Baneri



www.erasmusi.org       6-9-2010
Mjedisi nė kėndvėshtrimin hebre
Normon Solomon


Fragment i shkėputur nga libri "Abraham's Children", t&t clark 2005.



Fjala ‘ekologji’, e derivuar nga termi grek oikos (‘shtėpi’), mund tė interpretohet lehtėsisht si “shkenca e kuptimit dhe pėrkujdesjes pėr shtėpinė tonė”. Ekziston vetėm njė shtėpi, ne duhet ta ruajmė planetin tonė, ti pėrdorim sė bashku dhe nė mėnyrė tė paqshme burimet e tij, pėrndryshe do tė shkatėrrohemi. Cfarė kontributi mund tė japė besimi religjioz nė ruajtjen e mjedisit? Hebrenjtė dhe tė krishterėt ndajnė njė traditė biblike tė pėrbashkėt pėrsa i pėrket krijimit dhe ndonėse myslimanėt mbėshteten nė burime tė tjera shkrimore, pėrsėri tė treja religjionet mund tė konfirmojmė sė bashku njė gamė tė gjerė vlerash qė lidhen me botėn e krijuar. Nė pjesėn e parė tė kėsaj eseje do tė pėrcaktoj dhe sqaroj gjashtė parimet kryesore tė qasjes judeo-krishtere ndaj natyrės. Nė pjesėn e dytė, do tė shpjegoj disa prej fushave problematike dhe mė pas do tė jap disa kėshilla pėr tu pėrdorur pėr mėsim dhe predikim.

 

Gjashtė parimet

 

Parimi i parė: Krijimi ėshtė i mirė; ai reflekton madhėshtinė e Krijuesit tė tij. “Atėherė Perėndia shikoi tė gjitha ato qė kishte bėrė, dhe ja, ishte shumė mirė.”. Judaizmi konfirmon jetėn, jo vetėm jetėn njerėzore, por edhe biosferėn nė tėrėsi.

A janė Judazmi, Krishteirmi apo Islami biocentrikė? Sigurisht qė jo. Besimi nuk fokusohet tek bios-i, por tek Zoti. Ne jemi tocentrikė dhe jo biocentrikė. Tė fokusoshesh tek cdokush tjetėr pėrvec Zotit pėrbėn idhujtari. Natyra mbart ‘firmėn’ e Perėndisė, ajo pasqyron madhėshtinė e Tij, kėshtu qė tė barazosh Zotin me natyrėn ėshtė panteizėm. Prandaj ne e mohojmė Spinozėn, deizmin dhe dues sive natura; ėshtė kjo arsyeja pėrse ne refuzojmė ligjėrimet e shkujdesura tė gaia-s si njė “perėndeshė e tokės”, njė hyjni mė vete; ka vetėm njė Zot dhe vetėm Ai mund tė urdhėrojė.

Rabini Abraham Isak Kook (1865-1935), mbėshtetur nė burime hebraike, duke nisur nga psalmet e deri tek misticizmi Lurianik, e ka kuptuar nė mėnyrė tė mrekullueshme domethėnien hyjnore tė gjithckaje: “Mė kujtohet qė me hirin e Perėndisė nė vitin 5665 [1904-1905] vizitova Jafėn qė ndodhet nė tokėn e shenjtė dhe shkova t’i tregoj respektin tim kryerabinit tė qytetit [Rabini Kook]. Ai mė priti ngrohtėsisht…dhe pas faljes sė drekės unė e shoqėrova atė teksa ai, sic e kishte zakon, dilte pėr nė fusha pėr tė pėrqėndruar mendimet e tij. Ndėsa po ecnim unė kėputa disa lule ose bimė; ai u drodh dhe me qetėsi mė tha se ai kujdesej gjithnjė shumė qė tė mos shkulte, vec nėse ishte e nevojshme, asnjė bimė qė rritej… Cdo gjė qė rritet thotė dicka, cdo gurė pėrshpėrit ndonjė sekret, i gjithė krijimi kėndon”  [3]

Kook-i dėgjonte himnin qė natyra i kėndonte Zotit. Ai kėndoi jo nė lėvdatė tė natyrės, por me natyrėn nė lavdėrim tė Zotit, nė pėrputhje me psalme tė tilla si psalmi 104 dhe 148.

Parimi i dytė: Biodiversiteti, shumėllojshmėria e pasur e natyrės, duhet ruajtur. Libri i Zanafillės pėrshkruan se si gjithcka ishte krijuar “sipas llojit tė saj”; mė pas Adami emėrtoi cdo kafshė. Noeu ruajti nė arkėn e tij njė popullatė tė pėrbėrė nga njė mashkull dhe njė femėr tė aftė pėr t’u riprodhuar prej ēdo specieje. [4]

Njė sėrė urdhėrimesh biblike theksojnė dallueshmėrinė e specieve. Nė ditėt tona, ne duhet ta lexojmė listėn dietike [5], ligjet qė ndalojnė pėrzierjen e farėrave[6], tė leshit me lirin [7], ndalimin e hibridizimit apo bashkimit tė kafshėve tė ndryshme [8] si vėrtetim i detyrės religjioze pėr ruajtjen e biodiversitetit.

