Nė fund tė shekullit tė parė tė erės sonė, Krishterimi
kishte humbur nga vėmendja e tij Jezusin e vėrtetė dhe kuptimin fillestarė tė
mesazhit tė tij. Pali, Gjoni dhe kishat e tyre, e zėvendėsuan Jezusin historik
me Krishtin hyjnor tė besimit, ndėrsa kėmbėnguljen e tij mbi pėrpjekjen
personale, pėrqendrimin dhe mbėshtetjen tek Zoti, e zėvendėsuan me meritat
shpėtuese tė njė shėlbyesi tė pėrhershėm dhe hyjnor. Shpejtėsia e kėtij
devijimi tė Krishterimit ndodhi falė ndryshimit tė parakohshėm nė
kėndvėshtrimin kulturor. Disa dekada pas vdekjes sė Jezusit, mesazhi i tij i
vėrtetė u shpėrngul nga konteksti gjuhėsor semit (Aramaik/Hebre), mjedisi
gjeografik galileas/palestinez dhe sistemi religjioz hebraik, drejt njė mjedis
tė huaj pėr tė. Me fjalė tė tjera, emigrimi i lėvizjes sė Jezusit nga territori
natyror hebraik drejt mjedisit kulturor klasik tė botės pagane mesdhetare,
kryesisht greqishtfolėse, ndodhi nė njė periudhė shumė tė hershme. Qėllimet,
idetė dhe stili i jetės sė Krishterimit nuk pati kohėn e duhur pėr tu zhvilluar
dhe kristalizuar. Argjila ishte e butė dhe e lakueshme, ajo mundej ende tė
modelohej nė cdo lloj forme qė dėshironte ti jepte asaj poēari. Si rrjedhojė,
kisha e re, e cila nė atė kohė pėrbėhej kryesisht nga xhentilė, e humbi shumė
shpejt ndėrgjegjen e tė qenurit hebraike, madje ajo nė mėnyrė progresive u bė
anti-hebraike.
Njė tjetėr kthesė nė Krishterim shfaqi njė efekt tė
pafavorshėm mbi joshjen e mesazhit tė krishterė tek hebrenjtė e Palestinės dhe
tė diasporės. Jezusi, njeriu religjioz i pajisur me njė joshje tė
parrezistueshme karizmatike, u transformua (nga Kisha e hershme) nė Jezu
Krishtin, objektin transcendent tė religjionit tė krishterė. Profeti i
largėt, por i zjarrtė, nga Nazareti i cili shpallte afėrsinė e mbėrritjes sė
Mbretėrisė sė Perėndisė nuk ishte shumė tėrheqės pėr tė sapokonvertuarin, me
nivel mesatar, nė Krishterim i cili vinte nga Aleksandria, Efesi, Korinti apo
Roma. Vėshtrimi i tyre ishte i drejtuar drejt njė shpėtimtari universal, madje
edhe drejt Fjalės sė pėrhershme dhe tė Mishėruar tė Perėndisė, i cili nė tė
njėjtėn kohė ishte edhe vetė Perėndi. Kėshtu qė, duke nisur qė nga shekulli i
dytė i erės sonė, Kisha gjithnjė e nė rritje e krishterė, e udhėzuar nga mendje
tė shquara e tė stėrvitura nė filozofinė greke, tė tillė si Ireneusi i Lionit,
Klementi, Origjeni dhe Athanasi i Aleksandrisė, e zėvendėsuan manifestin
ekzistencial religjioz tė Jezusit tė vėrtetė, i cili pėrkrahte pendimin,
gatishmėrinė e menjėhershme dhe nėnshtrimin ndaj Zotit, me njė program tė
rrėnjosur nė spekulimin metafizik rreth personit dhe natyrės sė Krishtit tė
mishėruar, marrėdhėnies sė tij me Birin e pėrhershėm tė Perėndisė si edhe
lidhjet e ndėrsjella midis personave hyjnorė tė Trinisė sė shenjtė. Shkrimet e
shenjta, pėrfshi edhe Dhjatėn e Vjetėr, u shqyrtuan imtėsisht pėr tė gjetur
citime tė pėrshtatshme (pėr doktrinėn) dhe u interpretuan nė mėnyrė alegorike
me synimin qė tė provoheshin pėrfundimet e arritura pėrmes arsyetimit
filozofik. Kjo procedurė u bė mė e lehtė, pėr kėta mendimtarė tė mėdhenj
helenist, nga fakti se si Dhjata e Vjetėr ashtu edhe ajo e reja ishin nė gjuhėn
greke, me tė cilėn ato ishin tė familjarizuar dhe tė cilėn mund ta manipulonin
lehtėsisht. Dhe ata mund ta shtrembėronin atė lirisht, pėr shkak se nė atė
kohė, nė Krishterim, nuk ekzistonte asnjė zė hebraik qė potencialisht mund tė
vinte alarmin.
