TwitterFacebookPinterestGoogle+

A ka seks në parajsë?

Peter Kreeft

Ne nuk mund ta dimë se ccfarë është X-në-Parajsë nëse ne nuk e dimë ccfarë është X. Ne nuk mund ta dimë ccfarë është seksi në parajsë nëse ne nuk e dimë ccfarë është seksi. Ne nuk mund ta dimë ccfarë është në emër të Parajsës seksi nëse nuk e dimë ccfarë është në tokë seksi.

Por ne nuk kemi nga t’ia dimë? A nuk kemi qenë ne duke menduar për pothuajse asgjë tjetër për vite e vite me radhë? E ccfarë tjetër sundon fantazitë tona, zgjimin dhe gjumin tonë, njëzetekatër orët në ditë me hundë në gurin zmeril? E me ccfarë mbushen tjetër programet tona televizive, romanet, dramat, rubrikat e thashethemeve, librat si të ndihmojmë veten, dhe psikologjitë përvecc seksit?

Jo, ne nuk mendojmë ca si tepër mbi seksin; vështirë se mund të thuhet që ne mendojmë mbi seksin. Ëndërrojmë, fantazojmë, ndjejmë, eksperimentojmë – po. Por që të mendojmë, sinqerisht, pa shihe njëherë ftohtë? – vështirë se mund të ketë gjasa. Në botë s’ka temë tjetër për të cilën mund të ketë kaq tepër afsh dhe kaq pak dritë.

Andaj, unë dëshiroj t’ia filloj me katër parime filozofike abstrakte lidhur me natyrën e seksit. Ato janë absolutisht të nevojshme jo vetëm për gjendjen e shëndoshë të seksit në Parajsë por gjithashtu për gjendjen e shëndoshë të seksit mbi tokë, një qëllim ky të paktën po aq i largët sa Parajsa ndaj shoqërisë sonë seksualisht vetëvrasëse. Fakti se seksi është publik nuk do të thotë kurrësesi se është i pjekur dhe i shëndetshëm. Fakti se ka me mijëra libra të tipit ‘si t’ia bësh’ mbi këtë temë nuk do të thotë se ne dimë si ta bëjmë; faktikisht, kjo nënkupton të kundërtën. Kur gjithësekujt i rrjedhin tubat atëherë njerëzit fillojnë e blejnë libra mbi sistemet hidraulike.

Katër parimet e mia filozofike do t’u duken të ccuditshme apo madje dhe tronditëse shumë njerëzve sot. E megjithatë ato janë larg prej të qënit radikale, apo madje dhe origjinale; ato janë thjesht banalitetet e qëmotshme të njohura për të gjitha shoqëritë paramoderne; vendi i shëndetshëm, plot diell i bonsensit seksual me anë të votës së ‘demokracisë së të vdekurve’. E megjithatë në një mënyrë tjetër ato janë ‘radikale’, në kuptimin etimologjik të fjalës: ato janë rrënjët tona seksuale, dhe shoqëria jonë e ccrrënjosur po rrëmon rreth e rrotull duke kërkuar për rrënjë zëvendësuese seksuale si një derr që rrëmon për zhardhokë kërpudhash. Ai s’i ka gjetur. Kjo duhet të na detyrojë së paku të stepemi për një ccast dhe të hedhim vështrimin pas te ‘gjaku ynë i menccur’, te rrënjët tona. Ja ku janë ato katër prej tyre.

Parimi i Parë: Seksi Është Diccka Që Ti Je, Jo Diccka Që Ti Bën

Supozoni se ju del para syve një libër i titulluar ‘Jeta Seksuale e Një Murgeshe’. Me shumë gjasa ju do të supozoni se është një tip historie lapërdhare, thashethemnaje, lidhur me tunelet që lidhin kuvendet dhe manastiret, me pikëtakime klandestine pas altarit të lartë, dhe një histori që maskon një shtatzani si tumor. Por është një titull përsosmërisht i gjetur: të gjitha murgeshat kanë jetë seksuale. Ato janë femra, jo meshkuj. Kur një murgeshë lutet ose kryen vepra të mira, lutet apo vepron ajo, e jo ai. Celibati i saj ia ndalon penetrimin, por nuk mund t’i ndalojë asaj të qënit grua. Në gjithccka që ajo bën thelbi i saj luan një rol, dhe seksi i saj është po aq pjesë e thelbit të saj sa cc’është dhe mosha, raca dhe sensi i saj i humorit.

Fraza e sajuar ‘të bësh seks’ (që do të thotë ‘penetrim’) është krijuar vetëm së fundmi. Sigurisht një murgeshë ‘bën seks’, ajo është femër. Rekrutët shpeshherë e mbushin kutinë në formularin e rekrutimit të emërtuar ‘seksi/gjinia’ jo me fjalën ‘mashkull’ por ‘nganjëherë’ ose ‘të lutem!’. Kjo shaka do të kishte qenë e pakuptueshme për breznitë e mëhershme. Domethënia e ndryshimit gjuhësor është se ne e kemi katandisur seksin në një gjë që është për t’u bërë dhe jo në një cilësi të qënies sonë të brendshme. Ajo është bërë një gjë e syprinave dhe ndjenjës së jashtëme dhe jo e personalitetit dhe e ndjenjës së brendshme. Ndaj edhe masturbimi quhet ‘të bërit seks’, ndonëse është pikërisht e kundërta: një mohim i marrëdhënies së vërtetë me gjininë tjetër.