Nėn kėtė kapitull, duhet tė konsiderojmė, gjithashtu, edhe shumėllojshmėrinė e mjediseve. Sipėrfaqe tė mėdha janė prekur nga shkretimi  dhe forma tė tjera tė degradimit tė tokės. Pyjet janė shkatėrruar keqazi nė shekullin e kaluar; moēalishtet dhe mjedise tė tjera tė vecanta kanė humbur pėrgjithnjė, e sė bashku me to edhe specie tė shumta e tė pazėvėndėsueshme bimėsh dhe kafshėsh. Kjo ėshtė, qartėsisht, nė kundėrshtim me mėsimin biblik.

Parimi i tretė: Qėniet e gjalla rradhiten nga mė e ulta deri tek mė e larta, me njerėzimin nė majė tė hierarkisė.

Kapitulli i parė i librit tė Zanafillės pėrshkruan krijimin e rendit nga kaosi i qėmotshėm. Rrjeta e jetės pėrfshin gjithcka; qėniet njerėzore, si mashkulli ashtu edhe femra, duke qenė tė krijuara sipas “imazhit tė Perėndisė” [9] qėndrojnė nė majė tė kėsaj strukture. Nė gjėrat e krijuara ekziston njė hierarki.

Modeli hierarkik mbart nė vetvete disa rrjedhoja praktike. Sė pari, mė i larti ka pėrgjegjėsi karshi atyre qė qėndrojnė poshtė tij. Tradicionalisht kjo ėshtė shprehur si “sundim”, mė pas ėshtė njohur si “kujdestari”. Sė dyti, nė njė situatė konkurruese, ai qė qėndron mė lart ka prioritet ndaj atij qė qėndron poshtė tij. Qeniet njerėzore kanė prioritet ndaj qenve, kėshtu qė, p.sh., ėshtė e gabuar pėr njė njeri tė rrezikoj jetėn e tij pėr tė shpėtuar atė tė njė qeni, ndonėse ėshtė e drejtė pėr tė qė, nė disa raste tė caktuara, ta vendos nė rrezik jetėn e tij pėr tė shpėtuar atė tė njė njeriu tjetėr. [10]

Filozofi hebre nga Spanja Joseph Albo (1380-1435) i vendoste qėniet njerėzore nė majė tė hierarkisė tokėsore duke shquar nė kėtė fakt mundėsinė pėr qėniet njerėzore qė tė pranojnė revelatėn hyjnore. [11] Sipas kėtij filozofi ashtu sic veshjet janė pjesė pėrbėrėse e kafshės, por janė tė jashtme pėr njeriun, i cili duhet t’i punojė veshjet pėr veten e tij, kėshtu edhe impulset specifike etike janė pjesė pėrbėrėse e sjelljes sė kafshėve dhe ne duhet tė mėsojmė prej sjelljes sė tyre: “[Zoti] bėn qė tė nxjerrim mėsim nga kafshėt e tokės dhe na jep urtėsi pėrmes zogjve tė qiellit. [12] Superioriteti i qėnieve humane qėndron nė ndėrthurjen e tyre unike tė lirisė pėr tė zgjedhur dhe ineligjencės pėr tė gjykuar, elemente kėto pa tė cilat revelata hyjnore nuk do tė gjente zbatim. Nė kėtė mėnyrė, duke qenė “mė tė larta” se krijesat e tjera, qeniet njerėzore duhet tė tregohen tė pėrunjura kundrejt gjithckaje. Joseph Albo, nė citimin e kėtyre pasazheve  dhe nė sugjerimin e leximit tė Perek Shira-hut [13], ka artikuluar qasjen e administrimit tė pėrunjur kundrejt krijimit, i cili e karakterizon Judaizmin rabinik.

Parimi i katėrt: Qėniet njerėzore janė pėrgjegjėse pėr mirėmbajtjen aktive tė ēdo lloj forme jete.   

Vendosja e njerėzve nė majė tė hierarkisė sė krijimit, i vendos ato nė njė pozitė tė vecantė pėrgjegjėsie kundrejt natyrės. Adami u vendos nė kopshtin e Edenit “me qėllim qė ta punonte dhe ta ruante” dhe tė “emėrtonte” (gjė qė nėnkupton edhe kuptimin) kafshėt. Ne nuk duhet tė rrimė duarkryq duke parė se si shkatėrrohen pyjet, por duhet doemos tė veprojmė pėr ta ndaluar shkatėrrimin dhe tė pėrpiqemi aktivisht tė kuptojmė mjedisin tonė.

Parimi i pestė: Toka dhe njerėzit varen nga njėri-tjetri. Nė tė kaluarėn, hebrenjtė dhe tė krishterėt kanė ecur krah pėr krah nė interpretimin e atyre seksioneve tė Biblės qė kanė lidhje me tokėn. Hebrenjtė i interpretojnė kėto pasazhe literalisht dhe besojnė se ata flasin pėr tokėn e Izraelit, ndėrsa tė krishterėt e refuzojnė kuptimin literal tė kėtyre pasazheve. Nė ditėt tona, nė kuadėr tė vetėdijes pėr pėrgjegjėsinė tonė tė pėrbashkėt pėr planetin, hebrenjtė mund ta zbatojnė universalisht kėtė parim dhe tė krishterėt mund tė rivlerėsojnė relevancėn e kėtyre pasazheve.