Natyrisht qė as mė shkon ndėrmend qė ti mohoj
Krishterimit legjitimitetin teorik tė misionit tė Kishės primitive nė botėn
xhentile. Nėse krishterimi nuk do tė ishte rrėnjosur nė provincat e perandorisė
Romake, atėherė ai do kishte mbetur thjesht njė sekt i vockėl hebraik me njė
joshje tė jashtme jo mė tė madhe se ajo e prozelitizmit tė zakonshėm hebraik tė
kryer nė lashtėsinė e vonshme. Madje, mund tė argumentohet se, ndonėse Jezusi
historik nuk ka pasur asnjė qėllim qė ti drejtohej xhentilėve, gjithsesi thelbi
i mesazhit tė tij pėrmbante njė element tė nėnkuptuar universalisht. Kėshtu qė,
nė momentin kur Kisha vendosi se edhe johebrenjtė mund tė pranoheshin nė gjirin
e saj, pa qenė nevoja qė ata tė detyroheshin, sė pari, qė tė pėrqafonin mėnyrėn
e jetesės hebraike, ishte e logjikshme qė tė tentohej njė pėrkthim i kuptimit
tė tė mesazhit tė krishterė pėr dobi tė botės xhentile. Kjo ēėshtje, e quajtur
inkulturim*, nė ditėt tona ėshtė bėrė subjekt i debateve tė nxehta nė
kontinentin Evropian.
Ky shkėmbim i ndėrsjellėtėshtė pothuajse njė
pjesė e domosdoshme e ēdo evoluimi kulturor, por ai ėshtė i vlefshėm dhe i
pranueshėm vetėm nėse nuk tė dėrgon nė shtrembėrime thelbėsore. Nėse
procesi i pėrshtatjes sė mesazhit tė Jezusit do tė kishte qenė nė duart e
pėrfaqėsuesve tė kulturės sė tij (Judaizmit) tė cilėt me kompetencė do tė
kishin pėrshtatur atė me ndihmėn e elementėve tė huazuar nga kultura e huaj
(helenizmi), pėrfundimi do tė kishte qenė mė lehtėsisht i arritshėm pėr
grekėrit. Manovrimi i pėrshtatshėm i shkėmbimeve kulturore mund tė ilustrohet
me shembullin e judaizmit biblik dhe postbiblik. Autorėt e Dhjatės sė Vjetėr,
pėr tė paraqitur njė panoramė shumėngjyrėshe tė historisė sė krijimit biblik,
kanė pėrdorur nė mėnyrė tė suksesshme pėrfytyrimet e kozmogonisė politeiste tė
babilonasve, por kjo, pa prekur monoteizmin hebraik. Ngjashėm, interpretuesit
rabinik, i janė drejtuar nė mėnyrė mjeshtėrore konceptit platonik tė
hermafrodizmit (androgjinisė), pėrzierjes sė njė burri dhe njė gruaje, pėr tė
shpjeguar pohimin biblik se qėnia e parė njerėzore u krijua burrė dhe grua
nga Perėndia (Zanafilla 1:27). E gjithė kjo u bė pa e shndėrruar Judazmin nė
platonizėm. Ndėrsa nė rastin e Krishterimit, duke filluar qė nga fundi i
shekullit tė parė e mė tej, procesi i inkulturimit u drejtua nga
xhentilėt, tė cilit ishin vetėm sipėrfaqėsisht tė njoftuar me religjionin
hebraik tė Jezusit. Sic mund tė pritej, brenda njė kohe shumė tė shkurtėr asnjė
hebre nuk ishte mė i aftė ta shihte si tė pranueshme trashėgiminė doktrinore tė
re, por tė inkulturuar tė Jezusit. Nė fakt, mendoj se edhe vetė Jezusi nuk do
ta kishte njohur atė si tė tijėn.
