dhe ndėrtoi nė vend tė tyre njė rend qė shpreh ekuilibėr, qetėsi dhe paqshmėri. Nisur nga ky kėndvėshtrim, kuptohet lehtė se sa qendrore ėshtė nė Islam arkitektura. Ndonėse Profeti ka thėnė se Zoti e ka favorizuar bashkėsinė e tij duke i dhėnė tė gjithė sipėrfaqen e tokės si vend pėr lutje, gjithsesi ėshtė arkitektura ajo e cila, nė zonat e populluara, ka detyrėn tė rivendosė gjendjen e pastėrtisė dhe tė qetėsisė qė servir natyra. Pėr sa i pėrket bukurisė sė natyrės sė virgjėr, e cila ėshtė si gjurma e dorės sė Krijuesit, ajo realizohet nė arkitekturė nė njė tjetėr nivel, e afėrt me inteligjencėn njerėzore e pėr rrjedhojė, parė nga njė kėndvėshtrim, mė e kufizuar, por jo mė pak e ēlirėt nga rregullat arbitrare tė pasioneve individuale.

Nė xhami, besimtari nuk ėshtė asnjėherė thjesht njė vizitor; ai ndihet aty si nė shtėpi, ndonėse jo nė kuptimin e zakonshėm tė fjalės: kur ai e ka pastruar veten e tij pėrmes abdesit, duke u ēliruar, nė kėtė mėnyrė, nga ndryshimet rastėsore dhe mė pas fillon tė lexojė pasazhe kuranore, ai ėshtė kthyer simbolikisht nė "gjendjen" e Ademit, i cili ėshtė nė qendėr tė botės. Duke u nisur nga kjo, tė gjithė arkitektėt myslimanė janė pėrpjekur tė krijojnė njė hapėsirė qė mbėshtetet e tėra te vetvetja dhe kanė treguar gjithkund, nė secilėn prej "gjendjeve", plotėsinė e cilėsive hapėsinore. Ata e kanė arritur kėtė rezultat pėrmes metodave tė ndryshme, si korridoret horizontale me kolona tė xhamisė sė vjetėr tė Medinės apo kubeve bashkėqendrore tė Turqisė. Nė asnjė nga kėto mjedise tė brendshme ne nuk ndihemi tė tėrhequr nga ndonjė drejtim, qoftė para apo sipėr nesh, dhe as nuk ndihemi tė shtypur nga kufizimet e tyre hapėsinore. Me tė drejtė ėshtė thėnė se arkitektura e xhamive pėrjashton ēdo tendosje ndėrmjet qiejve dhe tokės.

Njė bazilikė e krishterė ėshtė thelbėsisht njė mėnyrė pėr ta drejtuar njeriun nga bota e jashtme tek altari kryesor. Kubeja e krishterė ngjitet pėr nė qiell ose zbret pėr tek altari. E gjithė struktura e njė kishe e pėrkujton besimtarin pėr faktin se Prania Hyjnore ka buruar nga eukaristi nė altar si njė dritė qė shkėlqen nė errėsirė. Xhamia nuk ka njė qendėr liturgjike; mihrabi i saj thjesht tregon drejtimin e Mekės, ndėrsa i gjithė rendi i saj hapsinor ėshtė krijuar pėr tė sugjeruar Praninė qė pėrfshin besimtarin nga ēdo anė.

Ėshtė shumė interesante tė vėrejmė se si arkitekti osman Sinani, duke pėrvetėsuar skemėn ndėrtuese tė katedrales sė Shėn Sofisė, e zhvilloi atė sipas vizionit islam derisa arriti pėrsosmėrinė me xhaminė “Selimije” nė Adrianopojė; kubeja e stėrmadhe e Shėn Sofisė ėshtė e mbėshtetur nga dy gjysmėkube dhe e zgjeruar pėrmes disa absidash tė vogla. Krejt mjedisi i brendshėm ėshtė shtrirė nė kuptimin e njė aksi liturgjik, me pjesėt e ndryshme tė saj qė shkrihen me njėra-tjetrėn nė njė lloj pafundėsie tė papėrcaktuar. Sinani ndėrtoi njė kube tė tillė nė Adrianopojė mbi njė tetėkėndėsh tė mbėshtetur nga mure tė drejtė nė anėt kryesore dhe nga absida nė formė kubesh nė katėr anėt diagonale, duke krijuar, nė kėtė mėnyrė, njė lloj perle tė mirėfilltė, konturet e sė cilės nuk janė as tė luhatura, as tė ngushta.