Bibla i referohet tokės sė Izraelit si eretz ha-tzvi [15], pėrkthyer nga disa si “toka mė e lavdishme”. Judaizmi ėshtė zhvilluar brenda kontekstit specific tė popullit dhe tokės sė zgjedhur, ai ka theksuar raportin reciprok midis njerėzve dhe tokės, ideja e prosperitetit tė tokės varet nga bindja e njerėzve ndaj besėlidhjes me Zotin. Pėrshembull: “Por nė rast se do t’i bindeni me kujdes urdhėrimeve tė mia qė ju jap sot, duke dashur Zotin, Perėndinė tuaj dhe duke i shėrbyer me gjithė zemėr dhe me gjithė shpirt, do tė ndodhė qė unė do t’i jap vendit tuaj shiun nė kohėn e duhur…qė ti tė mbledhės grurin, verėn dhe vajin tėnd; dhe do tė bėj qė tė rritet edhe bari nė fushat e tua pėr bagėtinė tėnde, dhe ti do tė hash dhe do tė ngopesh. Kini kujdes qė zemra juaj tė mos mashtrohet dhe tė mos largoheni nga rruga e drejtė, duke shėrbyer dhe u pėrulur para perėndive tė tjera; sepse nė kėtė rast do tė ndizet zemėrimi i Zotit dhe ai do tė mbyllė qiejt dhe nuk do tė ketė mė shi, toka nuk do tė japė prodhimet e saj dhe ju do tė vdisni shpejt nė vendin e mirė qė Zoti po ju jep” [16]Si mund ta zbatojmė, nė situatėn bashkėkohore, kėtė lidhje midis moralitetit dhe prosperitetit?

Bibla thekson marrėdhėnien e ngushtė midis njerėzve dhe tokės. Prosperiteti i njė toke varet mbi (a) drejtėsinė sociale dhe integritetin moral tė banorėve tė saj dhe nga (b) njė qasje dashamirėse, madje e dashur, ndaj tokės, ndėrthurur me rregullimin efektiv tė pėrdorimit tė saj. Ruajtja e tokės kėrkon ekstrapolimin e kėtyre parimeve nga Izraeli i lashtė apo i idealizuar tek situate globale bashkėkohore. Neve kemi nevojė pėr edukimin nė vlerat sociale ndėrthurur me kėrkimin shkencor rreth efekteve tė veprimtarive tona mbi natyrėn.

Nė Izraelin e sotėm ekzistojnė qarqe religjioze tė cilat zbatojnė ende vitin sabatik duke u pėrmbajtur nga veprimtaria bujqėsore dhe duke fshirė borxhet [17] Analogjia midis sabatit (literalisht, “dita e pushimit”) tė tokės dhe atij tė njerėzve pėrcon idenė se toka duhet doemos “tė pushoj” pėr tu pėrtėrirė dhe pėr tė rifituar fuqinė e saj riprodhuese. Burimet tokėsore duhet tė ruhen pėrmes shmangjes sė pėrdorimit tė ekzagjeruar tė tyre.

Bibla e lidh kėtė me drejtėsinė sociale. Ashtu sic toka nuk duhet zhvatur ashtu edhe skllevėrit duhen liruar pas shtatė vitesh skllavėri. Viti sabatik (nė hebraisht shemmita, qė do tė thotė ‘lirim’) fshin borxhet private [tė njerėzve], duke parandaluar, nė kėtė mėnyrė, grumbullimin e borxheve dhe zhvatjen ekonomike tė individėve. Ne duhet tė pėrpiqemi qė tė gjejmė mėnyrėn se si t’i zbatojmė kėto ide pėr tė reformuar strukturėn tonė bashkėkohore sociale dhe ekonomike.

Parimi i gjashtė: Respekto krijimin, mos shpėrdoro apo shkatėrro.

Bal tashhit (shprehja “nuk do tė shkatėrrosh”, rrjedh prej Ligjit tė Pėrtėrirė 20:19) ėshtė shprehja hebraike mbi tė cilėn rabinėt mbėshtesin thirrjen e tyre pėr tė respektuar dhe ruajtur gjithcka qė ėshtė krijuar. Disa prej ilustrimeve mė tė mira tė ekzegjezės rabinike dhe zhvillimit tė halakha-s (ligjit) kanė tė bėjnė me aspektet e ndryshme tė ndotjes mjedisore.