Krishterimi punoi nėn njė mangėsi serioze nė kuptimin dhe
komentimin e Dhjatės sė Vjetėr. Pjesa greqisht folėse e kishės lindore (1/2 e
gjithė kishės) ishte njė hap larg tekstit tė Dhjatės sė Vjetėr tė lexuar nga
Jezusi, ndėrsa kisha perėndimore, ku tekstit grek iu desh tė pėrkthehej nė
gjuhėn latine, ishte dy hapa mė larg nga ungjilli i Jezusit dhe shkrimet
hebraike. Kur njė prej personazheve mė tė ndritura tė kishės perėndimore, Shėn
Agustini (354-430), i cili nuk njihte as gjuhėn greke dhe as atė hebraike, tė
mos flasim pėr atė aramaiken, kishte nevojė tė informohej rreth origjinalit
hebraik tė disa pasazheve tė paqarta nė Dhjatėn e Vjetėr, atij i duhej tė kontaktonte
qė nga Hipo nė Afrikėn veriore romake (Algjeria e ditėve tonė) Shėn Jeronimin,
qė nė atė kohė jetonte nė Betlehem, nė anėn tjetėr tė botės mesdhetare, dhe i
cili ishte i vetmi i krishterė hebraist i asaj kohe.
Kėsaj ndarjeje gjuhėsore dhe kulturore tė Krishterimit
nga bota e Jezusit i duhet shtuar edhe njė tjetėr faktor i errėt, i cili ishte
anti-judaizmi gjithnjė e nė rritje i Kishės. Lėrmėni tė ofroj njė ilustrim tė
shkurtėr. Shėn Jeronimi, eksperti pėr hebraizmin i Krishterimit, e pėrshkruante
zhurmėn e bėrė nga adhuruesit hebrenj nė sinagogė si hungėrim derri dhe
pėllitje gomari (grunnitus suis et clamor asinorum). Me tė njėjtėn
frymė, njė tjetėr bashkėkohės i Shėn Agustinit, Shėn Gjon Krisostomi, i
krahasonte sinagogat e hebrenjve, vrasėsit e Krishtit, me njė bordello, strofkė
kafshėsh tė egra, fortesė tė djallit, njė greminė dhe humnerė e humbjes, e
pėrshtatshme pėr njerėz tė cilėt jetojnė vetėm pėr stomakun e tyre e sillen jo
mė mirė se derrat dhe dhitė nė epshet e tyre dhe nė grykėsinė e tyre tė
tepruar [1] Krisostomi, peshkopi gojartė i Kostandinopojės, i parapriu shumė
prej shfrimeve anti-judaike tė krishterėve tė mėvonshėm tė tillė si Martin
Luteri (njė antisemit i mirėnjohur) dhe nė njė farė mėnyre paralajmėroi
oratorinė e nazistėve tė shekullit tė njėzet si edhe karikaturat vulgare dhe tė
liga tė shfaqura nė revistėn e tyre Der Stürmer. [2]
Ndonėse antisemitizmi i lashtė religjioz vazhdoi
gjerėsisht tė mbetej i paprekur nė botėn e krishterė deri pas Luftės sė dytė
botėrore, gjithėsesi, njė ndryshim i njė rėndėsie tė pamasė ndodhi nė shekullin
e gjashtėmbėdhjetė. Reformimi protestant, duke u pėrpjekur tė kthente pas
Kishėn tek rrėnjėt e saj dhe tė rivendoste puratinizmin e shekullit tė parė,
ringjalli Biblėn dhe shpalli Dhjatėn e Re (nė gjuhėn greke) dhe Dhjatėn e
Vjetėr (nė gjuhėn hebraike dhe aramaike) si tė vetmet burime tė besueshme pėr
Fjalėn e Zotit. Kjo i dėrgoi shkollarėt dhe lexuesit besimtarė protestant tė
Biblės, nė njė farė mėnyre, mė afėr shkrimeve hebraike dhe rrjedhimisht mė afėr