Kur arkitektėt myslimanė merrnin dhe zgjeronin bazilika tė krishtera, ata shpesh e ndryshonin planin e brendshėm nė mėnyrė qė gjatėsia e saj tė shndėrrohej nė gjerėsi. Shpesh, madje edhe pas shndėrrimeve tė lartpėrmendura, harknajat kapėrcejnė hapėsirėn qendrore; ato nuk "pėrparojnė" nė ndonjė drejtim si harknajat qė konturojnė anijatėn e katedrales, por frenojnė lėvizjen e hapėsirės pa e ndėrprerė atė, duke na ftuar, kėshtu, tė prehemi.

Arkitektėt myslimanė kanė shpenzuar shumė mund dhe dashuri mbi formėn e harknajave. Jo mė kot emri arab pėr fjalėn “harknajė”, qė tingėllon “ravk” ose “rivāk”, ėshtė thuajse gjithnjė sinonim i tė bukurės, tė hijshmes dhe dėlirėsisė. Arti evropian ka njohur dy forma harqesh: harkun romak, i cili ėshtė i qartė, racional dhe statik, si dhe tė ashtuquajturin hark gotik, nė mėnyrė indirekte, tė prejardhur nga arti islam, me lėvizjen e tij nė ngjitje. Arti islam zhvilloi njė mori formash harqesh, ndėr tė cilat dy janė tipike: harku persian nė formėn e anijes sė pėrmbysur, si dhe harku maur, nė formėn e patkoit tė kalit me njė pikė mė shumė apo mė pak tė theksuar. Tė dyja format ndėrthurin cilėsitė e lartpėrmendura, d.m.th. qetėsinė statike dhe ndriēimin. Harku persian ėshtė bujar dhe i kėndshėm nė tė njėjtėn kohė; ai lartėsohet pa mundim si flaka e qetė e njė llambe vaji e mbrojtur nga era. Pėr sa i pėrket harkut mavritan, gjerėsia e tij ekstreme ėshtė e balancuar nga struktura e tij drejtkėndore: njė sintezė e stabilitetit dhe e plotėsisė. Nė tė hasim njė frymėmarrje pa lėvizje. Ai ėshtė imazhi i hapėsirės qė zgjerohet sė brendshmi falė njė mbibollėku begatie dhe lumturie. Siē thuhet edhe Kuran, "E lem neshreh leke sadrak?" (“A nuk e zgjeruam kraharorin tėnd?” Kurani 94:1)

Njė hark i thjeshtė, ndėrtuar me masėn e duhur, ka aftėsinė ta shndėrrojė hapėsirėn nga njė realitet krejt sasior nė njė realitet cilėsor. Hapėsira cilėsore nuk ėshtė mė thjesht njė shtrirje, por pėrkundrazi, ajo pėrjetohet si njė gjendje e qenies (vexhd). Kėshtu qė arkitektura tradicionale favorizon soditjen.

Mes arkitekturės sė njė xhamie dhe asaj tė njė shtėpie private myslimane hasim njė dallim nė plan, por jo nė stil. Pėr myslimanin ēdo vend qėndrimi ėshtė njė vend lutjeje: tė njėjtat rite kryhen si nė xhami, ashtu edhe nė shtėpi. Pėrgjithėsisht, jeta islame nuk ėshtė ndarė nė tė shenjtė dhe profane, ashtu sikurse edhe bashkėsia nuk ėshtė e ndarė nė kler dhe njerėz tė thjeshtė. Ēdo mysliman me mendje dhe moral tė shėndoshė mund tė veprojė si imam. Ky unitet i jetės e manifeston vetveten nga homogjeniteti i strukturės sė saj, qoftė kur pėrballemi me mjediset e brendshme tė njė xhamie, qoftė tė njė shtėpie private, ligji mbizotėrues janė ekuilibri, paqja dhe dėlirėsia. Dekorimet nuk duhet tė kundėrshtojnė nė asnjė rast idenė e varfėrisė. Nė tė vėrtetė, ornamentet nė arkitekturėn islame, nė ritmin dhe rregullsinė e tyre, ndihmojnė pėr tė krijuar njė zbrazėti duke tretur trupin e vrazhdė tė mureve pėr tė bėrė tė mundur efektin e njė sipėrfaqeje tė madhe e tė bardhė, aq karakteristike pėr mjediset e brendshme myslimane. Dyshemeja e shtėpisė sė njė myslimani tradicional, njėsoj si dyshemeja e njė xhamie, nuk shkelet me kėpucė dhe as dhomat nuk janė tė mbushura me mobilie.