Fjalët ‘maskulinitet’ dhe ‘feminilitet’, që nënkuptojnë diccka më tepër se sa thjesht mashkullorësi dhe të qënit femër, janë reduktuar nga arketipe në stereotipe. Pritjet tradicionale që burrat të jenë burra dhe gratë të jenë gra janë të ngatërruara sepse ne nuk e dimë më ccfarë të presim që të jenë burrat dhe gratë. Megjithatë, sado të ngatërruara të jenë pritjet, ato mbesin. Zemrat tona dëshirojnë ‘stereotipet’ e vjetra, madje dhe ndërkohë që mendjet tona i refuzojnë ato. Arsyeja është se stereotipet e vjetra kanë qenë më afër instikteve tona seksuale të lindura se sa cc’janë stereotipet e reja. Ne kemi zemra seksiste madje dhe ndërkohë që ne i kemi kokat unisex. Evidenca për këtë pretendim? Gjithnjë e më tepër njerëz janë të joshur nga stereotipet e vjetra se sa ndaj të rejave. Romeo vazhdon të dëshirojë të martohet me Zhuljetën.

E meta kryesore e stereotipeve të vjetra ka qenë lidhja e tyre shumë e ngushtë ndërmjet qënies seksuale dhe veprës shoqërore, lidhja e identitetit seksual me rolet shoqërore, sidomos për gratë: ndjenja se ka qenë deri diku jofemërore të jesh doktore, avokate apo politikane. Por melhemi për këtë sëmundje nuk është të ngatërruarit e identiteteve seksuale por të pikasurit e tyre në qënien tonë dhe jo në veprën tonë. Andaj, ne mund të zbusim rolet shoqërore pa zbutur identitetet seksuale. Faktikisht, një burrë i cili ka besim në maskulinitetin e tij të brendshëm ka më tepër gjasa të ketë pjesën e tij në aktivitete tradicionalisht femërore si punët e shtëpisë apo kujdesi për foshnjën se sa një tjetër i cili e lidh seksualitetin e tij me rolet e tij shoqërore.

Nëse parimi ynë i parë pranohet, nëse seksualiteti është pjesë e thelbit tonë të brendshëm, atëherë nga kjo rezulton se ka seksualitet në Parajsë, pavarësisht nëse ne ‘bëjmë seks’ apo jo dhe pavarësisht nëse ne kemi role shoqërore seksualisht të dallueshme në Parajsë apo jo.

Parimi i Dytë: Alternativa e Shovinizmit Nuk Është Egalitarizmi

Dy filozofitë më të njohura sot të seksualitetit duken krejtësisht të kundërvëna ndaj njëra tjetrës; mirëpo në një rrafsh më themelor ato janë në përputhje dhe janë njësoj të gabuara. Këto dy filozofi janë shovinizmi i vjetër dhe egalitarizmi i ri; dhe ato duken krejtësisht të kundërvëna. Sepse shovinizmi (a) e shikon njërin seks si superior ndaj seksit tjetër, ‘të dytë’. Ky është zakonisht mashkulli, por në kakofoninë aktuale ka përherë e më tepër zëra të ccjerrë të shovinizmit feminist. Kjo presupozon (b) se gjinitë janë thelbësisht të ndryshme, të ndryshme prej natyre jo prej bindjes shoqërore. Egalitarizmi rreket të mos pajtohet krejtësisht me (a); egalitarizmi mendon se për ta bërë këtë i duhet të mos pajtohet edhe me (b) gjithashtu. Por kjo do të thotë se pajtohet me shovinizmin në (c), premisa e pashpallur por e supozuar se të gjitha dallimet duhet të jenë dallime në vlerë, ose, reciprokisht, e vetmja mënyrë që dy gjëra të jenë të barabarta në vlerë është që të jenë të tilla në natyrë. Të dyja filozofitë e shohin njëtrajtshmërinë apo superioritetin si të vetmet opsione. Pikërisht nga ky supozim (që dallimet janë dallime në vlerë) shovinisti argumenton se gjinitë janë të ndryshme në natyrë, rrjedhimisht ato janë të ndryshme në vlerë. Dhe pikërisht nga i njëjti supozim, egalitari argumenton se gjinitë nuk janë të ndryshme në vlerë, rrjedhimisht nuk janë të ndryshme në natyrë.