Jezusit. Reformimi gjeneroi, midis anėtarėve tė tij, njė shkundje tė thellė nė
mendimin e krishterė, duke e vendosur Biblėn nė qendrėn e besimit dhe tė
frymėzimit religjioz, shumė mė lart se tradita e Kishės. E frymėzuar nga
tradita Rilindjes Evropiane, disa student protestant tė Dhjatės sė Re, duke
filluar qė nga shekulli i shtatėmbėdhjetė e mė tej, e kthyen vėmendjen e tyre
edhe ndaj literaturės jobiblike hebraike. Ata pėrdorėn Talmudin dhe shkrime tė
tjera tė ngjashme me tė, pėr tė kėrkuar informacion kontekstuale pėr studimet e
tyre tė Ungjillit. Kėshtu qė, John Lightfoot-i (1603-75), teologu i ditur i
Kembrixhit, nė veprėn e tij Horae Hebraicae et Talmudicae (Orėt hebraike dhe
talmudike, 1658), pėrkrahte studimin e literaturės rabinike. Megjithėkėtė,
ndonėse ai deklaronte se kėto shkrime ishin shėrbėtore tė vlefshme pėr tė
krishterėt gjatė pėrpjekjeve tė tyre tė devotshme dhe shkollareske, pėrsėri ai
pohonte se ato kutėrbonin erė tė keqe (faetant) dhe vepronin si helm pėr
hebrenjtė. Mungesa e qasjes dhe ekspertizės antijudaike, nė studimet hebraike,
brenda qarqeve tė shkollarizmit tė krishterė vazhduan deri nė mes tė shekullit
tė njėzet. P.sh., Gerhard Kittel, editori i veprės Theological Dictionary of
the Neė Testament, ishte, gjithashtu, edhe kontribues i rregullt nė njė nga
botimet zyrtare naziste nė lidhje me ēėshtjen hebraike. Nė tė vėrtetė, vetėm
tmerri i Holokaustit e nxori kėtė linjė shkollarizmi jashtė mode. Qė nga ajo
kohė, trajtimi kritik i problemeve tė Jezusit dhe tė Dhjatės sė Re, qė kishte
filluar nė fund tė shekullit tė tetėmbėdhjetė, kishte bėrė njė progres
thelbėsorė dhe zbulimi i njė numri gjithnjė e mė tė madh dorėshkrimesh, tė
harruara apo tė panjohura, tė hershme hebraike, mė tė rėndėsishmet e tė cilave
ishin pergamenat e detit tė vdekur, e pasuruan shumė fushėn e kėrkimit
krahasues. Nė kėtė mėnyrė njė epokė e re zuri fill nė ēėshtjen e kuptimit
fillestar tė Krishterimit. Duke nisur nga viti 1970 e mė tej, pas mėse
pesėdhjetė vjetėsh amullie, njė lumė i vėrtetė librash mbi Jezusin historik
filluan tė shohin dritėn nga ēdo cep i botės shkollareske religjioze dhe
joreligjioze. [3] Qė nga ajo kohė, krishterimi katolik, pasi kishte ripohuar
rėndėsinė thelbėsore tė studimit tė Shkrimit tė shenjtė dhe kishte njohur
rėndėsinė e kėndvėshtrimit hebraik nė hetimin e jetės dhe mėsimit tė Jezusit,
mori pėrsipėr tė luaj njė rol tė rėndėsishėm duke nisur njė pėrpjekje tė
pėrbashkėt shkollareske sė bashku mė njė grup avangard shkollarėsh hebrenj tė
Dhjatės sė Re. Pėrgjatė njė gjysmė shekulli, krahė mė krahė me akademikėt,
hebrenjtė dhe tė krishterėt e zakonshėm janė pėrfshirė thellėsisht, gjithnjė e
mė shumė, nė njė bashkėbisedim miqėsorė dhe frytdhėnės.