Shumė nga uniteti i jetės myslimane humbi kur veshjet e veshura nė jetėn e pėrditshme nisėn tė mos shėrbejnė mė pėr ritet e faljes. Kostumi, nė tė vėrtet, ėshtė pjesė e njė strukture tė cilėn arti islam e ka krijuar pėr Islamin dhe arti i veshjes nuk renditet ndėr tė fundit nė artin islam, siē urdhėron qartėsisht edhe Kurani: “O bij tė Ademit, mbani stolitė tuaja sa herė qė i afroheni njė xhamie” (Kurani 7:31). Veshjet tradicionale pėr burra shfaqin shumė variacione, por ata shprehin gjithnjė rolin me tė cilin Islami e ka pajisur njeriun, qenien e tij mėkėmbės dhe rob i Zotit. Rrjedhimisht, veshja ėshtė nė tė njėjtėn kohė e kthjellėt dhe e denjė, madje mund tė themi: madhėshtore dhe e varfėr; ajo mbulon natyrėn kafshėrore njerėzore, rrit karakteristikat e tij, pajis me dinjitet lėvizjet e tij dhe lehtėson qėndrimet e ndryshme gjatė faljes. Veshjet moderne evropiane, nė tė kundėrt, ndonėse mėtojnė ta ēlirojnė njeriun nga robėrimi ndaj Zotit tė vetėm (ubudijeh), nė fakt i mohojnė atij dinjitetin zanafillor.

Siē e kemi parė gjatė kėtij shqyrtimi, pėrjashtimi qė arti islam u ka bėrė imazheve njerėzore, ēka shfaqet mė rreptė nė Islamin synit sesa nė atė shiit, ka njė kuptim pozitiv, madje edhe nė nivel artistik, meqenėse ai rikthen dinjitetin njerėzor qė, nė rast tė kundėrt, nėse mund ta themi kėshtu, uzurpohet nga imazhi i tij. Palėvizshmėria pėr tė cilėn ėshtė kritikuar shpesh arti islam, ėshtė, nė njė farė mėnyre, e ndėrlidhur me mungesėn e imazheve, sepse njeriu ndryshon pikėrisht pėrmes pėrfytyrimeve tė vetvetes. Ai e projekton shpirtin e tij nė idealin qė ka modeluar, duke e ndikuar vetveten deri aty sa tė vetėnxitet qė tė ndryshojė imazhin qė ka modeluar pėr veten, e cila, nga ana e saj, do tė shkaktojė reagim e kėshtu me rradhė nė njė zinxhir tė pafund reagimesh, siē e kemi vėrejtur nė artin evropian tė tė ashtuquajturės Rilindje Evropiane, d.m.th. qė kur roli simbolik i imazhit ėshtė harruar. Arti i shenjtė ėshtė zakonisht i mbrojtur nga rregullat e tij tradicionale, pėr tė mos rėnė nė atė pėrrua ndryshimesh. Sidoqoftė, pėrdorimi i imazheve antropomorfiste ėshtė gjithnjė i brishtė, sepse njeriu ėshtė i prirė tė transferojė kufizimet e tij psikike tek imazhi qė ka modeluar. Pavarėsisht nga tė gjitha rregullat kanonike, herėt ose vonė ai do tė rebelohet jo vetėm kundėr imazhit, por edhe kundėr asaj qė ai nėnkupton: shpėrthimet epidemike tė blasfemisė qė kanė karakterizuar disa epoka tė historisė evropiane janė tė pakonceptueshme pa ekzistencėn dhe dekadencėn aktuale tė artit fetar antropomorfist. Islami e ka shkulur kėtė problem qė nė rrėnjėt e tij. Nė kėtė kėndvėshtrim, si dhe nė tė tjera pėrveē tij, ai e shfaq vetveten si feja e fundit dhe pėrfundimtare, si njė fe qė merr parasysh dobėsitė njerėzore dhe e shfaq veten si njė kthim nė fenė zanafillore. "Palėvizshmėria" e kritikuar e artit islam ėshtė thjesht mungesa nė tė e ēdo motivi subjektiv; ėshtė njė art qė nuk shqetėsohet pėr problemet psikologjike dhe ruan vetėm ato elemente qė janė tė vlefshme pėr tė gjitha kohėrat.