Shovinizmi: Egalitarizmi:
(c)
dhe (b)
rrjedhimisht (a)
(c)
dhe jo (a)
rrjedhimisht jo (b)

Sapo kjo premisë nxirret nga ujërat e turbullt, është e lehtë të shihet se sa qesharake janë të dyja argumentet. Sigurisht jo të gjitha dallimet janë dallime në vlerë. A janë qentë më të mirë se macet, apo macet më të mira se qentë? Apo ata janë të ndryshëm vetëm në sajë të konvencionit, jo të natyrës? Shovinisti dhe egalitari, të dy, duhet të lexojnë poetët, kantautorët apo mitkrijuesit për të gjetur një filozofi të tretë të seksualitetit që është më e arsyeshme dhe pafundësisht më interesante. Kjo nuk mohon as të vërtetën e qartë racionale se gjinitë janë të barabarta në vlerë (ashtu sicc bën shovinisti) dhe as të vërtetën po kaq të qartë instiktive se ata janë thelbësisht të ndryshëm (siccc bënë egalitari). Ajo fiton kënaqësi nga të dyja, dhe në dallimin mes tyre: vive la difference!

Nëse dallimet seksuale janë natyrore, ato janë të ruajtura në Parajsë, pasi ‘hiri nuk e shkatërron natyrën por e përsos atë’. Nëse dallimet seksuale janë vetëm konvencionale nga ana njerëzore dhe shoqërore, Parajsa do t’i largojë ato tutje sicc do të largojë ekonominë, penologjinë dhe politikën. (Jo shumë prej nesh kanë garancinë e punës pas vdekjes. Ky është një nga avantazhet e të qënit filozof.) Të gjitha këto gjëra erdhën pas, dhe për shkak të, Rrëzimit, por seksualiteti erdhi si pjesë e paketës zanafillore të Zotit: ‘bëhuni pjellorë dhe shtohuni’. Zoti mund ta ccbëjë atë që ne bëjmë, por Ai nuk e ccbën atë që Ai bën. Zoti e krijoi seksin, dhe Zoti nuk bën gabime.

Sentenca e cituar shpeshherë e Shën Palit se ‘në Krisht nuk ka as mashkull as femër’ nuk do të thotë se në Parajsë nuk ka gjini. Sepse kjo frazë i referohet jo vetëm Parajsës por gjithashtu dhe tokës: ne jemi ‘në Krisht’ tani. (Faktikisht, nëse nuk jemi ‘në Krisht’ tani nuk ka asnjë shpresë të Parajsës për ne!) Por ne jemi meshkuj ose femra tani. Ajo që ai kërkon të thotë është se gjinia jonë nuk e përcakton ‘të qënit tonë në Krisht’; Zoti është një punëmarrës i mundësive të barabarta. Por Ai merr në punë burrat dhe gratë që Ai krijoi, jo të pagjinishmit e imagjinatës sonë.

Parimi i Tretë: Seksi Është Shpirtëror

Kjo nuk do të thotë ‘paksa i përshpirtshëm, eterik, dhe idealist’. ‘Shpirtëror’ do të thotë ‘një punë e shpirtit’, apo e frymës, apo e psikikës, jo thjesht e trupit. Seksi është ndërmjet veshëve para se të jetë ndërmjet këmbëve. Ne kemi frymë seksuale.

Për disa arsye të ccuditshme njerëzit tronditen para nocionit të frymëve seksuale. Ata jo vetëm që nuk pajtohen, por kjo ide e duket kryekëput e vrazhdë, besëtyte, e pështirë dhe e pabesueshme. Përse? Ne mund t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje vetëm duke iu përgjigjur fillimisht të kundërtës së saj: përse kjo ide është e arsyeshme, e ndriccuar dhe madje e nevojshme?

Kjo ide është e vetmja alternativë ndaj materializmit ose ndaj dualizmit. Nëse ti je materialist, fryma thjesht nuk ekziston e jo më të ketë gjininë si cilësi. Nëse je dualist, nëse e ndan krejtësisht trupin nga shpirti, nëse ti e sheh një person si një fantazmë në një makinë, atëherë njëra gjysmë e personit mund të jetë krejtësisht e ndryshme nga tjetra: trupi mund të jetë seksual pa qenë fryma seksuale. Makina ka gjini, fantazma jo. (Kjo është pothuaj e kundërta e saktë e të vërtetës: fantazmat, meqënëse dikur kanë qenë persona, kanë identitet seksual falë personaliteteve të tyre, nga frymët e tyre. Makinat nuk kanë.)

Asnjë psikolog empirik nuk mund të jetë dualist; evidenca për unitetin psikosomatik është dërrmuese. Asnjë tipar depërtues qoftë i trupit qoftë i frymës nuk është i veccuar nga tjetri; secili tingull që ndodh në frymë, jehon në trup, dhe secili tingull që ndodh në trup jehon në frymë. Le të jetë refuzimi i dualizmit Premisa Një e argumentit tonë.

Premisa Dy është fakti edhe më i qartë se seksualiteti biologjik është i lindur, natyror dhe faktikisht depërtues në secilën qelizë të trupit. Nga pikëpamja shoqërore, ai nuk është i kushtëzuar, konvencional, apo mjedisor; ai është i trashëgueshëm.

Konkluzioni i pashmangshëm nga këto dy premisa është se seksualiteti është i lindur, natyror dhe depërtues në të gjithë personin, frymën si dhe në të gjithë trupin. E vetmja mënyrë për të shmangur këtë konkluzion është të mohohet njëra nga dy premisat që e bëjnë atë logjikisht të nevojshëm për të mohuar unitetin psikosomatik apo për të mohuar seksualitetin e lindur somatik.