Qė nga viti 1945, perspektiva nė lidhje me kėtė temė ka
ndryshuar nė mėnyrė rrėnjėsore. Pėrkatėsia hebraike e Jezusit tashmė ėshtė bėrė
aksiomė nė qarqet akademike, ndėrkohė qė titulli i librit tim Jezus hebreu, i
publikuar nė vitin 1973, ishte i aftė tė shkaktonte njė valė tė tėrė
tronditjeje pėrgjatė shumė sektorėve tė botės tradicionale tė krishterė.
Legjitimiteti i qasjes hebraike tė studimit tė Jezusit historik ėshtė pranuar
universalisht edhe nga ata shkollarė tė Dhjatės sė Re tė cilėt i binden, qoftė
edhe formalisht, asaj. Konturet e mjegullta tė Jezusit tė vėrtetė, hasidit
karizmatik, tė cilat jam pėrpjekur shumė ti qartėsoj nė kėtė libėr, kanė
gjetur njė miratim gjithnjė e nė rritje dhe kjo jo vetėm nga qarqet akademike
apo vetėm nė mesin e bashkėsive tė krishtera. Kėshtu qė me ardhjen e vitit 2000
skena duket se ėshtė e gatshme pėr njė tjetėr fazė pėr kėrkimin dhe kuptimin e
Jezusit tė vėrtetė. Ndoshta ky kuptim i ri, midis trashėgimtarėve tė
civilizimit judeo-krishterė dhe pėrtej mijėvjeēarit tė tretė, do ta shprehė
vetveten nė njė riorientim tė mendjeve dhe nė njė pėrtėritje tė shpirtit
religjioz tė frymėzuar nga Jezusi i vėrtetė.
Dy fjalė pėr autorin
Geza Vermes ka lindur nė Hungari nė vitin
1924. Ai ka studiuar nė Budapest dhe nė Louvain, ku ka lexuar historinė dhe
gjuhėt orientale dhe nė vitin 1953 mori doktorraturėn nė teologji me njė
disertacion rreth perganemave tė detit tė vdekur. Nga viti 1957 deri nė vitin
1991 ai ka dhėnė mėsim nė Universitetin e Njukastėllit dhe tė Oksfordit. Vepra
e tij pioniere pėrsa i pėrket pergamenave tė detit tė vdekur dhe figurės
historike tė Jezusit bėri qė ai tė zgjidhej si profesori i parė i studimeve
hebraike nė Universitetin e Oksfordit, ku ai tashmė ėshtė ka titullin profesor
emeritus. Qė nga viti 1991 ėshtė drejtor i Forumit pėr kėrkimet nė Kumran e
cila ėshtė pjesė e qendrės sė oksfordit pėr studimet hebraike. Profesor Vermes
ėshtė anėtar i akademisė britanike si dhe i Akademisė evropiane tė arteve,
shkencave dhe humanitetit. Disa prej veprave tė mirėnjohura tė profesor Vermes
janė edhe "The Complete Dead Sea Scrolls in English (1997), The Changing
Faces of Jesus (2000) si edhe Authentic Gospel of Jesus (2003).
Perktheu: Rezart Beka
Referenca
[*]Inkulturimi ėshtė procesi pėrmes sė cilės njė person
pėrvetėson dhe asimilon kulturėn nė tė cilėn ai jeton.