Ligji i Pėrtėrirė 23:13-14 kėmbėngul qė jashtėqitjet tė largohen “jashtė kampit”, d.m.th., tė grumbullohen nė njė vend ku ato nuk do tė zvogėlojnė cilėsinė e jetės. Talmudi dhe kodet e ndryshme hebraike e shtrinė kėtė koncept nė ndalesėn e pėrgjithshme pėr tė shkarkuar jashtėqitjet apo plehrat nė vende ku ato mund tė pėrzihen me mjedisin apo tė korrurat. Rabinėt ndalonin shtimin e parcelave dekorative dhe atyre frutore pėrreth Jeruzalemit me justifikimin se plehėrimi i tyre mund tė degradonte mjedisin lokal [18]; kėta do tė kishin qenė thellėsisht tė shqetėsuar nga degjenerimi mjedisor nė shkallė tė gjerė, i shkaktuar prej gėrmimeve nė miniera, prej djegies sė karburanteve fosile apo gjėra tė kėsaj natyre. Rreziqe tė tjera specifike ndaj tė cilave rabinėt janė pėrpjekur tė marrin masa ligjore pėrfshinė edhe erėn e keqe, ndotjen atmosferike, tymin dhe ndotjen e ujrave. Ligji modern izraelit, si ligji i parandalimit tė rreziqeve, i aprovuar nga Knesset-i nė 23 Mars 1961, ka huazuar shumēka nga formulimet tradicionale hebraike. [19] Kjo traditė e mirėpajisur mbėshtet veprimet, e kryera nė ditėt tona, pėr tė mbrojtur ujrat tokėsore, pėr tė pastruar detėrat, si dhe mėnjanimin/shkatėrrimin nė mėnyrė tė pastėr tė mbetjeve radioaktive dhe toksike.

 

Disa shembuj etik tė problemeve qė lidhen me ruajtjen e mjedisit

 

Nė vijim do tė shqyrtoj disa prej fushave ku mėsimi religjioz rrezikon tė bie nė kundėrshtim me praktikat shekullare tė ruajtjes sė mjedisit.

 

Jeta shtazore kundrejt asaj njerėzore

 

Judaizmi nė mėnyrė tė qėndrueshme e vlerėson jetėn njerėzore mė shumė se atė shtazore. Nėse jam duke vozitur makinėn dhe njė qen del nė mes tė rrugės, do tė ishte e gabuar qė unė tė shmangesha duke rrezikuar jetėn time apo atė tė dikujt tjetėr pėr tė shpėtuar atė tė qenit. Por a ėshtė e drejtė, p.sh, tė marrėsh jetėn e njė gjuetari pa leje pėr tė shpėtuar jetėn e jo vetėm njė shtaze, por atė tė njė specie tė tėrė? Personalisht nuk arrij tė gjejė asnjė argument nė burimet judaike qė tė mbėshtesė vrasjen e gjuetarėve pa leje, pėrjashto kėtu rastin kur kėta tė fundit kėrcėnojnė jetėn njerėzore. Nėse argumentohet se zhdukja e njė specieje shtazore mund tė kėrcėnojnė jetėn njerėzore pėr shkak se ajo do tė shkaktonte pėrmbysjen e ekuilibrit tė natyrės, mbetet pėrsėri e pagjasė qė ligji hebraik tė miratojė vrasjen pėr tė shmangur njė kėrcėnin jo tė drejtpėrdrejtė dhe tė pasigurt tė kėtij lloji.

Edhe nėse do tė pėrligjej vrasja nė kėsi rrethanash, sa jetė njerėzore do tė vlente njė lloj i vetėm kafshėsh? Deri nė ēfarė niveli tė shkallės evolutive ėshtė i zbatueshėm ky parim? Nė fund tė fundit, argumenti i ērregullimit tė harmonisė natyrore zbatohet njėsoj si pėr krijesat mikroskopike ashtu edhe pėr ato tė mėdhatė, i takon si rruazorėve, pėr shembull, panda, e po ashtu edhe tė gjitha bimėve e kafshėve. Miza cece ėshtė jo mė pak pjesė e fabrikės sė ndėrvarur tė natyrės se sa balena. Judaizmi duke i qėndruar besnik parimit hierarkik tė krijimit, e vlerėson, nė mėnyrė tė qėndrueshme, jetėn njerėzore mė shumė se atė tė qėnieve tė tjera tė gjalla, por nė tė njėjtėn kohė ai thekson pėrgjegjėsinė e qėnieve njerėzore pėr “ta punuar dhe pėr ta ruajtur” rendin e krijimit. [20]

 

Lindshmėria kundrejt kontrollit familjar

 

Thomas R. Malthus (1766-1834), nė fillim tė revolucionit industrial, studioi efektet e tė vėrtetės sė mirėnjohur se popullata nuk mund tė tejkalojė numrin qė mund tė ushqehet nė bazė tė burimeve tė disponueshme. Nėse nuk ka ushqim tė mjaftueshėm pėr ēdokėnd, atėherė dikush do tė vdesė. Ndėrsa burimet rriten nė mėnyrė aritmetike, popullata rritet nė mėnyrė gjeometrike. [21] Nėse popullata dyfishohet ēdo njėzet e pesė vjet, brenda pesėqind vjetėsh ne do tė kemi nevojė pėr 220 herė mė shumė ushqim pėr tė prodhuar, d.m.th 1048576 herė mė shumė. Qartėsisht njė shifėr e pamundur pėr tu realizuar. Statistikat nga Baza e tė dhėnave ndėrkombėtare tregojnė se midis vitit 1950 dhe vitit 2004, popullata e Nigerisė u rrit nga 31.8 milion nė 137.3 milion, ajo e Kenias nga 6.12 milion shkoi nė 32.2 milion dhe ajo e rripit tė Gazės u rrit nga mė pak se njė ēerek milioni nė 1.33 milion. [22] Nga viti 1990 deri nė vitin 2000, popullata e rripit tė Gazės ėshtė rritur me 5.7% ēdo vit, qė do tė thotė se ajo do tė dyfishohet brenda njė harku kohor prej katėrmbėdhjet vjetėsh, ose do tė 242-fishohet brenda njė shekulli. Sigurisht qė kėto shifra nuk mund tė vazhdojnė me kėtė ritėm dhe nė disa vende tė pasura popullata ka filluar tė bjerė lehtėsisht kėto vitet e fundit. Megjithėkėtė, trysnia e ushtruar nga rritja e shpejtė e popullsisė sjell probleme ekonomike, sociale dhe mjedisore.