Nën dritën e këtij argument të thjeshtë dhe dërrmues, përse ky konkluzion është jo vetëm i panjohur por tronditës për kaq shumë njerëz në shoqërinë tonë? Mua më shkojnë ndërmend vetëm dy arsye. E para është një keqkuptim i thjeshtë, e dyta një gabim serioz dhe substancial.

Arsyeja e parë do të ishte një reagim kundrejt asaj që gabimisht shihet si stereotipizim monoseksual fryme. Një frymë tërësisht mashkullore, pavarësisht se ccfarë nënkuptohet me mashkullorësi, apo një frymë tërësisht femërore, tingëllon e pavërtetë dhe e tejthjeshtëzuar. Por kjo nuk është ajo që nënkuptohet me frymët seksuale. Më saktë, në ccdo frymë ka – për të përdorur terma jungianë – anima dhe animus, femërsi dhe mashkullorësi; pikërisht si në trup, njëri mbisundon por tjetri është gjithashtu i pranishëm. Nëse gjinia dominuese e frymës nuk është e njëjtë më atë të trupit, ne kemi një mospërputhje seksuale, një kandidat për një operacioni ndryshimi seksi të trupit apo të frymës, tokësor apo parajsor qoftë. Ndofta Parajsa ofron ndryshime të tilla pikërisht sicc ofron të gjitha format e tjera të të shëruarit. Sidoqoftë, trupi i ringjallur shpreh përsosmërisht frymën e tij, dhe meqënëse frymët janë të lindura seksuale, ai trup do të shprehë përsosmërisht identitetin e vërtetë seksual të frymës së tij.

Një arsye e dytë përse nocioni i frymëve seksuale tingullon i ccuditshëm për shumë njerëz mund të jetë se ata vërtet mbajnë një këndvështrim panteist dhe jo teist të shpirtit si të padiferencuar, apo madje dhe të fundëm. Ata e mendojnë shpirtin si thjesht tejkalues, ose duke lënë pas, të gjitha dallimet e njohura për trupin dhe shqisat. Por ky nuk është nocioni i krishterë i shpirtit, dhe as i pafundësisë. Pafundësia në vetvete nuk është e padiferencuar te Zoti. Të quash Zotin të pafundëm nuk është si të thuash se Ai është gjithccka në përgjithësi dhe asgjë në veccanti: kjo do të thotë të ngatërrosh Zotin me ‘The Blob’! Pafundësia e Zotit nënkupton se secili nga cilësitë e tij pozitive dhe të përcaktuara, sicc janë dashuria, urtësia, fuqia, drejtësia dhe besnikëria, është e pakufizuar.

Shpirti nuk është më pak i diferencuar, i artikuluar, i strukturuar, apo i formuar se sa lënda. Fakt është se shpirti ynë mund të vuajë dhe të gëzojë shumë më tepër në mënyrë delikate dhe elegante, dhe në një larmi shumë më të gjerë mënyrash, se sa cc’mundet trupi – ky fakt duhet të jetë evidencë e kompleksitetit të shpirtit. Kështu duhet të jetë fakti se psikologjia nuk është kurrësesi afër një shkence ekzakte, si anatomia.

Dallimet në përgjigjësi, dhe dallimet seksuale në veccanti, rriten më saktë se sa zvogëlohen sa më shumë ngjitesh në hierarkinë kozmike. (Po, ka një hierarki kozmike, dhe e kundërta është e vërtetë vetëm nëse ti mund të besosh sinqerisht se midhjet kanë po aq të drejtë të të hanë ty se sa cc’ke ti për t’i ngrënë ato.) Ëngjëjt janë superior po aq sa ne në diferencim sa cc’jemi ne për kafshët. Zoti është pafundësisht i diferencuar, pasi Ai është autori i të gjitha dallimeve, i të gjitha formave.

Secili akt i krijimit në Zanafillë është një akt diferencimi – drita nga errësira, toka nga deti, kafshët nga bimët, e kështu me radhë. Të krijuarit do të thotë të formosh, dhe të formosh do të thotë të diferencosh. Materializmi beson se dallimet në formë janë përfundimisht dukje izulore; i vetmi realitet rrënjësor është lënda. Panteizmi gjithashtu beson se dallimet në formë janë përfundimisht iluzore; i vetmi realitet rrënjësor është një Shpirt universal. Por teizmi beson se forma është e vërtetë pasi Zoti e krijoi atë. Dhe ccfarëdo që të jetë realiteti pozitiv në krijim, ai duhet ta ketë modelin e tij te Krijuesi. Ne përfundimisht do të na duhet të pohojmë seksualitetin e Vetë Zotit, sicc do ta shohim në vijim.