[1] Krahaso
Marcel Simon, Versus Israel:
A study of the relations between Christians and Jews in the Roman Empire (AD
135-425) (Oxford, 1986), 217-23.
Stili i polemikės antikrishtere hebraike ėshtė po ashtu i pakėndshėm. Polemika
ėshtė zhvilluar duke u nisur nga disa thėnie tė rastit qė gjenden nė Talmud pėr
tė shkuar tek karikaturat vulgarisht pėrēmuese tė literaturės sė hershme
mesjetare Toledot Yeshu (Jeta e Jezusit). Thelbi i rrėfimeve tė trilluara ėshtė
se Jezusi ishte biri i paligjshėm i njė gruaje qė punonte si tjerrėse leshi ose
parukiere. Nė disa versione emri i babait tė Jezusit ėshtė Pantera, njė ushtar
romak. Sipas kėtyre versione, Jezusi shkoi nė Egjipt pėr tė mėsuar magjinė nė
mėnyrė qė tė degjeneronte hebrenjtė, por u dėnua me vdekje nga ata. Pėrmes njė
dredhie tė jashtėzakonshme njė version i rishikuar i kėsaj sage u pėrdor nga
Hitleri pėr tė provuar se Jezusi nuk ishte hebre dhe se babai i tij ishte njė
legjionar nga trojet gale. Krahaso, Table-Talk tė Hitlerit. Hitlers
conversations recorded by Martin Bormann (Oxford University Press, 1988), 76,
721.
[2] Editori i kėsaj reviste naziste, Julius Streicher, u
mbrojt gjatė gjyqit tė zhvilluar ndaj tij nga forcat aleate duke thėnė se nėse
ai ishte fajtor pėr antisemitizėm, atėherė edhe Martin Luteri duhej konsideruar
i tillė, thėniet anti-hebraike tė tė cilit pėrsėriteshin shpesh nė kėtė revistė.
[3] Nė
vijim do tė sjellin njė pėrzgjedhje domethėnėse tė kėtyre veprave:
David
Flusser, Jesus, (New York 1969); Geza Vermes, Jesus the Jew (London, 1973);
Hyan Moaccoby, Rvolution in Judea: Jesus and the Jewish Resistance (London,
1973); Morton Smith, Jesus the Magician (London, 1978); Charles Parrot, Jesus
et lhistoire (Paris, 1979); Martin Hengel, The Charismatic Leader and his
Followers (London, 1981); A.E. Harvey, Jesus and the Constraints of History
(London, 1982); Geza Vermes, Jesus and the World Judaism (London, 1983); Donald
A. Hagner, The Jewish Reclamation of Jesus (Grand Rapids, 1984); E.P. Sanders,
Jesus and Judaism (London, 1985); Marcus Borg, Jesus, a New Vision (San
Francisco 1987); Paula Fredriksen, From Jeus to Christ (New Haven/London,
1988); James H. Charlesworth, Jesus within Judaism (London, 1989); John Dominic
Crossan, The Historical Jesus (San Francisco, 1991); Maurice Casey, From Jewish
Prophet to Gentile God (Cambridge, 1991); John P. Meier, A Marginal Jew, I-II
(New York, 1991, 1994); A.N. Wilson, Jesus (London, 1992); A. Roy Eckardt,
Reclaiming the Jesus of History (Minneapolis, 1992); N.T. Wright, Who was
Jesus? (London, 1992); Geza Vermes, The Religion of Jesus the Jew (London,
1993); E.P. Sanders, The Historical Figure of Jesus (London, 1993); Stevan L.
Davies, Jesus the Healer (London, 1995); Joachim Gnilka, Jesus of Nazareth
(Peabody, Mass., 1998); John Dominic Crossan, The Birth of Christianity (New
York, 1998); Paula Fredriksen, Jesus of Nazareth, King of the Jews (New York,
1999).