Gjatė fazės ekspansioniste tė revolucionit industrial, kombet evropiane e ekzagjeruan shfrytėzimin e burimeve dhe u pėrballėn me problemin e mbipopullimit duke u pėrfshirė nė shpėrngulje nė masė dhe nė aventura imperialiste. Metoda tė tilla nuk janė mė tė mundshme ose tė tolerueshme. Nė kohėt e Maltusit, popullata botėrore arriti shifrėn njė miliard, ndėrsa nė ditėt tona ajo ka kaluar shifrėn gjashtė miliard. Meqenėse popullata vazhdon tė rritet, a do tė arrij bota tė shmangė vdekjet masive nga uria dhe sėmundjet? Rritja e prodhimit tė ushqimeve ka shkaktuar qysh tani degradimin e mjedisit. Rishpėrndarja mund tė lehtėsojė pėrkohėsisht krizat (e urisė) lokale, por nė njė afat mė tė gjatė ajo nuk mund t’i bėj ballė rritjes eksponenciale tė popullatės.

Ē’ka pėr tė thėnė Judaizmi nė lidhje me kėtė ēėshtje? Ekziston njė konsensus i pėrgjithshėm se disa forma tė kontrollit familjar janė tė lejueshme nė rastet kur jeta e nėnės ėshtė potencialisht nė rrezik dhe se aborti ėshtė jo vetėm i lejuar, por edhe i detyrueshėm me qėllim qė tė shpėtohet jeta e nėnės. [23] Ndonėse metoda kontraceptive mund tė jetė moralisht e diskutueshme, ėshtė e preferueshme pėrkorja seksuale nė rastet ku pėrmes marrėdhėnies seksuale normale brenda martesės rrezikohet jeta e njė partneri. [24] Kėto ēėshtje nuk janė thjesht problem qė i pėrkasin “tė ndaluarės” apo tė “lejuarės”, por kėrkojnė edhe njė kėshillim tė ndjeshėm personal.

Halakha-ja e vendos detyrėn themelore tė riprodhimit njerėzor mbi vėshtirėsitė personale ekonomike. Por ēmund tė themi pėr vėshtirėsitė e pėrgjithshme ekonomike qė mund tė lindin nga (a) njė krizė urie lokale ose e pėrkohshme dhe (b) nga trysnia me tendencė ngjithėse e popullatės nė njė botė me burime tė fundme? Situata e parė ishe nė mendjen e tė urtit palestinez tė shekullit tė tretė Resh Laqish kur ai deklaroi: “Ėshtė e ndaluar pėr njė njeri tė pėrfshihet nė marrėdhėnie seksuale gjatė viteve tė krizės.” [25] Trysnia e ushtruar nga rritja e popullsisė mbi burimet botėrore ėshtė njė koncept i panjohur pėr burimet klasike tė religjionit hebraik dhe, nė tė vėrtetė, e pakuptuar qartė deri nė kohėn e Maltusit. Feldman vėren, “Do tė ishte njėsoj i nxituar si tejshumimi ashtu edhe pėrmbajtja nga riprodhimi”. Nė kėndvėshtrimin tim, duke qenė se obligimi pėr tu riprodhuar ėshtė shprehur tek Libri i Zanafillės 1:28 me fjalėt “tė jeni tė frytshėm dhe shumėzohuni, mbushni tokėn…”, nuk ėshtė e paarsyeshme tė sugjerohet se termi “mbush” duhet kuptuar si “arrisni maksimumin e popullsisė qė mund tė mbahet nė njė standart tė pranueshėm jetese, por mos e tejkaloni atė”. Me tė njėjtėn frymė, rabinėt pėrdorėn frazėn e Isaias “[Zoti] nuk e ka krijuar Tokėn pa trajtė, por e ka formuar qė tė banohej…” pėr tė pėrcaktuar minimumin e kėrkuar pėr riprodhimin, d.m.th. njė vajzė dhe njė djalė, gjė e cila nuk shkakton rritjen e popullsisė. [27]

Natyrisht, kėtu ka vend edhe pėr ndryshimet zonale midis popullsisė. Ndonėse si rregull i pėrgjithshėm, qeveritė duhet tė shkurajojnė rritjen e popullsisė. Megjithėkėtė ekzistojnė raste tė rralla tė zonave tė populluara apo grupeve tė vogla etnike mbijetesa e tė cilave ėshtė nė rrezik, nė kėto raste rritja e popullsisė mund tė jeteė e pranuaeshme madje edhe nga njė prespektivė globale.