Parimi i Katërt: Seksi Është Kozmik

A keni vrarë ndonjëherë mendjen përse pothuajse të gjitha gjuhët përvecc anglishtes i atribuojnë seksualitet sendeve? Pemët, gurët, anijet, yjet, brirët, ccajnikët, rrathët, aksidentet, udhëtimet, idetë, ndjenjat – këto, dhe jo vetëm burrat dhe gratë, janë mashkullore dhe femërore. A keni supozuar gjithnjë pa e menduar se kjo është pa dyshim thjesht një projektim dhe personifik, një lexim i seksualitetit tonë në natyrë dhe jo një lexim i vetë seksualitetit të natyrës? A ju ka rënë ndonjëherë ndër mend se mund të jetë e kundërta, që seksualiteti njerëzor rrjedh nga seksualiteti kozmik dhe jo anasjelltas, se ne jemi një jetësim lokal i një parimi universal? Nëse jo, ju lutemi ta konsideroni seriozisht këtë ide tani, pasi është një nga idetë më të pohuara dhe më të vjetra në historinë tonë, si dhe një nga më të lumturat.

Është një ide e lumtur sepse ajo e vendos njerëzimin në një univers më human. Ne përputhemi; ne nuk jemi tekë e natyrës. Ajo ccka ne jemi, gjithccka tjetër gjithashtu është, ndonëse në mënyra të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme. Ne jemi, për të përdorur imazhin mesjetar, një mikrokozmos, një kozmos i vogël; universi është makrokozmosi, i njëjti motiv i shkruar gjerësisht. Ne jemi më tepër si peshku i vogël brenda peshkut të madh se sa si sardele në një konservë. Universi-makinë është projektimi ynë, dhe jo universi njerëzor.

Ne këtu nuk kemi kohë ta jetësojmë këtë ide, kaq të mbarsur me pasoja, ndaj aspekteve të tjera të qënies sonë, për të folur lidhur me shtrirjen kozmike të ndërgjegjes dhe vullnetit tonë, por shumë filozofë kanë argumentuar për këtë konkluzion, dhe një sy më i thellë se sa ai i arsyes duket se këmbëngulë mbi të. Por ne këtu mund t’ia jetësojmë seksualitetit. Kjo do të thotë se seksualiteti ngjitet e zbret përgjatë shkallës kozmike.

Në fundin ‘e poshtëm’ gjendet ‘dashuria mes grimcave’: tërheqja gravitacionale dhe elektromagnetike. Ajo elektronia e vogël thjesht ‘ e di’ dallimin ndërmjet protonit, të cilin ajo e ‘dashuron’, dhe një tjetër elektroneje, e cila është rivalja e saj. Sikur ajo të mos e dinte dallimin, ajo s’do të ishte sjellur kaq qëllimisht, duke u sjellë përreth protonit të saj duke zmbrapsur elektrone të tjera, asnjëherë anasjelltas.

Por, do të thoni ju, une mendoja se kjo ndodhte për shkak të rezultantes së ekuilibruar të dy forcave të thjeshta fizike të shpejtësisë këndore, të cilat priren ta shpejtojnë atë drejt e jashtë orbitës, dhe tërheqjes elektromagnetike bipolare, e cila priret ta zhdukë atë në protonin e saj: shumë shpejtim për një zhdukje dhe shumë zhdukje për një shpejtim. Mjaft e saktë. Por ku e gjeni ju të drejtën t’i quani forcat fizike ‘të thjeshta’? Dhe si e llogaritni të dytën e këtyre dy forcave? Përse ka tërheqje ndërmjet ngarkesave pozitive dhe negative? Është po aq e mistershme sa dhe dashuria. Faktikisht, është dashuri. Shkencëtarët mund t’ju tregojnë se si funksion, por vetëm i dashuruari e di përse.

Seksi në Majë

Seksi ‘bën gjithë rrugën sipër’ ashtu si edhe ‘gjithë rrugës poshtë Shpirti nuk është më pak seksual se sa lënda; përkundrazi, të gjitha cilësitë dhe të gjitha kontrastet janë më të pasura, më të mprehta, më të vërteta ndërsa ne ngjitemi gjithnjë e më pranë arketipit të vërtetësisë, Zotit. Zoti i Biblës nuk është një puding monist ku diferencat reduktohen në copa, ose një dritë që verbon të gjitha dritat dhe ngjyresat e fundme. Zoti është një qënie seksuale, më seksualja e të gjitha qënieve.

Kjo tingëllon tronditëse për njerëzit vetëm nëse ata e shohin seksin si thjesht fizik dhe jo shpirtëror, apo nëse ata janë Unitarianë dhe jo Trinitarianë. Marrëdhënia e dashurisë ndërmjet Atit dhe Birit brenda Trinitetit, marrëdhënia nga e cila Shpirti i Shenjtë zhvillohet përjetësisht, është një marrëdhënie seksuale. Është si një marrëdhënie seksuale njerëzore nga e cila një fëmijë zhvillohet me kohë; apo më saktë, kjo marrëdhënie që sapo thamë është si ajo hyjnorja. Seksualiteti është ‘imazhi i Zotit’ sipas Shkrimeve të Shenjta (shiko Zanafilla 1:27), dhe që B-ja të jetë një imazh i A-së, A-ja duhet të ketë në një farë mënyre të gjitha cilësitë e pasqyruara nga B-ja. Zoti pra është një qënie seksuale. Rrjedhimisht, pra, ka seks në Parajsë sepse në Parajsë ne jemi më afër burimit të të gjithë seksit. Ndërsa ne i ngjitemi shkallës së Jakobit ëngjëjt duken gjithnjë e më pak si ëngjëj përshëndoshës të pagjinishëm, dhe me tepër si Marsi apo Afërdita.