Ky ėshtė shkaku i zhvillimit tė jashtėzakonshėm tė ornamenteve gjeometrike nė artin islam. Disa teoricienė janė munduar ta shpjegojnė kėtė dukuri duke pohuar se ndalimi i pasqyrimit tė imazheve nė artin islam krijoi njė zbrazėti qė duhej mbushur me njė tjetėr lloj arti; njė teori kjo qė aspak bindėse. Arabeska nuk ėshtė njė kompensim i mungesės sė imazheve, por pėrkundrazi, ajo ėshtė e kundėrta e tyre dhe mohim i artit figurativ. Duke e shndėrruar njė sipėrfaqe nė njė pėlhurė ngjyrash apo nė vibrim dritė-hijesh, ornamenti e pengon mendjen nga tė fiksuarit e saj mbi ēdo lloj forme qė thotė "Unė", karakteristikė kjo e imazhit. Qendra e njė arabeske ėshtė kudo dhe kurrkund. Ēdo "pohim" ndiqet nga "mohimi" i tij dhe anasjelltas.

Gjenden dy forma karakteristike tė arabeskės; njėra prej tyre ėshtė njė gėrshetim gjeometrik i krijuar nga njė mori yjesh gjeometrikė, rrezet e tė cilėve bashkohen nė njė motiv tė ndėrlikuar dhe tė pafund. Ajo ėshtė simboli mė i qartė i asaj gjendjeje soditėse tė mendjes qė percepton "unitetin nė shumėsi dhe shumėsinė nė unitet" (vahdetu fil kethrat vel kethratu fil vahdeh)

Forma tjetėr e arabeskės ėshtė e pėrbėrė nga motive bimore, tė stilizuara deri nė atė pikė sa tė humbasin ēdo ngjashmėri me natyrėn, duke iu bindur vetėm ligjit tė ritmit. Ajo ėshtė njė grafik i vėrtetė i ritmit. Ēdo linjė valėzon nė faza plotėsuese tė njera-tjetrės dhe ēdo sipėrfaqe ka homologun e anasjelltė. Arabeska ėshtė nė tė njėjtėn kohė logjike dhe ritmike, matematike dhe melodike dhe ky ėshtė njė nga elementet mė domethėnėse tė shpirtit islam nė ekuilibrin e tij midis dashurisė dhe kthjelltėsisė intelektuale.

Nė njė art tė tillė, individualiteti i artistit humbet domosdoshmėrisht, por pa u zvogėluar aspak gėzimi krijues i artistit; ai thjesht ėshtė tashmė mė pak pasionant dhe mė shumė soditės. Ndrydhja e tė gjithė gėzimit krijues ėshtė monopol dhe privilegj vetėm i industrisė moderne. Pėr sa i pėrket artit tradicional, qoftė ky thjesht nė nivelin e zejtarisė, bukuria e tij provon kėnaqėsinė e thellė artistike qė pėrfshihet nė tė.

Mbi tė gjitha, karakteri universal i ornamentit gjeometrik, elementet thelbėsore tė tė cilit janė thelbėsisht tė njėjta, qoftė kur shfaqen nė njė qilim beduinėsh apo nė njė dekorim tė rafinuar urban, pėrkon pėrsosmėrisht me natyrėn universale tė islamit,  duke bashkuar nomadėt e shkretėtirės me dijetarėt e qytetit, kėtė epokė tonėn me kohėn e Ibrahimit.

Deri tani vetėm sa i jemi pėrgjigjur nė mėnyrė implicite akuzave tė kritikėve tė artit qė kemi pėrmendur nė hyrje tė shqyrtimit tonė. Na mbetet ende tė themi se si konceptohet arti nė mendimin islam. Nga ky kėndvėshtrim, arti asnjėherė nuk duhet veēuar nga zeja (sa'nah), si themeli i tij material, apo shkenca (ilm) e transmetuar rregullisht. Arti (fen) nė kuptim e tij specifik i pėrket si zejes, ashtu edhe shkencės. Kjo e fundit nuk duhet tė jetė vetėm njė udhėzim racional, por edhe njė shprehje e urtėsisė (hikmet) qė i lidh gjėrat me parimet universale.