 

Energjia nukleare, karburanti natyror dhe energjia diellore

 

A mund tė ofrojnė burimet religjioze njė udhėzim rreth zgjedhjes midis burimeve nukleare, karburantit natyror dhe burimeve tė tjera alternative tė energjisė?

Disa liderė religjioz kanė shprehur rezerva tė fuqishme pėr prodhimet e energjisė nukleare, por ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se mbi cilin justifikim teologjik mullinjtė e erės preferohen mė shumė se reaktorėt nuklearė? Zgjedhja mbi burimet e energjisė qėndron mė vlerėsimin e kostove tė efikasitetit, dėmeve mjedisore tė shkaktuara nga prodhimi, rreziqeve operacionale, depozitimi i pastėr i produkteve tė tepėrta, vetėmjaftueshmėria si edhe qėndrueshmėria afatgjatė mjedisore. Arsyet religjioze nuk kanė asnjė rol pėr tė luajtur nė vlerėsimin e kėtyre faktorėve, ato janė ēėshtje teknike tė cilat kėrkojnė kėrkime tė pėrpikta dhe prova tė qarta, por nuk kanė asnjė lidhje me teologjinė. Mullinjė me erė ndoshta mund t’i shkaktojnė mė pak dėm mjedisit se sa reaktorėt nuklearė, ndonėse kjo ėshtė mė pak e qartė se ē’duket, por teologjia bėhet e rėndėsishme vetėm pasi faktet e ēėshtjes tė jenė dėshmuar shkencėrisht.

Sidoqoftė, mund tė ekzistojė njė kėndvėshtrim religjioz mbi strategjinė e pėrgjithshme. Teologjia morale, p.sh., mund tė sugjerojė se shkencėtarėt duhet ti kushtojnė mė shumė vėmendje gjetjes sė mėnyrave se si tė pėrdoret mė pak energji pėr tė pėrbushur nevojat pėr tė mira materiale se sa gjetjes sė mėnyrave tė prodhimit gjithnjė e mė tė shumtė tė energjisė. Megjithėkėtė, pėrderisa njė kėshillė e tillė buron nga asketizimi, ajo ėshtė thjeshtė njė kėshillim pėr maturi dhe nuk varet nga asnjė vlerė karakteristike religjioze.

 

 Kush e paguan faturėn?

 

Kush duhet tė paguajė pėr mirėmbajtjen? Dilemat e pėrfshira nė kėtė ēėshtje janė tej mase tė ndėrlikuara. A duhet qė kombet e pasura tė paguajnė pėr “tė pastruar” teknologjinė e kombeve tė varfėra (p.sh., a duhet qė Evropa perėndimore tė paguaj pėr Evropėn lindore, porse jo nė kurriz tė Indisė? A duhet qė qeveritė tė shtrembėrojnė tregun e lirė duke subvencionuar benzinėn pa plumb si dhe tė mira tė tjera tė padėmshme pėr ambientin? Si mundet dikush qė tė vlerėsojė efikasitetin mjedisor dhe koston sociale dhe si mundet qė njė kosto e tillė tė shpėrndahet midis taksapaguesit, klientit dhe prodhuesit? Nė vitet e fundit ėshtė bėrė njė progres i madh nė mundėsimin e industrive pėr tė bartur barrėn e kostove tė saj mjedisore, pėrfundimisht klientėt paguajnė pėrmes ēmimesh gjithnjė e nė rritje. Gjithsesi, nė tė gjitha nivelet, religjiozja ka njė input pėr tė bėrė nga aspekti i drejtėsisė sociale.

 

Evolucioni i drejtuar

 

Pasi shkruan rreth progresit duke nisur nga evolucioni fizik nėpėr atė biologjik dhe kulturor, Edward Rubinstein, vazhdon:

“Paskėtaj, jeta nuk ka evoluar mė thjesht vetėm pėrmes mutacioneve tė rastėsishme. Njerėzia ka filluar ta modifikojė evolucionin, pėr tė shkaktuar ndryshime jo tė rastėsishme, madje tė qėllimshme nė ADN-nė, tė cilat modifikojnė grupimet e gjalla dhe krijojnė grupime qė nuk kanė ekzistuar mė parė. Lajmėtarėt e evolucionit tė drejtuar janė qėniet njerėzore. Mesazhet e tyre, tė shprehura nė gjuhėn dhe metodat e biologjisė molekulare, gjenetikės, mjekėsisė dhe normave morale, shprehin vetėdijen e tyre pėr papėrsosmėritė njerėzore dhe reflektojnė vlerat dhe aspiratat e species sė tyre. [28]

Kėto fjalė tregojnė fushėn ku religjioni, pėrfshi edhe Judaizmin, ka mė shumė nevojė pėr tė ndrequr vetveten nė pėrputhje me realitetin bashkėkohorė, ato tregojnė fushėn ku njohja moderne na vendos shumė mė larg nga ata qė kanė formuar traditėn tonė religjioze. Religjioni, ashtu siē e njohim ne, ka zėnė fill duke nisur nga revolucioni neolitik, kėshtu qė ai presupozon njė farė teknologjie. Po a mund tė pėrballet ai me sfidat e parashtuara nga informacioni bashkėkohorė teknologjik dhe biologjia molekulare? Unė nuk e di, por shpresoj qė bashkėsitė religjioze duke punuar sė bashku mund tė formulojnė njė pėrgjigje mė tė mirė se ē’do tė bėnin nėse do tė qėndronin tė veēuara.