Një tjetër arsye përse ne jemi më tepër, e jo më pak, seksualë në Parajsë është se të gjitha perversitetet tokësore të seksualitet të vërtetë janë të tejkaluara, sidomos kryeperversiteti, egoizmi. Të bësh veten Zot, të dëshirosh kënaqësi egoiste si summum bonum, do të thotë jo vetëm të humbasësh Zotin por të humbasësh kënaqësinë dhe veten gjithashtu, si dhe të humbasësh lavdinë dhe harenë e seksit. Jezui nuk tha thjesht ‘Kërkoni fillimisht mbretërinë e Zotit’, por shtoi gjithashtu se ‘të gjitha gjërat do të shtohen’ kur ne të vendosim në fillim gjërat e para. Ccdo histori rri më mirë kur fillimisht vendoset themeli.

C. S. Levvis e quan këtë parimi i ‘gjërave të para dhe të dyta’. Në ccdo fushë të jetës, të vendosurit e gjërave të dyta në fillim rezulton me humbjen e jo vetëm të gjërave të para por gjithashtu dhe të të dytave, dhe të vendosurit e gjërave të para në fillim rezulton me përftimin e jo vetëm të gjërave të para por dhe të të dytave. Pra ta trajtosh kënaqësinë seksuale si Zot do të thotë humbasësh jo vetëm Zotin por edhe kënaqësinë seksuale gjithashtu.

Kënaqësia më e lartë vjen gjithnjë në vetëharresë e sipër. Vetvetja e dëmton gjithmonë kënaqësinë. Kënaqësia është si drita; nëse ti e kap atë, ti e humbet atë; nëse rrekesh ta shtiesh në shishe, ti nuk merr vetëm se errësirë; nëse e lë të kalojë, ti rrok lavdinë. Vetvetja ka një projektim të brendshëm, Zot-pasqyrues të vetëpërmbushjes me anë të vetëharresës, të kënaqësisë nëpërmjet bujarisë, të ekstazës me anë të ekstasis, ‘të-qëndruarit-jashtë-vetes’. Kjo nuk është vetëflijimi i vetëdijshëm i bamirësit, por zemërgjerësia spontane, e pandërgjegjshme e personit të dashuruar.

Ky parim, që kënaqësia më e madhe është dhurimi i vetes, ilustrohet grafikisht me anë të penetrimit seksual dhe me anë të vetë strukturës së organeve seksuale, të cilat duhet t’i jepen njëri-tjetrës në mënyrë që të plotësohen. Në Parajsë, kur perversitetet egoiste janë krejtësisht të eleminuara, e gjithë kënaqësia është e rritur, përfshirë dhe kënaqësinë seksuale. Nëse kjo përfshin kënaqësinë seksuale fizike apo jo, kjo mbetet për t’u parë.

Jetësimi i Parimeve: Seksi në Parajsë

Në kuptimin më të rëndësishëm dhe më të qartë pa dyshim në Parajsë ka seks, thjesht sepse në Parajsë ka qënie njerëzore. Sicc kemi parë, seksualiteti, ashtu si raca dhe ndryshe nga veshjet, është një aspekt thelbësor i identitetit tonë shpirtëror dhe fizik. Edhe sikur seksi të mos ishte shpirtëror, në Parajsë do të kishte seks për shkak të ringjalljes së trupit. Trupi nuk është një gabim që do të zhbëhet apo një qeli burgu nga e cila të cclirohesh, por një vepër hyjnore arti e projektuar të paraqesë shpirtin ashtu sicc shpirti ekziston që të paraqesë Zotin, në madhështi dhe lavdi dhe në shpërndarje bollëku zemërgjerë.

Por a ka penetrim seksual në Parajsë? Nëse ne kemi organe seksuale trupore, për ccfarë do t’i përdorim atje?

Pa lindje foshnjash. Toka wshtw kolonia e shumimit; Parajsa është atdheu.

Pa martesë. Fjalët e Krishtit thënë saducejëve janë mëse të qarta lidhur me këtë. Është në marrëdhënie me martesën që ne jemi ‘si ëngjëjt’. (Vini re se nuk thuhet se ne jemi si ëngjëj në mënyra të tjera, të tilla si mungesa e trupave fizikë.)

A mund të ketë vallë një tjetër funksion ku lindja e foshnjave dhe martesa gëlltiten dhe transformohen, aufgehoben? Gjithccka mbi tokë është analoge ndaj dicckaje në Parajsë. Parasja as thjesht nuk i heq dhe as thjesht nuk i vazhdon gjërat tokësore. Nëse ne ia jetësojmë këtë parim penetrimit seksual, ne përftojmë konkluzionin se penetrimi në tokë është një hije apo simbol i penetrimit në Parajsë. A mund të spekullojmë ne lidhur me faktin se cc’mund të jetë kjo?