Profeti ka thėnė: "Zoti ka urdhėruar qė gjėrat duhen kryer nė pėrsosmėri." Tė njėjtėn shprehje mund ta pėrkthejmė edhe "nė bukuri" (inn’ Allahe ketebe’l-ihsane ala kul-li shejjin). Pėrsosmėria apo bukuria e diēkaje qėndron nė lavdėrimin e Zotit; me fjalė tė tjera, ėshtė e pėrsosur apo e bukur pėr sa kohė qė pasqyron njė cilėsi hyjnore. Ne nuk mund tė arrijmė dhe tė aktualizojmė pėrsosmėrinė nė asgjė nėse, sė pari, nuk dimė se si gjėrat mund tė jenė pasqyrė pėr qenien hyjnore.

Nėse marrim si shembull arkitekturėn, ne shohim se ajo ėshtė themeli material nė zejtarinė malonike, ndėrsa shkenca e pėrfshirė nė tė ėshtė gjeometria. Nė arkitekturėn tradicionale, gjeometria nuk ėshtė kufizuar vetėm nė aspektin e saj pak a shumė sasior, siē ndodh, p.sh., nė inxhinierinė moderne, por ajo, gjithashtu, ka edhe njė aspekt cilėsor qė shfaqet nė ligjet e pėrpjesėtimit, pėrmes sė cilėve njė ndėrtesė pėrfiton unitetin e saj tė paimitueshėm. Ligjet e pėrpjesėtimit janė mbėshtetur tradicionalisht nė ndarjen e rrethit duke brendashkruar figura tė rregullta. Nė kėtė mėnyrė, tė gjitha masat e njė ndėrtese janė sė fundi tė rrjedhura nga rrethi, i cili ėshtė njė simbol i qartė i Unitetit tė Qenies duke pėrmbajtur nė vetvete tė gjitha mundėsitė e ekzistencės. Sa kube janė me baza shumėkėndore dhe sa kube tė pėrbėra prej qemerėsh alveolarė na e kujtojnė kėtė simbolikė!

Duke marrė parasysh hierarkinė e brendshme tė artit tė ndėrtuar mbi zejen, shkencėn dhe urtėsinė soditėse, ėshtė e lehtė tė kuptojmė se njė art tradicional mund tė shkatėrrohet ose nga sipėr, ose nga poshtė. Arti i krishterė u zvetėnua nga humbja e parimeve tė tij shpirtėrore; arti islam u zhduk dalėngadalė pėr shkak tė shkatėrrimit tė zejtarisė tradicionale.

Deri tani kemi folur pėr arkitekturėn duke pasur parasysh rolin e saj qendror nė botėn islame. Ndėrsa Ibn Halduni lidh me tė shumicėn e arteve tė tjera mė pak tė rėndėsishme, si mjeshtėrinė e marangozit, zdrukthėtarinė, skulpturat nė dru ose nė stuko, mozaikėt nė enėt prej argjile, pikturimin dekorativ madje edhe mjeshtėrinė e qėndisjes sė qilimave, kaq karakteristike pėr artin islam. Madje edhe kaligrafia mund tė lidhet me arkitekturėn nė formėn e mbishkrimeve dekorative; sidoqoftė, kaligrafia nė vetvete nuk ėshtė njė art i vogėl. Meqenėse ėshtė pėrdorur pėr shkrimin e Kuranit, ajo zė njė nga vendet mė tė larta mes arteve islame.

Do tė dilnim jashtė temės sonė nėse do pėrpiqeshim tė tregonim tėrė freskinė e artit islam; le tė mjaftohemi duke marrė parasysh dy pole ekstreme tė artit pamor. I pari prej tyre ėshtė arti mė i kushtėzuar nga rrethanat materiale, ndėrsa i dyti ėshtė, nga ky aspekt, mė i liri nga tė gjitha format e artit. Por kjo nuk do tė thotė se ai nuk ėshtė i sunduar nga ligjet e rrepta nė lidhje me format e veēanta tė germave, tė pėrpjesėtimit, tė vazhdimėsisė sė ritmit dhe tė zgjedhjes sė stilit. Nga ana tjetėr, ndėrthurja e mundshme e germave ėshtė pothuajse i pafundme dhe stilet gėzojnė larmi, nga shkrimi drejtvizor kufi nė shkrimin mė fluid naskh. Sinteza e rregullsisė maksimale dhe e lirisė maksimale e pajis kaligrafinė arabe me karakterin e saj mbretėror. Nė asnjė tjetėr art pamor nuk shfaqet mė qartė frymėmarrja e artit islam.

Shpeshtėsia e mbishkrimeve kuranore nė muret e xhamive apo nė ndėrtesat e tjera na pėrkujton faktin se e gjithė jeta islame ėshtė e ndėrthurur me citime nga Kurani dhe spiritualiteti i mbėshtetur nga recitimi dhe lutjet, litanitė dhe lutjet e nxjerra prej tij. Nėse na lejohet ta quajmė ndikimin e buruar nga Kurani njė vibrim shpirtėror, dhe nuk ka fjalė mė tė pėrshtatshme se kjo, meqenėse ai ndikim ėshtė nė tė njejtėn kohė shpirtėror dhe me njė natyrė auditive, atėherė mund tė themi se krejt arti islam duhet tė bartė me vete gjurmėt e kėtij vibrimi. Kėshtu qė arti pamor islam nuk ėshtė gjė tjetėr, dhe nuk mund tė jetė ndryshe, vetėm se "reflektimi vizual i fjalės kuranore". Megjithatė, kėtu hasim njė paradoks, sepse nėse pėrqiqemi tė gjejmė modelet e artit islam nė Kuran, nuk do t’i gjejmė ato as nė pėrmbajtjen, as nė formėn kuranore. Nga ana tjetėr, pėrveēse nė disa miniatura persiane, arti islam nuk pasqyron historitė dhe shėmbėlltyrat qė pėrmban Kurani, siē hasim, p.sh., nė artin e krishterė, ku shohim tė paraqitura ngjarjet e ndryshme si tė Dhjatės sė Vjetėr, ashtu edhe tė asaj tė Re. Po ashtu, nuk hasim nė Kuran ndonjė kozmologji tė veēantė qė mund tė pėrthyhet nė skema arkitekturore siē gjen, p.sh., kozmologjia vedike shprehje nė arkitekturėn hindu. Ėshtė e kotė tė pėrpiqemi tė kėrkojmė nė Kuran diēka tė ngjashme me parimin e kompozimit qė mund tė pėrthyhet nė art. Kurani ėshtė njė diskontinuitet befasues. Ai nuk paraqet ndonjė rend logjik, as ndonjė arkitekturė tė brendshme. Madje edhe ritmi i tij, aq i fuqishėm siē ėshtė, nuk i bindet ndonjė rregulli fiks, ndėrkohė qė arti islam ėshtė i tėri i pėrbėrė nga rendi, qartėsia, hierarkia, format kristaline. Nė tė vėrtetė, lidhja jetėsore ndėrmjet artit islam nuk duhet kėrkuar nė nivel tė shprehjes formale. Kurani nuk ėshtė njė vepėr arti, por diēka krejt e ndryshme, paēka bukurisė dėrrmuese tė shumė prej pasazheve tė tij. Arti islam nuk ka buruar nga kuptimi i fjalėpėrfjalshėm apo forma kuranore, por nga hakikati (realiteti) i tij.

Nė fillimet e tij, Islami nuk kishte nevojė pėr art. Asnjė fe nuk kujdeset shumė pėr artin nė fazat e para kur depėrton nė kėtė botė. Nevoja pėr njė skelet mbrojtės tė pėrbėrė nga forma pamore dhe auditive vjen mė vonė, njėsoj si nevoja pėr komentarė shterues tė librit tė shenjtė, ndonėse ēdo shprehje e mirėfilltė e fesė gjendet e pėrfshirė si njė mundėsi e fshehur qė nė manifestimin fillestar tė tij.

Arti islam buron thelbėsisht nga tevhidi, d.m.th. nga njė aprovim i unitetit hyjnor apo nga njė soditje e tij. Esenca e tevhidit ėshtė pėrtej ēdo fjale; ajo e shfaq veten e saj nė Kuran pėrmes flakėrimave tė befasishme dhe tė ndėrprera. Duke goditur planin e imagjinatės vizuale, kėto flakėrima ngrijnė nė forma kristaline dhe janė pikėrisht kėto forma qė, nga ana e tyre, pėrbėjnė thelbin e artit islam.

 

Pėrktheu Rezart Beka

 



Untitled Document

© Copyright www.erasmusi.org

Designed by Pashai