 

Pėrmbledhje dhe pėrfundim

 

Nga Bibla shfaqen gjashtė parime qė udhėheqin qėndrimin tonė ndaj biosferės nė tė cilėn jemi vendosur pėr tė jetuar.

 

  1. Krijimi ėshtė i mirė: ai reflekton lavdinė e Krijuesit. “Atėherė Perėndia shikoi tė gjitha ato qė kishte bėrė, dhe ja, ishte shumė mirė.” [29] Judazimi pohon jetėn dhe sė bashku me tė edhe tė gjithė krijimin.
  2. Biodiversiteti, shumėllojshmėria e pasur e natyrės, duhet ruajtur. Libri i Zanafillės, kapitulli I, pėrshkruan se si gjithcka ishte krijuar “sipas llojit tė saj”. Kapitulli i nėntė i librit tė Zanafillės ka rrėfyer historinė e pėrmbytjes dhe mėnyrės se si Noeu ruajti nė akrėn e tij njė mashkull dhe njė femėr nga ēdo specie kafshėsh, nė mėnyrė qė ata mė pas tė kishin mundėinė pėr tu riprodhuar.
  3. Qėniet e gjalla rradhiten nga mė e ulta deri tek mė e larta, me njerėzimin nė majė tė hierarkisė.Kapitulli i parė i librit tė Zanafillės pėrshkruan krijimin e rendit nga kaosi i qėmotshėm. Rrjeta e jetės pėrfshin gjithcka; qėniet njerėzorė, si mashkulli ashtu edhe femra, duke qenė tė krijuara sipas “imazhit tė Perėndisė” [9] qėndrojnė nė majė tė kėsaj strukture.
  4. Qėniet njerėzore janė pėrgjegjėse pėr mirėmbajtjen aktive tė cdo lloj forme jete. Vendosja e njerėzve nė majė tė hierarkisė sė krijimit, i vendos ato nė njė pozitė tė vecantė pėrgjegjėsie kundrejt natyrės. Adami u vendos nė kopshtin e Edenit “me qėllim qė ta punonte dhe ta ruante” dhe tė “emėrtonte” (gjė qė nėnkupton edhe kuptimin) kafshėt.
  5. Parimi i pestė: Toka dhe njerėzit varen nga njėri-tjetri. Bibla ėshtė historia e njerėzve dhe e tokės sė zgjedhur. Mirėqėnia e tokės varet nga bindja e njerėzve ndaj besėlidhjes sė Zotit. Nė njė kontekst global kjo do tė thotė se ruajtja e planetit varet nga (a) drejtėsia sociale dhe integriteti moral i banorėve tė saj dhe nga (b) qasja dashamirėse, madje e dashur, ndaj tokės, ndėrthurur me rregullimin efektiv tė pėrdorimit tė saj
  6. Respekto krijimin, mos shpėrdoro apo shkatėrro. Bal tashhit (shprehja “nuk do tė shkatėrrosh”, rrjedh prej Ligjit tė Pėrtėrirė 20:19) ėshtė shprehja hebraike mbi tė cilėn rabinėt mbėshtesin thirrjen e tyre pėr tė respektuar dhe ruajtur gjithcka qė ėshtė krijuar.

Kėto parime janė mbėshtetur nė burimet judaike, tė bashkėndara edhe me tė krishteret, dhe ato duhet tė prijnė mėnyrėn me tė cilėn ne predikojmė dhe mėsojmė shkrimin e shenjtė. Ne duhet tė bėjmė thirrje pėr prodhimin e komentarėve tė rinj tė tekstit tė shenjtė, tė librave mėsimorė dhe tė katekizmit tė cilat tė interpretojnė me ndjeshmėri ēėshtjet mjedisore dhe ne duhet t’i stėrvisim klerikėt dhe mėsuesit tanė qė t’i pėrdorin ato.

Shqetėsimi pėr mjedisin ėshtė, mbi tė gjitha, njė sipėrmarrje ideale pėr tė nxitur religjionet qė tė bashkėpunojnė me njėri-tjetrin. Ata kanė njė interes tė pėrbashkėt, disa shkrime tė pėrbashkėta dhe disa vlera tė pėrbashkėta. Kėshtu qė, nė edukimin pėr njė mjedis mė tė mirė, ne, gjithashtu, do tė edukojmė mė mirė pėr njė botė e cila mund tė pranojė paqėsisht shumė religjione. Shqetėsimi pėr shtėpinė tonė tė pėrbashkėt duhet tė na dėrgojė drejt lėnies mėnjanė tė armiqėsisė reciproke e cila nė tė kaluarėn ka shpėnė nė luftra dhe shkatėrrim njerėzor. Profeti Isaiah deklaronte: “Ujku do tė banojė bashkė me qengjin… dhe luani do tė ushqehet me kashtė si kau” [30]. Isaiah e kuptonte qartėsisht lidhjen midis harmonisė sė natyrės dhe paqes sė njerėzimit.