Pa dyshim mund të jetë penetrim shpirtëror – dhe, mos harroni, kjo përfshin penetrim seksual sepse seksi është shpirtëror. Ky penetrim shpirtëror do të nënkuptonte dicc më shumë specifike se sa bamirësia universale. Do të ishte lidhje shpirtërore me plotësuesin seksual; diccka që një burrë mund ta ketë vetëm me një grua dhe një grua vetëm me një burrë. Ne bëhemi të plotësuar nëpërmjet një bashkimi të tillë: ‘Nuk është mirë që burri të jetë i vetëm.’ Dhe Zoti nuk e gris thjesht projektin e Tij për përmbushje njerëzore. Në Parajsë marrëdhënia nuk ka përse të kufizohet te një njeri. Monogamia është për tokën. Mbi tokë, trupat tanë janë privatë. Në Parajsë, ne ndajmë sekretet e njëri tjetrit pa turp, dhe vullnetarisht. Në Lidhjen Shpirtërore të Shenjtorëve, shthurja e shpirtit është virtyt.

Kjo marrëdhënie mund të mos shtrihet ndaj të gjithë personave të seksit të kundërt, të paktën jo në të njëjtën mënyrë apo shkallë. Nëse shtrihet te të gjithë, ajo do ta trajtonte secilin në mënyrë të ndryshme thjesht sepse secili është i ndryshëm – seksualisht si edhe në mënyra të tjera. Unë mendoj se duhet të ketë ‘frymë me lidhje tw veccantw gjaku’ në Parajsë aq sa ne jemi të projektuar të ndjejmë një dashuri të veccantë seksuale për njëri tjetrin. Kjo do të ishte zgjidhja parajsore e gjëagjëzës tokësore përse Xhonit i bie në kokë për Merin, dhe jo për Xhenin, dhe përse dashnorët romantikë ndjejnë se dashuria e tyre wshtw e paracaktuar ‘në yje’, ‘e krijuar në Parajsë’.

Por kjo do të ndryshonte nga dashuria romantike mbi tokë në atë se do të ishte e lirë, jo e nxitur; nga fryma drejt trupit, jo nga trupi drejt frymës. Dhe as nuk do të ndjehej ajo e veccuar apo e kundërvënë ndaj marrëdhënies me Zotin, por do ndjehej një pjesë apo një pasojë e saj: Projekti i Tij, tundja e skeptrit të Tij. Ajo do të ishte gjithashtu krejtësisht e pavetëdijshme dhe zemërgjerë: mirësia etike e agape-s e lidhur me pasionin e eros-it; agape-ja pa ligj dhe detyrë të jashtme abstrakte, dhe eros-i pa egoizëm apo shtysa kafshërore.

Por a mund të marrë ndonjëherë formën e penetrimit seksual fizik? Ne duhet ta eksplorojmë këtë pyetje, jo për t’i bërë temena monomanisë seksuale të modernitetit por sepse është një pyetje e sinqertë në lidhje me diccka që ka rëndësi të madhe për ne tani, dhe sepse ne thjesht dëshirojmë të dijmë gjithccka që mundemi lidhur me Parajsën.

Meqënëse në Parajsë ka trupa, të aftë për të ngrënë dhe për t’u prekur, ashtu si trupi i ringjallur i Krishtit, ekzistonmundësia e penetrimit seksual. Por përse mund të bëhet realitet kjo mundësi? Cilat janë qëllimet dhe kuptimet e saj të mundshme?

Ne e njohim Parajsën nëpërmjet të dhënave tokësore. Le të përpiqemi të lexojmë të gjitha të dhënat në penetrimin tokësor. Ai ka tre rrafshe kuptimi: nënnjerëzorja, apo kafshërorja; mbinjerëzorja, apo hyjnorja; dhe specifikisht njerëzorja. (Të treja rrafshet ekziston te ne njerëzit.)

Arsyet kafshërore për penetrim përfshijnë (1) shtysën e ndërgjegjshme për kënaqësi dhe (2) shtysën e pavetëdijshme për të përjetësuar specien. Të dyja do të jenë të munguara në Parajsë. Pasi ndonëse në Parajsë ka kënaqësi të mëdha të paimagjinueshme, ne nuk jemi të shtyrë prej tyre. Dhe specia është e plotë në përjetësi: nuk ka nevojë për shumim.

Arsyet tejnjerëzore për penetrim përfshijnë (i) dashurinw idhujtare për të dashurin si një zëvendësues për Zotin dhe (2) dashurinw Dante-Beatricce e të dashurit si një imazh i Zotit. Sa i përket të parës, pa dyshim në Parajsë nuk ka idhujtari. Asnjë zëvendësues i Zotit nuk mund të tw joshë kur Zoti Vetë është i pranishëm. Sa për të dytën, i dashuri tokësor ishte një dritare për te Zoti, një pasqyrë që reflekton të bukurën hyjnore. Andaj i dashuruari ishte kaq i pushtuar nga ndjenjat. Tani që realiteti është i pranishëm përse t’ia ngulim sytë pasqyrës? Impulsi për të admiruar ka gjetur objektin e tij të përsosur. Më tutje, madje dhe mbi tokë kjo dashuri nuk shpie drejt penetrimit por drejt pasionit. Dante as nuk dëshironte dhe as nuk kreu penetrim me Beatriccen.