 

Pėrktheu: Rezart Beka

 

[*] Norman Solon ka lindur nė Kardif, nė Jug tė Uellsit dhe ėshtė arsimuar nė kolegjin e Shėn Gjonit tė Universitetit tė Kembrixhit. Ai ka shėrbyer si rabin pėr shumė kongregacione ortodokse hebraike nė Britaninė e Madhe. Ai drejtuesi dhe themeluesi i qendrės studimin e judaizmit dhe tė marrėdhėnieve judeo tė krishterė nė Birmingam, gjithashtu ai ka qenė anėtarė pjesėmarrės nė temėn e mendimit modern hebraik nė qendrėn e Oksfordit pėr studime hebraike dhe judaike. Ai ka publikuar njė sėrė librash mbi Judaizmin.

 

Referenca

 

[1] Ky kapitull bazohet mbi njė kumtesė tė lexuar nė Athinė, nė 28 Korrik tė vitit 1994 nė Organizatėn ndėrkombėtare tė biopolitikės, nė Festivalin ndėrkombėtarė Sakharov.

[2] Zanafilla 1:31

[3] Reminishencė nga Aryeh Levine nė Lahai Ro’i (Hebrew) (Jerusalem: n. p., AM 5721/1961), f. 15-16.

[4] Ne nuk duhet ti konsiderojmė njė ēift tė vetėm si njė popullatė e vlefshme, por mesa duket ėshtė pikėrisht kjo ajo qė teksti biblik kėrkon tė pėrēoj.

[5] Levitiku 11; Deutoronomi 14.

[6] Levitiku 19:19; Deutoronomi 22:9.

[7] Levitiku 19:19; Deutoronomi 22:11.

[8] Levitiku 19:19; Deutoronomi 22:10.

[9] Zanafilla 1:27.

[10] Nuk njoh asnjė teolog hebre qė tė ketė kundėrshtuar prioritetin e jetės njerėzore karshi asaj kafshėrore.

[11] J. Albo, Sefer Ha-Ikkarim: Book of Principles (edituar dhe pėrkthyer nga I. Husiki; 5 vėllime; Filadelfia, PA: Jewish Publication Society of America, 1929-30), III, f. 1-13.

[12] Jobi 35:11 (pėrkthimi im ėshtė nė pėrputhje me leximin qė Albo i ka bėrė kėtij verseti, i cili derivon nga Talmudi babilonas, Eruvin 100b). Komentatorė tė tillė si Rashi, i ndjekur edhe nga pėrkthimet bashkėkohore, nė mėnyrė tė drejtė e kanė kuptuar kėtė verset si “ai i cili na mėson ne mė shumė se ēfarė i mėson kafshėve tė tokės dhe na bėn ne mė tė ditur se zogjtė e ajrit.”

[13] Pereq Shira, kapitulli i kėngės, mund tė datojė nga shekulli i katėrt, dhe ėshtė popullarizuar nga Hasidei Ashkenaz nė shekullin e dymbėdhjetė. Secili prej pesė apo gjashtė seksioneve tė tij pėrfshin nga dhjetė deri nė dymbėdhjetė versete biblike, secila prej tyre e interpretuar si “kėngė” apo thėnie tė ndonjė krijese individuale. Vepra “Cantico del Sole” e shkruar nga Francesku i Asizit nė shekullin e trembėdhjetė, ėshtė e ngjashme me veprėn e lartpėrmendur.

[14] Zanafilla 2:15

[15] P.sh. Danieli 11:16 dhe 41

[16] Deutoronomi 11:13-17.

[17] Levitiku 25:2-4 AM 5768 (2007-8) dhe 5775 (2014-5) do tė jenė vite sabatike.

[18] Babylonian Talmud, Bava Qama 82b.

[19] Shih, p.sh., kumtesėn e mrekullueshme tė M. Sichel-it me titull “Air Pollution: Smoke and Odour Damage”, Jewish Law Annual 5 (1985), f. 25-43. Ai siguron njė pėrkthim tė legjislacionit izraelit tė cilit i jemi referuar.

[20] Zanafilla 2:15

[21] Maltusi e ka publikuar esenė e tij tė quajtur “Essay on the Principle of Population” nė mėnyrė anonime nė vitin 1803.

[22] Ky informacion ėshtė i disponueshėm online nga US Census Bureau nė www.census.gov/ipc/www/idbnew.htlm.

[23] Pėr njė trajtim tė shkėlqyer tė kėtyre cėshtjeve shih, D.M. Feldmen, Marital Relations, Birth Control and Abortion in Jeėish Laė (Neė York: Schocken Books, 1974).

[24] Feldman, Marital Relations, f. 302.

[25] Babylonian Talmud, Taanit 11a. Vendimi u adoptua nė kodet (Shulhan Arukh: Orah Hayyim 240.12 dhe 574.4), por zbatimi i tij u kufizuar vetėm pėr ata tė cilėt kishin fėmijė.

[26] Feldman, Marital Relations, f. 304.

[27] Isaiah 45:18; Babylonian Talmud, Yevamot 62a.

[28] E. Rubinsen, “Stages of Evolution and their Messengers’, Scientific American (June 1989), f. 104.

[29] Zanafilla 1:31

[30] Isaiah 11:6-7.

 

 



Untitled Document

© Copyright www.erasmusi.org

Designed by Pashai