Arsyet specifikisht njerëzore pwr penetrim përfshijnë (1) të konsumuarit e një martese monogame dhe (2) dëshirën për të shprehur dashurinë personale. Sa për të parën, nuk ka martesë në Parajsë. Po në lidhje me të dytën?

Unë mendoj se pas gjase do të ketë miliona mënyra më të gjetura për të shprehur dashurinë se sa ekstaza e ngathët e të puqurit të dy trupave bashkë si pjesë të një pazëlli. Madje dhe penetrimi më i kënaqshëm tokësor ndërmjet të martuarve nuk mund të shprehë në përsosmëri të gjithë dashurinë e tyre. Nëse mundësia e penetrimit në Parajsë nuk bëhet realitet, kjo ndodh për të njëjtën arsye që të dashuruarit tokësorw nuk hanë karamele gjatë penetrimit: ka diccka më të mirë për të bërë. Ccështja e penetrimit në Parajsë është si pyetja e fëmijës nëse gjatw penetrimit mund të hash karamele: një pyetje qw tw bwn tw qeshësh vetëm nga këndvështrimi i të rriturit. Karamelja është një nga kënaqësitë më të mëdha të fëmijëve; si mund të konceptojnë ata një kënaqësi kaq të thellë saqë ajo i bën karamelet të tepërta? Vetëm nëse i njeh të dyja gjërat ti mund t’i krahasosh ato, dhe të gjithë ata që kanë shijuar të dyja kënaqësitë e penetrimit fizik me të dashurin tokësor dhe kënaqësitë e penetrimit shpirtëror me Zotin dëshmojnë se ato thjesht nuk kanë të krahasuar.

Një Lexim Parajsor I Gjëagjëzës Tokësore të Seksit

Ky penetrim shpirtëror me Zotin është ekstaza e cila lihet të kuptohet në mbarë penetrimin tokësor, fizik apo shpirtëror. Është arsyeja finale përse pasioni seksual është kaq i fortë, kaq i ndryshëm nga pasionet e tjera, kaq i rënduar me sugjerime për kuptime të thella saqë thjesht shmangin rrokjen tonë kuptimore. Asnjë nevojë thjesht praktike nuk e shpjegon dot atë. Asnjë shtysë e thjeshtë kafshërore nuk e sqaron dot atë. Asnjë kafshë nuk bie në dashuri, nuk shkruan poezi me romantizëm të thellë, apo e sheh seksin si një simbol të kuptimit final të jetës sepse asnjë kafshë nuk është e krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit. Seksualiteti njerëzor është kjo shëmbëlltyrë, dhe seksualiteti njerëzor është një shijim paraprak i atij dhurimi të vetes, i asaj humbjeje dhe gjetjeje të vetes, i asaj njësie-në-shumësi që është zemra e jetës dhe hareja e Trinitetit. Kjo është ajo për të cilën kemi një dëshirë të zjarrtë; kjo është përse ne fërgëllojmë të qëndrojmë jashtë vetes brenda tjetrit, të japim gjithë veten tonë, me mish e me shpirt: për shkak se ne jemi shëmbëlltyra të Zotit, qënies seksuale. Ne e dashurojmë seksin tjetër sepse Zoti e dashuron Zotin.

Dhe kjo dashuri tokësore është kaq pasionante për shkak se Parajsa është përplot pasion, energji dhe dinamizëm. Ne me të drejtë mohojmë se Zoti ka pasione në kuptimin pasiv, duke mos u prekur, mos u nxitur apo mos u kushtëzuar prej tyre, sicc jemi ne. Por të mendosh për dashurinë që krijoi botërat, dashurinë që u bë njeri, vuajti tëhuajësimin nga vetvetja dhe vdiq për të na shpëtuar ne rebelët, dashuria që feks nëpërmjet haresë fanatike të bindjes së Jezuit ndaj vullnetit të Atit të Tij dhe që farfurit në sytë dhe jetën e shenjtorëve – ta mendosh këtë dashuri si sado pak më pasionante se pasionet tona të përkohshme dhe të kushtëzuara ‘është një nga fanatazitë më shkatërruese’. Dhe se zjarri bjerrës i dashurisë është Bashkëshorti ynë i paracaktuar, në bazë të premtimit të tij. Seksi në Parajsë? Përnjëmend, dhe jo një hije e zbehtë, abstrakte dhe thjesht mendore e tij. Seksi tokësor është hija, dhe jetët tona janë një procces i mbufatjes ashtu që ne mund të kemi hisen tonë në substancë, duke u bërë zjarr parajsor ashtu që ne mund të durojmë dhe të kënaqemi në zjarrin parajsor.

 Përktheu: Arjol Guni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *